Muaj: Korrik 2016

Analistët e Sotëm..akoma ì shërbejnë Komunizmit..Nga Xhafer Sadiku…

FB_IMG_1469959684000

“TEZA” QË NUK I QËNDROJNË TË VËRTETËS

Një nga falsifikimet që po i bëhet periudhës së sundimit komunist është “teza” e disa analistëve, kinse regjimi komunist i Enver Hoxhës, ka dhënë goditje mbi bazen e përkatësisë fetare. Sipas tyre, më i goditur qenka komuniteti katolik dhe si argument për të vërtetuar “tezën” sjellin numrin e priftërinjve katolikë të dënuar nga regjimi.
Që në fillim duhet thënë se “teza” e tyre është tërësisht e gabuar, e pa themeltë dhe që nuk mbështetet ne prova. Kjo për disa arsye:

Së pari; që në vitet e luftës platforma e partisë komuniste ne planin social, nuk përfshinte luftën kundër klerit, por luftën kundër klasave të pasura, pronarëve të tokave dhe borgjezisë në përgjithësi, si dhe bajraktarëve dhe parisë lokale. Platformë e veçantë ishte edhe lufta kundër administratës së regjimit të vjetër.
Pas luftës, platforma politike ka qenë ajo e pastrimit të aparatit shtetëror nga elementët armiq, platformat e shumta te luftës kundër familjeve të cilësuara kulakë, te cilat i ishin dhënë Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave. Është e tepërt t’i citojmë këtu, pasi qe i kam përfshirë në librin “Genocidi mbi kulakët”.

Së dyti; partia komuniste ka patur si objektiv ta përfshinte klerin në zbatimn e programit të saj, gjë që pjesërisht e ka bërë me sukses. Kështu, në konferencat e saj më të rëndësishme, si ajo e Labinotit, Kongresi i Përmetit etj, ka patur klerikë, madje në diskutimet e tyre kanë qenë më të ashpër se komunistët ateistë. Natyrisht, kleri katolik nuk ka qenë i pranishëm, për shkak se Partia Komuniste dhe Këshillat Nacionalclirimtare nuk kanë patur asnjë influencë në tërë Shqipërinë e Veriut dhe jo vetëm në komunitetin katolik.

Së treti, Partia Komuniste gjeti mbështetjen më të madhe në disa zona të jugut dhe pas një lufte të ashpër civile me forcat nacionaliste që vazhdoi për nëntë muaj (tetor 1943-qershor 1944) ku u vranë me mijëra shqiptarë, në qershor 1944, Divizioni i Parë kaloi Shkumbinin.
Qysh atëherë dhe deri në 1953, në Shqipërinë e Mesme e të Veriu ka patur rezistence kundër komunizmit, ku janë vrarë me mijëra.
Në radhë të parë, komunizmi edhe këtu, eliminoi bejlerët, bajraktarët dhe parinë e Malësisë. Sa për ta ilustruar përmendim disa prej tyre si: familja Gjonmarkaj, Menët e Lurës me 7 të vrarë, Prek Cali, familja Lufi me disa të vrarë, Vatët e Matit, Kurtët, Mëlyshët, Kazazet etj. Madje komunistët vranë edhe nga familjet që kishin qenë krerë të Lëvizjes Nacionalclirimtare në Veri si Ndreajt, Kaloshët etj. Për të mos permendur këtu masakrat e kryera për shtypjen e revoltës së Postribës, vrasjet e fshehta të sigurimit në Dibër, terrorin e forcave të ndjekjes etj. Ekzekutimet dhe burgosjet e një pjese të klerit katolik ishin pjesë e këtyre vrasjeve dhe burgosjeve, sic ndodhi në tërë vendin dhe sic kishte ndodhur me shume klerike bektashi ne Shqiperine e Jugut.

Së katerti, në kontrollin agjenturalo-operativ te Sigurimit te Shtetit, kishte klerikë nga të tre besimet që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit që përpunonin kolegët e tyre, madje kishte nga ata që u delnin dëshmitarë në gjyqet politike.

Si përfundim duhet thënë se, teza e “opinionistëve” dhe “analistëve” nuk ka asnjë bazë dhe si e tillë mbetet fantazi e tyre.

Femijeria Ime ..duke u endur Burgjeve të Shqipërisë..Nga Beniamin Bakalli.

FB_IMG_1469958502449

Femija i burgjeve

Sa shumë vuajtje më panë sytë!
Isha vetem 8 vjeç kur shkova për herë të parë në Spaç. Ishte viti 1974, kur unë dhe nëna ime e dashur me trastat e ushqime në krahë shkuam të takonim dajen tim Fatmir Llagamin.
Më vonë,dhe shumë herë të tjera se bashku me nënën dhe babain shkonim të takonim vëllain tim Bujar Bakallin
Shumë shpejt u transferuan në Burrel, Qafë Bari, Ballsh ku dhe daj Fatmir Llagami u lirua pas 23 viteve të kaluara në burgjet famëkeqe të Shqipërisë…e kështu u bëra vizitori i shumë burgjeve politike shqiptare , Spaç, Burrel, Qafë Bari, Ballsh, Saranden, Perparimin, Gjirokastren, Kosoven e Lushnjes etj.
Para se të largohesha nga Shqipëria mu dha ”mundësia” të shikoja dhe burgun e kalasë së Gjirokastres, qytetit të famshëm që kish lindur përbindesha komuniste, Eneverin dhe Ismailin. Njëri ne politikën shqiptare dhe tjetri në kulturën tonë letrare.
Shkova te ndaheshe me tim vella ne burgun e Gjirokastres, shkova ti jap lamtumiren
Pas një përqafimi të ngrohtë vëllazëror, i pëshpërita në vesh: Kam vendosur të arratisem nga Shqiperia
Më lot në sy më tha:
“Nëse ti arrin të ikësh se kam problem dhe në me vrasin komunistat Në të vrasin në kufi do vras veten
Rrugë të mbare ”
Me lot në sy u ndamë nga burgu i Gjirokastres ,nga ku vellai im u lirua në 1991
Kështu ishte kalvari i vujtjeve të mia qe nuk po rritesha si bashkëmoshatarët e mi që luanin, por duke u edukuar me një fryme të madhe antikomuniste dhe duke pare me sytë e mi vuajtjet e popullit tim
Me pak fjalë kjo ishte Shqipëria komuniste për mua dhe familjen time.
E unë isha fëmija I burgjeve në vendin tim!.

Beniamin Bakalli

Shpërndahen Teserat e Ballit Kombëtar Shqiptar.

Mblidhet Kryesia e Ballit Kombëtar

Shpërndahen Teserat e Reja …

Sipas vendimit te kryesise, mars 2016, mbi fillimin e procedurave te riregjistrimit te antarsise, sot pata kenaqesine e veçante t’ju dorzoja tesrat e para antareve te kryesise.
Ne kete rast ftoj te gjithe ata shqiptare qe i jane permbajtur dhe i permbahen idese se shqiparise dhe shqiptareve te behen pjese e antarsimit.
Tesra sipas statutit dhe programit te partise Balli Kombetar eshte ne dispozicion per te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte kufijve etnik. Tesera me numrin rendor 01, ju dorzua kryetarit te Ballit Kombetar dega Vlore per rezultatet me te mira ne shkalle kombetare Z. Ridvan Mersinaj. Tesra me numrin rendor 07, eshte e rezervuar dhe me porosi per Z. Kujtim Cekani, adriatik alimadhi, Kujtim Lamaj, Ridvan Mersinaj, Behar Velmishi, Valter Bace, Zdrukthtari Sevrani, Taku Hasani, Majlinda Bilbili Hasani, Festim Zaimi, Diana Kadija, Beniamin Toro Basri Elezi, Axha Met, Eridjon Alimadhi , Arturi Hoxha, Fatmir Miraka, Fatmir Hajderlli, Afrora Fusha,Fatmir Doksani, Sonida Kadija Shazane Vokshi Mulliqi, Flora Hasa, Bedri E. Çejku, Rahman Loku, Bashkim Hoti, Lulzim Hebiballari

Adriatik. Alimadhi.

Dy fitore te medha per popullsine shqiptare ne Ballkan.Nga Hoxhe Ahmed Kalaja…

FB_IMG_1469743010276

Me te vertete dy fitore;
( huazuar )

Dy fitore te medha per popullsine shqiptare ne Ballkan, te cilat nuk u permenden shume nga mediat shqiptare ne Tirane keto dite:
1. Gjuha shqipe u shpall si gjuhe zyrtare ne Mal te Zi ne te gjitha komunat ku popullsia shqiptare ishte mbi 5% e popullsise, kjo do te thote se gjuha shqipe nuk do te jete gjuhe zyrtare vetem ne Ulqin, Plave, Guci e Tuz, por edhe ne Podgorice, Tivar, Guci e Rrozhaj.
2. Ne Struge ndodh e njejta gje, gjuha shqipe shpallet si gjuhe e pare dhe te gjitha tabelat apo njoftimet do te jene fillimisht ne shqip e me pas ne maqedonisht.
Te dy keto fitore jo vetem qe u permenden shume pak prej mediave tona, por jehona e tyre ishe aq e paket sa redaksite e lajmeve i kushtuan nje njoftim te shkurter dhe asgje me teper.

Shqipëria rrezikon të shuhet krejt (të mos duket çudi).Nga Indrit Vokshi..

FB_IMG_1469543544605.jpg

Shqipëria rrezikon të shuhet krejt (të mos duket çudi).

Vende dhe popuj përgjatë historisë, kanë ra në dekadencë por në një moment janë bashkuar dhe e kanë kthyer timonin. Kurse të tjerë popuj janë shuar, kur kanë ra në dekadencë e nuk kanë mundur të bashkohen në një moment e ta kthejnë timonin kah e mbara. Shqiptarët në kohë kritike përgjatë historisë, mirë apo keq, janë mbledhur në kuvende të mëdha kombëtare për të vendosur shpëtimin e vendit. Sot jemi përsëri në kohë kritike.
1. Sistemi arsimor nuk po nxjerr brezni që mund t’i përgjigjen aspiratave dhe nevojave të zhvillimit.
2. Gjyqësia po ashtu.
3. Model ekonomik premtues nuk kemi – varfëria kërcënon ta mbajë individin të dobët e t’ia pamundësojë shpërfaqjen e talentit dhe dhuntive të tij në fusha të ndryshme (kështu po i mohohet vendit edhe ajo pasuri njerëzore që e ka natyralisht – po i mohohet përparimi).
4. Klasa politike-administrative nuk ka motiv për ta nxjerrë kombin nga dekedanca, sepse kësaj gjendjeje ia kanë vjelur frytet e duan t’ia vjelin prapë.
E para këtyre fakteve të frikshme për kombin, nevojitet një kuvend kombëtar midis të gjithë aktorëve, partive, institucioneve, komuniteteve fetare, botës akademike e çdokujt, ku të vendoset shpëtimi i shqiptarëve. Të lihen mënjanë rrena, të pranohet se arsimi ka qenë politik e të nënshkruhet me përgjegjësi para vendit depolitizimi i arsimit. Të lihet mënjanë rrena dhe të nënshkruhet krijimi i një trupe të administratës publike të paprekshme nga politika. Të lihet mënjanë rrena e demagogjia e të nënshkruhet mosndërhyrja në gjyqësor. Ligjet janë, thjesht unë, ti, ai, ne, të gjithë bashkë, duhet t’i rrisim e t’i forcojmë pretendimet tona përballë pushtetit, që ata të cilët drejtojnë të mos kenë rrugë tjetër përveç zbatimit. Kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar ketë komb e secili prej nesh ka rol dhe përgjegjësi për ketë shpëtim – (nuk do të na e zgjidhin alienët e as ambasadorët). Përndryshe historia mund të na përmendë si një popull që si shumë popuj u zhduk për shkak të zullumit e korrupsionit të tij.

I dashur babi,nga Viola KALOSHI.

FB_IMG_1469523847408

In memoriam of my father Bujar KALOSHI.

I dashur babi,

Megjithese kane kaluar 20 vite qe nga dita kur dora kriminale qelloi mbi ty, dhimbja e humbjes tende mbetet nje plage e hapur ne shpirtin tim.

I lindur ne nje nga kampet me famkeqe te komunizmit ne vitin 1956, mes kushteve me mizore dhe moralit njerezor ku shtypja dhe shfrytezimi i njeriut ndaj njeriut ishte cnjerezor, ti kurre nuk u mposhte dhe nuk u ndale ne rrugen tende drejt lirise se munguar, jo vetem per ne femijet dhe familjaret e tu, por per mbare popullin tend.

Dashuria ndaj librit dhe diturise, optimizmi, humanizmi, korrektesia dhe mbi te gjitha etja per drejtesi dhe demokraci ishin boshti i personalitetit tend te pamposhtur.

Deshira jote me e madhe ishte ti sherbesh kombit dhe popullit tend. Ti nuk lodheshe kurre ne luften e eger per vendosjen e demokracise dhe shtetin e se drejtes. Madje, thoje se “jap dhe jeten nese prej saj do te varej lumturia dhe e ardhmja e begate e vendit tim”.

Fale guximit dhe endrres tende te madhe per liri dhe demokraci, rrugetimi yt filloi pikerisht aty, ne strukturat e PD-se se Lushnjes. Karakteri yt i forte dhe i pathyeshem, shpirti tolerant, mendimi ndryshe dhe mbi te gjitha etja per drejtesi me punen tende ne krye te Policise Financiare dhe me pas ne Drejtorine e Burgjeve hapen siparin e luftes kunder korrupsionit dhe per te mbrojtur interesat e kombit tend.

Gjithashtu, ti nuk u ndale edhe ne mbeshtetje te shtreses tende, duke themeluar keshtu Shoqaten Antikomuniste, cka kishte si qellim kryesor te sajin integrimin e shtreses me te vuajtur ( ate te te Perndjekurve Politike) nga regjimi famkeq i komunizmit.

Ishte pikerisht vendosmeria jote, shpirti reformator, ndershmeria, ideali etj. ato qe cenuan anti vlerat, te korruptuarit, njerezit e etur per pushtet dhe qe pushteti ju dukej si prone e tyre e qe kurresesi nuk mund te pajtoheshin dot me mendimin ndryshe.

Ideali yt kalonte kufijte e dashurise tende per ne femijet e tu, aq sa thoje” jap dhe jeten per shtetin” Por, pavaresisht kesaj, emri yt mbetet ende ne hije dhe krimi mbetet ende i lire edhe sot pas 20 vitesh.

Babi,

Une sot dua te them qe endrra dhe deshira jote me e madhe per ndertimin e shtetit ligjor, ku te gjithe te perkulen perpara ligjit dhe askujt tjeter, u be realitet.

Por le te shpresojme qe krimi nuk do te endet dhe per shume kohe i lire dhe se oret e drejtesise jane afer.

U prehesh ne paqe i shtrenjti im!

A do të Rishkruhet Historia. nga Doç Doçi.

20160723_201519

Ky është Shefqet Peçi !
Një vrasës dhe gjenocidës i popullit shqiptar të Lumës. Ky kriminel, dhe nje bastard, i cili hapi luftën civile ne kukes, kunder popullit që nuk i donte keta pinjollë të Leninit e Stalinit në shipëri. Ky bastard mori urdhër; qe ti hapte lufte popullit te kukesit, nga bastardi nr-1 Enver Hoxha.
Populli me vyrtyte te larta i lumes, nuk mund të duronte, që të vinin në qeverisje, keta rrumpalla me ideologjin ml. Prandaj u qua ne kembe, rroku armet dhe i hapi lufte forcave të rregullta të rexhimit monisto-punist, që po kërkonte të instalohej në shqipëri. Meqë humbi luftën me formacionet e rregullta të armatosura të krahinës, për hakmarrje ky njeri i lig u hakmuar, duke vrare popullsi civile të pa armatosur, duke bërë krime lufte, duke vrarë gra, fëmijë, pleq e që gjenin përpara. Për popullsinë që vrau, torturoi, dhe terrorizoj mori shperblimin e madh nga diktatori përbindësh Enver Hoxha, duke i dhënë titullin e lartë “hero i popullit”. Historianët monist Paskal Milo e Pëllumb Xhufi, të cilët fallsifikojnë historinë, kanë plot fakte sesi,forcat partizane me prapavijë komunistët, të cilët shfrytëzonin luftën kundër pushtusit për të ardhur në pushtet, dhe për të instaluar rexhimin diktatorial në shqipëri, me marifete të pandershme, të ulta dhe tradhëtare. Për tja arritur këtijë qëllimi Enver Hoxha kishte vendosur në krye të formacioneve partizane njerz si ky; të pa shpiert, të pa moral, dhe të brumosur me idealet sllave-serbe-ruse. Ky vrasës dhe kriminel do të ngelet përjet në memorjet e popullit të kukësit; një armik i madh, një njeri i pa skrupullt, dhë përbindësh që la shumë gra pa burra, nëna pa djem, e baballarë të piklluem. Kët qafir edhe Zoti duhet ta ketë dërguar në xhehenem së bashku me udhëheqësin shpirtëror të tijë. Turp !

Saharaja. nga Vilson Bloshmi..

20160720_050152

SAHARAJA

Saharaja, larg është Saharaja,Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë në mënt’ e sajë…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë
.Saharaja nuk ka miq e shokë
,Saharaja nuk ka bijë e birë.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe natën nuk shkon mirë.
Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;

Perç’ e sajë e zezë s’ka ç’të mbulojë
.As dhe një s’e di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Porse thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.
Kur ai për keq e mban në gojë;
Saharaja e mban vesh e qesh;
Saharaja fillon të gëzojë
Kur ne të mallokohemi mes nesh.
E kur bije ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit;
I ngjan vello savani i qiellit
,Shkretëtirës shket e shkrepëtit.
Prandaj kur urrejtje e fortë e nxehur
Mbi dikë mallkon e shfryn e shanë,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.
Kur mallkimi çfryn e kur kujtimi
Në pusinë e harresës tret…
Kur hynë dielli e kur hesht thëllimi
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Vilson Blloshmi25.10.1973

Sot 38 vjet më parë.Kur Këlyshte e Bllokut pushkatonin Poetët…

20150121154609519646

.Akt-ekspertizën e Diana Çulit për poezitë e Gencit. Akt-ekspertizën e Koçi Petritit për poezinë “Saharaja”, po për Vilsonin.

A është poezia “Saharaja” kryevepra e Vilson Blloshmit?!

Pjesa nga intervista për “standard” me poetin Agron Tufa, për disidencën dhe hierarkinë letrare pas zbulimit të veprës së Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës?

 

Ekspertizën e Vilsonit dhe Gencit e kanë bërë emra si Koçi Petriti, Myzafer Xhaxhiu apo Diana Çuli. A nuk është kjo kategori emrash që vazhdojnë të bëjnë pedagogun, studiuesin, kritikun, shkrimtarin në letërsi edhe sot, që mund të bllokojnë dhe arkivin e SHIK-ut?

Sigurisht që janë. Por unë nuk mund të hyj në një teori të tillë konspiracioni sepse nuk mund ta them. Nga ana tjetër, fakti që SHIK-u vazhdon të mbajë vepra, qofshin këto gjuhësore, memuaristikë, letërsi, dorëshkrime, poezi etj., kjo është thjesht të mbash peng një epokë të tërë që presupozohet të jetë e lirë, demokratike. Në pikëpamjen e atyre njerëzve që janë gjallë dhe që kanë pjesëmarrës në atë që unë e quajta ritual i kryqëzimit, ne kemi shumë. Janë persona publikë tepër të nderuar dhe nuk ke çfarë u bën. Në fund të fundit që këtu fillon deformimi i pikëvështrimit të të drejtave të njeriut. E drejta e njeriut presupozon dhe të drejtën e kriminelit, kështu që ne hyjmë në një qorrsokak. Ata kanë krijuar imunitetet përkatëse që s’ke çfarë u bën. Është një dava e humbur, që nuk është bërë në kohën kur duhej bërë.

 

Nga Vilson Bloshmi deri tani janë zbuluar tri blloqe fletoresh me poezi dhe krijimtari të përkthyer. Me aq material letrar sa kemi në dorë, të botuar, që ju thatë në takim se mund të parashikohej një poet i fuqishëm, a mund ta marrim si krijues letrar të përfunduar për t’i dhënë vend në hierarkinë e vlerave poetike?

Do të jem krejt i sinqertë me veten, duke gjykuar se edhe unë me këtë sy e kam lexuar e stërlexuar duke u përpjekur t’i caktoj në kokën time hierarkinë e vlerave poetike, një pozicionim. Po këtu hyjnë disa faktorë që na pengojnë ta themi këtë.

Ai mbetet një herë poet, siç e lexojmë sot, mbetet një zë origjinal, një lirik i hollë, i nginjur, plot asosacione verbale nga kultura botërore dhe shqiptare, ka një ndjeshmëri krejt origjinale. Janë poezi të një faze me magjepsje nga romantizmi, dhe krijimi i një personaliteti të kohës në poezi – me regjistër të ndryshëm, stilistikë, diksion zëri, forma, një shprishje si të thuash e klasicizmit dhe romantizmit drejt modernizmit, që shfaqet me mendime të papërfunduara, me struktura të papërfunduara të vjershës, rimës që nuk janë rima, me kadenca të fuqishme, duke i lënë gjithnjë e më tepër udhë mendimit. Në tërësi, me kaq poezi sa kemi, se quaj poezi dhe shqipërimet që janë shumë autentike, për të cilat duhet një diskurs i veçantë, mendoj se Vilsoni ka krijuar me një libër një vend tepër të nderuar, që nuk e ka luksin ta ketë kush tjetër në poezinë shqipe.

 

A mendoni, ashtu siç qarkullon, se poezia “Saharaja” është kryevepra e Vilson Blloshmit?

ër mua jo. Për mua gjërat shihen në sistem, nga tërë formacioni poetik, nga poezia në poezi, nga vargu në varg etj. Ajo më tepër është gjykuar kështu sepse ka pak më shumë simbolikë. Por nuk besoj se edhe Vilsoni vetë e kishte si model. Tendenca ishte, si një poezi pure, midis parnasianëve – artit të kulluar të së bukurës, të artit për art, të Teofil Gotjesë, të cilin e donte shumë – dhe botëvështrimit të realiteteve si gjë në kalbëzim dhe fermentim të vazhdueshëm, që është si poetika e Bodlerit. Dhe më vonë në poetë të tillë si Malarme etj. ai rrekej dhe punonte shumë për të krijuar një estetikë krejt vetjake personale, pasi kishte guxuar tashmë se nuk mund të shpresonte jashtë ndërmarrjeve të veta private. Besoj se këtë po arrinte, ishte një urë ndërmjetëse dhe kjo është fatkeqësia se ky sistem i ndërpreu dhunshëm, m’u në pikën që ky po hapej dhe po tregonte tërë energjitë dhe produktivitetin e vet.

 

 

Bedri Blloshmi: Ja cilët e pushkatuan!

“Kjo është edhe arsyeja kryesore dhe s’ka si të ndodh ndryshe, që nomenklatura e kuqe nuk fal, nuk duron po arrite ta prekësh, sadopak, në kallo. Përnjëherë u dha urdhri: “Të ngrihet një grup pune me bashkëpunëtorë të niveleve dhe gradave të ndryshme të Sigurimit”. Ja çfarë gatuan bashkëpunëtorët e tij.

Janë shpallur disa herë në media cilët janë personat në “ekipin vrarës të dy poetëve” . Që nga sekretari i parë, muratori Sotir Koçollari, deri në Tiranë me ekspertët letrarë, Myzafer Xhaxhiu, Koçi Petriti dhe Diana Çuli. Pa harruar edhe të dërguarin nga Ministria e Brendshme, Dhimitër Beshirin. Mirëpo botimi i Librit për poetët e pushkatuar, Vilsonit dhe Lekës, shkruar dhe përgatitur nga i mirënjohuri Sadik Bejko, pati edhe një çudi para se të dilte në dritë. Sponsorizimi i premtuar nga Instituti i të Përndjekurve Politik, për botimin e tij, nuk u realizua, kjo për arsyen e thjeshtë sepse në këtë Institut, për fat të keq ka ende nga ata me pseudonime, si KODI I PUNËS = SEIT PRISHTA, etj….Burime të sigurta më informuan se, Kodi i Punës, së bashku me spiunët e tjerë Myzafer Xhaxhiu, Koçi Petritin, Diana Çulin dhe Bilbil Camin, shërbëtor të bindur të “padronëve” të dikurshëm, për të justifikuar vjedhjen e parave të caktuar për botimin e librit “ Poetët e Pushkatuar për të hequr nga qarkullimi një sërë dokumentesh autentike, kanë botuar një libër tjetër, pa asnjë autorizim, siç thuhet “ ….me pëlqimin familjarëve të poetëve…. “

Libri i tyre nuk disponon asnjë nga këto materiale:

1-       Protokollin e sekretarit të parë të Librazhdit, Sotir Koçollari, që ka marrë vendimin për të vrarë Gencin dhe Vilsonin.

2-       Akt-ekspertizën e Diana Çulit për poezitë e Gencit.

3-       Akt-ekspertizën e Myzafer Xhaxhiut për materialet në frëngjisht të Vilsonit.

4-       Akt-ekspertizën e Koçi Petritit për poezinë “Saharaja”, po për Vilsonin.

Diana Çuli, në një takim me kunatin e Gencit, Bilbil Camin, kanë rënë dakord, për të hequr të gjitha këto dokumente, që Bilbili të shpërblehej me postin e drejtorit në Bibliotekën e Qytetit “Studenti”. Dhe Seit Prishta të vazhdojë të punojë“ ende në Institut për të botuar vetëm librat e bashkëpunëtorëve të tjerë, si Koçi Petritit me shokë.. Dhe, si gjithmonë, kontrolli i shtetit i vë vulën. “Çdo gjë në rregull!”. Le të shpresojmë që kjo çerdhe spiunësh s’do t’ia arrijë kurrë që librin e botuar trupërisht ta shpërndajnë si aktin e një krimi të fshehur”.

Deti ëndrra ime..Arrita ta shikoj për herë të parë në moshën 44 vjeç..Simon Mirakaj.

FB_IMG_1461171488890
Pak ditë kisha që kisha fituar lirinë, të drejtën për të lëvizur neper Shqipëri. Mëndja më rrinte aty te një pyetje, kur do ta shikoj detin…kur? E kisha parë detin në hartë e dija që kemi një bregdet prej katërqind kilometra por ujin e tij nuk e kisha prekur kurrë as se kisha parë pafundësin e tij, kisha dëgjuar që ujin e ka të kripur, e kisha parë detin në film e njerëzit që laheshin, shtrirheshin në rërë.Kisha lexuar Plaku dhe deti të Heminguejt, kisha krijuar një imazh për detin e bukurinë e tij. Po unë kur do ta prekja ngrohtësinë e tij? Kur do shtrihesha në prehrin e tij ?Unë nuk dija as not! Isha larë vetëm nëpër kanale me ujë deri tek gjuri. Apelit të policisë i kisha shpëtuar, tani vetëm një apel kisha atë të punës. Gjumi më ishte vrarë, më ishte bërë refleks ngrihesha që në orën pesë, merrja planin e punës tek brigadieri, tani na shikonin me një sy tjetër. Sot i them Sokolit vëllait:
-Do nisem për në Durrës do shkoj në det.
-Mirë shko po kujdes se ti nuk di as not mirë.
-Po shkoj me e pa detin me ju prezantu, e ta pyes nëse më pranon!…
-Të kujtohet operativi Kosta Sillo kur i kerkonim leje për të shkuar në Savër na thoshte:
-Nuk ju pranon Savra ! …
– Merri leje brigadierit mos harro: Më tha Sokoli, nuk na u ndanë lejet. Dola nga shtëpia e pashë brigadierin që shpërndante planin e punës .
-Hë ,më tha…. Nuk qenke për punë sot, më pa që nuk isha veshur si për punë, kisha veshur një palë pantallona doku dhe një këmishë me krahë të shkurtër.
-Jo, kam ardhur të kërkoj leje për dy ditë….
-Cfarë thua Monçi, sa të duaç are.
-Faleminderit e u largova. Dola në rrugë duke pritur për ndonjë mjet. Autobuzi vinte në Gurëz e ndalonte edhe përballë Gjazës ku banoja. Nga ora tetë arriti, ishte një autobus me të ardhë keq të dukej se po jepte shpirt, u ngjita e zura vend në karrige, më dukej se të gjithë më shikonin mua, në orën dhjetë arritëm në Lushnje u drejtova tek stacioni i trenit, preva biletën u ula në një stol duke pritur. Trenin e kisha parë për herë të parë kur punoja në kodrat e Dushkut, për të udhtuar me tren ishte hera e parë. Dëgjova zhurmën e sirenës pashë njerzit që nxitonin që të hipnin, kishte shumë njerëz ndoshta shkonin në plazh ishte korrik vapë e madhe. Treni u nis unë rrija në koridor në dritare doja të shikoja, ja Rrogozhina zbritën disa, treni u nis përsëri .
-Po tani, pyeta njërin aty afër ku ndalon?
-Ndalon në Kavajë.
-Cili stacion është më afër detit, ai i Golemit? Të lutem kur të jemi afër a mund të më tregosh?
-Patjeter, nxorra një cigare DS ja ofrova dhe pasagjerit që do më ndihmonte , ai më tha:
-Faleminderit por nuk e ndez, po i afrohemi Golemit .
-O, ja deti bërtita unë.
Nuk ke qënë ndonjëherë në det? Më pyeti pasagjeri që e kisha afër, pa kthyer kokën, i thashë: jo.
-Më fal, a mos keni dalë nga burgu?
-Jo nga internimi i thashë unë.
-E po shyqyr që qenkeni liruar edhe unë e kam pas xhaxhain në burg…. e ndërkohë treni u ndal.
-Zbrit, më tha: ky është Golemi, kujdes kur të kalosh rrugën nga makinat.
-Mirupafshim,u përshëndetëm.Po tani ,kalova rrugën pashë njerëz që drejtoheshin për nga deti dhe unë ecja mbrapa tyre. Mbas pesë minutash arrita në plazh. Plazhi ishte plot, deti kaltërosh shtrihej përpara meje pa fund. Eca mbi rërë e në fund të saj u ula duke e soditur. Hoqa atletet, tërhoqa pantallonat deri tek gjuri, e u futa në det, mu morën mend, dola e u ula persesri,ndeza një cigare e ndiqja tymin e saj që zhdukej në ajrin e nxehtë. Shikoja njerzit të shtrirë mbi peshqirë, të tjerë që laheshin. Një zë nga brënda ju drejtohej plazhistave.
-Ej, e dini ju që unë e shikoj detin për herë të parë?! Fika cigaren e u futa përsëri në det në breg të tij . Mbusha grushtat me ujë lava fytyrën e vura pak ujë në buzë, por ishte i kripur, u futa pak më thellë deri ku uji vinte deri tek gjuri dhe ecja në ujë. Ndejta dy orë duke soditur, u vesha e dola në rrugë për te stacioni i trenit për tu kthyer andej nga kisha ardhur. Endrra për të parë detin u bë realitet në moshën 44 vjeç!
Gjazë
12 Korrik 1989.