Muaj: Shtator 2016

Plehrat dhe ….Kazanet…nga Adriatik Riza Dosti.

fb_img_1474664664218

Plehrat dhe ….Kazanet…

Sipas vendit edhe kuvendi…ose ai Stan ate bulmet ka….
Keshtu do ta perkufizoja une personalisht intervisten e se enjtes ne mbremje te Kryeministrit Rama ne studion bordello Opinion..te Fevziut…
Dikujt mund ti duket si cudi dhe teper fyese dhe e pa pranueshme gjuha e perdorur nga Rama gjate gjithe intervistes, etiketimi qe ai ju beri Mediave shqiptare duke i quajtur Kazan, ofendimet e riperseritura qe ju beri Shqiperise e shqiptareve , arroganca dhe prepotenca e fodulleku i tij etj etj…
Po kaq dikujt tjeter duhet ti kete bere shume pershtypje fakti qe Fevzo – mavriu perpiqej here pas here te bente rolin e trimit ..perballe Shefit dhe eprorit te tij real…duke u bere edhe me komik e qesharak se sa eshte ne te vertete…
Nuk te duhet shume kohe e as llogjike ta vrasesh mendjen sot e te kuptosh realisht se cilet ne te vertete jane ne ate vend …plehrat..dhe cilet jane kazanet e plehrave…
Dashur pa dashur duke i etiketuar mediat shqiptare ..Kazan…Kryeministri Rama ju tha shqiptareve nje te vertete te pa mohueshme …
Me perjashtime te vogla..media e sotme shqiptare dhe batalioni i saj i stermadh qe militon ne te ka kohe qe eshte kthyer ne avanguardia dhe mbrojtesja, propaganduesja dhe cimentuesja.. e cdo qeverie antikombetare dhe antishqiptare qe Shqiperia e shqiptaret kane patur e kane ne krye te pakten ne keto 25 vitet e fundit te se ashtuquajtures epoke post – komuniste..
Asnjehere media e ketij vendi nuk ka qene ne krah te vendit e popullit te vet…Kurre dhe ne asnje rast te vetem,,,ndaj dhe ai vend e ai popull per fatin e tij te keq eshte ketu ku eshte sot…aq sa me keq askush nuk ka guxuar ta mendoje dot…
Jane pronaret e drejtuesit e ketyre mediave shqiptare qe jane ne listen e Sheikeve te sotem shqiptare ..e qe jetojne mes lluksit e vilave marramendese sa ne Shqiperi e jashte saj,,,dhe kjo fale qeverive te Berishes, Nanos, Metes e Rames etj te cilave ju kane sherbyer me besnikeri e tradheti shembullore..
Ndaj nuk me cuditi aspak gjuha e Rames ndaj tyre por edhe sjellja e tij ndaj Fevziut ,,si njeri prej perfaqesuesve me tipike te sharlatanizmit mediatik shqiptar te sotem…
Ndaj dhe Rama eshte aq i sigurte dhe ndihet aq rehat e i fuqishem kur flet me nje zhargon te tille…pasi e di mire se perballe kujt flet e se per ke flet…
Sa per arrogancen,rrugacerine, prepotencen, mungesen e kultures e te edukates me elementare te shfaqur dhunshem mbreme nga Kryeministri socialist e Rilindas i 1 milion votave te shqiptareve …ne Opinionin e Fev – ZIUT..nje fjale e mencur e nje populli po te mencur [ nuk e di nese ketu hyn edhe populli yne ????? ] thote sakte , qarte e prere se…cdo popull e meriton ate qeveri e ate udheheqes qe ka ne krye …..
Nese dikush do te rrekej te kerkonte mendimin tim personal se si do te kisha vepruar une ne rastin konkret …do ti pergjigjesha shkurt…
Nje person te tille si Rama,,,pa diskutuar postet e funkksionet qe mban..per te respektuar dinjitetin e personalitetin tim njerezor por edhe ate profesional,,,nuk do ta ftoja kurren e kurres ne asnje lloj studioje televizive dhe nuk do ti lija po kurren e kurres asnje lloj hapesire ne asnje prej llojeve te mediave qe editohen ne gjuhen shqipe..
Ne rastin me te mire,,,do ta nderprisja intervisten me te e do ta nxirrjja publikisht jashte studios ….
Por kush ta beje kete …keta te sotmit pjerdhin ne nje canak me Ramen e Ramat pa mbarim qe kane zaptuar e zene prej gryke ate vend e ate popull prej kohesh,,,?
Ndaj eshte e kote qe te presesh prej Maces qe te kacafytet si Luani po aq sa eshte qesharake te besosh ne trimerine e Lepujve….dhe ne miresine e te marreve dhe te njerezve te pa pergjegjeshem menderisht…
Ndaj Rama e Fevziu dashur pa dashur.. u treguan mbreme me shume ”snqeritet e xhentilese’..’ realisht shqiptareve se cilet jane ne te verterte Plehrat e cilet jane Kazanet e tyre…

A.R.DOSTI

Statuti i Partisë “Balli Kombëtar”

FB_IMG_1469884976318

Statuti i Partisë “Balli Kombëtar”
Paraqitje

NENI 1

Partia e “Ballit Kombëtar” është formacioni politik i pavarur, që bashkon shtetasit shqiptar me qëndrim brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës Shqiptare pavarësisht nga seksi, feja dhe gjendja shoqërore.
Partia “Balli Kombëtar” vepron në të gjithë shtrirjen tokësore të Republikës së Shqipërisë, në tokat etnikisht shqiptare dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë.
Ky statut është në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe me dispozitat ligjore të vendit. Respekton gjithashtu liritë e njohura prej konventash ndërkombëtare, sikurse e drejta e vetvendosjes së popujve dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Detyrat e Partisë “Balli Kombëtar”

NENI 2

Partia e “Ballit Kombëtar” i ngarkon vetes këto detyra: Lufton për të krijuar kushtet e bashkimit shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për lartësimin ekonomik dhe kulturor të tij dhe për barazinë e të drejtave të njeriut.
Ajo kërkon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar.Ajo ndihmon për ndriçimin e opinionit shoqëror mbarëkombëtar rreth problemeve të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore.
Kërkon të ngrejë lart shkallën e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor të popullit shqiptar, përpiqet për rritjen e rolit politik, shoqëror dhe kulturor të anëtarëve të saj në jetën e vendit tonë. Ndihmon për forcimin dhe përsosmërinë e bazës ligjore të shtetit shqiptar, forcimin e institucioneve, për begatinë e vendit dhe përmirësimin e kushteve lëndore e kulturore të popullit tonë.
Mbron idealin e një drejtësie shoqërore. Lufton për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve natyrorë të tij.
Anëtarët e Partisë janë shqiptarët me banim brenda ose jashtë atdheut, që pranojnë programin dhe statutin e saj dhe që marrin pjesë në një nga strukturat organizative të saj.
Nuk pranohen të hyjnë në P.B.K.:
a)Ata që përhapin pikëpamje dhe ide antikushtetuese dhe antikombëtare
b) Ish-anëtarët e PPSH e PKSH, ose të shoqatave raciste, komuniste, fashiste dhe antikombëtare, si dhe ish agjentë të Sigurimit të Shtetit komunist.
c) Individë me sjellje jo të mira shoqërore e morale dhe të dënuarit ordinerë deri në rehabilitimin ligjor të tyre.

REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT..Ismail Kadare .1974.

enver-hoxha-ismail-kadare

REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT

 

Ismail KADARE

Zeri i Popullit, 13 janar 1974

 

            Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.

Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.

Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. Ç’art i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia. Ç’provë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.

Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë  të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.

Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.

Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.

Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.

Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).

Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.

Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.

Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.

Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.

Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.

Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.

Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve.Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.

Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.

Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore.Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha.

Pse ka ngecur zbatimi i Ligjit te Dekriminalizimit?nga Shefqet Deliallisi..

FB_IMG_1474806581622.jpg

Pse ka ngecur zbatimi i Ligjit te Dekriminalizimit?

Dy dite me pare ne nje takim ambasadori amerikan u shpreh :” e dime se ka nje numer antaresh te parlamentit, krye bashkiakë ne Shqiperi qe kane pasur denime per trafik droge ne vendet e BE”….
Kete e dime. Ajo qe s’dime, eshte pse ka ngecur zbatimi i Ligjit te Dekriminalizimit ?
Shpesh, kur mungon vullneti politik per t’i ndryshuar gjerat, si preteks gjindet mungesa e legjistacionit. E verteta eshte se kur s’ka vullnet politik, edhe kur legjistacioni eshte perfekt, ai injorohet, deformohet, keqinterpretohet, nuk zbatohet…
Kjo duket se po ndodh me dekriminalizimin.
Ligjin duket se po fle neper sirtare pikerisht se mungon vullneti politik…..

Gjyqi i Kulakut te Lushnjës..70 Vjeç denohet me Vdekje. ..Nga Xhafer Sadiku.

burgje

Nga hetuesia e “grupit” të kulakëve të Lushnjes, korrik 1951.

Hetuesi Marko Vodica dhe i arrestuari Rap Qerreti

Pyetje: I pandehur Rap Qerreti, je penduar dhe a do të flasësh për aktivitetin tënd armiqësor që ke bërë kundra pushtetit për të cilat të lamë të mendohesh…
Përgjigje: Unë Rap Qerreti, nuk kam se çfarë të them, atë që kisha e thashë më lart dhe tjetër nuk kam…
Pyetje: Ti je armik i betuar i pushtetit se edhe këtu përpara hetuesisë mban qëndrim armiqësor, të përalajmërojmë edhe një herë…
Përgjigje: E mora vesh por nuk kam se ç’të flas…
Rap Qerreti u dënua me vdekje. Ishte 70 vjec.
Procesverbal i datës 13 korrik 1951.

Spiunet e Femijerise Time…Nga Kujtim Cekani.

IMG_20160918_155740.jpg

Spiunet e Femijerise Time dhe Drita qe me ka ngelë Kujtim ..

Kush nuk i mendon vitet e Shkolles..Nuk ka femije qe mos ti kujtoje ..Ato çantat tona te hedhura krahe qafe qe ishin te qepura nga nje beze e zeze me nje gjalme qe e varnim ne qafe ..Me kujtohet qe ne çante mbaja disa fletore dhe librat..qe zakonisht ishin te vjetra sepse nuk kishim leke ti blinim merrja te ndojerit qe kishte mbaruar klasen para meje ..E kisha me qjef shkollen shume me qjef ..lexoja cdo gje qe me binte ne dore qe nga klasa e peste cdo nate do te shkruaja porzi ..e kisha vene detyre ..cdo nate nga nje poezi ..personi qe do tja lexoja poezine te parit ishte gjithmone Nena ime ..un shkruaja ajo bente trike apo corape me ato shtizat prej teli qe i levizte papushim ..He shpirt i Nenes cfar shkruajte sonte ..Kur un lexoja ajo kthehej nga un dhe ndalonte se levizuri shtizat e saja ..i qeshte fytyra ..i shkelqeni ata dyte e bukur ..un lexoja poezine me rime ..se ashtu i beja ..dhe pasta leshoja fletoren dhe shkoja me vrap dhe e perqafoja fort fort ..Shpesh here me zinte gjumi me laps ne dore apo mbi ndoje liber ..Nena me merrte me kujdes ..mbyllte librin paloste fleten dhe me vinte ne gjume prane vellait ..Ne mengjes un do te ngrihesha gjithmone i pari ..Hanim mengjes ..hidhja canten kraheqafe dhe bashke me vellane niseshim drejt shkolles ..ne oren 8 bejej rrjeshtimi ..un fhe vellai dilnim nga rrjeshti nuk kishim shall pioneri te kuq ne qahe ishim kulake ..te gjithe ngrinin grushtin lart ..ndersa ne No ..Ne fillim d pata shume te veshtire por pastaj u mesova ..duhet te pajtohesha me fatin tim ..isha kulak dhe duhet te zbayoja rregullat e nje kulaku ..Ne klase ulesha ne banken e fundit me nje kusheriren time qe e kishte dhtepine ne krue te lagjes ..Dua te them qe ka qene e vetmja qe me fliste ..me kusherinjte e tjere nuk kishim asnje mardhenje..Ata i kishte afruar partia ..ehh ppune te ngaterruara qe un aso kohe nuk u jepja dot Dum..edhe mesuesi kujdestar kishte emrin dhe mbiemrin tim ..por na ndante nje oqean ..ai mesues un kulak ..dashuroja librat ..ishte njd bote ajo e librave qe me bente te lire ..hyja ne liber dhe clirohesha nga jeta qe me rrethonte ..bëhesha personazh i librit ..me rroba te bukura ..me kepuce ..here here luftoja ..here here mblidhja lule ..apo shtrohesha ne tavolina plot me mish apo fruta ..varesh nga libri qe lexoja ..dhe trishtohesha kur arrija ne fund ..Kishim nje bibloteke tek shkolla dhe here pas here arrija te merrja ndoj liber .O Zot cfar kenaqesie ..kisha gjith boten timen kur Adashi im me jepte noj liber..Ne Letersi isha me i miri ..po asnjehere nuk me vinte 10 ..ndonje 9 . dhe 8 ..Mësuesët me rrinin ftohte ..nuk me jepnin shume muhabet ..Rrija gjithmonë ty ne Bänken e fundit ne boten time me personazhet e librit dhe me mendjen se cfar do te shkruaja ne darke duke pritur përqafimin e radhës nga Nena ime si kompensim per poezinë ..Her pas here kur mbaronte mesimi Mesuesi Adash më ndalonte ..me duar ne xhepa vinte drejt meje dhe me thoshte ..Heeee ..do ndje liber ..Po i thosha . po noj fjale italisht ke mësuar..Italisht . e si ta mesoj ..po ja me thoshte nga Radioja.Jo i thosha ..nuk dëgjoj italisht un se di cfar ështe ..Me bënte disa pyetje qe me bente me djerse ..nuk dija cti thosha ..me shikonte nga koka tek cizmet e mia te grisura ..dhe ..Dillll jashtttt ulërinte ..ja fusja vrapit duke u përplasur me bankat ..ikja dhe mendoja ..po ky çpati ..pse me bertiti ..
Ikja dhe mendohesha ..Italisht ..cne un italisht ..sa nuk me shpetoi goja qe ” Zeri i Amerikes flet ne Shqip..por Babai me pat thene qe po na zbuluan qe ne degjonim zerin e Amerikes ..te gjithe ne Burg ska shpetim ..nuk duhej ta flisnim me asnje .Dhe me mbuluan djersët ..sa nuk i tregova ..Te nesermen i njejti avaz ..ne banken e fundit me kusheriren ..edhe ajo kishte biografine jo te mire ..e kisha kusherire nga nena .Mesonte Shume ..edhe ajo rrallë i shikonte 10 ..Ato i merrnin nja dy tre qe ishin goca e djem komunistesh..Kishim nje mesues Matematike nga Elbasani..Mesues Lavdoshi ..un kisha nje gje qe memorizoja cdo gje kur mesuesi shpjegonte mesim ..dhe ..kaq ishte ..i hidhja nje sy mesimit..cfar do te ishte e perpija ..me ngriti ne mesim ky Lavdoshi ..10 me tha ..o sa u gezova ..cfar gezimi sme kishin vene ndonjehere 10 ..por nuk duroi shume ky gëzim ..mbas ca ditesh me thote ..Kujtim nuk mund te ve me 10 ..nuk e dija qe je Kulak ..me vjen keq por nuk mundem .dhe kështu dite mbas dite e muaj mbas muaji shtyja shkollen time me ato pak libra qe me lumturonin dhe me pyetjet e çuditshme te Mesuesve .. Sa keq per Fëmijerine Time ..sepse e vetmja gje qe me ka ngelur jan vetëm te puthurat e Nenes Time ..Fletoret e mia përfunduan ne duar te nje Spiuni ne Librazhd mbasi mbarova klasen e 8 ..doja te vazhdoja shkollen dhe nje dite duke qsre shkova ne komitetin Ekzekutiv ne Zyren e Salie Kuklit ..nuk arrita te hyje sepse me nxorën per rreckash jasht ..dhe un bashke me fletoret e mia përfunduam ne trotuare ..Aty me afrohet Burri me kollare te Zeze ..un po qaja nga dëshpërimi ..Me kishin grisur triken qe kisha veshur ..por shterngoja fort Fletoret e mia me Poezi ..Ai më pyeti pse qaja ..i shpjegova arsyen dhe se doja te vazhdoja shkollën ..i thash qe ..Un jam kulak ..po cfaj jam un ..un nesoj por edhe shkruaj ..dua te shkoj në Shkolle ..ja i them keto fletore jan me poezi ..Kur i thashe që jam Kulak ai pa përqark ..lepiu Buzet ..dhe ..mi mbajti fletoret ..Aty u ndava me fletoret e mia pergjithmone..Ky Ishte Koçi Petriti ..U ndava me te me premtimin se do te me ndihmonte ..mbas nja dy ditësh vjen makina e deges ne fshat . me therresin dhe aty vazhdoi ndjekja ime kemba – kembes deri sa un u Arratisa nga Shqiperia ..Pastaj ..më Vone mesova qe mesuesi im kishte qene Spiun ..pra si i thonin atëhere njemije e dyqindesh..Keto jan kujtimet e femijrise Time ..Gjishsesi ..Te puthurat e Nenes dhe shkelqimin e syve te Saje me kan ngelur si rreze drite ne shpirtin Tim duke ma ndricuar ate pjese te erret te jetes ashtu si rruga e qumeshtit qe ndricon qiellin e errët qe sa me shume te jete Natë aq me shume shkelqejne ..

Çfar kërkojne Demokratët nga Partia Demokratike..

fb_img_1474470253384

Kush me Thotë …
..
A ka dale nje Zyrtare i larte i Partisë Demokratike te Thoje…
..
Qe Partia Demokratike ka ne program ..
..
Dënimin e Krimeve të Komunizmit ..
Dënimin e Figures se Diktatorit Hoxha .
Heqjen e Titujve qe ai gëzon .
Dënimin e atyre qe kan bere krime.
Hapjen e Dosjeve .
Kthimin e pronës Tek i Zoti ..
Heqjen e ligjit 7501.
Rishkrimin e Historise ..
Riabilitimin e Figurave Kombetare.
Konfiskimin e Pasurisë te te gjithe hajduteve .
Berjen fakt voten e Emigranteve ..
Largimin nga PD te ish bashkëpunëtorëve te Sigurimit te Shtetit ..
..
Ky eshte minimumi qe Populli Demokrat kerkon ..Se per kete Shqipetaret i shkuan PD mbrapa per 25 vjet ..
Se pa bere keto ..
Normal qe populli nuk te nderron as me breket e Shukriut..

Ne ..Qe te vrasim Diten dhe te qajmë Natën..nga Adriatik R.Dosti.

fb_img_1474036501829

NE……..

Ne qe falim Namazin e mbajme Ramazan e Agjerojme..ne emer te Zotit ..
Ne qe mbushim sheshet e Qyteteve tona e lutemi ne Zot me syte nga qielli per Bajram e per cdo feste fetare te myslimaneve..
Ne qe veme ne Kishe e ndezim qirinj per Krishtlindje a cdo lloj feste tjeter fetare te katolikeve e te krishtereve …
Ne qe hedhim ne qiell per Vitin e Ri..gjithe fishekzjarret e Kines ….
Ne qe kemi tolerancen fetare me exellente ne bote..
Ne qe ende nuk po arrijme te kuptojme se PD nuk do te thote Demokraci dhe PS nuk do te thote Shqiperi…
Ne qe rrahim e vrasim femrat e grate sikur ti kemi skllave e jo pjese te jetes e dashurise sone e Nena te femijeve tane…
Ne qe vritemi me njeri tjetrin per nje fjale goje e per nje shikim shtrember..
Ne qe vdesim per Partite e Lideret e tyre ,,,madje i duam me shume se ata qe na bene koken e na sollen ne jete..
Ne qe ju gezohemi vilave te ndertuara e makinave te blera me para droge e prostitucioni…
Ne qe na vjen avioni i droges e na ulet ne oborrin e shtepise tone
Ne qe vazot e luleve i kemi zevendesuar me Hashash..
Ne qe ne vend te perimeve e frutave per te ushqyer organikisht veten , femijet e familjen …i kemi mbushur bahcet tona me canabis sativa..
Ne qe kemi ngujuar mijera femije e gra ne kullat e odat e tyre ,,sepse keshtu na thote i ”fameshmi” Kanun i Leke Dukagjinit…
Ne qe me se shumti e vendosim Drejtesine me Vetegjyqesi,,,sepse kemi shtetin me te degjeneruar ne bote…
Ne qe te vrasim naten e te qajme diten..
Ne qe nuk kemi fare turp te veme ne varrimin e atij qe e kemi vdekur me duart tona..
Ne qe me pare preferojme te vemi ne Mitingjet e Partive politike se sa ti japim lamtumiren per ne banesen e fundit njeriut tone te shtrenjte..
Ne qe te vetmen zgjidhje per nje jete me te mire po kerkojme ikjen nga vendi ,,nga syte ..kembet..ku te mundemi e si te mundemi…
Ne qe e shesim voten tone per nje thes miell e per nje 20 mije leksh te qelbur..duke shkelur perdhunshem mbi te nesermen e femijeve tane …
Ne qe se kemi per gje te vdesim Nenen e femijen e palindur ne bark te saj..
Ne qe shtazeria na ka kthyer deri aty sa ti veme flaken njeri tjjetrit…
Ne qe kafsheria na ka cuar deri aty sa prindi te perdhunoje pjellen e tij…
Ne qe gdhihemi e ngrysemi kafeneve e restoranteve duke bere gjithe diten e dites llogje pazari..
Ne qe na drejton e komandon nje Parlament injorantesh, banditesh, vrasesish e kriminelesh,,,drogmenesh e tutoresh te prostitucionit nderkombetar…
Ne qe na udheheq Qeveria me e korruptuar e me mafioze dhe e pa shpirt e me antikombetarja ne bote…
Ne qe mblidhemi e shkelqejme ne nje Kampionat Europian Futbolli sa qe cudisim mbare boten me patriotizmin tone..
Ne qe ulerasim ne kupe te qiellit …o sa mire me qene shqiptar..
Ne qe kemi Median me te degjeneruar ne historine e nje shteti sovran..
Ne qe shembem e permbysem cdo gje tonen kombetare e u kthyem ne Majmunet e Europes e te Botes,,
Ne te miret e dynjase e harbutet e vetes sone..
Ne qe historikisht kemi nxjerre me shume tradhetare se sa Heronj..
Ne qe arrijme deri aty sa mohojme krenarite tona kombetare,,,Skenderbeun, Nene Terezen, Fishten, Konicen etj etj,,dhe presim me tapet te kuq hasmit tane te perjetshem serbin e grekun..

NE pra NE…ne cilen kategori njerezore hyjme e ne cilin lloj populli bejme pjese ,,,sepse ndryshe nuk ka mundesi kurren e kurres te jemi keta qe jemi sot …pa shpirt, pa gjak, pa nerv, pa seder, pa dinjitet, pa moral, pa karakter, pa personalitet, pa ndjenje atdhedashurie, servila, te perulur e te perbuzurit e vetes sone…
NE pra NE …a do zgjohemi ndonje dite ,,,edhe NE…dhe te jemi te pakten VETJA JONE…

A.R.DOSTI

STATUTI I PARTISË “LËVIZJA E LEGALITETIT”

FB_IMG_1474447031764.jpg

STATUTI I PARTISË
“LËVIZJA E LEGALITETIT”

NENI 1

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka lindur si lëvizje për mbrojtjen e legjitimitetit dhe rendit kushtetues. PLL është vazhduesja e ligjshme e ideve të Triumfit të Legalitetit si dhe e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” e cila frymëzoi popullin shqiptar në luftën kundër okupatorit nazi-fashist. PLL është një bashkësi politike e pavarur, e organizuar mbi bazën e vullnetit të lirë të shtetasve shqiptarë, mendimi ideopolitik i të cilëve përputhet me parimet themelore dhe aspiratat e kësaj partie.

NENI 2

-Partia “Lëvizja e Legalitetit” lufton për krijimin e një Shqipëri të Lirë, Etnike e Demokratike, në përputhje me parimet bazë të Kartës së OKB-së dhe të dokumenteve themelore të OSBE-së, që me rrugë dhe mjete demokratike të vendosë në Shqipëri regjimin legjitim të Monarkisë Kushtetuese me në krye NMT Leka I-Mbret i Shqiptarëve dhe të Dinastisë së Tij.

-Asnjë organ nuk ka të drejtë të vendosë për pushimin e ekzistencës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

NENI 3

Emri i partisë është Partia “Lëvizja e Legalitetit” shkurt PLL.

NENI 4

Selia qendrore ndodhet në Tiranë.

NENI 5

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka vulën e vet e cila ka formën e rrethit. Në qendër është vendosur simboli i Partisë. Sipër simbolit është shkruar në formë harku “Partia Lëvizja e Legalitetit”. Ndërsa poshtë simbolit është shkruar Kryesia.

Vula e Partisë mbahet në zyrat e saj dhe vendoset vetëm mbi shkresa të nënshkruara nga Kryetari. Atje ku mungojnë zyrat vulën e ruan sekretari.

NENI 6

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka simbolin dhe flamurin e saj. Simboli është shqiponja dykrenore me përkrenaren e Skënderbeut sipër.

Flamuri i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ka formën e një katërkëndëshi të verdhë, në mesin e të cilit qendron simboli vendosur mbi një pjesë të kuqe në formë shqyti. Mbi shqytin dhe simbolin është shkruar “Partia Lëvizja e Legalitetit” në formë harku, dhe poshtë simbolit është shkruar viti “1924”.

NENI 7

Partia “Lëvizja e Legalitetit” vepron si parti politike duke pasur disiplinë dhe demokraci të gjerë brenda saj, në përputhje me normat e përcaktuara në këtë statut. Veprimtaria e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” zhvillohet brenda territorit të Shqipërisë së sotme politike, por edhe jashtë këtij territori, kur një gjë e tillë lejohet nga legjislacioni i vendeve përkatëse.

NENI 8

Strukturat e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ndërtohen dhe veprojnë sipas linjës vertikale. Në organet vendimore, vendimet e partisë merren me shumicë votash në përfundim të diskutimeve të lira të anëtarëve të partisë.

Në mbledhjet e Forumeve të PLL-së, çdo anëtar është i detyruar të ketë me vete librezën e anëtarësisë.

NENI 9

Vendimet e marra nga organet drejtuese të partisë, janë të detyrueshme për zbatim nga organet e tjera vartëse në parti, sipas shkallës hierarkike.

NENI 10

Partia “Lëvizja e Legalitetit” është parti e hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut.

a.Anëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” mund të jetë çdo shtetas, që ka mbushur moshën 18 vjeç, me qëndrim të përhershëm brenda e jashtë vendit, pavarësisht nga shtresa ose pozita shoqërore, kombësia, raca, seksi, botëkuptimi e besimi.

b. Anëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” mund të jetë ai që pranon Programin dhe Statutin e Partisë, aktivizohet në veprimtarinë e saj, paguan kuotizacionin e anëtarësisë dhe nuk bën pjesë në të njëjtën kohë në parti të tjera politike.

NENI 11

Nuk pranohen në radhët e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”:

a)Ish-anëtarët e nomenklaturës së lartë të regjimit komunist, ish-anëtarët e Partisë Komuniste, ish-anëtarët e Partisë së Punës së Shqipërisë, ish-anëtarët e Partisë Socialiste, ish punonjësit e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

b. Personat që kanë kryer krime politike kundër popullit.

c)Persona që u përmbahen pikëpamjeve komuniste, fashiste, raciste, antidemokratike, antihumane, luftënxitëse, terroriste, antipopullore e antikombëtare.

d) Ata që njollosin figurën e tyre morale dhe shoqërore.

e) Për raste të veçanta vendos Komiteti Drejtues.

NENI 12

Pranimi i anëtarëve të Partisë ” Lëvizja e Legalitetit” bëhet në mënyrë individuale, sipas kërkesës së secilit, me shkrim, drejtuar njërit prej seksioneve të Partisë. Kërkesa shqyrtohet paraprakisht në seksionin e Partisë të rrethit përkatës ku banon.

NENI 13

Anëtari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ka për detyrë:

a-Të mbrojë, të propagandojë e të zbatojë programin, politikën dhe vendimet e Partisë si dhe të respektojë kërkesat e Statutit. Të përmbushë detyrat që i caktohen në përputhje me Statutin dhe programin. Të respektojë normat e bashkëjetesës demokratike në Parti.

b-Të zhvillojë frymën e transparencës, tolerancës, debatit konstruktiv dhe mirëkuptimit reciprok në Parti. Të përhapë dhe propagandojë programin e Partisë dhe qendrimet e saj politike.

c-Të organizohet dhe kontribuojë maksimalisht në fushatat elektorale për arritjen e suksesit të Partisë.

NENI 14

Anëtari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ka të drejtë:

a) Të marrë pjesë në përpunimin e politikës, të qëndrimeve e vendimeve të Partisë në të gjitha nivelet, nëpërmjet diskutimit e debatit demokratik në forumet e Partisë, në shtyp dhe në forma të tjera demokratike; të shprehë lirisht mendimet e tij për të gjitha çështjet e Partisë si dhe mbi veprimtarinë e anëtarëve dhe organeve të saj.

b) Të zgjedhë e të zgjidhet në organet udhëheqëse të Partisë, në mënyrën e parashikuar në Statut.

c) Të marrë pjesë në mbledhjet partiake të çdo niveli qofshin, ku shqyrtohen probleme që kanë të bëjnë me personin e tij. Për këtë njoftohet vetëm dy herë.

d) Anëtari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” nuk mund të veprojë dhe të deklarohet në emër të Partisë, pa qenë i autorizuar, ose pa e gëzuar këtë të drejtë nga organet drejtuese.

NENI 15

Anëtari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ka të drejtën e daljes së lirë nga Partia me kërkesën e tij, duke njoftuar më parë seksionin e Partisë në të cilin bën pjesë ose ndonjë instancë më të lartë të Partisë.

Dalja nga Partia ose dorëheqja nga funksioni bëhet duke dorëzuar një njoftim me shkrim, duke dorëzuar teserën dhe duke njoftuar 15 ditë para largimit.

NENI 16

Përjashtimi nga Partia “Lëvizja e Legalitetit” bëhet në rastet e shkeljes së përsëritur të statutit të Partisë dhe programit të saj. Propozimi për përjashtim bëhet nga Seksioni përkatës dhe miratohet nga Komiteti Drejtues i Degës së Partisë të rrethit.

NENI 17

Organet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit janë:

a. Kongresi i Partisë

b. Këshilli Kombëtar

c. Komiteti Drejtues

d. Kryesia e Komitetit Drejtues

e. Kryetari i Partisë

f. Komisioni i Kontrollit dhe i Respektimit të Statutit (Kryesia e Senatit)

NENI 18

Kongresi është organi më i lartë i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Ai mblidhet çdo katër vjet në vendin dhe ditën e caktuar prej Këshillit Kombëtar, me propozim të Komitetit Drejtues.

-Kongresi analizon veprimtarinë e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në periudhën midis dy kongreseve.

– Kongresi miraton Programin dhe Statutin e Partisë, diskuton dhe vendos vijën politike.

-Kongresi zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

-Kongresi i Jashtëzakonshëm thirret kur e kërkojnë 2/3 e anëtarëve të Komitetit Drejtues dhe kur kjo kërkesë mbështetet nga 2/3 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

-Mandati i delegatit të PLL është katërvjeçar.

-Kongresi ose konferencat e jashtëzakonshme që zhvillohen deri tre muaj para mbushjes së afatit, zhvillohen me delegatët e mëparshëm.

NENI 19

Në Kongres marrin pjesë me votë deliberative:

a- Delegatët e zgjedhur nga Konferencat e degëve, në përputhje me numrin e përcaktuar nga Komiteti Drejtues në bazë të kritereve: 60% prej anëtarësisë, e përcaktuar kjo 4 muaj para ditës së kongresit; 40% në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

b- Anëtarët e Komitetit Drejtues.

c- Deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe të komunave, nëse janë anëtarë të PLL.

d- Ish kryetarët e Partisë, nëse janë akoma në Parti.

e- Kongresi nuk mund të shpallet më vonë se 60 ditë nga dita e skadimit të afatit katërvjeçar.

NENI 20

Këshilli Kombëtar mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Kongresit, të Programit, të Statutit nga ana e Komitetit Drejtues të Partisë.

a- Këshilli Kombëtar zgjedh nga gjiri i vet kryetarin.

b- Këshilli Kombëtar miraton listën e kandidatëve për kryetar komune, minibashkie dhe bashkie.

c- Këshilli Kombëtar miraton listën e kandidatëve për deputetë, duke respektuar hierarkinë e lartë partiake.

d- Këshilli Kombëtar mblidhet jo më pak se një herë në vit.

f-Këshilli Kombëtar përbëhet nga 91 vetë.

Në të kooptohen:

Komiteti drejtues

Kryetarët e degëve

Deputetët, kryetarët e bashkive dhe komunave të fituara nga PLL, nëse janë anëtarë të partisë.

g-Këshilli Kombëtar miraton programin elektoral të PLL.

Këshilli Kombëtar përcakton pozicionin politik të PLL në zgjedhje, aleancat para dhe pas zgjedhore dhe qëndrimet politike elektorale.

h-Këshilli kombëtar miraton Komisionin e Financës të përbërë nga 3 anëtarë.

NENI 21

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar pas Kongresit, thirret nga Kryetari i Partisë jo më vonë se 21 ditë pas përfundimit të Kongresit. Nëse kjo nuk ndodh, Këshilli Kombëtar mblidhet vetvetiu brenda 30 ditësh nga përfundimi i Kongresit dhe merr vendime për drejtimin e Partisë.

Këshilli Kombëtar mund të mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Partisë, në konsultim me Komitetin Drejtues dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar.

-Ai mund të thirret gjithashtu me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

NENI 22

Komiteti Drejtues është organi më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Ai është përgjegjës përpara Kongresit dhe Këshillit Kombëtar, organizon dhe drejton punën për thirrjen e Kongresit të Partisë, është përgjegjës për zbatimin e programit politik, Statutit si dhe të direktivave e rekomandimeve të Kongresit.

a-Komiteti Drejtues drejton dhe bashkërendon gjithë veprimtarinë dhe organizimin e përgjithshëm të partisë, cakton redaksitë (ose redaksitë) e organit (ose organeve) qendrore të shtypit (medias) të Partisë, orienton dhe kontrollon punën e tyre.

b-Komiteti Drejtues administron mjetet e përgjithshme financiare dhe materiale të partisë nëpërmjet Kryetarit.

c-Komiteti Drejtues cakton numrin dhe emrat e Komisionit të Organizimit të Kongresit si dhe miraton procedurat e zhvillimit të Kongresit.

Çdo kandidat i miratuar ka të drejtë të ketë përfaqësues në këtë komision.

NENI 23

Komiteti Drejtues i zhvillon mbledhjet plenare jo më pak se katër herë në vit.

– Komiteti Drejtues përbëhet:

-Kryetari i Partisë,

-Nënkryetari

-Sekretari i Përgjithshëm

-Sekretarët e tjerë

-Një përfaqësues nga çdo prefekturë e vendit.

-Në Komitetin Drejtues kooptohen kryetari dhe sekretari i Senatit, kryetarja e Forumit të gruas, kryetari i Forumit të Rinisë.

-Neni 23/2

a.Kryesia e Komitetit Drejtues përbëhet nga:

Kryetari

Nënkryetari

Sekretari i Përgjithshëm

Sekretarët.

b.Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretarët, zgjidhen në Këshillin Kombëtar ndërmjet një ose disa kandidaturave të propozuara nga Kryetari i Partisë.

Në rast se për çdonjërin nga postet e sipërcituara Kryetari i Partisë ka paraqitur vetëm një kandidaturë dhe ajo rrëzohet, të drejtën për propozimin e kandidaturës ose kandidaturave vijuese, e ka Këshilli Kombëtar.

Për të gjitha pozicionet e mësipërme votohet me votim të fshehtë.

c.Mbledhjet e Kryesisë së Komitetit Drejtues janë të hapura për anëtarët e Komitetit Drejtues, Kryeredaktorin dhë Zëdhënësin e Shtypit.

d.Kryesia e Komitetit Drejtues udhëheq veprimtarinë e përditshme të PLL.

NENI 24

Kryetari i Partisë:

a- Përfaqëson Partinë “Lëvizja e Legalitetit” brenda dhe jashtë vendit dhe vepron në emër të saj.

b- Harmonizon dhe drejton veprimtarinë politiko-organizative të partisë, në zbatim të vendimeve të Kongresit.

c- Pezullon për shkelje të Statutit dhe vijës politike, çdo anëtar të organeve ekzekutive. Për shkarkimin përfundimtar vendos Këshilli Kombëtar në konsultim me Senatin.

Personi i pezulluar ka të drejtën e ankimit në Senat brenda 10 ditëve.

d- Kryetari i Partisë relaton në Komitetin Drejtues dhe Këshillin Kombëtar për probleme të rëndësishme politike të Partisë.

e- Kryetari është anëtar i përhershëm i Këshillit Kombëtar.

f- Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të çdo viti kryetari mban raportin e shpenzimeve financiare për vitin e kaluar.

NENI 25

Çdo anëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” ka të drejtë të vendosë kandidaturën për kryetar partie.

a.Kandidaturat për kryetar partie miratohen nga Komiteti Drejtues në konsultim me Senatin.

b.Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë.

c.Kryetari zgjidhet ndërmjet dy ose më shumë kandidaturave.

Fiton ai kandidat që merr 50% + 1, vota të vlefshme, në raundin e parë. Nëse kalohet në balotazh, fituesi shpallet me shumicën e votave të vlefshme.

NENI 26

Kryetari i Partisë, i zgjedhur në Kongres i kërkon votëbesimin Këshillit Kombëtar për anëtarët e Komitetit Drejtues.

Kryetari i Partisë, gjatë mandatit të vet ka të drejtë të bëjë ndryshime, duke i kërkuar Këshillit Kombëtar të miratojë emrat e stafit të propozuar prej tij.

NENI 27

Nënkryetari i Partisë ndihmon kryetarin në zbatimin e vendimeve politike si dhe vendimeve të organeve qendrore.

– Nënkryetari i Partisë zëvendëson kryetarin. Kur kryetari mungon, me autorizimin e tij merr kompetencat e kryetarit të Partisë.

– Nënkryetari përfaqëson Partinë në takime të nivelit të tij.

NENI 28

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë organizon dhe koordinon punën e Partisë nëpërmjet sekretarëve përkatës.

-Përfaqëson Partinë në nivelin e vet në të gjitha takimet.

NENI 29

Sekretarët e tjerë kryejnë detyrën e tyre sipas profileve përkatëse, nëpërmjet departamenteve.

NENI 30

Drejtorët e departamenteve emërohen nga Kryetari, në bashkëpunim me Komitetin Drejtues.

Kapitulli Nr. IV

NENI 31

Në rrethet e Shqipërisë, por edhe jashtë vendit, ngrihen degët e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Organi më i lartë i Partisë në degë është konferenca e Partisë së degës; ajo mblidhet një herë në dy vjet.

-Kur e kërkojnë rrethanat mund të mblidhet Konferenca e jashtëzakonshme e Partisë, me kërkesën e 2/3 të anëtarëve të Komitetit Drejtues të Degës.

NENI 32

Konferenca e Partisë së Degës dëgjon dhe shqyrton raportin e Komitetit Drejtues të saj, relacionet e ndryshme dhe:

a.Bën analizën e punës ndërmjet dy konferencave dhe përcakton detyrat për të ardhmen.

b.Konferenca e degës zgjedh kryetarin dhe Komitetin Drejtues të saj.

c.Kur përkon me zhvillimin e Kongresit, Konferenca zgjedh delegatët e degës për në Kongresin e Partisë.

NENI 33

Komiteti Drejtues i degës në rreth, i zgjedhur nga Konferenca, drejton gjithë veprimtarinë e Partisë në rreth në periudhën ndërmjet dy konferencave.

a.Ai organizon e drejton punët për thirrjen e përgatitjen e konferencës së Degës së Partisë, ndjek dhe shqyrton çeshtjet e ndryshrne të punës së Partisë në të gjitha fushat;

b.Orienton veprimtarinë e grupeve të këshilltarëve të PLL në komuna, bashki e qarqe.

-Përfaqëson Partinë në marrëdhënie me partitë e forcat e tjera, organizmat shoqërore e institucionet e ndryshme në rreth.

c.Administron mjetet financiare e materiale të Partisë.

d.Komiteti Drejtues i degës organizon dhe drejton fushatat zgjedhore në territorin e degës.

NENI 34

Komiteti Drejtues i Degës i zhvillon mbledhjet jo më pak se një herë në dy muaj;

a. Komiteti Drejtues i Degës ngre dhe organizon departamentet e Partisë në Degë, sipas nevojave të saj dhe në përputhje me to orienton dhe kontrollon veprimtarinë e tyre.

b. Komiteti Drejtues i Degës miraton kandidatët për këshilltarë të komunave dhe bashkive.

c. Propozon në Komitetin Drejtues të PLL kandidaturat alternative për kryetar komune, kryetar minibashkie, kryetar bashkie dhe deputet.

NENI 35

Komiteti Drejtues i Degës zgjedh nënkryetarin ose nënkryetarët dhe i propozon Komitetit Drejtues të PLL jo më pak se dy kandidatura për emërimin e sekretarit.

NENI 36

Nëndega vepron sipas ndarjes administrative në komuna, bashki ose rajoni e minibashkie për qytetet e mëdha. Ajo përfshin të gjitha seksionet e ndodhura në territorin e saj.

Nëndega koordinon veprimtarinë e degës me seksionet e saj.

NENI 37

Nëndega krijohet kur ka jo më pak se tre seksione. Kryetarët dhe sekretarët e seksioneve zgjedhin kryetarin e Nëndegës.

NENI 38

Organizmat bazë të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” janë seksionet.

a.Në përputhje me kriterin territorial, seksionet e Partisë ngrihen në bazë lagjeje, fshati, qyteti etj..

b.Krijimi, shtrirja, bashkimi ose ndarja e seksioneve vendoset nga Komiteti Drejtues i Degës përkatëse.

c.Seksioni organizon veprimtarinë politike në territorin e tij në përputhje me orientimet dhe qendrimet e partisë si dhe bën pranimin e anëtarëve të rinj të PLL.

d.Gjithashtu seksioni bën propozime dhe sugjerime degës për çdo problem që gjykohet se është në interes të PLL.

e.Seksionet mbajnë lidhje me Komitetin Drejtues dhe janë të varura organizativisht prej tij.

NENI 39

Seksioni i Partisë krijohet kur ka jo më pak se 5 anëtarë; kur numri i anëtarëve të Partisë kalon mbi 30, me miratimin e Komitetit Drejtues të Degës, krijohen dy ose më shumë seksione.

Seksioni mblidhet jo më pak se një herë në muaj.

Kapitulli Nr.V

NENI 40

Kandidatët e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” që zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, formojnë grupin parlamentar.

a.Grupi përfaqëson dhe mbron interesat e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në Kuvend.

b.Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe këshilltarët e zgjedhur në pushtetin vendor.

NENI 41

Deputeti ose Grupi Parlamentar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” është i detyruar të veprojë në përputhje me linjat politike të Partisë, si dhe të zbatojë vendimet e organeve drejtuese të saj.

a.Në rast se deputeti nuk vepron konform Statutit dhe vendimeve të organeve drejtuese të Partisë, me propozim të Komitetit Drejtues në konsultim me Senatin dhe vendim të Këshillit Kombëtar, atij i hiqet e drejta të përfaqësojë Partinë.

b.Kryetari i Partisë, nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare, është automatikisht kryeministër. Në të gjitha rastet e tjera, kryetari i Partisë është kryetar i Grupit Parlamentar.

Kapitulli Nr.VI

NENI 42

Organizmat partnere të PLL janë:

-Forumi i Veteranëve (Senati)

-Forumi i Rinisë

-Forumi i Gruas

-Këto forume synojnë të përhapin idetë dhe programin e PLL në grupet shoqërore ku ato veprojnë.

-Ato janë të strukturuara përafërsisht si PLL dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar

NENI 43

Çdo anëtar i PLL ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimin e tij në Partinë “Lëvizja e Legalitetit”.

-Në PLL respektohet diversiteti i mendimit.

NENI 44

Vendimet në organet vendimmarrëse merren me shumicë absolute (50% +1) të votave të vlefshme të pjesëmarrësve që kanë të drejtë vote.

NENI 45

Votimi bëhet i fshehtë ose i hapur duke ngritur dorën.

NENI 46

Anëtarëve të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” mund t’u jepen: Vërejtje; Pezullim; Përjashtim.

a.Vërejtja jepet me shkrim për gabime të lehta.

b.Pezullimi jepet për shkelje statutore dhe morale.

c.Përjashtimi jepet për shkelje të rënda politike, apo morale që dëmtojnë rëndë imazhin e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

Kapitulli Nr.VIII

NENI 47

Komisioni i Kontrollit dhe i Respektimit të Statutit përbëhet nga Kryesia e Forumit të Veteranëve, Senatit.

NENI 48

Çdo gjë që nuk është e parashikuar në këtë Statut, mbetet në kompetencë të Komitetit Drejtues të PLL-së në konsultim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë.

NENI 49

Të ardhurat e Partisë dhe financat sigurohen nga:

a.Kuotat e anëtarëve të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

b.Të ardhura nga persona fizikë e juridikë.

c.Të ardhura nga degët jashtë atdheut.

d.Të ardhura nga shtypi i Partisë.

e.Donacione të ndryshme brenda kuadrit ligjor.

f.Të ardhurat e parashikuara nga ligji.

NENI 50

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka numrin e vet të llogarisë në Bankë.

NENI 51

Statuti mund të ndryshohet vetëm nga Kongresi i Partisë “Lëvizja Legalitetit”.

NENI 52

Ky Statut hyn në fuqi menjëherë.

NENI 53

Në momentin që ky Statut hyn në fuqi, abrogohet Statuti paraardhës.

PROGRAMI I PARTISE LEVIZJA E LEGALITETIT

Partia “Lëvizja e Legalitetit” është një parti kombëtare me qendër në Tiranë. Ajo është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë Kombëtare të rënë në fushën e nderit për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit, me bazë ideje dhe veprimi ” Atdheu mbi të gjitha”.

Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943.

Me dëbimin e pushtuesve nazi-fashistë dhe me uzurpimin me dhunë të pushtetit nga komunistët, kjo Parti mbijetoi dhe zhvilloi në Botën e Lirë aktivitetet si formacion i organizuar politik në favor të çështjes kombëtare dhe kundër diktaturës sllavo-komuniste në Shqipëri.

E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar, PLL siguron se, si programi, ashtu dhe veprimtaria e saj, përjashtojnë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve politike të vendit dhe konfirmon bindjen e saj në drejtësinë e dokumenteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së, parime të cilat shërbejnë si bazë dhe busull orientimi në tërë dokumentet dhe veprimtarinë politike të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka luftuar të tre diktaturat shkatërrimtare dhe më të egra të këtij shekulli për popullin shqiptar: fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe komunizmin sllavo-ndërkombëtar.

Ajo e konsideron 7 prillin e vitit 1939 si fillimin e tragjedisë kombëtare dhe i të gjitha fatkeqësive të mëpastajme për popullin shqiptar, pasoja nga të cilat ende nuk jemi ndarë. Partia “Lëvizja e Legalitetit” asnjëherë nuk ka pranuar dhe vazhdimisht ka luftuar statusin politik, antikombëtar dhe antikushtetues, të krijuar në Shqipëri jo vetëm pas prillit 1939, por edhe pas 24 majit 1944.

Ajo është e mendimit se me vendosjen e përsosjen e plotë të demokracisë, populli është përcaktuesi më i mirë për vendosjen e formës së regjimit, Monarki Kushtetuese apo Republike.

Në fushën politike

1. Partia “Lëvizja e Legalitetit” lufton për krijimin e një Shqipërie të lirë, etnike dhe demokratike, në përputhje me parimet bazë të Kartës së OKB-së dhe të dokumenteve themelore të OSBE-së.

2. Konsekuente me parimet e legjitimitetit e të demokracisë dhe në përputhje me të drejtën historike, politike e juridike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” aspiron dhe lufton që me rrugë dhe me mjete demokratike të vendosë Monarkinë Kushtetuese me Lekën I Mbret i Shqiptarëve. Njëkohësisht, ajo respekton të drejtën sovrane të popullit për të zgjedhur me anë të referendumit mbarëkombëtar formën e regjimit që pëlqen (Monarki Kushtetuese apo Republikë).

3. Partia “Lëvizja e Legalitetit” lufton që në Shqipëri të vendoset një shtet ligjor, modem bazuar në kushtet e vendit dhe përvojën ndërkombëtare. Ajo konsideron si objektiv e angazhim të përhershëm të saj sigurimin me ligj të drejtave e lirive themelore të njeriut, si e drejta e pronës, e drejta e fjalës dhe e shtypit, e drejta e organizimit politik, e zgjedhjes dhe e të zgjedhurit, liria e profesionit, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i ideve të përcaktuara në aktet e njohura ndërkombëtare (Deklarata e OKB-së për të drejtat e njeriut e të qytetarit dhe të OSBE-së për këtë çështje) dhe respektimin e tyre rigoroz me praktikë.

4. Ajo është për respektimin e lirë të ndërgjegjes. Në shoqërinë pluraliste botëkuptimi nuk mund të futet në kornizë ideologjike të njëanshme e moniste. Partia “Lëvizja e Legalitetit” njeh lirinë e besimit fetar dhe e mbron atë sipas parimit “Fe e lirë në shtet të lirë”.Ajo njeh të drejtën e ushtrimit të lirë të ceremonive të kultit dhe të veprimtarisë të komuniteteve e të institucioneve fetare që kanë për qëllim lirinë e plotë të besimeve në një shtet laik, mbron e respekton besimet e kombit pa asnjë preferencë.

5. Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka për qëllim mbrojtjen dhe lirinë e pakicave kombëtare me të drejta dhe detyra të barabarta ndaj ligjeve dhe institucioneve të vendit. Këto të drejta i shtron në kushte të barabarta dhe reciproke me kombet përkatëse.

6. Partia “Lëvizja e Legalitetit” përkrah sindikatat dhe funksionimin real të tyre, që ato të kthehen në organizata të vërteta demokratike e luftarake në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyre e në pajtimin me interesat kombëtare, që ato të mos jenë të varura nga shteti dhe partitë politike. Ajo njeh të drejtën e grevës.

7. Partia jonë nuk e ndan diasporën shqiptare nga populli shqiptar. Ajo do të luftojë që të gjithë të mërguarve politikë dhe ekonomikë që ndodhen në botë, t’u njohë të drejtën e qytetarisë së dyfishtë dhe ata të gëzojnë të gjitha të drejtat politike që rrjedhin prej saj.

8. Ajo është për një politikë të jashtme aktive dhe dinamike, për zgjerimin dhe ngritjen në nivele të reja cilësore të marrëdhënieve të Shqipërisë me të gjitha vendet sipas parimeve të respektimit të sovranitetit kombëtar, të barazisë e të leverdisë reciproke, të mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri-tjetrit, duke synuar mbrojtjen e interesave të vendit tonë dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të tij, si dhe në interes të paqes, të sigurisë e të bashkëpunimit në Ballkan, Evropë dhe në botë.

Në fushën ekonomike

1. Partia “Lëvizja e Legalitetit” konsideron si objektiv dhe angazhim të përhershëm të saj kapërcimin e shpejtë dhe pa tensione shoqërore të krizës së rëndë e të gjithanshme ekonomike e të pasojave të tjera shkatërruese të sistemit totalitar komunist 50-vjeçar në fushën ekonomike. Ajo është për ristrukturimin e plotë të vendit, për zhvillimin me përparësi dhe modernizimin e degëve më të leverdishme të prodhimit e të sferave të tjera të ekonomisë.

Qëllimi do të jetë arritja e standardeve evropiane.

2. Rruga e vetme e suksesit në zhvillimin e ekonomisë është reformimi tërësor e rrënjësor i krejt sistemit ekonomik të vendit nëpërmjet privatizimit. Ekonomia e tregut ( ashtu si edhe shteti juridik, principet e pluralizmit dhe të drejtat themelore të njeriut) përbën një precedent historik (periudha 1920-1939) dhe parimin bazë të politikës ekonomike të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

3. Nisur nga parimet se prona private është e shenjtë dhe e paprekshme, baza dhe garancia e qytetërimit njerëzor, nisur nga historia mbi 2500 vjeçare e pronës dhe e qytetërimit shqiptar në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të së drejtës së pronës, Partia jonë u njeh të gjithë titujt pronësorë pronarëve të tyre të ligjshëm; për rastet e pamundura pronarët të kompensohen nga shteti.

Ajo ka qenë dhe do të jetë kundër çdo lloj eksperimenti të kryer në emër të “revolucionit” apo “reformave” të motivuara nga qëndrime ideologjike apo partiake që cenojnë shenjtërinë e pronës private.

4. Për t’ju përgjigjur një ekonomie moderne tregu është e nevojshme reformimi i plotë i sistemit bankar, i sistemit të kreditit dhe atij fiskal, i praktikës monetare dhe buxhetore si dhe i çmimeve dhe i politikës doganore.

5. Për rritjen e mirëqenies së vendit, Partia jonë është që, në Shqipëri të zhvillohet sa më parë turizmi cilësor, ti jepet përparësi industrisë së lehtë e ushqimore dhe atyre degëve të ekonomisë me efektivitet të lartë.

6. Të stimulohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat zhvillimi i infrastrukturave si ai i rrugëve e autostradave, transportit ajror, hekurudhor e detar, i telekomunikacionit etj.

7. Të zhvillohen ato degë të industrisë së rëndë, nxjerrëse dhe përpunuese për të cilat sigurohet lënda e parë në vend dhe që kanë efektivitet të lartë.

8. Partia jonë synon modernizimin e bujqësisë dhe të fshatit, ku të funksionojnë fermat individuale apo kolektive të bazuara në iniciativën e lirë; ngritjen e nivelit të lartë të bazës materiale, tregtare, postare; telefonizimin, urbanizimin dhe zhvillimin e turizmit në fshat.

9. Partia “Lëvizja e Legalitetit” synon funksionimin e një sistemi dinjitoz të asistencës sociale. Gjithashtu ajo angazhohet për një emigracion ekonomik të organizuar dhe të drejtuar nga shteti në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

10. Partia jonë është për zhvillimin e gjerë të marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme duke përfshirë marrjen e ndihmave dhe të kredive, tërheqjen e kapitaleve të huaja, krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me partnerë të huaj dhe forma të tjera, duke krijuar të gjitha kushtet materiale dhe ligjore për tërheqjen e kapitalit të huaj, investimet e përbashkëta, garantimin e investimeve dhe lejimin e iniciativës së lirë të individëve e të ndërmarrjeve për marrëdhënie me partnerë të huaj, duke i dhënë përparësi diasporës shqiptare.

11. PLL do të punojë që vendi ynë të aderojë me të drejta të plota në të gjitha organizmat ekonomiko-financiare e tregtare evropiane dhe botërore. Ajo ka qenë, është dhe do të jetë që çdo marrëveshje dhe çdo veprimtari e përbashkët me partnerë të huaj, të mbajë parasysh interesin kombëtar të vendit, duke shmangur çdo veprimtari që rrezikon të vërë vendin dhe popullin tonë në pozita nënshtrimi dhe të pafavorshme ekonomike dhe politike.

Në fushën sociale

Partia “Lëvizja e Legalitetit” mban parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi, krizën e rëndë dhe të gjithanshme. Programi social i saj mbështetet në trashëgiminë më të mirë historike të periudhës së ekzistencës së shtetit të parë të pavarur shqiptar dhe në konceptet, normat e parimet bazë të qytetërimit bashkëkohor perëndimor.

1. Duke pasur në qendër të saj njeriun e lirë, dinjitetin e tij në një shoqëri ku sundon ligji dhe drejtësia shoqërore, ajo njëherazi do të luftojë që të ruhen, mbrohen dhe zhvillohen më tej traditat dhe virtytet më të mira të popullit shqiptar.

2. E drejta për punë është një e drejtë themelore e njeriut Partia jonë kërkon që shteti të përgjigjet me ligj për realizimin e kësaj të drejte. Ai, të sistemojë, të bashkërendojë e të përcaktojë lëvizjen e fuqisë punëtore brenda vendit, t’u japë zgjidhje optimale problemeve të zënies me punë të forcave të afta, të kujdeset për kufizimin maksimal të fenomenit të papunësisë duke përfshirë rikualifikimin e të papunëve dhe emigracionin ekonomik të organizuar, si dhe të sigurojë e asistencë sociale për të papunët dhe për familjet e tyre.

3. Partia jonë kërkon që shoqëria shqiptare të krijojë kushte sa më të përshtatshme materiale dhe shpirtërore të veprimtarisë së inteligjencës, inkurajimin dhe shpërblimin e drejtë të punës së kualifikuar intelektuale, për zhvillimin e lirë dhe të gjithanshëm të mendimit krijues, specializimin e lartë të inteligjencës brenda e jashtë vendit, lidhje, kontakte e shkëmbime të gjera të inteligjencës sonë me shkencën e kulturën botërore.

4. Partia “Lëvizja e Legalitetit” do të përpiqet për një legjislacion që të mbrojë familjen dhe të sigurojë mirëqenien morale, shëndetësore e materiale të nënës, të fëmijës, të pleqve, të të papunëve dhe të invalidëve.

5. Partia “Lëvizja e Legalitetit” mbështet aspiratat dhe kërkesat e drejta të rinisë për punë, arsim e kualifikim të përshtatshëm. Ajo do të përkujdeset që brezit të ri t’i kthehet besimi në të ardhmen e vet dhe të atdheut, që prej tij të largohet rreziku i plagëve të tilla shoqërore si papunësia, droga, alkoolizmi, rrugaçëria, etj., duke i krijuar asaj kushte për zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit, të prirjeve e të talentit, si dhe për pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën shoqërore, politike, ekonomike e kulturore të vendit.

6. PLL do të përpiqet për ristrukturimin dhe përmirësimin rrënjësor të shërbimit mjekësor. Ai do të jetë shtetëror dhe privat, falas dhe me pagesë, sipas zgjedhjes së të sëmurëve që duhet të jenë të siguruar në shoqërinë e sigurimit.

7. PLL do të luftojë që ish të burgosurit e të përndjekurit politikë, luftëtarë të demokracisë, të rikthehen në jetën qytetare duke ndihmuar me përparësi si për punësimin, strehimin dhe shpërblimin material për të gjithë kohën e dënimeve që kanë vuajtur.

8. PLL do të synojë që shteti të përkrahë me efikasitet fëmijët jetimë, të braktisur dhe të keqtrajtuar duke u siguruar atyre rritjen dhe edukimin në institutet shtetërore.

9. Partia “Lëvizja e Legalitetit” kërkon që të vihet në zbatim legjislacioni i nevojshëm për mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e ekuilibrave natyrore dhe, në kushtet e iniciativës private, të ushtrohet kontrolli i vazhdueshëm nga shteti.

“PARTIA “LEVIZJA E LEGALITETIT”

Tiranë, më 21 Shtator 2016

Kastriot islami..nga Themelues i PS në Deputet i PD..

berisha-islami

Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991.Sot deputet i PD.

Kastriot Islami

 Kastriot Islami
Kastriot Islami
Kastriot Islami
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
19911992
Paraardhësi: Petro Dode
Pasardhësi: Pjetër Arbnori
Zëvendës Kryeministër
19981998
Ministër i Arësimit
19911991
Paraardhësi: Skënder Gjinushi
Ministër i Shtetit
19971998
Ministër i Financave
korrik 20022004
Ministër i Punëve të Jashtëme
29 dhjetor 200312 shtator 2005
Paraardhësi: Ilir Meta
Pasardhësi: Besnik Mustafaj
Të dhënat personale
Lindi më: 18 gusht 1952)
Lindi në: Tiranë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: politikan, fizikan
Partia politike: PD

Kastriot Islami (lindur në Tiranë më18 gusht 1952) është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Edukimi[redakto |redakto tekstin burimor]

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.

Doktor i Shkencave, Profesor.

Veprimtaria profesionale[redakto|redakto tekstin burimor]

Profesioni: Fizikan

Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal “Fisica Balkanica”.

Veprimtaria politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1996.

Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.

Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga deputetëtBen Blushi eArben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të dëmshme për Partinë Socialiste.[1]

Funksionet drejtuese[redakto |redakto tekstin burimor]

1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.