Leter Urimi nga 313-a…per Parlamentin dhe Partite Politike.Nga Basir Çollaku..

Leter urimi nga 313-a…per parlamentin dhe partite politike…

Te dashur kriminele..
Te dashur kriminele te Parlamentit, te Drejtesise, te Bashkive dhe te administrates publike Urime. Ju ja dolet. Na bete krenare ndonese disi te lagur.. Ne perveç merakut se keni harruar disa vrasje ca kile droge, ca femra te shfrytezuara, ca milione dollare te fshehura per mashalla neper panama e gjetke, nuk na zhgenjyet. Po me emrat e kishit qelbur fare. Po dukeshit se ishit martuar te gjithe nga tre kater here sa mezi ju njohem dhe ne…Ketej nga qelite tona kane plasur bastet. Kemi bere goxha skedine. 1X2, per çdo parti. KQZ dhe Prokuroria kane bere leshime. Me doren e pare prisnim nja 100 emra po ju kishit harruar te gjithe si i keni emrat. As mbanit mend se ku ju kishin kapur e ku ishit arrestuar. Madje as sa keni paguar per te mbyllur ndonje proces e pastruar ndonje dosje si neper bote ashtu edhe ktu. Shume nga ne u beme me krahe se mbase takohemi se shpejti. O te vini ju ketej, por meqe pertoni shume e bejme ne kabull, na nxirrni ne e vijme nga anet tuaja nder kurvend. Qejf i madh kjo puna e formulareve. Keta fakiret e denuar per uje dhe energji, apo per hapje te paligjshme te dritares ne shtepi, u mbushen me gezim kur lexuan deklarimet tuaja. Jo per gje, po e shohin veten ne rrugen e karrieres drejt jush. Ndersa ne te ngjashem me ju jemi merzituar disi. Na kane ngelur faturat e dy fushatave e te fundit pa pagaur. Dhe keni bere lek, sa uje te zi i keni nxjerre. Kot na ktheni kurrizin se erdhen zgjedhjet prape. Po nuk na respektuat do vijme ne vendin tuaj. Po beme nje mbledhje ne dhe kur beme inventarin e veprave penale tuja me ato tonat u skuqem nga turpi. Na zuri sekelldia sdinim ku te fshiheshim na dukej vetja si gra para trimerive tuaja. Po si nuk ju arrinim dot as ne gjysem puneve tuaja.. Po kaq te paafte paskemi qene. E dime qe nuk jemi te denje tu zeme vendin ne Parlament neper kryesi partish, ne drejtesi dhe administrate. Ju jeni gjithnje nje krim perpara nesh. Te dashur pushtetare, shoket tane te armeve e te halleve ne krim. Na beni nje nder aman se sdo jua harrojme. Per kete do jua shtyjme shkyerjen e borxheve te dy zgjedhjeve te fundit. Do merremi vesh. E kembejme me parcela hasashi dhe rregullohemi. Po nje nder na beni se paku te kapim skedinen per sport..Futini nje shkelm bytheve kesaj Reformes ne Drejtesi dhe pastaj hapni pune edhe per Ambasadoret. Se shumica e ketyre te huajve paguajne bakshishe te vijne ktej ne pune ne Shqiperi. Bejne kokrren e palles. Apo smarrin 30 mije euro ne muaj. Mjalte dynjaja. Po e menderoset reformen ne jua bejme hallall dhe jua ruajme vendet kur te vini. Se qe jeni nisur nje pjese e mire juaja ketej e kemi marre vesh. Taksirat dashnoret rregullojini perpara se te niseni..Se ketej nderrojne punet beni kujdes, me gjithe ato mekate te bera nga ju ska garanci.me.. Madje ne si me te hershem ketej nder qeli, jemi ujdisur dhe me gjyqtaret te rinj e te vjeter se sa do ju denojne. Hiqeni qafe nga nje denim se erdhen zghedhjet…Fundja burgu per burra eshte..Mireardhshi.
Tuajt besnikerisht..
Bordi i te burgosurve te veprave te renda penale…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s