14 shtatori dita e deshmoreve te Ballit Kombetar!Nga Adriatik Alimadhi.

FB_IMG_1473921494950.jpg

14 shtatori dita e deshmoreve te Ballit Kombetar!
73-vjet me pare, lufta e Gërhotit, është padyshim një pikë kulmore e luftrave patriotike të popullit tonë kundër okupatorit italian. Në ato vite të largëta të pushtimit të vendit tonë lufta në Gërhot do të dëshmonte se: Balli Kombetar, në vjeshtën e vitit 1943 ishin të organizuar politikisht dhe ushtarakisht dhe se ata e kishin zgjedhur në mënyrë përfundimtare mjetin me të cilin do të fitonin lirinë.
Së dyti: Gjaku i derdhur në Gërhot pamvarësisht se beteja u zhvillua midis forcave italiane dhe atyre nacionaliste tregoi se klika e komunistëve shqiptarë e pati vendosur tradhëtinë e saj ndaj Nacionalizmit të Kulluar Shqiptar. Lufta e Gerhotit lidhet në mënyrë të natyrshme me emrin e komandantit legjendar, Hysni Lepenicës.
Ai së bashku me luftëtarë të tjerë Nacionalistë shkoi në Gjirokastër me misionin e madhë për të organizuar në një shkallë sa më të lartë rezistencën anti-italiane në jugun e Shqipërisë. Në bashkëpunim edhe me komandantin tjetër të kësaj zone si dhe Atdhetarin e njohur Skënder Muço, trimi Hysni Lepenica organizoi në datën 9 shtator 1943 përpjekjen e parë me një pararojë të forcave gjermane në afërsi të Gjirokastrës. Kjo tergon se forcat gjermane u gjendën kështu nën zjarrin e armëve të Nacionalistëve Shqiptarë.
Në shtatorin e vitit 1943 komanda ushtarake e forcave Nacionaliste bëri çfarë ishte e mundur të takohej dhe të bashkëpunonte me komunistët por udhëzimet e firmosura nga diktatori dhe krimineli Enver Hoxha e ndalonin në mënyrë kategorike këtë bashkëpunim, përkundrazi udhëzohej goditja e forcave të Ballit Kombëtar nga te gjitha anet.
Kjo provon edhe një herë që klika komuniste e Tiranës i pati lidhur të gjitha shpresat e saj në Beograd sepse vetëm kjo lidhje mund t’u siguronte atyre pushtetin. Është kjo arsyeja që komunistët përgatitën edhe masakrën e Gërhotit dhe nuk mund të ishte rastësi që në prag të luftës, në zyrat e komandës së lartë italiane ishin krerët e komunistëve të Gjirokastrës Shemsi Totozani, Bedri Spahiu dhe Shefqet Peçi.
Kur Hysni Lepenica së bashku me 35 komandant çetash rroki armët dhe ranë heroikisht në luftë kundër pushtuesve Italian nga ana tjetër komunistët kapin dhe ekzekutojnë këtu në Gjirokastër Rukmedin Dinon së bashku me katër Ballistë të tjerë.
73 vjet më parë në këtë vend për idealet e larta të Patriotizmit Shqiptar dhanë jetën e tyre të shtrenjtë 36 Dëshmorë e Kombit;
Sefer Ismail Imeraj, 34 vjeç nga Taragjasi i Vlorës, shoqërues i kudondodhur i Hysni Lepenicës. Patriot i flaktë dhe trim. Në 7 prill 1939 i priti okupatorët italian me pushkë dhe flamur në dorë.
Në dhjetorin e vitit 1942 në luftimet e Radhimës dhe të Gjormit, Seferi luftoi me trimëri të rrallë. Ashtu luftoi e ra edhe në Gërhot.
Hasan Beg Xhaferri, 64 vjeç nga Picari i Gjirokastrës, Komandant i çetës së dëgjuar picariote. Në luftën e Vlorës, më 1920, tek ura e Mifolit, luftoi kundër pushtuesve italianë.
Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit, më 1924 pas renies së Qeverisë së Nolit, u internua në Porto Palermo. Gjatë luftës së 2-Botërore përsëri komandant i një çete nacionaliste, luftoi kundër okupatorëve italian.Nano Sako Gjoni, 49 vjeç, nga Picari, komandant çete, patriot dhe trim mbi trimat. Më 1920 në luftën e Vlorës, çeta e komanduar prej Nano Gjonit luftoi trimërisht. Ra duke luftuar në luftën e Gërhotit, në krah të birit të tij, Hasan Gjonit.
Hasan Nano Gjoni, 17 vjeç, nga Picari, flamurtar i çetës Picariote. Luftoi dhe ra në krah të babait të tij, Nano Gjoni.Mehmet Bejko Koka, 34 vjeç, nga Picari. Bujk, patriot dhe luftëtar i paepur. Ra duke luftuar kundër pushtuesve Italian.Shazivarr Xhaferr Karabina, 36vjec nga Picari. Luftëtar dhe nacionalist, dezertoi nga Xhandarmëria ku shërbente dhe u lidh me forcat kombëtare në luftën kundër okupatorëve.Abaz Latif Dauti, 35 vjeç, nga Picari. E donte shumë vendlindjen, ra duke luftuar për lirinë e vendlindjes dhe të Shqipërisë.Neki Sherif Mahmutaj, 48 vjeç, nga Picari. Patriot dhe nacionalist trim. Në luftën e Vlorës, më 1920, luftoi në çetën e Picarit. U flijua për Shqipërinë në 14 shtator 1943.Izet Dervish Ruka, 75 vjeç, plaku i bardhë nga Picari, nënkomandant i çetës Picariote, patriot i njohur. Luftoi kundër andartëve grekë. Në luftën e Vlorës më 1920, çeta e komanduar prej tij u dallua kundër pushtuesve italianë.Sherif Caush Buhuçi, 36 vjeç,nga Picari, pjesmarrës në luftën e Vlorës, dha jetën në Gërhot.Bilal Hajdar Bilaj, 42 vjeç,nga Picari, nënpunës finance që nga viti 1924, nacionalist që luftonte për clirimin e Shqipërisë nga pushtuesit italian.Ali Haziz Sheme, 40 vjeç, nga Picari. Thirrjes së atdheut iu pergjigj duke u ngritur nga shtrati i sëmundjes dhe ra dëshmorë në luftën e Gërhotit.
Agim Cane Cane, nga Picari. Nderoi Picarin dhe mëmëdhenë duke dhënë jetën në Gërhot kundër pushtuesve Italian.Agim Qazim Selfo, 17 vjeç, nga Gjirokastra, korrieri trim i komandantit Hysni Lepenica.Shahin Lusho Rrapi, 36 vjeç, nga Shtëpëzi i Gjirokastrës, nuk kurseu as jetën për lirinë.
Hamza Alem Tola, 37 vjeç, nga Shtëpëzi, ndonëse shëndetlig u bashkua me çetën “Shqiponja”. Isuf Cobo Tola, 45 vjeç, nga Shtëpëzi, ra përkrah komandantit Hysni Lepenica.Kutbi Rustem Lifti, 33 vjeç, nga Shtëpëzi, Bujk i mirë dhe luftëtarë i mirë.Ziver Rexho Bihoçi, 30 vjeç, nga Shtëpëzi, luftëtar i vendosur luftoi kundër pushtuesve Italian.Tahir Beqir Vasili, 28 vjeç, nga Shtëpëzi, i ri antifashist që dha jetën për lirinë.Yzedin Haruni, nga Picari, atdhetar dhe luftetar i vendosur, nuk duronte robërinë e vëndit të tij u vra heroikisht në luftë kundër pushtuesve Italian.
Fuat Shahin Azizaj, 26 vjeç, nga Nivica e Kurveleshit. Kur ishte me shërbim ushtarak vrau oficerin italian dhe u arratis duke u bashkuar me forcat kombëtare, u vra në Gerhot me katër bashkëfshatarë të tij.Haki Zenel Dajlani, 26 vjeç, Rustem Hazbi Xhufi, 26 vjeç, Filo Hasan Miceko, 26 vjeç, Seit Selim Dema, 26 vjeç. Të gjithë djem të Nivicës, lindur dhe rritur në një fshat. Dezertuan nga shërbimi ushtarak dhe u bashkuan me forcat vullnetare nacionaliste, luftuan në një çetë kundër pushtuesve italian. Ranë njëri pas tjetrit, duke luftuar heroikisht në luftën e Gërhotit.Ali Veiz Loci, 48 vjeç, nga Progonati i Tepelenës. Mori pjesë në lëvizjen e Hetem Totos, për çka u burgos, u lirua më 1939. Luftoi deri në vdekje kundër pushtuesve italian.
Dajlan Tahir Tahiraj, 43 vjeç, nga Gusmari i Kurveleshit. Luftëtar trim i çetave nacionaliste, që u flijua në Gërhot.Ismail Halil Saraçi, 17 vjeç, nga Kolonja e Gjirokastrës, komandant i çetës nacionaliste të fshatit Kolonjë. Luftoi e ra në Gërhot bashkë me shokët.Vaid Manxhar Koshi, 16 vjeç, nga Kolonja e Gjirokastrës. Më i riu i dëshmorëve të Gërhotit.Ibrahim Hamit Graci, 45 vjeç nga Kolonja e Gjirokastrës. Pjesmarrës në të gjithë luftimet kundër okupatorëve italianë.
Nderime dhe respekt ketyre dëshmorëve të kombit Shqiptar.
Në këtë mënyrë, 14 shtatori i vitit 1943 do të mbetet një datë e shënuar jo vetëm për luftrat e Ballit Kombëtar si dita e deshmoreve te tij, por do te ngelet ne kujtesen e te gjithe shqiptareve si nje deshmi e gjalle e luftrave te tij kunder pushtueseve Italian, kjo datë simbolike godet edhe një herë atë propagandë false dhe hipokrite të historiografisë komuniste shqiptare ashtu sikundër u bën thirrje historianëve të sotëm të jenë sa më objektiv dhe pranë të vërtetës.
Të mohosh luftërat e Ballit Kombëtar do të thotë të mos respektosh jo vetëm gjakun e derdhur ne Gerhot por edhe sakrificat sublime të qindra e mijra martirëve ne trojet etnike shqiptare, por të mos respektosh luftërat patriotike të kombit tonë.Janë me dhjetra e mijëra dëshmorë të Ballit Komëtar të rënë në luftën për mbrojtjen e Shqipërisë etnike prandaj ka shumë rëndesi 14 shtatori i vitit 1943, e cila do të ngelet dhe do te kujtohet brez pas brezi dita e deshmorve te Ballit Kombëtar.Keta atdhetar dhe patriot dëshironin një Shqipëri, pa ideologji kriminale, pa diktatur, pa komunizëm, por kërkuan një shqipëri demokratike, një shqipëri të bashkuar dhe të vllazëruar. Shumë heronjë ranë gjatë pushtimit Italian dhe Gjerman por numri u shtua edhe më tepër gjatë përpjekjes komuniste për të marrë pushtetin me vrasje, pushkatime, ekzekutime, burgosje, dëbime te qindra e mijra shqiptarëve.Rralë ka ngjarë në historin e popujve një tradhëti e tillë dhe kaq e turpshme , ku vëllai vriste vëllanë , ku djali vriste baban dhe ku Shqiptarët vrisnin njëri –tjetrin. E keqja është se kjo luftë civile e cila u iniciua prej kriminelëve skllavo-komunist u përhap me shpejtësi më të madhe në të gjithë shtetin amë si dhe në të gjitha trevat shqiptare. Më vonë mbasi mori fuqinë në dorë partia komuniste shqiptare dërgoi brigadat e saj në kosovë e Maqedoni për të shtypur kryengritjen e shqiptarëve të këtyre krahinave ,për të shtypur këtë frymë kombëtare dhe për t’ia shtruar atë qeverisë së Beogradit .
Kur u sulmua kosova nga forca te medha sllavo-komuniste në fillim të vitit 1944 batalioni i rinise Balliste “Besnik Cano “ me djem të zgjedhur nga të gjitha anët e Shqipërise vrapoj ne ndihme për t’u dhene zemër, për të luftuar krahë për krahë me vëllezërit Kosovar.Kjo lufte mori dëshmorin e kombit 19 vjecar Hamid Troplinin në Morin të kosovës në korrik të vitit 1944. Me qindra e mijëra të rinj të Ballit kombëtar donin të shkonin për të vdekur në kosovë, por Kosova jut ha : “Qëndroni aty ku jeni sepse si nga brënda dhe nga jashtë Sllavo-Komunzimi është rreziku i njëjtë . Lufta juaj dhe e jona është e njëjtë dhe përbashkët për Shqipërinë Etnike .”
Në këtë kohë kur emir i Xhemë Gostivar-it u përhap me dashuri në popull, kriminelët komunist duke cmuar cilësit e rralla të këtij burri atdhetar e patriot e vrasin mizërisht në prill (maj) të vitit 1945 ku prej asaj kohe fati i Shqiptarëve në Maqedonin Perëndimore ngelët në duart e Sllavo-komunistëve .
Ndërsa në Jugosllavi vriteshin në atë kohë rreth 60.000 Shqiptarë që s’donin t’a pranonin përsëri zgjedhën Jugosllave të regjimit komunist, helmoheshin me gaz në Gorizia 2000 djelmosha shqiptarë të thirurr për shërbimin ushtarak, pushkatoheshin në Tivar 1200 të tjerë ,vriteshin me qindra në Gjilan , Drenicë , Prishtinë ,Pejë , Gjakovë , Prizren e në të gjitha anët e Kosovës .
Fatkeqësisht shteti komunist shqiptar e lejonte polcine Jugoslave (UDB-ne ) të hynte në shqipëri dhe të vriste mbi 1000 shqiptare kosovarë që ishin arratisur për të gjetur strehë duke kujtuar se Shqipëria ishte Atdheu i tyre. Me dhjetra ,qindra mësues e profesorë ,intelektual Shqiptarë të prishur mëndësh prej torturave ,mbi 120 000 dosje Shqiptaresh “të dyshimte “ në arkivat e policisë secrete. Aktet brutale shtypjesh ,vrasjesh dhe torturash kundër të gjithë popullisë Shqiptare . Këto shtrëngime të egra c’njerëzore kanë detyruar që midis viteve 1954 dhe 1967 të emigronin në Turqi 340.000 Shqiptarë.
Kohet qe po vijne është detyrimi jonë të evidentojmë dhe pasqyrojmë të gjitha këto ngjarje të cilat do ti shërbejnë bërjes së historisë reale dhe një të vetme të kombit shqiptarë, ndërgjegjësimin e tërë popullsisë Shqiptare në rrugën e vërtetë të Shqiptarizmit. Largimin e ideologjise kriminale komuniste nga kjo histori dhe futjen e saj ne shtratin e plot kombëtar në rrugën dhe në parmet e Ballit Kombëtar . Dita e dëshmorëve nuk është ditë gëzimi, është ditë përkujtimi, është dëshirë për t’u afruar me shpirtin, me ata që zemrën dhe shpirtin ia falën idealit të lartë kombëtar.
Për Ballin Kombëtar dhe për gjithë shqiptarët kjo ditë është dita më e zezë e fillimit të luftës vllavrasëse nga kriminelet komunistët shqiptarë të drejtuar prej krimineleve komunistëve jugosllavë të cilët tradhëtuan marrveshjen e Mukjes ku në thelb të së cilës ishte Shqipëria Etnike, shqipëria perëndimore dhe demokratike.
Balli Kombëtar me këta dëshmorë hodhi themelet e moralit politik kombëtar dhe frymëzoi Shqiptarët me besimin në vetvete për atë që patën ëndërruar apostujt e Rilindjes Shqiptare që do të thoshte një lëvizje e gjithëmbarshme e kombit drejt një qëllimi të vetëm, lartësimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.E them me siguri te plote se nuk ka pasur asnjë lëvizje, dhe asnjë parti politike qe i ka falur me shume mëmëdheut gjatë tri robërive, mijëra dëshmorë sa i ka falur Balli Kombëtar, të cilët janë të pavleresuar edhe sot. Këta dëshmorë kombi dëshmojnë frymën e udhëheqjes së Ballit Kombëtar thellësisht kombëtar dhe tërësisht e mbështetur në interesat jetësore të Shqipërisë etnike sepse i ka pasur themelet dhe i ka në principin e ekzistencës shqiptare të popullit shqiptar.Këta dëshmorë nuk janë vetëm deshmore te Ballit Kombëtar.Aktet e tyre ishin dhe janë frymëzimi i dashurise Kombëtare, jane flamurtar i të gjitha trevave Shqiptare. Kujtimin e deshmoreve te Ballit Kombetar duhet t’a ruajnë e t’a nderojnë të gjithë ata Shqiptarë që duan të shohin me të vërtet një Shqipëri Etnike, demokratike, te bashkuar, të lirë dhe të lulëzuar.Duhet nderuar kujtimi i tyre ashtu si nderohen flamujt e betejave sepse Ata jane njerzit që përcjellin tek ne një varg kujtimesh historike prandaj na ngjan sikur jane gjallë se historia e këtyre burrave në gjurmët e Ballit Kombëtar është dhe do të jetë e pavdekshme.
Ne e kuptojmë mirë gjuhën dhe veprën tuaj o Deshmoret e lirise, o Deshmoret e Kombit Shqipëtar, O Deshmoret e Shqiperise Etnike.E kuptojmë se për të gjithë dëshmorët e Ballit Kombëtar nuk pati as gurë të gdhendur, as festë, as kurora. Nuk pati asnje ngushëllim për eshtrat tuaja derdhur poshtë e lartë në baltën e mëmëdheut. Se ju ratë për të ngritur një popull të regjur, të shtypur, një popull të vogël me shumë armiq që e hengri varfëria, që e dërrmoi robëria e jashtme që e shtrydhën tradhëtarët e brendshëm. Ishte shumë e veshtirë lufta qe Ju I dolët për Zot! Shumë kujt i dukej luftë e pashpresë.
Vetëm shpirti juaj I madh mundi t’a mposhte dyshimin dhe thatë “Shqipëria medoemos do të bëhet se duam ne që të bëhet, liria medoemos do të vijë se duam ne që të vijë”, bashkimi kombetar medoemos do te behet se thate ju qe do behet dhe ajo po behet se pavarsia e Kosoves eshte proces i bashkimit te shqiptarëve.Po ju të pa thyer shkoni drejt së ardhmes dhe me plagët e kuqe na thoni vazhdimisht “Këtej është Udha juaj” Ja dhe ne me besë Shqiptari me atë besë që dini ju o deshmoret e Ballit Kombetar, po ju pergjigjemi “Andej është edhe udha jonë!”. Kemi në gjirin tonë të shkruar shembullin e Dëshmorëve tanë e qindra e mijra dëshmorëve nga të gjitha trevat Etnike Shqiptare, rrugen e drejt dhe te paster te Ballit Kombëtar.
Amanetin e tyre ne do ta plotësojmë sepse dimë përse ata luftuan, sepse dimë pse qëndrojmë dhe çfarë po kërkojmë. Amaneti i tyre është Bashkimi dhe Vllazërimi Kombëtar, kjo është rëndësia e ditës së Dëshmorëve të Ballit Kombëtar, kjo është vlera dhe nevoja e 14 shtatorit që ta bëjmë Shqipërinë e Shqiptarëve.Prandaj le të shërbejë 14 shtatori, dita e Dëshmorëve të Ballit Kombëtar për të gjithë Nacionalistët Shqiptar, të cilët i janë përmbajtur dhe i përmbahen idesë “SHQIPËRIA e SHQIPTARËVE”!
Detyrimi ynë ne vazhdim dhe i te gjithe atyre qe i permbahen idese se Shqiperise dhe Shqipetareve është të përkujtojme ngjarje të tilla, çdo luftë të Ballit Kombëtar, çdo ngjarje dhe çdo dèshmorë të Ballit Kombëtar për të hequr dhe larguar njëherë e përgjithmonë baltën e hedhur padrejtësisht nga kriminelët komunist, ne që i kemi dhënë kombit shqiptar mijra dëshmor, ne kemi detyrimin madhor për të larguar me fakte, me dëshmi reale nga historia aktuale ideologjinë kriminale komuniste dhe futjen e saj në shtratin e plotë kombëtar.
Ne sot nuk mundet te pranojme qe shqiperia jone demokratike edhe pas 24 vitesh demokraci, qe historine ta bejne ata historian apo dhe bijte e kriminelve komunist qe perdhosen, qe perbalten, qe diskriminuan pa drejtesisht familjet me patriotike dhe me atdhetare te kombit shqiptare.
Ata duhet te mbajne pergjegjesi per vendosjen e sistemit kriminal komunist, per falsifikimin e historise, per vrasjet, luftrat, datat historike dhe faktet reale te saj. Ata duhet t’ju kerkojne ndjese te gjithe shqiptarëve per izolimin e kombit shqiptar, largimin e frymes kombetare te shqiptaret.
Eh, ata duhet te pergjigjen per padrejtesitë perpara shqiptarëve dhe te pakten te kerkojne ndjesë per mekatet e tyre.Ne do kerkojme vazhdimisht që në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur disa dokumente, fakte dhe ngjarje shumë të rëndësishme të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare si:
Nacionalizma e pare Shqiptare Prill të vitit 1939, Dekalogu i Ballit Kombëtar, Marrëveshja e Mukjes, te vendosen ne historinë e shqiperise personalitetet dhe luftrat patriotike të Ballit Kombëtar, gjithashtu duhet te vendoset ne historine e shqiperise dokumenti mbi krijimin e Komitetit Demokrat ‘Shqiperia e Lire’ ne emigracion, ne 26 gusht te vitit 1949 te drejtuar nga Ati i Shqiperise Etnike Mid’hat Abdyl Frasheri
Ne mendojme se ne kohen e sotme eshte ne nderin e shoqerise shqiptare qe te ngrihet një varreze ku të vendosen të gjithë dëshmorët e Ballit Kombëtar që familjarët, të afërmit e tyre të kenë mundësin t’i nderojnë e ti respektojnë, te nderohen dhe vleresohen edhe nga shoqeria e sotme shqiptare per t’i çuar dinjitetin ne vend te gjithe ketyre burrave qe vune ne themelet e tyre idenë e vllazerimit dhe bashkimit kombetar.Sot do te ishte ne nderin e shoqerise shqiptare, politikberjes qe t’ju kthejnë të gjithë pasurit e tundshme e të patundshme, të sekuestruara nga regjimi kriminal komuniste familjeve të Ballit Kombëtar.Rendesi per procesin e bashkimit te shqiptareve eshte qe të bëhet trajtimi i veteranëve të Ballit Kombëtar me status të veçant, njelloj siç jane respektuar padrejtesisht veteranet e kriminel te nacional-çlirimtares qe vrane vllezerit e tyre shqiptare ne vitetet 1943-44-45 dhe per 50 vite ne vazhdim.
Vetëm në këtë mënyrë Shqiptarët do t`i japin dorën njëri-tjetrit, të pajtohen, të harrojnë mëritë dhe të shohin njëri-tjetrin si vëllezër. Të zhvillojnë tolerancën, mirëkuptimin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Dhe kjo eshte e vetmja rruge, të kultivojmë tek fëmijët tanë traditat më të mira të paraardhësve tanë si atdhedashurinë, besën, nderin, trimërinë etj, virtyte të njohura të popullit tonë dhe me vlera universale.Ne theksojmë me force se në shqipëri nuk mund të ketë demokraci, liri, pa respektuar këta misionar të dashurisë ndaj kombit të shqiptarizmës së vërtetë, të demokracisë e fjalës së lirë të cilët dhanë jetën e tyre për bashkim dhe vllazërim kombëtar. Nëse nuk realizohen dhe respektohen këta dëshmorë te kombi shqiptarët, ne shqiptaret do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe pajtim kombëtar nuk do ketë.
Nderim dhe respekt të gjithë dëshmorëve të kombit Shqipëtar.

Tiranë më, 14.09.2016.
adriatik alimadhi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s