Armando Duka Na kerkoi 100 mijë Euro që të loznim për Shqipërinë..

 

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Shaqiri: Ja pse e zgjodha Zvicrën e jo Shqipërinë (Foto)

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri  ka postuar një foto dhe ka shkruar pse nuk vendosi të jetë lojtar  i fanellës ‘kuq e zi’.

Ja dhe deklarata e kosovarit Xherdan Shaqiri:

Me dhemb kur shoh Shqipetaret duke me ofenduar sepse nuk zgjodha Shqiperine por Zvicren. Askush nuk e di me mire se un se pse zgjodha Zvicren. Kur une me shoket e mi ( Behramin & Xhaken ) shkuam te kerkojme qe te luajme per Shqiperine presidenti i kombetares Shqipetare Armando Duka na tha se duheni ti paguani 100 mije euro qe te luani per kombetaren Shqipetare , ai ( Armando Duka ) e dinte qe ne jetojme ne Zvicer por nuk e dinte qe nuk kishim para per te paguar , prandaj neve pastaj na kerkoi Kombetarja Zvicerane na ofroi kushte te mira dhe ne pranuam. Me zemer jam Shqipetar do luaja me gjithe deshire per Shqiperine por Armando Duka na shoi shpresat qe te kemi mbeshtetjen e vellezerve tane. Atij ( Armando Dukas ) nuk do i flas kurre sepse nuk e meriton ,fale atij une kam mijera vellezer qe me ofendojne se pse nuk djersiti fanelen Shqipetare por ate Zvicerane.

Advertisements

25 mendime mbi “Armando Duka Na kerkoi 100 mijë Euro që të loznim për Shqipërinë..

  1. AA SHUM BUKUR PRA FOL FOL SE TE THAM TE DREJTEN KAM KRIJU URRETJE PER GJERDAN SHAQIRIN POR TESH MENDIMET E MIJA NDRYSHOJNE PLOTESISHTE !!! DUKA ASHTE PREJ ATYRE QE KA OZURPUAR KREUN E FEDERATES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT BASHKE MESHUME FETYRA TE NDYRA NE QEVERISJEN SHQIPTARE ???

    Pëlqejeni

    1. Zoteri Shaqiri Armando Duka nik eshte Shqiperia nen nje,nen dy askush nuk te fyen pos nese ti nuk e fyen vetveten tende.Mire te paska shtyer Duka te luajsh per Helvetiket por si shqiptare qe i thua ti vetes a ke pasur mundesi te pakten te luajsh per Zvicren por jo kunder shtetit ame.Kete ke pas mundesi me ba…..prandaj desha te them thuani cte doni por mos na e shurdhoni bythen me dofare ambasadoresh te shqiptarizmit ne Europe,se po te ishit te atille nuk do e godisni shtetin ame,pritni tash te ju shpallim heronje e shenjetore.Ju nuk luftoni dhe as nuk luani per shqiptaret sepse me se paku jeni te tille.

      Pëlqejeni

      1. Cka ki bre zotnii
        Ti kush pot doket se osht aj me refuzu loj smunden me refuzu naj loj e tjerat loja me zgjedh me lujt
        Ket pun e ka treneri nese tu refuzon urdhnat e trenerit ater ti sje mo nekip.
        Aj zotnia shum thjesht tka kallxu i kan kerku 100.000 euro per me lujt cka po don me bo aj per me lujt futboll

        Pëlqejeni

      2. Turp per kete ty, te beshe nje kesi koment !!! Nuk ka lendim me te madhë, se ne ate menyre qe e ka bere i pari i kombetares, ta lendosh shpirterisht dhe tia mohosh dikuj Identitetin !!! Te lumtur per ,,mirekuptimin,, qe ke per te parin e kombetares !!!

        Pëlqejeni

  2. E vertet kjo, ky esht vetem njeri nga te pakten 42 rasteve ku Shqiptar ,emra te mirnjohur ne arenen europiane , u jane ber lojra te tilla. Artistet dhe Sportistet nuk mund te gjobiten perse duan te jen pjese e Kombetares ne disiplinat e tyre. Kjo po , quhet mafie, kur degjojme njerez apo specialist te mirfillte te politikes kur flet per mafien. Nese ato para do shkonin per buxhetin e Shtetit Shqiptar, esht tjeter muhabet. Nese Armando Duka mendon se nuk ka gje per te fshehur, te bej deklarimin e punes se tij, 1- te ardhurat nga puna qe ben, te detajuara qe nga dita e pare qe ka marre detyren si President i FSHF e deri sot. 2-te ardhurat familjare. 3-te ardura nga burime te tjera.
    Esht Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, e ka per detyre te tregohet korrekt dhe i sinqenrte me Tifozerine dhe Popullin Shqiptar.

    Pëlqejeni

  3. Po un te besoj. Natyrisht eshte dhe e drejta juaj te zgjidhni ku do luani. Por perse nuk denoncuat. Perse nuk kembengulet. OK iku e shkuara. Tanime kemi kombetaren tjeter ate te Kosoves.A jeni gati te ktheheni te Kosova? A keni menduar ndonjehere se nese te 6 ju do luanit per Shqiperine ne Brazil do ishte Shqiperia dhe jo Zvicera. A e dini fjalen e urte se me mire mbret ne vendin tuaj se pece kembesh ne vend te huaj

    Pëlqejeni

    1. Ti nuk qenke i informuar, qe sa here deklarohet Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka që u është kërkuar lek ose më mirë euro që të luajnë për kombëtaren,
      Edhe këtu po deklarohet,
      Nuk di si të të bëj ndryshe të ditur ty, a kupton shqip mirë apo,,,,,,,

      Pëlqejeni

  4. Si shpjegohet qe njeri nga vellezerit Xhaka luan me ne e tjetri me zvicren apo vetem njeri pagoi tek Duka????…Le te lozin me kosoven meqe i kemi vellezer keta 6 delenxhinjte e Zvicres apo do thone pastaj se dhe federata e kosoves na kerkoi para

    Pëlqejeni

  5. po mire pse nuke e thejshe kete para kamerave e para shtypite pse nuke tregove ma perpara te kuptoje eshte e vertete kjo qfare njerive eshte ai duka .ti lujte po pate zemrene gjithe mone te shqiprija pate dy shanca pere te shenuare gole po ti nuke e bene bravo te kofte se kishime humbere 3 -o
    shefki sejdiu nga gjermonija

    Pëlqejeni

  6. Prokuroria duhet te ndjek ketw denoncim te Shaqirit.Cfar ben opinioni publik.Shperndaheni dhe kerkoni llogari nqs Shaqiri e ka botuar ne accountin e tij kte deklarate.Luftoni korrupsionin ne FSH F.Duka pjese e mafias se FIFAS qe u ndeshkua

    Pëlqejeni

  7. vertete jemi bere per tu qa me facolet une e besoj xherdanin duke pare shtetin tem ame qe 25 vjet se si ka shku vertete me mbushen syt me lot se ne qfar gjendje kemi shku o armando duka vafsh ne fund te oqeanit paqsor zoti te vrafte ty e te gjithe administraten e fedarates shqiptare te fubollit se kurre zdo te bajme hajr turp turp turp .

    Pëlqejeni

  8. O, sa betejen e ka bá Armandoja per me u ” Dukë ” me para. Se mos i kjane zemra per kuq e zí. Kurren e kurres. Si shumica e atyne qe kane vende te preferueshme ne shoqeri, poste zyrtare e qeveri, edhe z. Duka ka parasysh, fitimin mbi gjithcka. “M’ ban baba te perngjas, nji perçik ta përshqas”,- thote populli.
    Vendi yt, Shaqir asht aty ku je mirë. T’i lane denglat e nacionalizmit arkaik shqiptar permes te cilit fshihen hipokritet. Te lumte qe luan me fitimtaret. Urime ma pertej skuadres suaj te zemres, Zvicres!

    Pëlqejeni

  9. Po si ka mundesi o komentuesa qe akoma nuk keni kuptuar se kush eshte Duka?! E keqja me e madhe qe ka pasur Shqiperia ne drejtimin e futbollit. Ju qe merrni vesh nga futbolli a ju kujtohet kur Shaqiri solli ne Shqiperi nje shkues per ta futur ne kombetare? Ky shkues ishte Fadil Vokri dhe problemin e cunave te Zvicres e ngriti ne rubriken sportive qe nuk e mbaj mend cili kanal. Dhe pasi foli Fadil Vokri nxori nje pale kepuce qe kishin emrin e Shaqirit dhe tek pjesa prapa tek thembra kishte te stampuar flamurin shqipetar dhe ate dhe ate zviceran. Vokri deklaroj se Armando Duka ka kerkuar 20000 euro vetem Xherdan Shaqirit per ta pranuar ne kombetare. E keni me ze dhe figure dhe mund ta gjeje kush do. Duka ka uzurpuar postin ne saje te blerjes per nje kafshate buke te votave te forumeve te federates. Cfare doni tjeter argument qe ta besoni kush eshte Duka!

    Pëlqejeni

  10. Une mendoj se dje ne ndeshjen Shqiperi-Zvicer, Shqipetaret e Zviceres nuk dhane maksimumin, me nje fjale, e “ruajten” pak kemben, se raste kishin, dhe i falenderoj. Persa i perket Xh.Shaqirit dhe shokeve te tij, nuk e di sa eshte e vertet, qe Armando Duka u ka kerkuar 100 Euro? Por Ju Vellezer duhet ta kishit bere Publike.E di qe Ju ne Zemer nuk keni Zviceren Por Memedheun, Shqiperin Tone Bukur, Boll te keni Deshiren se nje dite do te jeni aty ne mes te Fushe per te Luajtu, Kuq e Zi, Faleminderit Xherdan Shaqiri.

    Pëlqejeni

  11. Xherdan , te besoj dhe mos e vrit mendjen shume çfare flasin per ty,,,,Shqiperia eshte vendi i çudirave gjithshka mund te ndodhe,,!!

    Vazhdo qendro aty ku je dhe suksese te metejshme ne jeten sportive .

    Pëlqejeni

  12. Ai legani,i ndyri,pisi,mafiozi Armando Duka duhet te jape shpjegime ne prokurori .Armando ka bere palle vjedhur dhe leket ne biznes te Agronit.sa do te durojme o njerez .Te tallen ata dhe bushtrat e tyre me taksat tone ,kjo perben turp per ne.Ngrihuni o njerez.Te gjitha i keni humbur.Cfare do te humbasesh me ?

    Pëlqejeni

  13. Edhe nese ti ka kerku Duka ato pare o Xherdan ma shume te kisha vleresue t’ia kishe dhene e te luanit si grup ne kombetare qe njeher te kemi edhe ne shqiptaret nje perfaqesim te denje dhe te ndihemi krenar qe ju kemi .Kur te vjen radha per kosoven do shohim sa jane te verteta kto qe po i thoni

    Pëlqejeni

  14. I dashur Xherda! Ne qofte se shqiptaret te fyejne gjate ndeshjes ato jane te emocionuar,por kjo tregon qe ato te duan shume sepse edhe ti je njeri prej nesh. Ne qofte se “Duka” te ka kerkuar ato para te qelbura korrupsioni ta kishe denoncuar menjehere perpare shqipetareve e pasjtaj do te shifshe reagimin e tyre…!!!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s