Emrat e Prokuroreve Gjykatesve dhe Spiunëve që cuan ne Litare Nezir Muzhaqin.

20161011_094427

Ne vjeshten e vitit 1944 forcat nacionaliste u grumbulluan ne Shqiperine e Mesme.Per te perballuar fuqite komuniste u bashkuan forcat e Ballit dhe te Legalitetit nen komanden e Abaz Kupit.U vendos qe te kalonin ne Kosove.Pasi nuk munden te kalonin ne Kosove,u perqendruan ne Shkoder.Nje pjese u larguan ne mergim.Nezir Muzhaqi pati rast te largohej ne Ishem te Durresit,por nuk e beri kete,shokeve u tha:Une nuk kam ba krime dhe kam merakun e familjes.Kemi nje deshmi te Ahmet Abdurrazakut per kete periudhe I cili ka qene shoke shkolle dhe mik I tij.Ne tetor-nentor 1944 jane takuar ne shtepine e Tasim Bishqenit.Xhavit Kaba,Neziri,Ali Agushi,Ahmet Abdurrazaku,Tasim Bishqeni etj.Eshte biseduar per portretin moral te Enver Hoxhes,pasi Tasimi si ish-komandant I xhandarmerise,kishte shfletuar arshivat sekrete te Ministrise se Brendshme te Zogut.Neziri ka hapur biseden per nderhyrjen Anglo-Amerikane dhe kishte besim se aleatet nuk do ta linin Shqiperine ne duart e krimineleve.Ky popull asht mashtru prej injorances dhe mosdija politike po e con drejt shkaterrimit mbahet mend te kete thene Neziri.Pas 10 ditesh me dha nje leter per Lef Nosin-tha Ahmeti.Jadorezova letren Lefit tek shtepia e Samurreve prane fabrikes se alkoolit.Mbas kesaj nuk e takova me Nezir Muzhaqin.

GJYKATA E NALTË USHTARAKE
Nr. i Vendimit 200

P R O C E S – V E R B A L

Gjykata e Naltë Ushtarake e formueme prej:
N/Kolonel Gaqo Fkoqi K r y e t a r
Major Frederik Nosi A n t a r
Kapiten I-rë Veledin Zejneli A n t a r
Në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, Major Myftar Tares dhe me asistencën e Sekretarit Aspirant Thoma Rinos, sot më datë 26/VII/1945, mori në shqyrtim aktet e padis penale kundër të dënuarit NEZIR MEHMET MUZHAQI dhe i Hatixhes, vjeç 26 lindur e banues në katundin Polis, i cili në akt gjykimi Nr.79 datë 20 qershor 1945 të Këshillit Gjyqësue Ushtarak pranë Komandës së Qarkut T’Elbasanit është dënuar ME VDEKJE dhe konfiskimin e pasurisë së tij të lujtshme e të pa lujtshme në bazë të neneve 14, 15 e 18 të ligjës Nr. 41 datë 14 janar 1945, mbi organizimin e funksionimin e Gjykatave Ushtarake, mbasi është cilësue si kriminel lufte dhe armik i popullit.
G j y k a t a:
Mbasi shqyrtoj process-verbalin e mbajtur prej Komisionit Hetues për zbulimin e krimeve të luftës dhe armiqve të popullit;
Mbasi studjoj deponimet e dëshmitarëve e të dëmtuarve që kanë bërë sin ë hetuesi dhe para Gjykatës së Faktit;
Mbasi shqyrtoj proves-verbalin mbi rrjedhimin e Gjykimit para Gjykatës së Faktit si dhe gjithë shkresat, deklaratat që ndodhen në dosje;
Mbasi mori mendimin e Prokurorit të saj, i cili kërkon të vendoset aprovimi I akt-gjykimit të sipërme si me vend dhe I bazuem në ligjë;
Mbasi studjoj çështjen nga pikpamja e faktit dhe e së drejtës:
O b s e r v o:

NË FAKTË:
NEZIR MEHMET MUZHAQIN ish një nga inspironjësit dhe organizatorët e organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, me anë prapagande dhe agjitacioni, është përpjekut të futi popullsinë e katundeve të ndryshme të rajonit të tij në radhët mercenare të Ballit dhe t’i largojë nga Lëvizja Nacional Çlirimtare duke i hethur në luftë kundra saj.
Si personalitet dhe eksponent i Ballit u bë komandant mercenarësh, dhe ka patur nën komandën e tij 250-300 vetë duke qënë njëkohësisht i propozuar të mbajë gradën Major; Ka marrë pjesë në shumë luftime kundra forcave të lëvizjes në bashkëpunim me ushtrinë naziste dhe në këso rastesh ka provokuar vjedhje, grabitje, plaçkitje e djegëje në katunde të ndryshme duke tmeruar popullsinë me vepra terroristike që bënte.
Është provokator i vrajses së 5 Partizanëve të Brigatës së I-rë në Çermenikë. Në Qershorin e vitit 1944 ka vrarë me dorën e tij Alush Agon së bashku me dy djemtë e tij asllan e Gjysh nga katundi Velç Mokër; Gjithashtu ka vrarë në Librazhd Kasapin Tushi Koci Ambon nga Pogradeci.
Ka vrarë katër veta të tjerë duke ekzekutuar dy veta me dorën e tij dhe dy Gjindarmi i tij që kishte me vete, për të vetmin shkak se formoj bindje se këta ishin njerëz të Lëvizjes.
I ka bërë pritje një Batalioni të Brigadës së III më 12 Dhjetor 1943, kur ky Batalion është hedhur në Polis, dhe në luftimet që janë zhvilluar ndërmjet fuqive të Lëvizjes dhe mercenarve ballista që komandoheshin prej këtij e që kishin zënë pozicione të favorshme; luftim ky që zgjati 18 orë rresht, u shkaktua vrasja e 39 vetëve nga ana e fuqive të Lëvizjes dhe 38 veta janë zënë robë dhe u janë dorëzuar Gjermanëve.
Në muajin maj të vitit 1944 së bashku me kriminelat Shefki Kreka nga Goliku i Mokrës, Xhevdet Blloshmin nga Bërzeshta, Aziz Biçakun nga Letmi, Adem Velçanin nga Velçani i Mokrës dhe Haki Sadikun nga Trebinja ka marrë pjesë në operacionin që është bërë në katunde të ndryshme duke shkuar në katundin Llenge kanë vrarë 30 e ca burra të gjithë prindër e vëllezër Partizanësh dhe pjestarë dhe simpatizuesa të Lëvizjes dhe midis tyre dhe babën e Partizanit Dhimitri Marko të quajturin Marko Pleshishti.
Ka bërë kontrollime e arestime te ndryshme në qytetin e Elbasanit dhe i ka dorëzuar Gjermanëve shumë persona që I ka arestuar si pjestarë ose simpatizuesa të Lëvizjes, të cilët janë internuar në fusha të ndryshme përqëndrimi.
Me një fjalë ka kryer mjaft vepra kriminale kundra popullsisë dhe pjestarëve të Lëvizjes, ka luftuar vazhdimisht kundër Ushtrisë Nacional Çlirimtare, është përpjekur të mashtrojë popullsinë katundeve për ta larguar prej Lëvizjes dhe për t’i hedhur në rradhët tradhëtare të Ballit, duke i shërbyer kështu me plot vullnet dhe koshiencë tradhëtarëvet dhe okupatorit nazist.
Fajet dhe veprat kriminale që u sipër-mendën janë provuar plotësisht e në mënyrë bindëse nga procedimenti hetimuer i zhvilluar prej Komisionit hetues për zbulimin e kriminelëv të luftës dhe armiqëve të popullit; nga deponimet e dëshmitarëve dhe të ankuesavet Koçi Ambos, Kristaq Koçi Ambos, Neki Alush Agos, Nezir Qemal Qyrkut, Bajram Myslimit, Sefer Mahmutit, Demir Lekës, Isuf Vaskut, Jonuz Bishtogut, Veli Gjymengës, Dyle Elezit, Shahin Vlashit, Osman Allës e shumë të tjerë; nga ankesat deklaratat dhe akt-akuzat e ndodhura në dosje dhe qe janë dhe që janë paraqitur nga të dëmtuarit; nga rrjedhimi I gjykimit para Gjykatës së faktit dhe nga pohimet e pjesëshme të bëra prej tij.
NË LIGJE:
Akt gjykimi i Gjykatës së faktit është i konformuar në dispozitat ligjore përkatëse; gjithashtu dhe ndëshkimi i caktuar kundra të dënuarit është me vend edhe në proporcion me fajet dhe veprat kriminale të kryera prej tij.
P r a n d a j:
Gjykata e Naltë në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 41 dat 14 Janar 1945 (të Ligjit Nr.41 dhuhen katër fjalë) mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave ushtarake duke pranuar dhe mendimin e çfaqur prej Prokurorit.
V e n d o s i:

Aprovimin e akt-gjykimit Nr.79 Dat. 20 Qershor 1945 të Këshillit Gjyqësor Ushtarak pranë Komandës së Qarkut Elbasan, me të cilin është vendosur ndëshkimi ME VDEKJE i të pandehurit NEZIR MEHMET MUZHAQIT, nga katundi Polis t’Elbasanit, humbjen e të drejtave të tij qytetare e politike dhe konfiskimin e pasuris së lujtshme e të palujtshme në bazë të dispozitavet ligjore në fuqi.

Tiranë, më 23/VII/1945.

K.Cekani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s