Muaj: Prill 2017

Princ Leka pershendet lirimin e Ramush Hajradinaj.Nga Beniamin Bakalli .

received_1439306466091481.jpeg

Tiranë me 27 prill 2017

Sot Prince Leka II dha një intervistë për shtypin Austriak

Intervista ishte gritur mbi lidhjet historike që ka populli Shqiptar me atë Austriak dhe pyetje të ndryshme aktuale mbi realitetin politik
Princ Leka II pershendeti lirimin e z Ramush Haradinaj , foli mbi rolin që luan familja Mbretërore mbi promovimin e vlerave Shqiptare , si alternativa më e saktë për zhvillimin dhe unifikim e kombit Shqiptar

Në foto Princ Leka II gjatë intervistët per shtypin Austriak

Beniamin Bakalli

Intervista e Shkrimtarit Antikomunist. Shpend Sollaku Noé.

FB_IMG_1492957934439

Shqipëria – një Status Quo i Stërgjatur

20.04.2011. Interviste qe me eshte marre nga Gilmana Bushati plot 6 vjet me pare, per “Gazeta Shqiptare”..
Shënime të redaksisë:
– Shkrimtari dhe poeti Shpendi Sollaku Noe flet për ngjar­jet e vitit 1991.
– “Armët që kërkoi dega u përdorën ndaj popullit, pati një të vrarë”.
– Si fitoi azilin politik në Itali në 1992.

Zoti Shpend, cili ishte aktiviteti juaj politik në vitet e para të pluralizmit, një ak­tivitet që duket se pati ngjallur dhe kureshtjen e degës së Punëve të Brendshme në Lushnje?

Kureshtjen e Degës së Brendshme të Lushnjes e kisha ngjallur që shumë më përpara lëvizjes për demokraci, në moshën adoleshente. Për gjëra që sot duken nga më të rën­domtat, p.sh. nga mënyra sesi vishesha, nga arti që pëlqeja, nga karikaturat e bëra vaj­zës së Sekretarit të Parë, nga antenat me shumë elementë të fshehura mes pemëve…(po ndalem, pasi lista bëhet shumë e gjatë). Këto ishin disa nga mënyrat “e vogla” të brezit tim nëpërmjet të cilave mundnim të shprehnim pakënaqësinë. Më vonë u shtua miqësirat me njerëz, sipas tyre, të padenjë politikisht. Si pasojë arriti edhe mohimi i së drejtës për të studiuar në Universitet, edhe pse me nota të shkëlqyera në diplomë, edhe pse kisha filluar të botoja në organet kombëtare që në moshën 14 vjeçare. Men­jëherë pas kësaj ia mbërriti ushtria në Sazan për tre vjet… Më vonë, kur isha mësues në Çermë, u shtua ndër të tjera edhe aktivizimi në rrethin tim letrar i bijve të të persektuarve, pa­staj dërgimi në karton i librit tim të parë e të vetëm të botuar në Shqipëri, në vitin 1987.

Nga një dokument sekret i degës së Punëve të Brendshme, ju citoheni si pjesë e lëvizjeve demokratike. Çfarë ju kujton ky dokument sekret?

Shumë gjëra, aq shumë sa nuk di nga t’ia nisësh. Mitingu i PD-së në Lushnje, si edhe në ndonjë vend tjetër, u bë kur akoma nuk ishte organizuar dega në rreth. Isha vënë që më parë në kontakt me Tiranën, kur seli e PD-së ishte akoma dhoma e Arben Ima­mit në Qytetin Studenti. Para se të prezantoheshin demokratët e parë të Lushnjes në miting, kisha rreth 3000 anëtarë të regjistruar. Nuk kishim tesera, por disa fletushka të ngjashme me autorizimet për të blerë frigorifer. Kontaktet në Tiranë nisa t’i mbaj me Azem Hajdarin. Pikërisht Azemi u bë shkak që mitingu të bëhej edhe pse dega e rre­thit nuk qe ende e organizuar. Një ditë para Hajdari kishte dhënë një intervistë në Zë­rin e Amerikës ku njoftonte kryerjen e mitingut të nesëmen në Lushnje dhe, më pas, në mos gaboj, edhe në Fier. Zëri Amerikës ato kohëra ishte agjencia jonë e lajmeve. Populli i Lushnjes e mori vesh lajmin prej Amerike. Nëse mitingu nuk do të bëhej, mund të interpretohej si mosdhënie e lejes nga autoritetet dhe kjo mund të çonte në përleshje të rrezikshme. Para se të shkonte në Fier, Azemi më kërkoi, dhe nguli këm­bë, që mitingu të bëhej patjetër. U mblodhëm fillimisht në shtëpinë e Kujtim Sulës, koleg me mua dhe baba i studentit Arben Sula, i dërguar nga studentët për të forcuar lidhjet me qendrën. Ishte nata e 3 janarit. Hartuam një plan sesi mund të bëhej mitin­gu dhe kërkesën për lejen nga Dega e Brendshme. Ramë dakord që hapjen ta bënte Visar Zhiti, intelektual i burgosur, me figurë të pastër morale. E lamë të takoheshim edhe një herë tjetër në të gdhirë. Takimi i dytë u bë në shtëpinë e Kujtim Ginës. Herët në mëngjes dorëzuam kërkesën në Degë dhe ata u detyruan ta pranojnë. Për më tej nuk po zgjatem. Sesi vazhdoi më vonë lëvizja demoktatike në Lushnje etj, e kam shprehur në artikullin “Ne ishim argatët e demokracisë”, botuar në vitin 1992 në gazetat “Ora e Fjalës” dhe “Republika”.

A keni pasur, në atë kohë, presione nga agjentë të sigurimit apo nga strukturat e tjera të regjimit komunist?

Presione përballë? Mua drejtpërdrejt jo, pasi e njihnin mirë vendosmërinë time, pasi isha shumë i njohur dhe i trëmbeshin hakmmarrjes së djemve që na rrethonin. Por njerëzve të familjes po. Presione për të më detyruar të hiqja dorë, por që ranë në vesh të shurdhët. Kundër meje ata vepronin tinëz, me plumba nëpër zarfa anonimë, me di­namit poshtë shtëpisë, me gjysma tullash nëpër xhepa për të më goditur pas shpine. Në fillim të 1992-isht, guxuan edhe më shumë, sidomos pas shkrimeve të mia të para për riciklimin e parasë së pistë.

Pse dega e Brendshme kishte nevojë për përforcime nga Tirana për të përballuar situatën. Çfarë atmosfere u krijua me lëvizjet demokratike?

Tejet e tendosur dhe e rrezikshme. Pas mitingut demokratik në Lushnje qytetarët ni­sën të guxojnë më shumë. Komunistët e kuptuan që mund t’u shpëtonte pushteti prej duarsh dhe po përgatiteshin ta mbronin edhe me armë. Frika e tyre ishte e madhe dhe ai armatim e ato forca speciale që zotërinin deri atëherë u dukeshin pak, përballë gu­ximit të popullit që sa vinte e rritej me shtysën e vendosur të liderave të tij të rinj. Ar­mët e kërkuara në atë dokument u përdorën me të vërtetë në Lushnje, në një nga mi­tingjet e mëvonshëm për demokraci. Pati edhe të plagosur, sidomos edhe një i vrarë. Ishte një djalë i ri, në mos gaboj me mbiemrin Vogli, baba familjeje, që kalonte pranë sheshit rastësisht, me ilaçet e së bijës në dorë. Varrimi i viktimës u karakterizua nga një shpërthim i papërmbajtur i urrejtjes dhe shpagimit. Pas funeralit korteu prej mijë­ra vetësh u shfry mbi institucionet duke djegur e plaçkitur, që nga gjykata e prokuro­ria e deri tek komiteti i PP-së. Përforcimet e kërkuara nga kryetari i Degës nuk mjaf­tuan për të argjinuar urrejtjen popullore. Forcat e rendit nuk qenë në gjendje të mbro­nin as edhe Degën e Brendshme, por e braktisën në panik e ia dhanë vrapit nga portat e pasme që të çonin në përrua.

Ju e kishit gruan prokurore, pse kishit frikë atëherë, duke qenë se prokurorët kishin mbështetjen e shtetit?

Kam qenë që atëherë i mendimit që punonjësit e drejtësisë duhet t’i rrinë larg politi­kës, prandaj ime shoqe nuk pati asnjëherë presione prej meje per t’u lidhur me lëviz­jen demokratike. Ajo në atë kohë ishte prokurore e sektorit gjyqësor. E kryente atë detyrë pa iu bindur qortimeve të vazhdueshme për të marrë teserën e kuqe të PS-së. Ishte e vetmja në Prokurorinë e Lushnjes që nuk kishte pranuar të bëhej komuniste. Aktiviteti im politik, sidoqoftë, asaj i krijoi jo pak probleme, që kishin filluar që me martesën e saj me një si unë, me baba një ish monarkist të dënuar. Në atë periudhë ajo e ndiente veten shumë të pambrojtur, as që bëhej fjalë që të bëhej ombrellë për mua. Shqetësimi ynë më i madh ishte mbrojtja e djalit tonë të vetëm, pasi kishin tentuar ta rrëmbenin. Jo më kot në dokumentin në fjalë theksohet pas emrit tim: gruaja e tij është ndihmës prokurore! Për ta ishte një skandal që duhet të kishte pasoja si për prokuroren, ashtu edhe për të shoqin. Më vjen të qesh nëse mendonin ta gjykonin si tradhëtare. Për të tradhtuar diçka duhet që më parë ta duash!

Në kohët e sotme dokumenti duket tejet absurd, por nëse nuk flasim për të, a mendoni se historia jonë thjeshtëzohet?

Sigurisht. Nuk është kurrë e tepërt të flitet për atë periudhë. Madje mendoj se akoma është folur pak dhe me shumë demagogji. Sidoqoftë, siç duhet të ndodhë në një komb të qytetëruar, duhet patjetër të flitet e të shkruhet me ekilibër. Sot në Shqipëri mbizotë­ronn tendenza e nxirjes së gjithçkaje që ka të bëjë me ato 50 vjet. Si quhet rubrika juaj? “Kujtime nga tranzicioni”? Më duket se nga kjo pikëpmje Shqipëria është akoma në tranzicion, një tranzicion tejet i stërgjatur, që minon nevojën jetike të një kombi të vo­gël si i yni për të qenë i bashkuar. Injorimi i Luftës Antifashiste, (të kalëruar më vonë prej të kuqve), nihilismi i tepruar ndaj figurave të shquara (edhe të kritikueshme) të kulturës të periudhës komuniste, vënia në dyshim e gjuhës së përbashkët letrare dhe tendenca për t’u rinisur duke u bazuar në një dialekt tjetër, të udhëhequr nga logjika e prejardhjes së klaneve etj., janë sipmtoma të një sëmundjeje të rrezikshme për një po­pull që nuk ka zgjidhur ende çështjen kombëtare. Tendenca për të rishkruar historinë duke u nisur nga pozita dominuese e fitimtarëve është frutkeqe, pasi nuk mund të jetë reale historia në të cilën mungojnë edhe rënkimet e të mundurve.

Në vitin 1992 ju kërkuat azil politik, ndërkohë që Shqipëria po konsiderohej tashmë demokratike…

Paradoksi i Shqipërisë demokratike nuk na u nda vërtetë ditët që kërkuam azil politik në Itali. I pari avokat që njoha ato ditë ishte Fabio Fabbri, që më vonë u bë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë Ciampi. Edhe ai më bëri të njëjtën pyetje. Me dokumentat që munda të marr me vete nga Shqipëria, arrita të bind Fabbrin dhe Komisionin e Romës për refugjatët politikë, që rruga për në demokraci e vendit tim ishte akoma e gjatë.

Ç’fituat ju nga sakrificat e bëra në atë kohë?

Më mirë duhej të më pyesnit çfarë humbët. Humbëm gjithçka të shtrenjtë: së pari atd­heun,”që e donim dhe s’na deshi”, që vazhduam ta donim, pasi atdheu është si nëna, duhet shumë, edhe kur është e varfër dhe e përdalë! Humbëm njerëzit që na rrethonin, miqtë, profesionet. Humbëm mundësinë për të vënë qoftë edhe një lule në varrin e babait, vdekur akoma i ri prej brengave. Fituam vite të tëra sakrificash të panumërta në dhe të huaj, punët e rënda e të përçmuara të viteve të para të mërgimit për të mbi­jetuar e për të shpëtuar familjen, sforcimin deri në dhimbje për t’u rikthyer në jetë in­telektuale.

Edhe e sotmja është po aq e zezë?

Jo, pas kaq vitesh të humbura, gradualisht iu ktheva letërsisë dhe kjo shpëtoi nga vdek­ja e sigurtë edhe pjesën time shpirtërore. Librat e mi të fundit të botuar në SHBA, në anglisht e italisht, kanë shkuar në rreth 90 vende të botës.

Cilin mund të përmendni si suksesin tuaj të fundit?

Pse i fundit? Do të ketë patjetër të tjerë. Që i kam shkruar dhe që i kam në mendje. Pas disa javesh del nga shtypi Antologjia ime në pesë gjuhë: anglisht, frëngjisht, span­jisht, italisht e shqip.

Në cilën nga këto gjuhë të duket më e rëndësishme kjo Antologji?

Në të gjitha gjuhët që do të botohet. Ai shqip, sigurisht, do të jetë më emocionuesi. Nuk botoj një libër në gjuhën time që prej vitit të largët 1987!
20.04.2011, copyright Shpend Sollaku Noè, i lire kushdo per ta ribotuar apo rimarre ne social.

Kur do te behet Shqipëria. Nga Adriatik Riza Dosti.

FB_IMG_1492956909473.jpg

Shqiperia do te behet ..por vetem atehere kur….

Shqiptaret te kuptojne se Shqiperia eshte Atdheu e Kombi i tyre ,,,dhe emri i tyre rrjedh prej emrit te saj …
Kur shqiptaret te merren vesh me njeri tjetrin nga shqipja ne shqip…pa patur nevojen e ndermjetesise se nje gjuhe te dyte te huaj..
Kur Shqiperine ta vene mbi Partite politike kurva te atij vendi…
Kur te rendin pas vetes, familjes , puneve , halleve dhe problemeve te tyre dhe jo pas Partive, Lidereve , mitingjeve e protestave qe mbeshtesin kerrmat politike per te rrezuar njeri tjetrin nga froni i pushtetit …
Kur shqiptaret sa po te gdhihen ti thone njeri tjetrit Miremengjes e si ke n’dje ,,e jo plac e akoma gjalle qenka ky….
Kur me pare te shohin e njiohin mire se c’ kane brenda vetes e familjes se tyre e asaj c’ ka ju takon e pastaj le ta zgjasin koken po te duan nga bahcja e oborri i komshiut…
Kur te ndalojne se beri politiken e botes e te dynjase e te marrin neper goje gjithkend duke i shpenzuar 24 oret e dites neper kafenerat plot alkoohol, duhan, droge, dhune, vrasje e tashetheme pa mbarim…
Kur ti shporrin njehere e mire ata tradhetare , aninjerez e antishqiptare qe kane ende ne krye qe prej 8 Nentorit 1941 e ne vazhdim…
Kur te kerkojne ashtu sikurse nje popull e jo nje turme ..dijne te kerkojne vertet ..Pune, Arsimim, Sherbim shendetesor, Siguri jetese, Rend , Ligj , Drejtesi, Liri, Personalitet e Dinjitet individual e kombetar ….
Kur te pushojne se vrari njeri tjetrin per nje gardh, nje vije uji , per nje te pare shtrember, per nje ngacmim te ”motres” me shikim te dyshimte ,..per nje dashnore zene permes FB , per bindje politike, per nje varese floriri, ..e kur te nxjerrin nga Kullat e ngujimit te Kanunit te Lekes gra, femije e pleq te pafajshem qe i ngujon injoranca e prapambetjes se tyre anadollake…
Kur te jene vetja e jo manekina e kukulla ne duar te te tjereve …
Kur te duan e vleresojne edhe me shume veten e vendin e tyre se sa te huajin e nacionalitetin e tij…
Kur ta fusin ne mendje, zemer, shpirt e ne llogjiken e tyre se Lumturia jote nuk ndertohet dot kurren e kurres mbi Fatkeqesine e dikujt tjeter ….
Kur te behen trima aty ku duhet dhe me vepra konkrete ne te mire te tyre e te Kombit te tyre e jo teoriciene, analiste, opinioniste e trima pas beteje e pa kobure ne brez ….
Kur ta heqin njehere e mire akuzen ndaj tyre se e keqja e Shqiperise dhe e shqiptareve kurdohere ju ka ardhur se pari nga vetja e tyre e me pas edhe nga te huajt…
Kur te pushojne se zgjedhuri profesionin e spiunit, te dallkaukut, te venit ne sherbim te armiqve te vendit e popullit te vet pa pagese fare …
Kur te mendojne e gjykojne se sa e turpshme eshte te duash me shume te huajin e dheun e tij e te shesesh Atdheun tend e gjakun tend …
Kur te mos e nderrojne kurre personalitetin, dinjitetin, karakterin e njerzillikun e tyre as me para, as me pushtet e as me maskarallik…
Kur te jene krenare per te paret e tyre dhe te ndihen te turperuar per te sotmen e tyre ….
Kur te ndihen zoter te vetes ne vendin e tyre ..dhe te mos marrin rruget e botes te detyruar dhunshem nga zuzaret e te njejtit gjak..por te shprishur ….te cilet i votojne e i rivotojne per te zezen e vetes, vendit , familjeve, femijeve e te nesermes se tyre…
Kur vilat lluksoze te tyre te mos i ndertojne duke trafikur per prostituim ne semaforet e botes femrat e gjakut te tyre ,,,dhe kur ne vend te canabisit te mbjellin fruta e perime per femijet e veten e tyre …dhe jo te blejne mercedeset qe punojne me droge e jo me karburant normal…..
Kur ne Parlamentin, Qeverine, Drejtesine, Policine, Arsimin, Shendetesine e tyre etj etj …te mos zgjedhin ne krye perfaqesues bandite, kriminele, rrugace, hajdute, mafioze, te korruptuar, kriminele, drogmene, kurvare e antishqiptare …
Kur ti thone vetes me krenari Shqiptare e jo te lejojne gjithkend ti etiketoje Shpellare…

A.R.DOSTI

Krimet e Komunizmit në fshatin Sevaster, Vlore.

FB_IMG_1492848825593

Te pushkatuar dhe te vdekur ne burg…nga fshati Sevaster, Vlore,

Asaf Grabova, Ismail Mataj, Bazo Llanaj, Ferik Lika, Haxxhi Hyska, Llano Llanaj, Tahir Hyseni, Beqir Rama, Gjysh Rama, Mustafa Llanaj, Njazi Hysenaj, Bari Lika, Batjar Lika, Shako Kamberaj, Halim Kamberaj, Harun Hysenaj, Eqerem grabova, Taze Islamaj, Nazo Tozaj, Sulo Shehaj Temo Shehaj, Shaqo Shehaj, Rushit Grabova, Beqo Kamberaj, Mystehak Gocka
.
Te burgosur Politike nga fshati Sevaster, Vlore.

Arshi Grabova, Bedin Kamberaj, Bilbil Shoraj, Brahim Ramaj, Bexhet Shehaj, Barigrabova, Dushan Malaj, Fadil Kuka, Gani Shoraj, Halil Myftari, Isa Veledini, Kapo Hyska, Kudret Lika, Luto Grabova, Mehmet Kanani, Mehmet Shehaj, Meto Kamberaj, Osmen Hyska, Selim Beqiri, Seit Selimi, Avdurerahman Llika, Qendro Lika, Jahja Mecaj, Xhevit Hyseni.