Oficeri i Sigurimit të Shtetit Piro Lutaj iu kthye zanatit të vjetër Nga Dane Pelo.

fb_img_1480260647990

Oficeri i Sigurimit të Shtetit Piro Lutaj iu kthye zanatit të vjetër
Nga Dane Pelo
Kur djaloshi Flamur Noka kërkonte lirinë, Lutaj merrej me spiunllëqe ushtarësh si zëvendësshef i Degës së Sigurimit të Ushtrisë së repartin nr.5650 në Tropojë. Lutaj mbronte regjimin kriminal të Ramiz Alisë në fundin e vitit 1990 duke dhënë raporte bajate për jetesën e shqiptarëve dhe orvatjen për arratisje të tyre. Raportet e Lutaj të fundit të vitit 1990, nuk ndryshojnë fare nga deklaratat e vitit 2016

Dje oficeri i Sigurimit të Shtetit, shoku Piro Lutaj nuk foli nga kazermat e ushtrisë popullore komuniste, as nga vendet ku takohej me ndonjë kapter apo ushtar bashkëpunëtor të tij, por nga seli e Kuvendit të Shqipërisë. Duke u ngatërruar në kohë dhe në vend, Lutaj akuzoi armikun e partisë dhe pushtetit popullor, Flamur Noka, se në vitin 1990 apo 1991, në kundërshtim me ligjet e dekretet e shokut Ramiz, guxoi të kalojë kufirin shtetëror. Lutaj kërkoi dje me anë të një deklarate që ndaj djaloshit të atëhershëm, sot deputetit Flamur Noka, të merreshin masa dënimi.

Po vallë Piro Lutaj, çfarë pune bënte në atë kohë? Ishte oficer i Sigurimit të Shtetit. Ka turp më të madh se të kesh qenë pjesë e një arme politike kriminale si Sigurimi i Shtetit? Absolutisht nuk ka. Le të bëjë çfarë të dojë Piro Lutaj, këtë damkë të zezë të jetës së tij nuk ka gjë që e zbardh.

Në atë kohë pranë çdo njësie ushtarake vepronte Sigurimi. Brenda reparteve ushtarake, punëtorët operativë ndërtonin rrjetën e tyre agjenturore, përpunonin ushtarë, kapterë e oficerë, si dhe e mbanin ushtrinë gjithnjë në frymë frike e presioni. Po me çfarë merrej Piro Lutaj si oficer i Sigurimit të Shtetit? E thjeshtë fare për t’u shpjeguar. Merrej me spiunllëqe. Ndërtonte rrjetën informative me ushtarë, kapterë dhe ndonjë oficer për të ruajtur ushtarë, oficerë e kapterë. Nga vrojtimi i të dhënave, del se Lutaj ka qenë vigjilent kur ndonjë ushtar mund të hidhte ndonjë fjalë kundër veprës së shokut Enver dhe emrit të shokut Ramiz. Pastaj në fundin e 1990 merrej të parandalimin e veprës së arratisjes.

“Këtu te ne bëhet jetë qeni”, raportonte Piro Lutaj Degën e Sigurimit të Ushtrisë, a thua se kjo ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Pikërisht oficeri që mbronte jetën e qenit në diktaturë tani po na bën moral në emër të komisionit të Sigurisë. Ka ardhur dita që populli të mësojë raportet e Lutajt.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s