Mendohet Seriozisht Krijimi i Partisë së Djathtë Shqipetare.

20161111_212003

Ka kohe qe një grup intelektualesh personalitete te shquara ,kryesisht nga shtresa e ish te përndjekurve politike dhe pronarëve , ne Shqipëri dhe diasporë po diskutojnë seriozisht krijimin e një force politike te së djathtës reale qe qartësisht i mungon vendit qe nga viti 1945 e këtej. Ideja është testuar ka gjetur një mbështetje të madhe sidomos tek shtresa e margjinalizuar nga komunizmi për shume arsye , ish te përndjekurit politike , pronaret legjitimë ,intelektuale e qytetare jo te privilegjuar të diktaturës qe është realisht edhe shtresa me e pa përfaqësuar politikisht në vend. Ne studim te mirëfillte ideatorët dhe organizatorët kanë arritur në përfundimin se kjo shtrese shkon minimalja në 30 % te elektoratit i cili ose nuk shkon fare ne votime ose detyrohet te zgjedhe te keqen e vogël një nga partitë ekzistuese kryesisht PD-në por pa përfituar asgjë nga vota qe ka dhëne për 25 vjet rresht . Ne këto kushte një përfaqësim tjetër politik duket i domosdoshëm për te mos thëne jetike për fatet e demokracisë vendit dhe veçanërisht asaj pjese te elektoratit qe folëm me larte . Kushte politike janë pothuaj ideale për një lëvizje te tille e cila me sa duket po merr formë
Si do jete djathta e re ?!
Ajo qe po pritet me interes nga publiku dhe elektorati është pa dyshim se si do të jetë kjo force e re politike . Nuk besoj se ka vend për shpikje historia jone politike ka pasë dikur forca te djathta serioze e moderne, ndërkohë që në botë ka modele te suksesshme sa të duash. Mendohet qe filozofia e ideologjia politike e saje te jete një miks midis tradicionales midis Ballit Kombëtar dhe Leglitetit, natyrisht te prurë në kohë tone si dhe modeleve te djathtë se suksesshme perëndimore ne vende me situata, kushte e histori te përafërta me tonën . Personalisht ne se organizatoret do te me pyesnin mua do ju rekomandoja si model partinë e Kryeministrit Orban ne Hungari, ne nga me te suksesshmet ne periudhën post komuniste ne këtë vend dhe me gjere , ne mandatin e trete rresht te qeverisjes . Hungari ka kushte historike e politike me te aferat se në te gjithë Evropën . Për shkak te padrejtësive historike ajo kufizohet nga te gjitha anët me hungarezë te lënë jashtë shtetit amë , ashtu si edhe Shqipëria me shqiptarë për te njëjtat arsye . Ka vuajtur për 45 vjet nen regjimin komunist ashtu si ne ndërkohë qe lidhjet midis kombeve nga Janosh Huniadi tek Mbretëresha Gradine janë shume te forta . Por baza ideologjike e politike te forta janë edhe Partia Republikane USA , CDU e Merkelit ne gjermani apo Berulskoni ne Itali. Besoj se ky problem për ta është i zgjidhur ne se ekziston vullneti politik .
Kauza
Rëndësi për një parti të re politike ka pa dyshim kauza politike . Mendoj se nismëtarët e kane zgjidhur për lexuesin po e përgjithësoj disi . Çështja kombëtare, ndëshkimi dhe shkëputja nga e kaluar kriminale komunist ,çështja e pronave dhe shteti ligjor, do te jene boshti i kauzës politike te sajë .Këto janë edhe çështjet me te pa zgjidhura te shqiptarëve njëherazi edhe pengesa me e madhe prosperitetit tone kombëtar. Me zgjidhjen e tyre do te vije edhe begatia , siguria kombëtare e publike, shteti ligjor dhe demokracia . Te tre këto çështje janë ato që qe hapin sot debat publik e politik . Pra pak ditësh PD –ja, qe ka pasur deri tani monopolin elektoral te së djathtës, zhvilloi nje protestë te madhe ne Tiranë. Nga e gjitha ajo proteste, nga fjalimet e sloganet e shumta nuk mbahet me mend asgj

. E vetmja që mbahet mend është prishja e bunkerit enverist qe qeveria po e ndërton ne qendër te Tiranes. Pra antikomunizmi ! Në të njëjtin argument ishte edhe debati disa ditor qeveri opozite për dekorimin e ish kriminelëve te komunizmit midis opozitës dhe qeverise gje qe tregon se është një problem mi madh ende i pa zgjidhur e me pasoja edhe sot . Antikomunizëm do të thotë , dënimi e ndëshkim i te shkuarës ne te gjitha aspektet dhe riparimi sa te jete i mundur i pasojave te saje ! Pronat janë një tjetër problem qe lidhet si me te shkuarën ashtu edhe me te tashmen e te ardhmen e vendit. Te dy apo tre partitë kryesore politike nuk e kanë zgjidhur dot këtë çështje përkundrazi me dashje kane organizuar grabitjen me te madhe ne histori te pronës private e asaj publike ne vend . Ligji 7501 apo ligjet e privatizimit janë tipike komuniste te zbatuara vetëm ne Shqipëri. Sot shteti ndodhet para një problemi te madh financiar e ndërkombëtar pikërisht për këtë çështje . Me dhjetëra vendime te Gjykatës se Starzburgut detyrojnë shtetin ti paguaje miliarda euro pronarëve legjitime. Te gjitha keto para merren nga taksapaguesit qe nuk kane asnjë faj pse politik shqiptare i dha zgjidhje kriminale pronave ne këto 25 vjet. Te gjitha vendimet janë për shkelje te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut pasi e drejta e pronës është një e atille . Politika e shteti deri tani e k shkelur këtë te drejte E djathta e re duhet ta shoh ne këtë këndvështrim politike ligjor këtë çështje.
Çështja kombëtare
Kjo është me e lehtë pasi teorikisht dhe ligjërisht është e parashikuar ne Kushtetutë pikërisht tek fryma e saje qe detyron çdo zyrtarë shqiptar te punoje për ëndrrën shekullore bashkimin kombëtare. Çdo politikë ,vendim apo veprim ndryshe është antikushtetues dhe duhet te ndëshkohet nga ligji. Bashkimi i trojeve amtare ne një shtet te përbashkët është një objektiv qe formacioni i ri besoj se e ka brenda kauzës se tij. Politik e deritanishme jo vetëm qe nuk e ka zbatuar këtë fryme te Kushtetutës por ka vepruar shume here kundër saje !
Shti ligjor
Problemi me i madh aktual reforma gjyqësore . Sigurisht e dyshimte dhe e pa mjaftueshme për mënyrën se si po behet . Shteti ligjor mbetet një sfide e forte por jo e pa realizueshme . Vetëm se duhet kapur demi nga brirët te filloje nga politika, ligjvënia . Kaq për kauzën besoj se mjafton për te krijuar një ide për te Djathtën e re .

Përfaqësimi politik

Ajo qe duket se e majthat e re e ka kuptuar dhe vendosur është përfaqësimi politik , burimet njerëzore . Nuk mund te përfaqësojë një politike te caktuar një person qe nuk e ka ideal , mendim politik dhe edukim një kauze apo politike te caktuar. Ku ka qene e mbetet problemi i madh i PD-se deri tani . Njerëzit qe e kane përfaqësuar politikisht atë kane pasur pak apo aspak lidhje me te djathtën gjenetikisht , politikisht dhe si interes. Nuk mund te bësh antikomunistin dot antikomunistit me djemtë e sekretareve te pare avokateve te familjes Hoxha , udhëheqësit e luftës kudër Zotit e as me bashkëpunëtorët e sigurimit te shtetit . Nuk mbron dot interesat e te përndjekurve e pronarëve duke u vendosur ne krye te departamentit për këtë çështje njerëz qe nuk kane asnjë lidhje me këto. Nuk mund te mbrosh çështjen kombëtare duke bere marrëveshje politike me qarqet antishqiptare greke, mbështetur terroristet e MAVI-t si qe vrisnin kandidate te pushtetit lokal në Jug e as duke pasur pjese te strukturave drejtuese njerëz te Agimit te Artë
Prandaj përfaqësuesit politik , origjina ,bindjet dhe cilësitë e tyre janë te rëndësishme jo vetëm për kauzën por edhe për suksesin elektoral . Ne kushte kur dallimet politike te partive aktuale janë pothuaj te pa dukshme një program ia qarte i djathte i mbështetur edhe nga befasues qe bëjnë diferencën moralisht , politikisht dhe intelektualist do te jete pa dyshim fitues . Shkoni nivelin e politikes sot ! Halli i saje me i madh janë kriminelet ne parlament dhe administrate , për te mos folur për nivelin moral e intelektual te saje . E djathta e re , ka shume burime njerëzore me integritet moral , intelektual e profesional me te cilët mund te beje diferencën ne përfaqësim politik e elektoral . Sigurisht brenda kauzës dhe shtresës qe pretendon te përftojë. Sot ka me qindra djem e vajza te shkolluar mire brenda dhe jashtë vendit na shtresa e te përndjekurve politike , pronareve dhe familjeve te ndershme shqiptare qe janë te gatshëm at marrin përsipër këtë kauze . Një pjese e mire nuk i janë afruar politikes per shkak te gjendjes ku ndodhet kjo aktualja ndërsa te tjerë nuk janë pranuar nga politika pers ka te bindjeve dhe cilësive te tyre morale e intelektuale , karaktereve te forta te pa pranueshme për to. Ka te tjere qe jane te angzhur ne PD apo parti me e vogla ppor qe ndjehen atje si peshku pa uje per shkak te ideoligjive apo rrethanave qe nuk u kovenojne politikisht e moralisht . E besoj këtë pasi edhe pjesëtaret e grupit nismëtar i kane edhe personalisht këto cilësi.

Rreziqe e vështirësi

Si përfundim dua te theksoj se kjo nuk është një pune kaq e lehte. Nuk e di ne i kane parashikuar nismëtaret te gjitha vështirësitë por do të përballen me një kase politike te regjur e pasuar te ekriminalizuar e ne pushtet  e cila nuk do te jete e gatshme ,jo ta lerë , por sa ta ndajë pushtetin. Nismëtaret pretendojnë se kane garantuar paraprakisht një përkrahje te forte nga perëndimi pa te cilën duket e pa munduar të besh hair politikisht ne këtë vend . Por le te presim e te shohim se sa te zotë e të suksesshëm do të jenë. Kohe me te mire per tu imponuar politikisht dhe elektoaralisht nuk ka ,

Ja sheshi , ja mejdani !

Advertisements

4 mendime mbi “Mendohet Seriozisht Krijimi i Partisë së Djathtë Shqipetare.

  1. Eshte nevoje urgjente krijimi i nje Partie te vertete Shqiptare,qe te ktheje drejtesine e vertete ne Shqiperi.Deri sot ka vetem Parti-banda,te njejta nga organizimi ,si Partia-bande e E.Hoxhes. Partia e vertete,duhet te riktheje drejtesine ne Shqiperi,duke ndeshkuar kriminelet e ketij vendi,duke filluar qysh nga lufta e dyte boterore. Duke rikthyer pronen tek pronari i vertete.Prona eshte Atdheu.Njeriu pa prone,mund te adoptoje çdo vend te botes si atdhe. Tashme duhet bere edhe nje trasparence e pergjitheshme te pasurise te gjithe shqiptareve,duke filluar nga politikanet. Duhet pasur parasysh,qe sigurimi i shtetit,atje ku ka bere krimet me te medhaja,ka synuar te kete edhe edhe fuksat me te shumte.I madhi Mit’hat Frasheri,ka nje thenie te mrekullushme:Intelektual,nuk te bene dot asnje lloj shkollimi.Intelektuali,eshte nje sinteze e inteligjences,kultures,shkollimit dhe moralit.Intelektual,eshte nje titull nderi,qe njeriu e mer gjate jetes,me jeten dhe vepren e tij.Pra duhen pare veprat e njerezve dhe morali i tyre. Per kete problem mund te shkruash shume,por une po e mbyll me kaq.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s