Monumenti i të Internuarve ne Lushnje .Vetem me Mbiemra ..Nje plasaritje ne Akull. Nga ..Shpend Sollaku Noé..

1495382

Teza per nje artikull per Monumentin e Persekutimit Komunist ne Lushnje, qe mund ta shkruani edhe ju, ketu, ne kete faqe. Dicka njeri. Dicka tjetri.
Titulli: Nje plasaritje ne akull
Occhiello: Pavaresisht nga kritikat, ai mbetet i rendesishem, pasi ishte i pari.
Gjeja me rendesishme?
-Shkrimet ne anglisht.
E meta me e rendesishme?
-Venia e mbiemrave te familjeve te persekutuara. Ky veprim evidentoi plasaritje te thella edhe brenda shtreses se persekutuar. Kjo e mete do te sjelle patjeter «arnime» mbi monument, qe me siguri do tʼi demtojne origjinen. Dy mbiemra te rendesishem qe mungojne prej atyre qe njoh: Kice (me i riu ndoshta nder te burgosurit politike) dhe Lezo (ne qe jetuam ato kohera ne Lushnje e dime se cʼkane hequr). Mungojne edhe mbiemra kulakesh te denuar me vdekje etj.. (Per kete shtrese te asgjesuar do te ishte mire te konsultohej studjuesi i shquar i kesaj teme Xhafer Sadiku). Te tjere te persekutuar mund edhe ta plotesojne listen e mungesave.
Pyetje:
-A pati kunkurim te skulptoreve te ndryshem per te zgjedhur bocetin me te mire? Nese po, sa transparent qe ky konkurim?
-Pse jane perjashtuar vitet e pasluftes? Sipas cilit kriter?
Konstatim i rendesishem: Ne foton e mesiperme kam vene bazamentet e Munomentit te Lushnjes dhe te nje tjetri mjaft te njohur ne Itali. Sic e shihni ngjajne si dy pika uji. Atij te Italise me titull «Arbeit macht frei» i mungon vetem kupola e Lushnjes, por ideja eshte e njejte. U perpoqa te gjej autorin e atij te Lushnjes, por nuk munda. Te jete rastesi kjo ngjashmeri, apo plagjature?
Nje tjeter konstatim qe, sipas meje, duhet permendur: Shume kane pohuar qe vendi per venien e munumentit eshte shume i mire. Pozicioni, mbase, them une, por ambienti jo. Para monumentit jane kosha plehrash dhe perreth vec ndertesa te shemtuara apo te papershtatshme per te qene ne sfond te nje monumenti kaq te rendesishem.
Sipas permasave, monumeti ne fjale mbetet i vogel per temen dhe idene qe mbart. Une, sic e kam permendur edhe ne shtyp, jam dhe mbetem per nje monument kolossal, ne vend te atij te reformes agrare, ne sheshin kryesor te qyteti tone.
Theksim per te ardhmen e ketij monumenti: Nuk eshte punuar edhe aq mire nga saldatori, pllakat (qe nuk duket te jene prej bronxi, ndoshta jane llamarine inox) jane salduar dallge-dallge. Ne bazament gjendeshin edhe plasaritje.
Keto qe shkruajta me siper jane pershtypje personale. Problemet qe ngrita i pershkruajta ashtu sic i ndjeva. Ju mund te shpreheni pa cenzure rreth asaj qe provoni e mendoni rreth ketij monumenti dhe, mbi te gjithe, nese mundni, shkruani me argumenta ne diskutimet tuaja qe une i quaj «Vazhdim dhe shtjellim i ketyre tezave per artikull”.
Fotomontazhi nga Maksim Tako. Siper monumenti i Lushnjes, poshte, ai i Italise.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s