DITE TERRORI ..Si u pushkatuan Nacionalistët në Gjirokastër. Kujtime nga Tomor Q. Kokalarit.

fb_img_1479572982826

Nga te gjitha kujtimet dhe ngjarjet e perjetuara gjate luftes do te vecoja ndoshta me te dhimbshmen dhe tragjiken per qytetaret e Gjirokastres. Aty nga mesi i nentorit 1943 partizanet kishin rrethuar qytetin. Me pas hyne ne qytet dhe rrethuan shtepite e disa prej nacionalisteve. Ne godinen e gjimnazit u vendos shtabi partizan me Shefqet Pecin, Islam Radovicken, Shemshi Totozanin etj. Ne shkolle sollen njeri pas tjetrit nacionalistet e arrestuar. Ata te gjithe ishin njerez qe gezonin respektin dhe simpatine e gjirokastriteve dhe vec faktit qe kishin pikepamje te kunderta me komunistet as kishin marre pjese ne lufte kundra tyre dhe as kishin kryer ndonje krim.
I arrestuari i pare ishte Muzafer Shehu. Ate e sollen ashtu sic e kishin gjetur vetem me corape leshi, me kemishe te bardhe dhe me jelek te zi. Pasi e futen per 2-3 minuta ne lokalin e shkolles ku u komunikohej vetem: “Gjyqi partizan ju ka denuar me vdekje”, e nxorren dhe e pushkatuan tek godina karabina qe ishte ngritur ne kopshtin e Dalipajve.
Tere keto veprime ne i ndiqnim nga dritaret e shtepise te tmerruar.
Me pas pushkatuan dhe djalin e tij, Duron. Ai ishte vetem 17 vjec dhe i tronditur qe i kishin marre babane erdhi te shihte perse e kishin thirrur. Mbrriti ne momentin qe sapo e ekzekutonin dhe pa menduar e duke uluritur u hodh persiper trupit te yij qe nderkohe qe i shtrire per toke. Partizanet e qelluan edhe ate me bresheri megjithese nuk ishte ne listen e atyre qe kishin “arrestuar” dhe me pas u dogjen edhe shtepine.
I dyti i arrestuar ishte Sefedin Haderi, te cilin partizanet e vrane duke e qelluar me rovole ne koke mu para shkolles “Drita”.
Babai ishte bere meit, duke pare i llahtarisur ate qe po ndodhte para syve tane. Qe te dy, si Muzaferin edhe Sadedinin i kishte shoke dhe shume miq..
Pas tyre njerin pas tjetrit sollen dhe vrane vellain e Ajdin Matos, Tajar Carcanin, Vasil Shahinin, Hajro Laten, Emin Kokalarin, Qemal Libohoven, Boco Kalon. Shumica e tyre mbeten te vrare perreth murit te kopshtit tone.
Kam te gjalle para syve pushkatimin e Bocos. Ishte nje burre i shendetshem, me mustaqe te zeza, vishej zakonisht me te bardha. Per te kisha degjuar te thoshin se ishte shume trim. Gjithashtu thoshin “Bocon s’e ze plumbi”. Si e nxorren nga “gjyqi partizan” e sollen tek muri i kopshtit tone per ta ekzekutuar. “Kthehu mbrapa!” – i thane partizanet. Ai u pergjigj: “Burrat e kane zakon t’i presin plumbat me gjoks perpara” dhe vazhdoi: “Vetem djalin, mos ma vrani”.
Tarja, djali i Bocos kish pas qene profesor i italishtes ne Gjimnaz. Partizanet e kishin rrethuar brenda ne shtepi. I bene thirrje per t’u dorezuar, por ai nuk pranoi. Nderkohe i vune zjarrin shtepise. Mes zjarrit e flakeve Tarja filloi te qelloje dhe mundi te vrasi nje partizan e te plagosi nje tjeter. Pastaj partizanet arriten ta qellojne dhe ta lene dhe Taren te vdekur.
Kjo ngjarje terrori tronditi dhe krijoi nje gjendje deshperimi ne mbare Gjirokastren, pavaresisht nga pikpamjet e ndryshme qe mund te kishin banoret e qytetit dhe rrethinave.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s