Balli Kombetar Keqkuptuar dhe keqinterpretuar Na është sugjeruar që të paraqesim këtë promemorie mbi çështjen e propagandës së radios të Aleatëve kundër Ballit Kombetar në lidhje me bashkëpunimin tonë të ashtu-quajtur me pushtuesit. Ne, të Ballit Kombetar kemi qenë dhe ende jemi fort të bindur se në mbrojtje të Nacionalizmit Shqiptar kundër komunistëve dhe në luftën kundër komunizmit, kemi qenë duke punuar jo vetëm për të mirën e vendit tonë, por edhe për atë të dy demokracive të mëdha dhe kështu kemi bërë pjesën tonë për t’i shërbyer tërë njerëzimit. Përveç kësaj, ne jemi ndjerë mirë për qëndrimin armiqësor të komunistëve ndaj Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Dy Demokracitë janë akuzuar haptas nga të kuqtë në Shqipëri si kapitalistë, plutokratë dhe reaksio-narë, pra si rrjedhojë armiq. Duke mos marrë parasysh këtë fakt, seksioni shqiptar i BBC, mori përsipër ( gjate luftes –red) jo vetëm për të favorizuar, por edhe për të ekzaltuar komunizmin në sytë e shqiptarëve, duke u përpjekur të besojnë, se ideologjia e kuqe nuk ishte e rrezikshme për ata, aq më tepër Radio Bari, e cili sulmoi dhe denoncoi Ballin Kombëtar (që është Nacionalizmi Shqiptar) në mënyrë shumë të padrejtë dhe me aspak fakte konkrete. Ajo ishte aq pro-komuniste, sa përdorte kohë pas kohe moton e kuqe “Vdekje fashizmit, Liri e popullit”! Dhe kjo bëhej në një kohë kur ishin bërë tashmë publike qarkoret sekrete të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Shqipëri, që denonconte anglo-amerikanët dhe urdhëronte anëtarët e saj për të mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj misioneve ushtarake britanike! Pro-komunistët, dhe si rrjedhojë edhe propaganda anti-shqiptare e BBC dhe veçanërisht e Radio Barit ishte atëherë dhe ende është një mister për Nacionalistët Shqiptarë, të cilët mendonin se atëherë ishte (siç është edhe tani) më shumë në interes të Britanisë së Madhe të jetë një aleat i Nacionalizmit se sa të bashkëpunojë me komunistët. Nacionalistët janë aleatë më të sinqertë dhe më të besueshëm jo vetëm për shkak të bindjes së tyre dhe dashurisë për Demokracinë, por edhe për arsyen e thjeshtë se interesat e shqiptarëve shkojnë së bashku dhe përkojnë me ato të Britanisë së Madhe dhe SHBA. Ndërsa komunistët, duke qënë veglat Panslavismit në Shqipëri, kanë interesa krejt të ndryshme kundrejt atyre të Britanisë së Madhe dhe SHBA, dhe natyrisht nuk do të jenë miqtë, por armiqtë e këtyre dy vendeve. Ngjarjet e fundit në Greqi, kanë provuar më së miri pikpamjen tonë. Kështu është edhe me Shqipërinë. Sikur Aleatët të kishin marrë Nacionalizmin shqiptar dhe ta ndihmonin dhe organizonin forcat e tij, ashtu, si i kishim kwrkuar disa herë Misionit Britanik në Shqipëri dhe veçanërisht gjeneralit Dejvis, në nëntor 1943 (duke i dhënë atij një deklaratë me shkrim për këtë qëllim), ne do të kishim qenë me më shumë vlerë efektive në drejtim të luftës ndaj gjermanëve, se sa ishte LNÇ dhe në drejtim të ruajtjes së kauzës së demokracisë në Ballkan. Vazhdon ………..pregatiti Pr dr Luan Maltezi

fb_img_1473855624345

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s