Themeluesit e Ballit Kombëtar.

BALLI KOMBËTARE…Themeluesit e rëndësishëm ishin gjithashtu Abas Ermenji, Lef Nosi,Isuf Luzaj, Skënder Muço, Thoma Orollogaj, Bahri Omari, Hysni Lepenica, Ismail Golemi dhe Safet Butka.

Amblema

Forca të Ballit Kombëtar duke udhëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore

Balli Kombëtar ka qenë një organizatë nacionaliste, antikomuniste dhe republikane shqiptare, e themeluar më 1939[1] nën emrin e “Lëvizjes kombëtare të Rezistencës”.[2]Kryetarë të tjerë të rëndësishëm ishin gjithashtu Abas Ermenji, Lef Nosi,Isuf Luzaj, Skënder Muço, Thoma Orollogaj, Bahri Omari, Hysni Lepenica, Ismail Golemi dhe Safet Butka. Në Maqedoni, kryetari më i shquar i lëvizjes Balliste ishte Xhemë Hasa nga Gostivari.

Balli Kombëtar u përpoq të realizonte një bashkëpunim me Partinë Komuniste, për të cilin ia arriti qëllimit nëpërmjet Marrëveshjes së Mukjes, të firmosur nga ballistët dhe komunistët në 2 gusht 1943.[3]Komunistët shqiptarë, nën presionin ePartisë Komuniste Jugosllave e mohuan marrëveshjen në Shtator 1943 dhe kështu filloi Lufta Civile 1943-1944ndërmjet forcave të Ballit Kombëtar dhe atyre të Partisë Komuniste.[4]

Pas çlirimit nga Italia Fashiste Balli Kombëtar formoi nën Gjermaninë Naziste një qeveri të përkohshme nën drejtimin e Ibrahim bej Biçakçiut. Asambleja Kombëtare u mblodh për herë të parë pas katër vjetësh. Në vitin 1943-1944 pas disa fitoreve fillestare ndaj forcave te rezistences komuniste, me dobësimin e Gjermanisë dhe fillimin e humbjen e luftës nga Boshti, Balli e humbi mbështetjen e gjermanëve, dhe, si rrjedhojë, humbi edhe luftën kundër forcave të drejtuara nga komunistët shqiptarë dhe jugosllavë. Partia Komuniste, e ndihmuar me armë nga Jugosllavia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, arriti të merrte pushtetin në Shqipëri.[5]

Balli Kombëtar u shpërnda pas Luftës së Dytë, dhe kryetarët e tij që s’kishin pasur mundësi të arratiseshin në Perëndim, u persekutuan nga regjimet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në krahinat shqiptare të së cilës Balli Kombëtar kishte pasur influencë.FB_IMG_1464807164865

Advertisements

Një mendim mbi “Themeluesit e Ballit Kombëtar.

  1. Ka shme lirizma e eufori per Lufeten e PK Ballit e Legaliteit
    Po si nik u bashkaun Ball r legalitet i tja benin fora PK:??
    Mire atehere por ase me vone nuk u bashkaun
    Bile nje gjenrale thote Ne lufetn e KOSOVES kunder Serbise nuk erdhui asnje Vullnetar nga asnje vend shqipater apo emigrante??
    Kjo nje pikpyetje me vende.Apo me thote petrua sote nuk ka balle ase legalitet ,komunsiet Jo e jo
    Per komunsite e di vete qe perdita shtohen komunistet i marrtte kolera.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s