Familja e Poetit te Pushkatuar ne skamje e varferi ..tragjedia vazhdon .nga Pandi Anxhara.

20170718_202309.jpg

► “40 vjetori i pushkatimit- Antikomunistët përkujtojnë poetët martir Vilson Blloshmi e Genc Leka”
►Por ku janë sot,pas 40-vjet të pushkatimit të Genc Lekës dhe pas 27-vjet demokraci, familja dhe femijët e poetit martir.!??
Genc Leka dhe Vison Blloshmi u pushkatuan 40 vjet më parë për shkak të qëndrimeve të tyre politike e letrare kundër regjimit diktatorial komunist, dhe ketu nuk dua të flas për jetën e këtyre martirëve pasi është folur shumë këto vite të demokracisë dhe pothujse kanë dalë në dritë të gjitha prapaskenat e dënimit por edhe persekutorët e tyre, janë bërë disa sipoziume nga Shoqata e të Përndjekurve ,shkrime të shumta në media dhe deri dokumentarë televizivë për dënimin e tyre ,pra, gjithshka dihet nga te gjithe.
Prandaj në kete postim, nuk do të flas per jeten e këtyre martirëve ,por për familjen dhe femijët e Genc Lekës, ku janë sot ata pas kaq vitesh dhe si e perpallojnë ata jetën e tyre familjare.??
Genc Leka ,la pas gruan e tij Elenica (Rodhe), dhe dy fmijët e vegjël , djalin Petrika dhe vajzën Eglantina, të cilët pas vrasjes së poetit kanë përjetuar një kalvar vuajtjesh dhe persekutimesh. Eleni e mbetur e ve me dy femijët shumë te vegjel largohet nga Berzezhda e Librazhdit dhe kthehet në qytetin e saj të lindjes,Korcë,me mendimin se do të gjente pak përkrahje nga famija e saj, motrat dhe vëllezerit ,nga bashkëqytetarët e saj ku ishte lindur dhe rritur,por këtu ajo kaloi një persekutim të dyfishtë ,edhe si gruaja e një të pushkatuari ,por edhe si vajza e patriotit nacionalist,Koli Rodhe ,dënuar me burgim të përjetshëm dhe vdekur në burgun e Burelit.Megjithate ,si një grua kurajoze dhe me nivel të lartë intelektual arriti t’i bëjë ballë familjes dhe me shume sfilitje i rriti të dy fëmijët. Ardhja e demokracisë sikur ngjalli pak shpresat për Elenin dhe femijët e poetit por, nuk ndodhi këehtu pasi shteti demokrtik u mjaftua vetëm me disa “dekorata” dhe fjale të mira dhe asgje konkrete, asnje vlerë monetare apo përkrahje të një natyre tjetër për këtë grua heroinë.
Sot ,mbase nuk do t’i besohet askujt se kjo gua u largua nga kjo jetë, para pak vitesh , në mënyrën më të dhimbshme të saj , u largua e lebetitur , e sfilitur , e tejlodhur nga jeta ,u largua ende me ndjenjën e persekutimit, duke mos parë asnjë ditë të bardhë ,por vetëm gëzohej kur shikonte që femijët e saj po riteshin dhe për dite ju uronte artye një jetë tjetër , një jetë më të mirë se ajo e saj.
Femijët e Gencit,Petrika dhe Eglantina, u martuan dhe secili krijoi familjen dhe sot të dy kanë nga dy vajza,ende në moshëe shkollore, por mbase ju duket e pabesuesheme se sot femijët e Martirit të Demokracise ,janë të pa punë dhe pa asnjë përkrahje nga shteti dhe jetojnë nën nivelin jetik,ndërsa persekutoret e babait të tyre vazhdojnë të qetë jetën e tyre duke bërë edhe “sfilata” nëpër studio televizive ,në parlament dhe në instancat shteterore. Kanë kaluar 27-vjet nga ardhja e demokracisë dhe të dy femijët e Gencit,nuk janë likujduar nga shteti sipas ligjit të dëmshperblimit për të përndjekurit e rregjimit komunist, por edhe asnjë punesim apo ndonjë përkrahje për shkollimin e vajzave të tyre.
Djali i tij,Petrika , me ardhjen e demokracisë arriti të bënte disa specializime në Policine e Shtetit dhe punesimi i tij në keto 27-vjet ka qënë me “part-time”,pasi sa merej në punë diku,pas pak kohe hiqej menjëherë sa ndëroheshin drejtuesit e polocisë , dhe këto vite i kanë kaluar vetëm me ecejake zyrave të këtij shteti , por nganjeherë pritja dhe durrimi të lodhin ,dhe ai sot i dërrmuar dhe totalisht pa asnjë shprese është mbyllur në shtpinë e tij duke shtyrë jetën me ato pak të ardhura nga punësimi i bashkëshortes ,pasi vajzat i ka në moshë shkollore.Petrika është një nga njerëzit e rrallë në këto vite që kurrë nuk vurri gishtin mbi persekutorët dhe vrasësit e babait të tij dhe kurre nuk u bë hakmares ndaj tyre ,pavaresisht se ata persekutorë apo femijët e tyre,sot kanë ende shtetin në dorë.
Vajza e Gencit,Eglantina ,pas mbarimit të shkollës së mesme ,edhe ajo martohet dhe krijon familje dhe sot ka dy vajza ende të parritura ,në moshë shkollore.Me ardhjen e demokracisë , vajzës së poetit martir ,nuk ju ofrua asnjë bursë shkollim por as edhe një punë ku ajo të mbante familjen e saj prej katër frymësh. Ajo dhe i shoqi i saj kanë 27-vjet që punojnë në të zezë, me punësime të gjetura vetë brënda miqësisë në bisneset e qytetit ,i shoqi rropatet në punë të zezë nëpër firmat e ndertimit ndërsa ajo ku të munde në restorante dhe bare si pjatalarëse apo shitëse në dyqane veshmbathjesh, por asnjëherë me kohë të plotë punësimi vjetor.Si familje e persekuruar ,jo që asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përkrahje nga shteti,si për shkollimin e vajzave por përkundrazi është nga ato familje që gjysmën e vitit e kalon në errësirë pa drita dhe pa ujë,pasi ja ndërpresin nga vonesa në pagim.Do t’ju duket e cuditshme ,por është më se e vërtetë se vajzat e Petrikas dhe Eglantinas ,,derri më tani nuk e njohin plazhin, as udhëtimin me avion , apo të kenë bërë ndonjë udhëtim turistik diku, ashtu sikurse moshatarët e tyre, femijët e bllokmenëve neokomunistë dhe femijet e deputetëve që dalin nga vota e Petrikas dhe Eglantinas…. pasi nuk munden nga ana ekonomike familjare ,as shkolla dhe universitete elitare nuk ndjekin,por kanë ulur kokën dhe vazhdojnë me përkushtim studimet në shkollat publike të qytetit.
Dje në perkujtimoren e 40-vjetorit të poetëve të Berzhezdes ,nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë,ishin të ftuar edhe familjarët e poetëve martirë për të qënë prezent në këtë ceremoni dhe detyrimisht aty do të ishin edhe djali dhe vajza e Gencit apo edhe mbesat e tij, por a e mendon dikush sot nga “ata lart” se edhe vajtjen në një ceremoni për babain e tyre, femijët e Gencit e kanë shumë të veshtirë ,pasi nuk munden të përballojnë as shpenzimet e udhetimit , nuk munden të marrin një udhëtim me shpenzime, kur sot kanë familjët e tyre me barkun bosh. Megjithatë ,Petrika,djali i martirit,duke e ndjerë si një obligim moral këtë përkujtimore për atin e tij,duke sakrifikuar sa nuk mban më ,shkoi në Librazhd i vetëm, pa të motrën dhe pa asnjë nga mbesat e Gencit,dhe e gjithë kjo,thjesht për arsye ekonomike.
Në këtë ceremoni të 40-vjetorit të pushkatimit të poetit, i biri i Genc Lekës ,Pretrika Leka,morri si dhuratë nga autoritetit i dosjeve, “Dosjen e sigurimit te të atit të hapur publikisht për here të pare”….Por a duhet të ishte kjo “dhurata” apo shpërblimi që duhet të merrte kjo familje pas 40-viteve të vrasjes së babait të tyre dhe pas 27-viteve demokraci.??.. Prandaj,mjaf jemi marrë duke folur e shkruar pa pushim për të vdekurit dhe nuk kemi lënë pervjetor pa i kujtuar nëpër ceremonira precidenciale,për kredo politike dhe nga ana tjetër nuk kujtohemi aspak se si janë katandisur të gjallët e këtyre të vdekurve.
Këto vite, më shumë kanë fituar ata njerëz që “gjoja propoganduan” këtë mënxyrë të komunizmit se sa vetë shtresa e të perndjekurve dhe të pushkatuarve të komunizmit,ka njerëz edhe lart në qeveri dhe parlament që abuzuan me kauzën e të përndjekurve duke përfituar poste dhe vlera monetare,prandaj Shteti dhe Shoqeria Shqiptare ka një obligim të madh për këta njerëz që u rritën jetimë e u degdisën kampeve të internimit ..edhe sot mbas 27- vjetësh ata vuajnë për buken e gojës. . !!!
►Foto :Eglantina me nënën e saj Elenica dhe Petrika ,djali i poetit ,djë në përkujtimoren e 40-vjetorit.
Korcë-18/07/2017

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s