Nipi i Ballistit Rrefen .. Kur i zhvarrosem gjetem Babanë e të Birin 18 vjec akoma dore per dore.Nga Sokrat Turtulli.

fb_img_1477586680979

Sokrat Turtulli, një prej famijlarëve të njërit prej anëtarëve të Ballit të pushkatuar pa gjyq, nipi i Sadik Turtullit i quan të papranueshme reagimet ndaj Nishanit, teksa kujton vuajtjet e familjes së tij. Ai e quan turp për të rinjtë e sotëm që kanë mentalitet komunistësh, ndërsa kujton momentin e zhvarrimit të xhaxhait me të birin. “Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin”, thotë ai.

Nga: Sokrat Turtulli
Kur lexova këtë titull, të them të drejtën m’u rrënqeth mishi. Hodha sytë për të parë portretin e atij që e kishte thënë dhe në çast m’u përplasen kujtimet nëpër cepat e trurit. Mbylla sytë dhe drithërimat ma mbështollën të gjithë trupin.
-Kjo shprehje më ka shoqëruar në të gjithë rininë time. Ma thoshin përditë, në rrugë, në klasë, në zbor apo kudo ku trokisja.
-”Ballist”, “Kulak”, i biri ballistit, djali kulakut, armiku i partisë. Nuk mundja të dashuroja, nuk mund të kërkoja punë, nuk mund të kërkoja shkollim për më lart, nuk mund të qarkulloja jashtë rrethit pa marrë leje tek ‘vampirët’ operativa të Sigurimit të Shtetit.

-Edhe vajza e një kryetari të këshillit të partisë që e kisha në shkollë nuk mund të mi shikonte sytë dhe të më thoshte se sa më donte. Më dërgonte letra fshehurazi. Më shkruante emrin e saj në bankën time dhe me lutej ta prisja në klasë pas mësimit. Ajo nuk e kishte idenë çdo të thoshte të ishe djalë ballisti. E mësoi këtë vetëm duke parë filmat e realizmit socialist. Ballist babai im, që punonte ditë e natë në kooperativë. Ballist xhaxhai i babit, ose më saktë komandant Balli. Dhe ky komandant Balli që përndiqej aq shumë për ta vrarë, ishte edhe një ndër dashnorët e “partizanes” dhe komunistes më të famshme të zonës, që figura i ngrihej lart e lart nga partia. Ishin nga një fshat, hanin dreka e darka bashkë, jetonin me të këqijat e sistemit njësoj të gjithë. U pushkatuan nga partizanët me motivin se ishin bashkëpunëtorë me gjermanët, në një kohë që bashkëpunimi i vetëm i tij ishte vetëm me “partizanen” hamshore të lagjes. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin. -Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme, pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt. Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të kabinetit qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian. A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan, burgosën, internuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpunëtorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”? A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhtonin atdheun dhe partinë? A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre? A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin? Kurse sot këtyre palaçove iu digjet xhani për fyerjen që presidenti iu paska bërë veteraneve të luftës “antifashiste vëllavrasëse” me dekorimin e 67 ballistëve nacionalistë. Kanë lëshuar helm nga goja si dikur eterit e tyre. Këta, këta që sa herë hapin gojën për luftën partizane, duhet të kujtojnë poshtërimin dhe fyerjen që u bënin veteranëve të luftës, duke iu servirur një ditë në vit një kg mollë, 30 gram mish, një medalje me rrip varur në qafë, si dhe një autorizim për të blerë lavatriçe… Turp të keni! Jeni kaq të rinj për të pasur akoma mentalitetin e egër komunist.
Zoti vëntë dorë mbi mendjet tuaja!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s