Muaj: Gusht 2016

NJ LETER E DR. FILIP PAPAJANIT PER LEF NOSIN. Kerkon ndihmë për Poetin Lasgush Poradeci…

NJ LETER E DR. FILIP PAPAJANIT PER LEF NOSIN. Kerkon ndihmë për Poetin Lasgush Poradeci…

 

Fort i dashuni Zoti Lef,

Më vjen mirë se sot po gjej rastin t’ju vë një barrë sa do e randë por aq dhe e ambël për t’i shërbye një djal letrar fort të çmueshëm. Asht fjala për Llasgush Poradecin. Juve që dini sa vleftë ka për Shqipninë t’onë të mjerë një mjeshtër si Llazgushi sigurisht që do më epni të drejtë pse ju drejtohem juve. Natyrisht Juve që për veten t’uaj mbani një modestië me gjith që të gjithë ju çmojnë juve përkit detyrë(!!) të ndërmjetësoni atje ku lypset për përmirësimin të jetesës të një Llazgushi. Mjerisht, fort i dashuni Zoti Lef, këtu tek neve ku shpenzohet mijëra napolona kot vetëm për të përmbushë një egoizëm të poshtër dhe një ambicie të turpshme nuk gjenden disa pak të holla për përmbajtjen me shpirt ndër dhëmbë një vjershëtor? Këtu tek neve ku gjenden me duzina Prefektë, Ndërprefektë, oficera gjith lloj armësh në disposition nuk u gjendka një burim jetese për Llazgushin tonë? Me anë tjetër njerëzit nuk maten me një kutë. Ka njerëz që janë për dobië të përgjithshme dhe atyre nuk aplikohet ligja integral por bëhet si kur nuk shifet në qoftë se u bë nonjë faj. Ministri i ynë i Arsimit ka gabue mbesoj, tyke i tërhekë bursën Llazgushit. Mbasi Llazgushi i jonë nuk po punon për veten e tij, por për një komb, kombi i tonë ka detyrë t’a përmaj gjall në mos me mish e pilaf ntombaren me bukë e me djath. Zoti Lef jam i sigurtë se fjala juaj ka të shkue shumë dhe më fort në Hili (Hil Mosi- shënim i imi) prandaj guxoj t’ju lutem t’i shkruani Hilit ose më mirë të vini vetënë Tiranë për të siguruë bursën e Llazgushit. Llazgushi, ashtë tepërt t’ju a thom, meriton çdo sakrificë. Ministria e Arsimit pretendon se bursa t’i jepet Llazgushit po qe se niset për Austrië. Zoti Lef lutem që të dihet Llazgushi në qoftë se rri këtu nuk rri për çështje tjetër veçse ka nevojë për erë të pastër dhe veçanërisht këtu nuk rrij pa punë: Llazgushi këtu po pregatit tezën për doktorat e cila asht ja 600 faqesh dhe po sa të maroj së shkruari domosdo do të shkoj që ta paraqisi tezën në Universitet për aprovim dhe për shtypie. Kjo asht e vërteta. Llazgushi s’ka seç kërkon sot në Austrië.
M’a falni Zoti Lef që ju drejtohem juve por juve jeni në shkallë që t’më kuptoni ma mir se çdo njeri tjetër.
Për çështjen e Llazgushit mbesoj sigurisht se do të gjini përkrahjen dhe të Z.Mit-hat Frashëri.
Juaj me nderime
Filip Papjani
10.X.1930 Pogradec

foto Letra, Filip Papjani, Lef Nosi, Lasgushi.

Advertisements

Burgjet dhe Kampet e Përqendrimit ne Shqipërine Komuniste ..Nga Kastriot Dervishi..

FB_IMG_1472589474091.jpg

Burgjet dhe Kampet e Përqendrimit ne Shqipërine Komuniste ..Nga Kastriot Dervishi.

Libri përmbledh gjithë informacionin e duhur rreth përndjekjes politike në Shqipëri në vitet 1944-1991, në lidhje me burgjet, kampet e punës së detyruar, kampet e internimit tela me gjemba si dhe vendet e tjera të internimit. Në foton qendrore është kampi i punës së detyruar i të burgosurve nr.313 në Spaç, viti 1973. Fotoja tjetër tregon vetëvarjen në një qeli burgu të një të dënuari. Dinamika e të burgosurve sipas viteve, veprat e shumta që ata kryen, janë disa prej informacioneve që përfshin ky studim.

Une e kam zgjedhur rrugen Time… JO KOMPROMIS ME KOMUNISTET ..

FB_IMG_1454617332882

Me rasti e dites Nderkombetare te te Perndjekurve Politike..un nxora dhe shperndava nje Shkrim te Edida Buçpapaj..Gjithashtu edhe nje shkrim te Jozef Radit j dhkruajtur nga Tefik Cela qe me te vertete ne beri te Qaje .. per vuajtjet e internimit ne Saver te lushnjes .Shkrime e Nebil Cikes qe nuk mungojne per asnje rast dhe per asgje …kaq ishte ajo qe un pashe e lexova ne Web ..ne faktnga mediat ne shqiperi nuk kisha cte prisja me shume ..

Ne fakt Shoqatat ne Shqipëri nuk u ndjene fare ashtu si neper Europe ..Ate lindoren por edhe ketu ne Gjermani..Ne mos Gaboj Komunistet shqipetare nuk e kan firmos dhe as e njohin  kete dite ..Dhe per ket besoj qe te perndjekurit jan mbajt edhe peng ..sepse Katovica ne Shqipëri edhte ne fazen maksimale te lulezimit dhe suksesit ..

Edhe Departamenti i te Perndjekurve qe eshte tek PD..nuk beri asnjë aktivitet ..Ashtu si ne oame ne gjithe Europen ..Por md cme thane jan mjaftuar me nje shkrim ne Facebook ..Dhe sikur mos mjaftonte jj ka ngele Hatri pse un kam kujtuar ate Dite dhe kam shpetndare shkrimet e dikujt Tjetri qe me dukdn tej e me Vend ..qe “Te vdekurit Tane ne Shqipëri nuk ka kush ti kujtoje ”

Sikur mos te mjafyonte heshtja e Tyre kundrejt krimineleve ..harxhojne kohë dhe shkruajn qe nd duhet ti leme të qete ne heshtjen e Tyre..

Ja mesazhi qe Nen.Kryetari i Departamentit te te Perndjekurve Politike me drejtohet Mua ..

Z. Kujtim Cekani unë jam nënkryetar i Departamentit të ish të Përndjekurve Politikë, pranë PD, pasi PD nuk ka dikaster për ish të përndjekurit. Detyra për shtypin, në këtë departament, kuptohet është imja, si nënkryetar. Unë zgjodha të postoj në faqen e këtij departamenti një artikull të babait tim, Tefikut dhe z. Radi, në ditën e ish të përndjekurve dhe të përgëzoj, që dhe ti e kishe bërë share. Ai artikull m’u duk më tepër se i mjaftueshëm, për të përkujtuar ditën e të përndjekurve. Ndoshta nuk bëjmë aq sa do të donim, por më e rëndësishmja është që nuk gjykojmë as të përndjekurit që kanë shkuar majtas, as ata që nuk janë të përndjekur, por luftojnë për interesat e tyre për kauzën e të përndjekurve dhe as ata të përndjekur që kontribuojnë në media apo portale individualisht, pasi koncepti im është bashkimi i të përndjekurve politikë dhe kjo e fundit nuk mund të ndodhë duke sharë apo kritikuar punën e njëri tjetrit, difekt genetik i kësaj shtrese, i cili bëri të përfitojnë komunistët në ’44.
Me respekt, Edison Tefik Cela.

…..

..Qe te perfaqesosh Shtresen e te Perndjekurve eshte detyre Fisnike ..o Beje ose mose Bej ..pra si thone ..Beje mire Beje Vete ..Te pakten nje manifestim .nje pankarte . dicka qe te shikohet qe akoma ka te gjalle ne ate vënd nuk kan vdekur te gjithe..Ky ishte dhe eshte qellimi i shkrimeve te mia ..dhe jo debati apo percarja brenda nesh..Se un e kam zgjedhur rrugen time… JO KOMPROMIS ME KOMUNISTET ..

Ta Lexoje kete shkrim Kelyshi i Enverit Taulant Balla .Keta Jane Historia e Polisit ..Historine e Bejne Atdhetaret dhe se shtremberojne dot “Zagaret.

FB_IMG_1470611935615

Nezir Muzhaqi..Qerim Muzhawi ..Kadri Muzhaqi

FB_IMG_1460383587488

 

Nacionalisti Ali Cekani

 

 

Historia 500 vjecare e Polisit ..e Nacionalisteve qe bene Histori ..

Kjo eshte Historia e vertete e Polisit..

Nezir Muzhaqi – nga bangat e shkollës… te varja në litre

“Prindi që le birin e tij të mësuar, por të varfër
thuaj se i ka lënë gjithçka.
Por ai prind që e le të birin të pa mësuar dhe të pasur,
thuaj se nuk i ka lënë asgjë…!”
Gjon Muzaka

70 vjet me parë, me 4 gusht 1945 u ekzekutua me varje në litar, në një trekëmbesh të vendosur pranë rrapit të Bobollës, Nezir Muzhaqi…
Do të fillonte kështu epoka e terrorit fizik dhe shpirtëror, e persekutimit skllavërues për një pjesë të popullatës shqiptare. Periudhë e cila zgjati gjysëm shekulli dhe mplaku disa breza. Nezir Muzhaqi luftoi për Shqipëri kundra pushtuesve nazifashiste, si komandant i cetës nacionaliste të Ballit Kombëtar. Luftoi për një Shqipëri etnike për shqiptarin zot në tokë të vet. U ndodh në bregdetin e Kavajës, në Ishëm kur shokët e ftuan të ikte, por ai nuk pranoi. Ai ishte dhe mbeti një idealist i pandreqshëm dhe besonte në drejtësi. Edhe në çastet e fundit të jetës do të përsëriste: “Unë nuk kam ba krime!”
Një arsye tjetër që e bënte të qendronte ishte meraku për familjen. I dukej se në mungesë, familja do t’i nënshtrohej raprezaljeve për shkak të tij. Por besimi i idealistit nuk u justifikua. Atë e varën, dhe bashkë me të u ekzekutuan në kohë të ndryshme edhe gjashtë burra nga fisi i tij. Familja iu nënshtrua një terrori të egër e të vazhdueshëm gjysëm shekullor.
Po Nezir Muzhaqi diti të qëndrojë përpara vdekjes. Rrallë burra i kanë qëndruar vdekjes si Nezir Muzhaqi. T’i qëndrosh vdekjes nuk mjafton të jeshë vetëm trim, por duhet të keshë edhe bindje në idetë e në pastërtinë tënde përballë poshtërsisë së xhelatëve.
Edhe më 1945, ata që dënoheshin, dënoheshin në “Emër të popullit”, si “Armiq te popullit”, kurse ata që dënonin quheshin “Drejtësia Popullore” dhe po ta pyesje turmën, turma ulëriste: “Kriminelët në litar!!”.
Nezir Muzhaqi preferoi litarin duke mbetur deri në fund nacionalist, se sa ta përdhoste karakterin e t’i shiste idealet, kur raportet e forcave e ndryshuan. Edhe propozimet nuk i mungonin…
Burra si Nezir Muzhaqi e si Apostol Gega nuk pati aq shume Shqiperia në 1945. Ata numërohen me gishta, përndryshe zullumi komunist nuk do të merrte ato përmasa që mori, sepse si thotë dhe Kasi: “Jam i sigurt që s’bëhej ujk Qesari, veç ngaqë qenkan dhenë romanët!!”.

Princi Gjon Muzaka

Legjenda

Atje në malet e Polisit, ku banon familja e Muzhaqëve, ndesha një gojdhanë interesante. Fisi i Muzhaqëve e sheh prejardhjen e vet nga princat e famshëm Muzakaj, të cilët përmenden për herë të parë si familje feudale në gjysmën e dytë tv shekullit XIII. Shndërrimet etimologjike që ka pësuar patronimi i famshëm, nuk e përjashtojnë, përkundrazi, tregojnë se emri ka kaluar nëpër gojën e banorëve të kësaj zone. Pothuaj të gjithë Muzhaqtë e Elbasanit, Gur Shpatës, Rafjes, Fushë-Buallit, etj. dhe ata që më vonë janë vendosur në Elbasan, janë degë të të njejtit fis. Me pak ndryshime rrëfimet e tyre janë versione të së njejtës origjinë. Sipas pleqëve të Vilanit, i pari i familjes së tyre ka banuar në Berat dhe pronat i kishte në Lushnje. Nuk dihet për ç’arsye familja është shpërngulur në Balaj të Kavajës. Atje futen në hasmëri dhe u larguan përsëri duke u vendosur në Labinot. Në Labinot, dalin tre vëllezër: Ahmeti, Qerimi dhe Limi.
Ahmeti me fëmijët e tij, qëndrojnë në Labinot, por i biri i tij, Hasani, i cili në popull njihet si Hasan Aga ose Hasani, qe ai themeloi Vilën në vitet ’70, të shekullit të kaluar. Emri Vilë, vjen nga latinishtja që do të thotë fshat, qytezë, por pleqtë thonë se kur erdhi Hasan Muzhaqi në Vilë gjeti aty vetëm stanet e familjeve Xhaja, Bupi, Maci, Kalia, Vashaku të cilat i bleu.
Jonuz Muzhaqi nga Rafja e Sopotit tregon një variant tjetër të kësaj gojdhane. Ai thotë: “Gjon Muzaka ka ardhur nga Berati dhe është vendosur në Polis të Vogël, aty ku sot është shtëpia e Jaho Muzhaqit. Stanin e ka pasur në Rahje. Jaho Muzhaqi mbeti në Polis të Vogël. Djemtë e tij: Sula, Limi e Hasani u vendosen ne Rafje, Polis Qendër dhe Vilë.

Disa breza Muzhaqesh dhe fashti i tyre Vilani

Historia

Se sa e vërtetë është kjo gojdhanë mbetet për t’u hulumtuar, por e rëndësishme është se gojdhanat kanë mbrritur deri në ditët e sotme, nga brezi në brez, nga goja e pleqëve tek më të rinjtë, dhe s’mund të jetë sajesë e ndonjë dashamiri historie. Në asnjë nga variantet e gojdhanës nuk thuhet se Muzhaqët janë vendas në trojet ku banojnë sot, origjina e tyre shihet o nga Berati o nga Myzeqeja ku kanë pasur edhe pronat e tyre të mëdha. Në gjenealogjinë e Gjon Muzakës, që Hopfi e zbuloi në 1863, si prona të Muzakajve dalin krahina të tëra, por gjithmonë baza e tyre mbetet Myzeqeja, madje Noli principatën e Muzakajve e quan principata e Myzeqesë. Pastaj tregohet se si e ndan këtë principatë tre bijëve: Kostandinit, Teodorit dhe Adrianit. Seç ndodhi me Muzakajt që mbetën në Shqipëri Gjon Muzaka nuk na e thotë, por thotë se të katërt bijtë e Angjelines, motrës së Skëndërbeut (qe u martua me një Muzakë) dhe me duzina princër të tjerë, gegë e toskë, u kthyhen në muhamedanë.
E bëra këtë pasqyrë të shkurtër historike për të krahasuar gojdhanën me atë çka shkruan historia për këtë familje princore e të shquar arbërore.

Hasan Agë Muzhaqi

Tradita

Vilani është fshati i fundit dhe më piktoresku i Polisit. Në jug vijnë malet e Sopotit, që përballë ka kreshtën e Vukanikut me pyje, në perëndim zgjatet gryka që formon përroi i Gostimës, në veri i ndan shkëmbi i Gjorg Golemit dhe në lindje ngrihet Guri i Kalit Tollit. Siç thamë, kët fshat e themeloi gjyshi i Nezirit, Hasani. Ai, Hasan Muzhaqi bashkë me shtatë djemtë e tij, kanë luajtur një role të rëndësishëm në lëvizjen antiosmane dhe sidomos në periudhën e pavarsisë. Në kët kohë ata bashkëpunojnë me Blloshmët e Bërzheshtës që njiheshin si derë fisnike dhe me një veprimtari të vyer në dobi të çeshtjes kombëtare. Kujtimet e burrave që mbetën nga Muzhaqtë e Vilanit janë të mjergullta, por më mirë flet kënga e Hasan Age Muzhaqit, një këngë mjaft e dëgjuar në Polis, por e pabotuar në ndonjë përmbledhje folklori për arsye që dihen.

 

Kënga e Hasan Agë Muzhaqit

Ku e bëre ferk/ Për herën e parë
Dede bej o Stavovar
Openo Polit/ Tek Hasan Ai
Dede bej o Stavovar
Ku e dite Hasan Ai/ Paske qene jevg
S’qenke kumanar/
Për një kosaxhi/ U vranë dy xhandarë
Të vunë përpara apo si gomar
Ky Sherif Muzhaqi/ Qenka kumanar
Dede bej o Stavovar
S’pate pamur trima/ Trima Polisarë

Ngjarja për të cilën flet kjo këngë duket se u takon viteve të fundit të pushtimit turk. Hasan Aga ka qenë në burg në kohë të Turqisë. Djemtë e Hasanit dolën në arrati dhe sulmonin garnizonet turke në bashkëpunim me Shaban Blloshmin. Xhandarët që u ngjitën në Polis nën komandën e një Dede bej Starova vranë një kosaxhi, hysmeqar të Muzhaqëve që po kosiste lëndinat. U ndez lufta ku protagonist bëhet Sherif Muzhaqi. Në kët përpjekje u vranë dy xhandarë turq, dhe u plagos një i tretë i ngarkuar me plaçkë. Nga burrat e Vilanit dëgjova se ky Hasan Agë Muzhaqi, ka qenë përfaqësues i krahinës bashkë me Shaban Blloshmin në Kongresin e Lushnjes. Pas vdekjes së Hasanit djali i madh i tij Meti, që njihet në gjithë krahinën për trim e me autoritet, mbetet përfaqesuesi kryesor i Muzhaqëve të Polisit. Met Muzhaqi pati 9 fëmijë, 9 familje që më vonë iu nënshtruan një persekutimi të egër deri në ditët e fundit të pushtetit komunist në Shqipëri.
Me i shquari ndër ta, ai që me jetën e shkurtë dhe vdekjen heroike shkon në rrugë të Gjon Muzakës së dikurshëm (Muzhaku i Angjelinës), që bashkë me 8 oficerë të Skëndërbeut, Sulltani i rropi të gjallë, mbasi i mundoi për 15 ditë rresht që të ndërronin fene. Asnjë prej tyre nuk u tund, asnjë prej tyre nuk lypi mëshirë, asnjë nuk desh ta mohonte fenë dhe atdhenë, por vdiqën si dëshmorë…(Noli).
Të njejtat fjalë mund të thuhen edhe për trimin Nezir Muzhaqi.

Muzhaqet: Kadri, Nezir dhe Qerim

Kush ishte Nezir Muzhaqi

Nezir Muzhaqi lindi në Vilë të Polisit me 1917. Ishte djali i dytë i Met Muzhaqit dhe i Hatixhe Muzhaqit. Nga fëminia e Nezirit dimë se vjen në Elbasan në vitet 1924-1925 në shtëpinë e Qerim Muzhaqit, për të ndjekur shkollën. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Naim Frashëri” ose shkolla e Tebojës siç njihet në popull. Ahmet Abdurrazaku tregon se Neziri ka qenë një nxënës i zgjuar dhe i zellshëm. 12-13 vjeç shkoi në Korçë per të ndjekur liceun. Liceun e përfundoi në 1940 dhe menjëherë niset në Francë për studime, por nuk do të qëndrojë as 7 muaj dhe do të kthehet në Shqipëri për shkak të luftës. Për veprimtarinë e tij antifashiste në këtë periudhë na flet profesor Abaz Ermenji, që e pat nxënës në atë kohë. Në një letër që i dërgon Rudolf Delianës me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nezirit. Nezir Muzhaqi, filloi organizimin e çetës së tij në verë të vitit 1942. Duhet thenë se një farë organizimi luftarak Muzhaqtë e kanë pasur edhe më parë mbi bazën e lidhjeve fisnore dhe të influencës së familjës. Ceta përbëhej nga fshatarë të Polisit, Librazhdit, Shushicës, Labinotit, etj. Në verën e vitit 1943, u bë përpjekja të ura e Mirakës me formacione të ushtrise italiane. Në gusht të 1943-it çeta e Polisit shpartalloi italianët në kazermat e Babjes dhe rrëmbeu një sasi armësh dhe municioni. Po në gusht të vitit 1943, ka kaluar nëpër Polis Brigada e Parë me Mehmet Shehun ne krye. Vinin nga Llanga dhe Stravajt. Gjer në atë kohë nuk ishte ndezur konflikti i hapur midis forcave nacionaliste dhe forcave komuniste. Brigada e Parë hyri ne Vilan pasdite. Lëshuan mushkat në arat me bereqet dhe u shpërndanë nëpër shtëpitë për të marrë ushqime. Në shtëpinë e Met Muzhaqit erdhën disa partizanë dhe kërkuan bukë për gjashtë etj. Met Muzhaqi u tha: Terhiqni mushkat nga misri se aty është bereqeti për ju dhe për ne, përndryshe ua tregojmë ne se kush jemi. Mbasi e mori vesh Neziri ngjarjen, të nesërmen në mëngjes zuri qafën dhe me forcat e tij i doli përballë Mehmet Shehut, ky i dërgoi njerëz për të shmangur përpjekjen dhe kërkoi ndjesë për dëmin e shkaktuar. “Ne kemi rrugën këndej nuk kemi luftë. Për dëmin që shkaktuan mushkat do t’ju paguajmë” i ka thënë Mehmet Shehu. “Prej këtu e deri në Mirakë po dëmtuat do t’ju biem…” është përgjigjur Neziri. Dy formacionet u ndanë në paqe, por duket se ishte një paqe me prapamendime. Mehmet Shehu nuk e gëlltiste dot ndjesën edhe kur ishte fajtor. Poshtërimi që pësoi në Vilan do ta kujtontë gjatë. Kjo paqe do të shkaktonte një gjakderdhje të tmerrshme midis shqiptarëve. Mëria e kuqe do t’i ngjitesh Polisit edhe tri herë të tjera për t’u hakmarrë kundër popullsisë së pafajshme.

Fshati Vilan themeluar nga Muzhaqet

Lufta e Polisit

vilan1

Jo shumë gjatë, por vetëm disa muaj më pas, në dhjetor të 1943-it Brigada e Tretë, do të ngjitej në Polis për të ndeshkuar fshatarët e pambrojtur në befasi. Komunistët erdhën natën, e qarkuan fshatin Polis Qendër, hynë në shtëpinë e Hasan Zajmit dhe tentuan ta rrëmbenin për ta përdorur si udhërrfyes. Hasani pati kohë të shtije dhe të hedhë një bombë për alarm. Hasan Zajmin e lidhën me gjithë gruan. I tërhoqën zvarrë dhe i pushkatuan rrugës të dy…
Si dëgjuan krismat e armëve u ngritën fshataret e Polisit, Gur Shpatës dhe Gajovit. Populli lajmeroi Kadri Muzhaqin, Hazis Cakanin. Këta mobilizuan çetën që ishte e shpërndarë dhe u ranë komunistëve. Gjithë natën dhe ditën, edhe ditën tjetër vazhdoi lufta…
Ishte më tepër një luftë popullore se sa luftë midis çetash kundërshtare. Brigada komuniste u shpartallua keq duke lënë shumë të vrarë, të plagosur dhe robër në duart e fshatarëve. Falë mjegullës së dendur që binte atë ditë në Polis shpëtuan ata që mundën, duke marrë vrapin drejt përroit të Gostimës e Fushë-Buallit.
Trimërinë dhe virtytet e malësorit fisnik të kësaj zone i jep dhe kjo ngjarje që tregon Jonuz Muzhaqi, që ka qenë partizan në Brigadën e Parë dhe kundërshtar i Nezirit. “Një fshatari me mbiemrin Kasa që kish luftuar gjithë ditën me trimëri kundër komunistëve, i shkon një partizan i plagosur në shtëpi. Ai e strehoi si e ka zakon shqiptari, në darkë i vete Zenun Cekani dhe i thotë: Nxirre partizanin! Fshatari i përgjigjet: Ti e vret atë, por nuk del i gjallë nga shtëpia ime!Në shtëpinë e Ballollit, 25 partizanë të zënë rob i liroi trimi me fletë Ali Cekani. Ky Ali Cekani, më vonë vdiq në burgjet komuniste. Pas luftës, të nesërmen kur vjen Neziri nga Elbasani gjen dy partizanë të plagosur që i dërgoi në shtëpinë e Haziz Beqirit në Fushë-Buall dhe e porositi t’i mjekojë dhe t’i lirojë.

Djegia e Polisit

Me 17 maj 1944, në befasi nga Vithkuqi vijnë në Vilan forcat e Brigadës së Parë, të përforcuar nga batalioni i Bërzeshtës. Këtë radhë nuk erdhën nga Polisi, por i ranë Vilanit nga prapa duke i zënë burrat në befasi. Neziri me çetën e tij nuk ndodhej në fshat. Ata burra që qenë larguan gratë dhe fëmijët në pyll dhe vetë zunë pozicionet. Burrat e Vilanit i komandonte Kadri e Qerim Muzhaqi dhe e mbrojtën fshatin deri pas mesnate. Në mëngjes duke mos i përballuar forcat e shumta dhe armatimin e rëndë u tërhoqën nëpër Përroin e Gostimës. Në një shtëpi larg fshatit hynë natën dhe zunë dy vëllezër: Tahir e Shaqo Muzhaqin. Njeri 22 dhe tjetri 24 vjeç. I lidhen dhe i pushkatuan sipër shtëpisë së tyre. Atë natë dogjën në fshat 14 shtëpi të Muzhaqëve dhe grabiten 12.000 krerë bagëti. Neziri me çetën e tij, arriti në Vilan të nesërmen në drekë. Gjeti fshatin e braktisur dhe hyri në shtëpitë që digjeshin. Siç tregojnë dëshmitarët, tymi dukej gjer në Elbasan. Atë natë Ruzhdi Muzhaqi, vëllai i vogël i Nezirit që atëhere ishte gati fëmijë, midis zjarrit të armëve rrëmben foshnjën dy javëshe të të vëllait Kadriut, dhe rendi në pyll t’i shpëtonte masakrës. Të qarat e foshnjës kumbonin në errësire dhe atë herë komunistët përqëndruan zjarrin mbi foshnjën. Fëmija ndjente si binin mbi kokën e tij degët e pemëve të keputura nga plumbat, por fati desh që të shpëtonin të dy. Njeri jeton edhe sot i mplakur nga vuajtjet dhe tjetri burrë 70 vjeçar. Polisi u dogj përsëri në shkurt të vitit 1945, por kësaj radhe nuk mbeti më shtëpi e Muzhaqëve në këmbë.

Princi që i vu qafën litarit

Në vjeshtën e vitit 1944, forcat nacionaliste u grumbulluan në Shqipërinë e Mesme. Për të përballuar fuqitë komuniste u bashkuan forcat e Ballit dhe të Legalitetit nën komandën e Abaz Kupit. U vendos që të kalonin në Kosovë. Pasi nuk mundën të kalonin në Kosovë, u përqëndruan në Shkodër. Një pjesë u larguan në mërgim.
Edhe Nezir Muzhaqi pati rast të largohej në Ishëm të Durrësit, por nuk e bëri këtë, shokëve u tha: Unë nuk kam ba krime dhe kam merakun e familjes. Kemi një dëshmi të Ahmet Abdurrazakut për këtë periudhë, i cili ka qenë shok shkolle dhe mik i tij. Në tetor-nëntor 1944, janë takuar në shtëpinë e Tasim Bishqemit, Xhavit Kaba, Neziri, Ali Agushi, Ahmet Abdurrazaku, etj. Eshtë biseduar për portretin moral të Enver Hoxhës, pasi Tasimi si ish-komandant i xhandarmërisë, kishte shfletuar arshivat sekrete të Ministrisë së Brendshme të Zogut. Neziri e ka hapur bisedën për ndërhyrjen anglo-amerikane dhe kishte besim se aleatët nuk do ta linin Shqipërinë në duart e kriminelëve. “Ky popull asht mashtru prej injorancës dhe mosdija politike po e çon drejt shkatërrimit…” mbahet mend të këtë thënë Neziri. Mbas 10 ditësh me dha një letër për Lef Nosin – tha Ahmeti. Ja dorëzova letrën Lefit tek shtepia e Samurrëve, pranë fabrikës së alkoolit. Mbas kësaj nuk e takova më Nezir Muzhaqin. Në fillim të vitit 1945, Nezir Muzhaqi u kap nga  pushteti komunist në Shijak, sipas Kup Qytykut, që ka qenë besnik i tij.

Me 14 maj 1945, Neziri shkruan fjalën e mbrojtjes që e titullon “Promemorie”. Ky dokument është zbuluar në arkivat e gjykatës dhe bashkë me mbrojtjen e avokatëve të tij është një material i çmuar që hedh dritë mbi veprimtarinë e tij në vitet 1939-1945, mbi luftën antifashiste dhe luftën vëllavrasëse. Më mirë se vetë Neziri kush mund të flasë për të? Po lexoj disa rreshta nga kjo “Promemorie”.

“I nënshkruemi Nezir Muzhaqi, nga katundi Polis dhe tani i rreshtuar në burgun e Elbasanit, i akuzuar si “kriminel lufte”, jap këto hollësira mbi sa jam deklaruar përpara komisionit hetimor dhe që provojnë qëndrimit tim korrekt politik e konstruktiv dhe ndjenjat e mia atdhedashëse dhe patriotizmin shembullor.
Qysh nga viti 1941-’42 gjer ne fund te vitit 1943, shtëpia ime e përmendur për ospitalitetin e saj tradicional, edhe këtë herë u vu me të gjithë mjetet e saj morale dhe materiale në dispozicion të atyre që i kishin rrokur armët të parët kundra invazionit fashist dhe këtë përkrahje shtëpia jonë e bante pa marrë parasysh konsekuencat e rënda të reaksionit fashist që ishte në kulm të fuqisë. Si rrjedhim i kësaj sjelljeje vjen menjëherë internimi i babait tim nga qeveria e Krujës. Po në këtë kohë unë kërkohesha me këmbëngulje nga karabineria e Librazhdit dhe kuestura e Elbasanit, kurse unë qëndroja nëpër katunde dhe propagandoja shtëpi më shtëpi për mos më dhenë taksa, mos me shkue ushtarë, mos shkruhen gjindarmë, të mos pranojnë taksa të gjindarmërisë, të mos japin të dhjetat, etj. Këtë veprimtari e vërtetoj me popullin e Polisit, të cilit e kanë përzenë dy herë postën e atij rajoni me forcë si dhe Babjes, Fushë Buallit, Spatharit, Dardhës.
Ditë, muaj e vjet dhe dhjetra e qindra partizanë hanin pinin e laheshin prej familjes sime e me në fund i përcillnin sa për Cermenikë, për Labinot për Shpat, për Vercë, Mokërr e Berzeshtë. Që ta faktoj këto sjellje mjaftohem me pyetjen e Hasan Bajraktarit, Petrit Hakanit, Kadri Hoxhës, Pleurat Xhuvanit, Dhimiteër Shuteriqit, Ramadan Citakut, Mexhit Vinçanit, Enver Hoxhes, Sami Bahollit, etj.

Firma e ekzekutimit të Nezir Muzhaqit

Qëllimi em ishte nji: Që populli të shkëputej nga fashizmi dhe të përgatitej për të luftuar. As dhe pas luftës së Polisit, asnji zonë partizane nuk është sulmuar prej meje. Nuk e them me fjalë, por me fakte dhe ja ku po tregoj disa prej atyre që munda me shpëtue 20 e ca vetë të dorzuem, në mes të cilëve shumë të plagosë i kam dërgue bashkë me polisarët e plagosur si fshatarë polisarë. Një pjese i lirova me inisiativën time midis të cilëve edhe Lufti Lekën, më vonë kam liruar Shefki Shabanin, djalin e Mal Bylykut, Demir Lulen, Sadik Sadedinin, Qemal Zajmin, Semiram Xhuvanin, Vaja e Nasi Guranjakut, e të tjerë.
Në dimrin e 1944-ës, asht rrethue nga forcat e gjindarmërisë lagja Dryni kala, aty ishte i sëmurë Dhimitër Shuteriqi, i cili jo vetëm ndjehej rëndë sa nuk mund të dilte, por edhe dalja qe e pamundur, mbasi qyteti ndodhej i bllokuar nga të katër anët. Unë tue ditë dhe vlerën e Dhimitër Shuteriqit, i jap fjalën se do të baj të pamundurën të mundur, tue vue edhe veten time në rrezik. Vetë personalisht në shtëpinë e tijë e fus në një makinë veshur me rroba katundari së bashku me 7-8 polisarë dhe unë vetë mbrapa që të mos kontrollohen në postëbllok. Kështu e dërgoj në Polis ku ndejti deri sa u shërue. Sa për akuzat që bëjnë kundra meje për plaçkitje e grabitje bagëtishë, kam të shtoj se po të isha i tillë nuk kisha pse të grabisja Rrap Bosin, Gani Fallen e Man Kryemadhin të cilët janë miq të vobektit e Sopotit, Breshkës e Lepushës, por do të digjja më pasanikët e tri lagjeve dhe do të braktisja bagëtitë e tyre si p.sh. bagetitë e Cen Blloshmit, të cilat kur kthehesha i ndesha në rrugë. Kurse unë jo vetëm nuk u kam grabitun, përkundrazi përpiqesha me u shpëtue si mallin ashtu edhe gjanë e gjallë, prandaj edhe këta të thirren edhe të pyeten. Që kam qenë armik numër 1 i fashizmit, këtë e provoj me fakte si p.sh. me demostratat e Korçës, në të cilat kam qenë në ballë, i pari. Në njërën prej këtyre demostratave jam plagosë nga karabinjeria… Në 1942-’43, lashë shkollën, rehatin dhe vura si veten dhe familjen në rrezik dhe hidhem në ilegalitet, i shtytur vetëm nga ndjenja e atdhedashurisë…”

Dora gjakatare e regjimit nuk kurseu Nacionalistet e Polisit ..

1..Nezir Muzhaqi varur ne litare Kr i Ballit per Prefekturen e Elbasanit.

2..Qerim Muzhaqi u vra ne perpjekje me sigurimin e shtetit ..

3..Kadri Muzhaqi  Pushkatuar..

4..Sadik Muzhaqi vdekur ne keneten e maliqit..

5..Ali Cekani kr i Ballit per Polisin..vdekur ne burgun e Tiranes

6..Rexhep Kasa vrare nga sigurimi shtetit

7..Sali Kasa Vdekur ne kampin famekeq te Tepelenes ..

pa dhogaritur internimet ne kampin e tepelene te familjes se Sherif Muzhaqit ..

 
(Materialet e këtij shkrimi janë mbledhur, sistemuar dhe botuar nga Kujtim Cekani)

.

Histori rrenqethese… Familja Ismail Qemalit Persekutimet nga Diktatura..PASARDHËS TË MËNJANUAR ..

Histori rrenqethese .Familja Ismail Qemalit ,Persekutimet.

PASARDHËS TË MËNJANUAR TË ISMAIL QEMALIT

 

Për Enver Hoxhën dhe njerëzit rreth tij, por ca më shumë për një tip si Koçi Xoxe, pati mbërritur rasti i shkëlqyer që me një gur të vrisnin dy zogj.

Filloi ndjekja nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 29 janar 1946, pasdite, “në zyrën e Robinsonit ka shkuar Qamil Vlora (i nipi i Ismail Qemalit). Kur ky ka hyrë brënda ësht pritur shumë mirë. Pa humbur kohë Qamili nxjerr nga xhepi disa letra dhe ja dorëzojë Robinsonit, ky i fundit i merr dhe me një herë duke u ngrit, mbylli grilat e dritareve. Qamili qëndroi këtu 1 orë. Kur doli futi me të shpejtë disa letra në xhep dhe shikonte sa majtas djathtas, gjithashtu edhe kur shkonte kthente kokën mbrapa.

Qamili në kohën e Zogut ka qenë Sekretar në Ministrin P. Jashtme, mbas një abuzimi që bëri arratiset në Jugosllavi dhe prej andej në Francë. U kthye në Shqipëri me ardhjen e Fashizmit. Esht kushëriri i Sara Blloshmit”.

Sipas dosjes së hapur nga Ministria e Punëve të Brendshme për Vandelaur Robinson, ky ishte major. Në vendin e vet qe bir i një koloneli pensionist dhe familja e tyre jetonte vetëm me rrogat e shtetit, duke mos qenë aspak i pasur. Pas pushtimit gjerman të Italisë ishte marrë nën armë dhe qe ngarkuar për të drejtuar gazetën “Mundimi”, të destinuar për Shqipërinë. Më pas nga “Radio-Bari” drejtonte transmetimet në gjuhën shqipe. Në Shqipëri, pranë Misionit Britanik pati ardhur menjëherë “pas formimit të Qeverisë së parë të Republikës Popullore në Berat, edhe më von së bashku me misjonin, erdhi këtu në Tiranë.

Detyra e tij në Misjon ishte ajo që të drejtonte zyrën e shtypit dhe të propagandës për kulturën angleze në Shqipëri. Punonte shumë dhe kishte një inteligjencë shum të mirë me gjith se edhe pak avdall, po për misjonin q’i kishin ngarkuar ishte shumë i zoti… Me gjithë se ishte laburist dhe tregohesh shum a pak në favor të Pushtetit t’onë, nga raportet e tija viheshe re e kundërta, shante dhe qortonte Pushtetin t’onë në një mënyrë të hapur dhe krejt të reme”.

Pasi në materialin e skeduar rreshtoheshin emrat e shumë shqiptarëve, të cilëve Robinsoni u shpërndante raportet e tij të dërguara për në Londër, por edhe një pjesë e atyre që i vinin prej andej, vihej në dukje se mes tyre ishte edhe Qamil Vlora.

Ismaili nuk përmendej.

Për drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas shënimeve të ruajtura në dosjen për atasheun e shtypit të Misionit Britanik në Tiranë, ai realisht me këtë funksion qe i maskuar. Duhej të ishte, bashkë me gruan e tij Sara Blloshmi, njeri i punëve të fshehta.

Ndërsa qenë shumë të sigurt për këtë gjë, edhe pse në kartelat shënimmbajtëse nuk ndodhet asnjë provë e kësaj veprimtarie agjenturore të Robinsonit, më 6 shkurt 1946, në orën 2.10 pasdite, përgjuesit e shtetit komunist shqiptar shënuan se “Sara Blloshmi së bashku me V.Robinson… hynë në Misjonin Anglez dhe qëndruan deri në orën 3.10. Kur dolën ishin me një maqinë të cilën e dirizhonte Majori Maxvell Arnot”.

Ndërkohë, më 2 mars, u bë martesa e Ismail Vlorës me Esma Hurshitin.

Me gjysh të pushkatuar dhe baba të futur në zgafellet e thella të një burgimi të gjatë politik, Esmaja nuk e fiku buzagazin e saj ngazëllues dhe veshi fustan të bardhë.

Ishte sfidë.

E saj, por mbi të gjitha e bashkëshortit, Ismail Vlorës.

Dhe e vjehrrit, Qamilit, djalit të shtetthemeluesit.

Në atë 2 mars për të marrë nusen kishin shkuar edhe disa përfaqësues të misionit anglez, mes tyre edhe majori Vandelaur Robinson bashkë me të shoqen Sara Blloshmi.

Më 16 mars, dy javë më pas nga dasma, përgjuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbajtën shënim këtë herë jo për Qamilin, por për Ismailin.

Atë e bir tashmë qenë vënë në shënjestër.

Raporti i shkruar me dorë thoshte se “dolli nga shtëpia e Sara Blloshmit Ismail Qemali nga Vlora, ka marrë për grua të mbesën e Javer Rushitit, bashkë me gruan e tij, me Sarën e Majorin Robinson dhe një grua tjetër e pa njohur. Shkuan drejt Misionit Anglez. Avni Abazi dhendri i Javer Rushitit bën shumë takime me Ismail Qemalin që rri në apartamentet e Moskatit në Tiranën e re”.

Përgjimi i dy pasardhësve të shpallësit të pavarësisë kombëtare, Ismail Qemal Vlorës, u zgjat deri në fillim të dhjetorit.

Ia hodhën prangat në kyçet e duarve, duke ia vënë ato pas shpine, në datën 10. Urdhri ishte i Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Në të thuhej “Qamil Vlora, i biri i Ismailit dhe i Kleoniqit, vjeç 51, nga Vlora, me profesion nëpunës… akuzohet se ka mbajtë armë pa leje në kundërshtim me urdhëresën e Ministris P. Brendëshme. Me qenë se faji i tij parashikohet nga Neni 1 të ligjës Nr.21 datë 13 dhjetor 1945 si sabotator i pushtetit…”

Në të vërtetë, në dosjen e përgjimit të tij, mendimi qe: “Simpatizant i imperializmit anglez”.

U dënua me dy vite burgim.

I biri, Ismaili, i cili këto kohë kishte nisur shërbimin ushtarak, dy herë në muaj, aq shpejt sa atë kohë funksiononte posta, i dërgonte letra. Edhe i ati i përgjigjej me po këtë ritëm.

“Nga letra që më dërgove, – i thoshte të birit në një prej tyre, – të shoh të mërzitur, por duhet të bësh durim se jeta është e vështirë dhe se njerëzit janë shtyrë edhe nga dëshpërimi”.

Në vitin 1947, nëpërmjet një vendimi të marrë nga “Komisioni për Kontrollin e Rregjistrave”, familjes së Qamil Vlorës iu hoq mbiemri. Në njëfarë mënyre iu ndalua ta përdorte. Arbitrarisht iu vu “Ismaili”.

Në gjendje të rëndë fizike, dalë më në fund nga burgu, Qamil Vlora i regjistruar nga shteti komunist si Qamil Ismaili, ndërroi jetë në vitin 1950.

I biri, Ismaili, u arrestua në 1951.

Akuzohej për “humbje armësh” gjatë kohës që pati kryer shërbimin ushtarak në Korçë. U dënua me disa muaj burgim.

Më në fund, pasardhësi i drejtpërdrejtë në Shqipëri i shtetthemeluesit tonë, u rikthye në shtëpi, pranë buzagazit të tij, Esma Hurshitit.

Lindën njëri pas tjetrit pesë fëmijë.

Për fat dhe forcë mbijetimi, edhe djali tjetër i Qamilit, Xhevdet Vlora, u martua me Fatushe Kripën, me të cilën pati dy fëmijë: Ada (1965) dhe Qemali (1966).

Kur për arsye rutinë në vitin 1967 mori në dorë librezën e tij ushtarake, lëshuar nga Dega përkatëse e Tiranës, Ismaili (i riu) lexoi çfarë shkruhej në të: Quhej Ismail Ismaili; kishte lindur në 1920; me shtatlartësi 1.68; zotëronte gjuhët frënge, serbo-kroate dhe italiane; qe i paparti; me profesion ishte tornitor.

Një vit më vonë, më 1 mars 1968, kur për nevoja personale u hartua një dëshmi trashëgimie, çdo gjë u bë edhe më e qartë. Prej të gjithë pasardhësve të Ismail Qemalit, brenda dhe jashtë, për aq sa në Shqipëri ruheshin dokumente, mbiemri Vlora i ishte hequr nga shteti “socialist” vetëm Qamilit dhe të birit të tij, Ismailit.

Dora e rëndë e Enver Hoxhës do të rishfaqej ciklikisht në fatin e familjes. Kur bija e tyre, Ariana, ra në dashuri, djali që donte ishte plot shpirt të mirë dhe mendje të hapët, çfarë nuk e kishte e ëma e tij, sekretare partie. Ajo nuk e donte këtë lidhje martesore.

Por dashuria triumfoi, siç di ajo t’i thyejë të gjitha pengesat që i dalin përpara. U lind edhe një vajzë e dëlirë, tani është nënë. Një ditë vjehrra, pra sekretarja e partisë, e cila kurrë nuk e pati pranuar nusen me “biografi të keqe”, vjen në shtëpi me librin e porsabotuar të Enver Hoxhës “Vite të vegjëlisë”. E tundi në ajër dhe kërcënoi të birin: “Je me ke je martuar ti!”

Në libër thuhej “Bej ishte edhe prefekti i Gjirokastrës, Javer Hurshiti, shtëpinë e të cilit e kishin blerë agallarët. Ky rridhte nga bejlerët e rënë të Gjirokastrës…”.

Kjo ishte goditja fatale. Familja e re nuk mundi ta përballojë dhe, për t’u vetëmbrojtur, u nda.

 

Kushërira Nermin Falaski

Deri sa ndërroi jetë, për pesë vitet e para të pasçlirimit, pa u ftuar asnjëherë në përvjetorët e shpalljes së pavarësisë kombëtare, jo vetëm Qamil Vlora, por mohimin publik për plot dyzetegjashtë mote, deri sa ndërroi jetë në ditët e para të Lëvizjes së Dhjetorit 1990, e përjetoi edhe i biri, Ismaili.

Nuk u përfill për t’u nderuar me këtë pjesëmarrje simbolike as edhe djali tjetër i tij, Xhevdeti.

Për ta mbuluar këtë diskriminim kombëtar për arsye ideologjike, hierarkia staliniste e kohës pati gjetur një “gjethe fiku”.

Ftonte kushërirën Nermin Falaski.

Për të bërë edukatë dhe për të dëshmuar të sjellshëm hartuesit e “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”, vëllimi i tretë, botim i vitit 2009, në zërin për të, mes të tjerash, kanë shkruar: “Lindi në Tiranë në një familje me lidhje të afërta me Ismail Qemal Vlorën… Në fund të luftës u vendos në Itali…”.

Nuk ishte vetëm mospërputhja e Falaskit me të drejtën e ligjshme të trashëgimisë sipas pemës gjenealogjike për të qenë me statusin e pasardhëses së parë (madje as të dytë, as të tretë, as të katërt dhe as të pestë), por mbi të gjitha ajo ishte edhe qytetare italiane. Për vetëm këtë arsye të dytë autoritetet komuniste të Tiranës i vunë censurë trashëgimtarit të parë ligjor, profesorit në Universitetin e Barit, Aleksandër Vlorës.

Historia si e ka përjetuar Ismail Qamil Vlora dhe familja e tij këtë gjendje të vazhdueshme mënjanimi dhe harrimi të qëllimshëm do të jetë subjekti i vazhdimit të këtij shkrimi.

 

Dy Ismailë që nuk u takuan kurrë

Ismail Qamil Vlora dhe Ismail (Qemali) Vlora, gjysh e nip, nuk janë takuar kurrë në këtë jetë. Nuk u panë dot vetëm për një fill kohe. I ndau hapësira e ngushtë 1919-1920. Në të parin vit ndërroi jetë burrështeti ynë i shquar i 28 Nëntorit 1912 dhe në të dytin lindi pasardhësi i brezit të dytë të tij.

Ja pse edhe mund, për një apo dy vite më tepër të Ismail Qemalit, ky ta shihte e t’i gëzohej nipit të vet. Patjetër do të ngazëllohej shumë. Kishte të njëjtin emër: Ismail. Sigurisht edhe po atë mbiemër: Vlora.

Ishte një ringjallje e tij në pemën gjenealogjike të familjes së tyre numërmadhe, sepse në pemën e veprës historike kombëtare Ngritësi i Flamurit ishte i papërsëritshëm dhe i patrashëgueshëm.

Dy Ismail Vlorat nuk u panë kurrë e, megjithatë, ngjashmëria intime mes tyre, e brendshme, ishte tepër e madhe. Nuk shfaqet në siluetën e përgjithshme fizike të trupit, as aq fort në disa tipare të fytyrës (përveç syve që i shkëlqejnë si të gjyshit), por mbi të gjitha në karakteristikat kryesore të formimit si individualitet dhe identitet social, në ndjenjën dhe vetëdijen e kombëtarizmit, në dhuntitë e sjelljes publike, në marrëdhëniet e ngushta me kulturën, jo pak edhe në temperament.

Ismaili pasardhës, nipi, ishte natyrë e qetë dhe mendje e matur. Në çdo bisedë, edhe më të tensionuarën, nuk nxehej dhe për ta zgjidhur nuk kërkonte kurrë shtegun e sherrit. Nuk e ngrinte asnjëherë zërin për t’u imponuar dhe për të mosha e bashkëbiseduesit nuk kishte rëndësinë që ndaj një të moshuari të sillej ndryshe dhe ndaj një të riu apo edhe fëmije krejt në tjetër mënyrë.

Ismail Vlora i riu mund të ndryshonte formën e komunikimit për ta bërë sa më të frytshme shkëmbimin e mendimeve, por asnjëherë përmbajtjen dhe të drejtën e secilit për të qenë i barabartë që nga fillimi deri në fund të bisedës.

Kjo cilësi ka qenë vënë re tek Ismaili, i vjetri, një komunikues virtuoz.

Ismaili nip nuk krekosej. Edhe këtë karakteristikë e kishte të ardhur, nëpërmjet ADN-së, nga Ismaili gjysh.

Të pesë fëmijët e Ismailit të ri dëshmojnë se babai i tyre nuk u ka bërtitur kurrë. Nuk i ka goditur as edhe me vetëm një gisht. Për shqiptim fjalësh banale apo skërmitje të sharash as që bëhet fjalë.

Edhe Ismaili i vjetër kështu regjistrohet nga kronikat e kohës: asnjëherë i vrazhdë, shpesh fjalëbutë. Gojëmbël.

Ismail Qamil Vlora duke mos qenë lajkatar, qe përkëdhelës, po ashtu si gjyshi.

I lindur në Francë dhe kaluar atje vitet e fillimjetës, fjalët e huaja më të përdorura, kur ato nuk mund të shmangeshin, i zgjidhte nga kjo gjuhë. Ato turke, ende të shumta në fjalorin e disa të tjerëve, qenë për të mjaft të rralla. I mbante larg. Bënte përjashtim dhe qe mjaft e privilegjuar në të folurën e tij fjala “xhan”.

Fëmijëve të vet u thoshte përherë “Xhan, xhan i babait!”

Në marrjen e vendimeve të rëndësishme Ismaili nuk ngutej. Të gjitha ato që mori gjatë jetës së vet u provuan nga koha se qenë të drejta.

A nuk ishte një shembull i tillë Ismail Qemali i 1912-s?

Ismaili nip nuk e rrezikoi asnjëherë integritetin e tij dhe të familjes në favor të ndonjë përfitimi politik. Për t’u ulur (apo gremisur) në rehatin e një të privilegjuari, ai fare lehtë mund të tjetërsohej, të ndryshonte cipën morale, të kameleonte. Mbeti tërë jetën tornitori me katër gjuhë të huaja dhe kryefamiljari i gjashtë frymëve të tjerë me vetëm një rrogë të vogël.

Nuk i hapi kurrë rrugë të gënjyerit, edhe në rastet kur fshehja e së vërtetës së madhe mund t’i shpëtonte kokën. I biri Darling tregon se, kur qe nxënës shkolle në klasën e shtatë, një ditë i dërguan kolektivisht për të vizituar shtëpinë në të cilën ishte themeluar Partia Komuniste Shqiptare. Atje, ai lexoi se me rastin e asaj ngjarjeje, Tirana qe mbushur me trakte dhe lajmi i krijimit të PKSH ishte përhapur kudo nëpër popull.

Kur këtë Darling ia tha të atit, pa dëshiruar patjetër prej tij një mendim, ky nuk u skrupullos brenda heshtjes dhe as u tut, por i shpjegoi se Partia Komuniste vërtet qe themeluar në atë shtëpi, saktësisht më 8 nëntor 1941, por lajmi nuk u mor vesh. Po ashtu shtoi se as trakte nuk kishte nëpër rrugë: “Isha njëzetë e një vjeç dhe as unë dhe as shokët e mi nuk pamë në vende të dukshme ndonjë të tillë”.

Duke pasur kulturë të brendshme pedagogjike, pra art të sjelluri, cilësitë e mira dhe çdo vlerë njerëzore, Ismail Vlora i riu nuk i përcillte te fëmijët e vet me anë të dhënies së këshillave, mënyrë kaq fort e përhapur te shumë prej nesh që mendojnë se ashtu e edukojnë një bir, vajzë, nip apo mbesë. Ai e bënte këtë nëpërmjet shembullit të tij të mënyrës së të jetuarit. Për të nxjerrë në pah një veprim të gabuar të fëmijëve Ismailit pasardhës nuk i duhej të përdorte asnjë lloj ndëshkimi. Me këtë rast dilte nga goja e tij vetëm fjalia e shkurtër “Këtë gjë unë babait tim nuk do t’ia kisha bërë”.

Nuk fliste për jetën e vet, por kjo nuk qe mbyllje në vetvete, tërheqje për t’u shkëputur nga realiteti, heshtje. Ishte e kundërta. Ismail Vlora i riu merrte pjesë në jetë duke folur pak. Duke u hapur aq sa duhej për ta thënë në të njëjtën kohë të vërtetën dhe për të mbrojtur familjen.

Ishte dhunti diplomatike si e të gjyshit?

Patjetër. Por, mbi të gjitha, ishte edukatë. Kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme për të mbrojtur fatet e njerëzve, veçanërisht në kohë të vështira. Në gjysmëshekullin e jetës së tij në realkomunizëm dhe mes hungërimit të luftës së klasave qe edukata ajo që e pati bërë përherë e më pak të cenueshëm nga egërsia e sistemit politik. Brutaliteti i diktaturës kriste e thërrmohej para mirësjelljes qytetare dhe kombëtare të Ismail Qamil Vlorës.

Stalinizmi afro pesëdhjetëvjeçar shqiptar më shumë se individin mospajtues godiste familjen e tij, këtë qelizë të brishtë dhe njëkohësisht gur të fortë themeli të shoqërisë. Bolshevizmi e dinte se po të denatyrohej familja, të çrregullohej jeta e saj, e humbiste fuqinë e rezistencës dhe të kundërshtimit të së keqes i gjithë trupi i popullit. Kështu, të sëmurë, mund ta sundoje mjaft më lehtë.

Gjyshi Ismail jo vetëm nuk e përjetoi, por as e pati shkuar ndonjëherë në mendje se pasardhës të tij do të kalonin një ditë nëpër këtë ferr e purgator. Përvoja e nipit me të njëjtin emër, në pemën gjenealogjike të Vlorajve, do të qe unike. Prandaj edhe Ismaili i ri u kap fort pas rrënjëve të veta, virtyteve të edukatës dhe të familjes.

Ismail Vlora nip nuk shprehu asnjë ndjenjë pikëllimi se nga jeta e vet, ajo e vetëm një punëtori, ndihej i penduar, i bërë pishman. Nuk vuajti kurrë nga ky kompleks, i cili mund t’ia ndërlikonte jetën edhe në një kohë kaq shumë të ngatërruar siç ishte diktatura staliniste.

Ai asnjëherë nuk ra viktimë e dëshpërimit. Pesimizmi për Ismailin e ri ishte një grackë, ku mund të binin dhe humbnin fatet e tre vajzave dhe dy djemve, këta të fundit gjenerata që bashkë me dy fëmijët e të vëllait, Xhevdetit, qenë mes Vlorajve pasuesit në familje të kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

I duhej t’i ruante, jo t’i rrezikonte.

Bashkë me Esma Hurshitin, ai u komunikoi vetëm optimizëm. Filozofia e tij e durimit për një ditë më të mirë, e cila do të vinte në një të nesërme, ishte përherë e shprehur prej tij në fjalët “ka edhe më keq”.

Sipas të bijve, Ismail Vlora i riu, optimisti në kohë pesimizmi, dëgjonte përherë muzikë. Të vendit të vet, doemos, por edhe franceze. Edit Piaf, Sharl Aznavur apo Zhilber Beko qenë tingujt e ngrohtë për të.

Esmaja adhuronte muzikën klasike italiane, tenorët e saj, veçanërisht Luçiano Pavarotin.

Ndërkohë Ismaili i ri dëgjonte edhe radion “Zëri i Amerikës”, të cilin veprim para nëntëdhjetës e bënin fshehurazi shumë pak shqiptarë.

Lajmet e Radio Rai-t po ashtu i ndiqte. Më pas edhe të televizionit publik italian. Këto të fundit i shihnin nëpërmjet antenave legale dhe të fshehura shumë prej bashkëkombësve të tij.

Ismail Qamil Vlora, ndërsa u moshua, humbi dëgjimin nga njëri vesh. Vuri një kufje mono. Për të dëgjuar zhvillimet përtej kufijve, ku rrinte shpresa e shpëtimit, aparatin e thjeshtë e vendoste sa më afër altoparlantit të radios apo të TV-së. Ashtu, i menduar dhe i pafjalë, humbiste në dëgjimin e gjatë.

Çdokush në shtëpinë e tyre e dinte që për këtë çfarë po shihte, babanë me veshin tek “Zëri i Amerikës”, nuk duhej të fliste jashtë. Këtë porosi i ati asnjëherë nuk ua pati dhënë. Ajo kuptohej. Ishte bërë vetvetiu ligj i jetës së brendshme të familjes. Një nga maturitë e nipit të Ismail Qemalit shtetthemelues dhe të bashkëshortes së tij me gjysh të pushkatuar dhe baba të burgosur e të persekutuar politikisht, qe dhuntia për t’i bërë të aftë fëmijët të dallonin e ndanin mirë çfarë duhej thënë brenda shtëpisë e çfarë mes njerëzve të tjerë, në rrugë.

I biri i Ismailit të ri, i cili ka marrë emrin e gjyshit, Qamili, dëshmon se në mbrëmjen e 18 dhjetorit 1981, kur pas lajmit të vetëvrasjes së Mehmet Shehut, televizioni shtetëror nisi të transmetonte muzikë të zakonshme, pra si të mos kishte ndodhur asgjë, i ati pati thënë menjëherë: “E paskan vrarë”. Batuta e rrezikshme nuk e kapërceu kurrë pragun e shtëpisë.

Ismail Vlora i riu pëlqente të lëvizte në këmbë dhe rrugën për në punë, e bënte duke ecur. Ndonjëherë merrte me vete edhe një prej djemve. Gjithë kohën, derisa mbërrihej në kangjellën e hekurt të vendpunës, ai tregonte histori nga lufta e Trojës apo shumë episode prej mitologjisë së lashtë greke. Qe mjeshtër i njohjes së saj.

Pastaj futej në torneri e ngrinte në krahë rule dhe masa të mëdha hekuri, gize apo çeliku. Kur në raste të tilla ndodhte ta shihnin fëmijët e tij, ata shtangeshin. Ku e gjente tërë atë fuqi babai i tyre?

Ndërkohë, punëtori me katër gjuhë të huaja, në bibliotekën e tij të mpakur prej sekuestrimit pësuar nga i ati, mes rreth pesëdhjetë librave të çmuar, ku shumica qenë në frëngjisht dhe që të gjithë të blerë në Paris, ndodheshin enciklopedi historike, fjalori “Petit Larousse”, letërsi artistike nga Hygo (“Të mjerët”), “Lulet e së keqes” prej Baudelaire, vëllime nga Anatol Franse. Nuk mungonin edhe dy-tri libra shkollorë të fundviteve tridhjetë. Nostalgjia për Francën i ngazëllehej Ismailit të ri vetëm ashtu, prej kujtimit të bankave të shkollës. Atje kishte njohur shumë prej elitës së botës. Në vendet e tyre një ishte bërë nënsekretar shteti dhe një i dytë ministër i oborrit mbretëror të Tunizisë.

Një detaj që nuk duhet harruar: Ismaili dhe Esmaja prej fëmijëve të tyre mbahen mend me libër në dorë. Tek lexonin përditë.

Madje mbesa e Javer Hurshitit, pas vitit 1990 dhe hapjes së kufijve, birit Darling të emigruar në Itali nuk i kërkoi asnjë rrobë, madje qoftë edhe gjë të vogël e të dëshiruar për një grua: një shall. Porosiste vetëm libra. I kishte titujt gati, dëgjuar për botimet e reja nga televizioni italian. Por edhe nga librat e vjetër, çfarë mbante mend nga jeta e saj e rinisë, sidomos kur studionte te shkolla “Nëna Mbretëreshë”.

Sot..Dita Nderkombetare e te Perndjekurve Politike..Nga Kujtim Cekani..

FB_IMG_1449615878080

Sot..Dita Nderkombetare e te Perndjekurve Politike..

Sot do me falni Miq..
Sot dua te uleras ..
Sot dua syte ti njom me Lot
Sot me te vdekurit Heronj dua te flas ..
..
Dita e Tyre është Sot ..
Dita e Atyre qe nje varr nuk kanë..
Dita e Tyre është Cdo dite ..
Se cdo dite Shpirti i Tyre qane..
..
Ata e deshten Shqiperine te Lire..
Ata e deshten Shqiperine te bukur.
Por ata sot nuk prehen ne Paqe ..
Trupat e tyre akoma jan te zhdukur..
..
Po i shkruj dy Vargje me thjeshtesi .
Per tju thene Heronjve te Atdheut ..
Qe asnjehere Sju kemi harruar .
Qe Amanetin Tuj se tret as Dheu..
..

Ish Oficeri i Kufirit ne Diber qe me torturoi Shef Policie ne kohen e PD ..Sot ne Portin e Durrsit ..i prefetuar i PD..

FB_IMG_1471964294641

Ne Foto Ali Elezi ..ish oficer kufiri qe ka torturuar Shqipetare te kapur ne Kufi ..

Deshmi e nje Ish minoreni ne Ate kohe i kapur dhe torturuar nga Oficeri Ali Elezi …

Une ne 1991 u arratisa te kaloj kufirin ne jugosllavi,me kapen isha i ri 14- vjec nuk e njihja zonen.Nje oficer Ali Elezi kufini erdhi me nje kale e lajmeruan ushtaret.Me futi shpulla e shqelma  , me keq trajtuan edhe pse  isha minoren sa ishin hap ambasadat ne ate kohe.Me cuan ne posten kufitare ne Terjake.Aty ra telefoni kishin kap nje djale te ri 30 vjec sa ishte martue kishte nje djale te vogel.Doli ne mengjez aty para popullit kishte pak popull i ka dhene nje dajak e beri zi nga fytyra,nuk e dij a vdiq ai djale apo jo.Por bertiste aman se kam djalin e vogel.Oficeri po i thoshte tradhtar i kombit kerciste dajaku mbi te.Mua me liruan pas dy oresh qe ndejta ne biruce.Ali Elezi ne kohe te PD ka qene kryetar dege,shef policie ne Diber,sot punon me portin e Durresit.keta oficera qe kane torturue popullin deri ne palce jan te preferuarit e pd dhe ps ..Ky Elezi i ja rrenjet tek pd e Dibres ..edhe pse Sot jetoj në Amerike dhe jam nenshtetas Amerikan më vjen te pelcas qe ish oficeret e kufirit qe kan vrare njerez ne kufi ..ish sigurimsat ..ish spiunet apo dhe me keq Kac Islami jan ulur kembekryq ne PD ne partine qe ne prisnim te na sillte shpresen por ne fakt na e vrau Ate ..

T.Kaloshi…

Ish Sigurimsi akoma punon ne policine e shtetit..Nga Kujtim Cekani..

FB_IMG_1454617332882

1987..me thërrasin të zyrat e kooperativës ..një Xhip i zi kishte ardhur nga Librazhdi ..paraqitem ..në atë kohë Operativ ishte Bajram Vlashi ..sapo kishte ndërruar Alush Hidan nje tjeter Operativ ..Bajrami më ftoi në zyrën e tije dhe me tha ..Dëgjo djalosh ..I shikon këto letra ..po i them ..keto jan perceverbale. ..një nga sekretarja e partise ..një nga përgjegjës i sektorit ..një nga..e nga ..gjithsej 5 copë ..një që nuk del në punë ..Po un dua te vazhdoj shkollën i them ..pusho më thotë pusho ..atë punë e din partia ..kush parti i them ..cfar I kam bere un partise që sme le të shkoj në shkolle ..ore merre merre çojë në burg ..dëgjoj një zë që ulërinte mbrapa krahëve të mi ..ai po na prish rininë ..se mora mundimin as të kthej kokën e njoha nga zëri ..ishte një njeri imi..Bajrami me ata sytë e kuq me tha firmosi ..firmosi po deshe te shpëtosh ..un ja ktheva un firmos vetëm po ma Lat të shkoj në shkolle ..dil jasht me tha por mos u largo..ashtu bëra u ktheva nga dera ..dhe ju holla një veshtrim.atyre mbrapa krahëve të mi i numerova 1..2..3..4..5..7..9..10..të gjitha kryesia bashkë me shitesen e bukës njëkohësisht sekretare e partise ..dola jasht ..dhe me duket si një film ..historia ime më operativ in ..vazhdon ..sot ai punon akoma ne polici ..kjo është Shqipëria Ime..

Për mendësin komuniste qe shkruhet në Gazetën Dita;…. Nga Adriatik Alimadhi..

largea_bll1426869284Për mendësin komuniste qe shkruhet në Gazetën Dita;….
Nga Adriatik Alimadhi..

Keni kohë që shkruani në mënyrën më të padrejtë dhe në kushte të pabarabarta mbi Ballin Kombëtar dhe Ballistët. Në intervistat e mia ndaj kësaj mendësie idiotësh dhe të dobet, fjalor fyes midis shqiptarëve që nuk shkon dhe nuk e kanë pasur tradicion vet shqiptarët, me detyron edhe mua t’ju përgjigjem jo me gjuhën e helmuar si tuajën, por me gjuhën e Ballit Kombëtar, t’ju jap dokumenta, fakte se kush kanë qënë kriminelët komunistë dhe kriminelët partizanë, krimineli mehmet dhe krimineli enver dhe të gjithë ata që pasuan këtë ideologji kriminale.
Por do te mundohem t’ju çrrenjos mendësinë tuaj komuniste dhe këtë gjuhë të helmuar, këtë gjuhë urrejtje midis njëri-tjetrit, të flisni me qetësi, flisni me fakte, jepini lexuesit dhe shoqërise shqiptare të vërtetën ashtu siç ka ndodhur realisht dhe si është e vërteta. Edhe une lodhem kotë me ju, ju jeni bijtë e baballarëve kriminel të djeshëm, ju jeni të pashpirt dhe shpirtzinjë keni për të ngelur, ju jeni dhe do te ngeleni me mendësin komuniste, mjerë familjaret tuaj si mundet të bashkjetojnë me ju idiot, ju kam thënë dhe do vazhdoj ta them keni perënduar O shpirtzinj. Askush nuk ju vlereson dhe askush nuk ju mbeshtet më, keni dalë si demode dhe do të humbisni fare, në të ardhmen historia do t’ju gropos njëherë e përgjithmonë….. Ju keni ditë që po i bëni gjyqin andrea stefani, ju nuk e kuptoni por ai ju ka mbrojtur dhe ka qene me mendësin tuaj dhe gjuhën tuaj, por ju të trash ngelët, e nuk kuptoni asgjë, e bëtë andrean, që të dilte edhe sot në kushtet e lirisë së fjalës dhe të demokracisë të pranojë se është krenar që ka qënë bir komunisti dhe se mbron me devotshmëri rrugën e babait komunist, mgjithatë ai nuk ka faj sepse me veprimtarinë tuaj kriminale detyruat të gjithë shqiptarët. Por ne nuk jemi si andrea stefani, që nga presioni juaj u kthye shpejt në origjinën e tij, sepse atje ka qene historikisht, ne jemi krejtesisht ndryshe sepse kemi ditur për cfarë kemi luftuar dhe cfarë kemi kërkuar, nuk ju kemi pasur kurrë frikë por ju kemi besuar si shqiptari shqiptarin, ju kemi dhënë besën e shqiptarit, por ju nuk ndreqeni, ju ngeleni të pashirt, të pa fe dhe shpirtzinjë, për ju ka vetem një vend, ne Hage duhet të përgjigjeni për krimet që keni bërë ndaj Ballit Kombëtar dhe Ballistave, ndaj shqiptarëve të vërtetë, per kete kemi pregatitur nje dosje te plote, me fakte , deshmi dhe dokumenta, mbi te gjitha krimet qe jane kryer ne shqiperi, vitet 1943-1944-1945 e ne vazhdim, vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, janar të vitit 2006 për denimin e krimeve te komunizmit në Shqipëri duhet të gjejë patjetër zbatim mbi ju. Lexoni se çfarë përgjigje ka dhënë Balli Kombëtar për Radio Barin dhe aleatet dhe se kush ishin shqiptarët e vërtetë, gazeta Flamuri, e enjte 10 gusht te vitit 1944, dhe kush ishit ju kriminelë komunist barbar dhe nuk ngopeshit me mish njeriu, kriminelë do të mbeteni përgjithmonë. Të lexojnë shqiptarët nepermjet fakteve dhe dokumentave se kush është e vërteta, pa ju nuk kuptoni.

L I R I

Radio Londra me 15 korrik foli keshtu ne te gjitha gjuhet:
Popujt aleat do tu sigurojne popujve te gjithe botes lirine. Nen fjalen “liri” nuk duhet te kuptohet lirimi i popujve nga zgjedha gjermane, por restaurimi i demokracise ne te gjithe boten, ku sejcili popull do te kete te drejten me zgjedhe ate qeveri qe deshiron, do te kete te sigurume lirin e fjales, lirin e shtypit, lirin e ndergjegjes, me fjale te tjera çdo cili do te kete te drejte te thote fjalen e tij dhe te kerkoje nje veper qe nuk i pelqen. Nuk ka fjale qe ata qi jane ba vegla te shtetit okupues se do te denohen, por se nuk do te shtypen tendencat e ndryshme politike te tyre ne baze te demokracis dhe se asnje klase nuk do te kete privilegje te caktume. Sundimi nga nji klase qofte aleate, qofte tjeter nuk mundet te quhet liri, por diktature dhe vetem nje diktature, nen çdo foreme qofte, nuk do te jete e pranueshme dhe e tolerueshme prej aleateve. Do te ishte nje gje fatale-thote fletorja “Observer”— te tolerohet nje gja e tille. Politika e shteteve aleate duhet te jete nje politike e bazume ne lirin, ne tolerance, me sigurimin e ligjes, ne sigurimin e se drejtes te çdo qytetari ne nje shtet te organizuem me parime demokratike plot gjallni e lulezim”.
Shqip perfundoi:
“Keto te verteta duhet ti pervetoi dhe çdo shqiptar dhe duhet te jete i bindur se neqofte se ka njerez ne Shqiperi qe mendojne te imponojne mendimin e tyre, kundra deshires se popullit, se aleatet nuk do ti tolerojne ne gja te tille dhe se duhet te kene vend te gjitha rymat politike te mbeshtetuna ne parime demokratike”.
Radio Londra ankohet per “Ballin Kombetar” qe punon kundra ushtrive te nacional-çlirimtare dhe kercenon me pergjegjesi bashkpuntoret qe nuk shofin greminen e gjermanise, Bari shton se njerzit e “Ballit”: Halil Alia , Nuri Dino Azis Biçaku etjer , kane shitur vendin e tyre per disa te holla”. Te gjitha keto thenje shperthejne papritun ne diten qe ne u varrosem ma se 1500 deshmore: te vrame , te torturuem, te masakruem nga drapni i kuq! Shpifjet e paturpshme nuk na trondisin. Na u shtenguem me u mbrojte nga vllaznit e çmandun, mbasi u patem shtri doren, mbasi patem nenshkrue marreveshjen afat shkurter te Mukaj, mbasi na perbuzen, na shane, na tradhetuan. E ju shtrime doren edhe mbasi na vrane.
Me 20 Gusht 1943, kur çetat tona, po kalonin ne zonen e Shen Mertirit (Kolonje) per nevoja sherbimi, çeta partizane, e kryesume nga petrit dume e josif pashko, kishin zene prite. Zjarri partizan na plagosi dy ushtare. Na masakruan ne shtatorin e kaluem gjithe komitetin e Devoll, Hadi Kasimatin e prene ne fyt e tue dhene frymen e fundit e tallen! I thane: Hajt, Hadi, na fol edhe nje here per Shqipnin tande….!”Zija Gashin e prene ne fyt dhe me gjakftotesi gjaksoresh te lindun i folen: Zoti Toger, epi urdhnin e mbram ushtareve nacionalista, nji ,dy,nji , dy….!”
Me 19 shtator sulmuan çetat tona ne Kuçove dhe na vrane dy vete. Me 25 shtator çeta e Lushnjes tradhetisht mes dy zjarreve komuniste e lane pese te vrame e te plagosun. E na me 12 tetor ju shtrim doren e u kerkum botnisht marreveshje e urti shqiptare. Komunistet na u pergjigjen me vrasjen e atdhetarit Azis Sharres, na u pergjigjen me masakrimin shtazuer te Behxhet dhe Xhevdet Bulgarecit (13 tetor 1943 te cilve ju nxorren syt, ju pren hund e veshe, u thyen nofllat e u prene organet.
Na prape me 20 Tetor qitem nji shpallje ku luteshim te ndalet vllavrasja, te ndijme rrezikun e nji lufte civile. E me 21 Tetor marrim kete pergjigje: Mehmet Shehu sulmon cetat e “Ballit Kombetar, e kape edhe 63 rob, mbas nji lufte te tmerrshme. 62 prej tyne i there barbarisht me thika !! Me 23 Tetuer ceta partizane e Hysni Kapos sulmoi ne Gjorm Bataljonin “Hysni Lepenica. Me 3 Nandor u dogjen sa e sa shtepija ballistash ne Mesaplik, Velce, Gjorm e Lepence te Vlores, vrane e rrembyen familje.
E djegjet, vrasjet masakrimet vashduen e vashdojne n’emen te Shqipnis se trathtueme n’emen te liris se popullit te genjyen. Duhet te cmendemi ma pare, te harrojme kohen ne te cilen po jetojme e te kthehemi ma vone si njerez te huej ne token t’one per te besue si kalamaj se “Balli Kombetar,, e shkaktoi vllavrasjen. E dime mire se Radio Londra, e informueme nga shtabi i Titos nuk beson seriozisht ne fjalet e veta.
Ceshtja Greke me E.A.M.-in e sulmi komunist kundra Legalitetit nuk lane dyshim mbi fajin e fajtorit, mbi shkakun e shkaktarin. Por serioziteti i pretendimeve ulet edhe me teper kur spikeri i Barit nuk mejtohet para se te bahet interpreti i genjeshtres tue mendue Halil Alin, Nuri Dinon e Azis Bicakun etj, si krene te “Ballit,,. E propaganda del e cuditshme kur na dekllarojme se personat e naltpermendun nuk jane as kryetare, as antare te “Ballit .Kombetar,, e se “Balli Kombetar, nuk ka as nji ushtar ne Dibre e Mat.
Mercenaret e “Ballit Kombetar, pastaj jane ata luftar trima qi tash tri vjet punojne pa asnji shperblim, te zbathun e te grisun, jane ata luftar te paster qi i kan ba fli Atdheut te robnuem mija deshmoresh. Ndersa Radio perkdhele megalomanin e kuqe, komunistat, per koincidence hapin zjarre e hapin varre edhe ne Shqipenin e mesme e nderlidhsit lajmojne aleatet se u vrane 2000 gjerman (!!!), ndersa 700 vullnetare te qeveris u zun rob. Kto lajme erdhen nga vendi ku nuk gjinden nji grusht gjerman e ku qeverija nuk ka thuejse asnji fuqi!! E populli duhet t’i haje keto gjepura per mos t’i prishe qefin nacional-genjeshtares…
Liria e mendimit e fjales, tolerance, sigurija e ligjeve dhe e se drejtes perbejne bazen e demokracise. Po lirija qe ndrydh mendimin, qe pret fytin nga dalin fjalet, qe nuk duron kritika as ndryshmeni, lirija qe bazohet ne ligjen e te cmendurit, ne te drejten e plumbit kjo eshte liria e popullit qe predikojne kriminelet e kuq!
Eshte vet mungesa e lirise dhe e tolerances ajo qe na ka shkaktuar luften civile ne Shqipni e ne te gjith Ballkanin. Komunistet genjeshtar, shpetuan nga kujdesi i yne, trishtuan nga perkrahja e padjallezuar qe dha nacionalizmi i paster, u-forcuan me ndihmen t’one vellazerore. Nje Flamur i Kuq me Shqipe te Zez , Aty qe kishte lajmeruar liria’e Shqipnis me 1443, me 1912, me 1920, na mblodhi per pak kohe rreth vehtes, na shtini zjarria e Kryengritjes. Ay flamur, sot eshte grisur nga Mehmet Shehu e shoke, eshte peshtye, eshte perbuze!
Ajo “liri”, qe na ngjalli pas robenive shekullore sot lyhet me gjak shqipetari. Dje ishte Italjani, serbi o greku, qe vinte kemben dhunuese mbi Flamur e liri t’one. Sot eshte shqipetari, qe loz pjesen e te huajit, me flamur te huaj, per qellime te huaja.
Sot n’emer te lirise sulmohen cetat e :Ballit kombetar,, vriten atdhetaret me te pastert, luftetaret me te ndershem; studentet theren me thika pse nuk pranojne lirisht lirin’e kuqe, te plagosurit mirren nga spitalet, torturohen e mbyten barbarisht.
Mitdhat Frasheri me shoke, ndera e Shqiperise, figurat me typike te demokracise shqipetare, perbuzen, shahen, mbulohen me shpifje dhe quhen tradhetar t’Atdheut, njerez qe jane kundra lirise se popullit!! Liri, Liri, sa krime po kryhen n’emen t’end! Po per cilin Atdhe flasin komunistet gjakesor? Per ate toke te pavlefte qe thirret Shqiperia e Titos? Per cilin liri cirren katilat e Mehmet Shehut, Dushanit e Miladinit?
Per lirine qe therr, vret e torturon te gjith’ata qe nuk hyn vullnetarisht ne kallupin e lirise se kuqe? Per lirine qe inaguron proklamimin e diktatures me te tmerreshme qe njef historija dhe dekreton me ball celet vdekjen e demokracise?!. Radjo Londra na ve perpara kuadrin e luftes botnore dhe na keshillon e na qorton.
Por na shqiptaret e vertet qe duallem ne fushen e kryengritjes qysh me 1939, e kemi ballin te hapet dhe ndergjegjen te qete. Jemi gati te dalim perpara cdo gjykatesi si paditesa e te paditun.
Ne qofte se e shohim me sy te hapet rrjedhjen e ksaj lufte decisive, deklarojme pa frike se me afer se frontin e lindjes dhe te perendimit kemi frontin e Shqiperise. Frontin qe kerkon t’i prese krahet Atdheut t’one tek kufit;’e sulmuara. Frontin e mbrendshem qe na qit para cdo dite zjarre e varre n’emer te nje lirije qe kullon gjak. Aljatet kete liri nuk e duan, nuk mund t’a duan, nuk do t’a duan…