Analistët e Sotëm..akoma ì shërbejnë Komunizmit..Nga Xhafer Sadiku…

FB_IMG_1469959684000

“TEZA” QË NUK I QËNDROJNË TË VËRTETËS

Një nga falsifikimet që po i bëhet periudhës së sundimit komunist është “teza” e disa analistëve, kinse regjimi komunist i Enver Hoxhës, ka dhënë goditje mbi bazen e përkatësisë fetare. Sipas tyre, më i goditur qenka komuniteti katolik dhe si argument për të vërtetuar “tezën” sjellin numrin e priftërinjve katolikë të dënuar nga regjimi.
Që në fillim duhet thënë se “teza” e tyre është tërësisht e gabuar, e pa themeltë dhe që nuk mbështetet ne prova. Kjo për disa arsye:

Së pari; që në vitet e luftës platforma e partisë komuniste ne planin social, nuk përfshinte luftën kundër klerit, por luftën kundër klasave të pasura, pronarëve të tokave dhe borgjezisë në përgjithësi, si dhe bajraktarëve dhe parisë lokale. Platformë e veçantë ishte edhe lufta kundër administratës së regjimit të vjetër.
Pas luftës, platforma politike ka qenë ajo e pastrimit të aparatit shtetëror nga elementët armiq, platformat e shumta te luftës kundër familjeve të cilësuara kulakë, te cilat i ishin dhënë Sigurimit të Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave. Është e tepërt t’i citojmë këtu, pasi qe i kam përfshirë në librin “Genocidi mbi kulakët”.

Së dyti; partia komuniste ka patur si objektiv ta përfshinte klerin në zbatimn e programit të saj, gjë që pjesërisht e ka bërë me sukses. Kështu, në konferencat e saj më të rëndësishme, si ajo e Labinotit, Kongresi i Përmetit etj, ka patur klerikë, madje në diskutimet e tyre kanë qenë më të ashpër se komunistët ateistë. Natyrisht, kleri katolik nuk ka qenë i pranishëm, për shkak se Partia Komuniste dhe Këshillat Nacionalclirimtare nuk kanë patur asnjë influencë në tërë Shqipërinë e Veriut dhe jo vetëm në komunitetin katolik.

Së treti, Partia Komuniste gjeti mbështetjen më të madhe në disa zona të jugut dhe pas një lufte të ashpër civile me forcat nacionaliste që vazhdoi për nëntë muaj (tetor 1943-qershor 1944) ku u vranë me mijëra shqiptarë, në qershor 1944, Divizioni i Parë kaloi Shkumbinin.
Qysh atëherë dhe deri në 1953, në Shqipërinë e Mesme e të Veriu ka patur rezistence kundër komunizmit, ku janë vrarë me mijëra.
Në radhë të parë, komunizmi edhe këtu, eliminoi bejlerët, bajraktarët dhe parinë e Malësisë. Sa për ta ilustruar përmendim disa prej tyre si: familja Gjonmarkaj, Menët e Lurës me 7 të vrarë, Prek Cali, familja Lufi me disa të vrarë, Vatët e Matit, Kurtët, Mëlyshët, Kazazet etj. Madje komunistët vranë edhe nga familjet që kishin qenë krerë të Lëvizjes Nacionalclirimtare në Veri si Ndreajt, Kaloshët etj. Për të mos permendur këtu masakrat e kryera për shtypjen e revoltës së Postribës, vrasjet e fshehta të sigurimit në Dibër, terrorin e forcave të ndjekjes etj. Ekzekutimet dhe burgosjet e një pjese të klerit katolik ishin pjesë e këtyre vrasjeve dhe burgosjeve, sic ndodhi në tërë vendin dhe sic kishte ndodhur me shume klerike bektashi ne Shqiperine e Jugut.

Së katerti, në kontrollin agjenturalo-operativ te Sigurimit te Shtetit, kishte klerikë nga të tre besimet që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit që përpunonin kolegët e tyre, madje kishte nga ata që u delnin dëshmitarë në gjyqet politike.

Si përfundim duhet thënë se, teza e “opinionistëve” dhe “analistëve” nuk ka asnjë bazë dhe si e tillë mbetet fantazi e tyre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s