Deti ëndrra ime..Arrita ta shikoj për herë të parë në moshën 44 vjeç..Simon Mirakaj.

FB_IMG_1461171488890
Pak ditë kisha që kisha fituar lirinë, të drejtën për të lëvizur neper Shqipëri. Mëndja më rrinte aty te një pyetje, kur do ta shikoj detin…kur? E kisha parë detin në hartë e dija që kemi një bregdet prej katërqind kilometra por ujin e tij nuk e kisha prekur kurrë as se kisha parë pafundësin e tij, kisha dëgjuar që ujin e ka të kripur, e kisha parë detin në film e njerëzit që laheshin, shtrirheshin në rërë.Kisha lexuar Plaku dhe deti të Heminguejt, kisha krijuar një imazh për detin e bukurinë e tij. Po unë kur do ta prekja ngrohtësinë e tij? Kur do shtrihesha në prehrin e tij ?Unë nuk dija as not! Isha larë vetëm nëpër kanale me ujë deri tek gjuri. Apelit të policisë i kisha shpëtuar, tani vetëm një apel kisha atë të punës. Gjumi më ishte vrarë, më ishte bërë refleks ngrihesha që në orën pesë, merrja planin e punës tek brigadieri, tani na shikonin me një sy tjetër. Sot i them Sokolit vëllait:
-Do nisem për në Durrës do shkoj në det.
-Mirë shko po kujdes se ti nuk di as not mirë.
-Po shkoj me e pa detin me ju prezantu, e ta pyes nëse më pranon!…
-Të kujtohet operativi Kosta Sillo kur i kerkonim leje për të shkuar në Savër na thoshte:
-Nuk ju pranon Savra ! …
– Merri leje brigadierit mos harro: Më tha Sokoli, nuk na u ndanë lejet. Dola nga shtëpia e pashë brigadierin që shpërndante planin e punës .
-Hë ,më tha…. Nuk qenke për punë sot, më pa që nuk isha veshur si për punë, kisha veshur një palë pantallona doku dhe një këmishë me krahë të shkurtër.
-Jo, kam ardhur të kërkoj leje për dy ditë….
-Cfarë thua Monçi, sa të duaç are.
-Faleminderit e u largova. Dola në rrugë duke pritur për ndonjë mjet. Autobuzi vinte në Gurëz e ndalonte edhe përballë Gjazës ku banoja. Nga ora tetë arriti, ishte një autobus me të ardhë keq të dukej se po jepte shpirt, u ngjita e zura vend në karrige, më dukej se të gjithë më shikonin mua, në orën dhjetë arritëm në Lushnje u drejtova tek stacioni i trenit, preva biletën u ula në një stol duke pritur. Trenin e kisha parë për herë të parë kur punoja në kodrat e Dushkut, për të udhtuar me tren ishte hera e parë. Dëgjova zhurmën e sirenës pashë njerzit që nxitonin që të hipnin, kishte shumë njerëz ndoshta shkonin në plazh ishte korrik vapë e madhe. Treni u nis unë rrija në koridor në dritare doja të shikoja, ja Rrogozhina zbritën disa, treni u nis përsëri .
-Po tani, pyeta njërin aty afër ku ndalon?
-Ndalon në Kavajë.
-Cili stacion është më afër detit, ai i Golemit? Të lutem kur të jemi afër a mund të më tregosh?
-Patjeter, nxorra një cigare DS ja ofrova dhe pasagjerit që do më ndihmonte , ai më tha:
-Faleminderit por nuk e ndez, po i afrohemi Golemit .
-O, ja deti bërtita unë.
Nuk ke qënë ndonjëherë në det? Më pyeti pasagjeri që e kisha afër, pa kthyer kokën, i thashë: jo.
-Më fal, a mos keni dalë nga burgu?
-Jo nga internimi i thashë unë.
-E po shyqyr që qenkeni liruar edhe unë e kam pas xhaxhain në burg…. e ndërkohë treni u ndal.
-Zbrit, më tha: ky është Golemi, kujdes kur të kalosh rrugën nga makinat.
-Mirupafshim,u përshëndetëm.Po tani ,kalova rrugën pashë njerëz që drejtoheshin për nga deti dhe unë ecja mbrapa tyre. Mbas pesë minutash arrita në plazh. Plazhi ishte plot, deti kaltërosh shtrihej përpara meje pa fund. Eca mbi rërë e në fund të saj u ula duke e soditur. Hoqa atletet, tërhoqa pantallonat deri tek gjuri, e u futa në det, mu morën mend, dola e u ula persesri,ndeza një cigare e ndiqja tymin e saj që zhdukej në ajrin e nxehtë. Shikoja njerzit të shtrirë mbi peshqirë, të tjerë që laheshin. Një zë nga brënda ju drejtohej plazhistave.
-Ej, e dini ju që unë e shikoj detin për herë të parë?! Fika cigaren e u futa përsëri në det në breg të tij . Mbusha grushtat me ujë lava fytyrën e vura pak ujë në buzë, por ishte i kripur, u futa pak më thellë deri ku uji vinte deri tek gjuri dhe ecja në ujë. Ndejta dy orë duke soditur, u vesha e dola në rrugë për te stacioni i trenit për tu kthyer andej nga kisha ardhur. Endrra për të parë detin u bë realitet në moshën 44 vjeç!
Gjazë
12 Korrik 1989.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s