Thellohet skandali për grabitjen në Rinas, kompaninë e sigurisë në aeroport e ka Avokati i Ramës

 

Thellohet skandali për grabitjen në Rinas,  kompaninë e sigurisë në aeroport e ka avokati i Ramës

Postuar: 02/07/2016 – 17:34

Dalin në dritë të tjera fakte që shtojnë dyshimet për  korrupsion në ngjarjen e Rinasit. Dokumentat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit tregojnë se kompania ICTS, e cila është përgjegjëse për sigurinë në Aeroport, është në pronësi të Eno Bushit, avokat personal i kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht edhe jurist i Partisë Socialiste.

Dokumentat tregojnë se Bushi zotëron 25 për qind të aksioneve në kompaninë ICTS Albania – Integrated Services, ndërsa 75 për qind zotërohen nga ICTS Europe.

Bushi ka hyrë si aksioner në kompaninë ICTS në korrik të vitit 2013, kur Partia Socialiste sapo kishte ardhur në qeveri, një tjetër koiçidencë e çuditshme. Por përtej kësaj, ai rezulton të jetë bashkëshort i Joana Bushit, ish shefe e kabinetit të Ramës në Bashki aktualisht drejtoreshë në ANTA, çka hedh dyshime për konflikte interesi dhe trafik influencash duke cënuar drejtëpërdrejtë sigurinë kombëtare.

Në Rinas u fut tritol

Në datën 20 prill autoritetet e sigurisë kanë kryer tre testime të fshehta për sigurinë e aeroportit të Rinasit. Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.

Në të tre testimet, ICTS ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar duke e lënë aeroportin e vendit të ekspozuar përpara çdo rreziku potencial.

Berisha denoncoi Bushin

Dy vjet më parë Eno Bushi i akuzua nga ish kryeministri Sali Berisha si i përfshirë në çështjen “Riformato.”  Sipas Berishës, avioni i mbushur me drogë që ra në plazhin e Divjakës, ka hyrë dhe dalë në aeroportin e Rinasit nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. “Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish- avokat i PS në KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish-shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjensinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas,” denoncoi në atë kohë Berisha.

Por çifti Bushi e paditi ish-kryeministrin në gjykatë për shpifje.

Arrestimet

Prokuroria njoftoi se arrestoi 3 punonjës të kompanisë ICTS. Më konkretisht, sipas Prokurorisë së Krujës, Arben Karafili, Shefi i stacionit të ICTS, që duhej të monitoronte shërbimet e sigurisë, dhënien e detyrave, marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet dhe koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte vjedhjen e valutës.

Po ashtu edhe dy vartësit e tij, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, që duhej të patrullonin perimetrin e aeroportit dhe të kishin nën vëzhgim vizual zonën ku u krye grabitja./SYRI.net/

 

 

Thellohet skandali për grabitjen në Rinas,  kompaninë e sigurisë në aeroport e ka avokati i Ramës
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s