Kush jemi per te gjykuar Visarin?.Nga Shpend Sollaku Noé .

FB_IMG_1490536954667

Per Visar Zhitin eshte shkruar e do shkruhet pergjithmone, keto ditet e sotme nuk perbejne perjashtim. Ai, ne te mire e ne te keq, ka lindur per te qene i shquar. Asgje banale nuk ka ne personazhin e tij, te jetes apo te artit. E meta kryesore e tij? Eshte fakti qe zgjon xhelozira te habitshme, sidomos tek mediokrit e medhenj.
Emri i tij u lakua ne te gjitha rasat sidomos pas nje shkrimi te tij per presidentin e Shqiperise. E lexova ate shkrim. I shkruar me shume art. Pjesen ne te cilen permendte ndonje te mete fizike te burokratit shqiptar te vene ne shenjester e lexova disa here. Mendimi se mund ta kish teperuar duke i meshuar satires sipas handicapit fizik me kaloi menjehere nepermend. Nuk i kam dashur ndonjehere sulmet fizike apo biografike.
U perpoqa ta krahasoj kete shkrim me precedente te njohur. I pari qe me erdhi ndermend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Persanazhi i kesaj poezie eshte pershkruar edhe me te metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi kete krijim per te qene nje kryeveper. Shpesh, neper sarkazmat jo vetem letrare te kohes se tij, Gebelsi eshte satirizuar edhe me handicapin e tij: te çaluarit. Autoret qe e kane bere nuk jane quajtur te pamoralshem, pasi ne ato raste permendja e te metes fizike lidhej me persosmerine e propaganduar prej tij te trupit arian.
Per cfare mund te sulmohej ky shkrim i Visarit? Per konflikt interesi? ( Nje perfaqesues i shtetit shqiptar qe sulmon nje perfaqesues tjeter- kryersorin a po ketij shteti; dmth shteti qe sulmon vetveten. A mund te quhet kjo e moralshme? Pse jo, nese njera pale nuk e ka njohur kurre tjetren si te tille.
«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga nje pjese e tij) u sulmua nga nje kulm kulturor i tij, i pranurar si i tille nga te gjithe, pavareshisht nga ngjyrat politike. Ndersa lushjari i Vatikanit kish ndertuar nje sulm te pasionuar vertete, por te menduar mire, durrsaku i Tiranes nuk u mendua shume per tʼu pergjigjur, siç i takon nje kryetari te nje shteti. E beri me shume nxitim dhe kjo verteton papjekurine dhe padenjesine e ketij pesonazhi per rolin qe i eshte ngarkuar. Nje president nuk i pergjigjet akuzave te tilla per pandershmeri duke permendur dy iniciale te nje mesazhi, te shoqeruar keto me nje dy rreshta qe nuk e justifikojne ate lloj reagimi. Keshtu pergjigjen adoleshentet qe grinden per nje qese me pattatine!
Me kete ngjarje lidhen edhe sulme te tjera te bera Vizar Zhitit, kur ai kerkoi hapur te shkonte ambasador ne Vatikan. Shume i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:
Te gjithe intelektualet e medhenj duhet ta bjene kete gje: te vetepropozohen publikisht per postet ne te cilat jane me te afte se te tjeret – se ata aparatcike te partive qe si vlere te vetme kane besnikerine ndaj sahanit. Nese nuk i mbeshtesni ne kete forme, qofte personalisht, qofte nepermjet listave civile, duroni perjetesisht ata personazhe qe ju servirin partite, edhe kur jane pjella te vesit.

Post scriptum. Kete shkrim jane te lire ta marrin te gjithe, edhe gazeta te shtypura ne leter qe do te kene durimin te kthejne «e»-te ne «ë».

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s