Muaj: Qershor 2016

Policia e shtetit me dhunoi mua dhe Djalin tim ..drejtësi ose vetëgjyqësi…nga Altin Bamllari…

FB_IMG_1466978521196.jpg

Kjo nuk është policia e shtetit, por banda e Arturo Uisë.

Sa herë që lexoj lajme për qytetarë të ndaluar me motivacionin e kundërshtimit të policisë së shtetit, unë prirem t’u jap të drejtë uniformave blu sepse e di që ne jemi popull gjaknxehtë dhe jo aq korrekt me respektimin e ligjit.
Por duke e provuar arrogancën policore mbi kurrizin tim, sot dhe në disa raste të tjera, pohoj me hidhërim se nuk është tamam kështu. Fatkeqësisht, ne kemi në anën e mbrojtësve të rendit njerëz që e shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe, më e keqja, në emër të tij.
Ne kemi ende një polici të dhunshme dhe manipuluese, që shpesh herë më ngjan me bandën e Arturo Uisë.

Ndjesë për të gjithë policët e thjeshtë dhe drejtuesit e ndershëm, që me pafuqinë dhe mungesën e kurajos identifikohen pa të drejtë me ata që po përdhosin sot uniformën e tyre.

Rasti im mund të mos jetë aq i rëndë në dukje, por trishtimi im është i madh.
Unë e di që shumë prej jush nuk nuk do të zgjidhnit të lexoni një histori me dhunë policore para spektaklit të pritjes së ekipit kombëtar nga vetë ai, Arturo Ui.
Por rasti im është edhe rasti juaj, ndaj kërkoj mbështetje, të paktën morale.
………………

Ora 00:30. Një telefonatë më zgjon nga gjumi. Është im bir që kthehet nga dita e parë e punës në biznesin tonë familjar. E ka ndaluar patrulla e policisë për t’i bërë test alkooli. Sapo është mbyllur e shtuna, ai është 22 vjeç dhe në tubin e policit nuk ka asnjë shenjë sepse im bir, ndryshe nga shumë të tjerë, është mësuar të respektojë rregullat dhe ligjet. Megjithatë, patrulla e natës i kërkon dokumentat. Sërish gjithçka e rregullt. Pastaj polici shikon targat dhe merr qendrën. Pasi i konfirmojnë se mjeti ka një gjobë të papaguar, i shkëlqejnë sytë që qytetari gjendet në faj. “Makina do të bllokohet dhe ti do të vish me ne në qendrën e bllokimit.” (Për ata që s’e dinë, burgu i makinave ndodhet në firifistun dhe të detyrosh me dhunë verbale e gjoja ligjore qytetarët, për më tepër mbas mesnate, të dorëzojnë makinën si ballistët e një filmi të njohur armët nën kërcënimin e partizanëve, është një fyerje cinike dhe e padrejtë.)

Im bir që sapo është kthyer nga studimet, që nuk përdor fjalor rruge, habitet fillimisht për gjobën, pastaj për masën ekstreme dhe më merr në telefon. I them t’u lutet policive që të tregohen të arsyeshëm dhe, nëse makina vërtet paska një gjobë, u thuaj që do ta paguajmë me të zbardhur, ndërkohë që nisem drejt tij. Por këtyre qenieve që ne i paguajmë me taksa dhe gjoba, u mungon arsyeja dhe as që ua ndien për qytetarët e mirë. Ata sikur lumturohen, njëlloj si tatimorët apo ata qindra kontrollorët e tjerë të Arturos, kur të zënë në gabim dhe si mazokistë u shkëlqejnë sytë teksa ta nxijnë jetën me aq sa kanë në dorë.

Sa keq që im bir nuk është djalë deputeti, ministri, sekseri apo gangsteri qe t’ua përplaste në surrat ngërdheshjen, madje edhe t’i tallte me ndonjë barcaletë policësh. E sigurt që do të qeshnin e do t’i thoshin: “të fala babit!” Do t’ia toknin dorën garipçe dhe do ta nderonin si ushtar.

Por im bir, që sapo ka mbaruar një nga universitetet më të mirë të botës, u tregua i sjellshëm dhe priti në makinë. Priti i dyzuar dhe i pasigurt në mirëkuptimin e policisë rrugore.

“Djalosh, nëse s’e lëviz b…. do të thërrasim ndërhyrjen e shpejtë.” Dhe ashtu bëjnë. U flasin lodrave me valë radio dhe në “vendngjarjen e krimit” zbarkojnë rrugorë dhe rendorë të tjerë. Një tufë policësh që ngjajnë si çakejtë para një kërme. Të gjithë me sy inatçorë, gati për t’iu hedhur presë që rri e hutuar në makinë.

Kështu e gjej situatën dhe u prezantohem. Përpara më del një polic pa kapele e pa flokë (që me c’kuptova ishte kapoja e turmës) dhe më reciton me zë të lartë ca nene nga kodi rrugor. Makina jo vetëm do të shkojë në bllokim, jo vetëm që do ta çojë yt bir, por do ta marrim me vete edhe atë në komisariat. Arsyeja.., sepse nuk bëri atë që i thanë dhe kjo quhet mosbindje ndaj policisë së shtetit.

Fytyra e tij më ngjan me fytyrën e një fashisti në ekstazë dhe ligjërata e tij sikur ua ndez nga hici inatin ca policëve servilë. Nuk durova dot stërkalat e pështymës teksa më hakërrehej mbi fytyrë dhe i thashë me neveri se po sillej si një fashist ndaj dy qytetarëve të paqtë. I thashë tim biri të dalë nga makina dhe të dy qëndruam para një lukunie policësh që ishin gati të na zhdëpnin në dru, po qe se këtë donte qerosi.

Në rregull, u them. Nëse doni makinën, merreni! Por tim bir, nuk keni asnjë të drejtë.”

Dhe kështu u kthyejmë kurrizin për t’u larguar. Por kapoja qeros dha urdhër të na ndalojnë, këtë radhë që të dy, dhe policët me të në krye na u vunë pas, derisa na shtrinë përtokë, dhunuan, gjakosën trotuarit dhe na shtrënguan prangat si kriminelë. Pastaj ndezën si nëpër filma policorë sirenat, i rranë kundravajtje një cope të unazës dhe me shpejtësi skëterrë, pa pyetur për semaforë, na degdisën në komisariat, drejt e në birrucë.
…………

Ora 01:15. Polici që na shtrëngoi prangat hapi qitapin dhe filloi të shkruajë në një gjysëmtavolinë në korridorin e komisariatit Nr.2. Emri, mbiemri, atësia, datëlindja, ngjyra e syve, gjatësia… Kur e pyeta nëse mbaruam, më thotë që s’të kam shënuar tatuazhet. E ka ligji, thoshte duke qeshur, ndërkohë që shenjat tona të dhunës ngjanin fiks me ca tatuazhe të freskëta me gjak. Ndërsa ai shkruan si në klasën e parë fillore, ne jemi të detyruar të futemi sërish në birrucë, në pritje të interesimit të miqve tanë. Largqoftë të mos kesh miq sepse mund të rrish aty edhe tre ditë e tre netë të mira.

Sidoqoftë, trajtimi në komisariat, përveç policit dallkauk të prangave, ishte korrekt.
…………..

Ora 05:00. Më në fund, dy “kriminelët” at e bir lihen të lirë. Dikush që na priste jashtë na tregoi imponimin që kapoja qeros e pa kapelë u bënte vartësve të vet për të bërë denoncime ndaj nesh, ndërkohë që ata ngurronin. Motivacioni: për kundërshtim të policisë së shtetit.

Më thanë që na kanë denoncuar në prokurori me arsyen që të jenë një hap para nesh.
…………..

Ora 12:00. Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen. Nuk e fsheh, sadoqë duhet ta mbaj përbrenda: “Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë.

Le të shërbejë ky shkrim edhe si kallëzimi im për prokurorinë e Tiranës dhe shpresoj që ajo të veprojë sa më parë.

Nga ju…? Do të lëndohesha shumë sikur të thoshit: “Hëmo se edhe ti nuk je pa gjë.”

Advertisements

Kam një Lutje për Ty O Zot.Këtë Muaj të Bekuar ..Thyjua Qafen Komunisteve ..Nga Bedra Kaba…

hqdefaultCudi nje ftohtesi dhe si pa interes dhe asq me bene pershtypje asgje sec ndodhi me keto zgjedhje .Ne vitin 1990 ne nentor une arita dhe shkova ne Belgjike dhe atje per here te pare kam pare Sali Berishen qe i pari merrte pjese ne rezimin e rregjimit komunist dhe duke e pare qe andej une u them njerezeve te mi ,Shikojeni kete burre ky ka per tu bere i pari i SHqiptareve . DHe vertet ashtu ndodhi, kurre erdhi per here te pare ne Berat ne nje miting madheshtor pata nje gezim qe s;mund ta pershkruaj .kujtova se tani morri fund presekutimi prej shume vitesh .Por kjo ngeli vec nje ender asgje s’ndryshoj dyert u mbyllen si me pare . Te tjere u bene me te presekutuar e une nuk kisha qene . Kjo ishte habija dhe cudija me e madhe edhe ata qe kishin jetuar me ty filluan te te mohojne . Videoja ku realizoj top cenell ku paraqet vellan tim ne baraka edhe mbas 23 vjete demokraci as’qe i shqetsoj pushtetaret demokrat . Ata pane planet e tyre nuk kishin pse shqetsoheshin se ka akoma te presekutuar qe jetojne ne germadhat e nje kohe tashme gjoja te varrosur .Ndaj kjo pakenaqsi qe mu krijua prej kaq vitesh arita e thashe’ ZOTI se ‘eksiston ne qoftese fitojne prap demokratet . Ndaj falem o ZOT qe arita e thashe kete fjale, pasi eksistenca dhe pranija jote eshte kudo dhe askush s’mund ta vere ne pikpyetje eksistencen tende . Kjo eshte shkruajtur para tre vjetesh dhe fitoj rilindja por cu be asgje ajo e shtrengoj lakun pak me teper tek te gjithe ,dhe ne jetojme akoma ne baraka ,keta njelloj ose me keq se Pd . Drejtesija ne kete vend ndodhet ne letra dhe vetem per ata qe kane miqesi dhe para . Tashti them’ Zot ndryshoje keta pushtetare te perjetshem ..të lutem këtë muaj të bekuar thyjua qafen komunisteve…………………………………………………………….

KUR TOKA RENKON….

imgres

Toka Renkon..

Dhe Koha ecen dal nga dalë
Dhe dielli lind e perendon ..
Dhe ditet ecin..edhe netet..
Dhe ngjarjet rrjellin si gjithmone..
Un i hedh hapat si cdo dite
Mbi kete toke qe renkon
Dhe degjoj klithma ulerima
Mjer veshi im qe i degjon..
Linden si Ne.. ishin Shqipetare ..
Kishin shume enderra per Memedhe..
Sot jan te humbur dhe pa nje varr..
Sot vec renkojne ..Nen kete Dhe..
O Zot i Madh sa krim e tmerr ..
Cfar nuk kan bere kta kriminele..
Sot na premtojne e na premtojne
E thurin vec telenovele..
Dje Shqipetaret keta i vrane ..
Pastaj ju than ..Ju dëmshpërblejme..
Bejne sikur ju vinte dhe keq ..
Një Monument Ne do tju ngremë..
Un i hedh hapat me kujdes ..
Mbi kete Toke qe renkon..
Se veshi im degjon Renkime ..
Mbi kete Dhe qe pervelon….

K. CEKANI
vazhdon……

KRIMET E DEKRIMINALIZUESVE TË PARLAMENTIT KOMUNIST…

images

Nga Ilir Seci

Pikerisht 25 vjet me pare,me 16 qershor 1990,Qyteti i Shkodrës,eshte bere dëshmitar i nje tmerri te vertete kur Dega e Brendshme e Shkodres,terrorizoi qytetaret duke ekspozuar rrugeve trupin e pajete te Pellumb Pellumbit,qe e kishin vendosur mbi karrocerinë e gazit te Deges me sponda të hapura!Mbi karrocerine e hapur sugurimset kishin vendosur trupin e masakruar të 17-vjeçarit,vrare ne kufi…

Ate mëngjes, kamioni tip GAZ i Degës së Punëve të Brendshme shetiti rrugeve duke terrorizuar banoret,e shëtitën në të gjithë qytetin,me qellim qe te mbjellin terror e frikë tek qytetaret. Edhe atehere ishte Qershor,qershori i vitit 1990,vetem dy jave para ngjarjes se ambasadave …I riu 17 vjecar u vra ne perpjekje per tu arratisur nga ferri komunist,atij ju keput jeta ne mes,ju prene endrrat per nje jete me te mire!Kjo ndodhi ne muajin qershor 1990 …Bejme pak paralelizem kohor;Ne ate kohe Gramoz Ruci ishte drejtues madhor ne Ministrine e Brendshme dhe pak muaj me pas u be edhe ministër i Brendshem ! Sot e kesaj dite eshte ende deputet i Partise se Punes me emer te nderruar ne PS!Ishte pikerisht Ministria e Brendshme qe urdheroi vrasjet ne kufi!Ne ate kohe kur adoleshenti Pellumb Pellumbi u vra teksa arratisej,Edi Rama,kryetari aktual i PS dhe kryeminster i vendit,dilte jashte vendit me pashaporte speciale dhe siç ka shkruar vete “Ne vitin 1990 ka marre pjese ne nje ekspozite pikture ne Korfuzi,Greqi”…Kjo mundesi nuk ju dha Edi Rames pse ishte piktor me i talentuar se tjeret por sepse ishte djali si djali Kristaq Rames, anetarit te Komitetit Qendror te PPSH-se…E keshtu me rradhe shume nga ata qe sot jane ne krye te shtetit ose ishin vete drejtues e te privilegjuar te diktatures ose jane bijte e atyre krimineleve te kuq qe vrane Pellumb Pellumbin!Sa per ta ilustruar po kujtojme nje,Ditmir Bushatin, të birin e beniaminit të Byrose Politike Vrastare,Sulejman Bushati!Edhe femijet e bllokmeneve kane te drejte te jetojne ne demokraci mund te thote ndokush!Po e vertete eshte;demokracia u ofron edhe atyre mundesi jetese sot,por nga ana tjeter deri me sot ne Gjermanine e mbas Luftes se Dyte Boterore nuk ka ndodhur te zgjidhet minister as i biri i Hitlerit dhe as i biri i Gebelsit !E pra Byroja Politike e Enverit ka kryer krime me te mynxyrshme sesa Gestapoja…

Sot po ata nekrofile qe ua kallen daten shkodraneve me ekspozime trupash te pajete,po ata kane dale te kerkojne votat e atyre qytetareve qe terrorizuan ne Qershor 1990!Kane ndryshuar koherat mund te thote dikush!Eshte e vertete koherat ndryshojne por jo ne Shqiperi sepse asnjehere gjate ketyre 25 viteve te ashtequajtura demokraci nuk doli nje nga drejtuesit e PPSH-se qe te kerkoje falje per krimet e kryera!Perkundrazi! Ajo Parti nxitoi te nderronte emer nje vit mbasi vrau Adoleshentin Pellumb Pellumbi por duart i ka ende te ngjyera me gjakun e tij e te sa e sa te vrareve e pushkatuarve neper 47 vite diktature! Asnjehere nuk dolen te kerkojne falje per krimet por nga ana tjeter kane paturpesine qe te kerkojne votat e po atyre qe viktimizuan ne 47 vjet!

Njerezit sot mund te votojne si te duan e ke te duan por nuk duhet te harrojne! Popujt qe harrojne jane te denuar te perserin te njejtat gabime…

Te Hapen Dosjet e Komunizmit..nga Myslim Murrizi..

FB_IMG_1466225570910

Perse i trembet politika Shqiptare hapjes se dosjeve te ish sigurimit te shtetit???? Ka 26 vjet pluralizem dhe asnje parlament nga 8 pale zgjedhje te mbajtura ne vend nga viti 1991-2013 nuk ka guxuar, pse???? Nderkohe qe nuk kane lene gje pa akuzuar njeri tjetrit kur kane humbur kontrollin ne foltoren e kuvendit e para kamerave kur vjen puna per te nxjerr ne drite te verteten behen dele dhe heshtin si vemje. Deri kur do te vazhdojne SPIUNET ne KUVEND te mbrojne SPIUNET ne SHTET??? A ka ndonje vend tjeter ish komunist qe nuk i ka hapur dosjet e ish sigurimit? Vetem per kete ndjenje ankthi qe ju karakterizon JU jeni te paragjykuar se ja keni shitur shpirtin shejtanit gjate periudhes se rregjimit moster te komunizmit e ne nje menyre apo nje tjeter edhe JU ” frikacak” qe punoni si DEPUTET jeni te bere pis nga e kaluara e piste komuniste. Morali politik i Juaji eshte rrenuar nga shum bema te tjera sidomos i ketij kuvendi ndaj nuk ju ben pershtypje me pse dilni si SPIUNE para SHQIPTAREVE me kete qendrim te peshtire.

Te hapen Dosjete Komunizmit..nga Myslim Murrizi

FB_IMG_1466225570910.jpg

Perse i trembet politika Shqiptare hapjes se dosjeve te ish sigurimit te shtetit???? Ka 26 vjet pluralizem dhe asnje parlament nga 8 pale zgjedhje te mbajtura ne vend nga viti 1991-2013 nuk ka guxuar, pse???? Nderkohe qe nuk kane lene gje pa akuzuar njeri tjetrit kur kane humbur kontrollin ne foltoren e kuvendit e para kamerave kur vjen puna per te nxjerr ne drite te verteten behen dele dhe heshtin si vemje. Deri kur do te vazhdojne SPIUNET ne KUVEND te mbrojne SPIUNET ne SHTET??? A ka ndonje vend tjeter ish komunist qe nuk i ka hapur dosjet e ish sigurimit? Vetem per kete ndjenje ankthi qe ju karakterizon JU jeni te paragjykuar se ja keni shitur shpirtin shejtanit gjate periudhes se rregjimit moster te komunizmit e ne nje menyre apo nje tjeter edhe JU ” frikacak” qe punoni si DEPUTET jeni te bere pis nga e kaluara e piste komuniste. Morali politik i Juaji eshte rrenuar nga shum bema te tjera sidomos i ketij kuvendi ndaj nuk ju ben pershtypje me pse dilni si SPIUNE para SHQIPTAREVE me kete qendrim te peshtire.

Qindra mijëra Euro për të veshur fanellën e Kombëtares .Nga Basir Çollaku..

duka-de-biasi-1200x630.jpg

Korrupsion ne Pallatin e Futbollit.Shaqiri deshmi serioze per hetim..dhe duhet pergezuar.

Futbollistet shqiptarë te Zvicres, jane me shqiptare se drejtuesit e futbollit shqiptar. Shaqiri, Xhaka, Berhami, Mehmeti, Xhemali, duhen pergezuar dhe mbeshtetur ne profesionin dhe zgjedhjen e tyre. Ne i kemi refuzuar. Pas denoncimit te Shaqirit, ku tregon se atij Xhakes dhe Berhamit, iu eshte kerkuar 100 mije euro per te veshur fanellen kuq e zi, shtohen deshmite e shitjes se kombetares per nje grusht dollare. Nje jave me pare Armando Cungu ish-futbollisti shkodran, tani trainer, rrefeu se i kishin kerkuar para per te luajtur me kombetaren. Mospagesa e kishte skualifikuar. Prokuroria hesht dhe ndoshta kenaqet duke plotesuar ndonje skedine te sigurte. Blater e Platini e te tjere drejtues te futbollit boteror iken nga korrupsioni mbytes. Ndersa ne Tirane Armando Duka me te tjere pushtetare lulezojne shendet duke mbajtur te semure futbollin. Hetimet e shumta per skedina e trukime nenfutbollin shqiptar ne kompani aziatike dhe gjetke jane tregues zelarte. Por veshet e kujt duhet te degjojne. Denimi i ekipit te Skenderbeut se fundmi, eshte prove se Shaqiri, ka rrefyer nje te vertete te rende, se si futbolli yne eshte nje meniere parash, me teper se sa nje gare serioze..

Armando Duka Na kerkoi 100 mijë Euro që të loznim për Shqipërinë..

 

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri  ka postuar një foto dhe ka shkruar pse nuk vendosi të jetë lojtar  i fanellës ‘kuq e zi’.

Ja dhe deklarata e kosovarit Xherdan Shaqiri:

Me dhemb kur shoh Shqipetaret duke me ofenduar sepse nuk zgjodha Shqiperine por Zvicren. Askush nuk e di me mire se un se pse zgjodha Zvicren. Kur une me shoket e mi ( Behramin & Xhaken ) shkuam te kerkojme qe te luajme per Shqiperine presidenti i kombetares Shqipetare Armando Duka na tha se duheni ti paguani 100 mije euro qe te luani per kombetaren Shqipetare , ai ( Armando Duka ) e dinte qe ne jetojme ne Zvicer por nuk e dinte qe nuk kishim para per te paguar , prandaj neve pastaj na kerkoi Kombetarja Zvicerane na ofroi kushte te mira dhe ne pranuam. Me zemer jam Shqipetar do luaja me gjithe deshire per Shqiperine por Armando Duka na shoi shpresat qe te kemi mbeshtetjen e vellezerve tane. Atij ( Armando Dukas ) nuk do i flas kurre sepse nuk e meriton ,fale atij une kam mijera vellezer qe me ofendojne se pse nuk djersiti fanelen Shqipetare por ate Zvicerane.

Mimoza Leskaj..Një Jetë e Tërë..nga Kozeta Zylo…

FB_IMG_1465631600917

Bisedë me znj.Mimoza Leskaj ish e përndjekur politik

Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime. M.Leskaj

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Gazeta “Dielli”

Le të hidhemi në vitet e fëmijërisë suaj, si ka qenë ajo dhe si e keni përjetuar ju si fëmijë?

Ishin vite të vështira! Familja ime përfaqësohet nga të dy mbiemrat..-Lesko nga babai ,dhe Shaska nga mamaja, pra vetë mbiemrat flasin shumë! Mbas shumë dëbimeve nga vende të ndryshme, ku edhe mbiemrin nga Lesko ja shkruaj në Leskaj, babai më në fund vendoset në një kasolle të vjetër në periferi të një qyteti të vogël që quhet Shijak! Mbas shumë mundimesh arrin të ngrejë shtëpi. Aty lind,dhe ndërsa rritem,filloj të kuptoj peripecitë e mëdha të familjes. Një fëmijëri e heshtur e imja, si e shumë të tjerëve që rridhnin nga familje me” biografi të keqe”, kjo lloj “damke” të ndiqte kudo, dhe në çdo lloj moshe.
Kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën se nga momenti në moment mund të humbja tim atë, dhe kjo ka qenë tortura më e madhe e jetës sime. Persekucionet mbi të ishin të shumëllojshme dhe kjo ndikonte shumë në rritjen dhe formimin tim si fëmijë. Vendi ku jetonim kishte njerëz bujar dhe të mirë, të cilët lehtësuan sado pak mënyrën e jetesës në Shijak, kshtuqë ndërsa kalonim rrugës nuk na shante dhe ofendonte njeri, me fjalën e ndyrë “balliste e qelbur” siç bënin shpesh në zonat ku jetonin të afërmit e mi. E them me shumë respekt se vetë shijakasit ishin njerëz të mirë, bujarë dhe mikpritës. Babai im njeri shumë i ndershëm dhe punëtor arriti të fitonte respektin dhe dashurinë e këtyre njerëzve të mirë.
Na shihnin me respekt, dhe vlersonin kulturën e familjes sonë. Pjesa më e dhimbshme e fëmijërisë time ishte familja e mamasë time, dmth gjyshërit dhe dajot të internuar në një majë mali i quajtur (Skotull nga zona e qytetit të Vlorës), ku kishte vetëm egërsira. I ngjitesha atij mali me orë të tëra për të parë të afërmit që jetonin atje. Isha vetëm pesë vjeçe dhe imazhi i asaj jete atje më ka ngelur akoma në sy. Kam përpara syve dhe sot gjyshin Filo Shaska, i dalë shumë i sëmurë nga torturat e egra të burgjeve. Njeri i shkolluar, ekonomist i zoti dhe njeri i ndershëm, që njohu torturat dhe varfërinë më makabre të atyre kohrave. Varfëria e panumërt e ditëve që shoqëruan mamanë dhe motrat e vëllezërit e saj mbas arrestimit të gjyshit është e llahtarshme. Ajo nga mos të ushqyerit u sëmur aq shumë sa dhe sot i vuan ato pasoja. Këto ngjarje dhe shumë të tjera, i kam përejtuar shumë keq fëmijë. Kam derdhur lotë të panumërt përballë vuajtve të tyre, ku ajo e imja nuk ishte asgjë.

Cila është familja juaj dhe pse u persekutuat nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës?

Familja ime ishte kundër sistemit komunist. Ajo asnjëherë nuk u përputh me idetë e gabuara të atij sistemi.

Im atë ishte djali i një nacionalisti shumë të njohur në gjithë zonën e Jugut, njeri me influencë të madhe, Ahmet Lesko nga Tatzati i Delvinës! Me plagosjen e tij dhe eliminimin fizik në spitalin e Tiranës ngjarjet ndryshuan. Menjëherë mbas fitores së komunizmit, vëllezërit e tjerë Qani, Karafil dhe Ismet Lesko u arratisën dhe jetuan derisa vdiqën në Amerikë, ku prehen atje dhe sot. Nëpërmjet arratisjes i shpëtuan barbarzmit të egër komunist.
Ndërsa vëllai vogël Namik Lesko duke menduar për fëmijët e mitur të lënë me nënat në moshë shumë, shumë të re, vendos të qèndrojë dhe të kujdeset për ta. Nuk kalon shumë kohë dhe e kapin duke e eliminuar në mënyrë barbare , në coptimin e trupit të tij, për ta hedhur në lumin e Lanës, ku kuptohet ngelet dhe pa varr!
Pra duket qartë persekutimi në vazhdim i fëmijëve që filluan të rriteshin, ku më i madhi ishte babai im Enver Lesko!

Çfarë do të kujtoni nga jeta juaj e peresekucionit, si e keni përjetuar diferencimin në shoqërinë e atëhershme, a mund të na sillni ju lutem ndonjë episod?

Kam shumë për të kujtuar. Vuajtjet janë të mëdha dhe të pafundme, por do ju sjell vetëm tri episode…
1-Në moshën 8 vjeçe qëllohem në buzë me sustën e një çante shkolle, dhe gjaku më rridhte papushim ,ashtu futem në shtëpi. Prindët të shqetsuar ulërinjë. Kjo bëhesh që babai im të reagonte dhe duke u irrituar të gjenin shkak për ta burgosur. Ngjarjet pasuan me një denoncim ku u përgatit një fletrrufe e hidhur,sic përdoresh atherë për të të demaskuar!
2-Në moshën 14 vjeçe nuk më jepesh e drejta për të vazhduar shkollën e mesme dhe pse isha shumë mirë me mësime, dhe u bënë përpjekje të jashtzakonshme nga njerëz që na donin dhe respektonin të cilët e quanin të pavend faktin se nuk duhej të shkollohesha.
3- Në vitin 1987 mar guximin dhe fshehurazi prindërve I shkruaj një letër xhaxhait në Amerikë. Ishte thjeshtë një letër përshëndetje e shkruar me shumë kujdes, por që doja tu tregoja se ne ishim gjallë e mirë, dhe i mendonim. Përgjigja e tyre vjen pas një viti dhe nuk na jepet ne, por thërrasin babain në degën e brendshme, ku e kërcënojnë që duhet të më ”mblidhte” për guximin që mora, në një rast të dytë do mendonin ata vetë për mua!

Cilat kanë qenë ëndrrat tuaja të parealizuara në Shqipëri dhe si ndiheni sot kur i kujtoni pengesat e shumta që ju sollën gjatë regjimit komunist?

E vetmja ëndërr primare që kisha ishte Liria! Doja të isha e lirë dhe jo ashtu në kafaz siç jetoja! Nuk reshta asnjëherë në cdo moment të jetës pa e ëndërruar, sepse nga kjo varesh gjithcka. Shkruaja dhe lexoja me etje cdo libër, ëndërroja të bëhesha shkrimtare me emër ku të mund të shkruaja vetëm të vërteta! Dhe me këto dy ëndrra u rrita, ndërsa vitet kalonin. Që të dyja nuk i realizova dot në Shqipëri, dhe është kjo arsyeja që unë shkruaj dhe botoj në gjuhën shhqipe.

Ju ka rastisur gjatë periudhës postkomuniste të takoni persekutorët e familjes suaj?

Kam shkruar një tregim për këtë. Kam qenë dëshmitare kur im atë takoi persekutorin e tij! Nuk mund ta harroj kurrsesi. Përsa i përket spiunëve ordinerë që ishin persekutorët në vazhdim, pothuajse jetonim me ta. Ishte njëlloj “kompromisi” e quaj unë….unë hesht, dhe ti s’më bën dot gjë. Absurditeti i asaj jete të jetuar ndryshe dhe të qenurit ndryshe, do thosha.

Kur ikët nga Atdheu dhe cila ishte arsyeja kryesore e largimit për në Itali?

Nga Atdheu largohem në vitin 1995, por kjo për arsye sepse martohem në Itali, sepse
është zgjedhje personale e jetës!

Cili është ndryshimi midis Atdheut tënd dhe Italisë që të priti? Në bisedat me miqtë italianë në se ju ke treguar historinë tuaj të dhimbshme familjare, cili ka qenë qëndrimi i tyre?

Ndryshimet janë të mëdha sepse filloi një jetë familjare nga e para. Vendi , kultura dhe mënyra e jetesës ishin e kundërta e asaj që lashë dhe jetova unë.
Shpesh me shaka them që kam jetuar dy botë, por kjo është e vërtetë.
Në biseda me miqtë kam treguar shumë ngjarje, shpesh dhe nuk më kanë besuar, kjo për faktin se ka ngjarje vërtetë të paimagjinueshme, dhe kam arritur në konkluzionin që është e pamundur të na kuptojnë, duhet jetuar!

Sot mjerisht politikanë, pseudogazetarë, ku më duhet të them se ka dhe nga klasa juaj e persekutuar, qe në vend që të sjellin emrat e persekutorëve, dëshmitarëve, akuzuesve të tyre që i futën në burg apo internuan, merren me kundërshtarët e tyre nëpër komente që fshihen nëpër anonime apo në shkrime të ndryshme duke i akuzuar si kriminelë, tradhëtarë, vrasës pa fakte, pa dokumenta, pa i njohur kurrë, me një fjalë bëjnë të njejtën gjë siç i dënoi diktatura me shpifje, inate, diskriminime… Cili është opinioni juaj për këtë rrëmujë që po ndodh në Shqipëri dhe midis shqiptarëve kudo ne botë?

Karakteri është personal! Ndërsa jeta rrjedh me shpejtësi edhe njeriu kërkon të rikuperojë me shpejtësi kohën e humbur, dhe këtu del në pah karakteri personal i çdokujt . Përsa i përket rrëmujës që ndodh në Shqipëri, ndiej dhimbje. I kthej shpesh mendjen dhe sytë aty me keqardhje të madhe. Ai popull i vuajtur meriton shumë, ai vend është vërtet shumë i bukur, por siç duket tek ne shqiptarët ka një lloj egoizmi që e përdorim në të keqen tonë.

Ju keni botuar libra me poezi, ku shumë prej peozive tuaja jane mirëpritur nga lexuesit, cilat janë motivet më kryesore qe ju kanë dhënë frymëzim për t’i hedhur në letër?

GjithCka më frymzon! Përpiqem të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë, nuk është kurrë vonë për këtë. Mbas mungesës së fortë që ndjeva mbas humbjes së tim eti, i cili u bë shkas në realizimin e kësaj ëndrre, frymëzimin e gjej kudo. Nga mëngjesi dhe gjer në mbrëmje jeta të dhuron nga më të ndryshmet emocione. I marr ato nga e kaluara , risjell tek lexuesit e rinj atë pjesë të cilët ata nuk e njohin. Praktikisht shkruaj çdo emocion të vërtetë, dhe kjo ka bërë që lexuesit të kthejnë sytë në ato cka unë shkruaj.

Cilat jane ëndrrat tuaja që parashikoni se do t’i realizoni në të ardhmen?

Të ëndërrosh është bukur, sepse jeta kudo ka vështirësitë e veta, dhe unë mendoj se do vazhdoj akoma të shkruaj. Përfundova librin e tretë poetik, “Pyeta Retë” i cili hyn për botim këto ditë, mbas atyre dy të para si: “Flas me Heshtjen “ dhe Dashuri me Ngjyra Vjeshte”. Po përfundoj një libër me tregime të vërteta dhe disa dorëshkrime, si dhe po punoj për romanin e parë i cili titullohet “Rikthim në të kaluarën”! Shpresoj në realizimin dhe mbarësinë e tyre!
Ju faleminderit znj.Zylo!

Ju faleminderit ju znj.Leskaj!

Qershor, 2016
New York, USA

Lasgush Poradeci ..Të pathëna ndonjëherë..Nga Marie Gusho.e Bija..

u2_lasgushporadeci_batranete.jpg

Vajza e Lasgush Poradecit: Marie Gusho…
Ju rrëfej babain tim siç nuk e keni njohur kurrë!

Marie Gusho, vajza e Lasgush Poradecit në një intervistë dhënë për radio “Blue Sky” në Kosovë flet për babain e saj të madhin Lasgush Poradecin. Ajo tregon letrat e intime mes Poradecit dhe Kutelit, letrat intime të Lasgushit drejtuar bashkëshortes së tij. Marie Gusho rrëfen marrëdhënien e saj me babain, poezitë e tij, si ndihej ai i lënë mënjanë nga regjimi komunist, vizitat e Ismail Kadaresë dhe dashuritë e Lasgushit.

Intervistoi: Vera Pelaj

Zonja Marie, cila ishte marrëdhënia e babait tuaj, Lasgushit, me ju, bijat e tij?

Ai ka patur për mua dhe Kostandinën një dashuri që nuk shtoj po të them që kalonte përmasat e të zakonshmes. Deri në adoleshencë na mbante gjithmonë mbas vetes, nuk ndahej kurrë nga ne. Jeta e familjes tonë ishte gjashtë muaj në Tiranë dhe gjashtë muaj në Pogradec. Kur nëna jonë, në muajin shtator kthehej në Tiranë, sepse ishte mësuese dhe fillonte shkolla, ai na mbante prapë atje, të na kishte para syve të tij dhe dëshirën për të ndenjur ne me nënën tonë, dukej sikur nuk e konsideronte. Lasgushi u bë prind rreth moshës 60 vjeçare, në atë moshë kur njerëzve ju takon të bëhen gjyshër. Ai u martua rreth moshës 40 vjeçare me nënën time, dhe mbas 15 vjetësh martesë lindi Kostandina, motra ime e madhe. Pas tre vjetësh linda unë. Për Lasgushin kjo ngjarje ishte e jashtëzakonshme. Ishte rritur në një familje të madhe, me motra dhe vëllezër e dëshironte që të kishte edhe ai një familje të madhe. Babai im ishte 16 vjet nëpër Europë për të studiuar, sepse në Shqipëri mungonin shkollat dhe për t’u bërë intelektual ishe i detyruar që të shkoje jashtë shtetit. Qëllimi i vetëm i Lasgushit ishte që mbas mbarimit të shkollës të ktheheshe në Atdhe për t’i ndihmuar çështjes shqiptare. Sepse Shqipëria sapo ishte formuar dhe kishte nevojë për njerëz të ditur. Ai ndenji 10 vjet në Graz të Austrisë ku mori titullin Doktor në Filologji. Kur e kam pyetur se: “Përse ti baba nuk u martove në Austri me një austriake?” ai më ka thënë: “Sepse nuk donja që këtë nder t’ja bëja një femre të huaj. Kam dashur të martohem me një shqiptare”. Im atë ishte rritur në një familje të madhe. Ai kishte 3 vëllezër dhe 4 motra. E donte shume familjen, e donte edhe të madhe. Por fati bëri që gëzimin e të qenit prind ta provonte shumë vonë. Për të ishte një gëzim i jashtëzakonshëm.

Kur kuptuat që babai juaj ishte njeri i madh, jo si të tjerët?

Është një kontradiktë e madhe sepse kur unë u përmenda, të paktën flas për veten time, nuk e di për Kostandinën, pra rreth 12 vjeç, im atë ishte 70 vjeç. Ne kishim një diferencë jashtëzakonisht të madhe moshe. Koha atëherë nuk ishte fare në favor të Lasgushit sepse emri i tij nuk përmendej. Lasgushi nuk mësohej nëpër shkolla, për Lasgushin nuk fliste televizioni, Lasgushit nuk iu botua vepra asnjëherë. Megjithatë, ti kupton si fëmijë, duke e krahasuar thjeshtë me prindërit e shoqeve të tua, kupton se diçka është ndryshe në shtëpinë tënde. E ndjen, më saktë, por se çfarë është nuk e kupton dot, se je e vogël. Nuk arrin ta kuptosh se çfarë do të thotë poet, aq më shumë poet i madh, ç’do të thotë “Lasgushi ka kulturë të madhe”, ç’do të thotë “Vepër”, ç’do të thotë “nuk i botohet vepra”, etj. Ti shikon bibliotekën e tij të madhe dhe shumëgjuhëshe, që nuk e ka në shtëpi asnjë nga shoqet e tua, shikon piktura, e nuk arrin të kuptosh asgjë nga këto. Ti jeton fëmijërinë tënde dhe e do atë thjesht sepse ai është babai yt, është qenia jote, është gjaku yt. Aq me tepër se ai kishte mënyra për ta treguar se babai është një qenie shumë e rëndësishme në familje.

Dhe kur u rritët, ç’farë kuptuat?

Pas vdekjes së babait tim, mbasi dhe u hap Shqipëria edhe kur unë u rrita sepse unë isha 20 e ca vjeç kur ai vdiq, pasi fillova të shoh arkivën e babait tim, atëherë kuptova, atë që duhej të kuptoja që babai im është njeri sa i rrallë i këtij vendi, aq dhe i rrallë i letërsisë shqipe.

Si ndiheni për këtë?

Sigurisht, që për çdo fëmijë babai është shumë i dashur edhe ta flasësh për babain është kënaqësi, por që ta dish se babai yt rri këmbëkryq në literaturën e vendit tënd, ky është kulmi i kënaqësisë.

Me cilët shkrimtarë të kohës kishte lidhje më të afërta?

Po ai lexonte gjithçka që i binte në dorë. Të dukej që ai rrinte aty në shtëpi dhe nuk dinte fare se çfarë ndodhte jashtë. Ai ishte i azhornuar më gjithë jetën që ndodhte jashtë mureve të shtëpisë.

Nuk e kam fjalën për veprat e tyre por për shkrimtarët e kohës, si afërsi miqësore. Me cilin kishte lidhje më të afërt?

Vinin poet të rinj që e takonin por ishin shumë të rrallë. Shtëpinë tonë nuk para e vizitonin shumë njerëz sepse shikoheshin vëngër, Lasgushi nuk ishte i preferuar i regjimit. Nga njerëzit e dëgjuar vinte Ismail Kadare, vinte edhe në shtëpinë e Tiranës edhe në shtëpinë e Pogradecit, kur ishim atje.

Pse vinte Ismail Kadare?

Ismail Kadare ka ardhur dhe është afruar, e para se e çmonte babain tim si poet. Këtë edhe e ka shkruar. Ismaili na ka ndihmuar konkretisht. Na ka ndihmuar në kohën kur ne kishim shumë nevojë për ndihmë. Sapo kishim mbaruar shkollat e mesme dhe duhej të shkonim në Universitet. Po t’i thoje Lasgushit se fëmija yt nuk do të shkojë në Universitet, ishte sikur ta vrisje. Sepse ai nuk mund ta imagjinonte këtë. Ishte një vuajtje shumë e madhe, sepse Lasgushi e dinte, që nëse fëmija i tij nuk do të shkonte në universitet, kjo ishte vetëm, që fëmija të paguante për karakterin e të atit. Ai e kishte pranuar me dëshirë ta mbante kryqin. Ai e kishte pranuar me dëshirë pozicionin e tij por që ta shikonte, që kryqin ta mbante fëmija për hatër të tij, kjo ishte shumë e dhimbshme për të. Dhe në këtë kontekst, ndihma e Ismail Kadaresë, ka qenë ë jashtëzakonshme sepse i ka lehtësuar atij një dhimbje shpirtërore shumë të madhe. Na ka ndihmuar për t’u regjistruar në Universitet dhe për të filluar punë, pavarësisht nga vështirësitë e jashtëzakonshme që kemi hasur. Ka qrnë kjo një mirbërje e tij për Lasgushin dhe për ne bijat e tij. Sepse ai që kishte vuajtur nëpër shtete të ndryshme vetëm për të marrë kulturë nuk mund ta mendonte kurrë, që fëmija i tij, të mos shkonte në Universitet. Nuk mund ta mendonte kurrë që t’ia pamundësonin shkollimin fëmijëve të tij.

Mban mend sa iu besonte ai shkrimtarëve?

Po nuk kishte çfarë t’ju besonte, sepse nuk kishte ndonjë sekret të madh. Ishte shumë i kujdesshëm dhe e dinte kohën së ku jetonte.

Tani kohët e fundit keni botuar veprën e babait tuaj ku bëjnë pjesë edhe korrespondencat intime me nënën tuaj dhe me shkrimtarin Mitrush Kulteli. Korrespondencat me Mitrush Kutelin, janë të botuara për herë të parë. Pse e zgjodhët pikërisht këtë kohë për t’i botuar?

Nga ajo që kam parë të arkivën e tim eti, kam kuptuar që çdo gjë që ai ka mbajtur në arkivë është një vlerë kombëtare dhe çdo gjë që ai ka mbajtur duhet ekspozuar! Dhe besoj dhe nga ai e di, që korrespondencat duhet hapur atëherë kur njerëzit nuk jetojnë më. Duke parë që këto korrespondeca kishin rreth 80 vjet që ishin shkruar. Mendoj se duhen ekspozuar, sepse bota shqiptare nuk e njeh Lasgushin. Them nuk e njeh sepse për ta njohur duhet të shohësh arkivën e tij. Doli për herë të parë korrespondenca me Mitrushin, sepse për herë të parë Mitrushi, bashkë me shokët e Bukureshtit, mblodhën veprën e tij dhe e botuan. Ishte iniciativa dhe këmbëngulja e Mitrushit, që të gjitha poezitë e Lasgushit të botuara në organet e kohës, u botuan në një vëllim. Ishin përpjekjet e tij, ishte mundimi i tij, miqësia e të dyve si pogradecarë, artistë dhe meqenëse Mitrushi ishte iniciatori i parë i botimit të veprës së tij në një vëllim, mendova së kjo është shumë e rëndësishme. Në një dosje që pash në arkivën e tim eti, ai i kishte ruajtur të gjitha letrat që i kishin ardhur nga Mitrushi. Dakord, ato letra kishin shumë vlerë, janë pasuri kombëtare, por nuk njihja letrat që im atë i kishte dërguar Mitrushit. Mora kontakt me familjen e Mitrushit dhe më thanë se nuk kanë letra të Lasgushit. Unë kam qenë e kujdesshme në të gjitha zgjedhjet e mia. Kam kontaktuar me trashëgimtarë të personave, që nuk jetojnë më. Jo vetëm me familjen e Mitrushit por edhe me personat e tjerë, korrespondencat e të cilëve do të dalin më vonë. Kam qenë shumë e kujdesshme e ju kam kërkuar ku janë letrat e tim eti që kanë shkuar te ata. Asnjë përgjigje. E çuditshme!! I kanë grisur? ose ndoshta nuk duan t’i japin!!. Ndërsa te babai im, vija re një gjë: skrupuzozitetin prej shkencëtarit. Është rast unikal në letërsinë shqipe, që personi të mbajë kopje të letrës, që ka dërguar. Kur kam pasur rastin që kam gjetur ndonjë letër dhe e kam krahasuar me kopjen e letrës që ka mbajtur babai im, kryesisht këto të kohës së komunizmit, më ka rezultuar që edhe pika edhe presja janë njësoj. Një skrupulozitet tamam prej shkencëtari, prej një njeriu largpamës. Një njeri që nuk ka dashur që asgjë nga jeta e tij t’i shkoj kot. Një njeri që i’u është kundërvënë me dinjitet të gjithë atyre që heshtën për ta zhdukur, për ta fshirë Lasgushin. Ai vazhdonte punën e tij dhe këtë e quante pjesë të destinit të tij. Rrinte atje te kulla e vet. Mbante shënime dhe kopje të të gjitha korrespondencave që dërgonte dhe siç shkruante në një letër thotë: “kur unë shkruaj një letër, aty vë zemrën time”. Ai ishte i sinqertë në të gjitha letrat që dërgonte. Pra, meqë jemi duke folur për Mitrushin, gjeta kopjet e letrave të babait tim kështu, që i radhita vetë dhe u mora me to si me një fëmijë të vogël. Ka qenë një përpjekje e stërmundimshme, por më ka sjellë shumë kënaqësi. Kam deshifruar shkrimin e letrave të Mitrushit dhe shkrimin e papastër të letrave që kishte mbajtur babai im. Fillova punën për përgatitjen e librit që në fillim deri në fund duke u kujdesur me dashuri për të gjitha hollësitë. Dhe Zoti gjithmonë na shpërblen për durimin tonë.

A keni materiale të tjera të pabotuara?

Ai siç ka mbajtur kopje të korrespondencave me Mitrushin ka mbajtur edhe me të tjerët! Është edhe Asdreni, dhe shumë e shumë të tjerë. Duhet një punë e madhe. Duhet punë e madhe dhe dashuri e madhe. Me Asdrenin është një miqësi e jashtëzakonshme. Asdreni e ka ndihmuar kur ai kishte vështirësi financiare kur studionte në Austri, që vinin si rezultat i mosdërgimit të bursës, vështirësi financiare, që duken edhe më të mëdha, kur je në dhe të huaj. E ka ndihmuar financiarisht kur shtrohej nëpër spitale, sepse ai ka vuajtur shumë, ishte njeri shumë i dobët nga shëndeti i cili i ishte tronditur që në rininë e tij, larg në mërgim. Vuajti nga shëndeti, vuajti nga komunizmi. Që të shkruash duhet të kesh ca komforte. Lasgushit ia kursyen perënditë rehatinë e të shkruarit, por e kompensuan me talentin dhe gjeninë e tij të madhe.

Lasgushin, shumëkush e ka krahasuar me poetët rus të shekullit 19-të. A është e vërtetë se ai ka qenë i ndikuar nga këta poetë rus?

Lasgushi, kur u kthye në Shqipëri punoi si përkthyes në Ndërmarrjen e Botimeve dhe atje ka përkthyer poetë rusë që ia jepnin për të përmbushur normën, sepse ai ishte punëtor i normuar në këtë Ndërmarrje. Atij asnjëherë nuk iu njoh doktoratura që mori në Austri. I vetmi ose nga të vetmit që u kthye në atdhe me Titullin e lartë Doktor në Filologji të marrë në një vend perëndimor ishte Lasgushi, se shumë nga ata që kryesonin organet e shtetit komunist nuk ishin të doktoruar fare e aq më shumë jashtë shtetit. Meqë ai ka përkthyer poetë rusë dhe i ka bërë ata të flasin shqip në mënyrë mjeshtërore, për këtë ndoshta kanë thënë se është i ndikuar nga poetët rusë.

E përmendët çështjen e doktoraturës. Pse e zgjodhi Emineskun për doktoraturë, dini gjë për këtë?

E zgjodhi sepse Eminesku më momentet e çmendurisë thoshte se: “Unë jam shqiptar”. Atë kohë, kur im atë ka bërë Disertacionin për Emineskun, Rumania nuk e kishte shpallur Emineskun si poet kombëtar! Përkundrazi. Edhe tema e doktoraturës ashtu është: Eminesku i injoruar! Ata e kishin anashkaluar. Injorim nuk do të thotë ta shash tjetrin. Do të thotë që ai është atje por t’i bën sikur nuk e vë re. Ashtu siç e injoroi komunizmi Lasgushin. Por, një poet ballkanas siç ishte Lasgushi, vë në evidencë në një punim doktorature, një poet tjetër ballkanas dhe e shpall atë poet kombëtar të vendit të vet, që në vitet 30-të, kjo është një gjë e mrekullueshme. Dhe, punimi i doktoraturës së tij ishte shumë largpamës sepse në vitin 2000 rumunët e shpallën poet kombëtar Emineskun, dhe sot në Rumani, Eminesku është poeti më i madh kombëtar. Kur kam pyetur njerëz specialist, më kanë thënë që në punimin e tij për Emineskut, Lasgushi del tamam me përmasat e një shkencëtari. Kur kanë festuar 150 vjetorin e lindjes së Emineskut rumunët, botuan të gjitha shkrimet nëpër botë që i mblodhën, që ishin shkruar për të, e kishin gjetur dhe doktoraturën e Lasgushit dhe e kishin botuar, duke thënë: “Llazar Gusho, ky shkrimtar gjerman”. Nuk e dinin që Llazar Gusho, ishte shqiptar. Kur jam konsultuar me specialistë të gjermanishtes, më kanë thënë që gjermanishtja që përdor Lasgushi te punimi për Emineskun është aq ekselente sa nuk kuptohet që ky njeri është nga një vend i huaj. Mënyra si e përdor gjermanishten duket sikur ai është gjerman.

Lasgushi, njihet edhe si poet që i ka kënduar më së bukuri dashurisë. Ishte kjo zgjedhje e tij apo thjeshtë talent i tij i lindur?

Që një poezi të jetojë gjatë, duhet të ketë një temë që jeton gjatë. Poezia nuk është shaka. Ka sekretet dhe rregullat e veta ashtu sikurse artet e tjera. Nuk do të thotë të merrësh ca fjalë, ti vargëzosh edhe ja u bë poezia. Jo! Një temë që jeton gjatë është tema e dashurisë, atdheut, e vendlindjes dhe ai mjeshtri i dinte sekretet e jetëgjatësisë së poezisë dhe zgjodhi ato tema të cilat nuk do ta shuajnë kurrë emrin e tij nga letërsia.

Si ishte në raportin me bashkëshorten, me nënën tuaj. Kishte edhe lidhje të tjera?

Nëna ime ishte gruaja më e rëndësishme e jetës së tij. Ajo ishte një intelektuale dhe një grua e mrekullueshme. Ajo mbante titullin “Mësuese e merituar” dhe kur u martua me tim atë dinte dy gjuhë të huaja. Ajo dashuroi Lasgush Poradecin dhe e adhuroi gjithë jetën. Jetuan bashkë 44 vjet. Nëna ime ishte aleati më besnik i tim ati. Dhe kjo në atë kohë nuk ishte pak. Ne ishim shumë të hapur në familje. Lidhja e tyre ka qenë e fortë, e qëndrueshme dhe e patronditur asnjëherë. Kurrë nuk kam dëgjuar që midis tyre është dikush tjetër fizikisht. Kurrë. Të jetosh me një poet nuk është sikur të jetosh me një njeri të zakonshëm, sepse ai është i dyzuar. Ai është dhe Llazar Gusho është dhe Lasgush Poradeci. Por, nëna ime e dinte mirë këtë sepse ajo adhuronte Lasgush Poradecin dhe e dinte misionin që kishte marrë përsipër, që kur u martuan. Lidhja e tyre nuk ishte një lidhje e thjeshtë, që asaj ju propozua një njeri për martesë dhe hajt martohemi. Jo, ajo u martua me Poetin Lasgush Poradeci. Edhe nëna ime shkruante vjersha. Kur ti jeton me një njëri të jashtëzakonshëm, e gjithë jeta jote është e jashtëzakonshme. Dhe ashtu siç ndodh me këta lloj njerëzish është normale që janë në shënjestër të gjithë opinionit. Edhe Lasgushi nuk bënte përjashtim. Që kur lind poezia, thoshte babai im, lindën edhe armiqtë e saj!

Në dy përmbledhjet e tij poetike, në “Vallja e yjve” dhe “Ylli i zemrës”, përmenden yjet. Çfarë lidhje kishte me yjet, dini gjë?

Jo unë këtë nuk di ta them. Koncepcionin poetik të veprës së tij nuk di ta them. Por në korrespondencat e tij me nënën time kam gjetur në një vend “Ylli i vashës shqiptare”. Atë vashë shqiptare që donte ta merrte për grua ajo duhet të kishte cilësi që ai donte për vashën shqiptare dhe ato cilësi ai i gjeti te nëna ime. Prandaj lidhja e tyre zgjati përgjithmonë.

A kishte Lasgushi ndonjë sekret që nuk dihet në opinion dhe do të donit ta ndanit me radion Blue Sky?

Lasgushi përveç të qenurit poet ishte edhe piktor. Vizatimet e tij i kishte që nga mosha 16 vjeçare. Jo pa shkak ai edhe kur shkoi në Rumani, me dëshirën e madhe të shkelte pragun e Universitetit nuk mund ta anashkalonte talentin që kishte për pikturë dhe ai u regjistrua në akademinë e arteve të bukura në Rumani, për pikturë. E fitoi konkursin sepse i nënshtroheshin një konkursi. Mirëpo pastaj ai e pa që dy kunguj në një sqetull, nuk mbaheshin , kjo është shprehje e babait tim, dhe do të zgjidhte ose do të jesh piktor i madh pse do të jesh poet i madh. Ai e ndjenjte veten poet i madh, megjithëse edhe pikturat janë një mrekulli. Ato kryesisht janë portrete mjeshtërisht artistikë, sepse gjinia më e vështirë në pikturë është portreti. Ai e zgjodhi rrugën e poezisë dhe e la pikturën. Më kujtohet njëherë në vitin 1982, rrinin në kuzhinë në shtëpinë e Tiranës dhe unë i them: “Ti baba pse nuk ma bën mua portretin? Ai ishte në orët e tij të mira dhe kur ja gjeje ato ishte aq i mrekullueshëm dhe më tha: Po, bijkë e babkës, shko tek biblioteka dhe merre karnetin”. Kishte një karnet që ishtë një fletore vizatimi e vogël ku kishte me radhë të gjitha vizatimet. Filloi të më bënte portretin e me bëri gjysmën për fat të keq të nesërmen pësoi ishemi cerebrale ishte 83 vjeç atëherë dhe ky portret ka mbetur ashtu përgjysmë. Është një kujtim shumë i dashur i imi.

Zonja Marie, keni për të thënë diçka për fund për dëgjuesit tanë?

Më pëlqen shumë që jap këtë intervistë për radion e Kosovës sepse im atë ka pasur një dashuri të jashtëzakonshme për Kosovën. Kosova ishte atdheu, Kosova ishte pjesë e Shqipërisë, ai gjithmonë kështu e pa. Ai për Kosovën ka shkruar një poemë të madhe. Ka shkruar poemën “Mbi ta”, e cila është botuar sa ishte ai gjallë. Por, atëherë ashtu ishte politika dhe fjala Kosovë atje është zëvendësuar ma fjalën Malësia e Madhe. Faktikisht ajo është Kosova. Por edhe më herët që në poezinë “Poradeci”, ai ka shkruar dy vargjet legjendare:

Po tashi:

Duke nisur udhëtimin, mes për mes në Shqipëri ,

Drini plak e përrallshëm po buron prej Shën Ndaumi…

dhe këtu Lasgushi, iu lë trashëgim brezave që vijën Kosovën. Sepse Drini vërtetë e ndan mes për mes Shqipërinë dhe pjesa veriore e Shqipërisë, është Kosova!