VETEM AI QE VOTON DJATHTAS ESHTE NJERI DHE NJEH ZOTIN.NGA AGRON TUFA.

FB_IMG_1497698969764

AGRON TUFA

Te jesh i djathtë, do të thotë të pranosh se ka Zot, se Ai është Krijuesi i Gjithçkaje dhe i njeriut; që Ai e ka krijuar edhe Majmunin, përfshij dhe atë Majmun, që dofarë e njohin për Stërgjysh;
Të jesh i djathtë do të thotë të nderosh të vdekurit, të parët e tu, prindërit dhe familjen.
Të jesh i djathtë do të thotë, që Atdheun ta shohësh si vijim dhe zgjerim të familje;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i duash trojet e tua, kopshtin tënd dhe pronën e vënë me djersë prej paraardhësve të tu dhe prej teje;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i hapësh vetes mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha dhuntitë që të ka falë Zoti dhe që suksesi yt individual, të mbështetet në etikën njerëzore, pa i hy kujt në hak;
Të jesh i djathtë do të thotë, të duash dhe mbrosh traditën si vlerë të identitetit tënd e të kombit tënd;
Të jesh i djathtë do të thotë të çmosh në kult privatësinë dhe ta administrosh pa frikë, pa asnjë ndërhyrje e presion – lirinë tënde, të ndjehesh e të veprosh si i lirë, të marrësh vendime lirisht sipas ndërgjegjes tënde dhe të bësh lirisht zgjedhjen tënde;
Të jesh i djathtë do të thotë se brenda teje ka aq dashuri, sakrificë e mëshire, të cilat, në akord me frymëzimin tënd të brendshëm hyjnor je gati t’ia ofrosh të afërmit dhe njeriut në nevojë, të bashkëpjesëtosh gjithçka me fatkeqët, jo si solidaritet ateist komunist, por si shpirt i tejndjeshëm me praninë e Zotit.
Të jesh i djathtë do të thotë të dish ta bësh çdo herë zgjedhjen estetike dhe etike midis së Mirës dhe së Keqes, edhe kur dallimi midis tyre është i vështirë: zgjedhja e saktë bëhet edhe instinktivisht .
Të jesh i djathtë do të thotë, që higjiena e ndërgjegjes tënde nuk mundtë jetë aq e ndotur, sa të të shtyjë të votosh për Partinë Socialiste apo LSI. Ky do të ishte degradim dhe mëkat i pashlyeshëm për të gjitha cilësitë e një të djathti, që përmendëm më sipër.
Të djathtët e vërtetë, me një bosht vlerash të tilla, të pandryshueshme që nga antikiteti e deri më sot, votojnë të gjithë alternativën e djathtë dhe jo trashëgimtarët e komunizmit dhe Enver Hoxhës!
Të djathtët e vërtetë janë bukuria e Shqipërisë dhe me 25 qershor do të votojnë kundër shëmtimit të Shqipërisë!

Të gjithë ata janë shokët e mi, miqtë e mi, vëllezërit e mi!

Dhe i përqafoj në prag të 25 qershorit 2017

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s