Muaj: Janar 2017

Faleminderit Princes Elia që na e prure ketë award në Shqiperi. Nga Beniamin

received_1353978444624284.jpeg

Duke marrë cmimin Best në edicionin e 40 të Best Awards në Paris 🇦🇱 Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë cmim ka qënë Nënë Tereza
Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet.
Falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm

The Best Award
Paris Janar 2017

Faleminderit Princes Elia që na e prure ketë award në Shqiperi

Me shumë respekt
Beniamin Bakalli

Advertisements

Udhëtim … Drejt Perëndimit.. ..Poezi Mimoza Leskaj.

FB_IMG_1485184235481.jpg

Drejt një Perëndimi!

I largët, i pafund, i pashpresë perëndimi,
dëshira për ta prekur ngeli ëndërr.
Në mëngjes dielli lind i qeshur,
në darkë, atë e mbyt zemërimi.

Bulëzat e vesës mëngjeseve plot oksigjen,
nuk ja shpëtojnë dot fytyrën,
ku orët rendin në vazhdim,
e lodhin e m’plakin i ndryshojnë dhe ngjyrën!

E cuditërisht drejt një perëndimi vendosim zemrën,
fuqishëm ëndërrojmë, ta prekim duam,
por asgjë nuk bëjmë tè ndryshojmë,
vecse,presim m’plakjen e diellit të harruar.

Drejt një perëndimi,..rrugë e gjatë,
fundin dot s’ia kemi gjetur,
para tij kemi qeshur e qarë
shpesh dikush dhe ktë ,nuk ja ka arritur!

….

Mimoza.Leskaj .

Musine Kokalari…Krimet Komuniste nuk ka gje ti lajë..

musine-kokalari

 

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë ndersa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari do te vendosej në Tiranë.
Në vitin 1937, ajo mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Librin e parë “Seç më thotë nëna plakë”, Musine Kokalari e botoi në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.
Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, ajo botoi librin e dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.
Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i asaj kohe, Sali Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
Historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur e internuar nga diktatura
Thëniet e saj ishin akuzat e një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. “Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra. Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenë, por ai nuk e kurseu as atë, pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vëllezërit e saj, në nëntor të vitit 1944. Sistemi i kaluar kishte dhe një inat tjetër me Musinenë.
Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi një partiak i Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e kokalari3Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.
Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje.
Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.
Çastet e fundit të jetës
Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”.
Në një seancë gjyqi, ndërsa dikush thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo bëri një apologji të shkëlqyer që jep qartë edhe në qëndrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konseguente dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë.
Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës, ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, bibliotekën e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat. E dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda, Musineja u sëmur nga kanceri.
“Ç´fat tragjik, shkruan ajo. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.
E shtruar në spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s´kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç´do të ngjasë?”. “ Ketu njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.
Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë kokalari2nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje.
Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.
Falë ditëve që erdhën u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të tillë si Musine Kokalari. Diktatura e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti gjallë popullit dhe atdheut, një dritë e pashuar e kulturës shqiptare. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo vazhdon të thotë : “Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë”.

Dosja “Rama” e dekorimit të krimit komunist.

20170112_151329.jpg

Dosja “Rama” e dekorimit të krimit komunist

Personat e dekoruar një vit më parë nga Rama e Kodheli janë në pjesën më të madhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, hetues, prokurorë e gjykatës që janë përfshirë në krime kundër njerëzimit si në dënime ndaj klerikëve katolikë, ndaj pjesëmarrësve në revoltën e Postribës, si dhe ndaj mijëra personave të akuzuar për agjitacion e propagandë apo tentativë arratisje

Rekordmeni i dekoruar: Anastas Koroveshi ka dënuar mbi 1 mijë shqiptarë për arsye politike

Simboli i dekorimit: Xhaferr Peçi, titullar i kufirit, ku u vranë dhjetëra shqiptarë në përpjekje për t’u arratisur

Djalli i listës: Rakip Beqaj, sigurimisi që ka marrë doktoraturë në Sigurim, si luftëtar kundër klerit katolik

Me këto dekorime tregohet demagogjia e Edi Ramës teksa “nderon” kujtimin e klerikëve katolikë me fotografi në bulevardin e Tiranës, apo me shpikje pjesëmarrje në meshën e parë katolike në Shkodër në nëntor 1990, nderon me anë të ministres së vet edhe kriminelët e krimit ndaj tyre. Rama nëpërmjet Kodhelit nderon oficerët e nënoficerët e krimit komunist, ata analfabetë të cilët i quan “idealistë” e na dhanë “lirinë”, duke i rivrarë edhe njëherë martirët në fjalë. Një lexim i shpejtë i disa emrave të “veteranëve” na jep të qartë se kemi të bëjmë me nderim të pjesës më gjakatare të diktaturës. Lista përbëhet në shumicë nga funksionarë e shërbëtorë të armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, si dhe funksionarësh të Partisë së Punës së Shqipërisë, udhëheqësja e krimi komunist në Shqipëri. Për ta njohur më mirë procesin, u kemi bërë një ustanovkë (në gjuhën e sigurimit quhet vërtetimi biografik) disa të dekoruarve. Në këtë grup spikat nderimi i një hetuesi dhe gjyqtari, të cilit i kapërcehet dënimi i 1 mijë personave, duke përbërë si 2 C05714pasojë një rekord të rrallë. Pjesëmarrësit në luftë, vazhduan krimin që nisën në luftë. Kjo është thelbësore. Ata nuk bënë ndonjë luftë kundër pushtuesve, por kundër vëllezërve të tyre në funksion të një regjimi të porositur nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Bllazho Javanoviçi e Velimir Stojniçi. E gjithë periudha e të ashtuquajturës luftë ka pikërisht drejtimin e këtyre jugosllavëve. Prandaj, lufta e vërtetë, mbeti ajo e shqiptarëve kundër shqiptarëve, luftë e cila vazhdoi edhe pas vitit 1944, më e egër se kurrë, në kushtet kur komunistët ishin në pushtet.

Dekorimi i personave me këto rekorde kriminale, tregon ndër të tjera, se pinjollët e komunistëve, nuk rrojnë dot pa helmin e baballarëve, helm të cilin e kanë jo vetëm si mjet sulmi, por edhe krenarie. Është qesharake sesi një ministre Mbrojtjeje, e cila e ka të kufizuar kompetencën për të dekoruar, gjen kohë për t’u varur një teneqe shtesë, personave që meritonin teneqen e turpit.

Rakip Beqaj,

I vitlindjes 1925 nga Progonati i Kurveleshit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Pas lufte në rreshtat e brigadës gjakatare të Mbrojtjes së Popullit. Zëvendësdrejtor Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në vitet 1974 – 1978, kryetar i degëve të 1-rë dhe 12-të të Sigurimit të shtetit. Zëvendëskryetar i Degë së Punëve të Brendshme Shkodër në vitet e tmerrshme të goditjes, atë 1962 – 1969, ku veçohet procesi i vitit 1968 ku disa klerikë si Zef Bici, Mark Dushi, etj, u pushkatuan e të tjerët u dënuan me vdekje. Ka pasur edhe funksione të tjera sigurisht në Sigurim. Specializimi i tij ishte i veçantë në luftën kundër klerit katolik, aq sa qeveria e Ramës do bënte mirë që krahas fotografive të martirëve të kishës së vinte edhe emrin e Rakip Beqajt si persekutor special. Duke qenë se puna që bënte në Sigurim (nëse mund të quhet punë kjo) ishte goditja e klerit, Beqaj botoi në vitin 1973 librin “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar 1941-1971”, me të cilën u doktorua. Por, po ashtu Beqaj ka qenë hetues në disa procese politike.

Xhafer Peçi

Lindur në Kuç të Kurveleshit në vitin 1926. Në vitet 1968 – 1973 zëvendësdrejtor i Kufirit. Në vitet 1972-1983 komandant i Gardës. Enverist i spikatur në vitet e demokracisë.

Mark Dodani

Lindur në Naraç të Vaut të Dejës në vitin 1926. Oficer Sigurimi dhe hetues. Shef seksioni në disa degë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit, si dhe në disa degë të punëve të brendshme. Është liruar në vitin 1975, por vazhdon të jetë agjitator i bëmave të Sigurimit të Shtetit. Numëron mbi 20 procese politike të grupeve speciale.

Anastas Koroveshi

Lindur në vitin 1921 në Boboshticë të Korçës. Rast tipik për gjithë lindjen komuniste. Karrierën e ka nisur si hetues Sigurimi dhe e përfundon si gjykatës ushtarak e më pas civil që dënon “krimet” politike. Për t’u shënuar pjesëmarrja e tij në procese politike si ndaj Drita Kosturit, klerikëve Ciprian Nika, Rrok Gurashi, Donad Kurti, Alfonc Çuni, etj, personave të kryengritjes së Postribës, etj, etj. Numëron pjesëmarrjen në 620 procese politike, duke kontribuar në dënimin e mbi 1 mijë personave. Kjo sepse në një proces mund të jenë disa persona.

Mustafa Beqari

Oficer Sigurimi dhe hetues. Nuk pati mundës të thellonte proceset politike në një numër më të madh.

Isa Miloti

Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Nuk pati mundësi të vazhdonte me procese të tjera politike për shkak të transferimit.

Karafil Kalemi

Lindur në vitin 1928 në Mashkullore të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike.

Shyqyri Çoku

Lindur në vitin 1929 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Pjesëmarrës në rreth 80 procese politike, kundër rreth 200 personave. Ndër të tjera përmendim proceset e hetimit ndaj klerikëve: Leon Kabashi, Ernes Çoba, Aleks Baqli, Zef Pllumi, etj.

Hamit Myhyrdari

Lindur në vitin 1924 në Elbasan. Oficer Sigurimi dhe hetues. Numërohen pjesëmarrës në 10 procese politike.

Xhoxhi Konomi

Lindur në vitin 1925 në Marsejë Francë (familja emigrante). Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike

Mane Aliaj

Lindur në vitin 1926 në Borsh. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka hetuar ndër të tjera edhe shtetasit Aleksandër Kalivopulli dhe Shaban Ademit (pushkatuar). Llogariten mbi 20 procese politike.

Llambi Gegeni

Lindur në vitin 1926 në Grapsh të Devollit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ushtron detyrën e hetuesit në vitet 1952-1982, ku veçohet koha kur ka qenë në Shkodër. Liston plot 250 procese politike që i përkasin rreth 400 personave të dënuar. Ndër rekordet e pathyera si hetues në gjithë lindjen komuniste. Ndër të tjera ka hetuar grupin e Fadil Kokomanit, Teme Sejkos, Dom Shtjefën Kurtit, etj.

Fahri Kraja

Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi. Del në lirim në vitin 1982. Ka pasur dhjetëra procese politike kur ishte me këtë funksion në Shkodër në vitet 1948 – 1949. Po ashtu ndër të tjera, në vitet 1961 – 1970 ka qenë në fillim zëvendëskryetar e më pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Mat, degë e cila mbulonte burgun më të tmerrshëm në kohës ndaj të dënuarve politikë.

Emro Kondi

Lindur në vitin 1927 në Fushë Bardhë të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi. Ndër të tjera zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, me kontribut të posaçëm në pushkatimin e poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka. Por po ashtu hetues në disa procese politike.

Sadush Kumbaro

Lindur në vitin 1927 në Gjirokastër. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

Eqerem Beci

Lindur në vitin 1928 në Shkodër. Kur ka nisur lufta ka qenë 11 vjeç. Kur ka përfunduan ka qenë 16 vjeç. Ishte hetues në për grupet armiqësore të ekonomisë në vitet 70.

1-Oficeri Rakip Beqaj në fillimet e karrierës me forcat vrastare të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit

2-Libri i Rakip Beqajt kundër klerit katolik, si produkt disavjeçar i punës kundër “armiqve të popullit”.

3-Faksimile e procesit të dytë të dënimit të Patër Zef Pllumit në vitin 1968 me hetues të dekoruarin Shyqyri Çoku.

Princ Leka i ftuar nderi në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Ri Donald Trump

FB_IMG_1458927541405

Princi Leka II, mbreti i ardhshëm i Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump.
Pas shumë debateve dhe përpjekjeve të zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët për herë të parë anblok, u përjashtuan nga një ceremoni e tillë kryesisht pasi mbajtën qëndrim të hapur kundër zgjedhjes së z.Trump president, ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, e para sepse zyrtarët e dy shteteve shqiptare nuk morën ftesa, madje as private, sikurse as zyrtare, dhe e dyta nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni.
Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 2o janar. Respekti për familjen mbretërore shqiptare duket në rritje të vazhdueshme.

Mit’hat Frashëri: Komunizmi, një kolerë që shkatërron shpirtin (Në mërgim më 1 dhjetor 1946)

FB_IMG_1483391377235.jpg

Nga Mit’hat Frashëri*

Për miqtë e mi t’Amerikës
Të dashur miq,
Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërimit të anës perëndimore të Adriatikut, jemi afër 750 shqiptarë, në mes të të cilëve edhe gra, kalamanj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga atdheu, mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë. Këta 1500 refugjatë janë nga të gjithë anët e Shqipërisë: Konispoli, Shqipëria e mesme dhe e veriut edhe një numër i madh nga Kosova.
Që dy vjet, kujdesi ynë i parë ka qenë të hyjmë në korespondencë me miqtë dhe farefisin që kemi në vendet e largët: Australi, Turqi, Egjypt, Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, por veçanërisht me këtë të fundit, ku ndodhet kolonija jonë më e madhe. Shqipërinë e lam në tym e në flakë. Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, do me thënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.
Deshmë të tërheqim vërejtjen e vëllezërve tanë që ndodhen larg Atdheut dhe që s’kishin pasur mundësi të informohen dhe të kuptojnë të vërtetën. Kjo nuk na dukej një çudi as edhe një gjë e mosbesuar, se, të paktën tri radio të mëdha në gjuhën shqipe ishin në favor të komunistëvet dhe bënin propagandën e tyre. Por, ne na duhej të shpejtonim që të shpëtojmë opinionin e shqiptarëvet që ishin larg Atdheut: Kishim për detyrë të ndritonim mendjen e tyre dhe t’u viheshim në shërbim për çdo informatë që ata mund të kishin nevojë. Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë. Kishim nevojë, një orë e më parë, të shpëtonim nga robëria, në mos materiale por morale, kolonitë tona. Bëmë thirrje në ndjenjat patriotike dhe njerëzore të miave tanë të largët. Gjithë shpresën e mëkëmbjes së madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni në një vend të lirë, nën një qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranisë, larg despotizmës dhe larg diktaturës kuqalashe. Nuk kishit në Shtetet e Bashkuara, asnjë Mehmet Shehu, asnjë Enver Hoxha, asnjë Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizmën tuaj të viteve 1919 dhe 1920. Kujtonim se qysh, të gjithë së bashku, si një njeri i vetëm, jini ngritur atëhere në këmbë dhe kini luftuar për indipendencën e asaj Shqipërie, për kufijtë e asaj Shqipërije dhe për nderin e asaj Shqipërije. Më të shumtët prej jush i njoh dhe më njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetëm detyrën që të hynim në korespondencë me ju, por edhe të drejtën.
Me qindra letra ju janë dërguar, jo vetëm miqvet tuaj si unë, por edhe prej vëllezërvet, kushërinjvet, nipërvet dhe ungjërvet tuaj. Disave nuk u është kthyer përgjigje. Me çdo kusht ishte nevojë që të ndriçohej opinioni i tyre që të vononin akoma të mësojnë edhe të kuptojnë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë çdo ditë u bë më tepër tragjike. Krimet e komunistëvet gjatë luftës, i vazhduan krime të tjerë, ekzekutimet pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndija vetëm e di numurin e atyre që janë mbytur. Më të shumtët as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, por vriteshin e çpoheshin me thikë në udhë e sipër. Sot vallë janë të burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden të sëmurë dhe gati për vdekje? Sa familje gjenden të internuar në Krujë, Berat e gjetkë?…
***
Doni të pyesni për reforma? Jua them unë. Reforma më e bukur, në krijimin e së cilës komunistët e Shqipërisë kanë rrëfyer një zotësi dhe një inteligjencë të vërtetë, është frika: nëna dhe baba të kenë frikë nga çupa dhe nga djali i tyre. Shqiptari të dridhet nga fisi më i afërt i tij se mos veje e ta kallëzoje te policija, simbas sistemit rus, G.P.U dhe N.K.V.D.
Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë të marrë te nëpunësi komunist kafshatën e gojës.
Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës. Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi. Shumë nga sendet që jep organizata U.N.R.R.A shkojnë në Jugosllavi ose u dorëzohen vetë besnikëvet të regjimit komunist. Fakir fukaraja, në mundshin dhe në gjeçin, le të hanë hithra. Mish nuk tregëtohet më në Tiranë, të shitet e të blihet. Për rroba, mveshje e mbajtje, pëlhurë, stofra e të tjera, mos bëni fjalë, se dyqanet që kishin qenë plot me plaçka, sot janë zbrazur. Edhe në ka eje të shitet ndonjë gjë, i jipet vetëm atyre që kanë marrë bileta nga qeveria…
Kjo është situata e Shqipërisë. Kjo është gjendja e të gjorëvet shqiptarë që kanë lumturinë të rrojnë nën hijen e “demokracisë së Tiranës”.
***
Për fat të keq, dëmet nuk janë vetëm materiale. Për Shqipërinë e gjorë, me jo më tepër se një milion njerëz, sikur nuk ishte mjaft kjo luftë e përbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishte mjaft lufta italo-greke që u zhvillua në tokën arbërore dhe shkaktoi një shumicë rrënimesh, njerëzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot vendi ynë. Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë që franga ari u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?
Të mos kishte ardhur komunizma, sot Shqipërija mund të ishte vendi më i qetë dhe më pak i dëmtuar i Evropës. Mbi gjithë këto vuajtje materiale, shtoi edhe pësimet shpirtërore të një populli të tërë që i shembet vatra, që i shuhet zjarri, që i thyhet gjithë e arthmja dhe i hapet një humnerë në jetën e tij, mosbesim nga çupa, djali, motra, nëna, baba, i dashuri, fisi, fqinji menjëfjalë, përmbysja e ekulibrit moral dhe shoqëror. Si do ta mbledhë i gjori njeri veten e tij mbas kësaj katastrofe dhe qysh do të bëhet i zoti të fillojë jetën normale?!
Mos më flisni për shërbimet politike që mund të kenë bërë komunistët duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar me të djegure më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut. Shtoni mbi këto edhe rrënimet e Tiranës që u shkaktuan prej komunistëvet bash në orën tek po iknin Gjermanët. doni të bëjmë fjalë për efektin politik që pati instalimi i regjimit moskovit në Shqipëri?
Pema imediate e politikës së çetës komuniste në Tiranë ka qenë prishja e marrëdhënieve me dy Fuqitë Aleate, Angli dhe Amerikë. Të dy Fuqitë liberale të botës janë armiqësuar me klanin “demokrat” të Tiranës nga shkaku:
1- Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandja kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!
2- Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë të tokës shqiptare.
3- Se sjellja e autoritetevet të Tiranës ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë:

Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor.
Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar.

Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiarnës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, deh aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj kanë zgjuar një jehonë të favorshme pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe.
***
Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj. Këtë letër po u a dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipërim por edhe n’Amerikë.
Mos harroni se Shqipëria gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm.
Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë.
Në mërgim më 1 dhjetor 1946

C’po ndodhë më dosjet në Shqipëri.

dosje_981193148-300x219

Politika jashtë axhendës dhe koherencës, ligjin e lustracionit
Ilir Vata

C’po ndodhë më dosjet në Shqipëri?

Si anjë vënd tjetër në Europë dhe ish-vendet komuniste, Shqipëria kalojë një gjendje izolimi, persekucioni dhe një traum të vetet shoqërore, gjatë kohës së diktaturës. Për vetizolimi, varfërisë , persekucionit, burgjeve dhe kampeve të interrnimit më e tmerrshmja ishte përndjekja, frika e saj ndaj rretit të krijuar rreth armiqve të pushtetit, që guxuan të mendonin ndryshe, apo tentoni t’i shpëtonin vuajtjeve në përmjet arratisjes, që diktatura këto akte i radhiti, si krime kunder shtetit dhe shënoi një bilanc rrenqethesh krimesh.

Por kjo e shkuar po i mundonë sërisht shqiptarët, pasi politikanë të partive parlamentare, e jo parlamentare janë të lidhur drejtperdrejt, apo nga të afërmit e tyre jo vetëm me të shkuarën, por me krime e saj.

Kjo është arsyeja kryesore, që politika në tërë si i anashkalon dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe nxjerrë jashtë axhendës dhe koherencës, ligjin e lustracionit.

Shoqëria shqiptare nuk ë shtë e lodhur madje plotë energji, kërkon me cdo kusht ndryshimin, integrimin në BE. Shqiptarët kanë energji ku capërlohen në punët e tyre të përditshme në fshat në kushtë flagrante mbijetese dhe prodhimet e tyre nuk kanë një treg.

Coprlohen në garë me kohën për shkollimin e fëmijvë të tyre dhe madje bëjnë të pamundurën, duke shitur cdo gjë dhe madje dhe lopën, burimin e të mirave dhe shteti nuk i ofronë privilegjet ligjore.

Edhe fshatari më i thjeshtë investon për fëmijnë e tij dhe për llogjikë dhe për komunitetin dhe shoqërinë , madje përtej të imagjinueshmes. Shqiptarët më durim bejnë biznes, ndonse durojnë padrejtë, si konkurenca e pandershme, pushtetit i pakufizuar i monopoleve, apo oligarpoleve dhe me e keqja gjobvënë si e padrejt, por përsëri ata kanë mbijetuar.

Shqiptarët janë të durua kur padrejtësia u zë frymën dhe enden në gjykata me vite të tëra për të kërkuar drejtë, si dhe ata të duruar e me besim te ligji vazhdojnë të presin, por gjejnë padrejtësi, për vetw faktin se në Shqipëri vazhdonë të mbizotërojë anarshia ligjore e moszbatimit të ligjit.

Enden, e sërisht vazhdojnë të rendin në të drejtat e tyre, por një grup i vogël njerëzish kan kapur pushtetin dhe vetë politikën, duke bërë se ky krup që vijnë nga e kaluara jo e largët e diktaturës, po ia ndryshojnë dhe vetë formën shtetit nga demokraci e përfaqsuar në pushtet të komunduar, nihilist e pa formë .

Qindra të rinjë në garë me kohën, të shkolluar brenda dhe jashtë venden të papunë dhe fatkeqsishtë të rinjtë dhe vetë truri po largohet për tu punuar gjetkë nga një kontinent në tjetërin dhe duke lënë shtëpitë e tyre vetëm me prindrit, tashmë të mplakur.

Kjo ka bërë se shumica e zonave rurale të braktisen, duke i shëndërruar ato në teritore të pabanura.

Mbingarkesa sociale ka sjellë një mori problemesh në qytetet kryesore të vendit, ku sundon papunësia, informaliteti i pronave të investura dhe shteti është sehixhi dhe legalizimet janë në stanacion të plotë dhe kjo agjensi nuk është në gjendje që qytetarit t’ia bëjë pronën aktive për ta futur si kapital në treg, apo për ta lë në kolateral për investime.

Problematika të tilla sociale vazhdojnë të thellojnë plagë për vetë faktin se politika shqiptarë është në stanacion ideshë e zhvillimi dhe për llogjikë pushtetet që prodhojnë këta politika janë të prirura të riciklohen brenda vorbullit të së shkuarës diktatorjalle dhe janë shterp pa kurfarr ideshë .

Dëlirja e shoqërisë në radhë të parë nga mëkatet e së shkuarës do të ishte një hap i madhë për të patur një shoqëri të hapur e pa kompleksë . E më e rë ndësishmja, miratimi i ligjit të lustracionit do të nxirrtë nga politika politikanë të lodhur dhe të mpleksur me të kaluarën, për t;i lënë vendi një klase të re politike.

Dëlirja e administratës publike nga bashkë puntorë t e sigurimit të shtetit, sic edhe e kanë zgjidhur mjaftë mirë vende të tjera ish-komuniste, madje ka patur vende si Bullgaria që kanë vendosur cakun që të mësuesi, që nuk duhet të jetë ish- bashkepuntorë , apo sic edhe e kemi cituar mekatarë .

Sistemi i drejtësisë sotë vuan nga “kanceri zi” dhe “kanceri i bardhë ” që është korrupsioni dhe mëkatet që kanë kryer në kohë n e diktaturës shumica e gjyqtarve dhe prokurorve dhe sot janë zot të sistemit të drejtë sisë .

Nëse ky sitem drejtë sie nuk dëliret nga ish- prokurorët, hetuesit, torturuesit e diktaturës, drejtësia do të lënkojë nga padrejtësia. Atikorrupsioni i kancerit të bardhe ka mjaftë praktika të BE-s që munë ta shë rojnë , por politikanë janë gangrena e stanacionit të vërtetë të Shqipërisë .

Themra e akilitë shtë transparenca më të kaluarën komuniste, spse pa një trasparencë të tillë fëmijët tanë do të vazhdojnë të mësojnë hitorinë e tjetërsuar nga diktatura, shqiptarë t do të udhëhiqen nga mediokrit, mëkatarët, përsekutorët dhe politikan të lodhur dhe madje dhe injorant.

Kucedra që po vret të ardhmen e shqiptarve është vetë transparenca me ligjin e lustracionit, pasi edhe në zgjedhjet e 2013, pritet që politikanët tanë pa dallim ngjyre të mos kenë kaluar transparence, itegritetin moral, pra do të kemi sërisht në parlament një tufë idjotësh dhe madje dhe përsekutorsh, që do të vazhdojnë të na mbajnë në stanacionë politikë , pa rrotacion, pa garë , pabarazi para ligjit, por të sunduar pikërishtë nga pakë njerë zish.

Shqipëria është i vetmi vend ish- komunist, që për vite me radhe, ceshtjen e dosjeve e ka trajtuar për shou dhe në të gjitha rastet ka qenë politika që e ka sabotuar për vetë faktin e inkriminimit të saj.

Kjo gjendje traumatike apo postraumatike nga diktatura duhet të ndryshojë dhe shqiptarë t e kë rkojnë kë të , ndonse nuk hezitojnë që dhe kë të mandat të ri të na lë në në vorbullin e riciklimit me të kaluarë n. Paradoksi nuk ka të sosur, kur vende të tjera ish komunistë e kanë mbyllë kë të cikë l me të kaluarë n diktatorjale politikanë t shqiptarë po hedhin në treg mendici pë r djegjen e dosjeve të bashkë puntorve të Sigurimit të Shteti, pë r të na garantuar një tranzicion pa fund. Postrauma komuniste duhet të marrë fundë pasi ende kë mi një forcë politike në Shqipri që mendonë një soi si diktatori dhe në zgjedhjet e që rshorit po pë rpiqet të rifusë në lojë brevi e tretë të diktaturë s dhe kjo ë shtë një fatkeqsi, prandaj shqiptarë t jo vetë m duna transparenc me të kaluarë por dhe një divorc me të