Muaj: Mars 2017

Ne Partinë Time bëjnë karriere Vetem Komunistet. Nga Enkelejda Veliu.

FB_IMG_1490985380526.jpg

Asnjehere nuk e kam fshehur bindjen time partiake..
Kjo sepse, une jam bije e nje fisi kulakesh..!
Pa te drejta..ne ato vite..!
Dhe perpiqem me aq sa mundem, te jap kontributin tim ne partine, se ciles i kam falur dashuri, qe ne momentin e pare te krijimit te saj.., kur ende isha femije..!
Por cuditem..
Si ka mundesi, qe nuk arrijme dot te behemi kryetar partie, te jemi kandidat per kryebashkiake ..apo deputet..!
Na largojne sikur te kemi zgjebe..

E nderkohe, nje pjese e atyre qe kemi ne krye, jane ne me te shumten e rasteve..bijte e atyre..!
Atyre pra..
As emrat nuk dua tjua permend..!
Sdi ..si filloi karriera e tyre..!
Nga erdhen..?!
Kush i pruri dhe i ngjiti aq lart..!?!

Ku te ka punuar babai ty..?!
Kryetar komiteti..

Po ty..?
Sekretar i pare i komitetit te rrethit..!

Po ty..?
Prokuror..

Mua nuk me vjen turp, te deklaroj qe jam bije punetoresh… madje, e rritur varfer..!

Po ti qe je i biri i filanit…!
Qe ke ardhur e me ke uzurpuar partine..cdo ketu..?!
Pse mendon se je me i zoti..?
Karriera jote fillon lehte..e piketuar per te te cuar diku..dhe per te qene dikushi
Ndersa imja..aq e veshtire..
Duhet te kaloj drure e gure..!
Madje, shume here perpiqeni te na fshihni..

E pra..une e di pse nuk bej dot karriere..
Sepse, une jam nje dege..
Ti mua me keput..e me hedh kur te duash..
Ndersa ai..eshte rrenje..!
Na doni..sikunder iu duam..!
Pa kushte..!

Advertisements

Mbi poezinë e Vilson Blloshmit. Nga Agron TUFA

FB_IMG_1490807563640

Strehimi dhe shpëtimi i poetit tek gjuha

(Mbi poezinë e Vilson Blloshmit)

Agron TUFA

Sa herë bie fjala për dy poetët nga Librazhdi, Vilsonin dhe Gencin, të pushkatuar të dy në një ditë/natë të vitit 1977 te “Përroi i Firarit”, të dy të varrosur, e mandej të zhvarrosur nga i njëjti varr i përbashkët, – pra, sa herë përmenden emrat e dy poetëve librazhdas, të gjithë bashkohen në dhembjen e madhe e të vetvetishme njerëzore për fatin e tyre tragjik dhe, tok me tronditjen, ndjejnë neveri për monstruozitetin e pashpirt të diktaturës komuniste. Dhe njëmend: akti makabër është i pashoq në historinë e krimeve të komunizmit, përfshij edhe vitet më të egra të terrorit stalinist në vitet ’30. Por njeriu normal, i kulturuar e i arsyeshëm, nuk duhet të mbetet peng vetëm i kësaj ekzotike të horrorit komunist, as të mjaftohet me keqardhjen e sinqertë ndaj këtyre martirëve, përndryshe vetë fakti shokues i vrasjes së poetëve, bëhet pengesë e madhe (siç nuk duhej të ishte) për njohjen e vërtetë të asaj gjëje thelbësore që përfaqësnin këta poetë – krijimtarisa e tyre letrare. Sepse vetëm aty janë pasqyrat e gjalla të tyre, prej të cilave duhet kapur projeksioni i tyre shpirtëror, habia, mahnia e dëshpërimi pa rrugëdalje, që sollën ata në këtë botë. Kjo formë përtace vetmjaftimi zhvendos në plan të dytë, pikërisht anën thelbësore të tragjedisë, motivin e thellë që shtrëngoi angazhimin e një shteti të tërë kundër dy djemve të rinj. Sigurisht kjo lloj përtacie ka prirjen e pashmangshme të të gremisë në cektësi e banalitet.
Vilsoni dhe Genci janë ringjallur falë një arme që është shumë herë më e fortë se çdo diktaturë dhe kjo armë është gjuha, janë tekstet e tyre që mbijetuan – një formacion i pashkatërrueshëm nga koha. Në thelb përballja e tyre me shtetin, ka qenë e paracaktuar të mbarojë më fitoren e poetëve, përderisa thelbi i konfrontimit të tyre kundërvë përballë njëri-tjetrit dy kategori parimisht të ndryshme: të përkohshmen me të përjetshmen. E përkohshme ishte diktatura. I përjetshëm është arti, letërsia.
Pas studimit të imët e të gjithanshëm monografik mbi domethënien, jetën dhe veprën e dy poetëve martirë, të pajisur me shënime, komentime, dokumenta e akte, në disa llojje të ndryshme botimesh, jeta e Vilson Bllozhmit dhe e Genc Lekës është tanimë krejt e mundshme dhe komode për t’u lexuar, studiuar dhe reflektuar.
Ndonëse vetë vepra është e pandarë me tragjedinë e Vilsonit dhe Gencit, e kontekstualizuar në kohë e hapësirë, unë do mundohem ta shpërngul objektin e shqyrtimit tek një dukuri, që është rezistenca estetike, në shembullin e Vilson Blloshmit.
Vilsoni, siç e dimë, nuk ka ndonjë konfrontim të hapur me diktaturën në poezitë e veta – gjithmonë, nëse bëjmë një përjashtim të madh (që s’kemi pse ta bëjmë) – poezia “Saharaja”. Jo se nuk e ndjen, (ai e ka kuptuar me kohë, siç e pohon në dëshmitë e deklaratat e tij në hetuesi, se “është i prerë e i veçuar prej shokësh”. Këtë gjë janë kujdesur t’ia ngulitin mirë), por Vilsoni është një shpirt i magjepsur pas së bukurës, leximeve, krijimtarisë dhe përkthimeve. Tërë instinkti i tij ka arritur të kuptojë vdekjen e pjësë-pjesëshme, e cila është e pandalshme në shkretëtirën që ndehej në të katër anët e realitetit. Është ajo “Sahara”, kryemetafora e poezisë së tij, e cila mbjell panik, një panik eskatologjik, sinonime me shuarjen, shndërrimin në pluhur, vdekjen për së gjalli, e mandej, sërish, ringjalljen nga pluhuri. E bukura ka një veti, vetinë e bashkpjesëtimit. Edhe përkthimet e Vilsonit janë rezultat i njohjes me mahninë, të bukurën, të cilat nuk i rezistojnë vetisë së bashkpjesëtimit me të tjerë, – në radhë të parë me gjënë më intime, gjuhën amtare, e mandej me miqtë. Teza e Dostojevskit se “bukuria shpëton botën” ka vlerë të drejtëpërdrejtë në rastin e Vilson Blloshmit Ai merr masat për një qëndresë të vetmuar, pa ndonjë shpresë apo iluzion. Dhe njeriu i mbetur tetatet me forcën rrafshuese e mohuese të personalitetit, ka dy rrugë: ose të përshtatjes dhe shkonturimit të identitetit, duke e shfytyruar personalitetin e vet, ose t’i kundërvihet në ekstrem kësaj alternative, duke e kërkuar shpëtimin tek gjuha. Vilson Blloshmi si qenie kulturore nuk është i dashuruar me gjuhën: ai është i varur totalisht prej saj. Një lloj varësie ekzistenciale, e pazëvendësueshme dhe e panginjshme, e cila sipas J. Brodskijt është si varësia e njeriut nga duhani, pijet alkolike apo narkotikët. Pasi e ka përsëritur këtë përvojë, njeriu nuk heq dore; kush mbërrin në një varësi të tillë, ai është poet. Në letrat e tij për të kushërirën e dëgjojmë këtë lutje, këtë përgjërim për një libër, për një fjalor, për një poezi të vetme, sikur në këtë lutje të jetë përmbledhur tërë dëshira e evolucionit njerëzor, për t’u ngritur edhe një shkallë më lart. Kjo përgjëratë për librin, leximin, etjen për të ditur, është në një farë mënyre vetëdijësimi, se në Saharanë ku është i dënuar të endet, libri është e vetmja “levë Arkimedi”, më të cilën do të mund të rrotullojë botën. Së paku botën e tij. Vilsoni di se ç‘do, di se ç‘i duhet, e njeh dhe kërkon mjetin, armën e tij t mbijetesës. Vetëdija e tij ka shkuar shumë larg, ajo ndjehet qartë si përgjegjësi gati tejpersonale, si përgjegjësi para fytyrës së species njerëzore, si përpjekje për të mos u zbrapsur në disa shkallare të evolucionit. Ky ngut, padurim dhe drithërimë për të njohur, për t’u përshëndoshur me botërat e largëta, atje kua ai mendon se fshihet sekreti i shpëtimit, është rruga e vetme që i ka mbetur poetit. Ai nuk do kurrësesi të degradojë e të mbetet peng i peisazhit evolutiv të përgjithshëm në fshat, andaj libri është arrratia nga “gracka” ku e ka hedhur fati. Ai përpiqet të shfytëzojë në maksimum të gjitha rastet e zgjerimit të mahnisë me librin, si e vetmja alternativë e arratisë. Edhe poezitë e veta i shkruan ndërmjet leximesh. E gjithë kjo pangopësi për libra dhe njohje autorësh, të ndërmend formulën e O.Mandelshtamit mbi akmeizmin: “akmeizmi është mall për kulturën botërore”.
Shkrimin e poezive dhe leximin Vilsoni i kupton si arrati dhe shpëtim, si fluturim transcedental dejt bukurisë së paarritshme, e tok me idealet për një bukuri të tillë shpëtimtare përsoset dhe poeti. Pikërisht kjo përsosje/vetëpërsosje është edhe arrati, edhe refuzim edhe triumf mbi përjashtimin e tij nga të tjerët dhe survejimin i përheshëm.
Vilsoni përgatitet, është në rrugën e farkëtimit të armës së tij për të përballuar vetmitar stinën e thatë, që mund të zgjasë përgjithmonë, ashtu si antiutopia e poezisë “Saharaja”. Por përballimi i tij, vetmia, rrethi vicioz ku vërtitet poeti nuk shpërthen me melodrama, klithma e thirrje patetike; përkundrazi, Vilsoni grumbullon energjitë estetike, duke u kredhur në një vetedukim të përkundërt me epokën e tij. Ai kërkon me çdo kusht të “armatoset” rëndë, të përforcojë “ledhet e hekurta të karantinës shpirërore dhe estetike, ku të ndjehet në zhguall të vet. Është kjo estetikë që lind automatikisht dhe etikën individuale, duke iu kundërpërgjigjur Përjashtimit, me Përjashtim. Çështja është efikasiteti i mjetit dhe letërsia e ka zotëruar dhe e zotëron në të gjitha kohërat epërsinë e mjetit të saj. Ndërmjet Vilsonit dhe artit zyrtar të socrealizmit divorci kulturor, estetik, filozofik e etik ka ndodhur pakthyeshëm. Nga 26 poezitë e Bllozhmit po zgjedhim njërën, aspak më të rëndësishmen për të kundruar distancën e alienimit të tij me kulturën socrealiste. Poezia nuk ka titull dhe përbëhet prej dy katrenash klasike:

* * *

Moj yllëz e vogël, moj yllëz e vogël,
Mes nesh si nuk erdhe po mbete aq larg;
Përmes hapësirës mbi tokën si gogël,
Moj yllëz e vogël s’na vë re aspak.

Moj yllëz e vogël, moj yllëz e vogël,
Me lotin e rrezes aspak nuk na lag;
Tej visesh qiellore larg tokës si gogël,
As ndizesh, as shuhesh, po feks që nga larg.

25.10.1974

Brenda Kësaj harmonie muzikore, të ngjashme me një fugë, nëpërduken si vegulli tunduese botërat (utopitë, ëndërrimet, shpresat) e largëta, ato drejt të cilave rrëfen gjuha me imazhin e ëndrrës së ethshme në këto dy katrena. “Poeti e shpie gjuhën larg; gjuha e shpie poetin larg” – ka thënë poetja Marina Cvjetajeva. Përsosja është e dyfishtë. “Yllëza” e vogël është e largët, ajo s’vjen, por në këtë tokë “si gogël”, “tej visesh qiellore”, është një itinerar transhendental i pamundshëm, distancën e të cilit nga toka mund shkurtojë vetëm gjuha, duke thelluar njëkohësisht largësitë me tokën, Saharanë, apo nëse e doni më troç, relitetin socialist, me gjithë gamën e degradimeve dhe hipokrizisë.

2010

Shoku i qelisë së Visar Zhitit: Te vertetat e ferrit Komunist. Mar 28, 2017.

Visar_3690_44993347_300

Shoku i qelisë së Visar Zhitit: Te vertetat e ferrit Komunist.
Mar 28, 2017

(Flet ish i dënuar politik Lekë Frroku, bashkëvuajtës dhe bashkëjetues në një dhomë me Visar Zhitin: I del boja shpifjes mbi poetin, në vitet 1982 e në vazhdim, Visar Zhiti ka vuajtur dënimin jo në Spaç, por në Qafë-Bari)

Tek zyrat e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u paraqit ish i dënuari politik, Lekë Frroku. Më parë kishim bërë një bisedë të gjatë e të filmuar me të, rreth kalvarit të tij e të familjes së tij nëpër burgjet e komunizmit.

Por sot Lekë Frroku kishte ardhur i shqetësuar rreth akuzave e shpifjeve të fundit që iu bënë bashkëvuajtësit të tij nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Lekë Frroku është shumë i brengosur për këtë padrejtësi dhe sulm të ulët ndaj bashkëvuajtësit të tij, poetit Visar Zhiti, me të cilin, për 6 vjet rresht kanë ndarë hapësirën e ngushtë të një dhome në burgun famëkeq të Qafë Barit. Ai kërkon të dëgjohet edhe e vërteta e tij, se si e ka njohur ai Visar Zhitin. Për më tepër, ai është i çmeritur nga shpifja ndaj Zhitit, pasi sipas tij, vitet për të cilat akuzohet se ka qenë spiun i administratës në Spa,ç nuk përkojnë (1982-1983), nga se gjatë këtyre viteve Visar Zhiti e ka kaluar dënimin bashkë më të në kamp-burgun e Qafë Barit. Ne bëmë bisedën e mëposhtme me z. Lekë Frroku

– Zotni Lekë, si e keni njohur bashkëvuajtësin tuaj, poetin Visar Zhiti?

Lekë Frroku: Visarin e njoh që nga shkurt viti 1982. Më ka gjetur aty, dy muaj pasi kisha ardhur në Qafë Bari. Kam fjetur me Visarin në një dhumë për 6 vjet pa ndërprerje. Visari ka punuar gjithnjë si vagonist, kurse unë kam punuar minator. Për gjithë këto vite, nuk ka ardhur asnjëherë tellalli për ta thirrur të dilte tek porta. Zakonisht kur thirreshin, që dikush të dilte te porta, thirreshin o për spiunime, o për shkak të ndonjë faji, pas të cilit i thirruri nuk kthehej sepse përfundonte në birucë. Nëse kthehej, atëherë kuptohej se ai ishte informator. Në i njihnim dhe në konfidencë ia tregonim njëri-tjetrit spiunat, me qëllim që të kishim kujdes prej tyre. Për shembull, dihej gjerësisht midis nesh se Vladimir Prifti (jo aktori), Ylli Molla, Xhemal Neza etj, thireshin rregullisht nga komanda dhe dihej se për çfarë. Por kurrësesi Visari! Asnjëherë! Gjatë këtyre viteve Visar Zhitin asnjëherë nuk e kanë thirrur te porta dhe për këtë jam shumë i bindur. Në ndonjë rast të vetmuar kur e kanë thirrur, nuk është kthyer, por ka përfunduar 1 muaj në birucë. Këto i them, pasi një ish-i burgosur nga Kukësi me iniciale, përpiqet me hedhë baltë mbi Visarin. Marr shkas nga një artikull i tij, se gjoja, në vitet 1982-1983, Visari ka qenë Spiun në Spaç. Gënjeshtra qëndron këtu, se shpifësi me iniciale bie në kundërthënie flagrante, pasi, siç e thashë, nga shkurti i vitit 1982 e në vazhdim, Visari nuk ka qenë jo në Spaç, por në Qafë Bari. Kështu që në këto vite kur pretendojnë se ka qenë spiun në Spaç, ndërsa ai ka qenë në Qafë Bari, tregojnë se sajesa e shpifjes bie poshte vetvetiu.

– Për ç’arsye përdoren këto shpifje ndaj Visarit sipas jush?

Lekë Frroku: Kjo mbase ka të bëjë më natyrën e polemikave që Visari e presidenti kanë shkëmbyer mes tyre, lidhur me mosdekretimin e Zhitit si ambasador në Vatikan. Me sa duket njeriu me iniciale, duhet ta ketë pasur traditë të hershme shpifjen dhe spiunllëkun, që nga kohët e burgut, sa ai tashmë, nuk arrin as të bejë as llogarinë e viteve.

– Po sikur shpifësi me iniciale ta ketë fjalën për vitet para 1982 kur Visar Zhiti ka qenë në Spaç?

Lekë Frroku: Nisur nga njohja ime e ngushtë me Visarin në rrethanat e burgut dhe sjellja e tij e pastër në vijimësi, nuk më japin shkas të mendoj ndryshe. Mjaton hedhja poshtë e periudhës kur akuzuesi me iniciale shpif për Visarin, që të dyshosh, se gjithçka tjetër kundër tij është e sajuar ose e porositur nga Nishani pa nishan.

– A e dëmton vallë imazhin e ish të dënuarve politikë kjo akuzë e presidentit ndaj Visarit?

Frroku: Akuza e Nishanit ndaj Visarit dëmton e diskretiton vetëm spiunët dhe aspak ish-të dënuarit e ndershëm, si Visari.

– Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?

Frroku: Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurav qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

– Me që ra fjala, si jeni ndjerë ju më 11 prill, kur vdiq diktatori Enver Hoxha?

Frroku: 11 prilli i vitit 1985 ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Popullit shqiptar iu hoq qafe diktatori më gjakatar e më i urryer që ka parë njerëzimi. Nga gëzimi i madh e i papërmbajtshëm që kisha, nuk u kujdesa që ta fshihja, sa rashë në sy të policisë duke festuar. Policia më arrestoi dhe nga 11 prilli deri më 11 maj më mbajti të izoluar në birucë.

– Pse nuk e dekretoi presidenti Visarin si ambasador dhe pse nuk ngurroi të dekretonte Fatmir Xhafën, që thonë se ka qenë ish-hetues në Krujë e gjetkë?

Frroku: Vatikani nuk e ka refuzuar Visarin asnjëherë, por e ka refuzuar Nishani. Nishani nuk duhet ta refuzonte qoftë edhe si emër: “Visar”! Pse e dekretoi Xhafë? Këtu ndalemi pak. Si e njoh unë Fatmir Xhafën… Nuk përbën lajm fakti se fotografia e rinisë së Fatmir Xhafës përkrah Enver Hoxhës, tregon një lidhje të ngushtë shpirtërore të Xhafës me komunizmin dhe diktatorin. Është një foto romantike, që u shpjegon shqiptarëve zellin dhe origjinën nga vijnë këta politikanë. Dhe të dekretosh persekutorët e të mos dekretosh viktimat e tyre, tregon se në cilën anë je.

– Çfarë mbani mend nga sjellja e këtyre ish komunistëve me pushtet mbas daljes suaj nga burgu?

Lekë Frroku: Në vitin 1990 vajza ime, Florinda, mbaroi shkollën 8-vjeçare me të gjitha notat dhjeta. Na sugjeruan të kërkonim, sipas të drejtës, një bursë për vajzën, meqë nuk kishte asnjë notë tjetër përveç 10. Meqenëse këtë të drejtë nuk na e jepnin organet vendore të partisë, iu drejtova vetë ministrit të arsimit të asaj kohe, Skënder Gjinushit. Pas kembënguljes time të gjatë, më priti në zyrë. I tregova dëftesën dhe sa e pa, tha: “sipas notave i takon bursa pa diskutim”. Pastaj më pyeti se ku ke punar. Unë i thashë se kam punuar minator në Spaç. Pse në Spaç, më pyeti ai. Unë i thashë se kam qenë i burgosur politik. Atëherë ulëriti: “Dil jashtë! Jashtë! Përsëri në Spaç do t’ju dërgojmë!”. Buras vajzës time nuk iu dha. Ajo vazhdoi gjimnazin në Milotë për tre muaj, deri sa u krijua Shoqata e të Burgosurve Politikë, e cila, në bazë të dëftesës e dërgoi vajzën time me bursë në shkollën e gjuhëve të huaj “Asim Vokshi” në Tiranë.

– Kush kanë qenë hetuesit e tu në rrethin e Krujës? Ju kujtohen?

Frroku: Marenglen Rrapi, Kristo Vangjeli, Rrapo Dhimo, Mark Pllumi dhe Thoma Jano. Më kanë bërë totura nga më çnjerëzore, të cilat vetëm mosha e re mund t’i përballojë. Pas këtyre hetuesve, diku pas vitit 1983, nga largimi i Marenglen rrapit në një detyrë tjetër, ka ardhur hetues në Krujë Fatmir Xhafa. Nuk kam pasur vetë përvojë personale me të, por siç tregojnë të dënuarit pas meje, Xhafa ka qenë një ndër torturuesit më mizor.

– Flitet për pastërtinë e figurave dhe për vetingun, me qëllim që në pushtet të kemi drejtues të pa implikuar me veglat e dhunës së regjimit komunist. Pse nuk u kërkua kjo pastërti figure për Fatmir Xhafën?

Frroku: Kjo tregon, se “pastërtia e figurave” dhe “vetingu” janë pallavra boshe, që bëhen për shou, ose për t’u hyrë në qef emisarëve të Europës. Por në fakt, janë po ata pjella e vegla të diktaturës, që kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të qytetarëve shqiptar, në emër të fanatizmit enverist. Ndërsa shtresës sonë, që përbën rreth 30% të popullsisë, asnjëherë nuk i kërkoi kush të falur. Kjo është krejt e pamoralshme dhe përbën një provokim të rëndë për plagët tona.

Bisedoi: Agron Tufa
GSH.ALVisar_3690_44993347_300.jpgVisar_3690_44993347_300

Zonja me Perdesy te Bardhë.Nga Enkelejda Veliu.

fb_img_1488141323058

Futem nxitimthi ne parukeri per tu krehur, nje mbasditeje te vone..
plot me zonja brenda..!
i them parukieres- mundem te futem pa rradhe..?- nxitoj

e nderkohe qe u ula.. veshi me kap nje bisede..!
ishte nje zonje e moshuar..
e cila, dhe pse ishte ne pension, vazhdonte te punonte..!
e njihja mire..
ishte nga ato komunistet e dikurshme.. me nje post te rendesishem zonja S..!
dhizmat e saj nuk kishin fund..bashke me ligesite..!
iu mbante leksion demokracie, zonjave aty..
por ajo qe me cuditi ne bisede, ishte se ajo po hiqej dhe vete, nje demokrate plot merita..!
punedhenesi i saj ishte nje demokrat me emer ne fier, dhe ajo cnuk bente dhe cnuk thoshte vetem e vetem qe ti bente qejfin..
pasi mbarova dhe bera pagesen i drejtohem zonjes, e cila vetem atehere me vuri re…
me njihte mire..
u zbeh..!
– te lutem – i them..mos na shemtoni rracen dhe emrin Demokrat..
mbani mbiemrin tuaj, kerma..!

kaq..
sdita ti thoja me shume..!

Kush jemi per te gjykuar Visarin?.Nga Shpend Sollaku Noé .

FB_IMG_1490536954667

Per Visar Zhitin eshte shkruar e do shkruhet pergjithmone, keto ditet e sotme nuk perbejne perjashtim. Ai, ne te mire e ne te keq, ka lindur per te qene i shquar. Asgje banale nuk ka ne personazhin e tij, te jetes apo te artit. E meta kryesore e tij? Eshte fakti qe zgjon xhelozira te habitshme, sidomos tek mediokrit e medhenj.
Emri i tij u lakua ne te gjitha rasat sidomos pas nje shkrimi te tij per presidentin e Shqiperise. E lexova ate shkrim. I shkruar me shume art. Pjesen ne te cilen permendte ndonje te mete fizike te burokratit shqiptar te vene ne shenjester e lexova disa here. Mendimi se mund ta kish teperuar duke i meshuar satires sipas handicapit fizik me kaloi menjehere nepermend. Nuk i kam dashur ndonjehere sulmet fizike apo biografike.
U perpoqa ta krahasoj kete shkrim me precedente te njohur. I pari qe me erdhi ndermend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Persanazhi i kesaj poezie eshte pershkruar edhe me te metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi kete krijim per te qene nje kryeveper. Shpesh, neper sarkazmat jo vetem letrare te kohes se tij, Gebelsi eshte satirizuar edhe me handicapin e tij: te çaluarit. Autoret qe e kane bere nuk jane quajtur te pamoralshem, pasi ne ato raste permendja e te metes fizike lidhej me persosmerine e propaganduar prej tij te trupit arian.
Per cfare mund te sulmohej ky shkrim i Visarit? Per konflikt interesi? ( Nje perfaqesues i shtetit shqiptar qe sulmon nje perfaqesues tjeter- kryersorin a po ketij shteti; dmth shteti qe sulmon vetveten. A mund te quhet kjo e moralshme? Pse jo, nese njera pale nuk e ka njohur kurre tjetren si te tille.
«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga nje pjese e tij) u sulmua nga nje kulm kulturor i tij, i pranurar si i tille nga te gjithe, pavareshisht nga ngjyrat politike. Ndersa lushjari i Vatikanit kish ndertuar nje sulm te pasionuar vertete, por te menduar mire, durrsaku i Tiranes nuk u mendua shume per tʼu pergjigjur, siç i takon nje kryetari te nje shteti. E beri me shume nxitim dhe kjo verteton papjekurine dhe padenjesine e ketij pesonazhi per rolin qe i eshte ngarkuar. Nje president nuk i pergjigjet akuzave te tilla per pandershmeri duke permendur dy iniciale te nje mesazhi, te shoqeruar keto me nje dy rreshta qe nuk e justifikojne ate lloj reagimi. Keshtu pergjigjen adoleshentet qe grinden per nje qese me pattatine!
Me kete ngjarje lidhen edhe sulme te tjera te bera Vizar Zhitit, kur ai kerkoi hapur te shkonte ambasador ne Vatikan. Shume i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:
Te gjithe intelektualet e medhenj duhet ta bjene kete gje: te vetepropozohen publikisht per postet ne te cilat jane me te afte se te tjeret – se ata aparatcike te partive qe si vlere te vetme kane besnikerine ndaj sahanit. Nese nuk i mbeshtesni ne kete forme, qofte personalisht, qofte nepermjet listave civile, duroni perjetesisht ata personazhe qe ju servirin partite, edhe kur jane pjella te vesit.

Post scriptum. Kete shkrim jane te lire ta marrin te gjithe, edhe gazeta te shtypura ne leter qe do te kene durimin te kthejne «e»-te ne «ë».

Kush Ishte Visar Zhiti .nga Maks Rakipaj .

FB_IMG_1490354665221

Maks Rakipaj ka qenë në burg me Visar Zhitin dhe pothuaj 30 vite më vonë rikthehet për të kujtuar ditët e egra të Spaçit. Në një prononcim për GAZETA SHQIPTARE ai tregon se si e mban mend shkrimtarin, poetin e diplomatin në Spaç gjatë kohës së burgut në komunizëm, kur të dy ishin të dënuar e ngryseshin në një prej vendeve më famëkeqe të regjimit.

Tri dekada më pas, kur Visar Zhiti akuzohet si spiun me një mesazh drejtuar presidentit Bujar Nishani, Maks Rakipaj thotë se akuza ndaj Visarit si spiun, është një shpifje të cilën e hedh poshtë me neveri. I pyetur nga “GSh” ai rrëfen si sillej Visari në burg dhe cila ishte marrëdhënia e tij me administratën e burgut, ku punonte Visari dhe si i mban mend kohët e burgut, si i sheh akuzat si ish i burgosur dhe cili është mesazhi i tij për Zhitin.
Maks Rakipaj është shprehur më herët se nuk është hera e parë që e sulmojnë Visar Zhitin. “E sulmuan djathtas e majtas kur pranoi të bëhej ministër kulture në qeverinë Berisha tre muajt e fundit të asaj qeverie. E mbështeta në vendimin që mori, sepse kam qënë shok burgu me të dhe ja njoh integritetin moral”-thotë Rakipaj. Duke kujtuar se “këto ditë përsëri luftë kundër Visarit. Guxoi të sulmonte presidentin për emërimin e Xhafajt si ministër i brendshëm, ndjehej mllefi i vet për mos emërimin si ambasador në Vatikan”, Rakipaj shton se .
– Kur e keni njohur Visar Zhitin?
Visar Zhitin e kam njohur në vitin 1979. Më duket qe muaji korrik kur e prunë në kampin famëkeq të Spaçit. Kemi qenë bashkë deri në shtator të vitit 1984, pasi unë u lirova nga kampi i Qaf-Barit.
– Si sillej ai në burg, çfarë bënte?
U bëmë shpejt shokë të ngushtë. Qe djalë serioz, shok i mirë, që mund t’i besoje gjithçka symbyllur.
– Si e shihni akuzën që i është bërë si spiun në burg?
Visari spiun? Kjo është shpifje e ndyrë e një mendjeje të sëmurë dhe unë e hedh poshtë me neveri; jo vetëm nuk është dënuar askush prej deklaratave të tij shumë prej nesh mburren me miqësinë e tij.
– A keni dijeni se kush është ish i përndjekuri me inicialet P.V.?
Po, e marr me mend cili mund të jetë ky P. V…nga inicialet mendoj se është një Pis Vrimash, pjellë e errët e një mendjeje të sëmurë.
-Çfarë marrëdheniesh kishte me administratën e burgut?
Ah, për administratën e burgut! Në administratë punonin ekskluzivisht spiunë që i shërbenin komandes, Visari ka punuar punëtor nëntoke në minierë.
– Ju keni dëgjuar një akuzë të tillë më parë për të? Nga se mendoni që vjen?
Nuk kam dëgjuar kurrë gjë të tillë më parë, është shpifje e pastër… Mjerë ne cilët njerëz kemi në krye.
-Ju vetë, flisnit lirshëm me të në burg?
Ka qenë vëllai im në burg, si atij i besoja dhe miqve të tjerë që njoha në Spaç dhe askush s’më zhgenjeu prej tyre. Por me Visarin qe më ndryshe, qe shoku im i ngushtë ju thashë.
– Kjo që ndodhi, çfarë na thotë për ish të përndjekurit e ish të burgosurit?
Për mua është një politikë e ndyrë që është ndjekur ndaj nesh, që e ka zanafillën nga thënia: “të gjithë fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”….
– A keni një mesazh për presidentin?
Jo. Nuk është presidenti im.
-Po për Visarin, keni një mesazh?
Me Visarin komunikoj gjithmonë, është po ai shok i mrekullueshëm i atyre viteve që na morën rininë…Të vaftë mbarë vëllai im qoftë edhe për inat të atyre që na kanë halë në sy, që plasin nga inati kur shohin se një ish i burgosur politik bëhet ministër, ambasador… Prisni nuk është çudi të keni një ish të burgosur politik President të Republikës.

Intervistoi Famira Nikolli

Debati i një Burrereshe me një Qen Bir Qeni

 

FB_IMG_1489374092260.jpgDebati i plot i Keda Kacelit me Birin e kriminelit në Aeroportin Malpensa.
……………………
Shkembim shikimesh. Ngulitje shikimi pas disa sekondash sfide shikimesh uli syte.
Une: Po uli syte se sado yt ate vrau preu dogji pjesen me te mire te shqipetareve, sado jot eme ne pleniumin e grave komuniste ne 79 do bertiste “ne do t’i persekutojme armiqte e popullit deri ne brezin e shtate madje do i leme femijet e tyre pa martuar, sado ju akoma e helmoni token dhe sundoni Shqiperine me te keqen nje dite Shqypnija do behet Ilir Hoxha.
Ai: Ca do moj? Mire e kane bere. Kush je ti s’te njoh.
Une: Une jam pjesa e deshtuar e familjes tende kriminele per asgjesimin tone. Une jam mbese martiri e sa t’kete bije e bija Martiresh nipa e mbesa Martiresh Shqypnija do behet.
Ai: E pastaj c’me duhet.
Une: Ka shqiptare qe e duan Shqypnine. Ju kupole mafioze nuk e doni dhe sundoni me te Keqen prej 70 vjetesh me lloj lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.
Ai: Jo po keni fituar ju na keni rruar bythen.
Une: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Nje dite krimet do denohen. Vone po do behet.
Ai: E ca do denoni ju moj do na hani mutin.
Une: Do i vije koha se koha eshte bujare.
Ai: Ca je ti moj kush je ti moj.
Une: Me njeh ti me njeh. E di ti e di shume mire kush jam une kush jemi ne. Ilir Hoxha une jam mbese Martiri jam pasardhese e atyre 6000 njerezve qe yt ate vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit Keda Kaceli jam shenoje emrin tim e thuaja klikes qe s’keni fituar.
Ai: E une jam i biri i heroit te popullit e ju na keni rruar bythen.
Une: Ilir Hoxha do i vije koha qe do i hiqet titulli po prisni se do i vije koha cdo gjeje se smund te vazhdoje te jete i popullit ai qe popullin e beri skllavin e tij e akoma ti e soji jot akoma e shfrytzoni. Po Shqypnija do bohet.
Ai: lesh do behet kur s’u be deri tani nje mut do behet.
Une: Po do behet se Shqypnine e do Zoti ai Zot qe yt ate krimineli kombit e perzuri. (Ai: E mire shume beri) Une: Shqypnija do behet dhe ju nuk keni fituar.
Ai: E le te behet me plasi bytha!

…….
Ne shqiptaret paskemi qenë njerez pa gjak ..Cfar burrash paskemi qënë ..Kriminelet jo vetem qe levizin lirshëm por na bëjnë edhe karshillik..Atë qe se kabere një Burrë e ka bere Burrëresha Keda Kaceli.
.

E verteta e Dosjes së Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ..Nga Ilirjan Blloshmi

Screenshot_20170309-213943.png

Luajtët gabim mbrëmë o mbrojtësit e Djana Culi!

Ndoqa top Story mbrëmë ku të ftuar ishin: “Vraseja” Diana Çuli, Agron Tufa, Bedri Blloshmi si vëlla dhe kushëri i poetëve martirë, Vilsonit e Gencit, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli si bartëse të projektit “Letërsia dhe qyteti”. Asnjë nga ata në panelin përballë “vrasës” Culi nuk arriti të thotë atë që është e vërtetë. Bedriu ishte i ngarkuar emocionalisht dhe nuk u shprhe ashtu siç duhet, Tufa dukeshe që nuk e njihte mirë dosjen, ndërsa Marku foli në vija të përgjithshme. Beti Njuma u mbrojt me idenë se çfarë dhe Kasem Trebeshina ka shkruar poezi kundër sistemit. Po Beti ka shkuar, por Kasemit i jane sekuestruar pas viteve 80 dorëshkrimet në atë kohë ishte hequr ligji 55 (jo neni55).

E verteta e dosjes dhe Roli i Culit!

Ne 1974 Taulat Monci (ish shok klasë me Gencin), raporton në degën e mbrëmshëm se Gec Leka ka libra të ndaluar, pas kontrollit Gencit i sekuestrohen disa libra në frëngjisht dhe Anglisht. Meqese Geci dhe Vilsoni ishin kushërinj filluan dhe survejinet për Vilsonin i cili punonte bashkë me Bedriun me kafshët (kalë, mushke, gomar) që transportonin grurin e kooperativës. Në rreth të toles (vend në fshatin Berzeshte) është mbytur një mushke me grurë. Gjatë përpjekjes për ta shpëtuar ka ndërhyrë dhe Rystem Dashi. Pas disa ditësh është bere arrestimi i Bedri Blloshmi, Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Rystem Dashit. Pasi gjyqi pa dhe vlerësoj dëmet që të akuzuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi 22 vjet burg
Genc Leka 22 vjet burg.

Pas dhënies së pretencës, është ngritur në këmbë njeri dhe ka thënë: Fëmijët e “kulakeve” duhet dënuar me rëndë. Ku është lufta e klasave? Vilsoni dhe Genci shkruajnë poezi të ndaluara. Ky njeri quhej Aqif Leka, (pseudonimi qyskia). Pasi është bere kontrolli në shtëpinë e Vilsonit dhe Gencit janë gjetur poezitë e tyre. Pas kësaj prokurori i çështjes i ka kërkuar lidhjes së shkrimtarëve ndihmë për dy ekspertë letrare. Lidhja ka dërguar Djana Culin Koçi Petriti, Muzafer Xhaxhiu, dhe Nasho Joragqin.
Nga të 4 ekspertët, Djana Culi ka bere akt-ekspertize jo recense(siç pretendon Njuma dhe Bardhyli). Nasho Joragqi dhe Muzafer Xhaxhiu ka bere kritike letrare (mjafton ta shikosh në dosje) prandaj ne nuk i kemi përmendur. (meqenëse si Balla, Njuma dhe Bardhyli e bënin shpesh si pyetje). Përmendet vetëm Culi që ka bere akt-ekspertizen jo recencse apo kritike letrare.

Pas kësaj…………. Dmth pas ak-ekspertizes. Gjyqi vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi pushkatim
Genc Leka pushkatim.
Ky është roli i Djana Culi në lidhje me çështje e mësipërme. Që ta kompletojmë të gjithën. Meqese Njuma tha se do të beje një dokumentar, le ta bëjë. Por le të kërkojë dhe dokumentat ku Vilsoni dhe Genci kanë bere kërkesë për falje jetë. Aty do gjej dhe përgjigjen pse nuk i falet jeta Genc Lekës dhe vlerësimi që është bere Culit.
Nese Njuma dhe Bardhyli që i shërbejnë letërsisë, kësaj here kanë vepruar çuditshëm: nëse duke e ftuar Dianën në projektin e tyre, kanë dashur të provokojnë debat, atëherë u lumtë! Por, nëse kanë dashur ta nderojnë atë si shkrimtare, atëherë kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Si mund të nderohet dikush që, sipas filozofes Arendt, nuk mund të quhet as individ, sepse mendjen, zemrën dhe shpirtin ia ka falur sistemit?