Muaj: Shkurt 2017

Pashë Një Lider ..Nga Çadra e Lirisë..Nga Enkelejda Veliu.

fb_img_1488141323058

Dhe Basha dje, mu duk i vetem..!
Por lart, shume lart si Lider!
E pashe aty, mes protestes i vetem dhe i vendosur, dhe krejt pa ata, qe domosdoshmerisht duhej te ishin me te..!

Na lodhet me tekat dhe kapricot prej femije, tuajat..ju perfaqesuesit tane!
Na lodhe ti Mesile, qe na vodhe mandatin dhe e shite aq lire..!
Na lodhe ti Majlinde, qe proteston maje takave..!
Na lodhe ti Ridvan, duke e futur ne rrenje katrore partine..!
Na lodhe ti Astrit, me lotet per mikun e humbur..!
Na lodhe ti Jozefine, duke kundershtuar vend e pa vend..!
Na lodhe ti Gride, duke bere koketen..!
Na lodhe ti Arben, duke bere sikur ben analiza..!
Na lodhe ti Enno, me organizime dilitantesh..!
Na lodhe ti Flamur,qe gjithe kohen je, me grushtat ne ajer..!
Na lodhet, ngaqe mendoni se jeni te pazevendesueshem..!
Na lodhet me xhelozine shterpe, ndaj gjithe te afteve, qe guxojne te ngjisin shkalle..!
Keni investuar pa fund, vec per imazhin tuaj, duke harruar qellimin e vertete..!

Boll me!
Jeni shitur kaq shtrenjte..dhe po kaq shtrenjte, iu kemi blere..!
Jeni bere si ato kredite e keqija..!
Ndaj eshte koha, te filloni te shlyeni..!
Eshte koha te rrini ne cader, per te pare, me syte tuaj, se vec me te mireve, aty jane dhe ata, qe e duan pa fund, PD..!
Eshte koha te shikoni, sesi ne po besojme dhe shpresojme, se PD ben edhe pa ju..!
Eshte koha te shikoni se po zhbeheni nga vetvleresimi ndaj vetes..!

Dremisni ne Cader..!
Do tju beje mire..!

Ne tashme e kemi nje lider..!
Dhe bashke me te, edhe Kauzen..!

Nje takim me Lazer Radi. Nga Kastriot Frashëri.

received_10210423916826956

Nje takim me Lazer Radi

Sot ne Akademine e Arteve u shfaq premiera e dokumentarit televiziv “Golgota e Lazer Radit” kushtuar jetes dhe vepres se tij permes studimeve universitare, publicistikes, perkthimeve, burgjeve dhe internimeve te regjimit ish-komunist.

Nje intelektual i njohur dhe mik i Migjenit, Koliqit, Musine Kokalarit, Vangjel Koca, e shume emrave te tjere te shquar te viteve 1930, sigurisht qe veprimtaria e tij nuk mund te mos spikaste po te meret parasysh fakti qe ai braktisi katedren e Universitetit La Sapienza, ku u emerua pas doplomimit te tij, per tu kthyer ne atdhe per ti sherbyer vendit qe e lindi, pa ditur qe ata qe do te vinin ne pushtet do ta syrgjynosnin burgjeve te ferrit komunist.

Kam patur fatin ta njoh ne fillim te viteve 1990 e te kem miqesi me Prof. Lazrin, madje duke punuar per kauza te medha sic ishte Levizja Kombetare Shqiptare e pagezuar nga une per nje dimensionim te ri te mendimit politik shqiptar drejt interesit kombetar te Shqiperise…

Per fat te keq Profesor Radi, jetoi shume pak ne liri, por ai la pas nje veper te gjalle si simbol te qendreses per brezat qe do te vijne.

Ndihem krenar qe nga ky dokumentar i realizuar me vertetesi, ne miqte e tij, permes punes, perpjekjeve dhe vlerave te tij, te gjejme vetveten mes sakrificave tona per nje Shqiperi tjeter, nga e djeshmja dhe kjo e sotmja.

Tragjedia e tre Vëllezerve Blloshmi..Nga Kujtim Cekani.

received_1779905648998202.jpeg

Tragjedia e tre Vëllezerve Blloshmi..
..
Ata u linden dhe u rriten ne nje nga familjet me patriotike Shqiptare ..
Emrat d tyre ishin ..Xhevdet ..Haki dhe Shefqet Blloshmi ..Tre Djemtë e Hajdar Blloshmit.
të tre te shkolluar patriote inteligjente ..Hakiu i mezit kishte mbaruar studimet ne France ku per fatin e tij te keq atje pat njohur edhe rrugacin Enver Hoxha qe sorollatesh rrugeve te Parisit po pa bere as edhe nje dite sholle apo te kishte marre edhe nje provim te vetem ..Me mbarimin e shkolles Hakiu vjen ne Shqipëri dhe aktivizohet me Ballin Kombëtar..
Enver Qeni pat dhen urdher qe ku te kapet te eliminohet fizikish Haki Blloshmi..dhe ket urdher e zbatoi krimineli Riza Kolleli..U kap ne befasi Hakiu badhke me Vellane e vogel Shefqetin..Hakiu ju keroi medhire per të vellane ..Ktimineli ja vrau para syve me plumb ne koke pastaj vrau dhe Hakiun ..Xhevdeti vellai i madh nuk ju ra ne dore ..u kthye ne fshatin ku i spiunuan Vellezerit vrau spiunet dhe u largua pergjithmone ne USA ..Ai la ne Shqipëri 4 fëmije dy djem dhe dy vajza qe u rriten kampeve te perqendrimit neper Shqiperi..kam patur Rastin te njoh dy djemt e Tijë ..Selaudinin dhe Hysenin…
..Vazhdon …
Ne foto Dy nga femijet e Xhevdet Blloshmit ..
Sot mesova qe Selaudini nuk jeton më ..Qofsh i xhenetit ..Selaudin ..

100 Vjetori..Musine Kokalari..Nga Shpend SollakuNoé.

fb_img_1486748621448

Sot 100 vjetori i njeres prej grave me te shquara te historise moderne shqiptare, shkrimtares dhe politikanes heroine Musine Kokalari. Me kete rast po ju riparaqes nje shkrimin tim, botuar ne disa gazeta e site WEB, rreth madheshtise ne rritje te kesaj gruaje te madhe:

Bermude të Gjirokastrës: Musine, Ismail, Enver

Vështirë të gjendet një qytet tjetër kaq i vogël sa Gjirokastra që të ketë ndikuar aq shumë në historinë apo kulturën e një vendi. Dikush këtë e shpjegon me përpjekjet e qytetarëve të saj për të mbijetuar në një vend të tillë të izoluar, me pak banorë, me mundësira të kufizuara për zhvillim ekonomik, ku gjithçka ishte e kursyer përveç gurit, ku duhej kursyer parimisht dhe, veç të tjerave, larg prej qendrave të rëndësishme ku vendosej edhe fati i tyre. Dikush tjetër, sidomos të kaluarën e saj, e shpjegon si një ekzaltim të qëndresës ndaj të huajt të një fortese të fundit kufitare, politike apo kulturore. Ndonjë tjetër shkon edhe më tej, duke gjetur zgjidhjen e gjithçkaje gjirokastrite në ADN-në e banorëve të saj, me arësyetimin e thjeshtëzuar: lindin të tillë, për tʼju imponuar të tjerëve.
Pavarësisht nga reflektimet, faktet thonë që janë të shumta ngjarjet e ndodhura në Gjirokastër dhe personazhet e lindur në atë qytet që janë imponuar në rang kombëtar si në histori, ashtu edhe në kulturë apo shkenca.
Por unë këtu do të merrem vetëm me tre prej tyre, që të tre në vështrim të parë shumë larg njeri-tjetrit. Por që jetët dhe veprimtaritë e tyre i kanë patur të ndërthurura nëpërmjet shumë fillesh, diku të nëndheshme, diku tjetër mëse të dukshme: Enver Hoxha, Ismail Kadare dhe Musine Kokalari.
Për të parin është folur shumë, për tragjeditë e krijuara prej diktaturës së tij të përgjakshme, viteve të fundit edhe për veset e tij private. Personalisht më intereson pak nëse ai ishte apo jo i denjë për Gay Pride. Raste figurash historike që kanë qenë gay, të deklaruar ose jo, janë të shumtë. Është shkruar që edhe Michelangelo, Aleksandri i Madh apo edhe të tjerë të mëdhenj të kulturës apo të historisë deri në kohën e sotme kanë qenë homo apo biseksualë. Ky fakt, për studiuesit, është krejt i parëndësishëm për tʼi vlerësuar ata si të mbetur në histori apo kulturë e arte për veprën e tyre. Edhe Enveri ka për të mbetur përgjithmonë në historinë shqiptare. Nuk fshihen me një të rënë të lapsit pesëdhjetëvjetë nga jeta e një populli. Sa më shpejt të shihet realisht dhe me gjak të ftohtë kjo figurë makbethiane, aq më shpejt shqiptarët do të kthehen në qytetarë normalë, që gjykojnë, por nuk shajnë e mallkojnë. Por kjo nuk do të thotë të tolerohen manifestime nostalgjikësh me portretet e tij.
Nëpërmjet shumë fijesh figura e diktatorit tonë është lidhur qoftë më atë të Kadaresë, qoftë me atë të Musine Kokalarit. Lidhjet ndërmjet kësaj tresheje kanë qenë dhe mbeten kaq të rrezikshme për ne që pëpiqemi tʼi interpretojmë, saqë ndodhemi shpesh në gjendjen e një piloti mu në mes të Trekëndëshit të Bermudeve, duke rrezikuar seriozosht rënien në pikiatë apo zhdukjen pa lënë gjurmë. Aq shumë intriga në mes këtyre të treve, aq urrejtje, aq hakmarrje, aq kryeneçësi për tʼi rezistuar tiranit, aq egërsi për të errësuar tjetrin deri në eliminim.
Midis dy të parëve, Hoxhës dhe Kadaresë, më shumë se një raport dashuri-urrejtje, ka qenë një mbështetje e njëri-tjetrit, siç duhet të bëjnë dy gjirokastritë model; herë për konveniencë prej të të dyve, herë për nështrim total të të dytit ndaj të parit, herë për imponim me anë të frikës të të parit me të dytin; një kombinim i përsosur i kulaçit me kërbaçin, ose: më shumë kulaç sesa kërbaç. Nga ky fakt Kadareja ka qenë gjithmonë i ndier herë si më i përkëdheluri i regjimit, hërë më i kërcënuari, kur fama apo veprat e tij rrezikonin të tejkalonin ato të diktatorit. Sidoqoftë që të dy e shfrytëzonin njeri-tjetrin deri në palcë: Hoxha – Kadarenë për tʼu përjetësuar në letërsi, ndërsa shkrimtari për të patur liri veprimi në shkrimet e tij, liri deri në masën që nuk duhej të minonin autoritetin e diktatorit.
Tjetër gjë ka qenë raporti i Enverit me Musinenë. Njiheshin që në rini. Në një nga botimet e fundit për Musinenë, lihet të kuptohet që Hoxhët kishin kërkuar që të fejonin Musinenë me Enverin, gjë që paskërka qenë kundërshtuar nga Kokalarët. Kjo i paskërka dhënë shkas edhe ndjenjës së vazhdueshme hakmarrëse të Hoxhës në periudhën e mëpastajme. Ky detaj mund të ishte një gjetje e mirë për një telenovelë, por kundërshtohet me vendosmëri nga pasardhësit e vajzës Kokalari. Nuk mund të jetë e vërtetë, pasi Musineja ishte mjaft e vogël kur Enveri kish kohën e fejesës.
Xhelosia e diktatorit ndaj saj duhet parë së pari në prizmin politik.
Hoxhët dhe Kokalarët ishin farefis, dhe kjo nuk ka qenë ndonjëherë një sekret. Hoxha pra i ka pasë njohur mirë ata, por jo vetëm prej lidhjes fisnore. Gjirokastra ishte shumë e vogël. Intelektualët e saj numëroheshin me gishta. Ata banonin në një lagje. Ishin nga familjet më të vjetra të qytetit. Me vëllain e Musinesë, Hamitin, Enveri kish bërë shkollën që nga klasa e parë e deri në mbarimin e shkollës së mesme. Madje që të dyve u doli njëkohësisht bursa dhe njëkohësisht u nisën të studiojnë jashtë. Dy vëllezër të Musinësë kanë qenë profesorë të Enverit në liceun francez të Gjirokastrës.
Enveri, për mënyrën e të sjellurit dhe për lidhjen e mëvonshme me komunistët, është parë, jo vetëm nga Kokalarët, por edhe vetë nga familja e tij, si një renegat dhe si i padenjë. Jo rastësisht diktatori ose e përmend pak, ose e injoron fare të atin në kujtimet e tij, duke marrë si përfaqësues të denjë të familjes xhaxhain, Hysenin.
Inatet ndaj familjes së tij, por sidomos ndaj Kokalarëve, do të trasformoheshin shpejt në hakmarrje, që u kushtoi këtyre të fundit disa dënime me vdekje e mjaft vite internimi.
Pa dyshim krijesa më e dhimbshme në kuadrin e kësaj hakmarrjeje të përbindshme ishte Musineja. Së pari, sepse ishte një intelektuale e fortë dhe e përgatitur; së dyti, dhe sidomos, si kundërtshtare politike. E reja Kokalari kish guxuar të themelonte një parti politike, atë Socialdemokrate, taman në kohën kur pluralizmi politik ishte sanksionuar si një herezi. Goditja u fundit e hakmarrjes së diktatorit ndaj saj mori shkas sidomos nga qëndrimi në gjyq i Musinesë. Kur të tjerë ishin dridhur në seancat penale të diktaturës, kishin kërkuar mëshirë, kishin qarë dhe ishin deklaruar të penduar, duke pranuar edhe dënimin me vdejke ndërsa thonin «rroftë partia», ajo kish qëndruar e pathyer, kish vazhduar tʼi sfidonte edhe para trupit gjykues, pa u lëkundur as edhe një grimë nga idealet e lirisë që mbronte prej kohësh. Këtë gjë Hoxha nuk kish për tʼia falur kurrë sa qe gjallë.
Musineja, nga ana e saj, e ka injoruar diktatorin pothuaj në të gjitha kujtimet e lëna me shkrim, përveç ndonje ironie të hollë, të cilës i nënkptohej qartë adresa.
Po Kadareja në çʼraport ka qenë me Musinenë? Në të gjitha veprat e tij me temë Gjirokastrën, ai është përpjekur vazhdimisht të errësojë apo të denigrojë gjithçka që ka të bëjë me Kokalarët apo kushërinjtë e miqtë e tyre. Tek Kronikë në Gur, për shembull, dihet sesi e përshkruan Aqif Kashahun, nip i Kokalarëve. Po ashtu, sipas Kokalarëve, mendohet të jetë Musineja modeli i personazhes së vajzës së shkolluar që sʼbënte gjë tjetër veç dilte nëpër dritare.
Jashtë kontekstit të këtij romani, Enveri kish njohur Myfitin, vëllain e Aqif Kashahut, me të cilin kish qenë bashkëstudent. Enveri i ka pasë shprehur dëshirën Myfitit që ta martonte me njërën nga motrat e tij, por vëllai i Aqifit nuk kish pranuar.
Shumë në Gjirokastër e komentojnë një përshkrim të tillë të Kashahut nga Kadareja, si një haraç të paguar diktatorit, ndaj atij mbiemri që dikur atë e kish «përçmuar». Kusuri është vetëm heshtje. Asnjë koment i Kadaresë, as edhe prej dy rreshtash, për librat e botuar nga Musineja, as edhe për faktin sesi ajo ka qenë si një zë i veçantë në enciklpedinë francese Larousse, në vitet 1945-1950.
I tillë ka qenë edhe qëndrimi i Musine Kokalarit ndaj Ismail Kadaresë, të paktën me shkrim, të paktën për aq sa kam mundur të lexoj prej kësaj autoreje: heshtje e plotë.
Deri tani kemi folur për mite: Miti i diktatorit që ende duhet zbërthyer siç duhet; miti i Kadaresë në të cilin ka meritë ai vetë por edhe diktatori që e lançoi: miti i Musinesë ku, në mënyrë paradoksale, edhe diktatori ka luajtur një rol të dorës së parë për ta bërë të pavdekshme, pikërisht duke e persekutuar.
Si paraqitet sot raporti në mes të këtyre tre miteve të Gjirokastrës?
Ai i diktatorit vazhdon të jetojë tek nostalgjikët. Dje ishte kryesori. Pas tij vinte sigurisht Kadareja. Musineja ishte fare e panjohur për turmat kombëtare.
Në një kohë të dytë (vitet ʼ90), ndodhi parakalimi i Ismailit në dëm të Enverit. Ai ka patur edhe propozime që nuk i ka pranuar, për tʼu bërë president i Shqipërisë. Musineja, ndërkaq, sapo kish nisur të nxirrte kokën, si një manushaqe e brishtë, poshtë një shkëmbi, pas një dimri të zgjatur e të akullt.
Mitet vlejnë për turmat. Atyre nuk u intereson as të njohin në thellësi veprën dhe moralin e Enverit. As të lexojnë librat e Ismailit. As të thellohen e të njohin më tepër një vullkan të nënujshëm si Musineja. Turmat dijnë të bëjnë vetëm dy gjëra: ose të adhurojnë, ose të urrejnë. Është detyrë e studiuesve të vërtetë dhe, sidomos e shtetit, të ndajë mitin e tyre nga realieti.
Çʼqëndrim ka mbajtur shteti shqiptar ndaj këtyre tre miteve, të këqinj, të dyshimtë apo të kristaltë qofshin?
Rreth Enver Hoxhës janë bërë shumë botime, përgjithësisht denigruese, përgjithësisht nga privatët. Shteti shqiptar nuk e ka cilësuar kurrë ligjërisht apo formalisht atë si një diktator. Në Shqipëri janë lejuar manifestime të nostalgjikëve, gjë që nuk ndodh në Itali apo në Gjermani, ku janë ndaluar me ligj grumbullime që himnizojnë Musolinin apo Hitlerin. Kushtetuta shqiptare nuk shprehet qartë për këtë problem. Sikur të mos mjaftonin këto, ditët e fundit janë dekoruar edhe eksponentë të ish-diktaturës, diçka e palejueshme kjo për një qeveri që pretendon të jetë europeiste. Është rindërtuar prej kohësh shtëpia e djegur e Enverit, në lagjen Palorto, në trajtën e Muzeut Etnografik. Atje gjenden edhe pak objekte të familjes Hoxha, pa dicitura, si dhe një bust i anesë, nënës së Enverit, i mbuluar nga pluhuri, i fshehur në një kthinë, pas një dere të vjetër, me kurriz të kthyer hyrjes, që unë e hapa rastësisht, për të parë se ku të shpinte. Gjatë vizitës tonë të fundit në atë muze, kushërinjtë e Hoxhës që banojnë aty pranë na thanë, edhe pa i pyetur: Enverin këtu e kanë akoma frikë, dhe prej nesh trëmben!
Edhe shtëpisë së Kadaresë, në skaj të Sokakut të të Marrëve, i ka pasë rënë zjarri. Por me të shteti është duke u marrë seriozisht. Edhe pse në mënyrë të ngadalshme, nuk kanë munguar fondet dhe atje punohet për të ndërtuar një fortesë që do të jetë Muzeu Kadare. Brenda saj pashë një skuadër muratorësh, por edhe modifikime që prishnin traditën gjirokastrite. Nga këto lloj modifikimesh jashtë tradite të ndërtesave dhe rrugicave vuante në përgjithësi e gjithë zona historike e Gjirokastrës, për të mos përmendur ato të braktisurat në degradim.
Shtëpia ku lindi Musine Kokalari, ndërkaq, nuk ka parë as edhe një qindarkë ndihme nga shteti apo nga fondacionet e kamufluara joshtetërore. Rekuperimi i saj ka qenë vetëm vepër e përkushtimit të mbesës së Musinesë, Arjeta, dhe të të shoqit Yzeir Ceka. Ata, me sforcimin e tyre, arritën sa ta sjellin atë Muze deri në fazën e fundit, atë të mbushjes me materialet e duhura, të kataloguara me kujdes që më parë. Por, mesa duket, zjarri në Gjrokastër do të vazhdojë të jetë protagonist. Një ditë të premte, më 21 nëntor 2014, rreth orës njëzetë të mbrëmjes, ai do të bënte shkrumb, në pak minuta, gjithçka që qe ndërtuar e rekuperuar në Muzeun Kokalari. Prej tij tani kanë mbetur vetëm ngrehinat e mureve. Një humbje e madhe kjo jo vetëm për Kokalarët, por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë. Ngushëllimi i vetëm është që janë shpëtuar të gjitha materialet arkivore. Vetëm me forcat e Arjetës dhe Yzeirit, ai Muze nuk mund të rindërtohet. Bashkia e Gjirokastrës vazhdon të jetë indiferente, Tirana gjithashtu. Për një vlerë të tillë kombëtare, të gjithë ne dashamirësit do të japim ndihmesën tonë. Por, sado që të bëjnë privatët, roli i shtetit shqiptar këtu është i pazëvendësueshëm. Në kthimin të prekshëm për të gjithë, të mitit të kristaltë, që shkon drejt superimit të Kadaresë e Hoxhës; Musine Kokalarit.
Botimi i pare ne gazeten Standart, 21.12.2014

Princi Leka pret Ambasadorin e Austrisë ne vizite Zyrtare..

Oborri Mbretëror pati kënaqësinë të presë Ambasadorin e Austrisë H E Johann Sattler së bashku me stafin e tij në një vizitë pranë Mauzoleumit të Familjes Mbretërore. Vizita ishte në kujtim të historisë dhe lidhjeve te Mbretit Zog me Vjenën.
Ambasadori Austriak mbas homazhit në Mauzoleumin e familjes Mbretërore ,bëri nje takim të ngrohte me Princ leka II

It was a pleasure to welcome the Austrian Ambassidor H.E Johann Sattler and his close staff to the Royal Mausoleum. The visit was in respect of the memory of HM King Zog and his time spent in Vienna which influenced his political career as a young statesman.

POETI PA VARR.. Nga Ilirjan Blloshmi.

fb_img_1486322998835

Poeti pa varr!

U pushkatua në një natë dhjetori të vitit 1963 në moshën 33 vjeçare. Ne gjygj në fjalën e fundit kërkoj: Më jepni një top të gjuaj sistemin tuaj!

Vargjet e tij testament u recituan nën zë me vete, mes miqsh të besuar…

E shkreta ti, o Republikë
U baltosesh zotërve
Dritën ta shuajnë në terr
E ditën ta ndezin
Bukën ta shtrojnë në sofër
E duart t’i presin…”.

Deri në 1990 nuk dinin fare për Trifon Xhagjikën talentet e reja që ngjiteshin në letrat e artin shqiptar me aprovimin e partise dhe Lidhjes Shkrimtarëve ne shërbim të sistemit, që Xhagjika, në sallën e gjyqit kërkoj ta godiste me top!

Tash 26 vjet varri tij është i humbur. Ne vazhdojme ditëlindjet e nderimet për ikonat e realizmit socialist qe vrau poete dhe i la pa varr duke shpëlar trushë me veprat e tyre një popull.

Historia vazhdon…… I.D

Liste e gjate me Shkrimtare ..Artiste të Pushkatuar Burgosur e Internuar nga regjimi Komunist.Nga Ilirjan Blloshmi.

FB_IMG_1470842972867

Dhe një të fundit. Për të gjithë ata që thonin se poetët duhet të jetë flisnin si diktatori. Ka dhe nga ata që nuk folëm si ai.

Burgu i mendjes
Artiste te pushkatuar, te zhdukur, te varur, te vdekur burgjeve, te internuar, te pabotuar……..

Arbnori Pjetër – shkrimtar
Ahmeti Sadri – piktor, poet
Ajazi Beqir – historian
Ajazi Namik – kineast (i biri)
Ajdini Hamit – poet, perkthyes
Alibali Adivije – aktore
Alibali Ferial – artiste
Alibali Jusuf – gazetar
Aliaj Kujtim – poet
Aliaj Justina – kengtare, artiste
Aliko Tomorr – studiues
Andoni Sotir – shkrimtar
Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
Agolli Telat – artist cirku
Bali Sherif – poet
Bego Medin – gazetar, kineast
Bejko Sadik – poet, profesor
Belishova Bardhyl – studiues
Berberi Abdulla – prozator
Biba Eqerem – shqipërues
Biçaku Ilir – piktor, grafist
Bishqemi Osman – shkrimtar
Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
Blloshmi Vilson – poet, përkthyes
Boriçi Nuredin – shkrimtar
Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
Buharaja Vehxhi – orientalist, perkthyes, shkrimtar
Bungo Makensen – shkrimtar
Burimi Luan – poet
Butka Uran – prozator, historian
Bushati Ahmet – prozator
Cangonji Abdullah – piktor
Camaj Martin – poet, albanolog, prozator
Çela Gëzim – tregimtar
Çoba Ejëll – memuarist,
Çobani Ron – kritik
Çoku Bedri – prozator
Çoku Zeus – poet (vëllai)
Çomo Drita – poete
Çurçija Gaspër – dirigjent, saksofonist, orkestrues
Culaj Caf Jonuz – prozator
Dakaj Nikollë – shqipërues, poet, kritik
Deda Guljelm – shqipërues, kritik
Dashi Veniamin – përkthyes
Delvina Astrit – shkrimtar
Delia Lin – piktor
Dema Mark – shqipërues, studiues
Dema Benedikt – at, gjuhëtar studiues
Dine Dine – letrar, studjues
Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
Draçini Qemal – shkrimtar, kritik, studiues
Dushi Kin – shkrimtar
Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
Farka Ismail – inxhiner-shkencëtar
Filaj Luigj – muzikolog
Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
Fishta Bashkim – prozator
Fishta Filip – studiues, kritik
Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
Frashëri Anton S. – shkrimtar
Furxhi Dhimitër – aktor estrade
Gardini Giacomo – at, italian, studiues
Gazulli Nikollë – gjuhëtar
Gjeçi Pashko – shqipërues
Gjergo Edison – piktor
Gjergji Kolec – shkrimtar
Gjini Miho – kritik teatri
Gjini Pjetër – poet, kompozitor
Gjoka Henrik – shkrimtar
Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
Golemi Ahmet – gazetar, shkrimtar
Golemi Besim – piktor
Goxhaj Ali Shaban (Agoj) – poet popullor
Greblleshi Mustafa – shkrimtar
Gruda Zef – kompozitor
Gumeni Daut – poet, shkrimtar
Haxhiademi Et’hem – poet, dramaturg, përkthyes
Haçi Beqir – poet
Haliti Faslli – poet, piktor, kritik
Hajdari Gëzim – poet, gazetar, përkthyes
Hakiu Nexhat – poet
Hamiti Agim – shkrimtar, gazetar
Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
Harapi Anton – at, filozof, shkrimtar
Hasnaj Ibrahim – poet bektashian
Hasanaj Xhevdet – folklorist
Hisku Alida – këngëtare
Hoxha – Çeliku Bajame – shkrimtare
Hyseni Bajram – poet
Illia Frano (Dom) – folklorist
Ivanaj Mirash – linguist, përkthyes, gazetar, poet
Jakova Prenk – muzikant,
Jakova Tuk – gazetar
Janina Myqerem – orientalist, përkthyes
Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
Jero Minush – kritik teatri
Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
Kaçaj Lluk – këngëtar opere
Kalakulla Uran – shkrimtar
Karma Gjon – at, folklorist
Kaso Tanush – shkrimtar
Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
Kasimati Sabiha – shkenctare
Kati Vasil – autor kujtimesh
Kelmendi Shefqet – prozator,
Kelmendi Shpetim – prozator, poet, përkthyes
Koçi Mandi – kineast
Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
Kokomani Fadil – gazetar – pushkatuar
Kokalari Musine – shkrimtare, studiuese,
Kokalari Hamit – studjues
Kolgjini Ahmet – poet, teolog
Kolgjini Tahir – poet, studiues, gazetar
Kola Gjergj Jozef – dramaturg, shkrimtar
Koliqi Mikel – dom, kompozitor, kardinal
Komnino Gjergj – poet
Korça Mërgim – studiues, memuarist
Korça Xhevat – përkthyes, studiues
Kostreci Uran – poet

Leka Genc Poet ..Etj…