I NDERUAR KADARE..Nga Kreshnik Osmani..

FB_IMG_1470158700864

I nderuar z. Kadare!

Betohem ne disidencen tende Enveriste. Betohem ne magjine e penes tende. Betohem ne arratisjen tende te vitit 91. Betohem ne kopshtet e Frances ku kalon çerekshekullin tend te fundit. Betohem ne qoshkat e bukura te Parisit prej nga ben letersi. Betohem ne bukurine e vajzave te Moskes te rinise tende. Betohem ne bardhesine e kembeve te bjondeve te Rusise. Betohem ne rrumbullaksine e formave te bukurosheve te Parisit. Betohem ne koken Napolonit dhe te Revolucionit Francez. Betohem ne avujt e veres se vjeter te Parisit qe kurre nuk e kam pire. Betohem ne çdo minute qe jam shtrire ne parqet e Parisit dhe te Europes. Betohem ne çokollaten dhe luleshtrydhet e wafles-it te Brukselit se:
Nje popull qe e ka rrjepur demokracia 25 vjet.
Nje popull qe vazhdojne ta drejtojne nje grusht me imorale e hajdute.
Nje popull qe nuk ka buke per te ngrene, uje per te pire, para per te paguar uje, arsim e dritë.
Nje popull europian qe nuk ka kondicioner per vere dhe sobe per dimer.
Nje popull qe grabitet barbarisht prej dashnorëve vendas te Europes per 25 vjet.
Nje popull qe ua kane mbjelle token me hashash dhe nuk e lene ta shesin dhe te perfitoje prej tij.
Nje popull qe jeton ne kufijte e mjerimit dhe te varferise.
Nje popull qe treçerekun e parlamentit e ka te mbushur me kriminele e bandite.
Nje popull qe as ti, as Parisi, as Brukseli nuk e mbron dot prej grabitqareve politikane te races se vet.
Betohem ne Jeruzalemin e Krishtit dhe ne Meken e Muhamedit. Ne emer te jashtqitjes se kombit qe mbushi ambasadat ne vitin 91 dhe te pasardhesve te tyre te shekullit 21 qe synon edhe sot arratisjen çdo dyqindmije, se ky popull nuk do t’ia dije as per Europe, as per Turqine e Re e as per Skenderbe. Per nevoja te letersise bera gjithe keto betime. E verteta eshte se une betohem vetem ne Zot.
Betohem ne emer te Zotit te Parisit dhe te Stambollit te cilin e besojne disa dhe nuk e beson ti, se ky popull ka nevoje per ushqim, arsim, mireqenie, zgjedhje te ndershme, liri e demokraci. Skenderbeu dhe Sulltan Murati jane shqetesimi i atyre qe marrin rrogen ne Paris, tek zyrat e ekstremisteve rraciste te Brukselit dhe i te tjereve qe paguhen ne Turqi. Historia qe perçan, minon te tashmen dhe te ardhmen tone. Historia qe mbjell ndermjet bijve dhe bijave te Kombit ndasi, perçarje e armiqesi eshte fundi yne. Eshte varri qe i hapim me duart tona Shqiperise. Keto dy rreshta i shkruan nje europian i lashte qe e ka nje pjese te shpirtit ne Lindje dhe nje pjese ne Perendim. Ta ndertojme te ardhmen me dialog, mirekuptim e harmoni. Se çfare ndjehesh ti nuk ta mesoj une. Cfare ndjej une nuk ma meson dot ti. Paqë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s