Muaj: Tetor 2016

Dhëmb për Dhëmb.Nga Myntas Xhindoli..

fb_img_1477936222917

Rralle kam lexuar nje liber-akuze te shkruar nga ndonje ish i persekutuar politik, si ky i Myntas Xhindolit. Fakte dhe emra persekutoresh, per te cilat as qe do te kete nevoje qe dikush tʼi hape dosjet e tij. Ka qemtuar dhe kujtuar gjithcka me perpikmeri, aq sa kete liber e shoh edhe si nje model per te gjithe ata qe duhet tʼi thone te vertetat ashtu sic kane qene. Mundesine per te qemtuar shkaktaret e kalvarit te tyre personal e kane. Nderim per kete burre nga Eskaj i Lushnjes te cilin, qe prej moshes 16 vjecare, e degdisen ne burgje e internime.Ky liber me ra ne dore nga nje bashkevuajtes i tij. Dhe e lexova disa here, pasi nder te akuzuarit kish shume nga ata qe jo vetem lushnjaret, por edhe te persektuar te tjere, ne kampin e Tepelenes, atyre te Lushnjes e gjetke, si edhe ne burgjet, i njohin mjaft mire….

Shpend Sollaku NNoé.

 

Advertisements

Familja Cakrani;Te Vertetat e Luftes ..Kush ishin Atdhetare dhe kush ishin ata qe vrisnin popullin .

fb_img_1477834808289

KADRI CCAKRANI. .ATDHETARE NACIONALIT.

Ka shumë artikulime sot të tejkonsumuara sot se “nacionalistët u përdorën nga gjermanët kundër formacioneve të majta partizane”, fakt që shfaqet tabu dhe më tej i keqinterpretuar.
Së pari gjermanët hynë në Shqipëri, menjëherë pas zbarkimit anglez në Italinë e Jugut dhe kapitullimit të saj, për të evituar një zbarkim të tillë në bregdetin tjetër të Adriatikut, pasi suxesin e kishin në tokë. Marrveshjen e parë e bënë me forcat partizane (Mestan Ujaniku dhe Neshat Hysi komandand i Brig X partizane me tog. e zbulimit të Wermahtit Riesterer) më 20 shtator 1943, dhe me forcat nacionaliste (ballistët); “Dr. Meçe negocioi në Fier për lidhjen e takimin më 20.09.1943 me komandantin e çetës nacionaliste, Kadri Cakrani, i cili më vonë do të kishte një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër komunistëve”. Më pas “Komanda e divizionit 100 urdhërohet që Cakrani të furnizohet me armatime, municione dhe veshmbathje” Për rrjedhojë çetat e nacionalistëve arritën mbi 1000 trupa dhe spastruan forcat e majta partizane në rajonin grykderdhja e Vjosës-Fier-Lushnjë-Kavajë-bregdet “nëpërmjet aksioneve të ndryshme të divizionit tonë (100), kundër komunistëve, Balli Kombëtar arriti të rriste zonën e tij dhe të merrte edhe qytete të rëndësishme në Shqipërinë e Mesme si Këlcyra, Berati, Lushnja, Kavaja si dhe të zgjeronte organizimin e tij në këto rajone”. (BA/ MA, RH 26-100/45). Kush ka përfituar nga njëri tjetri gjermanët kanë përdorur ballistët apo ballistët kanë përdorur e përfituar nga Wermahti gjerman?!
E gjithë kjo luftë po zhvillohej me orientimin jogosllav e në terren misionarët serbë ishin në përbërje të forcave partizane, që kërkonin shuarjen e ndonjë ndjenje pro Kosovës paslufte, ndërkohë që programi i Ballit Kombëtar të parën pikë kishte Shqipërinë e bashkuar!
Cila nga këto dy forca që luftonin e donte vendin e saj?
“Nacionalistët nuk pranojnë të luftojnë së bashku me ne (gjermanët) kundër aleatëve, nëse anglo-amerikanët do të zbarkojnë në Shqipëri. Si shkëmbim, ata na kanë dhënë fjalën se, nëse do të ndodhë zbarkimi, ata nuk do t’i kthejnë armët kundër nesh” (BA/ MA, RH 26-100/45)
Rasti disa infermiereve amerikanë që u desantuan gabimisht në rajonin e Beratit flet më se qartësisht për marrdhëniet me angloamerikanët, ndërkohë që gjermanët ishin në qytet. “Në bodrumin e shtëpisë së një familjeje të pasur që ishin fshehur infermieret, komandanti nacionalist i qytetit Kadri Cakrani shkon me një përkthyes të besuar dhe i merr në shtëpinë e tij për darkë. Pas darke i ka çuar në kinema, ku shfaqej një film italian, ndërkohë që komanda gjermane kish dhënë alarmin. Për ti shpurë në drejtim të Vlorës në missionin top secret Cakrani angazhoi makinën dhe shoferin e tij të besuar, ku kanë depërtuar në mbi 25 postblloqe deri në destinacion. Interesimi i presitentit Roosëelt me informacion çdo tre orë nga agjencia jonë, po shkonte në rrugën e duhur. Vetë shefi i OSS (sot CIA) ka zbarkuar në gad. Karaburun (dok. declassif. të CIA-s)
Kush ka bashkpunuar me armikun?!

Hiqua Dekoratat Kriminelëve Z.President.Nga Kujtim Cekani.

image_2016_10_23_13

Drejtuar Presidentit të Republikës.

Z.Bujar Nishani.

I Nderuar President i Republikes.

Si kurrë ndonjëherë nuk jam ndjerë si keto ditë.
Ate qe duhet të ishte bere shumë kohë më parë,atë e bëtë Ju .
Nderimi që Ju bëtë martirëve të ekzekutuar mizorisht nga krimineli Shehu në Lushnje ështè minimumi qe ne si Komb Ju bëjmë të rënëve Tanë .

I nderuar President.

Ashtu sic bete gjene e duhur me këta martire Bej edhe atë qe parardhësit Tu nuk e bënë ..
Hiqi dekoratat ..titujt ..nderet ne radhe te pare kriminelit ,gjakatarit ,mizorit,shqiptarëvraresit Enver Qenit dhe pastaj gjithë atyre qe mbajnë tituj e dekorata dhe kanë duart me gjak Shqiptari. Beje ketë President , beje Ti sepse do te vije nje kohe dikush do ta beje .
Bëje Ti ashtu sic e bëre per Martirët e Lushnjës mos u ndal , bëje se ke ke gjithë Shqipetaret me vete ..Beje sepse Historia nuk fal , ajo as nuk mund te mbulohet as nuk mnd te tjetërsohet do te vije nje dite dhe Çdo gje do te shkruhet ashtu siç është .
Hiqua Titujt e nderet qe parardhësit e Tu Ju kanë dhënë Kriminelëve mos i le emrat e martireve dhe krimineleve qe të flenë bashke ne sirtarët e Presidencës.
Do te vije nje dite që plehrat do te përfundojnë ne plehra sepse ashtu jane .
Bëj gjënë e duhur President i ke apo si ke kompetencat..nxirr nje dekret nxirrini nga sirtarët ..flaki ne plehra..bëj diçka ..të vdekurit tanë nuk kanë per te ndjerë paqe edhe pse nuk kanë nje varr , e bashkë me Ta edhe Ne..

Dekorimi i Ballisteve të vrarë dhe rishkrimi i Historise. Nga Blendi Fevziu.

fevziuuu

Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqiptarë të pafajshëm, të vrarë padrejtësisht dhe të nëpërkëmbur për më shumë se 73 vjet ka rihapur edhe një herë një debat të nxehtë në vend. Atë që lidhet më luftën e dytë botërore dhe me rreshtimin e shqiptarëve në formacionet politike të saj. Për fatin tonë të keq, debati nis si gjithnjë nga personat më pak kompetentë dhe në vend të historisë i referohet filmave të kinostudios “Shqipëria e Re” dhe imazheve të socrealizmit. Pa dashur të hyjë në një debat që kërkon shumë më tepër thellim dhe shumë më tepër hapësirë se sa një editorial, dua të nënvizoj se vendimi i Presidentit ka dy anë: atë historike dhe atë morale.

Konteksti historik, është ai që keqinterpretohet më shumë dhe që përdoret kryesisht nga ata që e shohin si politikë dite. Në këtë kontekst, Presidenti nuk ka gabuar aspak. Masakrimi i 67 pjesëtarëve të një formacioni të Ballit Kombëtar, por në realitet, një grup fshatarësh që as kishin vrarë njeri dhe qenë bashkuar për të luftuar italianët, më 21 tetor, ka qenë një akt i pastër kriminal. Ai u krye nga Brigada e Parë me një vendim të marrë nga Dushan Mugosha (Shihni kujtimet e Xhelal Staraveckës). Qëllimi ishte thjeshtë terrorizimi i mbështetësve të Ballit dhe marrja e pushtetit në një moment që në Shqipëri ishte krijuar vakum. Italianët kishin kapitulluar, ndërsa gjermanët qenë vendosur vetëm në disa qëndra dhe pika strategjike.

Masakra e Lushnjës e kishte nismën në dështimin e Mukjes. Atje, ku Komunistët, Ballistët dhe nacionalistë të tjerë u bashkuan dhe firmosën për një luftë të përbashkët ndaj okupatorëve. Por ndërkohë Italia kapitulloi dhe pushteti i ardhshëm ishte më i rëndësishëm se sa lufta. Pavarësisht se firmosi, PKSH vendosi ta prishë marrëveshjen e Mukjes.

“Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij“.

Kjo frazë përbën thelbin e letrës që Enver Hoxha i nisi më 1 tetor të 1943-it Komitetit Qarkor të Gjirokastrës. Për mbështetësit e “Ballit Kombëtar” kjo është dita e fillimit të përplasjeve zyrtare ushtarake midis dy formacioneve politike që u shndërruan në dy forca armike. Edhe pse përplasje mes tyre kishte pasur edhe më herët, ato qenë në fakt sporadike. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, qe jo vetëm humbja e një shansi për luftë të përbashkët kundër okupatorit, por edhe fillimi i përleshjeve të armatosura midis palëve. Përplasjet nisën në fillim të muajit shtator me vrasjen e 6 ballistëve në Ziçisht. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor u numëruan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Viktimat e Lushnjës u masakruan në këtë moment. Asnjë prej tyre, kurrë nuk kishte bashkëpunuar me italianët, kundër të cilëve ishin ngritur. Në vitet e fundit të jetës, vetë Mehmet Shehu, siç dëshmon djali i tij Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e Ankthit”, shprehte pendesë për këtë akt. Ishin njerëz të pafajshëm që u vranë për të ngjallur frikë tek të tjerët. Dhe për të frenuar mobilizimin e mëtejshëm në forcat e Ballit. U vranë për pushtetin e ardhshëm.

Më 26 tetor të 1943-it “Balli Kombëtar” lëshoi një “thirrje drejtuar Nacionalçlirimtares” me titullin: “Vëllavrasja ka fillue!”

Mbështetësit e komunistëve kanë deklaruar gjithnjë se luftën vëllavrasëse e filloi “Balli Kombëtar”, se ishin pjesëtarët e tij që ju bashkëngjitën forcave gjermane dhe që sulmuan forcat partizane. Por asnjë historian deri më sot, nuk mund të thotë që Balli ka bashkëpunuar me okupatorët përpara Tetorit të vitit 1943. Ky është konteksti historik.

Ai moral është tjetër. A meritonin këta 67 persona të dekoroheshin dhe cili ishte kontributi i tyre në këtë rast. Ata janë viktima të pafajshme të një lufte civile dhe një përplasjeje forcash, që për fatin e tyre të keq, qëlloi të kulmonte pikërisht në fshatin e tyre. Në fakt, Presidenti duhet të përgatisë një nderim më të denjë dhe më domethënës për Mithat Frashërin, kreun e Ballit Kombëtar, djalin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesin e Bibliotekës Kombëtare shqiptare, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur dhe militantin antifashist. Askush deri më sot, asnjë historiograf komunist nuk ka dëshmuar ndonjë bashkëpunim të Frashërit me Gjermanët. Por ai është përbaltur pa të drejtë dhe sot, ende prehet në një varrezë në Long Island të Nju Jorkut. Ky njeri ka lënë një testament. Ai ka dorëzuar gjithë pasurinë e tij për Shqipërinë, me kusht, që ta varrosnin në oborrin e Institutit Albanologjik nëse ndonjë ditë do të ngrihej një i tillë. Ai vijon të prehet ende larg, vetëm si pasojë e një manipulimi historik.

Sa i takon 67 personave, ka edhe një shikim tjetër. Vrasja makabre e atyre të pafajshëmve ishte vetëm një akt. Për 50 vjet me rradhë, familjet tyre janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme. Familjet u izoluan, fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që nuk i njohën kurrë ju mohua punësimi normal dhe shkollimi. Ata e vuajtën këtë si një njollë në biografi dhe ky dekorim është edhe një sadisfaksion moral për vuajtjet e tyre. Ata nuk ngjallen dot më; familjet nuk e shpërbëjnë dot persekutimin e padrejtë dhe të pamerituar; nuk i kthejnë dot mbrapsht vuajtjet që kanë hequr. Lërini së paku të ndihen krenarë me atë dekoratë simbolike, sa për t’i treguar të gjithëve, por edhe vetes, se e vërteta vonon, por humbet kurrë.

Ke vepruar drejtë Zoti President, por është ende shumë pak. Historia nuk bëhet me filmat e kinostudios dhe e drejta nuk ka lidhje me politikën e ditës!

Blendi Fevziu

Dekoromi i Ballisteve te vrarë dhe rishkrimi i Historise..Nga Blendi Fevziu

fevziuuu

Nga Blendi Fevziu

Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqiptarë të pafajshëm, të vrarë padrejtësisht dhe të nëpërkëmbur për më shumë se 73 vjet ka rihapur edhe një herë një debat të nxehtë në vend. Atë që lidhet më luftën e dytë botërore dhe me rreshtimin e shqiptarëve në formacionet politike të saj. Për fatin tonë të keq, debati nis si gjithnjë nga personat më pak kompetentë dhe në vend të historisë i referohet filmave të kinostudios “Shqipëria e Re” dhe imazheve të socrealizmit. Pa dashur të hyjë në një debat që kërkon shumë më tepër thellim dhe shumë më tepër hapësirë se sa një editorial, dua të nënvizoj se vendimi i Presidentit ka dy anë: atë historike dhe atë morale.

Konteksti historik, është ai që keqinterpretohet më shumë dhe që përdoret kryesisht nga ata që e shohin si politikë dite. Në këtë kontekst, Presidenti nuk ka gabuar aspak. Masakrimi i 67 pjesëtarëve të një formacioni të Ballit Kombëtar, por në realitet, një grup fshatarësh që as kishin vrarë njeri dhe qenë bashkuar për të luftuar italianët, më 21 tetor, ka qenë një akt i pastër kriminal. Ai u krye nga Brigada e Parë me një vendim të marrë nga Dushan Mugosha (Shihni kujtimet e Xhelal Staraveckës). Qëllimi ishte thjeshtë terrorizimi i mbështetësve të Ballit dhe marrja e pushtetit në një moment që në Shqipëri ishte krijuar vakum. Italianët kishin kapitulluar, ndërsa gjermanët qenë vendosur vetëm në disa qëndra dhe pika strategjike.

Masakra e Lushnjës e kishte nismën në dështimin e Mukjes. Atje, ku Komunistët, Ballistët dhe nacionalistë të tjerë u bashkuan dhe firmosën për një luftë të përbashkët ndaj okupatorëve. Por ndërkohë Italia kapitulloi dhe pushteti i ardhshëm ishte më i rëndësishëm se sa lufta. Pavarësisht se firmosi, PKSH vendosi ta prishë marrëveshjen e Mukjes.

“Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij“.

Kjo frazë përbën thelbin e letrës që Enver Hoxha i nisi më 1 tetor të 1943-it Komitetit Qarkor të Gjirokastrës. Për mbështetësit e “Ballit Kombëtar” kjo është dita e fillimit të përplasjeve zyrtare ushtarake midis dy formacioneve politike që u shndërruan në dy forca armike. Edhe pse përplasje mes tyre kishte pasur edhe më herët, ato qenë në fakt sporadike. Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, qe jo vetëm humbja e një shansi për luftë të përbashkët kundër okupatorit, por edhe fillimi i përleshjeve të armatosura midis palëve. Përplasjet nisën në fillim të muajit shtator me vrasjen e 6 ballistëve në Ziçisht. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor u numëruan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Viktimat e Lushnjës u masakruan në këtë moment. Asnjë prej tyre, kurrë nuk kishte bashkëpunuar me italianët, kundër të cilëve ishin ngritur. Në vitet e fundit të jetës, vetë Mehmet Shehu, siç dëshmon djali i tij Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e Ankthit”, shprehte pendesë për këtë akt. Ishin njerëz të pafajshëm që u vranë për të ngjallur frikë tek të tjerët. Dhe për të frenuar mobilizimin e mëtejshëm në forcat e Ballit. U vranë për pushtetin e ardhshëm.

Më 26 tetor të 1943-it “Balli Kombëtar” lëshoi një “thirrje drejtuar Nacionalçlirimtares” me titullin: “Vëllavrasja ka fillue!”

Mbështetësit e komunistëve kanë deklaruar gjithnjë se luftën vëllavrasëse e filloi “Balli Kombëtar”, se ishin pjesëtarët e tij që ju bashkëngjitën forcave gjermane dhe që sulmuan forcat partizane. Por asnjë historian deri më sot, nuk mund të thotë që Balli ka bashkëpunuar me okupatorët përpara Tetorit të vitit 1943. Ky është konteksti historik.

Ai moral është tjetër. A meritonin këta 67 persona të dekoroheshin dhe cili ishte kontributi i tyre në këtë rast. Ata janë viktima të pafajshme të një lufte civile dhe një përplasjeje forcash, që për fatin e tyre të keq, qëlloi të kulmonte pikërisht në fshatin e tyre. Në fakt, Presidenti duhet të përgatisë një nderim më të denjë dhe më domethënës për Mithat Frashërin, kreun e Ballit Kombëtar, djalin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesin e Bibliotekës Kombëtare shqiptare, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur dhe militantin antifashist. Askush deri më sot, asnjë historiograf komunist nuk ka dëshmuar ndonjë bashkëpunim të Frashërit me Gjermanët. Por ai është përbaltur pa të drejtë dhe sot, ende prehet në një varrezë në Long Island të Nju Jorkut. Ky njeri ka lënë një testament. Ai ka dorëzuar gjithë pasurinë e tij për Shqipërinë, me kusht, që ta varrosnin në oborrin e Institutit Albanologjik nëse ndonjë ditë do të ngrihej një i tillë. Ai vijon të prehet ende larg, vetëm si pasojë e një manipulimi historik.

Sa i takon 67 personave, ka edhe një shikim tjetër. Vrasja makabre e atyre të pafajshëmve ishte vetëm një akt. Për 50 vjet me rradhë, familjet tyre janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme. Familjet u izoluan, fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve që nuk i njohën kurrë ju mohua punësimi normal dhe shkollimi. Ata e vuajtën këtë si një njollë në biografi dhe ky dekorim është edhe një sadisfaksion moral për vuajtjet e tyre. Ata nuk ngjallen dot më; familjet nuk e shpërbëjnë dot persekutimin e padrejtë dhe të pamerituar; nuk i kthejnë dot mbrapsht vuajtjet që kanë hequr. Lërini së paku të ndihen krenarë me atë dekoratë simbolike, sa për t’i treguar të gjithëve, por edhe vetes, se e vërteta vonon, por humbet kurrë.

Ke vepruar drejtë Zoti President, por është ende shumë pak. Historia nuk bëhet me filmat e kinostudios dhe e drejta nuk ka lidhje me politikën e ditës!

Blendi Fevziu

Sa e “Frikshme” është Shqipëria Sot. Nga Adriatik Riza Dosti.

fb_img_1477664337662

Kur permendi Shefqet Musarain ,,,shkrimtatrin militanto – komunist …dhe i etiketoi Ballistet e Nacionalistet e ndershem patriote shqiptare ,,,si renegate e tradhetare …per ke e kishte fjalen pinjolli i komunisteve te djeshem ,,djali i ekzekutorit te nje Poeti te fjales se lire…dhe nipi i Spiro Kolekes..per…..
…..Per ata qe vrane me plumb pas koke e pas shpine me porosi e urdher te Komandantit me qindra patriote te ndershem shqiptare duke e shnderruar luften N-Cl ne lufte vellavrasese mes shqiptaresh..
Per ata qe vrane naten cuberisht e neper prita edhe shoket e tyre ”te idealit”si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Vasil Shanto, Myslim Keta etj etj..deri tek ngrenia qe ju beri Dosa …kelysheve te vet qe nga 1945 – 85…
Per ata qe masakruan e bene terror mbi shqiptaret e pa mbrojtur e te pa fajshem ,,,sidomos gjate periudhes 1945-55 ..deri sa instaluan ne vend Diktaturen me te eger staliniste te te gjithe europes..
Per ata mijera te vrare e pushkatuar ,,shumica pa gjyq , te burgosur, te torturuar, te internuar , te arrestuar, te persekutuar e te perndjekur si ne Gjuetine e Shtrigave nga hija e zeze dhe e tmerrshme e biografise…
Per ata qe e shiten Kosoven dhe kurre nuk paten guximin ta ngrene zerin per genocidin masiv ndaj popullsise shqiptare te Camerise..
Per ata qe sajuan maskaradat e turpeshme antinjerezore te Diversanteve, te Gjyqit te Deputeteve, te Bardhok Bibes, te Bombes ne Ambasaden Sovjetike, te Grupeve te pafundme armiqesore etj etj qe cuan ne plumb serisht dhjetera e dhjetera jete te pafajshme shqiptaresh..
Per ata qe kurveronin ne kurriz te Shqiperise se gjore ,,here me jugosllavet e here me ruset dhe here me greket e deri ,,,tek cini – macinet e larget te Mao Ce Dunit..
Per ata qe ju a dhene e me pas ju a morren token me force ,,pikerisht atyre qe i quajten partizane legjendare e heroike e te cilet i sollen ne krye ate mengjes te 29 nentorit 1944 ….
Per ata qe ju tufezuan gjithcka, ju moren nga koteci edhe pulen e vetme dhe e shnderruan nje popull te tere te mbante frymen per vite me radhe permes tallonit famekeq…
Per ata qe hodhen ne ere Kisha e Xhamija dhe cuan ne plumb mijera klerike te ndershem e patriote dhe njerez te zotit..
Per ata qe hodhen ne lum eshtrat e Kollosit te Kombit Shqiptar At Gjergj Fishtes..
Per ata qe kurre nuk e njohen si shqiptar Gjeniun e Atdheut tone Faik Konicen…
Per ata qe kurre nuk e lejuan , as per qellime super njerezore ,,,te shkelte token e te pareve te saj nobelisten e Shenjtoren e fameshme Nene Tereza ….
Per ata qe hodhen nje mal me balte e vollen nje oqean me urrejtje e shpifje perbuzese ndaj te vetmit njeri deri me sot ne historine e Shqiperise ,,qe krijoi Shtetin e Kombin tone…Mbretit Zog..
Per ata qe krijuan Monstren e te ashtuquajturit Njeriu i Ri…percudnimi me antinjerezor ne historine e atij vendi..
Per ata qe mohuan Sejfulla Maleshoven, Lasgushi Poradecin, Eqerem Cabejn, Ibrahim Kodren, Arshi Pipen, etj etj ..pa mbarim…

Ndaj Shqiperia e sotme eshte e frikeshme me shume se kurre …pasi Tradhetaret e renegatet e vertete kane hipur ne podet e fituesit e ne piedestalet e nderit …dhe per turpin tone ,,te te gjitheve ne,,,Heronjte tane te vertete kombetare..anatemohen, sulmohen, fyhen, perbuzen, percmohen e zbriten dhunshem nga vendi qe ju takon e etiketohen ne menyren me neveritese Tradhetare e Renegate …pikerisht nga ky lloj soji e sorollopi i sotem qe tradhetine e mercenarizmin si dhe antinjerzillikun e antishqiptarizmin kane 75 vjet qe i kane te injektuar ne gjakun e tyre ,,e fatkeqesisht nuk ka asnje lloj transfuzioni qe t’ ju a pastroje.dot…
Historia e njerezimit,,te pakten deri me sot nuk njeh asnje rast te vetem qe dikush ti jete fshehur a ti jete shmangur Gjykimit te se vertetes ,,,sepse ajo eshte si Drita e Diellit …ku cfaredo qe te besh per ta ndaluar nuk mundesh dot pasi ne rastin me te mire do djegesh duart e tua …
Vendet dhe popujt kane destinacion perjetesine ,individet e grupet qe i bejne ata te vuajne kane per rrisk urrejtjen e tyre dhe harresen e historise …

A.R.DOSTI

Nipi i Ballistit Rrefen .. Kur i zhvarrosem gjetem Babanë e të Birin 18 vjec akoma dore per dore.Nga Sokrat Turtulli.

fb_img_1477586680979

Sokrat Turtulli, një prej famijlarëve të njërit prej anëtarëve të Ballit të pushkatuar pa gjyq, nipi i Sadik Turtullit i quan të papranueshme reagimet ndaj Nishanit, teksa kujton vuajtjet e familjes së tij. Ai e quan turp për të rinjtë e sotëm që kanë mentalitet komunistësh, ndërsa kujton momentin e zhvarrimit të xhaxhait me të birin. “Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin”, thotë ai.

Nga: Sokrat Turtulli
Kur lexova këtë titull, të them të drejtën m’u rrënqeth mishi. Hodha sytë për të parë portretin e atij që e kishte thënë dhe në çast m’u përplasen kujtimet nëpër cepat e trurit. Mbylla sytë dhe drithërimat ma mbështollën të gjithë trupin.
-Kjo shprehje më ka shoqëruar në të gjithë rininë time. Ma thoshin përditë, në rrugë, në klasë, në zbor apo kudo ku trokisja.
-”Ballist”, “Kulak”, i biri ballistit, djali kulakut, armiku i partisë. Nuk mundja të dashuroja, nuk mund të kërkoja punë, nuk mund të kërkoja shkollim për më lart, nuk mund të qarkulloja jashtë rrethit pa marrë leje tek ‘vampirët’ operativa të Sigurimit të Shtetit.

-Edhe vajza e një kryetari të këshillit të partisë që e kisha në shkollë nuk mund të mi shikonte sytë dhe të më thoshte se sa më donte. Më dërgonte letra fshehurazi. Më shkruante emrin e saj në bankën time dhe me lutej ta prisja në klasë pas mësimit. Ajo nuk e kishte idenë çdo të thoshte të ishe djalë ballisti. E mësoi këtë vetëm duke parë filmat e realizmit socialist. Ballist babai im, që punonte ditë e natë në kooperativë. Ballist xhaxhai i babit, ose më saktë komandant Balli. Dhe ky komandant Balli që përndiqej aq shumë për ta vrarë, ishte edhe një ndër dashnorët e “partizanes” dhe komunistes më të famshme të zonës, që figura i ngrihej lart e lart nga partia. Ishin nga një fshat, hanin dreka e darka bashkë, jetonin me të këqijat e sistemit njësoj të gjithë. U pushkatuan nga partizanët me motivin se ishin bashkëpunëtorë me gjermanët, në një kohë që bashkëpunimi i vetëm i tij ishte vetëm me “partizanen” hamshore të lagjes. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin. -Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme, pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt. Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të kabinetit qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian. A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan, burgosën, internuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpunëtorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”? A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhtonin atdheun dhe partinë? A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre? A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin? Kurse sot këtyre palaçove iu digjet xhani për fyerjen që presidenti iu paska bërë veteraneve të luftës “antifashiste vëllavrasëse” me dekorimin e 67 ballistëve nacionalistë. Kanë lëshuar helm nga goja si dikur eterit e tyre. Këta, këta që sa herë hapin gojën për luftën partizane, duhet të kujtojnë poshtërimin dhe fyerjen që u bënin veteranëve të luftës, duke iu servirur një ditë në vit një kg mollë, 30 gram mish, një medalje me rrip varur në qafë, si dhe një autorizim për të blerë lavatriçe… Turp të keni! Jeni kaq të rinj për të pasur akoma mentalitetin e egër komunist.
Zoti vëntë dorë mbi mendjet tuaja!

Leter e hapur e Komunistit Ismail Kadare drejtuar Lulzim Bashes ..Terhiqni nga Kandidimi perballe Rames.

kadare-e-agolli-nuk-pajtohen-p-euml-r-ldquo-turqit-v-euml-llez-euml-r-rdquo_hd
21 Maj 2011 – 17:46.

Ismail Kadare i është drejtuar me një letër Lulëzim Bashës duke i propozuar tërheqjen nga kandidimi, si një rrugë për zgjidhjen e asaj që Kadare e quan ‘kolaps të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”.

Update: Basha përgjigjet. “Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë.  Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri.” Të dyja letrat në brendësi.


 

Letra e plotë e Kadarese

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë  se ndoshta mund të ndihmojë  në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i  klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj.  por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori.  S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje  fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare:  tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me  një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj.  Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit  tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shume se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por  nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta  pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen “turp i përbashkët”, që mirë a keq, e kemi perjetuar gjatë shume viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : “nder i perbashkët”.

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar

Paris, 21 maj 2011

Dekorohen Ballistet pa Ballin Kombetar! Presidenti Bujar Nishani Dekoron Ballistet e vrare .Nuk fton Kr. e Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.

fb_img_1477062216900

Dekorohen Ballistet pa Ballin Kombetar!
Sot, duke u kthyer nga vendi ku u ekzekutuan 67 Ballist nga kriminelet komunist, ne Matjan te Lushnjes, pikerisht 21 tetor te vitit 1943, 73 vjet me pare, mesova se Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar Ballistet e vrare ne Matjan te Lushnjes. Theksoj se jam shume i lumtur qe Partia Balli Kombëtar ka realizuar per here te pare, ne tetor te vitit 2004 memorjalin e vrasjes se 67 Ballisteve ne Matjan te Lushnjes dhe pas shume kerkesave tona institucionale Presidenti i Republikes ka dekoruar sot 67 Ballistet e vrare nga kriminelet komunist. Kjo eshte masakra me e madhe e vrasjeve te kryera nga kriminelet komunist fill pas marreveshjes se Mukjes, dhe per kete e falenderoj nga zemra Presidentin e Republikes.

Presidenti im pas kerkesave tona duhet te kishte vlersuar edhe drejtuesit e Ballit Kombetar dhe do ti kerkoja qe te bashkepunonte me Ballin Kombetar per te mos menduar ndryshe. Nuk ma merrte mendja dhe do te uroj shume sinqerisht qe Presidenti im te ishte uniteti i kombit shqiptare dhe te mos kishte ne qellim ndarjen dhe percarjen e Ballisteve. Por ai ne fakt e ka realizuar nje gje te tille. Ky eshte skenari i politikes se vjeter per ndarjen dhe dobesimin e Ballit Kombetar ne keto vite. Me vjen shum keq per Presidentin tim Bujar Nishani, keqardhje, Ballistet e Lushnjes kur u vrane thane “derra behemi dhe komunista kurre.”.
Z. President , Ballistet e vertete nuk do ti ndani kurrre, spiunet ndofta! adriatik alimadhi.

21 Tetori i vitit 1943, vrasja e 67 Ballisteve Lushnjar e kryer nga kriminelet Komunist dhe krimineli mehmet shehu.Nga Adriatik Alimadhi.

FB_IMG_1477043842469.jpg

Më 21 tetor të vitit 1943, në qytetin e Lushnjës, ishin mbledhur krerët e Ballit Kombëtar të Shqipërisë së Mesme, për të shqyrtuar gjendjen e krijuar. Me t’u informuar për këtë ngjarje, brigada kriminale komuniste, me komandant kriminel mehmet shehun, që ndodhej atë ditë në Dumre, vendosi të sulmojë Lushnjën, për të asgjësuar udhëheqësit e Ballit Kombëtar, që ndodheshin atje.

Ne katundin Golem, forcat partizane u përplasën me forcat e Isa Manastirliut, të cilat kishin në përbërje të tyre rreth 400 veta. Parimet e Ballit Kombetar ishin te qarta që të mos bënin luftë vëllavrasëse dhe te mos vriteshin shqiptaret midis njeri- tjetrit, drejtuesit e çetës së Ballit Kombetar i urdhëruan ushtaret e tyre t’i ulnin armët. Shumica e njerëzve te cetes se Isa Manastirliut, ishin nga krahinat e Myzeqesë. Ashtu si te pabese qe karakterizoheshin komunistet dhe me gjakftohtesi krimineli, i goditen ne menyre te menjhereshme dhe ne kete përplasje, që nuk zgjati shumë fillimisht mbetën të vrarë 12 ballistë….
Komandanti i tyre Isa Manastirliu me një pjesë të forcave arrtiti të çajë rrethimin e forcave kriminale komuniste dhe t’i drejtohet qytetit të Lushnjes. Qëndresa e ballistëve, si dhe sjellja e tyre njerëzore dhe vllazerore, pasi siç e thamë pak më parë ata nuk dëshironin luftë vëllavrasëse, [kjo sjellje tradicionale shqiptare] e tërboi komandantin kriminel komunist mehmet shehu, i cili i xhindosur kërkoi t’i pushkatonte të gjithë nacionalistët që ulën armët dhe në mënyrë të pabesë u konsideruan nga komunistët si robër lufte. Edhe të tillë po të ishin, robërit sipas zakonit shqiptar nuk vriteshin.
Kohë më pas, ish-komandanti i njërit nga batalionet e brigadës se pare komuniste të asaj kohe, Xhelal Staravecka, ka shkruar se pushkatimet u bënë me urdhërin e drejtëpërdrejtë të mehmet shehut dhe Dushan Mugoshës (me pseudonimin Sali Murati). Pikerisht si sot 73 vjet me pare, në Matjan te Lushnjes mbetën të vrarë 67 burra shqiptare, të gjithë anëtarë të Ballit Kombëtar, të cilët donin një Shqipëri pa ideologji, pa diktaturë, pa komunizëm, ata kërkonin një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri etnike të bashkuar dhe të vëllazëruar.
Si sot, 73 vjet më parë brigada kriminale e kriminelit mehmet shehu sulmon çetën e Ballit Kombëtar të drejtuar nga Isa Manastirliu dhe masakruan ne menyren me te pabese dhe barbare vrasin 67 ballistë. mehmet shehu, ky kriminel kundër çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore jep urdhër për t’i pushkatuar këta shqiptarë që luftonin vetëm për Shqipëri Etnike te bashkuar dhe te vllazeruar. Dhe ç’ishte më e pa besueshmja, u mohon atyre që ende s’u kishte dalë shpirti, atë që quhet “coup de grace” me revolver i detyroi ekzekutuesit që t’i therte me thika! E pra, e lypte nevoja! Për çfarë! A nuk ishin Shqiptarë?!
Ajo qe eshte per tu habitur qe vrasjen e këtyre shqiptarëve e ka kryer një partizane 18 vjeçare, Emine Baja, e cila thuhet se jeton edhe sot e kësaj dite në Elbasan duke mbajtur padrejtësisht edhe titullin “Heroinë e Popullit”, madje ankohet se nuk ia kanë dhënë të plota paratë e luftës që i “takojnë” si heroinë.
Eshte krenari që t’ju bësh homazh jetës dhe veprës së 67 martirëve nacionalistë, 67 burra, të cilët me aktin e tyre burrëror, 73 vjet më parë, u shndërruan në promotorë të lëvizjes antikomuniste Shqiptare. Kjo lëvizje mbarëkombëtare edhe pse u dënua në vitet që rrodhën më pas, ka qënë dhe mbetet dëshmia më e shkëlqyer e shqiptarve të cilët dëshironin të bënin pjesë në familjen e qytetëruar europiane dhe jo të binin pre e eksperimenteve të komunizmit ortodoks rus.
Ky fshat dikur pa emër, sot me një histori të dhimbshme, është një nga kahsapanat më të mëdha të brigadave kriminale partizane, të nacional-çlirimtares vrasja e 67 nacionalistëve Lushnjarë. 73 vjet më parë, pikërisht më 21 tetor 1943, Lushnja u shndërua në sheshbetejën e asaj lufte vëllavrasëse, që e vërteta historike e konsideron si një kahsapanë të vërtetë, ku për fat të keq, nuk munguan viktimat nga të dy krahët. Tragjedia e shqiptarëve pati nisur menjëherë pas Mukjes dhe fitilat e këtij zjarri që përvëlonte gjokset e zhuritura të nënave shqiptare, padyshim që i ndiznin Mugoshët dhe Popoviçët.
Këta ustallarë të ardhur prej Beogradi u jepnin detyra nxënësve të tyre enver hoxhës dhe mehmet shehut, duke i detyruar brigadat partizane të derdhnin gjak të kulluar shqiptarësh. Nacionalistët Lushnjarë në jetën dhe veprën e tyre i treguan doktrinës komuniste se ata në asnjë mënyrë nuk mund të pajtoheshin me këtë ideologji, madje pranuan të bëheshin edhe derra, por vetëm komunistë kurrë, sepse e patën kuptuar çfarë sëmundje kanceroze ishte komunizmi dhe çfarë të keqe do t’i sillte ai kombit të tyre.
Në fund të fundit, nacionalistët Lushnjarë e patën kuptuar se morali dhe përgjegjësia historike e shqiptarëve nuk kishte asgjë të përbashkët më lindjen komuniste përkundrazi, patriotët shqiptarë, qysh me shpalljen e shtetit të parë shqiptar më 28 nëntor 1912, e orientuan kombin e tyre drejt familjes së madhe të Evropës moderne dhe perëndimore.
Masakra komuniste këtu në Lushnje nuk ishte rastësi, kjo masakër gjithashtu nuk mund të merret e shkëputur nga konteksti historik. Vetëm një muaj pas marrveshjes së Mukjes, Konferenca e Labinotit e dominuar prej klikës së Beogradit, e dënoi ashpër këtë marrveshje dhe nga ana tjetër dha udhëzime të prera për të filluar luftën kundër nacionalizmit të kulluar Shqiptarë.
Dokumentat që ne disponojmë flasin qartë, se pikërisht ky ka qënë momenti i fillimit të luftës vëllavrasëse, ku kreu i klikës komuniste shqiptare e. hoxha, në një qarkore për të gjithë shtabet e nacional-çlirimtares udhëzonte prerë që forcat e Ballit Kombëtar të luftoheshin me tërbim. Si rrjedhojë e këtij veprimi politik dhe ushtarak tipik mafioz ndodhi 73 vjet më parë edhe masakra makabre ndaj 67 nacionalistëve Lushnjarë.
Në këtë mënyrë 21 tetori i vitit 1943 është një datë që tregon qartë krimet, masakrën që brigada kriminale e nacional-çlirimtares ka kryer ndaj patriotëve Lushnjarë. E pikërisht në datën 21 tetor plot 73-vjet me pare jane ekzekutuar nga krimineli mehmet shehu dhe brigada kriminale partizane ne Matjanin te Lushnjes 67 Ballist.
Deshmoret e Ballit Kombëtar që ranë në Matjan. Ata ishin:
1-Ndoni Sako
2-Fani Trungu
3-Gori Todi
4-Jani Gjeka
5-Jorgji Gjoni
6-Jorgji Lala
7-Kozma Zhuka
8-Nasi Zhuka
9-Koli Tashi
10-Kristo Shkoza
11-Loni Bita
12-Llazi Prifti
13-Lili Shkoza
14-Mihal Bita
15-Nasi Janko
16-Nasi Sako
17-Nasi Zaho
18-Perikli Prendi
19-Pali Zaka
20-Ristan Bani
21-Simon Gjini
22-Stefan Prendi
23-Trifon Gjeka
24-Trifon Gjoni
25-Todi Gjurgji
26-Vasil Perboti
27-Myslym Bedalli
28-Ram Koçi
29-Bajram Jeshili
30-Mehdi Pirra
31-Bajram Pepa
32-Ruho Nako
33-Hysen Dupi
34-Arif Muço
35-Rakip Xhepa
36-Shaqir Sula
37-Elmaz Xhepa
38-Çaush Xhepa
39-Latif Karafili
40-Shaban Sina
41-Asllan Vrapi
42-Hysen Ismaili
43-Muharrem Meshani
44-Bajram Bilbili
45-Ismail Koçiu
46-Muhamet Kasmi
47-Alush Kasmi
48-Shemsi Arapi
49-Skender Arapi
50-Sabri Bullari
51-Beqir Cani
52-Haxhi Sina
53-Tafil Lluzha
54-Ibrahim Lluzha
55-Arif Halili
56-Kadri Murrizi
57-Ismail Murrizi
58-Hysen Murrizi
59-Haxhi Murrizi
60-Ymer Bullari
61-Gaqi Ndoni
62-Ndini Ndoni
63-Isuf Buzi
64-Shyqyri Leka
65-Ramazan Kofsha
66-Shefik Tota
67-Gori Lala
Nderime dhe respekt 67 dëshmorëve të kombit Shqiptar.
Numri i dëshmorëve të Ballit Kombëtar nuk ka akoma një kufi, janë me qindra dhe mijra dëshmorë të rënë në trojet etnike. Rrallë ka ngjarë në historinë e popujve një tradhëti e tillë dhe kaq e turpshme, ku vëllai vriste vëllanë, ku djali vriste babanë dhe ku shqiptarët vrisnin njëri-tjetrin. Sot faktet flasin se jane vrare 4000 deri 6000 nga dora kriminale komuniste dhe kriminelet partizan, krimineli mehmet dhe kriminelit enver. Shumë heronj ranë gjatë pushtimit Italian dhe Gjerman, por numri u shtua edhe më tepër gjatë diktaturës komuniste për pushtet. Kjo luftë vëllavrasëse vazhdoi edhe për 50 vjet ndaj familjeve më patriotike të kombit shqiptarë të cilët ndihen të përbuzur edhe sot dhe nuk kanë përfituar asnjë të drejtë për këto merita të larta kombëtare.
Duhen lexuar, nderuar, përkujtuar, duhen besuar këto të vërteta se këta martirë nuk ishin pula që i kshte zënë virusi H5N1 ,dikur, që media jonë merret më shumë me pulat se sa me këto krime që kryen kriminelët komunistë, por ishin bij’ nënash, ishin njerëz të pafajshëm që kërkonin një Shqipëri ndryshe, pa diktaturë, pa ideolgji kriminale, pa komunizëm.Këto krime barbare tashmë të pranuara publikisht edhe nga protogonistë të asaj kohe, se këta martirë të kombit nuk duhet të lihen në harresë.
Ne do të insistojmë që dëmshpërblimi për të pushkatuarit politik të fillojë pas prishjes së marrveshjes së Mukjes dhe jo në muajin nëntor të vitit 1944 se me këtë projektligj po shpërblehen ish kriminelët e tyre dhe ky do të jetë një turp për të gjithë ne që mendojmë se e kemi ndëshkuar komunizmin.
Këto krime nuk ndodhën as mbi partinë komuniste, as mbi partinë socialiste, as mbi parti tjetër, por ndodhën vetëm mbi Ballin Kombëtar të kësaj partie të marterizuar, të masakruar për liri dhe demokraci për një Shqipëri Etnike, për një frymë bashkimi dhe vëllazërimi kombëtar midis shqiptarëve.
Balli Kombëtar me këta dëshmorë hodhi themelet e moralit politik kombëtar dhe frymëzoi Shqiptarët me besimin në vetvete për atë që patën ëndërruar apostujt e Rilindjes Shqiptare që do të thoshte një lëvizje e gjithëmbarshme e kombit drejt një qëllimi të vetëm, lartësimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.
Asnjë lëvizje, asnjë parti nuk i ka falur Shqipërisë gjatë tri robërive, mijëra dëshmorë sa i ka falur Balli Kombëtar, të cilët janë të pa vlersuar edhe sot. Këta dëshmorë kombi dëshmojnë frymën e udhëheqjes së Ballit Kombëtar thellësisht kombëtar dhe tërësisht e mbështetur në interesat jetësore të Shqipërisë, sepse i ka pasur themelet dhe i ka në principin e ekzistencës shqiptare të popullit shqiptarë. Ky pra ka qenë dhe është Balli Kombëtar në të cilin stërgjyshërit, gjyshërit dhe baballarët tanë luftuan dhe kjo është diskutuar dhe po diskutohet për aktivitetin e përgjithshëm të Balli Kombëtar prandaj jeta politike nuk ka kuptim në Shqipëri pa Ballin Kombëtar.
Ky është shërbimi më besnik që Balli Kombëtar i ka qëndruar me një dashuri si një nënë dhë si një babë ndaj kombit shqiptar, kjo është edhe detyra jonë në të ardhmen, për të respektuar gjakun dhe rrugën e dëshmorëve tanë. Balli Kombëtar është parti që nuk ka bërë dhe nuk bën tregëti me ndjenjat, nuk bënë kompromis me tregëtarët, është fuqia më e sigurt dhe më morale e kombit Shqiptar.
Pa qëndresën e këtyre dëshmorëve, pa Ballin Kombëtar nuk mund të kishte qëndresë kombëtare kundër të huajve, pa Ballin Kombëtar nuk mund të kishte qëndresë antikomuniste në Shqipëri, pa Ballin Kombëtar nuk mund të bëhej e ditur dhe e mbrojtur çështja Shqiptare, pa Ballin Kombëtar nuk mund të mendohet e ardhmja e Shqipërisë dhe pa Ballin Kombëtar nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri. Balli Kombëtar kërkon që shoqëria Shqiptare të edukohet me këtë frymë dhe jo nga politika e deri tanishme, që ka krijuar vetëm konflikte madje denigrim të kësaj shoqërie.
Në këtë ditë përkujtimore i drejtohemi Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani që të filloi vlerësimin, nderimin dhe kontributin e të gjithë patriotëve shqiptarë që dhanë jetën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar ky proces duhet të fillojë me nderimin e 67 martirëve të vrarë në Matjan te Lushnjës 73 vjet me parë. Mendojmë dhe jemi të bindur se me vleresimin e personaliteteve me përmasa Kombëtare të gjithë shqiptarët do të dalin më të bashkuar drejtë rrugës së pajtimit Kombëtar, në se nuk realizohet kjo, pajtim kombëtar nuk do ketë.
Ne shohim të domosdoshëm problemin e ndriçimit të historisë sonë, në mënyrë të veçantë asaj të luftës së dytë botërore. E shoh këtë obligim, si një detyrë parësore të partisë sonë për disa arsye. E para! Historiografia shqiptare, në 50 vitet e diktaturës e bëri historinë e popullit tonë sipas tezave bolshevike, të cilat kanë shpallur dhe vazhdojnë të shpallin akoma me zë të lartë, se historinë e bëjnë fitimtarët. Për fat të keq tonin edhe pas rënies së diktaturës komuniste, kjo historiografi nuk mundi të shkëputej dot nga paranojat e së kaluarës, duke vazhduar të bjerë në mentalitetet e në kaste njerezish të inkriminuar.
Së dyti! Obligimin tonë për ndriçimin e historisë e shoh si domosdoshmëri për fatin se janë lënë qëllimisht në harresë një varg luftrash të Ballit Kombëtar në vitet e luftës së dytë botërore, në mënyrë të veçantë, ato kundër italianëve dhe gjermanëve. Krahas kësaj janë lënë në harresë sa e sa heronjë dhe dëshmorë të Ballit Kombëtarë.
Ne kërkojmë që në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur disa dokumente, fakte dhe ngjarje shumë të rëndësishme të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare si; a-Nacionalizma e pare Shqiptare (Prill 1939). b-Dekalogu i Ballit Kombëtar (1942) c-Marveshja e Mukjes (gusht 1943) ç-Luftrat patriotike të Ballit Kombëtar d-Vendosjen e personaliteteve që luftuan dhe dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve për liri dhe bashkim kombëtar.
Së fundi, mendoj se duke u ndriçuar si duhet historia e shkuar ne mund t’u japim shansin disa bolshevikëve të vjetër që ata, nëpërmjet rrëfimit të ngjarjeve siç kanë ndodhur të mund të na përcjellin pendesën e tyre per krimet që kanë ushtruar ndaj vëllezërve të tyre të një gjaku.
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të pajtohen shpirtrat e trazuar të Shqiptarëve. Une jam i bindur se sot shqiptaret janë ndërgjegjësuar në rrugën e kahershme që kërkoi Balli Kombëtar.Koha vërtetoi se Balli Kombëtar i orjentoi Shqiptarët drejtë atyre vendeve demokratike perëndimore që i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Balli Kombëtar do vazhdoj në rrugën e tij të nisur mbi 75 vjet më parë për të realizuar dëshirën dhe amanetin e dëshmorëve të Ballit Kombëtar për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë.
Duke falenderuar në mënyrë të veçantë familjet e viktimave të rëne 73 vjet më parë, mendoj se i kemi bërë një homazh të madh, jo vetëm kësaj ngjarje, por krejt luftës dhe sakrificave të panumërta të Ballit Kombëtar, në vitet e luftës së dytë botërore. Ne së bashku shtrojmë pyetjen a duhet lënë në harresë gjaku dhe kontributi i tyre?! Jo kurrë! Këto mesazhe do të na shërbejnë neve, bijve të martirëve të djeshëm, të shtrëngojmë radhët tona, për t’u përballur me neodiktaturën dhe pjellat e saj fatkeqe për ardhmërinë e kombit tonë.
Ky është detyrimi jonë; ti përkujtojmë ngjarjet e tilla, çdo luftë të Ballit Kombëtar, çdo çetë dhe batalion, çdo dëshmor të Ballit Kombëtar për të hequr dhe larguar njëherë e përgjithmonë baltën e hedhur padrejtësisht nga kriminelët komunist. Edhe mbas këtyre krimeve, masakrave, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve, ne nacionalistët mbijetuam por:
“NE DO TE MBIJETOJME PERSERI, SEPSE SHQIPERIA U PERKET SHQIPTAREVE.”
Tirane me 21.10.2016
Adriatik alimadhi