Librat e Kadaresë dhe të Enverit shtyhpeshin në të njëjtën Shtypshkronjë..Nga Shpend Sollaku Noé…

kadare-g

Edhe shenjtoret bejne mekate

Teza per nje artikull qe nuk kam kohe ta shkruaj
-nisur nga nje debat midis poeteve Aleksander Shallvari e Sulejman Mato

1- A eshte ndihmuar Kadareja nga shteti shqiptar?
E kam sterthene edhe ne artikuj te mite te botuar ne shtypin shqiptar. Vete Enveri, ka qene promotori i tij kryesor, pavaresisht nga frika e eklipsimit nga njeri-tjetri. Shembull tipik eshte kur diktatori flet me Viktor Eftimiun, ne Tirane, ne zyren e «udheheqesit». E. H. ngul kembe per perhapjen e Kadarese jo vetem ne Rumani, por gjithkund ku shkrimtari me origjine nga Boboshtica e Korces ka njohje e konjuktura. Hoxha ne ate takim shprehet: «Nuk kemi vetem Ismailin, por edhe Driteroin…etj.»
Ne sherbim te Kadarese u vu nje perkthyes si Vrioni, te cilit i ishte besuar edhe perkthimi i veprave «madheshtore» te diktatorit. Nje redaksi e tere punonte per te dy. Me shume per kete mund tʼju flase Edmond Tupja.

2- Pse vazhdon te paraqitet si i vetmi shqiptar i talentuar edhe nga qeverite e sotme dhe te sponzorizohet, sidomos me tituj?
Aresyet, sipas meje, jane dy:
E para eshte politike- qeveritaret e sotem jane vazhdimesi natyrore e atyre te para ʼ90-s.
E dyta- ceshtje injoranze e dembelizmi, i atyre kalemxhinjve e bejtexhinjve qe nuk kane lexuar asgje pas «demokratizimit».

3-A ka faj Kadareja ne kete mes? Jo, ai sheh interesin e punon per vetveten. A ka sponzorizuar ai, si shkrimtar me pervoje, ndokend nga te rinjte e ketyre 25 vjeteve te fundit? Jo, pasi nuk eshte ne kushtet morale qe mund te beje, e shumta ka lavderuar ndonje nga ata qe e mbajne veten si te klanit te tij, pavaresisht se edhe ata Kadareja i percmon.

4- A ka talente te tjere te medhenj Shqiperia?
Sa te duash. Ne poezi Kadareja eshte superuar prej kohesh nga poete te tjere. Ne proze veprat e tij me te mira i ka shkruar ku jetonte ne Shqiperi. Proza e tij e fundit le per te deshiruar. Shume shkrimtare shqiptare te tjere, qe tani, shkruajne nje proze te mrekullueshme, me te ngjeshur, me moderne, me terheqese ne tema dhe realizim artistik.

5- A duhet shteti te financoje shkrimtaret? Mendoj se jo. Letersia eshte sipermarrje private dhe e tille duhet te mbese. Shkrimtaret qe presin financime nga shteti kthehen ne sherbetore te tij. .enver-hoxha-ismail-kadare

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s