Dosja “Rama” e dekorimit të krimit komunist.

20170112_151329.jpg

Dosja “Rama” e dekorimit të krimit komunist

Personat e dekoruar një vit më parë nga Rama e Kodheli janë në pjesën më të madhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, hetues, prokurorë e gjykatës që janë përfshirë në krime kundër njerëzimit si në dënime ndaj klerikëve katolikë, ndaj pjesëmarrësve në revoltën e Postribës, si dhe ndaj mijëra personave të akuzuar për agjitacion e propagandë apo tentativë arratisje

Rekordmeni i dekoruar: Anastas Koroveshi ka dënuar mbi 1 mijë shqiptarë për arsye politike

Simboli i dekorimit: Xhaferr Peçi, titullar i kufirit, ku u vranë dhjetëra shqiptarë në përpjekje për t’u arratisur

Djalli i listës: Rakip Beqaj, sigurimisi që ka marrë doktoraturë në Sigurim, si luftëtar kundër klerit katolik

Me këto dekorime tregohet demagogjia e Edi Ramës teksa “nderon” kujtimin e klerikëve katolikë me fotografi në bulevardin e Tiranës, apo me shpikje pjesëmarrje në meshën e parë katolike në Shkodër në nëntor 1990, nderon me anë të ministres së vet edhe kriminelët e krimit ndaj tyre. Rama nëpërmjet Kodhelit nderon oficerët e nënoficerët e krimit komunist, ata analfabetë të cilët i quan “idealistë” e na dhanë “lirinë”, duke i rivrarë edhe njëherë martirët në fjalë. Një lexim i shpejtë i disa emrave të “veteranëve” na jep të qartë se kemi të bëjmë me nderim të pjesës më gjakatare të diktaturës. Lista përbëhet në shumicë nga funksionarë e shërbëtorë të armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, si dhe funksionarësh të Partisë së Punës së Shqipërisë, udhëheqësja e krimi komunist në Shqipëri. Për ta njohur më mirë procesin, u kemi bërë një ustanovkë (në gjuhën e sigurimit quhet vërtetimi biografik) disa të dekoruarve. Në këtë grup spikat nderimi i një hetuesi dhe gjyqtari, të cilit i kapërcehet dënimi i 1 mijë personave, duke përbërë si 2 C05714pasojë një rekord të rrallë. Pjesëmarrësit në luftë, vazhduan krimin që nisën në luftë. Kjo është thelbësore. Ata nuk bënë ndonjë luftë kundër pushtuesve, por kundër vëllezërve të tyre në funksion të një regjimi të porositur nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Bllazho Javanoviçi e Velimir Stojniçi. E gjithë periudha e të ashtuquajturës luftë ka pikërisht drejtimin e këtyre jugosllavëve. Prandaj, lufta e vërtetë, mbeti ajo e shqiptarëve kundër shqiptarëve, luftë e cila vazhdoi edhe pas vitit 1944, më e egër se kurrë, në kushtet kur komunistët ishin në pushtet.

Dekorimi i personave me këto rekorde kriminale, tregon ndër të tjera, se pinjollët e komunistëve, nuk rrojnë dot pa helmin e baballarëve, helm të cilin e kanë jo vetëm si mjet sulmi, por edhe krenarie. Është qesharake sesi një ministre Mbrojtjeje, e cila e ka të kufizuar kompetencën për të dekoruar, gjen kohë për t’u varur një teneqe shtesë, personave që meritonin teneqen e turpit.

Rakip Beqaj,

I vitlindjes 1925 nga Progonati i Kurveleshit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Pas lufte në rreshtat e brigadës gjakatare të Mbrojtjes së Popullit. Zëvendësdrejtor Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në vitet 1974 – 1978, kryetar i degëve të 1-rë dhe 12-të të Sigurimit të shtetit. Zëvendëskryetar i Degë së Punëve të Brendshme Shkodër në vitet e tmerrshme të goditjes, atë 1962 – 1969, ku veçohet procesi i vitit 1968 ku disa klerikë si Zef Bici, Mark Dushi, etj, u pushkatuan e të tjerët u dënuan me vdekje. Ka pasur edhe funksione të tjera sigurisht në Sigurim. Specializimi i tij ishte i veçantë në luftën kundër klerit katolik, aq sa qeveria e Ramës do bënte mirë që krahas fotografive të martirëve të kishës së vinte edhe emrin e Rakip Beqajt si persekutor special. Duke qenë se puna që bënte në Sigurim (nëse mund të quhet punë kjo) ishte goditja e klerit, Beqaj botoi në vitin 1973 librin “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar 1941-1971”, me të cilën u doktorua. Por, po ashtu Beqaj ka qenë hetues në disa procese politike.

Xhafer Peçi

Lindur në Kuç të Kurveleshit në vitin 1926. Në vitet 1968 – 1973 zëvendësdrejtor i Kufirit. Në vitet 1972-1983 komandant i Gardës. Enverist i spikatur në vitet e demokracisë.

Mark Dodani

Lindur në Naraç të Vaut të Dejës në vitin 1926. Oficer Sigurimi dhe hetues. Shef seksioni në disa degë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit, si dhe në disa degë të punëve të brendshme. Është liruar në vitin 1975, por vazhdon të jetë agjitator i bëmave të Sigurimit të Shtetit. Numëron mbi 20 procese politike të grupeve speciale.

Anastas Koroveshi

Lindur në vitin 1921 në Boboshticë të Korçës. Rast tipik për gjithë lindjen komuniste. Karrierën e ka nisur si hetues Sigurimi dhe e përfundon si gjykatës ushtarak e më pas civil që dënon “krimet” politike. Për t’u shënuar pjesëmarrja e tij në procese politike si ndaj Drita Kosturit, klerikëve Ciprian Nika, Rrok Gurashi, Donad Kurti, Alfonc Çuni, etj, personave të kryengritjes së Postribës, etj, etj. Numëron pjesëmarrjen në 620 procese politike, duke kontribuar në dënimin e mbi 1 mijë personave. Kjo sepse në një proces mund të jenë disa persona.

Mustafa Beqari

Oficer Sigurimi dhe hetues. Nuk pati mundës të thellonte proceset politike në një numër më të madh.

Isa Miloti

Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Nuk pati mundësi të vazhdonte me procese të tjera politike për shkak të transferimit.

Karafil Kalemi

Lindur në vitin 1928 në Mashkullore të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike.

Shyqyri Çoku

Lindur në vitin 1929 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Pjesëmarrës në rreth 80 procese politike, kundër rreth 200 personave. Ndër të tjera përmendim proceset e hetimit ndaj klerikëve: Leon Kabashi, Ernes Çoba, Aleks Baqli, Zef Pllumi, etj.

Hamit Myhyrdari

Lindur në vitin 1924 në Elbasan. Oficer Sigurimi dhe hetues. Numërohen pjesëmarrës në 10 procese politike.

Xhoxhi Konomi

Lindur në vitin 1925 në Marsejë Francë (familja emigrante). Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike

Mane Aliaj

Lindur në vitin 1926 në Borsh. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka hetuar ndër të tjera edhe shtetasit Aleksandër Kalivopulli dhe Shaban Ademit (pushkatuar). Llogariten mbi 20 procese politike.

Llambi Gegeni

Lindur në vitin 1926 në Grapsh të Devollit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ushtron detyrën e hetuesit në vitet 1952-1982, ku veçohet koha kur ka qenë në Shkodër. Liston plot 250 procese politike që i përkasin rreth 400 personave të dënuar. Ndër rekordet e pathyera si hetues në gjithë lindjen komuniste. Ndër të tjera ka hetuar grupin e Fadil Kokomanit, Teme Sejkos, Dom Shtjefën Kurtit, etj.

Fahri Kraja

Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi. Del në lirim në vitin 1982. Ka pasur dhjetëra procese politike kur ishte me këtë funksion në Shkodër në vitet 1948 – 1949. Po ashtu ndër të tjera, në vitet 1961 – 1970 ka qenë në fillim zëvendëskryetar e më pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Mat, degë e cila mbulonte burgun më të tmerrshëm në kohës ndaj të dënuarve politikë.

Emro Kondi

Lindur në vitin 1927 në Fushë Bardhë të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi. Ndër të tjera zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, me kontribut të posaçëm në pushkatimin e poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka. Por po ashtu hetues në disa procese politike.

Sadush Kumbaro

Lindur në vitin 1927 në Gjirokastër. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

Eqerem Beci

Lindur në vitin 1928 në Shkodër. Kur ka nisur lufta ka qenë 11 vjeç. Kur ka përfunduan ka qenë 16 vjeç. Ishte hetues në për grupet armiqësore të ekonomisë në vitet 70.

1-Oficeri Rakip Beqaj në fillimet e karrierës me forcat vrastare të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit

2-Libri i Rakip Beqajt kundër klerit katolik, si produkt disavjeçar i punës kundër “armiqve të popullit”.

3-Faksimile e procesit të dytë të dënimit të Patër Zef Pllumit në vitin 1968 me hetues të dekoruarin Shyqyri Çoku.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s