Kur vret poetin ke vrarë lirine.Nga Mimoza Leskaj.

FB_IMG_1470897553992

Kur vret poetin ke vrarë lirine!

Kur të mësoni se kam vdekë,
kur të thoni” ndjesë pastë”
A e dini se c’fare kam hjekë,
unë poeti zemërzjarrte?
……
..Ahh poeti i lirisë,
ne e dinim se c’ke hjekë,
se liria nuk kish krahë,
se liria ish e mjerë!
Dhe Ti për të këndove,
si ty kish dhe shumë të tjerë!

Bukur pena jote shkroi,
zerin ngrite, Ti nuk heshte,
e tërë bota e dëgjoi,
sa shume atdheun e deshe!
Oh more vit,o vit i cjerrë,
nuk qe mesjetë por, 88-te!

Ti è deshe,…
po ajo të deshi vallë?
Se dhe klithmen që lëshove,
e more me vete né varr!
Ku ish atdheu për ty,
që vec nëna,mbeti pa djalë!

Kujt i dhembi mendja jote,
përgjërimi për liri,
kush e shkroi e nenshkroi,
vdekjen tënde kob të zi?
As ju dridh dora e zezë,
as ju dridh shpirti i zi!

Ah moj tokë,si durove,
të mos shtrish birin tënd,
per poetin e lirise,
nuk e pate njè cope vënd?
Ai ty shumë të deshi
,perkedheli emrin tënd!

Gjakataret si i durove,
ti mbash qeshur e gezuar,
kur duart i kanë lyer me gjak,
me poetet e ligjeruar?
Si ndejte pa marë hak,
pse e tëra re në lak?

Poeti ështè vesa e mengjesit,
qe ty moj tokë të ushqen,
eshte si rrezja e diellit,
qe të ngrohë e të jep jetë!
Kur vret poetin ke vrarë lirine,
nuk sheh diell e nuk sheh hënë.

Ahh tokë,e mjera tokë,
me ty u zura sot,
se nuk dite të ulerije,
kur të hapen e të bën gropë,
dhe nuk munde ti ta shtrije,
por le birin tënd,të tretet né këmbë!

Disident…? E cdo të thotë?
As nuk e dua kte fjalë,
dua poetin të jetojë,
e dua të shkruaj e të këndojë,
te mos vdesë, të jetë i lirë,
për të gjithe ATA Havzi-të!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s