Treni i Lulzim Bashes per Demokratet .


🌑🌑🌑🌑🌑🌑
Po te isha Un Kryetar i PD Demokratike ,
Do te krijoja nje Tryeze mbar Kombetare me te gjithe te Djathtet
Te ikurit e te ngelurit ,
Te Djathtet po ju them , Te Larguarit e te Bllokuarit .
🌗🌗🌗🌗🌗

Me Mire Kreshnik Spahiu se Fari Balliu
🌗
Me mire Jozefina Topalli se Monika Kryemalli
🌗
Me mire Myslim Murrizi se
Kaçi i Zi
🌗
Me mire Astrit Patozi se
Blendi Klosi.
🌗
Me mire Te Perndjekurit Politik
Se Spiunet dhe Kelyshte e Tyre,
🌗
Ka shume gjasa qe kjo gje te mos ndodhi, sepse Basha e ka kap lepurin me qerre , ka kap lepurin e pushtetit duke bere pakte nen Tavoline me Ramen , dhe kete ska si e mohon .
E beri boterisht mbasi doli nga Çadra ,
Dhe e vazhdoi per kater vjet duke mos bere asnje proteste ,
Krijoji armiq te brendeshem dhe e hapi deren e PD majtas ,
Shqiperia eshte e vogel dhe gjerat shikohen qarte ,
Gjithandej neper rrethe po afrohen fmijt e ish Sekretareve te Partise apo deri tek ish Sigurimsa,
Pervec se Rrugen , Simbolet , pd ka humbur edhe Idealin , po vazhdoi keshtu ben mire te nderroi edhe emrin .
Te gjitha levizjet cfar po shikojme deri tani te len te mendosh nje bashkeqeverisje PS+PD ,
Smund te bente kete nqs se ne PD do te ishte Kreshnik Spahiu apo Jozefina Topalli ,
Smund ta bente kete nqs se do te perfshinte ne sistemet drejtuese te Perndjekurit Politik , e ben kete pa problem me Çunin e Fari Balliut i Ati e ka ne gjak bashkepunimin ideatorin e Ngjales ne paktin PS+LSI .
Jam shume i sigurte qe Lulit nuk i kercet shum kush eshte ne pushtet e nuk i kercet aspak per Shqiperi e per Demokratet ,
Edhe pse ne opozite Ai i keputi edhe Dy Vila tek TEGU,
Rames me qetesi i la te gjitha Bashkite e Shqiperise duke i lene demokratet rrugeve , dhe per kete u shperblye ,
Askush nga ne nuk ja kishte borxh Lulzim Bashes 8 Vjet Opozite , per mos te thene 12 ,
Me shume kelyshte e Sigurimsave te strehuar ne PD bejne lufte kunder demokrateve sesa kunder PS
Po marr dy rastet e Fundit
Ate te Kapterit kunder Profesori Gurakuqit nga Shkodra
Dhe ate te asaj Femres qe nuk i hapi deren e PD Doktor Halim Kosoves .
Ky eshte realiteti , nqs se doni te jetoni me enderra vazhdoni enderroni ,
Po te jete ne binare Luli duhet te reflektoje qe demokratet te kapin Trenin e Fundit , po me cfar shikohet Treni i Lulit per te Djathtet ka mbaruar me Kohe dhe Binaret si hyjne me ne pune .
Ketu do te jemi dhe do ta Shikoni .
…..

Kujtim Cekani
Gjermani.

Dhoma Nr 3 ne Burgun e Burrelit viti 1958, Nga Viktor Martini

Kujtimeve nuk mundesh me i ikun e keshtu tek po rrisha tu kujtu kujtimet e largeta,memorja me coj te viti 1958 ne burgun e Burrelit te dhoma numer 3.Mrena kesaj dhome te vogel qendronim reth 18 persona ,nder to,Ejell Coba ,Aziz Verjoni,Vllaznit Ypi,Tomorr Dosti,Rauf Uruqi,Ali Ndroqi,Ali Callaku,Palok Ujka,Ali shala e une me vllaun tim Angjelinin,nder to nje i cuditeshem ne karakterin e ti e qe kur vinte ndoj inspektim nga ministrija qedhonte qe te pysenin si e ke emnin? ai personi i cuditeshem ju pergjigjej tane krenari:Cuhem Mustafa Cami,Mustafa Shqipnija Mustafa BALLI KOMBTAR,,dhe conte kryt gjith krenari ,ishte nje i semut psicik,smunje kjo e shkaktume nga turturat ne hetusi.Me gjithe se kuptohej si i tidh ,krenarija e ti u prishete humorin.Kur u lirova e lash po ne ate dhome.Ma vone mora vesht se e kishin dergu ne kamp pune ku ishte hejedhun ne telat kufizus dhe e kishin vra.Syt mu mbushen me lote e thash ai kujton kush keto njerz qe dhe ne rrethana Phsiqike nuk e humen krenarin?Ti kujtojm!

Kush eshte Romeo Gurakuqi , Nje pergjigje per Kapter Nishanin .

Gurakuqi, ashtu si Jozefina Topalli i përket një familje të njohur katolike të Shkodrës.

Por ndryshe nga familja Çoba, prej nga vjen Jozefina dhe ajo Topalli e bashkëshortit të ish-kreut të Kuvendit, që kanë qenë tregtarë të njohur të qytetit më të madh të veriut, familja Gurakuqi ka nxjerrë përgjithësisht intelektualë të njohur dhe nëpunës të spikatur të administratës.

Me influencë të hershme nga tradita austriake që në Shkodër ka rrënjë të rëndësishme, po aq sa Vatikani, familja Romeo Gurakuqi duke se vjen nga ky ndikim.

I ati Vilhelm ka pasur një emër tipik gjermanik, ndërsa Karl Gurakuqi, një nga parardhësit e kësaj familje, është një prej figurave më të njohura të themelimit të arsimit dhe kulturës shqip.

Karl Gurakuqi është themeluesi i Bibliotekës Kombëtare laike në Tiranë, si dhe një nga profesorët e parë të shkollave kombëtare.

Romeo Gurakuqi megjithatë, 25 vitet e demokracisë nuk i ka të mbushur me aktivizëm politik, por me karrierë akademike.

Si pedagog i Historisë Moderne në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Romeo përveçse punoi me breza të tërë studentësh, thelloi dhe studimet e tij në arkivat kryesore të Europës.

Është nga të paktët historianë që ka gërmuar arkivat e Londrës dhe Beogradit për të zbardhur të gjithë misterin ende të pazbuluar plotësisht të viteve të mbrapshta të kohës së Luftës së Parë Botërore, ku shteti shqiptar u end sa në një dorë në tjetrën dhe në një tollovi politike e kaotike, drejt formësimit të elitave që do të themelonin shtetin modern shqiptar.

Romeo Gurakuqi vjen në Tiranë pas vitit 2005 dhe është një nga themeluesit e Universitetit Europian të Tiranës, ku drejtoi edhe programin e doktoraturës.

Si profil politik ka qenë i djathtë, madje i angazhuar në idetë e tij. Dy vite më parë, ai u përplas hapur me historianët e tjerë Paskal Milo e Pëllumb Xhufi në lidhje me rolin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Gurakuqi mbron idenë se Shqipëria nuk u çlirua më 29 nëntor 1944, por u pushtua nga komunistët, që sipas tij, persekutuan tërë elitën kulturore të veriut, veçanërisht Shkodrës dhe Malësisë së saj.

Këtu nisi dhe aktivizimi real publik i Romeo Gurakuqit, i cili me shkrimet dhe pamfletet e tij, dalloi si një përfaqësues i krahut të djathtë e konservator.

Gjatë vitit të fundit, profesori i historisë, ka kërkuar publikisht reformimin e Partisë Demokratike, duke bërë thirrje për largimin e asaj klase politike që e ka dëmtuar të djathtën.

Bie në sy se Gurakuqi ka qenë nga të paktit ligjërues pro Reformës në Drejtësi në radhët e mbështetësve të PD-së.
Në statuset e tij të gjata dhe kryesisht akademike, Gurakuqi është një nga kritizerët shumë të ashpër të Edi Ramës, por që ka kërkuar që PD të mos identifikohet si një parti që bëhet armike me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë apo shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Gurakuqi, nuk ka pasur afërsi politike me lobin politik të Shkodrës, duke nisur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, por është fakt që edhe pse dëshira e tij ka qenë angazhimi direkt, i shprehur publikisht jo aq drejpërsëdrejtë, vullneti i “elitës” së PD-së në Shkodër, ka qenë për të mos e afruar në politikë.

Jozefina Topalli, e cila ka pasur deri në një farë kohe “dorë të lirë” në Shkodër, është marrë personalisht me filtrimin dhe përzgjedhjen e elitave, duke krijuar herë pas here pakënaqësi dhe polemikë edhe brenda së djathtës.

Përpara zgjedhjeve të vitit 2013, Topalli u përplas me Sali Berishën në mbledhjen e kryesisë së PD-së, pasi doktori vendosi veton për listën e Shkodrës, e cila qëlloi jo e sukseshshme, pasi për herë të parë PD-ja si koalicion humbi primatin në qark.

Në zgjedhjet vendore të 2015-s, ishte Lulzim Basha që ndërhyri për të kandiduar Voltana Ademin, që duket nuk ishte e preferuara e Jozefina Topallit.

Madje kjo e fundit, nuk mori pjesë në prezantimin e kandidates së PD-së në Shkodër. Nuk u mor vesh kurrë e vërteta, nëse nuk u ftua apo ishte Jozefina që e bojkotoi, por në fund të fushatës edhe Topalli shkoi të përkrahë Voltana Ademin.

Por kryebashkiakja, menjëherë pas zgjedhjes ka çmontuar hap pas hapi të gjitha strukturat e Jozefinës në Shkodër dhe aktualisht ish-kryetarja e Kuvendit nuk e ka më “partinë e saj” që e ka kontrolluar për gati 20 vjet.

Romeo Gurakuqi, vjen si udhëheqës i listës së Shkodrës si “outsider” dhe sipas të gjitha gjasave ai është më shumë një ikonë sesa një drejtues politik i fushatës.

Në këtë rol sipas të gjitha gjasave do të vihet Voltana Ademi, e cila është kthyer në një lloj “Jozefine e re” e Shkodrës, pasi ka lënë në minorancë kryetarin e PD-së, Ramiz Çoba, i cili para dy ditësh shpërtheu e dha dorëheqjen nga kandidimi, e sipas gjasave do të mënjanohet fare.

Romeo Gurakuqi, duket se është përzgjedhur nga Lulzim Basha jo si alteregoja e Jozefina Topallit, por më shumë si një imazh, sesa si një politikan aktiv në fushë. Ku natyrisht vendin e ka zënë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e ndihmuar ndoshta jo rastësisht nga Edi Rama me polemikat e tij, që e ka promovuar si një kundërshtare e fortë e socialistëve.

A ka me Burra Shqiperia

😡😡😡
Ku jan Atdhetaret dhe Nacionalistet.??
…..,
Burrat e Shqipes ne dite te Veshtira jan mbledhur kok me koke, ne ato koh ska patur as internet as telefon po vec korrier me Kuaj dhe prap jan mbledhur, i kan dal per Zot vendit ne dite te Veshtire,
U bene 30 vjet mbas 90 dhe dy burra te kombit qe te ulen bashke nuk po i shikojme ,
Po lerini inatet e interesat personale more te mjere po uluni njeher .
O ju qe drejtoni Parti te djathta e Shoqata, o Ju qe mbani flamurin e Kombit sa her qe beni Foto per ne Facebook, a nuk e shikoni qe Shqiperine e mori Lumi ,
Po mblidhuni njeher o Njerez se do behi lecke e historise ,
Mbledhuni pa dallim Feje dhe ideje , a nuk e shikoni qe morrat e kuq po shkaterrojne Komb e Atdhe ,
Mblidhuni qe Ti tregoni Kombit qe ne dite te Veshtire dini te uleni ne nje Tryeze ,
Cme rrini e me tregoni histori cfar Burri ka qene Ahmet Zogu apo
Mit’hat Frashëri ata e bene historine e Tyre , e ben e na lan nje pasuri te madhe, po Ne , Po Ju , cpo beni ,
Nuk shkulet Komunizmi dhe as morrat e kuq duke ndejur te percare , por duke u mbledhur te gjithe bashke ne nje Tryeze , me Moton Partia Ime Eshte Shqiperia
Mblidhuni para se Historia tju vej damken e zeze , cfar duhet ti ndodhi me shume Shqiperise qe Tju bashkoi ,
A ka me Burra ai Vend 🤝

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Kujtim Cekani
Gjermani

Shqiperia nuk Firmos denimin e Krimeve te Komunizmit

Memory::
👇👇👇👇
Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.
Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.
23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria!
Viktimat e komunizmit sot janë dyfish viktima, nga regjimi diktatorial dhe regjimi i tranzicionit postkomunist që nuk e ka dekomunistizuar ende as politikën dhe as shoqërinë. Shoqëria shqiptare nuk e njeh veten se cila është. Është pa ID! Sepse s’ka memorie!
PS është vazhduese e Partisë Komuniste e cila pretendon të reformohet. Por si mund të refomohet duke mbuluar me harresë atë që ka ndodhur. E si mund të reformohet duke patur si gazetë të partisë Zërin e Popullit krijuar nga vetë diktatori stalinist.
Viktimat e komunizmit e kishte si obligim t’i kujtonte PD, sepse ky ishte misioni i saj, prandaj u mbështet prej popullit, që me rrëzimin e diktaturës, të rehabilitonte viktimat, të zbardhte krimet dhe të promovonte shtetin e së drejtës.
Ne jemi dëshmitarë sot se drejtësia si vlerë e Perëndimit ndëshkon të inkriminuarit e regjimit nazist, pa marrë parasysh se janë mbi 90 vjeçarë, ndërsa Europa ish-komuniste ndëshkon të inkriminuarit e regjimeve diktatoriale. Por në Shqipëri jo.
Viktimat e djeshme të diktaturës Hoxhiste tani janë viktima të PS-PD.
..
Kujtim Cekani
Gjermani.

Dekorimi i Esat Pashes nga Presidenti Francez

Presidenti i Shqiperise dekoron Vraresin me Pagese te Esatit .

Esat Pasha e verteta Historike .

Gjatë periudhës së formimit të Shtetit Shqiptar, figura më e rëndësishme e shqiptarëve, si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, pa dyshim që ishte Esat Pashë Toptani. Për fat të keq, veprimtaria e tij politike, diplomatike dhe ushtarake edhe sot e kësaj dite nuk është e zbardhur përfundimisht. Kjo, pasi që historiografia shqiptare ende nuk është zhveshur nga kthetrat e stalinizmit dhe sepse meritat e tij i janë mveshur figurave tjera historike.

Të ç’mitizohen figurat historike nuk është punë edhe aq e lehtë. Kjo vështirësohet më tepër atëherë kur edhe politika ndërhyn në shkencë dhe dirigjon se cilat figura guxojnë të ç’mitizohen e cilat jo. Poashtu të njihen apo të potencohen meritat e mohuara të një figure historike, të cilat janë injoruar për shkaqe të ndryshme, është punë e vështirë. Kjo, pasi që duhen rrëzuar shumë teza dhe keqinterpretime që i janë mveshur një personi të caktuar historik. Rast i tillë është edhe veprimtaria e Esat Pashë Toptanit.

Por, nuk ka dyshim që në vitet në vijim, veprimtaria e Esat Pashës do të zbardhet përfundimisht dhe ai do ta merr vendin e merituar në historinë shqiptare. Kjo nënkupton se nofka e tradhëtarit, që ia mveshën kundështarët e tij politikë, do t’i takojë së kaluarës, pasi dhe “tradhëtinë” e tij sot më askush nuk e beson.

Një nga “fajet” që ia kanë mveshur Esat Pashës, është se ai Malit të Zi ia dorëzoi apo shiti Shkodrën. Ajo që e bën më interesante këtë ngjarje, është dhe shpifja që i mvishet Esat Pashës, se ai dha urdhërin për vrasjen e komandantit të ushtrisë osmane në Shkodër, me qëllim që t’ia dorëzojë Shkodrën Malit të Zi.

Në këtë punim nuk do t’i trajtoj detajet e aktivitetit luftarak 7 mujor që u zhvillua në Shkodër dhe rrethinën e saj, prej tetorit të vitit 1912 deri në prill të vitit 1913, pasi që kjo është një temë shumë e gjerë dhe nuk mund të përmblidhet në pak fletë. Qëllimi i këtij punimi është që të analizoj se a e meritonte Esat Pasha titullin që e mbante: Mbrojtës i Shkodrës.

Për ta shpjeguar këtë, duhet t’i analizojmë veprimet e tij lidhur me mbrojtjen e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, gjithashtu duhet analizuar thëniet e figurave të rëndësishme historike për veprimtarinë e tij.

Përmbajtja

Në janar të vitit 1913 në Shkodër vritet komandanti osman me origjinë tatare, Hasan Riza Pasha. Profesionalizmi i tij ushtarak ishte vendimtar në mbrojtjen e Shkodrës në fillim të luftës, dhe poashtu ndërtimi i sistemit mbrojtës të Shkodrës ishte një meritë e tij e pamohueshme. Sot përmendorja e tij me të drejtë qëndron në Shkodër, e që dëshmon se meritat e tij nderohen nga një pjesë e shkodranëve. Pas vrasjes së tij, barra kryesore e mbrojtjes së Shkodrës, prej janarit deri në fund të prillit 1913, i mbeti Esat Pashës, i cili ishte zëvendës i tij. Mbrojtja e Shkodrës u vështirësua më shumë në këtë periudhë, pasi që ushtrisë malazeze iu bashkua edhe ushtria serbe, e cila e kishte nënshtruar shumicën e territoreve shqiptare dhe i kishte duart e lira që t’i ndihmonte aleatit të vet malazez, e i cili nuk përparonte në luftën e tij pushtuese.

Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas logjikës, do të duhej t’i mvishej armiqëve, e jo miqëve të tij. Dhe, përderisa historianët komunistë apo kundërshtarët politikë të asaj kohe akuzojnë se ai u vra me urdhër të Esat Pashës, me qëllim që t’i ketë duart e lira për ta dorëzuar Shkodrën, parashtrohet nevoja që të ndalemi dhe ta elaborojmë këtë ngjarje të hidhur. Nuk ka nevojë  t’i elaborojme detajet se si dhe kush e vrau Hasan Riza Pashën, por është e arsyeshme që të jepen disa konkluzione logjike për këtë vrasje.

1. Historianët që pa asnjë argument e bëjnë këtë shpifje, e humbin konotacionin kohor. Eshtë  e palogjikshme që Esat Pasha ta ketë dhënë urdhrin për vrasjen e Hasan Riza Pashës me qëllim që ta dorëzojë Shkodrën, duke qenë se Esat Pasha u largua prej Shkodre në fund të prillit! Pra, ky i fundit i udhëhoqi luftimet afër tre muaj pas kësaj vrasjeje. Luftimet nën komandën e Esat Pashës ishin më të përgjakshme, pasi që sollën më shumë viktima nga të dyja palët.

2. Pyetja tjetër logjike që parashtrohet, për ta rrëzuar akuzën që me të padrejtë i mveshet Esat Pashës, është: nëse ky kishte për qëllim që ta dorëzojë Shkodrën, pse nuk e vrau Hasan Rizën në tetor apo nëntor të vitit 1912, mbasi atëherë të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë ishin okupuar nga serbët?!

3. Nëse e pranojmë hipotezën se Esat Pasha urdhëroi vrasjen e Hasan Rizës, atëherë parashtrohet pyetja: a është e mundur që Esat Pasha të ketë urdhëruar vrasjen e Hasan Rizës, nga arsyeja që Hasan Riza planifikonte dorëzimin e Shkodrës? Kjo pyetje parashtrohet, pasi që është e ditur se ushtria osmane ishte thyer thuajse në të gjitha fronet nga ushtria e Aleancës ballkanike, dhe se Hasan Riza, si joshqiptar, nuk e kishte motivimin që ta mbronte Shkodrën me çdo kusht, d.m.th ndoshta nuk e kishte motivimin që t’i sakrifikojë ushtarët nën komandën e tij. Nuk ka dyshim që kjo hipotezë është shumë më e arsyeshme për ta pranuar si një të vërtetë. Por, analiza e kësaj hipoteze është po aq fyese, sa dhe hipoteza e urdhërit për vrasjen e tij nga Esat Pasha, me qëllim të dorëzimit të Shkodrës.

4. Ajo që e bën dhe më cinike këtë akuzë për vrasje, dhëne nga historiografia staliniste shqiptare dhe kundërshtarët e tij politik, është se ata e marrin në mbrojtje vrasjen e një tatari-osman, ndërkohë që për po këta tatarë osmanë thonë se na robëruan pesë shekuj. A thua u dhimbsej atyre vrasja e një pashe osman?! Jo, kuptohet që nuk u dhimbsej. Por, te vrasja e tij, ata gjenin një shkas për ta njollosur luftën heroike të Esat Pashës në mbrojtjen e veriut të Shqipërisë. Kjo, pasi përderisa Esat Pasha luftonte, kundërshtarët e tij politik, bënin plane për marrjen e pushtetit dhe bashkëpunonin me agjentë të shteteve të tjera, nga të cilët u vinin oferta të leverdishme.

Prandaj dhe një historian serioz do të largohej nga kjo temë, nga fakti i thjeshtë se nuk ka mundësi që të ndriçohet një vrasje që ka ndodhur në mes të natës para 1 shekulli në rrethana lufte. Nëse sot e kësaj dite ende ekzistojnë historianë që bazohen në thashethemet e atëhershme, për të nxjerrë në dritë këtë vrasje, të njëjtët medoemos do të duhej ta kenë parasysh faktin e ekzistencës së propagandës së luftës. Kjo do të thotë se armikut i konvenonte që të përflitej se mbas kësaj vrasjeje qëndronte Esat Pasha, me qëllim të nxitjes së ndonjë përleshjeje në shtabin ushtarak, apo të rrëzimit të moralit të ushtarëve që e mbronin Shkodrën. Por, u dëshmua që ky tentim nuk pati asnjë efekt, pasi që shtabi ushtarak dhe ushtarët i qëndruan besnik Esat Pashës deri në fund.

Për luftën e Shkodrës janë shkruar disa libra, artikuj gazetash dhe ditarë nga dëshmitarët e asaj ngjarjeje. Pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve është e njohur për ne dhe prandaj nuk ka nevojë të ndërhymë në detajet e kësaj beteje. Pikat kryesore që nevoiten për ta zbërthyer dhe për ta kuptuar rolin e Esat Pashës në mbrojtjen e Shkodrës janë: 1. Duke qenë se Shkodra dhe rrethina e saj popullohej me shqiptarë katolikë dhe myslimanë, cili ishte qëndrimi i tyre në këtë luftë? 2. Si arriti Esat Pasha të mbajë disiplinën e ushtrisë? 3. Kushtet e jetesës në Shkodër gjatë rrethimit, 4. Demonstrimi i flotës navale evropiane në ujërat territoriale të Shkodrës, 5. Interesat gjeopolitike në rajon, 6. Rrethanat politike në Shqipëri dhe Mal të Zi, 7. Marrëveshja politike për Shkodrën me Malin e Zi, dhe 8. Çka pas largimit të Esat Pashës prej Shkodre.

-Pjesë e madhe e popullatës myslimane shqiptare, dhe jo vetëm ajo e Shkodrës dhe rrethinës së saj, u bashkua në mbrojtjen e Shkodrës.

luftetaret

Foto: Luftëtarë vullnetarë në luftën kufitare me Malin e Zi në vitin 1911.

Nga ana tjeter, qendrimi i popullatës katolike shqiptare mund të ndahet në tri pjesë: 1. ata që luftuan bashkë me malazezët dhe serbët për ta pushtuar Shkodrën, 2. ata që mbetën neutralë për shkak të ndikimit austro-hungarez dhe 3. një pjesë e vogël që përfaqësonin të ashtuquajturit nacionalistë shqiptar, të cilët vetëm me fjalë përkrahnin mbrojtjen e Shkodrës

Shkodrani Hil Mosi, që vepronte si komit kundër ushtrisë osmane në vitin 1911, nuk u pajtua me bashkëluftëtarët e tij të mëparshëm, që u lidhën me Malin e Zi dhe prandaj nuk mori pjesë aktive në luftimet rreth Shkodrës. Kur Esat Pasha mbronte Shkodrën, Hil Mosi qëndronte në Cetinë (kryeqytet i Malit të Zi). Ai atje, më 3 Nëntor 1912, shkruan një vjershë të cilën më vonë e boton në një përmbledhje vjershash të tij. Në fund të faqes së asaj vjershe,  ai e jep këtë dëshmi: “Kur e shkrova ket vjershë disa prej nesh, të rrejtun prej premtimeve të Malit të Zi, shkune e i ndihmune”.

Hil Mosi qëndrimin e tij nuk e ndryshoi deri në përfundim të luftës dhe prandaj disa muaj më vonë, përderisa gjendej në Trieste më 27 mars 1913, ia përkushton një vjershë Shkodrës që mbrohej nga invazioni i shkjeniës (sllavëve) me këte përmbajtje:

Lavd ty të kjoft, o Shkodra e j’on arbnore,

Ti nder dhe fam e re e t’gjith Shqypniës!

[…] Nonse me hov ket her t’u turr shkjenia

 Nër t’kater ant me top e pushk tuj t’ra,

Ti s’deshte t’dish aspak çka asht ligshtia.

Por, pjesëmarrja aktive e shumë bajraktarëve shqiptarë në luftimet që synonin pushtimin e Shkodrës nën flamurin e Malit të Zi, është mbajtur në heshtje nga historiografia shqiptare. Ajo mbahej apo mbahet në heshtje edhe sot e kësaj dite, ndoshta duke menduar se fshehja e së vërtetës do t’u ndihmonte gjeneratave të reja të forconin patriotizmin dhe ta formonin kombin shqiptar. Ky mendim u shfaq sidomos në historiografinë komuniste shqiptare, e cila pretendonte formimin e një kombi, që gjoja gjatë gjithë “ekzistencës” së tij, prej antikës deri në ditët e sotme, ka pasur vetëdije kombëtare, është sjellë gjithmonë arsyeshëm dhe ka luftuar vetëm për t’u vetëmbrojtur. Kuptohet që fshehja e së vërtetës historike nuk ndihmon në ngritjen e vetëdijes kombëtare, pasi që nuk mund të mbahen të fshehura ngjarjet e dokumentuara. Ekzistojnë metoda shumë më të sofistikuara se si të shpjegohet apo të interpretohet një ngjarje historike që përbën një pjesë të hidhur të një populli.

Por, angazhimi i disa bajraktarëve për ndihmë dhënë serbëve dhe malazezëve nuk ishte temë tabu në periudhën e Zogut, pasi që kujtimet ishin ende të freskëta. Mit’hat Frashëri në vitin 1929 e diskuton në një shkrim të tij fenomenin e pjesëmarrjes së disa katolikëve shqiptarë në luftë bashkë me malazezët. Ai shkruante: “Dhe ajo çka çudit është se Malsorët Shqiptarë dhe katolikë po e prijnë Shqaun kaur në këtë mësyjtje të tokësë shqiptare”.

ush

Foto: Ushtarakë serbë në takim me disa luftëtarë dhe priftin. Lezhë, fillim i prillit 1913.

Poeti dhe kleriku Gjergj Fishta në veprën e tij “Lahuta e Malësisë” nuk e përmend historinë e rrethimit të Shkodrës gjatë Luftës ballkanike. Kjo është për t’u habitur, pasi që ky poet i kreshnikëve nuk ka lënë ngjarje pa përmendur në poemat e tij, përderisa për ate më të rëndësishmen nuk ka shkruar asgjë. Ai bile në poemat e tij i përmend si trima edhe krerët e komitëve Sokol Baci dhe Mirash Luca, të cilët deri në vdekje u mbetën besnikë aleatëve të tyre sllavë dhe që ishin komandantë të njësive shqiptare, që së bashku me malazezët e sulmonin Shkodrën. Këtë lëshim të qëllimshëm Fishta e përmirëson kur i boton vargjet për Esat Pashën dhe heroizmin e tij, në një përmbledhje tjetër të tij. Vargjet janë këto:

Mo ‘le’ Toptan, me shpatë t’ande binde

Nji shekull mbarë m’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e

Ndejun n’voter s’prarohet e jo kondoshi

Mblidh toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, si ‘i herë qindrove me trimni.

-Për sa i përket disiplinës ushtarake osmane në Shkodër, duhet që së pari të shpjegojmë organizimin e kësaj ushtrie. Esat Pasha në fillim të luftës ishte komandant i redifëve (të rezervistëve) për vilajetin e Shkodrës, por ai poashtu – përshkak të ndikimit politik që e kishte si deputet i zonës së Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Tiranës – ndikoi në mobilizimin e shumë vullnetarëve nga ajo zonë, për mbrojtjen nga invazioni sllav në veri të Shqipërisë. Prej janarit 1913, me zgjedhjen e tij komandant i përgjithshëm i korpusit të Shkodrës, ai i kontrollonte ushtarët nizamë (të rregullt), redifët dhe vullnetarët. Redifët dhe vullnetarët kuptohet që ishin të gjithë shqiptarë, përderisa ushtria e rregullt ishte e përzier me popuj osmanë, përfshirë këtu edhe shqiptarët. Numri i përgjithshëm i tyre ishte afër 35.000 vetë.

Ekzistojnë shumë të vërteta dhe të pavërteta për këtë luftë të gjatë. Ekzistojnë dhe ngjarje që janë shndërruar në mite. Prandaj, kur shpjegojmë ndonjë ngjarje të asaj beteje, duhet të bazohemi në burime më serioze. Libri të cilin e ka shkruar shefi i shtabit ushtarak serb që e sulmonte Shkodrën, na jep përshkrimin e dy momenteve, të cilat na mundësojnë të njohim anën e ashpër të Esat Pashës, apo anën e tij të një ushtaraku të “pamëshirshëm” për sa i përket disiplinës ushtarake. Momentin e sulmit të përgjithshëm, që e ndërmorën ushtarët serbë, malazezë dhe disa bajraktarë shqiptarë në shkurt të vitit 1913, dhe kur disa ushtarë osmanë-shqiptarë i lëshuan pozicionet e tyre për të shpëtuar nga vdekja, gjenerali serb në librin e tij e përshkruan kështu: “Edhe këtë pozicion turqit e lëshojnë dhe zmbrapsen duke ikur në drejtim të qytetit të Shkodrës, mirëpo Esat Pasha me shtabin e tij dhe me revole në dorë i kthen prapë ata në Bardhaj (M. Bardanjol), ku i konsolidon për rezistencë të mëtutjeshme”. Dhe, lidhur me momentin e dytë, kur në fillim të prillit 1913 ushtarët rebelohen në tri vende për shkak të mungesës së ushqimit, autori na njohton se Esat Pasha shkon personalisht t’i qetësojë të njëjtët, e kur nuk ia del në krye që në një vend në Berdicë të sjellë rendin, ai urdhëron pushkatimin, në vend të ngjarjes, të 50 ushtarëve të tij.

-Për sa i përket urisë që mbretëronte në Shkodër, e sidomos në prill të vitit 1913, ekzistojnë shumë dëshmi. Këto janë shënuar nga vetë ushtarët në kujtimet e tyre, nga gazetarët dhe në raportet apo kujtimet e konsujve të Shkodrës. Cilatdo qoftë citate t’i marrim, për mjerimin që ekzistonte në Shkodër, ato e dëshmojnë të njëjtin trishtim. Gazetari dhe politikani serb Jasha Tomiç, që ishte dëshmitar i këtyre ngjarjeve, në ditarin e tij shkruante: “Esat Pasha dëshironte të jetë “ushtar i ndershëm”. E mbrojti Shkodrën edhe kur më nuk mundej ta mbrojë. […] Ajo bukë ishte e mykur dhe e krimbur. E pashë një copë buke të tillë. Krimbat e kishin mbuluar atë. Ushtari i uritur dhe gjysmë i vdekur u trishtua dhe e la atë. Prej datës 8 të atij muaji nuk e kishte dhe atë biskotë. E lajmëroi ushtrinë se nuk mund ta ushqente më, e më datë 10 u dorëzua. […] Dy javët e fundit më kishin filluar që të vdesin nga uria. Ata dhe qentë e tyre. […], do të ishte lehtë të paramendohet uria në Shkodër, pasi ngordhën thuajse të gjithë qentë. Kur thernin për ushtrinë, lejonin që fëmijët ta mbledhin gjakun dhe mëlçinë. Hanin bretkosa, bar dhe mish të kalit të ngordhur. Por edhe ajo nuk mjaftonte. […] vetëm në rrugë çdo ditë vdisnin nga uria prej 6 deri 7 njerëz, gra dhe fëmijë”.

Po të njëjtën dëshmi e jep edhe gjenerali serb: “Prej komandës lokale në Shkodër popullata merrte në ditë nga 15 kuaj të artilerisë për ushqim, […] Tri javët e fundit para kapitullimit, filluan të paraqiten rastet e para të vdekjes nga uria. Prej asaj kohe nga uria vdisnin 30-40 vetë në ditë”.

Kuptohet që këto figura udhëheqëse serbe dhe njëkohësisht autorë të librave për luftën e Shkodrës nuk dëshironin të shkruanin se Esat Pasha u detyrua ta dorëzojë qytetin shkaku i urisë. Ata do të dëshironin që të shkruanin për luftën e lavdishme serbo-malazeze dhe kapitullimin e Shkodrës. Mirëpo, ata nuk mund të shkruanin vepra krejtësisht të pavlera, ndërkohë që dhjetëra gazetarë përcillnin veprimet luftarake në Shkodër dhe e tërë diplomacia evropiane ishte përqendruar në zhvillimet që ndodhnin aty. Të përcjellë me dëshmitarë lidhur me ngjarjet që ndodhnin, autorët serbë mbase nuk preferuan të zgjedhin opsionin e pseudo-historianëve të Shqipërisë, të cilët na lanë në letër të pavërteta për rrethimin e Shkodrës.

Edhe britanikët shkruanin për gjendjen në Shkodër pas përfundimit të luftimeve. Koloneli Sir Rankin, që ishte korrespodent i luftërave, shkruante: “Shkodra, në atë kohë, ndoshta nuk ishte vend i përshtatshëm për të banuar. Kur hynë malazezët, i gjetën të gjithë banorët të rraskapitur. Shumica e klasës së ulët kishte vdekur nga uria, spitali ishte në kushte mizore, përderisa spitali i përkohshëm në zonën e bombarduar ishte i mbushur me kufoma të pavarrosura. Esat Pasha, nuk kishte guxuar të dalë në rrugë për disa ditë, pasi që ndiqej nga turma të uritura, të cilat e lusnin për bukë ose të kapitullojë”.

-Për sa i përket interesave gjeopolitike të Ballkanit, vlen të përmendet roli i Austro-Hungarisë. Ajo e kishte aneksuar Bosnjën në vitin 1908 dhe pretendonte ta okupojë edhe Selanikun, apo ta ndërkombëtarizojë portin e saj, prandaj dhe mund të thuhet se interesat e saja prekeshin direkt nga Lufta ballkanike. Sulltan Abdulhamidi në shënimet e tija, para Luftës ballkanike, shkruante:

Ëndërra e Austrisë është të zotërojë qytetin e Selanikut; mirëpo, për mendimin tim, kjo gjë nuk do të mund të realizohet, sepse themelimi i shtetit jugosllav duke pasur në krye të saj një sundimtar aktiv, është një çështje ditësh.

Austro-Hungaria planifikonte të ndërtonte linjën hekurudhore prej Bosnje nëpërmjet krahinës së Sanxhakut për të dalë në Mitrovicë, e cila atëherë më ishte e lidhur me linjë hekurudhore me Selanikun. Ajo dhe e kishte marrë koncesionin për ndërtimin e kësaj hekurudhe dhe prandaj shpresonte se nëse nuk do të arrinte ta okupojë Selanikun, të paktën do të arrinte që nëpërmjet rrugës diplomatike të ndërkombëtarizonte portin e saj. Por, me okupimin e krahinës së Sanxhakut nga forcat serbo-malazeze gjatë Luftës ballkanike, de facto Serbia u bashkua me Malin e Zi dhe, si rezultat, e ndërpreu rrugën e zbatimit të planeve të Austro-Hungarisë. Ajo rrezikun e ndërprerjes së kësaj rruge nga Serbia e kishte shprehur edhe gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit në vitin 1878. Prandaj dhe që atëherë i kishte dërguar trupat e saja në Sanxhak, për të parandaluar pikërisht bashkimin e Serbisë me Malin e Zi dhe e kishte marrë në administrim Bosnjën, e cila vazhdoi të jetë nën sovranitetin e Sulltanit deri në vitin 1908. Nga kjo arsye, Serbia kishte mbetur si shtet i vetëm në Evropë pa dalje në det (me përjashtim të Zvicrës). Për shkak të infrastrukturës së dobët, në atë periudhë, dalja në det ishte elementare për zhvillimin ekonomik të një shteti. Kjo situatë e shndërroi ekonominë e Serbisë deri atëherë të varur nga Austro-Hungaria, pasi ajo mund të eksportonte dhe importonte kryesisht vetëm në dhe prej kësaj të fundit. Serbia, për të dalë nga kjo situatë kishte dy mundësi: 1. okupimin e bregdetit shqiptar, ose 2. okupimin e krahinës së Sanxhakut me qëllim të bashkimit me Malin e Zi – krahinë kjo që lidhte Bosnjën me Kosovën, e që popullohej kryesisht me muslimanë, boshnjakë dhe shqiptarë. Gjatë Luftës ballkanike, Serbia i okupoi të dyja këto vende strategjike. Mirëpo, dalja e Serbisë në bregdetin shqiptar ishte një sfidë e madhe, për shkak të marrëveshjes paraprake bilaterale mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Ato dy shtete ishin pajtuar që në rast të kolapsit të Perandorisë osmane, në zonën bregdetare të Shqipërisë të përpiqeshin të formonin autonominë e Shqipërisë, me qëllim të ndërprerjes së daljes së Serbisë në Detin Adriatik dhe të neutralizimit të konfliktit të mundshëm në mes tyre, për shkak të interesave gjeostrategjike në bregdetin shqiptar. Nëpërmjet bllokimit të daljes së Serbisë në Detin Adriatik, ato luftonin edhe politikën pan-sllaviste në krye me Rusinë, që pretendonte ta risë ndikimin e saj në Detin Mesdhe, nëpërmjet daljes së Serbisë në Detin Adriatik. Por, pasi që Serbia kishte arritur ta okupojë Durrësin, më 20 dhjetor 1912, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, u parashikua ndërtimi i linjës hekurudhore për qëllime tregëtare, që do ta lidhte Serbinë me portin e Durrësit – linjë kjo që Serbisë i siguronte dalje në det për qëllime ekonomike, por jo dhe ushtarake.

Austro-Hungaria kishte dhe planin B, për sfidën sllave që i kërcënonte interesat e saja. Ajo kishte ndikimin e saj te shqiptarët, e sidomos te popullata katolike e Shqipërisë. Kjo, për arsye se ajo kishte rolin e protektorit mbi popullsinë katolike shqiptare në bazë të traktateve me Perandorinë Osmane. Austro-Hungaria pretendonte që ta evitonte ndikimin sllav në territoret shqiptare, nëpërmjet formimit të një principate katolike shqiptare, e që do të përfshinte territorin e Shqipërisë Veriore (krahinën e Mirditës, Lezhën, Shëngjinin, Shkodrën, Malësinë e Mbishkodrës, Gjakovën, Malësinë e Gjakovës, Rugovën, Dukagjinin dhe Pukën). Qendra e kësaj principate planifikohej të jetë Shkodra. Prandaj dhe për interesat e Austro-Hungarisë, Shkodra përfaqësonte një vend gjeostrategjik. Mirëpo, ky plan nuk arriti të realizohej, pasi katolikët shqiptarë nuk ishin të gjithë nën ndikimin austriak. Disa prej tyre ishin nën ndikimin sllav apo italian dhe, si pasojë e kësaj, në Luftën ballkanike disa nga këto territore u pushtuan nga ushtritë serbo-malazeze.

Austro-Hungaria gjatë Luftës ballkanike duhej t’i luftojë edhe pretendimet ruse dhe ato britanike, që kishin për qëllim të formonin një Konfederate Ballkanike, që do ta ndërpriste zgjerimin e ndikimit teutonik (Gjermani, Austro-Hungari) në Lindjen e Mesme – nëpërmjet linjës hekurudhore Berlin-Bagdad, që ishte duke u ndërtuar dhe që kalonte nëpërmjet Ballkanit.

Por, pasi në Luftën ballkanike u cënuan ndjeshëm interesat e Austro-Hungarisë, ajo u përpoq që ta kthejë në favor të saj situatën e re të krijuar në Ballkan. Në fillim ajo e shfrytëzoi pakënaqësinë e Bullgarisë nga ndarja e territoreve ne mes Aleancës ballkanike, dhe prandaj diplomacia austro-hungareze i inkurajoi planet e Bullgarisë për ta sulmuar Serbinë dhe Greqinë. Mirëpo, pasi Bullgaria dështoi në atë luftë, që njihet si Lufta e dytë ballkanike, nuk kaloi shumë kohë dhe Austro-Hungaria e sulmoi vetë Serbinë dhe e okupoi atë sëbashku me Shqipërinë.

-Demonstrimin që e bëri flota navale evropiane në bregdetin në afërsi të Shkodrës, kishte rëndësi në përfundimin e Betejës së Shkodrës. Fuqitë e Mëdha shpallën bllokadë në bregdetin shqiptar, pasi që kryqëzori osman “Hamidije” më 12 mars 1913 në Shën Gjin sulmoi me sukses anijet greke. Këto anije e mbanin të bllokuar bregdetin shqiptar dhe transportonin ushtarë serbë, të cilët prej Selaniku zbrisnin në Shqipëri me qëllim që të shkojnë në fronin kundër Shkodrës. Pas kësaj ngjarjeje, më 22 mars 1913 në Konferencën e Londrës u vendos që Shkodra t’i takojë Shqipërisë. Prandaj dhe Qeveria ruse sëbashku me shtetet tjera i kërkuan Qeverisë serbe dhe asaj malazeze që t’i tërhiqnin trupat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Qeveria serbe e pranoi këtë vendim dhe ushtria serbe filloi të tërhiqej. Me këtë rast, Kryeministri i Perandorisë osmane i dërgoi një depeshe Esat Pashës, ku këtij i sugjerohej që të mos sulmohen trupat serbe, pra pasi ato ishin duke u tërhequr. Nga ky moment për Esat Pashën ishte e qartë, se fati i Shkodrës ishte vendosur nga Fuqitë e Mëdha në favor të Shqipërisë.

Esat Pasha pas këtyre ngjarjeve ndoshta shpresoi se pas tërheqjes së trupave serbe dhe duke qenë se flota navale e Fuqive të Mëdha demonstronte në ujërat territoriale të Shkodrës, po këto Fuqi të Mëdha do të intervenonin që ta parandalonin katastrofën humanitare në Shkodër. Por, kjo nuk ndodhi dhe ato nuk ndërmorën asgjë në mënyrë që të mundësohej hyrja e ushqimeve dhe e ilaçeve në Shkodër. Ato vazhdonin të mbanin Shkodrën e bllokuar, në po të njëjtën mënyrë siç e mbanin, para tyre, luftëanijet greke. Esat Pasha, nga kjo indiferencë e tyre e qëllimshme, i kuptoi dhe planet e tyre. Kjo situatë me flotën navale evropiane i inkurajoi malazezët që të vazhdonin me bombardimin e qytetit, pasi edhe ata ishin në dijeni për situatën e vështirë në Shkodër dhe me të drejtë besonin se ishte vetëm çështje kohe se kur do të dorëzohej ushtria osmano-shqiptare.

Nga një dëshmi e sekretarit personal të Presidentit Willson, i cili e takoi Esat Pashën gjatë punimeve të Konferencës së Paqes në Paris, kuptojmë se Esat Pasha i ishte ankuar atij, se gjatë Luftës së Shkodrës flota navale evropiane kishte qenë kundër tij. Esati, mes tjerash në atë bisedë, sipas dëshmisë në ditarin e diplomatit amerikan të shkruar më 4 dhjetor 1918,thotë:”U dorëzova”, thotë Esadi, te anijet e mëdha të bashkësisë së kombeve të cilët shumë padrejtësisht ishin armiqësisht kundër meje, […] Atyre dhe vetëm atyre iu dorëzova, që të mund të jetoj e të luftoj edhe një ditë. Dhe ajo ishte një ditë e zezë për Nikolën [F.D. mbreti i Malit të Zi].

Nga dëshmia që na jep diplomati amerikan, dhe veprimet e lartpërmendura të flotës navale evropiane, kuptojmë që Esat Pasha flotën navale evropiane me të drejtë e konsideronte si armiqësore, e cila nëpërmjet intrigave dëshironte ta merrte nën kontroll Shkodrën dhe ta ndërkombëtarizonte bregdetin e saj. I vetëdijshëm për qëllimet e tyre, Esati, gjatë asaj beteje, gjendej para një akti të kryer të diplomacisë së huaj lidhur me fatin territorial të qytetit të Shkodrës dhe në një situatë të mjerueshme në fushëbetejë. Fuqitë e Mëdha nuk kishin arsye që ta ndryshonin qëndrimin e marrë me konsensus kohë më parë dhe ato e prisnin momentin derisa të gjenin një pretekst që të ndërhynin në Shkodër. Fuqitë e Mëdha ishin të informuara se rezistenca e Shkodrës ishte çështje ditësh dhe e prisnin me padurim kapitullimin e kësaj të fundit. Të njëjtit prisnin pretekstin e marshimit të ushtrisë malazeze në Shkodër, për të ndërhyrë. Esat Pashës, në atë situatë të rënduar, i erdhi edhe oferta nga Austro-Hungaria: nëse Shkodra i dorëzonin armët, ajo do të merrej në mbrojtje ndërkombëtare.

-Esat Pasha, si një politikan, mendonte për mënyrën se si ta kthejë këtë situatë edhe në interes të tij personal. Ai e analizonte edhe situatën politike në Shqipëri. Territoret e autonomisë së Shqipërisë, të dala nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ishin të okupuara nga ushtria serbe, që ishte stacionuar në Durrës, Tiranë, Krujë, Elbasan, Lezhë etj. Situata ishte më e vështirë në Shqipërinë jugore, pasi që në Gjirokastër e Korçë, më prill 1913 princi i Greqisë pritej nga turma të mëdha shqiptarësh me lule dhe flamuj të Greqisë, si çlirimtar i tyre. Enklavë e vetme ku nuk kishin depërtuar trupat okupatore ishte rrethi i Vlorës, i Lushnjës, i Fierit e i Beratit, pasi që aty ishin të stacionuar, për t’u konsoliduar, ushtarët osmanë që ishin tërhequr pas disfatave në fushëbeteja. Nga ana tjetër, Qeveria e Vlorës jo vetëm që ishte dëshmuar përgjatë 5 muajve e paaftë që të mobilizojë vullnetarë për t’i dalë në ndihmë Shkodrës, por politika e saj ndikoi dhe në dezertimin e ushtarëve shqiptarë që e mbronin Janinën. Kjo situatë në terren, me siguri që e pati brengosur Esat Pashën, duke u nisur nga dëshmia e mëvonshme, se ai ia kishte vënë vetes për detyrë që veprimtarinë e tij politiko-ushtarake t’ia përkushtojë formimit të Shtetit Shqiptar.

Esat Pasha, i vetëdijshëm se hyrja e ushtrisë malazeze do të nxiste ndërhyrjen përfundimtare të trupave ndërevropiane në Shkodër, veproi me një plan strategjik të menduar mirë. Në fillim, ai e pranoi insistimin e malazezëve për negociata për të ardhmen e Shkodrës. Negociatat nëpërmjet ndërmjetësuesve ishin bërë edhe më herët, mirëpo pa sukses, pasi që malazezët kërkonin kapitullimin e pakushtëzuar të Shkodrës. Por, tani rrethanat kishin ndryshuar, pasi dhe fati i Shkodrës ishte vendosur në Konferencën e Londrës: flota navale evropiane demonstronte në ujërat territoriale të Shkodrës, ushtria serbe ishte tërhequr, përderisa në Shkodër ishin harxhuar rezervat ushqimore dhe ilaçet. Këto rrethana të reja e përshpejtuan arritjen e marrëveshjes për dorëzimin e Shkodrës. Marrëveshjen e  dorëzimit të Shkodrës e nënshkruan Esat Pasha dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë malazeze princi Danilo, më 9 prill 1913 (22 prill 1913). Kjo marrëveshje (serbisht: “Sporazum”) përmban 15 pika, të cilat përfshijnë: amnistinë e plotë, të drejtën e shkodranëve për pronën, lirinë e besimit, përkujdesjen e të plagosurve, marrjen me vete të armatimit të lehtë dhe të rëndë, marrjen e mjeteve të komunikimit (telefonat, telegrafët optikë, heliografët), si dhe dhënien e ushqimit popullatës dhe ushtrisë. Pika qendrore e kësaj marrëveshjeje konsistonte në largimin e ushtrisë nën kryesinë e Esat Pashës prej Shkodre, dhe në hyrjen e asaj malazeze në Shkodër. Kjo nënkuptonte se Shkodra do t’i takonte Malit të Zi.

Por, Esat Pasha ishte ushtarak, ai nuk ishte sovran që të mund t’ia dorëzonte Shkodrën Malit të Zi. Ndryshimin e kufijve të saj mundeshin ta ndërmerrnin vetëm Fuqitë e Mëdha dhe prandaj ishte irelevante marrëveshja mes Shkodrës dhe Malit të Zi për fatin e Shkodrës. Palët që e lidhën marrëveshjen për Shkodrën nuk ishin naive, pasi që ato njëkohësisht ishin edhe politikanë. Ato në radhë të parë mendonin për interesat e tyre dhe të atyre që i përfaqësonin, prandaj dhe bënin edhe një marrëveshje politike.

Mbreti i Malit të Zi me anë të kësaj marrëveshjeje fitonte para syve të ushtrisë dhe popullit malazez “kryeqytetin” e tyre historik. Malazezët pretendonin se varret e mbretërve paraardhës të tyre gjendeshin në Shkodër dhe se prandaj kishin të drejtë historike që ta pushtonin këtë qytet. Sipas malazezëve, çlirimi i Shkodrës duhej të realizohet pas mbi 400 vite lufte me të pafetë shqiptarë, të cilët së bashku me turqit-osmanë e okupuan qytetin në vitin 1479. Megjithëse në momentin kur shqiptarët së bashku me turqit-osmanë e çliruan (okupuan) Shkodrën ajo ishte pjesë integrale e Republikës së Venedikut, Shtefan dhe Ivan Crnojeviçi (princër të Malit të Zi) asokohe i kishin ndihmuar mbrojtjes së pasuksesshme të Shkodrës. Ky fakt historik u lejonte malazezëve të pretendojnë se Shkodra qe e tyre para pushtimit (çlirimit) shqiptar-osman, megjithëse ajo në atë periudhë qe formalisht pjesë e Republikës së Venedikut.

Për malazezët, përveç Shkodrës, edhe Prizreni përfaqësonte qytet me simbolikë historike. Prandaj ata u vërsulën që ta okuponin edhe këtë të fundit dhe mundësisht ta shpallnin kryeqytet të ri. Mirëpo, pasi ushtria serbe e okupoi Prizrenin para ushtrisë malazeze, malazezët u përqendruan në pushtimin e Shkodrës. Këta megjithate dështuan edhe në këtë qëllim, për shkak të rezistencës së fortë në Shkodër. Nga dështimet për “çlirimin” e dy qyteteve historike të mbretërisë së vjetër serbe, mbreti malazez rrezikonte humbjen e përkrahjes së populli i tij. Mirëpo, rreziku nuk qëndronte vetëm te humbja e përkrahjes nga populli; çështja ishte edhe më e thellë. Së pari, serbët në atë periudhë ishin një komb me dy shtete. Dy shtetet (Serbia dhe Mali i Zi) udhëhiqeshin nga mbretër të dinastive të ndryshme. Në atë periudhë ende nuk kishte lindur identiteti kombëtar malazez, pasi ata e konsideronin veten pjesë e kombit serb. Pastaj në vitin 1910 princi i Malit të Zi e shpalli veten mbret, përderisa principatën e tij e shpalli mbretëri. Shpallja e tij mbret, nënkuptonte politikë me pretendime pan-serbe (Mali i Zi, Serbi, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Vojvodinë). Prandaj dhe ekzistonte një rivalitet mes dy dinastive serbe lidhur me atë se kush do ta mbante kurorën në shtetin e ri sllav, që pritej të formohej në Ballkan. Në këtë periudhë, Qeveria serbe kishte arritur të infiltrojë në politikën malazeze idenë e bashkimit nën kurorën e mbretit të Serbisë.

Dështimi në pushtimin e Shkodrës dhe Prizrenit e kishte rënduar situatën e mbretit të Malit të Zi dhe kjo mund t’i kushtonte humbje kurore familjes mbretërore malazeze. I vetëdijshëm për situatën delikate në të cilën gjendej, mbreti i Malit të Zi ishte i gatshëm të pranojë çdo kusht për marrjen e Shkodrës.

Këtë situatë e shfrytëzoi Esat Pasha, i cili insistoi që dorëzimi i Shkodrës të mos quhej kapitullim, por marrëveshje. Kjo marrëveshje i mundësoi atij që ta nxirrte armatimin e rëndë jashtë Shkodrës dhe ta sigurojë ushqimin nga Mali i Zi për ushtrinë e tij.

Ngjarjet që ndodhën në dy javët e ardhshme, prej kur u arrit ajo marrëveshje deri në stacionimin e ushtarëve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, ishin vetëm një manovër politike që i ndihmoi dinastisë mbretërore malazeze të mbrojë pushtetin e vetë, pas bashkimit territorial të Serbisë me Malin e Zi. Mbreti i Malit të Zi, i cili nuk e kishte dhënë urdhërin e tërheqjes së ushtrisë që e kishte rrethuar Shkodrën edhe përkundër kërkesës së Rusisë, tash më ishte në një pozitë shumë më të mirë për të dhënë një urdhër të tillë. Kjo situatë e re, i mundësoi atij të arsyetohej se e gjithë ajo sakrificë prej mbi 5000 të vrarëve nuk ishte e kotë, sepse ata, sipas tij, e fituan betejën dhe e morën Shkodrën, dhe se ishin forcat evropiane ato që e detyruan atë që të jepte urdhërin e largimit të ushtrisë prej Shkodre.

Ky plan i doli atij me sukses, sepse ushtria e tij, pasi që hyri në Shkodër, mbajti atje fjalime patriotike dhe e lavdëroi qëndresën e mbretit. Mbreti i Malit të Zi, pas kësaj, më 4 maj 1913, i dërgoi telegram kryetarit të Konferencës së Londrës, me çka e njohtoi ate se fatin e Shkodrës e linte në duart e Fuqive të Mëdha, dhe pas kësaj urdhëroi tërheqjen e trupave malazeze prej Shkodre, pa mos e konsultuar aspak Qeverinë e tij. Ndërkohë, kryeministri i Malit të Zi dha dorëheqje me pretekst se nuk ishte konsultuar mbreti me te kur e kishte marrë vendimin, përderisa gjeneralët malazezë, të cilët kishin insistuar të luftojnë deri në vdekje, qenë të pafuqishëm  ta kundërshtojnë urdhërin e mbretit. Nëse Mbreti malazez do ta kishte dhënë urdhërin e tërheqjes së trupave nga rrethimi i Shkodrës para se ta okuponin Shkodrën, ai rrezikonte fronin e tij. Me këtë manovër ushtarako-politike, mbreti i shpëtoi mundësisë së grushtit të shtetit nga Qeveria malazeze dhe ushtria. Poashtu, Mbreti malazez e mbijetoi betejën e brendshme politike, pasi dhe popullata tani më nuk e akuzonte atë, por i akuzonte Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk e lejuan aneksimin e Shkodrës nga Mali i Zi, megjithate e okupuan vetë atë me trupat e tyre.(Në vitin 1918, me formimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, ishin po ata politikan malazezë që dhe formalisht e bashkuan Malin e Zi me Serbinë nën kurorën e mbretit serb të dinastisë së Karagjorgjeviqëve; përderisa mbreti malazez dhe trashëgimtari i tij vdiqën në egzil).

Nga ana tjetër, edhe për Esat Pashën kjo marrëveshje kishte përparësitë e veta. Ai manovronte, nga arsyeja se parashikoi, se nëse trupat evropiane hynin në Shkodër para atyre malazeze, të njëjtat do t’i konfiskonin armët e ushtrisë osmano-shqiptare, e sidomos armatimin e rëndë. Nxjerrja e armatimit  ishte çështje mbijetese në atë periudhë. Jo për ushtarët osmanë, sepse për ta lufta kishte përfunduar. Ata e kishin kryer me nder detyrën dhe planifikonin të ktheheshin në Perandorinë osmane. Ndërkohë që për trupat shqiptare që e kishin mbrojtur Shkodrën, lufta ende nuk kishte përfunduar. Kjo, për arsye se Shqipëria e cila e kishte fituar autonominë nën sovranitetin e Sulltanit në Konferencën e Londrës, ekzistonte vetëm në letër. Poashtu në këtë periudhë, shqiptarët ishin çarmatosur nga ushtritë e Aleancës ballkanike dhe të gjitha armët që ishin gjendur në depot e ushtrisë osmane ishin konfiskuar nga ushtritë aleate. E vetmja shpresë për shqiptarët mbetej që mbrojtësi i Shqipërisë së Veriut tash më të shndërrohej në shpëtimtarin e Shqipërisë. Prandaj, kur Esat Pasha me ushtrinë e tij u largua nga Shkodra, ai i dërgoi Kryeministrit të Perandorisë osmane një telegram me këtë përmbajtje: “Meqë në kështjellë nevojat për jetesë u harxhuan, unë e kisha të domosdoshme që prej 10 prill 1329 ta evakuoj kështjellën, dhe këtë në kushte speciale t’ia dorëzoj komandantit të përgjithshëm të ushtrisë malazeze. Me trupat e armatës së rregullt, redifët dhe ata të ushtrisë së mbrojtjes territoriale, me të gjitha mitralozat dhe artilerinë, jam i gatshëm që të nisem në drejtim Lezhë-Tiranë, Komandant i Korpusit të Armatës së Shkodrës- Esat”. Nga përmbajtja e telegramit kuptojmë se Esat Pasha nuk mendonte të shkojë në Stamboll, e ku do të pritej si hero. Në atë kohë, ish ministri i flotës osmane Mahmud Muhtar Pasha, në librin e tij për Luftën ballkanike, që e kishte botuar para përfundimit të asaj lufte, shkruante se ishte trimi Esat Pasha ai i cili gjatë gjashtë muajve e mbronte flamurin osman në Shkodër, me çka dhe e kishte rikthyer dinjitetin e ushtrisë osmane. Lufta për mbrojtjen e Shkodrës ishte shndërruar në një temë ditore në shtypin osman, pasi që beteja e Shkodrës ishte një ndër tri betejat e fundit në të cilat ushtria osmane tregonte rezistencë – në Janinë dhe Edrene. Mirëpo, pas kapitullimit të Janinës dhe Edrenesë, Shkodra kishte mbetur front i fundit në tërë Ballkanin. Ky fakt edhe më shumë ndikoi në famën e Esat Pashës, në tërë Perandorinë osmane. Por, siç u dëshmua, Esatin nuk e tërhiqte ajo famë dhe prandaj ai e zgjodhi rrugën e sakrifikimit. Rrugë ajo që deri në vitin 1916 i solli atij katër dënime me vdekje (nga princ Vidi, rebelimi pro-osman, Perandoria osmane dhe Austro-Hungaria) dhe në fund vrasjen e tij nga një vrasës me pagesë (sipas të gjitha gjasave edhe agjent i Italisë). Por, rruga që ai e përzgjodhi, atij njëkohësisht i solli edhe medalje të shumta nga shtetet më të fuqishme evropiane. Prandaj dhe sot, pa asnjë dyshim, mund të thuhet se Esat Pasha është burrështetasi më i dekoruar në gjithë historinë e Shtetit shqiptar.

Pas largimit të Esat Pashës nga Shkodra, gazeta “Liri e Shqiprisë” me drejtor Kristo Laurasin shkruante:” Ra fortesa e Shkodrës, Taraboshi i cili u mbajt trimërisht kundër rrethimit t’ushtrisë malazeze 190 ditë […] se u dhanë si i sosnë gjithë çephanetë [F.D. municioni] dhe ushqimet. Duket se me këto kondicie dot jetë dhënë trimi Esat pasha”.

Kuptohet që në aspektin ushtarak do të kishte qenë e logjikshme që pas “kapitullimit”, ushtria e Esat Pashës të shpërndahej apo të stacionohej në një vend bregdetar për t’i pritur anijet që do t’i transportonin ushtarët. Por, pas largimit nga Shkodra, ushtria e Esat Pashës vazhdoi me lëvizje taktike dhe me manovra ushtarake, e që dëshmonte se ata përfaqësonin forcë të vërtetë ushtarake. Esat Pasha i ndërmori këto lëvizje, pasi që ai nuk planifikonte kapitullimin dhe dorëzimin e Shqipërisë serbëve apo grekëve. Ai, pasi i la disa batalione në periferi të Shkodrës, që ta kenë nën kontroll sjelljen e ushtrisë malazeze ndaj civilëve shqiptarë, dhe pasi një pjesë e ushtrisë mbeti në Lezhë për t’u transportuar në Anadoll, së bashku me rreth 25.000 ushtarë u drejtua në Tiranë, e cila gjendej nën okupimin serb. Me stacionimin e trupave të tij në Tiranë, ai e shndërroi atë në qendër logjistike të Shqipërisë së re. Armatimi i nxjerrë prej Shkodre u shpërnda në brendësi të Shqipërisë dhe në Tiranë. Atij iu bashkuan edhe gjeneralët tjerë osmanë-shqiptarë me ushtarët e tyre të stacionuar në Fier, Lushnjë dhe Berat. Me bashkimin e tyre, u formua një ushtri prej mbi 50.000 ushtarë të rregullt dhe të armatosur mirë. Taktika ushtarake që e përzgjodhi ai ishte vendimtare për ekzistencën e Shqipërisë. Kjo, pasi që ushtria serbe dhe ajo greke, që deri në këtë periudhë ekontrollonin Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore, së bashku me bajraktarët mercenarë dhe bandat epirotase, tani më kishin një sfidë të re. Ata, së bashku me mercenarët shqiptarë, e kishin pasur lehtë ta kontrollonin Shqipërinë dhe shqiptarët e çarmatosur. Forca e re ushtarake e formuar në Shqipëri dhe armatimi i popullatës me armët e dala nga Shkodra, e ndryshoi situatën në terren dhe filloi gradualisht çlirimi i territoreve shqiptare nga grekët, serbët dhe bashkëpunëtorët të tyre.

Në atë kohë, përderisa Esati ishte në Tiranë, ai e dha edhe një intervistë, ku mes tjerash thoshte: “Është e vërtetë se konsulli i Austro-Hungarisë dhe ai i Italisë e kishin mirësinë që të më informonin se ekziston një Qeveri e tillë [F.D. Qeveria e Vlorës]. Por, nga ana ime unë nuk di asgjë për te dhe nuk më intereson. Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Qeverinë osmane, asgjë nuk mund të jetë më e thjeshtë. Unë i pres urdhërat të cilat më dërgohen nga Ministria e Luftës në Stamboll. […] Unë nuk jam vetë. Unë kam shokë dhe të njohshëm në vend. Unë mundem t’i bashkoj krerët e vendit dhe të gjithë së bashku ndoshta mund të bëjmë diçka të dobishme. Ah, e di shumë mirë që ne kemi nevojë për ndihmën evropiane, financiare (monetare) dhe teknike. Por, ajo ndihmë duhet të jetë pa prapavijë. Çka dua – çka ne duam – është që me çdo kusht të na lini rehat”.

Esat Pasha në këtë intervistë fliste si fitimtar, si një gjeneral që e kishte ushtrinë fitimtare pranë tij dhe që kishte ndikim në Shqipëri. Edhe vetë titulli i artikullit tregonte se ai situatën në Shqipëri e kishte nën kontroll. Në atë intervistë ai fliste për bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe poashtu tregonte se ata kishin kapacitet për të krijuar diçka të dobishme, e që nënkuptonte formimin e Shqipërisë. Ai poashtu fliste për nevojën që evropianët të mos përzien në punët e brendshme të Shqipërisë. Nëse duan të na ndihmojnë – thoshte ai, le ta bëjnë atë, por pa prapavijë. Ai u shmangej kontakteve me Ismail Qemalin, sepse atë, siç u dëshmua më vonë, e konsideronte si një kukull të shteteve që pretendonin okupimin e Shqipërisë, gjithashtu ngase ai nuk përfaqësonte asnjë forcë ushtarake. Forca e vërtetë e Shqipërisë ishte vetë ai, Esat Pasha, me ushtrinë e tij. Së këndejmi, në intervistën në fjalë ai dhe pretendonte që lidhjet me Perandorinë osmane në shtetin e ri që pritej të formohej të mbeten me çdo kusht të paluhatura.

Shndërrimi i Esat Pashës në një forcë reale të Shqipërisë i shqetësoi Austro-Hungarinë dhe Italinë, të cilat kishin arritur ta vënë nën kontroll Qeverinë e Vlorës. Duke i parë si rrezik forcat e ushtrisë osmano-shqiptare, konsujt e Austro-Hungarisë dhe Italisë, të cilët i kishin vënë vetes si detyrë parësore mbrojtjen e interesave të tyre nga ambiciet pan-sllave, u takuan me Esat Pashën në Tiranë, me qëllim që t’i dëgjojnë nga ai planet e tija. Në këtë takim, për dallim nga ajo që Esat Pasha e thotë në intervistë, ai i kishte siguruar ata, se qëllimi i tij ishte formimi i Shqipërisë dhe prandaj planifikonte t’i bashkëngjitej Qeverisë së Vlorës me qëllim që ta legjitimojë ate me një ushtri. Ai poashtu kishte shprehur gatishmërinë e tij që ta merrte përsipër Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i transformonte ushtarët në xhandarë, detyra e të cilëve do të kishte qenë mbajtja e rendit dhe e qetësisë së Shqipërisë, para njohjes së saj në Konferencën e Ambasadorëve si principatë autonome. Vendimi i Esatit e lehtësoi pozitën e Austro-Hungarisë dhe Italisë, pasi shtetet tjera të Fuqive të Mëdha hezitonin lidhur me njohjen e Qeverisë së Vlorës. Ata hamendeshin për njohjen e saj, pasi që nuk besonin se Qeveria shqiptare do të ishte e aftë t’i kryejë detyrat e saja, edhe nga shkaku se ajo Qeveri nuk përfaqësonte asnjë forcë ushtarake. Ata dhe formalisht e injoruan ekzistencën e asaj Qeverie, me rastin e nxjerrjes së proklamatës në kohën kur Fuqitë e Mëdha e morën në administrim Shkodrën. Por, me afrimin e Esat Pashës me Qeverinë e Vlorës, nuk vonoi dhe vendimi i Fuqive të Mëdha, pasi që ata dhe formalisht më 29 korrik 1913 e sollën vendimin e formimit të Principatës Autonome të Shqipërisë.

Shndërrimi i Esat Pashës në një forcë kryesore të Shqipërisë, i rriti edhe spekulimet për shpalljen e tij mbret të Shqipërisë. Ismail Qemali, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Francë, i përgënjeshtroi këto zëra, gjatë një interviste dhënë për gazetën “Le Matin”. Me këtë rast atë e pyetën se çka mendonte për lajmin se Esad Pasha u proklamua mbret i Shqipërisë. Ismail Qemali përgjigjet: “Unë e njoh shumë mir Esad Pashën, është trim i patrembur. Nukë mbesoj të jetë proklamuar për mbret”.

Por, kjo nuk përflitej vetëm në shtypin e huaj, pasi edhe të ashtuquajturit nacionalistë shqiptarë e debatonin haptazi këtë çështje. Në një letër të hapur që Esat Pashës ia dërgoi Mihail Gramenoja, atij i përmenden meritat e mbrojtjes së Shkodrës, duke e theksuar dhe mundësinë që ai të kurorëzohet Mbret i Shqipërisë: “Luftove Pasha me dragonjtë e Shqipërisë u dhe dërmën anmiqëvet dhe nderove kombin tonë, nderove Shqipërinë[…]Vërtet Shqipëria nuk u mundi t’u kurorzonjë me kurorëne artë, nga shkaku që ishte e shkelur nga armiqtë, po ajo e ruante atë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t’u kurorëzonte si duheshe duke thënë gjithë Shqipërisë cili është Esat Pashë Toptani”!

-Gjatë qëndrimit të shkurtër të Esat Pashës në Itali, në korrik të vitit 1913, këtij i shkon për vizitë edhe Faik Konica. Në një telegram që ia dërgon deputetit britanik që lobonte për çështjen shqiptare, Konica i tregon se ishte takuar me Esad Pashën, të cilin e quan Mbrojtës i Shkodrës: “E takova këtu Esad Pashën, mbrojtësin e Shkodrës [I have met here Essad Pasha, the defender of Scutari]”.

Me të kthyer prej Rome, Faik Konica së bashku me Dervish Himën, të bindur në forcën që përfaqësonte Esat Pasha, filluan të lobonin për te te konsulli i Austro-Hungarisë në Shqipëri. Ata  e morën deri diku edhe pëlqimin e konsullit të Austro-Hungarisë dhe Italisë që Esat Pashën ta vënë në krye të Qeverisë shqiptare. Me këtë rast Esati pranoi të vihej në krye të Shqipërisë dhe prandaj filloi edhe fushata diplomatike për promovimin e tij si lider i Shqipërisë. Në një artikull të gazetës së drejtuar nga Hil Mosi, shkruhej: “Para dy ditësh mrrini këtu i shëndrishmi general e trim i famshëm qi mproj trimneshen Shkodër Naltëmadhërisë e Tij ministër i punëve mbrendshme në Qeverin Shqiptare Esat Pashë Toptani[…] Faik Beu (F.D. Konica) në nji fjalë të shkurt qi mbajti, uroj dhe ngiatjetoj të famëshin general për trimërit e rrepta qi dëftoj në mbrojtjen e Shkodrës”.

Më pas, ata formuan Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme, ku u mblodh shumica e parësisë shqiptare dhe e zgjodhi Esat Pashën kryetar të tyre. Kjo Pleqësi e shuajti veprimtarinë e vetë pasi që Esat Pasha pranoi që në emër të Shqipërisë t’ia ofrojë kurorën princit të imponuar nga Fuqitë e Mëdha. Por, para se të nisej me këtë detyrë në Gjermani, Esat Pasha iu drejtua shqiptarëve më një deklaratë: “Për me përgënjeshtrue të gjitha lajme qi epen mi mue, po përkujtoj, se deri sa kjeç gjeneral në shërbim të turkut, un i shërbeva me besnikëri, edhe për ket shkak qi un mbaj gjithnji nji simpatie për Turkien. Sot politikisht jam i ndamun prej saj, shkaku i luftës ballkanike qi mjerisht kje nji rrënim për Turkien, të cilës nuk i mbeti asgjë në Shqypnie. Sot gjithmonë e ndij veten naltësisht shqyptar e të gjithë jetën teme s’kam me punue veç për komb edhe për atdhe t’on tuj i ndjekun me besnikëri vendimet e mbretnive të mëdha për nji Shqypnie të fortë e të jetshme. Pres me nji gëzim të math ardhjen e princit Wied, të zgjedhunit e të cilit s’ka me pasun asnjë kundërshtim, se të gjith Shqyptarët pëlqejnë atë, të cilin fuqitë e mëdha e kanë zgjedhun për regj të Shqypëries”.

-Lidhja e Esat Pashës me Shkodrën mbeti përgjithmonë e veçantë. Këtë e dëshmojnë  edhe pullat postare të Shqipërisë gjatë qeverisjes së Esat Pashës në vitet 1914-1916. Ai i zëvendësoi pullat postare të Shqipërisë që mbanin pikturën e Skënderbeut (Skandërbergu) dhe fotografinë e princ Vidit me fotografi të Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës.

Konkluzion

Veprimtaria e Esat Pashës për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve vazhdoi deri në përfundimin e jetës së tij.

Në këtë punim u përpoqa të argumentoj se pse duhet rishqyrtuar, mbase dhe hedhur poshtë disa manipulime që janë bërë, apo që vazhdojnë të bëhen nga disa historianë shqiptarë, lidhur me veprimtarinë e Esat Pashës gjatë Luftës ballkanike.

“Dorëzimi” i Shkodrës nga Esat Pasha nuk është një inovim i historianëve komunistë shqiptarë. Ai para së gjithash u akuzua nga kundërshtari i tij politik Ismail Qemali, i cili duke pasur për qëllim diskreditimin e Esat Pashës, në një shkrim të tij në vitin 1917 e akuzonte këtë për aktin e “dorëzimit të Shkodrës”. Por, Ismail Bej Qemali harroi të na shpjegojë se si qe e mundur që një “tradhëtar” i përmasave të këtilla, pasi që u largua nga Shkodra, e pranonoi pikërisht ate në Qeverinë e tij, duke ia besuar udhëheqjen e forcave të rendit në Shqipëri. Aq më shumë, siç e dëshmon edhe intervista e lartëpërmendur e Ismail Qemalit, ky nuk e quante tradhëtar Esat Pashën atëherë kur i njëjti u largua nga Shkodra. Përkundrazi, Ismail Qemali asokohe e quante Esat Pashën një trim të patrembur. Kjo na lë të mendojmë se ndërrimi i qëndrimit të tij nuk ishte gjë tjetër përveç se një retorikë e një kundërshtari politik. Megjithate, duhet theksuar dhe një fakt të rëndësishëm, e që sot historiografia shqiptare e mban të heshtur. Kemi të bëjmë me faktin se përderisa Esat Pasha e mbronte Shkodrën, Ismail Qemali, më 8-9 prill 1913, në Milano (Itali) negocionte me përfaqësuesin special të kryeministrit serb. Po ky përfaqësues special i kryeministrit serb për çështjen e Shqipërisë, në mars të vitit 1913 kishte qenë në Shqipëri, dhe në një raport që ia kishte dërguar kryeministrit të tij, e quante Esat Pashën – Mbrojtësi i Shkodrës. Ai në atë raport mes të tjerash shkruan: “Në Durrës nuk ka bejler të dalluar. Qendra për këto është Tirana, ku e tërë fuqia është grumbulluar rreth familjes Toptani, të cilës i takojnë: Esad pasha, mbrojtës i Shkodrës, […]”.

Edhe Syreja Bej Vlora në kujtimet e tija e akuzoi Esat Pashën për shitjen e Shkodrës malazezëve. Mirëpo as dëshmia e tij nuk gjen mbështetjen e ndonjë argumenti. Me këtë rast duhet pasur parasysh se Syreja Bej Vlora ishte i afërt me Austro-Hungarin dhe i mbeti besnik princ Vidit. Përderisa Esat Pasha e detyroi princ Vidin të largohej nga Shqipëria, ndërsa Austro-Hungarisë i shpalli luftë në emër të Qeverisë shqiptare. Me siguri që kjo periudhë i bëri këta dy politikanë osmanë-shqiptarë edhe kundërshtarë politikë, prandaj dhe akuza e tij duhet të merret me rezervë.

Në Shqipëri sot e kësaj dite ka historianë që e quajnë Esat Pashën tradhëtar dhe thonë se ai ia “shiti” Shkodrën Malit të Zi. Por, meqë – siç thonë ata – gjykojnë në baza nacionaliste, atëherë parashtrohet pyetja se pse vallë ata nuk i gjykojnë dhe nuk i quajnë tradhtarë malësorët katolikë të cilët luftonin bashkë me malazezët dhe serbët për ta pushtuar Shkodrën?! Pikërisht këtu dhe fshihet e gjithë enigma e kësaj ngjarjeje historike, që më kot është shtyrë aq gjatë pa u zbardhë nga historiografia shqiptare. Ata përpiqeshin apo përpiqen ta kalojnë në heshtje pjesëmarrjen e disa shqiptarëve gjatë rrethimit të Shkodrës si luftëtarë të Malit të Zi dhe Serbisë, apo faktin e mospjesëmarrjes së shumë prej tyre në luftën e mbrojtjes së Shkodrës, dhe prandaj sot disa historianë shqiptarë na shfaqin interpretime të rrethimit të Shkodrës që janë jashtë çdo logjike të shëndoshë si mundësi për t’i kuptuar.

Mirëpo, në këtë shkrim, përdorimi i citateve nga personalitete historike të asaj periudhe si: Ismail Qemali, Hil Mosi, Faik Konica, Gjergj Fishta, Mihail Grameno, si dhe dëshmitë e kundërshtarëve të tij serbë, të cilët e quanin Esat Pashën Mbrojtësi i Shkodrës, i përgënjeshtron pseudo-historianët shqiptarë që vazhdojnë të shpifin se Esat Pasha qe tradhëtar i Shkodrës dhe i Shqipërisë.

Kreshnik Spahiu Non Grata ne Greqi , Serbi e Maqedoni . PD,PS ,LSI Plotesisht Dakord .

Pse u shpalla Non-Grata nga Greqia, pas kërkesës Meta-Berisha?

Nga Kreshnik Spahiu

Unë jam i shpallur Non Grata në tre shtete Ballkanike.
Nuk udhëtoj dot në Greqi, Maqedoni dhe Serbi.
Të treja këto shtete e kanë bazuar vendimin në bazë të votimit të Parlamentit me 73 vota PD-LSI 2012:
“Kreshnik Spahiu ka nxitur urrejtjen ndër popujt e Ballkanit me veprimet e tij nacionaliste. Kreshnik Spahiu të shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.”
Berisha dhe Meta bashkuan votat dhe i kërkuan 3 shteteve izolimin tim.
Më pas në 2013 isha i detyruar të garoja i vetëm në zgjedhje.
Kodi Zgjedhor më impononte me cdo kusht Koalicion dhe tentova të negocioja sepse isha i detyruar tē ruaja votat pasi Ligji i jepte të drejtën e komisionerve PS-PD-LSI.
Pas debateve me Edi Ramën, pata një takim të gjatë me Ilir Metën. I kërkova me insistim krijimin e Polit 3 kundër PD-PS ku të bashkoheshim 20 parti të reja.
Ilir Meta kishte 4 kushte:
1- Të hiqja dorë nga kritikat për Greqinë sepse unē kisha denoncuar dhe çuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e kombësive të 25.000 shqiptarve në grek!
2- Mos kërkoja më bashkimin e Shqiperisë me Kosovën sepse sipas tij atje ka shumë malok dhe nuk votojnë një parti me skraparllinj
3- Mos kandidoja në Fier Dritan Priftin ai deputet
4- Mos artikuloja më arrestimin e Berishës.

Sigurisht që refuzova dhe nuk hym në koalicion por Aleanca KuqeZi garojë e vetme!
Ishte hera e parē dhe e fundit që garova i vetëm nē zgjedhje. Më pas mijra vota kuqezi u vodhën dhe u numuruan si LSI.
Atë ditë e kuptova që pas 3 shteteve Greqi, Serbi, Maqedoni, po më shpallte Non-Grata edhe shteti Metës-Ramës-Berishës.

Sot zonja e parë e Shqipërisë Monika Kryemadhi prodhoi dy lajme patriotike:
1- Po hante peshk dhe karkaleca me Ramush Haradinajn
2- Po voziste me bikini drejt kufirin detar me greqinë.
Ajo herë shfaqet si krye-opozitare dhe herë si krye-pushtetare!
Shqipëria vazhdon të mbetet vendi çudirave ku Presidentin nuk e quajnë pushtet por opozitë ndonse ai është kreu i shtetetit.
Por le të kthehemi tek dy lajmet.
1- E takoj Ramushin në Jugun e Shqipërisë atje ku shpenzon milionat e partisë dhe i bën rruahe kumlla në kohën e varfërisë dhe pandemisë.
E takoj Ramushin në kohën e konfliktit me Athinën për kufirin detar për të demostruar patriotizëm, por ajo e gjora nuk e ka fare idenë që Ramushi ka firmosur demarkacionin me Malin e Zi duke dhuruar disa hektarë territor shqiptarë shtetit Malazez.
2- Publikoi videon e saj duke vozitur në Gjirin e Korfuzit e irrituar pas 7 vitesh se qeveria po ja shet Greqisë.
7 vite më parë ishte në një varkë tjetër.
Ajo, burri i saj zv/kryeministër, Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm dhe shefja greke e diplomacisë Dora Bakojank.
Greqia dhe populli i saj kanë shekuj që luftojnë për teritore. Sot ata kanē 6000 ishuj dhe ne kemi vetēm Sazanin.
Ata po tentojnë të na rrëmbejnë 12.000 milje hapësirë detare por kjo nuk është asgjë në raport me brigjet që ka pushtuar Monika, Iliri, Saliu, Lulzimi nga Jala në Gjirin e Lalzit.

shpërndaje

🇦🇱Nipi i Poetit Te Pushkatuar Vilson Blloshmit ,Sekretar Politik i Vatres ne Manhattan🇦🇱

Krijohet dega e Re e Vatres ne Manhattan , ajo qe ben pershtypje eshte , pjesmarrja ne drejtimin e Vatres te Djemve Shqiptare qe vijne nga Kampet e Internimit Komunist si Ervin Dine,AgustinMirakaj, Ilirjan Blloshmi , ky i fundit Nipi i Vilson Blloshmit Poetit Martir te pushkatuar nga Regjimi Komunist por jo Vetem . Familja Blloshmi ka me dhjetra te pushkatuar nga regjimi famekeq i Hoxhes dhe Vete Ilirjani eshte lindur e rritur ne Internim .

KRIJOHET DEGA E RE E VATRËS NË MANHATTAN

Të shtunën, 11 Korrik 2020, në mesditë, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, u organizua ceremonia e themelimit të degës së re të Manhattanit.Një pjesë e anëtarëve, punojnë ose jetojnë në Manhattan, ishin të pranishëm në sallë. Shumica ishin të rinj në moshë dhe vinin nga shtresa e të përndjekurëve politik.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Elmi Berisha. Ai i përgëzoi organizatorët e themelimit të degës, grupin nismëtar me në krye z. Agustin Mirakaj(anëtar i Kryesisë së Federatës), i ndihmuar dhe nga nënkryetari Ervin Dine. Z. Berisha tha se kjo ishte mbledhja e parë në mjediset e Vatrës pas 4 muaj izolim për shkak të Pandemisë së Koronavirusit dhe ishte një ditë e rëndësishme.Krijimi i degës, tha ai, ishte paralajmëruar prej kohësh pas Kuvendit të 19 Janarit 2020 dhe sot u bë fakt i kryer. Degë të tilla ne do të ngremë sapo të normalizohet situata e daljes nga Pandemia edhe në Teksas e shtete të tjera. Kryetari Berisha u uroi mirëseardhjen vatranëve të rinj.
-Ne do të vazhdojmë edhe në ardhmen procesin e krijimit të degëve të reja, por në përshtatje me Kushtetutën e VATRËS. Asnjëherë nuk do të lejojmë që individë të pa autorizuar, të veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën e Vatrës dhe me ligjet e vendit ku jetojmë-,tha Berisha.
Më pas ka përshëndetur dhe Presidenti i nderit i Vatrës z. Agim Rexhaj, i cili pasi uroi organizatorët e krijimit të degës, e cilësoi 11 Korrikun 2020, si një ditë historike për Vatrën, e cila rikthehet në Manhattan pas tri dekadash, kur zyrat e Vatrës me kryetar të ndjerin Arshi Pipa ishin vendosur në ndërtesën ku punonte arkëtari i sotshëm i Vatrës, anëtari i Kryesisë Marjan Cubi,i cili përballoi me shpenzimet e veta dhe qeranë e zyrës.
Z. Rexhaj e falenderoi z. Agustin Mirakaj për nismën dhe i uroi vatranët e degës së re.
Krijuesi i degës, anëtari i Kryesisë së Vatrës z. Agustin Mirakaj, ka përshëndetur pjesmarrësit dhe mbështetësit dhe të gjithë ata që iu përgjigjën nismës së tij. Në fjalën përshëndetse Mirakaj ndër të tjera tha: Dallimi midis së kaluarës dhe së ardhmes nuk është gjë tjetër veçse një iluzion. Asgjë nuk është e shkëputur. Dje, sot dhe nesër nuk janë rastësi, ato janë të lidhura në një rreth pa mbarim. Gjithçka është e lidhur. Ne jemi vazhdimësia.Mendoj, tha ai, se ne që e duam Shqipërinë jemi shumë. Ne e krijojmë degën sepse duam Shqipërinë, duam Kombin dhe u shërbejmë atyre,ashtu si paraadhësit tanë. Detyra e degës më të re : VATRA MANHATTAN BRANCH është të çoi Misionin e Vatrës përpara, ashtu si e kërkon ajo, me dinjitet dhe përkushtim….Anija nuk rri në vend , ecën vetëm përpara. Detyra është të shkojë në destinacion. Në këtë pozicion jemi dhe ne, të gjithë bashkë, për ta çuar VATRËN përpara duke ndjekur vijën e saj të palëkundshme në mbrojtje të Shqipërisë Demokratike….Sot gjithçka ka të bëjë me angazhimin e të rinjve me potencial për ndryshimin. Për të shkuar përpara është e domosdoshme që udhëheqësit dhe stafi të përshtaten dhe të përfaqësohen në mënyrë të barabartë dhe efikase me një brez të ri profesionistësh dhe motivues. Kemi kohë që e kemi nisë procesin-po e bëjmë realitet ditën e sotme pas shumë pune e mundimesh.
Teknologjia është e ardhmja, ne mund ta përdorim atë me afikasitet për të ndërtuar të ardhmen e Vatrës.
Mirakaj raportoi: Një detyrë e rëndësishme e vënë nga Kryesia dhe Kryetari Elmi Berisha është hapja e website të Vatrës http://www.federatavatra.org
Ky website afron realitetin dhe përshpejton aftësinë për komunikim të drejtpërdrejt me vatranët dhe shqiptarët kudo ku jetojnë.
Ai e mbylli fjalimin e vet përshëndetës me fjalët: Dita po vjen, VATRA do të lulëzojë!
Z. Mirakaj u duartrokit dhe u përshëndet gjatë nga pjesmarrësit.
Në emër të kryesisë së re përshëndeti Viktor Vorfi, i cili tha se VATRA është e shenjtët për shqiptarët dhe krijimi i degës së re sot është vazhdimësi e punës së paraardhëse dhe çuarja më tej e saj prej nesh. Ai kërkoi duartrokitje për secilin të propozuar për në kryesinë e degës.
U duartrokitën: Agustin Mirakaj-Kryetar i degës; Eduard Aranitasi-Nënkryetar; Ilirjan Blloshmi-Sekretar, Viktor Vorfi –anëtar i Kryesisë, Muharrem Bajraktari-anëtar i Kryesisë, Mikel Ndoci-anëtar i Kryesisë, Damian Previzi-anëtar i Kryesisë, avokat Hasan Metuku-anëtar i Kryesisë.
Dega e nisi funksionimin me 26 anëtarë, me pikësyimimi që së shpejti do të regjistrohen edhe anëtarë të rinj, me synimin që brenda vitit numri i të anëtarësuarve ta kalojë shifrën 60.
Kryesia e re propozoi që z. Agim Rexhaj, të jetë anëtar Nderi i saj. Propozimi u miratua me duartrokitje.
Në emër të kryesisë të sapo miratuar përshëndeti sekretari Ilirjan Blloshmi.
Kryetari Elmi Berisha, duke përshëndetur kryesinë e re të degës tha: Kjo degë e re paralajmëron shtimin e degëve të tjera në hartën e Vatrës.Unë mendoj se Ju do na sillni në Vatër risi të reja, ide të reja, duke ruajtur të shenjtë Frymën Kombëtare të VATRËS.
Z. Berisha, edhe njëherë tërhoqi vëmendjen për inisiativën antiligjore të një grupi të vogël ish vatranësh, që pretendojën se kanë ngritur një degë në Staten Island. Askush nuk mund të ngrejë degë pa marrë autorizimin e Kryetarit dhe kryesisë së Vatrës. Dega e njoftuar në facebook është jashtë çdo baze ligjore, duke e shqyrtuar aktin në përballje me Kushtetutën e VATRËS dhe me Ligjet e këtij vendi.
Presidenti i Nderit z. Agim Rexhaj kërkoi një qëndrim të ashpër ndaj shkelsëve të Kushtetutës së Vatrës. Edhe z. Ibrahim Kolari,anëtar i Kryesisë, kërkoi qëndrim ndaj këtij veprimi.
Sekretarja e Vatrës znj. Nazo Veliu uroi degën e re, kryesinë e saj dhe shprehu besimin se askush nuk do të ketë sukses në përçarjen e Federatës VATRA apo në tentativën e një grupi të jashtligjshëm që synon shkatërrimin e saj.
Kryeredaktori i Diellit, pasi uroi krijimin e degës dhe kryesinë e re, informoi për përpjekjet maksimale të redaksisë së Diellit në kohën e Pandemisë, që Dielli online, Dielli fb të funksiononin pa ndërprerje. Ai evidentoi punën e mrekullushme, të palodhur dhe profesioniste të gazetarit Sokol Paja,i cili gjatë këtyre katër muajëve të Pandemisë, ka bashkuar rreth DIELLIT mendjet e mençura shqiptare të shpërndara në Botë, mjekëve,infermiereve,studiuesve,shkencëtarëve, gati në të gjithë kontinentet. Sjellja e tyre në faqet e Dillit ka rritur praninë e Vatrës dhe të vetë Diellit në shumë shtete. Pjesmarrësit e shpërblyen me duartrokitje gazetarin Sokol Paja.
Nënkryetari i Vatrës Ervin Dine pasi uroi degën e re, kryetarin Mirakaj dhe kryesinë e sapozgjedhur, falenderoi të gjithë të anëtarësuarit në degën e re.
Sipas Kushtetutës së Vatrës, dega e re u pajis me librin e protokollit dhe blloqet e pagesave. Veprimtaria u filmua nag Radio Televizioni 21 nga gazetari Halil Mula.
Takimin e ka mbyllë kryetari Berisha.(Dielli)

Sigurimsat e Diktatures te punesuar ne Ambasaden Amerikane

DB6EF55F-9B0C-4D4F-B5EB-05F619009495.jpeg

Drejtuar Ambasadorit-es Amerikes se Rruges se Elbasanit 😂😂
..
„…do te lutesha te prononcoheshit ne lidhje me cfar shkruhet dhe flitet Z.Ambasador keni detyrimin te na thoni sa eshte e vertete .Flm .
..
Kjo liste gjendet ne rrjetet Sociale ..Spiune e sigurimsa te punesuar ne Ambasadën Amerikane te punesur nder Vite Sikur edhe 1 te punonte aty do te ishte Skandal ..

.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

Si i Prishen Komunistet 2169 Kulte Fetare ne Vitin 1967 ne gjithe Shqiperine.

Kur prekte çështjen e luftës kundër fesë në vitin 1967, vit kur u shkatërruan në masë gjithë kishat, xhamitë e teqetë në vend, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxha, e distancoi burrin e saj nga kjo ngjarje. Më poshtë është një urdhër sekret i diktatorit, ku përgënjeshtrohet kjo. Raporti informativ jep me shifra dhe detajon gjithë aksionin për shkatërrimin e objekteve fetare në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

Shqiptarja.com sjell të plotë urdhrin sekret të Enver Hoxhës me direktiva se si do t’i shfarosnin kishat dhe xhamitë dhe do t’i çrrënjosnin njëherë e mirë besimet fetare në Shqipëri. Se sa rezultat pati kjo fushatë e nisur pas urdhrit sekret të Hoxhës, rrëfen dokumenti i dërguar në Komitetin Qendror në muajin gusht 1967, një raport i hollësishëm me rezultatet e para të kësaj “lufte kundër fesë”.

***********

Komiteteve të Partisë së Rretheve

Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me qëllim që kjo luftë të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, u pa e nevojshme të jepen orientimet e mëposhtme:

Feja është opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri, edhe ata (dhe këta nuk janë pak) që janë të helmatisur e që duhet t’i ç’helmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur.

Këtë luftë të madhe nuk duhet t’ia lëmë spontanitetit e të kënaqemi duke thënë se brezat e rinj do ta braktisin këtë opium, ose se feja dhe praktikat e saj ruajnë qenien e tyre vetëm tek plakat dhe tek pleqtë. Kjo nuk është ekzakte, këto mund të humbasin virulencën e tyre, vetëm në rast se i luftojmë e i demaskojmë, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen në rast se i nënvleftësojmë. Sigurisht feja ka të bëjë me botëkuptimet, me ndërgjegjen, por këto me shekuj, feja dhe klerikët jo vetëm i kanë kthyer në dogma filozofike, por për ta rrënjosur këtë dogmë animiste në ndërgjegjen e njerëzve, e kanë shoqëruar edhe me disiplina konkrete, me organizime të veçanta, e kanë lidhur me ngjarjet e jetës së njeriut. Çdo gjë feja është munduar ta lidhi me ndodhitë e jetës së njeriut dhe ka bërë që ky, çdo mendim, çdo veprim të tij ta lidhi me fenë, me besimin idealist, mistik etj.

Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë qoftë kundër dogmës fetare vetë, kundër pikëpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që kanë hyrë, deri në zakonet e përditshme të atyre që besojnë, bile edhe të atyre që nuk besojnë, por që i zbatojnë nganjëherë pa i ditur, pa bërë kujdes. Populli ynë, në përgjithësi, nuk është fetar në atë kuptimin që janë shumë popuj të tjerë. Kjo është e vërtetë por prapë se prapë edhe ai diçka beson. Klerikët, me përjashtim të atyre katolikë, aktualisht janë injorantë dhe fenë që predikojnë e mbështesin më shumë në ruajtjen e disiplinave fetare, me anën e një liturgjie arkaike, me psoma dhe duara ose lutje të mësuar përmendësh në rastin e hoxhallarëve, pa u kuptuar as brendinë, pa lerë interpretimin e tyre filozofik.

Ne nuk u kemi lënë asnjë shkollë, qoftë edhe të ulët, për të nxjerrë klerikë të rinj dhe për t’u dhënë këtyre një edukatë të rregullt dhe të interpretuar të doktrinës së tyre fetare..

Kështu që klerikët e çdo besimi kanë shteruar dhe do të shterojnë edhe ca më shumë si kuadro. Kurse për sa i përket shtypit të librave, të dogmave të tyre, kjo ka vdekur me kohë për ta.

Myslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmendësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht. Ortodoksët s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip. Kurse katolikët dhe kleri sidomos është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazhdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filozofi.

Pra, bazën materiale dhe propagandistike për shumëzimin e librave fetare e kemi zhdukur. Ne kemi zhdukur gjithashtu mundësinë e nxjerrjes së kuadrove. Tash është çështja t’u prishen kishat dhe xhamitë, të vetmet mjete kryesore ku klerikët grumbullojnë besimtarët për të mbajtur gjallë besimin, qoftë edhe në forma dekadente. Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson. Por mjaft prej tyre janë prishur, pa ngjallur asnjë reaksion, disa të tjerë janë prishur se kanë rënë, ka nga ato që janë kthyer në depo ose kanë mbetur pa hoxhë apo pa prift dhe praktikisht nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne për deri sa nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne përderisa ti rrafshojmë nga faqja e dheut tonë. Institucioneve fetare ne duhet t’u heqim, atje ku e kemi lënë diçka, të gjithë tokën, ndonjë ulli ose të ardhur tjetër që mund të kenë akoma kishat, xhamitë, etj.

Është interesante se në fshatin tonë nuk ka rezistencë për këto gjëra. Ky është si rezultat i punës ateiste që ka bërë dhe bën partia, por edhe nga mungesa e hoxhallarëve dhe e priftërinjve në fshatra, nga mungesa e librave fetarë. Në përgjithësi, në fshatra çështja e besimit në fenë, mbahet në zakonet e jetës, në interpretimin pragmatik të tyre, por që nuk është as për ta nënvleftësuar, as për ta neglizhuar, pse prapë na dëmton shumë në zhvillimin dhe përparimin e vëndit.

Për ti zhdukur praktikat fetare ne duhet ti luftojmë ato sidomos me frymën revolucionare dhe patriotike. Le të marrim çështjen e praktikave fetare myslimane. Gjatë 14 shekujve ato ruajnë karakterin e unitetit arab, të dominimit arab me anën e fesë dhe kurani është libri i këtij ligji. Çdo gjë tek ai predikon ruajtjen e kësaj ideje, propagandimin e saj, të pleksur natyrisht me dogma filozofike, idealiste, monoteiste, më racionale si të thuash se judaizmi ose kristianizmi.

Disiplinat fetare myslimane ruajnë të paprekur çështjen që, kur një person falet, qoftë ky arab, egjyptian, kinez ose shqiptar, duhet ta kthejë fytyrën nga Meka. Kjo do të thotë ruajtje e besimit të unitetit fetar, por edhe temporal. Për ta qendra për çdo gjë është Meka. Por, disiplina e fesë myslimane kërkon që çdo mysliman, i çdo kombësie që të jetë, duhet të falet në gjuhën arabe, kuranin ta mësojë dhe ta këndojë vetëm në arabisht.Myslimanët falen kudo njëlloj, numri i të falurave çdo ditë është njëlloj, marrja avdes është njëlloj. Njëlloj janë gjithashtu kudo deri në përcaktimin e datave të tyre agjërimi, festa e bajrameve, matemi, etj.

Ne duhet t’i thyejmë këto praktika dhe t’u tregojmë të gjithë atyre që besojnë, sa absurde është t’i ruash dhe të zbatosh gjëra të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me jetën tonë, jo vetëm aktualisht, por edhe në të kaluarën. T’u shpjegojmë atyre origjinën e qëllimin e tyre, t’u vërtetojmë se si, nën petkun e perëndisë, fshihej ligji i imperialistëve otomanë, i pushtuesve turq dhe i shërbëtorëve të tyre. Asgjë pra s’na lidhte dhe as na lidh me fenë, me praktikat e saj, jo vetëm si ateistë, por edhe si patriotë shqiptarë. A mund të imagjinohet që shqiptari të vazhdojë t’u bindet ligjeve të të huajve, ligjeve të pushtuesve, qofshin këto ligje të veshura me petkun e fesë e të sheriatit? Të vazhdosh t’u bindesh këtyre ligjeve e zakoneve, do të thotë të jesh shpirtërisht me të huajt, me reaksionin më të zi të huaj. Nuk mundet nga një anë të mendosh dhe të veprosh drejt politikisht, kurse nga ana tjetër ideologjikisht të mendosh dhe të veprosh shtrembër.

Feja të bën të gabohesh rëndë politikisht dhe të frenon të ecësh përpara. Bota po përparon. Shqipëria po ndërton socializmin, kurse disa njerëz vazhdojnë akoma të besojnë ëndërrimet e një njeriu të shekullit të 6-të që kish botëkuptimet e tij mbi jetën, qëllimet e tij mbi popullin e vet dhe mbi popujt e tjerë. Ç’lidhje mund të kenë këto ëndërrime të Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje! Prandaj, përfundimisht dhe pa nishan, duhen këputur këto lidhje që të mbajnë të lidhura këmbë e duar dhe të poshtërojnë.

Këtë anë të shpjegimit historik të praktikave të fesë ne nuk duhet ta harrojmë, po ta përdorim dhe tok me të të ngjallim dhe të vëmë në luftë me këto praktika fetare patriotizmin e madh të masave. T’u shpjegojmë masave historikisht dhe materialisht ç’vuajtje, ç’mjerime, gjakderdhje e shtypje ka pësuar populli ynë, veçanërisht nga feja, se si ajo na përçante, vinte në luftë vëllanë kundër vëllait për të na shtypur më mirë, për të na robëruar më lehtë dhe për të na pirë gjakun në emrin e fesë.

E njëjta gjë duhet bërë kundër fesë ortodokse dhe asaj katolike, pse edhe ato kanë të njëjtin karakter, bile akoma më të theksuar reaksionar, shtypës, idealist, qoftë në zhvillimin e dogmës, në përmbajtjen e saj, qoftë në liturgjinë e ngarkuar, të rafinuar dhe pompoze, qoftë në praktikat dhe në disiplinat fetare. Kur feja myslimane sheh te Muhameti vetëm profetin, domethënë njeriun, të cilit “Zoti” nuk i transmetoi gjoja veçse urdhrat e tij, të cilët u përmblodhën në kuran, Krishti për fenë ortodokse dhe atë katolike është perëndia i bërë njeri, i zbritur mbi tokë etj., etj.

Kur në myslimanizëm xhamia konsiderohet si një vend i thjeshtë për mbledhje, kristianizmi i konsideron kishat frone të Zotit, ku manjifikohet perëndia dhe minimizohet qenia njerëzore, skllavërohet shpirti dhe shtypet ai dhe fiziku i tij nën një liturgji të tmerrshme e pompoze, nën një luks të shfrenuar të klerit dhe të katedraleve, nën një praktikë të tmerrshme të përditshme që i është qepur besimtarit, që kur lind dhe deri sa vdes. Besimtarit sa është gjallë, kisha jo vetëm i merr pasurinë nëpërmjet një mijë zakoneve grabitëse, praktikës frymëmbytëse dhe skllavërimit brutal ndaj asaj, klerit dhe fesë, por kisha, nëpërmjet një mijë teorive animiste, përpiqet të ruajë tek njerëzit edhe kultin, edhe praktikat “e shpirtit të të vdekurit” të katër deri gjashtë mijë vjet më parë, siç janë çuarja në varre e grurit, kuleçve e zahireve të ndryshme, të cilat, natyrisht, grumbullohen në mbrëmje nga priftërinjtë dhe ua shesin në mëngjes besimtarëve, u marrin kështu këtyre shpirtin, u rrjepin lëkurën. Feja kristiane duhet thënë se është më e egra, më reaksionarja.Por të gjithë derrat një fytyrë kanë.

Lufta kundër feve, veçanërisht në vendin tonë, ku nuk ka mundur të zhvillohet në forma filozofike të stërholluara, për arsye të mungesës së një baze klerikësh të zhvilluar e me kulturë, duhet të bëhet me këmbëngulje në zakonet, në traditat, në mënyrën e jetesës, në interpretimin e fenomeneve, pse nëpërmjet kësaj rruge klerikët kanë mundur për shekuj me radhë te fusin helmin e fesë dhe këtë helm ta përziejmë me gëzimet, me hidhërimet dhe me shfaqjet e përditshme të jetës së njeriut.

Neve pra na bie detyra që të studiojmë me imtësi, ku dhe qysh shfaqet ky helm, në ç’forma, ç’trajta ka marrë gjatë zhvillimit, ç’praktika zbatohen, si zbatohen e si kamuflohen ato. Këto ne duhet t’i analizojmë që kur lind i vogli, i cili pagëzohet, bëhet synet etj., që kur martohet njeriu, ngjarje kjo që lidhet me shumë zakone në të cilat ka depërtuar zakoni kishtar si krimbi brenda mollës së kuqe. Duke i njohur këto, këtej duhet të fillojë lufta e studiuar sistematike ideologjike, politike, organizative, pa pushim, pa pushim.

Duke i njohur këto, duke njohur terrenet konkrete ku zhvillohen, ne duhet të ndërtojmë leksione filozofike të bazuara, reale, jo tekste të rënda filozofike që as nuk shpjegojnë gjë dhe as që i kupton njeri. Çdo gjë, për këtë çështje sidomos, ne duhet t’ia përshtatim vendit, njerëzve, zakoneve dhe kapacitetit i intelektual të vendit tonë.Të mos kopjojmë gjëra që nuk i përshtaten realitetit tonë.Të mos anticipojmë në gjëra dhe në mendime që mund të mos jenë as të nevojshme për gjendjen tonë.

Lufta me fenë është mjaft e koklavitur, prandaj kush nuk armatoset mirë kundër saj, mund të mos ketë rezultatet që dëshirojmë. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe terreni ynë paraqitet i favorshëm që këtë luftë ta kryejmë me sukses. Një armë historike kundër fesë dhe klerikëve reaksionarë është edhe fakti se feja myslimane ka qenë ideologjia e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologjia e shovinistëve grekë që pushtonin në kohët e kaluara vendin tonë dhe feja katolike me qendër Vatikanin ka qenë ideologjia e pushtuesve italianë, e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian.

Ndjenjat patriotike të popullit tonë dhe lufta e tij për t’u çliruar nga zgjedha e të huajve, në mos drejtpërsëdrejti, gjatë shekujve është ndeshur edhe me ideologjinë fetare të pushtuesve dhe me ata klerikë reaksionarë të çdo besimi që u shërbenin atyre.Në këtë fakt historik ne nuk mund të mos shohim edhe një nga arsyet që populli ynë nuk është edhe aq fanatik e i lidhur me fetë, pse këto, në parim dhe në fakt, kanë qenë në kundërshtim me idenë e çlirimit kombëtar.

Gjatë historisë së popullit shqiptar ka pasur klerikë patriotë që edhe pa e mohuar haptazi besimin e tyre, kanë qenë të lidhur me popullin dhe me idenë e çlirimit kombëtar, por në asnjë kohë feja si fe nuk ka qenë tek ne një faktor, jo vetëm përparimtar, por as edhe të ketë dhënë ndihmën më të vogël në çlirimin kombëtar. Ky pra është një tjetër argument me baza historike që ne s’duhet ta lëmë pas dore në luftën tonë kundër fesë.

Duke pasur parasysh të gjitha çka thamë më lart, ne si komunistë dhe ateistë duhet të jemi edhe realistë. Me gjithë propagandën tonë të organizuar kundër fesë, riteve, dogmave, institucioneve fetare dhe klerikëve profesionistë, të kemi vazhdimisht parasysh që të mos futemi në luftë të hapët me njerëzit e popullit, sepse në popull do të ketë edhe njerëz të ndershëm, të lidhur me partinë dhe patriotë të flaktë që do të ruajnë në ndërgjegjen e tyre edhe për shumë kohë, mundet edhe deri sa të vdesin, besimet e tyre. Puna me ta do të jete një përpjekje bindjeje e vazhdueshme dhe me durim të madh, të cilën të mos e lejojmë të kthehet në ofenduese. Me këta njerëz partia duhet të sillet, si të thuash, si doktori i mirë që bën të gjitha përpjekjet për ta shëruar të sëmurin, për ta rikthyer këtë në gëzimet e jetës.

Besimet e kota fetare nuk do t’i gjejmë vetëm te klerikët. Këta janë ata njerëz profesionistë që i propagandojnë, që i ruajnë të gjalla, që bëjnë spekulime dhe mashtrime të poshtra, por ato ekzistojnë edhe në popull. Prandaj, pa a ngadalësuar për asnjë çast propagandën kundër fesë, të kemi kurdoherë parasysh se kemi të bëjmë me popullin. Veprimet e pamatura, ekzaltuese, duhet të evitohen.Çdo veprimi i duhet përgatitur me kujdes terreni politik.

Të zaptosh xhamitë dhe kishat me fushatë dhe me një urdhër, është punë e lehtë, por duhet menduar edhe për pasojat në popull.Pasojat e këqija evitohen duke përgatitur me kujdes popullin, që ai ta kuptojë këtë kotësi, ta zhdukë fenë nga zakonet e jetës, të braktisë me bindje praktikat e saj.Atëherë për të s’ka as rëndësinë më të vogël xhamia apo kisha, prifti ose hoxha.Kjo është një punë më e rëndë, por më e sigurt.Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen.Asnjë ndërtim të mos u bëhet. Disa mund të kthehen në vepra muze, në qoftë se janë të tilla, disa që do populli, të bëhen depo, të mos hezitohet të merren, e kështu me radhë, jo me dhunë, me bujë dhe pa marrë aprovimin e popullit, i cili duhet përgatitur shpirtërisht dhe politikisht.

Në këto situata revolucionare kemi marrë vesh se kryesia e klerit bektashian dhe ajo e klerit mysliman u kanë lëshuar një qarkore të gjithë hoxhallarëve e dervishëve të heqin çallmat e taçet, të heqin xhybet dhe të dorëzojnë teqetë e xhamitë.Këtu nuk ka asnjë shtytje, asnjë presion, qoftë edhe sugjerim nga ana e shtetit.Kjo është krejtësisht një iniciativë e tyre.A është kjo një iniciativë e mirë nga ana e tyre? Po të na kishin pyetur, ne nuk do t’i këshillonim ta bënin, por tash që e bënë, ne as nuk u themi ta tërheqin, por vetëm duhet të dihet dhe, kur e kërkon rasti të shpjegohet që kjo është iniciativë e vetë klerikëve.

Këtë çështje duhet ta kini kujdes se elementët armiq mund ta përdorin kundër pushtetit. Duke i njohur këta klerikë, ne mendojmë se për këtë zell që kanë treguar nuk janë shtyrë nga ndonjë qëllim i keq, pse ata janë të lidhur me popullin dhe me pushtetin. Gjesti i tyre, sido që i shpejtuar, prapë i shërben interesit të përgjithshëm. Ai është një gjest patriotik dhe i guximshëm nga ana e tyre, pse pavarësisht se do të vazhdojnë të besojnë në fe, ata thyen një traditë shekullore gjë që i nderon ata, pse në vetvete është një mendim dhe vendim përparimtar.

Por, do të ishte më politike që ata të kuptonin dhe të ndihmonin, duke ndjekur me kujdes taktikën dhe strategjinë e partisë, në luftën kundër feve. Do të ketë njerëz në popull që nuk do t’i aprovojnë veprimet e këtyre klerikëve. Ne nuk duhet të qëndrojmë sehirxhinj, por t’i mbrojmë në qëllimet e tyre të mira dhe shumica e popullit, e në radhë të parë të rinjtë dhe të rejat, do t’i aprovojnë. Kjo ka rëndësi të madhe. Por, nga ana tjetër, ka rëndësi që kjo çështje të mos bëhet një problem kapital dhe të diskutohet: duheshin prishur kishat dhe xhamitë, bënë mirë këta klerikë apo nuk bënë mirë? Çdo gjë për këtë duhet të kalohet dhe të bëhet pa bujë, me durim, me konsekuencë, në rrugën që ju shpjeguam më lart.

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

ENVER HOXHA

***************

Dokumenti i dytë.  Raport informativ: Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe Disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj (30. 08. 1967)

Pas Kongresit të 5-të të Partisë dhe sidomos pas fjalimit të shokut Enver të 6 shkurtit, në gjithë vendin po zhvillohet gjerësisht lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare.

Kjo luftë zhvillohet në kuadrin e thellimit të mëtejshëm të revolucionit ideologjik, është luftë e thellë klasore midis dy botëkuptimeve, midis dy ideologjive, me objekt që të çrrënjosë botëkuptimin fetar si një nga bazat e fuqishme të ideologjisë reaksionare, për të edukuar masat me botëkuptimin materialist marksist-leninist. Lufta zhvillohet jo vetëm midis nesh dhe armiqve, por kryesisht në gjirin e popullit e të Partisë, dhe në një terren mjaft të ndjeshëm e delikat.

Ajo dallohet nga këto karakteristika kryesore: a) Zhvillohet në një front të gjerë në qytet e në fshat, në gjithë shtresat e popullit. b) Dallohet nga aksione goditëse direkte, jo vetëm kundër fesë si botëkuptim reaksionar, por dhe kundër bazave që kanë ruajtur dhe ushqyer fenë. c) Nga pjesëmarrja e gjerë e masave të popullit në këto aksione, nga diskutimi popullor mbi kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare.

Pra lufta kundër fesë ka marrë të gjitha tiparet e një lëvizjeje të gjerë me karakter të theksuar ideologjik. Në këtë fushë në vendin tonë po kryhet një hop i madh revolucionar i paparë deri tani në historinë e vendeve socialiste.

Sigurisht ky hop i madh nuk është i rastit. Ai është rezultat i gjithë punës 25-vjeçare të Partisë.Qysh në fillim Partia edukoi anëtarët e vet dhe masat me frymën e ateizmit.Mbas çlirimit mori masa të rëndësishme. Ndarja e fesë nga shteti dhe nga shkolla, kufizimi i vazhdueshëm i institucioneve fetare, kufizimi e pastaj likuidimi i mundësive për përgatitjen e kuadrit fetar, duke mbyllur edhe institucionin përkatës, ndalimi i botimit të literaturës fetare etj.,përbën një faktor të rëndësishëm pozitiv për luftën kundër fesë. Por kryesore është puna e madhe e partisë për të përhapur arsimin e kulturën, për të zhdukur injorancën, për të përhapur njohuritë shkencore në të gjitha fushat dhe shumë masa të tjera me karakter ideologjik.Të gjitha këto përbëjnë një periudhë të tërë ndryshimesh sasiore të domosdoshme që po çojnë në ndryshime cilësore.

Ka rëndësi të veçantë fakti që Partia dhe KQ si kurdoherë gjykoi mirë gjendjen shpirtërore të masave, gjeti momentin e duhur për të hedhur parullën e luftës në front të gjerë dhe që jeta po e vërteton plotësisht të drejtë. Lidhur me këtë një ndihmë e madhe ishte dërgimi i letrës së shoku Enver të datës 27 shkurt, ku jepen orientime për zhvillimin sa më të drejtë, pa gabime dhe me sukses të luftës kundër fesë, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike.

Me gjithë periudhën e shkurtër mund të bëhet një bilanc i rezultateve të para, të nxirren disa konkluzione e probleme se si e ku duhet të thellohet më tej kjo lëvizje.

1) Lufta në fillim u drejtua kundër bazave të vatrave fetare. Më parë për të marrë disa kisha e xhami kryesore, kurse pastaj masat e popullit shkuan më tej për t’i marrë të gjitha ato.Kjo iniciativë nga poshtë u mbështetu fuqimisht nga lart, nga komitetet dhe organizatat bazë të partisë dhe atyre të masave.

Në një kohë relativisht të shkurtër iu dha tronditja e parë vatrave të ideologjisë fetare. Me përjashtim të kishës së madhe të Tiranës dhe kishës katolike, në të gjithë vendin janë mbyllur të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, tyrbet, vakëfet etj. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare kaluan në pronë shtetërore, ose u janë dorëzuar kooperativave. Kishat, xhamitë etj., që ndodhen në qytete u kanë kaluar komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra u kanë kaluar kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja).

Krahas kësaj ato posedonin edhe disa sasi bagëtish, vreshtash, ullinjsh, bahçesh etj.Kështu p.sh.vetëm 8 manastiret kishin 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymë tokë që i kaloi NBSH-së “Gjergj Dimitrov” etj. Një pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte të ishte në duart e tyre.Kjo arrinte në mbi 6 milionë (lekë të reja), nga të cilat 2,150,000 milionë i kishin teqetë bektashiane.(Në këto pasuri përfshihen ndërtesat e banimit me aksesorët, mullinjtë, dhjetëra dyqane e magazina të tyre, pajisjet e brendshme me shtretër të manastireve etj.).Shteti u lehtësua gjithashtu nga subvencioni që bënte çdo vit për pagesat e rrogave e të pensioneve të një pjese të mirë të klerikëve, shifër kjo që arrinte çdo vit në 300,000 lekë të reja.

Ky është një sukses i madh. Kjo qe goditja më e papritur për fenë.Rëndësi të madhe ka fakti që Partia edhe në këtë çështje ndoqi vijën e masave, duke siguruar në këtë lëvizje pjesëmarrjen masive të të gjithë popullit. Kjo ndikoi për zhdukjen e mjaft koncepteve të frikës e legjendave fetare të thurura në shekuj rreth “Çudirave” të vendeve të shenjta, “dënimit me vdekje” dhe “ngrirjes në vend” të njerëzve që tentojnë t’i prekin, se ato i ruan “zoti” etj., etj. Masat panë me sytë e tyre dhe mjaft besimtarë e shprehën hapur këtë, se gjithë ato legjenda rreth “vendeve të shenjta” ishin gënjeshtra të kota, dhe kjo shërbeu për edukimin e tyre. Por ky sukses me rëndësi nuk duhet aspak të krijojë mendimin se çdo gjë mori fund. Ne kemi përpara për të bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, sepse siç theksoi shoku Enver në Kongresin e 5-të, lufta kundër ideologjisë fetare është luftë klase.

Me marrjen e institucioneve fetare kanë lindur edhe disa probleme.Pothuajse të gjitha ato, megjithëse po përdoren për qëllime ekonomike e kulturore ruajnë pamjen e parë. Kjo, përveç të tjerash, në heshtje u kujton besimtarëve kishën apo xhaminë, dhe ta konsiderojnë atë gjithmonë si vend të shenjtë, dhe te brezat që rriten ndikon keq psikologjikisht. Prandaj mendojmë se disa prej tyre që pengojnë planimetrinë e sotme e të ardhme të fshatrave apo të qyteteve të prishen, dhe ku ka mundësi të bëhen ndërtime të reja.Po kështu të prishen ato që janë në rrezik shembjeje, të vjetra, dhe që s’kanë asnjë vlerë historike dhe arkitektonike. Sipas mundësive të ndryshojë pamja e atyre që janë vënë në përdorim për nevoja të ndryshme, sidomos ato që përdoren e do të përdoren si kinema, shtëpi e vatra kulture, palestra etj. Nga rrethet propozohet me të drejtë që Ministria e Arsim-Kulturës (Instituti i Ruajtjes së Monumenteve të Kulturës) të rishikojë kriteret që ruajnë një numër të madh kishash e xhamish pa ndonjë vlerë historike.

2) Një rezultat tjetër shumë pozitiv është likuidimi i funksionit zyrtar të klerit profesionit dhe neutralizimi i klerikëve jo profesionistë. Nga të dhënat del se në rrethe kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj. Numri më i madh i tyre ka qenë në ato rrethe ku edhe numri i institucioneve fetare ishte më i madh, veç këtyre një pjesë e kishave e xhamive ka qenë falur nga besimtarë që bënin pjesë në këshillat e kishave apo të xhamive, numri i të cilëve arrin në disa mijëra veta.

Sipas udhëzimeve të KQ të gjithëve u është siguruar punë, por një pjesë duke qenë të moshuar, pas mbylljes së institucioneve, rrinë pranë familjeve të tyre.Shumica punën e ka filluar në kooperativat bujqësore, sepse aty kishin edhe familjet, ndërsa një pjesë fare e vogël është vendosur nëpër ndërmarrje.Në këtë drejtim nuk ka ndonjë problem. Vetëm një çështje del për disa klerikë që përfitonin pensionin dhe që kanë vështirësi ekonomike. Me bllokimin e fondeve u ndalua edhe pensioni që ata merrnin.Kjo mund të shikohet konkretisht nga organet shtetërore duke gjetur një rrugë të arsyeshme zgjidhjeje.Ka rëndësi të shikohet cili qe qëndrimi i klerit.

Në gjithë këtë lëvizje të madhe të masave kundër fesë qëndrimi i klerikëve ka qenë i ndryshëm.Një pjesë e mirë e klerit tregoi edhe në këtë rast patriotizëm, lidhjet e tij të ngushta me Partinë.

Ata të nisur nga besimi që kanë te Partia, në përparimin e vendit, mbështetën e përkrahën iniciativat e kërkesat e masave.Një pjesë tjetër, megjithëse të pabindur për drejtësinë e domosdoshmërinë e mbylljes së institucioneve fetare nga populli, u pajtuan me të ose mbajti qëndrim të heshtur.Kurse disa të tjerë i rezistuan dhe vazhdojnë t’i rezistojnë lëvizjes së masave e mbajnë një qëndrim reaksionar ndaj saj. Në mjaft raste këta në bashkëpunim me elementë të tjerë armiq brenda vendit, janë munduar të na dëmtojnë me të gjitha mënyrat. Diku, duke përfituar edhe nga dobësitë e punës politike dhe ideologjike të disa organizatave të partisë, janë përpjekur të ngrenë besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjeje me përmbajtje të thellë revolucionare.

Veprimtaria armiqësore është përpjekur që me anë të parullave dhe një seri veprimesh reaksionare të prekë pothuajse të gjitha sferat e politikës dhe të ideologjisë së partisë sonë.Ja disa nga drejtimet kryesore të kësaj veprimtarie. Elementi armik dhe klerik reaksionar, si gjithnjë, e drejton luftën e tij kundër Partisë dhe pushtetit popullor duke hedhur parulla nga më të ndryshmet si: “Këtë që bënë këta nuk e ka bërë as turku, greku, italiani e gjermani, kur na kanë okupuar” ose “Kur të vjen fundi vete përplasesh në derë të kishës ose xhamisë, kështu që edhe kjo që bëjnë këta tregon fundin e tyre” (Kolonjë); ose “Kjo qeveri nuk i ka punët mirë me prishjen e fesë” (Gramsh-Shkodër); “Këto janë vetëm fillimi ndërsa fundi i tyre do të çojë në zhdukjen e familjes” (Vlorë) etj., etj.

Ata përpiqen ta lidhin veprimin kundër fesë me kolektivizimin dhe shkurtimin e kopshteve personale e masat e tjera të Partisë për t’i penguar ato, duke thënë se: “Komunistët po i shkatërrojnë kishat e xhamitë, tokat na i morën dhe fenë na e hoqën” (Pukë) ose “Duke prishur teqetë e kopshtet këta i hapën punë vetes” (Tepelenë) etj.

Janë përpjekur gjithashtu, të krijojnë përshtypjen se në pushtetin popullor ka dallime fesh, krahinash etj.Kështu në rrethin e Lezhës ku është më i përhapur besimi katolik janë përhapur parulla se myslimanët përkrahen, dhe për këtë shfrytëzohet edhe ruajtja e xhamisë ku vazhdojnë kërkimet për varrin e Skënderbeut.Po kështu në Pogradec e Fier marrja më parë e kishave nga xhamitë ose ruajtja si monumente e disa institucioneve është komentuar si përkrahje e një besimi dhe luftimi më me ashpërsi i tjetrit.

Në disa rrethe armiku përpiqet ta paraqesë këtë lëvizje si kopjim kinez duke thënë se “Pse imitojnë botën, Kinën” (Fier), “Këta ndjekin rrugën e Kinës” (Shkodër), ose “hoxhallarëve e dervishëve iu hoq mjekra, se tani kanë hyrë në fe tjetër, në atë të Azisë, ata janë pa fe e nuk falen” (Gramsh).

Elementi armik përpiqet të dëmtojë duke shfrytëzuar veçanërisht fenomenet e fatkeqësitë e natyrës si tërmetin, shirat dhe përmbytjet, thatësirat etj. Kështu në Sarandë e Gjirokastër qarkullojnë parulla se “Tashti që u prishën kishat e u ndoqën priftërinjtë, fatkeqësi do kemi më shumë, do të përmbyset bota”.

Përveç parullave elementi dhe kleri reaksionar kanë bërë presione direkt mbi njerëzit e Partisë. Në Vokopolë të Beratit para se të merrej kisha u vendos një fletërrufe anonime ku shkruhej: “Prishja e kishës në Vokopolë ka tronditur gjithë fshatin, të mëdhenj e të vegjël. Ai që gris këtë fletërrufe do të përgjigjet”. Në Jergucat të Gjirokastrës sekretarit të organizatës bazë i vunë natën te dera e shtëpisë një letër në të cilën e mallkonin dhe e kërcënonin për prishjen e kishës.Në Shënavlash të Durrësit disa elementë vagabondë dhe me përbërje të keqe politike qëllojnë me gur të rinjtë e të rejat e shkollës “Naim Frashëri” që kishin shkuar për të përkrahur kërkesën e rinisë së fshatit për të marrë kishën etj.

Kundër këtyre parullave e veprimeve armiqësore kanë vepruar organizatat bazë të Partisë dhe nën drejtimin e tyre organizatat e masave, duke i demaskuar ato dhe sipas rastit ndaj elementëve të veçantë është mbajtur edhe qëndrim nga organet përkatëse. Megjithëkëtë, organizatat e Partisë dhe organizatat e masave nuk duhet të bien në qetësi e vetëkënaqësi.Ato duhet të rritin vigjilencën revolucionare ndaj veprimtarisë armiqësore, të organizojnë një punë të dendur politike e ideologjike për sqarimin e masave të popullit.

Ismail Kadare leter Lulzim Bashes: Terhiqu, Hapi rruge…

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i është drejtuar me një letër kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, duke i propozuar tërheqjen nga kandidimi, si një rrugë për zgjidhjen e asaj që Kadare e quan ‘kolaps të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”.

Më poshte letra e plotë e Kadarese

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shume se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen “turp i përbashkët”, që mirë a keq, e kemi perjetuar gjatë shume viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : “nder i perbashkët”.

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar

Paris, 21 maj 2011

Largohuni Tradhetare ,Reagon Nr Dy i Ballit Kombetar Arben Hoxha

TRADHETIA E FUNDIT.!
. . .
Me ne fund e verteta doli…ashtu si thote populli qe “e verteta vonon por nuk harron”..!
Ajo e vertete e cila mban peng demokracine…ajo e vertete qe nuk donim te ishte e vertete…sot doli dhe foli qarte….!
Te gjithe shqiptaret e pane me syte e tyre sesi e gjithe klasa politike…..po them e gjitha..demokrate e socialiste …lsi-ste dhe agrare republikane dhe legaliste …te perndjekur dhe balliste…..u bene bashke ….bile kane qene bashke kunder popullit shqiptar…kunder demokracise…kunder mireqenies …kunder artisteve brilante ….kunder atyre qe nuk pranojne dot prangat e roberise…!!
E pate me syte tuaj se si i lane ne vetmi artistet…se si u tallen me ta….se si nenqeshen dhe u ngerdheshen se si ne largesi miratuan cdo veprim te njeri tjetrit …se si rama u krekos se u be diktator dhe se si basha mblodhi gjoja opoziten…hahagaaa sa qesharake….dhe pas disa oresh gjoja mbledhje ….thote se rama do perballet me ne…po me ke do perballet o bir bushtre……perballja ishte tani….po po tani o tradhetar i ndyre i demokracise o spurdhjak karagjoz….turpi ju mbulofte….!!!
Po si ka mundesi qe nuk reagon asnje nga partite e djathta gjoja antikomuniste..po si mundet….te gjithe spurdhjake paskan qene…
Turpi na mbulofte te gjitheve..!!

JU BEJ THIRRJE..!

Te gjithe ju kryetare partish qe mendoni se jeni te djathte dhe antikomuniste …!
Ose prononcouni dhe dilni reagoni …..kundeshtoni Bashen dhe bashucet me monika e kompani….per qendrimin qe po mbajne …ne mbrojtje te demokracise….ose ju lutem….
JEPNI DOREHEQJET TANI..!!

Antikomunistet jane shume por s’jane si ju..!!
Lirine nuk e shkembejme me asgje…..!!
Me qendrimin qe po mbani ju i beni pis antikomunistet….!

IKNI NA HAPNI RRUGEN TE MBROJME DEMOKRACINE….!
PERNDRYSHE DO IKNI BASHKE DHE SI ARMIQTE E DEMOKRACISE….!
NUK E BENI DOT SE NUK MUNDENI APO NUK DONI….KJO SKA ME RENDESI TANI..!!
KOHA JUAJ TASHME KA MBARUAR…!!

Adriatik Alimadhi i Semure bashke me Bashkeshorten nga Virusi Corona braktiset nga Shteti Komunist .(I Urojme Sherim sa me te shpejte )

I nderuar z. Kryeminister!
Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.

Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda…
Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!

Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?!
E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces:
Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence.
Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.
Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them!
Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.
Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.
Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte;
keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.
Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.
Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…
Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?
Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.
Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca
; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.
Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.
Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni.
Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.

Virusi i Kines , Komunisti Edi Rama nga Bunkeri dhe Shqiptaret .

Pse Edi Rama kercenon Shqiptaret :
….
Kam kaq dit qe lexoj e degjoj cdo lajm nga Shqiperia por jo vetem .
Duke perfituar nga gjuhet e huaja degjojme lajme ne Anglisht , Italisht , Gjermanisht, Spanjisht , shikojme Liderat e vendeve te pasura e te varfera qe ju drejtohen popujve te Tyre , por jo nuk ben vaki .
As kam pare as kam lexuar e as degjuar qe nje Lider ti flasi Kombit me ate gjuhe e te trajtoje vendin e tij si Edi Rama .
As kam pare e as kam lexuar qe Lideri te struket ne bunker e nga aty tju thoj njerzve .. Skeni pare gje akoma , tju futi dritherimen fukarenjeve e femijeve .
As kam pare e degjuar pervec se Ate Pjeprin e Korese se Veriu qe loz me Popullin si ti doj qjefi .
Ku don te dali Edi Rama me kete dhoj qendrimi .
Qe ben Doktorin , ben Policin , Ben Opoziten ,Ben te fortin ben Budallain po asnjeher nuk ben Liderin e nje vendi qe 80% e Shqiptareve skan buk per me shum se 5 dit .
Qe 70 % e Shqiptareve nuk e duan me Ate qeveri po skan nga tja mbajne se sdin ke te votojne se 50 % e Shqiptareve jan gati te ikin nga Shqiperia,se 40 % e Shqiptareve bien ne gjume pa ngrene Darke .
E se 30% e Shqiptareve lepihen per nje rroge te qelbur qe marrin e se 0.5 e Qelbesirave kan kapur per Fyti ate vend dhe jan gjith Sy e Veshe nga nje i dal mensh qe kercenon 3 Miljon skllever nga nje bunker vetem e vetem pse ne Shqiperi ka rene nje Virus qe deri tani ka vdekur 5 Shqiptare .
Po sa Shqiptare ka vdekur ky bir i te Atit dhe Lukunia e Tij prej 75 Vjetesh .
A duhet te vdesesh nga Korona qe ti vij keq Edi Rames .
Po te Vdesesh pse Shkruan Poezi si Havzi Nela ,apo te vdesesh se nuk pagove nje fatur dritash apo te vdesesh se per njemij arsye qe Komunistet e Qelbur kan bere gjenocid e vazhdojne akoma pa ju hyr gjemb ne kembe .
Une nuk e ve ne dyshim qe Virusi Korona vret njerez dhe apsolutisht jam dakord per rregulla si e gjith Bota , por nje gje te dini qe Edi Rames nuk i kercet shume se sa Shqiptare vret Virusi .
Ai nga Bunkeri shikon pertej Virusit ,
Ashtu si ka pas thene Pjeter Arbnori .
Keta nuk jan vec Komunista por jan edhe super specialista .
Nuk ka per te vrare Virusi Shqiptare me shume se sa ka per ti cmendur Edi Rama duke i mbajt mbyll me terror e Autoblinda
Nuk ka per te vrare Virusi me shume Shqiptare se ss kan per te vdek per buken e gojes Edi Rama .
Nuk ka me Virus vdekjeprures se Kelyshte e Bllokut .
Zoti Ju hapte Syte Shqiptareve.
Kujtim Cekani
Gjermani.

Kriminele Qe me more Tim Bir.! nga Barije Karabollaj 😢😢

Kush më thotë:
Si ju duket dita, të mbyllur si në burg edhe që nuk e kini idenë e burgut te vertete.
Një pyetje kam per ty vjollca meçe…
Si po të duket korona virus ?Pergjigjen ta jap unë.
Nuk ke emër tjetër, je më shumë se një korona virus.
Ti je një kriminele, nuk mund të krahasosh ty me një mikrob, që do i gjendet ilaçi.

Jeta e vetme dëshmitare

Kush i dëgjoj rënkimet e mia,
” Vetëm Jeta “.
Eh, sa ke dëgjuar moj e zeza jetë.
Sa shpirtëra ke parë.
Duke vdekur, nga torturat e kriminelve shqiptarë.

Eh, sa lot ke fshehur t’i jetë.
Sa fëmijë pe t’i jetë, të thereshin për gjak.
Ti Jetë…
Të kesh goj tregon.
Por njerëzit që nuk i kanë parë ato vuajtje, nuk m’a merr mendja të të besojnë.
Dhe ty si mua, nuk do të besojnë.

Ti Jetë…
Yjet.
Hëna dhe nata e zezë, kanë pare dhe dinë të gjitha varret që kriminelët hapnin nën dritën tende.
Sytë e t’u kanë parë netë të zeza.
Shpirëtra, qe thërrisnin Zotin për ndihmë.
Por Zoti nuk i shpëtoj dot, se satanai ishte më i fortë.

Ah moj Jetë.
Sytë e t’u panë, e ç’nuk panë.
Ke parë shpirtin e engjullit tim.
Duke shkelur vesën e barit të njomë.
Duke vrapuar mëngjeseve.
Duke më thirrur; mami ku je, dhe une e degjoja.
Vrapoja e vrapoja, por nuk e gjeta.
Se kriminelët, kushedi në ç’grop e hodhën.

Ah, ti Jetë.
Po shpirtin tim, a e ndjeve.
Patjetër që e ke ndjerë.
Ishte një shpirtë pranvere.
Por nuk e lanë bashkë me pranveren, të vraponte për të ty Jetë.
Pa më thuaj o Jetë…
A e ke ndjere erën e shpirtrave, qe rënkonin rrugëve të internimeve.
Po e ke ndjerë.
Dhe i ke parë, duke vdekur nga uria.

Po lotet e nenes time, qe qante nate perëndie.
Po dhimbjen dhe friken e saj.
Si t’i rriste 6 fëmijë në mes të atyre njerëzve më të liqtë e botes.
A e ndieve…?
Po, patjetër që e ke ndjerë.
Po erën e shpirtrave të djegur.
Përvëluar në ditë të nxehta vere.
Nëpër galeritë e minierave, të burgjeve enveriste.
A e ndjeve…
Po, patjetër edhe këtë e ke ndjerë.

Nje pyetje kam o Jetë.
Kur do dëshmosh, për krimet e kriminelve komunist.
Jam e bindur, se do vijë nje dite të lind një shqiptarë i vërtetë.
Të jetë shkrimtar apo poete.
Të shkruaj të vërtetën per ty Jetë.
Që të dridhet shpirti, në dritherimat e vajit e të mallit.

| Barije Karabollaj |

Autoblindat Tua nuk me Trembin 👎👎 Nga Osman Stafa

Nuk do të hesht…
Sepse nuk të besoj!?
Zoti Kryeministër…
të lutem mos bërtit dhe mos kërcëno.
Bëj punën tënde , atë për të cilën je aty!?
Jepu besim , shpres , siguri dhe garanci qytetarëve shqiptarë. Por në modelin tënd politik nuk ekzistojn këto cilësi.
A mundesh dot të vrasësh frikën e uris , a mundesh dot të vrasësh frikën e pasiguris.
Kjo është detyra juaj…ofroj buzëqeshje qytetarëve të tu , ofroj dashuri në komunikin.
Si mundet që një kryeminister ku 40% e qytetareve janë nën minimumin jetik të ardhurave për frymë të nxjerr blindat pa menduar për asnjë mundësi shërbimi për njerzit në nevoj , për shërbimin ndaj të sëmurve , ndaj pensionisteve … ??
Jo me blinda , blindat nuk prodhojn paqe??
Të siguroj që nuk na frikson , përkundrazi.
Ti po luan me frikën e armikut të padukshëm për të vrarë dhe atë pak Liri që kemi.
Shkelqyer , ti aktrove me frikën COVID-19 , për të mbuluar dështimin tënd …
v/o mbeshtes karantinen si mas parandaluse por kurr sesi paftesin e pushtetit per tju pergjigjur nevojave te qytetareve ne nevoje.

Cfar Fshihet mbas Virusit Korona ..

Ergys Mërtiri

Ka një valë marrëzie të pashjegueshme në terrorin e shkaktuar nga Covid 19. Lajmet flasin për apokalips, për vdekjen që na ka zënë pritë pas porte, për një botë e cila sot ndodhet në udhëkryq e që shumë njerëz thonë se do jetë ndryshe pas kalimit të kësaj lufte.

Në fakt, të dhënat janë në përgjithësi kontradiktore, të pasakta, të përzgjedhura në mënyrë tendencioze dhe shpesh të pavërteta. Me një sy të vëmendshëm, pa alarmet e terrorit që përcjell media si imazh, duket se situata nuk është aq alarmante.

Marrim Italinë, meqë është rasti më fatkeq në këtë histori. Flitet për kolapsim të sistemit shëndetësor, për mbi 800 viktima në ditë dhe një marzh vdekshmërie në rreth 7 përqind të të prekurve nga virusi.

Përse Italia e ka vdekshmërinë kaq të lartë?

Të dhënat tregojnë se, ndryshe nga vende të tjera, si psh. Gjermania, në Itali, virusi është përhapur në mënyrë drastike në moshat e mëdha. Rreth 40 përqind e të infektuarve, rezultojnë të jenë mbi 70 vjeç, ndërsa, nëse i llogarit nga 60 vjeç e sipër bëhen rreth 60 përqind. Kjo përbën një diferencë të madhe dhe një situatë krejt të përmbysur nga Gjermania, ku kjo moshë përbën vetëm 15 përqind të të infektuarve. Nëse këtyre të dhënave i shtojmë faktin që mesatarja e të vdekurve rezulton të jetë në mbi 80 vjeç, realiteti fillon të bëhet i qartë. Italia është një rast i veçantë edhe për faktin se sëmundja është përhapur më shumë tek të moshuarit, ose të paktën ata janë më shumë të identifikuar si të prekur.

Në fakt, ky virus vret pikërisht të moshuarit dhe ata që shfaqin probleme të tjera, pulmunare, diabeti, tensioni, zemra etj. Sigurisht që kjo nuk e bën situatën joshqetësuese, por ama askush nuk na thotë dot nëse këta njerëz do të mund të vdisnin edhe nga një grip i thjeshtë stinor.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2016-2017 në Itali vdiqën rreth 25 mijë njerëz nga gripi i zakonshëm. Askush nuk u alarmua, askush nuk u mbyll në shtëpi dhe qeveria nuk nxorri ushtrinë në rrugë. Sot nuk kemi mbërritur ende në shifrën e 5 mijë njerëzve dhe vendi
është paralizuar, duke rrezikuar rrënim ekonomik.

Natyrisht, disa do të thonë se intensiteti i vdekjeve është rritur këto ditë, kurba po bëhet kërcënuese dhe shumica kanë vdekur në pak ditë, jo te shtrirë në kohë përgjatë gjithë vitit. Dakort, por sidoqoftë, ciladoqoftë shpërndarja, shifrat nuk janë në tregues apokaliptikë për të prodhuar këtë nivel paniku. Gjithsesi cdo grip e ka një kurbë të tillë dhe është normale që vdekshmëria të ketë momentet e saj të pikut.

Problemi kryesor qendron tek kapaciteti i spitaleve. Covid 19 është një sëmundje që kërkon shumë kohë për tu rehabilituar dhe kjo krijon fluks të madh të sëmurësh nëpër spitale. Por nuk është vetëm kjo. Ky fluks ndikohet shumë edhe për shkak të panikut. Kur ty të thonë 24 orë në ditë se ky virus të vret, do të mjaftojë një kollë e thjeshtë për të të bërë të fluturosh drejt spitalit. Madje ka njerëz që, për shkak të panikut, iu krijohen simptomat edhe pa qenë fare të sëmurë. Pra, më shumë se gripi vetë, problemin e krijon paniku.

Shifra duket terrorizuese: 800 të vdekur në ditë. Por Italia është një vend i madh me mbi 60 milion banorë dhe është normale që, në një ditë të zakonshme të ketë mbi 1 mijë vdekje nga sëmundje, aksidente apo rrethana të ndryshme (thuhet madje se kjo shifër shkon deri në 1800 njerëz në ditë). Disa mund të thonë se ky krahasim nuk vlen pasi, nëse llogarit zonat ku ka rënë sëmundja shifra e të vdekurve nga Koronavirusi është shumë më e lartë se mesatarja ditore e vdekjeve të tjera. Në fakt, të marrësh për model zonat e nxehta nuk është një kampionim i mirë, pasi rastet e veçanta nuk na e tregojnë dot rregullin. Nga ana tjetër, sëmundja krijon rrjedhën e vet të përhapjes, dhe nuk mund ta kufizosh në zona të caktuara. Nëse, hamendësojmë se ajo përhapet në të njëjtën mënyrë kudo, atëherë kurba do të bjerë në një qytet, për tu rritur në një tjetër dhe piku i saj do të zhvendoset nga një vend në tjetrin. Në thelb, numri i përgjithshëm i vdekjeve do të llogaritet për numrin total të popullsisë.

Patjetër, është e domosdoshme të kemi kufizim të lëvizjeve dhe kontakteve, në mënyrë që ti krijojmë mundesinë sëmundjes të perhapet duke u shtrirë në kohë, për të zgjidhur problemin që kemi me sistemin tonë shëndetësor, i cili nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar fluks të madh pacientësh. Kjo është një prej mjeteve që ndihmojnë përballimin e sëmundjes, por jo i vetmi mjet, siç na thonë (mjeti më i rëndësishëm është testimi dhe gjurmimi i pacientëve të infektuar, nëpërmjet hetimeve, si në Korenë e Jugut, e cila e kaloi situatën pa karantinë masive). Por pavarësisht kësaj, pyetja shtrohet, deri në ç’nivel duhet të bëhet kjo? A është e udhës të shkatërrojmë ekonominë, kur, për më tepër, askush nuk na thotë realisht se deri në ç’nivel shpëtojmë jetë nëpërmjet izolimit?

Një tjetër pyetje që nuk na e thonë statistikat italiane, përvec asaj se sa prej të vdekurve të sotëm do të vdisnin edhe me një grip stinor të thjeshtë, është edhe pyetja: Sa prej tyre do të shpëtonin, nese nuk do të kishte këtë fluks që ka sot nëpër spitale?

E shtroj këtë pyetje sepse, siç thonë virologët, rreth 70-80 përqind prej nesh do ta kalojnë këtë sëmundje, pasi, ajo do të përhapet aq sa popullata të fitojë imunitet. Karantina nuk e shmang, vetëm e vonon. Raportet britanike thonë se e gjithë kjo mund të vazhdojë deri në verën e vitit 2021.

Propaganda na e sjell problemin sikur, po ndërpremë kontaktet shpëtuam. Në fakt, nuk është kështu. Një ditë do të dalim nga shtëpitë dhe do infektohemi, nëse sëmundja nuk ka e përfunduar procesin e imunizimit. Cështja është vetëm, të infektohemi me rradhë. Por, sido që të jetë, virusi do ti marrë disa prej nesh. Diferencën sesa do marrë, nëse heqim karantinën, nuk na e thotë askush dhe askush nuk po na tregon se për cilat kosto po shkatërrojmë ekonominë.

Më shumë sesa në spitale, kjo sëmundje po trajtohet në media. Fillimisht, vende si SHBA, Angli, e të tjerë, e trajtuan krejt normalisht duke thënë se nuk ka nevojë për masa shtrënguese. Por, më pas, të detyruar nga paniku i popullsisë dhe presionet politike, u detyruan të gjithë të bëjnë hapa mbrapsht. Anglezët, gjithsesi po i mbijetojnë deri diku presionit, ndërsa në shumë vende të tjera, si Gjermania, Austria etj, masat janë marrë, por jo aq shtrënguese sa në Itali, Spanjë apo Francë. Gjithsesi, ka ende shumë njerëz, intelektualë, profesorë, staticienë, mjekë etj. që kanë një qasje tjetër për gjithçka që po ndodh dhe ky është një zë që duhet dëgjuar.

E gjithë kjo tregon se, më shumë sesa me një sëmundje virale, jemi në luftë me psikologjinë e turmave, të panikuara nga media. Është një luftë me veten si viktima të çmendurisë publike që prodhon kjo mënyrë komunikimi. Më shumë se statistikat, publiku verbohet nga imazhi. Janë autokolonat e ushtrisë italiane me trupat e të vdekurve që krijojnë efekt, dhe jo krahasimet e shifrave. Në fakt, të vdekurit transportohen nga ushtria, jo se nuk ka varre, jo se janë aq shumë sa nuk menaxhohen dot, por sepse rregullat e vendosura nga qeveria detyrojnë djegien e trupave në kremator dhe më pas shpërndarjen e hirit tek të afërmit për tu varrosur. Por gjithsesi, imazhi të mbërthen dhe përballë tij, ti je pa fjalë dhe pa mend për të gjykuar në mënyrë racionale.

Shqipëria është vërtet një vend me një sistem shëndetësor për të ardhur keq. Në këto kushte duhet patjetër të marrim masa shtrënguese, ndoshta edhe më të rrepta se të tjerët. Duhet patjetër të kemi izolim social dhe distancë fizike ndërmjet individëve dhe askush nuk e kundërshton këtë. Por a duhet të ketë një debat se deri ku duhet të shkojë kjo, për të ruajtur aq sa mundemi nga kjo ekonomi, edhe kështu e varfër, siç është?

Mbi të gjitha duhet të bindemi se nuk ka arsye për panik, sado që të çirret e të ulërasë kryeministri, e sado falsifikime e shtrembërime faktesh të përdorë për të terrorizuar njerëzit. Sëmundja nuk është një apokalips dhe kjo luftë, më shumë sesa një kërcënim ndaj popullsisë, është një betejë e politikës, për të trembur njerëzit, që të mos kërkojnë shumë koncensione ekonomike për kompensim.

Beteja e qeverisë nuk është në realitet me ndonjë armik mikroskopik që dëmton shëndetin e popullatës, por është e tillë siç ka qenë gjithmonë, me qytetarin dhe pretendimet e pakënaqësitë e tij ndaj pushtetit. Për rrjedhojë, fitorja e qeverisë nuk është shëndeti i njerëzve, por frikësimi i tyre, për të mos kërkuar më shumë se buka e thatë, në kushtet kur kriza ekonomike që po vjen, nuk po trajtohet aspak me vëmendjen e duhur. Frika është instrumenti për të mbytur arsyen, të vetmit armik të cilit i druhet një pushtet i korruptuar.

Si me Torturonin Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku nga Barije Karabollaj.

Sot më tha djali mos posto ca ditë shkrime.
Pse i thashë, nga ky virusi.
Ti mirë e ke more bir – i thashë, por ky virus nuk do marri jetë njerëzish sa mori regjimi komunistë.
Shqiptarët kanë 80 vjet të infektuar nga korona virus, ndaj unë nuk do ndalem.

Asnjë nuk e di sa m’a trishtuan shpirtin, nëpër burgjet e tyre – i thash djalit.
Më thoshin trego…
Unë pyesja veten çfarë të tregoj, kur nuk dija çfarë kisha bërë ?
Më thoshin ti lexon libra te huaj, dhe kush t’i ka dhënë.
Përgjigjja ishte e sinqertë, jo, por nuk më besonin kriminelat hetues.

Por u kujtova se kisha lexuar një libër të huaj, por në shqip dhe titullohej hasta la vista, ku autori nuk më kujtohet edhe sot.
Një heshtje kishte mbuluar ate dhomë, vdekje e torturash.
Por… unë me një zë të fortë, nga gëzimi ju drejtova dy kriminelëve dhe thashë po.
Ju shpjegova se kisha lexuar një libër por fjalën m’a ndërpreu një ulërimë.
Kulake m…t me kë po tallesh, hë se t’a tregoj unë tani.
Dhe pa humbur kohë më lidhën këmbë e duar, dhe më pickonin ku të mundeshin.

Lotët më binin faqeve, prapë nuk më besuan.
Fillova të ndjeja një dhimbje në thellësi të shpirtit.
Një dhimbje, që nuk e kisha provuar kurrë në jetën time.
Dy xhelatët që bënin këto tortura.
Jo vetëm tortura, por dhe turpe… ishin zamir shtylla dhe amet toporaku.

Më besoni…
Të gjithë ju që më kini njohur për trime, po nuk e kini ditur sa kam vuajtur.
Më dhemb ky shpirtë, e mbytur edhe sot e gjitha në dhimbje.
Shpirti më rrinte varë qiellit.
Retë me brryla, shtyheshin nëpër shpirtin tim gri.
I lutesha Zotit të m’a merrte shpirtin, mos t’a linte të m’a pickonin më.

Më dhembte ky shpirtë dhe buzët më thaheshin.
I njomja me lotët e syve, djersitesha nga temperatura e plagëve në trup dhe djersën e fshija me mëngën e një xhupi të zi.
Akoma… akoma më dhemb ky shpirtë, gjithmonë e shprishuar si vjeshta.
Dhe mbytur gjithmonë n’shi më rri ky shpirtë, se me morën dhe engjullin tim dhe varrin nuk ja di.

| Barije Karabollaj |

Ilir Allkja, ti duhet të mësosh!

Nga Ilirjan Blloshmi.

A mjekë te këqinj në Shqiperi? -po ka sa të duash. Po mjeke të mire, a ka? -sigurisht që ka. Po mjeke militantë a ka? -Sa të duash, në cdo parti. A kanë fituar mjekët nga politika? -Apsulutisht po, po dhe po. A po bëjnë politikë mjekët me situatën aktuale në Shqipëri? -Sa të duash, si të duash, ku të duash. Po bëjnë politikë në spitale, në fb, në media.

Ka një grup mjekësh që, kanë bërë para duke, futur ilace të skaduara, duke hapur farmaci, në emrin e shoferit, të gruas së shoferit. Ka mjeke që kanë korruptuar ministra, drejtorë spitalesh, doganier. Ka mjekë që i thonë pacientit, këtu nuk kemi mjete po shko e bëje tek ajo klinika private. E ajo klinika private, është as më pak e as më shumë por bash e ati mjekut që ta sugjeron. Por e vendosur në emrin e kunatit të mjekut, në emrin e vjazës adoleshente etj etj.

Ka mjekë, që sa ju prishen interesat, fillojnë e bucasin në emrin e ati betimit të famshëm. Por realisht kanë hallin e klinikave të tyre që kanë në Shqiperi dhe atyre që kanë në Mal të Zi, sic është rasti i këti mjekut të LSI-së, të quajtur Petrit Vargu.

Por, por…….

Ka mjekë si puna e Ilir Allkja, që nuk ka klinika private, nuk ka shofer, nuk ka miq as ish ministra e as ministra. Por ka bindje të djathta, e këtu bie “çekani” i shkarkimit, “të bazur në parime”. Psh Vargut nuk ka cfarë ti bëjë Ogerta, se na tregon për operacionet plastike të bëra tek klinika e tij në Mal të Zi. Por aman Ilir Allkjat i luajmë fenë. Ai duhet të hiqet nga puna se na prish imazhin. Iliri është “armik” se nuk është i korruptuar, nuk e do as Tritan Shehu, nuk e do as Luciano Boci, as Endri Hasa.

Ilir Allkja ti duhet të korruptohesh, duhet të mësosh nga Petrit Vargu, nga Tritan Shehu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji, Florenc Spaho. Ti Ilir je “armik” se nuk i ke bërë listën dhe dietën Monikës dhe Ilir Metës. Nuk i ke zvogëluar stomakun, familjes Fullani.

Mëso Ilir.
Se ndryshe ne të degdisim, në “emrin e parimve”, në emrin e Shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që grabisim cdo natë e i “qajmë ditën”. Ne të godasim, nuk pyesim.

Kjo politike duhet te marri Fund … iki iki ik dhe pastaj Mik. nga Kujtim Cekani .

Mos Bini Pre e Komunisteve
..
Askush smund te behet magjistar dhe te parashikoje te ardhmen por ajo qe me cudit si eshte e mundur qe Ne sdim as te shikojm as te kujtojme dhe as te nxjerrin mesime nga e kaluara.
Me thoni vetem nje rast te vetem vetem nje qe Komunistet kan patur Bese ..
Le ti kthehemi Historise
Qe ne krye te heres kur kjo Parti antiantikombetare u formua ka patur ne genin e saje tradhetine dhe te hengurit mbas shpine .. Pastaj me mbledhjen e Mukjes me vrasjet e krereve dhe intelektualeve me burgosjet internimet deri tek femijet ..
Edhe mbas 90 e njeta gje ..
Jemi nje popull qe nuk vume mend nga e kaluara dhe as e vume ujin ne zjarr per tu purifikuar por ngelem ne vend numuro duke jua lene pushtetin dhe Shqiperine Antikombetareve .
Kush mban mend protestat
…,
Nano Ik Nano Ik
Pastaj Nano u be Mik
Pastaj Meta Ik
Edhe Meta u be Mik
E Beme edhe president,
Shikoni shkrimet ne Google
Aferat korruptive qe beri lsi me KESH dhe cfar thoshte Basha per Meten ..
pastaj 21 Janari kur PS u ngrit kunder Metes ne Fakt PD e mbrojti pastaj PS e beri Meten President ..
Dhe Monika vuri ne perdorim Çizmet ..
Pasta Rama Ik (ne kohen e Cadres )
Pastaj Rama u be Mik
Pastaj Monika Ik
Edhe Monika u be Mik
Tani prap Rama Ik
Do ta shikoni qe sdo jete e larget dita kur do ti shikoni me duar ne qafe duke bere pazare e ndare pushtet si gjithmone
Dhe Ju qe ju shkoni mbrapa shikoni gjeni ndoj lek per tu arratisur neper azilet e Europes .
..
Kjo eshte Corba Komuniste gje cdo dite e me shume po gllaberon Shqiperine e po vazhdon lavazhin e Trurit te Shqiptareve..
..
Zot Hapjua Syte dhe mendjen Shqiptareve qe mos ju shkojne me mbrapa ketyre Horrave ..
..
K.Cekani

Gezuar Martireve te Atdheut .nga Kujtim Cekani

Ne te vertete ke duhet te uroj per 7 Marsin ..
..
Ka qe duhet te uroj qe presin kete urim ata jan ,Havzi Nela ,, Gezuar Mik ,, gezuar poet .. uroj edhe dy djemte e rinj qe sapo mbaruan shkollen per tu bere mesues askush nuk i la qe te derdhnin mendjen e Tyre mbi brezin e ri .. Genci dhe Vilsoni ,, gezuar miq .. gezuar atje ku jeni .. Gezuar ju qindra e qindra mesues qe dora gjakatare e regjimit ju preu ne mes enderrat .Gezuar edhe Ju Profesore e Mesues qe u dergjet burgjeve e kampeve te intermimit…Mallkuar ju kolege mesues qe derdhet mbi brezin e ri helmin komunist ,, por edhe me keq spiunuat nxenesit tuaj e koleget tuaj ,, bete ekspertiza per tu pergezuar nga partia ,, mallkuar qe edhe sot vazhdoni te merrni buqeta me lule e urime per 7 marsin ,, ju nuk keni koishence qe te shkoni vete ne varreza ndonese edhe nje varr nuk e meritoni ,,Kujtim Cekani Gjermani.

Pushkatohet Shtatezane nga Komunistet.

13011747-AF6A-40CC-87DC-EC00F42C123C.jpeg

ZYRIKA MANO
PUSHKATOHET SHTATZANE ME 22 Nëntorit të vitit 1946 .
Dokumenti i 1946/ Dekreti i vdekjes nga komunistet për grupin e inxhinierëve të Maliqit

Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos me bashkeshorten e cila ishte SHTATZANE , Zyrika Manos dhe Eugenio Scaturos.

Ja dokumenti i 1946 ku zbardhet dekreti i dënimit me vdekje të inxhinierëve të Maliqit. Edhe pse ata këmbëngulnin për pafajësi dhe kërkonin tu falje jeta presidiumi i Kuvendit Popullor e refuzoi kërkesën për faljen e jetës…

Në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit” dhe familjarët e tyre, duke urdhëruar ekzekutimin me varje në litar të Abdyl Sharrës, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos, Zorika Manos dhe Eugenio Scaturos.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Dosjet hetimore-gjyqësore të këtyre proceseve janë tërësisht të manipuluara nga regjimi sepse janë marrë dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz.

Janë shfaqur shpesh në media pamjet e tmerrshme të pushkatimit të inxhinieres, Zyrika Mano, bashkëshortit të saj dhe disa inxhinierëve të tjerë. Zyrika Mano ishte shtatzanë kur e pushkatuan, ditën e 22 nëntorit të vitit 1946. Kështu kanë rrëfyer dëshmitarët e kohës. Filmimet rrënqethëse të pushkatimt të grupit të inxhirierëve të Kënetës së Maliqit janë kthyer në simbol të tragjedisë që shqiptarët kaluan në komunizëm.

„Ja“Kush Je Ti Spartak Braho.Nga Gjergj Hani .

9937200C-D574-4FDA-A41F-8131E25CD14D

ASGJE PERSONALE

Nuk kam asgje personale me ty Spartak Braho! Jo, asgje personale per nje arsye shume te thjeshte ; ne 1985 ti e kishe bere zgjedhjen tende prej kohesh, ndersa une ate vit bera timen, e u gjendem perballe ne sallen e gjygjit, ti si akuzator e une si I akuzuar, ti ishe ‘’Pushteti Popullor’’ e une pjese e popullit armik i tij, te dy te vetedijshem deri ne palce per ate qe po benim. Per klishene e kohes, une isha armiku per tu eliminuar e ti shpetimtari i popullit e partise, syri i mprehte, qeni roje, apo shpata e proletariatit, quaje si te duash. Dhe tashti qe po shkruaj, serish nuk kam asgje personale me ty, pasi kam inteligjencen e duhur per te kuptuar se ti nuk je, veçse nje pjesez e vockel, nje ingranazh disi i ndryshkur, po qe ende vazhdon te funksionoje me zell ne mekanizmin e mashtrimit universal qe mbreteron ne Shqiperi prej gati nje shekulli.Jam i vetedijshem se te gjitha keto ty nuk te bejne pershtypje, pasi e verteta nuk te prek as shkarazi, megjithate dy gjera dua te ti them per hir te se vertetes qe ti perpiqesh me çdo kusht ta varrosesh. Te kisha pare shpesh neper ekrane, dhe te them te drejten nuk ua vija veshin broçkullave te tua delirante, pasi kane humbur dialektiken e evolucionit, e nuk arrijne as tu pershtaten ndryshimeve qe kane ndodhur, pa perfillur deshiren tende nostalgjike, dhe ate te klanit tend mavi. Nuk ta vija veshin pasi te konsideroja thjesht nje fatalitet ne rrugen e jetes sime, ashtu siç konsideroj fatalitet te domosdoshem klanin mavi, ingranazh i te cilit ti je. Fatalitet i domosdoshem, qe me shtypjen qe po i ben ketij vendi, ndoshta (ne menyre te pa-vullneteshme) do te ‘’ndihmoje’’ kete popull te hape syte, pasi dihet qe jemi qenie empirike. Nese mora mundim te shkruaj keto rreshta, shkak u bere ti me delirin tend patologjik ne nje nga komisionet e te ashtuquajturit parlament. Me nje gjuhe shterpe, te shkrete e dogmatike (te cilen duhet ta kesh ne ADN) qe me kujtoi pretencen tende ne gjygjin tim, belbezove me tone kercenuese, se Agron Tufa po hedh balte mbi luften e deshmoret e tu. Ne kete rast nuk kam kohe te merrem me ‘’shpifjet’’ e zotit Tufa, pasi me intereson me shume e verteta, sidomos te ‘’vertetat’’ e tua! Pike se pari Spartak Braho; per cilet deshmore e ke fjalen, per ata 28.000 qe keni trumbetuar per gjysem shekulli, apo per ata 2800 apo 1300, shume e cila edhe sot ngelet mister !? Si ti edhe une kemi jetuar ne Durres, ku jane akoma varrezat e deshmoreve te rrethit Durres (siç quhej asokohe) ku nuk ka me shume se 60 te varrosur, nder te cilet edhe Myrvete Peza qe vrau vehten kur i vrane te dashurin Kajo Karafili, pra veshtire ta quash deshmore. Pra, kur rrethi i Durresik ka kaq deshmore, po ti mbledhesh te gjithe nuk del shifra jote, megjithse ky i imi nuk eshte argument qe qendron, se tek e fundit pak rendesi ka nese ishin 28.000 apo 2800! E rendesishme eshte qe ata jane deshmore qe luftuan pushtuesin nazi-fashist qe me pas te na sillnin ata Jugosllave, Sovjetike e Kineze, duke na ‘’dhuruar’’ dhunuar me pushtimin e heshtjes, verberise, shpronesimit e zvetenimit te çdo lloj vlere morale, qofte edhe minimale! Ti Spartak Braho, te ‘’vertetat’’ e tua i mbeshtet ne deshmite e historianeve si Xhufi, Milo e nje Zot e di kush tjeter! Spartak, mos u bej qesharak! Ata jane historiane po aq saç je dhe ti jurist me shkollen e Filozofise Marksiste-Leniniste. Per 50 vjet na vinit ne gjume me peralla, e tashti i dime permendesh te gjitha perallat. Ah dhe diçka tjeter. Kur ti flet per te ‘’vertetat’’ e tua, padyshim qe e mban vehten per njeri e politikan (ahahaha te lutem me fal, po nuk e mbaja dot) me integritet moral, koherence politike, e ndershmeri intelektuale, dhe keshtu duhet te jete, por, ne emer te ketyre virtyteve, natyrshem lind pyetja qe pres ti pergjigjesh : Kush eshte Spartak Braho i vertete !? Paladini i sotem i demokracise qe indinjohet per te ‘’vertetat’’ e tij, apo prokurori ushtarak i diktatures hoxhiste qe akuzonte e ekzekutonte personalisht shqipetaret per bindjet e tyre politike !? Cili eshte Spartak Braho i vertete, ai qe sokellinte ne pretencat e tij ne emer te diktatures se proletariatit kunder imperializmit boteror, apo ai qe sot me nje valixhe fantomatike bredh neper kancelarite kapitalisto-imperialiste, apo kuron prostaten neper spitalet e atyre qe deri dje ishte gati ti shuante !? Cili eshte Spartak Braho, ai qe ne zemer te nates, me Gaz-in sovjetik shkonte te pushkatonte njerez vetem se mendonin ndryshe nga ai e padronet e tij, apo eshte ai qe sot i hipen nje benz-i tip i fundit per te shkuar ne paraden e 10 vjetorit te anetaresimit ne NATO !? Cili, apo çfare je ti Spartak Braho !? Ne pritje te pergjigjes tende, dhe me hijet e zeza te personit tend, qe dalin qartazi nga pyetjet e mija, i jap vehtes te drejten te them se : Nje transgjender politik i kalibrit tend nuk ka asnje te drejte morale e aq me pak institucionale apo politike te akuzoje nje person si Agron Tufa qe nuk ka ndryshuar apo tradhetuar kurre bindjet e tij. politike, dhe qendrimin karshi tyre.
Si pasoje e brockullave te tua, dikush, ne rrjetet sociale shkruante se ti e ben nje gje te tille nga frika. Jo, ti nuk e ben nga frika ! Ti nuk ke frike, jo se je trim, po se ke eksperience dhe e di mire, qe edhe po re nga kali i pushtetit, i yti, mishin mud ta haje, po kocken do ta ruaje ashtu siç ta ka ruajtur deri me sot! Reagimi yt ka rrenje ançestrale, te shkruara ne gjenezen e ADN-se tende! Nje specie si e jotja, nuk e pranon dot te verteten, pasi gjithe ekzistenca e tij dhe e sistemit qe e ka mbajtur dhe e mban ne pushtet, eshte e ndertuar nga mashtrimi! Po ky nuk eshte faji yt, keshtu je gatuar, ashtu siç nuk eshte faji i lakuriqit te nates, qe nuk e pranon dot driten e diellit. Te te them hesht se eshte turp, eshte e kote, ndoshta dhe e pa drejte, pasi aty ku nuk ka, nuk merr as mbreti! Megjithate, ne emer te njohjes se vjeter qe kemi dua te te jap nje keshille dashamire : Nje popull, sado i vogel qe te jete, prap eshte gjigand! Ndaj hesht, e lere gjigandin te fleje, se po u zgjua dhe hapi syte, syte e mashtrimit duhet te mbyllen, e zor se mund te dale nje tjeter Neritan ta ketheje nga rruga.

Gjergj Hani

„Ja“Kush Je Ti Spartak Braho.Nga Gjergj Hani.

9937200C-D574-4FDA-A41F-8131E25CD14D.jpeg

ASGJE PERSONALE

Nuk kam asgje personale me ty Spartak Braho! Jo, asgje personale per nje arsye shume te thjeshte ; ne 1985 ti e kishe bere zgjedhjen tende prej kohesh, ndersa une ate vit bera timen, e u gjendem perballe ne sallen e gjygjit, ti si akuzator e une si I akuzuar, ti ishe ‘’Pushteti Popullor’’ e une pjese e popullit armik i tij, te dy te vetedijshem deri ne palce per ate qe po benim. Per klishene e kohes, une isha armiku per tu eliminuar e ti shpetimtari i popullit e partise, syri i mprehte, qeni roje, apo shpata e proletariatit, quaje si te duash. Dhe tashti qe po shkruaj, serish nuk kam asgje personale me ty, pasi kam inteligjencen e duhur per te kuptuar se ti nuk je, veçse nje pjesez e vockel, nje ingranazh disi i ndryshkur, po qe ende vazhdon te funksionoje me zell ne mekanizmin e mashtrimit universal qe mbreteron ne Shqiperi prej gati nje shekulli.Jam i vetedijshem se te gjitha keto ty nuk te bejne pershtypje, pasi e verteta nuk te prek as shkarazi, megjithate dy gjera dua te ti them per hir te se vertetes qe ti perpiqesh me çdo kusht ta varrosesh. Te kisha pare shpesh neper ekrane, dhe te them te drejten nuk ua vija veshin broçkullave te tua delirante, pasi kane humbur dialektiken e evolucionit, e nuk arrijne as tu pershtaten ndryshimeve qe kane ndodhur, pa perfillur deshiren tende nostalgjike, dhe ate te klanit tend mavi. Nuk ta vija veshin pasi te konsideroja thjesht nje fatalitet ne rrugen e jetes sime, ashtu siç konsideroj fatalitet te domosdoshem klanin mavi, ingranazh i te cilit ti je. Fatalitet i domosdoshem, qe me shtypjen qe po i ben ketij vendi, ndoshta (ne menyre te pa-vullneteshme) do te ‘’ndihmoje’’ kete popull te hape syte, pasi dihet qe jemi qenie empirike. Nese mora mundim te shkruaj keto rreshta, shkak u bere ti me delirin tend patologjik ne nje nga komisionet e te ashtuquajturit parlament. Me nje gjuhe shterpe, te shkrete e dogmatike (te cilen duhet ta kesh ne ADN) qe me kujtoi pretencen tende ne gjygjin tim, belbezove me tone kercenuese, se Agron Tufa po hedh balte mbi luften e deshmoret e tu. Ne kete rast nuk kam kohe te merrem me ‘’shpifjet’’ e zotit Tufa, pasi me intereson me shume e verteta, sidomos te ‘’vertetat’’ e tua! Pike se pari Spartak Braho; per cilet deshmore e ke fjalen, per ata 28.000 qe keni trumbetuar per gjysem shekulli, apo per ata 2800 apo 1300, shume e cila edhe sot ngelet mister !? Si ti edhe une kemi jetuar ne Durres, ku jane akoma varrezat e deshmoreve te rrethit Durres (siç quhej asokohe) ku nuk ka me shume se 60 te varrosur, nder te cilet edhe Myrvete Peza qe vrau vehten kur i vrane te dashurin Kajo Karafili, pra veshtire ta quash deshmore. Pra, kur rrethi i Durresik ka kaq deshmore, po ti mbledhesh te gjithe nuk del shifra jote, megjithse ky i imi nuk eshte argument qe qendron, se tek e fundit pak rendesi ka nese ishin 28.000 apo 2800! E rendesishme eshte qe ata jane deshmore qe luftuan pushtuesin nazi-fashist qe me pas te na sillnin ata Jugosllave, Sovjetike e Kineze, duke na ‘’dhuruar’’ dhunuar me pushtimin e heshtjes, verberise, shpronesimit e zvetenimit te çdo lloj vlere morale, qofte edhe minimale! Ti Spartak Braho, te ‘’vertetat’’ e tua i mbeshtet ne deshmite e historianeve si Xhufi, Milo e nje Zot e di kush tjeter! Spartak, mos u bej qesharak! Ata jane historiane po aq saç je dhe ti jurist me shkollen e Filozofise Marksiste-Leniniste. Per 50 vjet na vinit ne gjume me peralla, e tashti i dime permendesh te gjitha perallat. Ah dhe diçka tjeter. Kur ti flet per te ‘’vertetat’’ e tua, padyshim qe e mban vehten per njeri e politikan (ahahaha te lutem me fal, po nuk e mbaja dot) me integritet moral, koherence politike, e ndershmeri intelektuale, dhe keshtu duhet te jete, por, ne emer te ketyre virtyteve, natyrshem lind pyetja qe pres ti pergjigjesh : Kush eshte Spartak Braho i vertete !? Paladini i sotem i demokracise qe indinjohet per te ‘’vertetat’’ e tij, apo prokurori ushtarak i diktatures hoxhiste qe akuzonte e ekzekutonte personalisht shqipetaret per bindjet e tyre politike !? Cili eshte Spartak Braho i vertete, ai qe sokellinte ne pretencat e tij ne emer te diktatures se proletariatit kunder imperializmit boteror, apo ai qe sot me nje valixhe fantomatike bredh neper kancelarite kapitalisto-imperialiste, apo kuron prostaten neper spitalet e atyre qe deri dje ishte gati ti shuante !? Cili eshte Spartak Braho, ai qe ne zemer te nates, me Gaz-in sovjetik shkonte te pushkatonte njerez vetem se mendonin ndryshe nga ai e padronet e tij, apo eshte ai qe sot i hipen nje benz-i tip i fundit per te shkuar ne paraden e 10 vjetorit te anetaresimit ne NATO !? Cili, apo çfare je ti Spartak Braho !? Ne pritje te pergjigjes tende, dhe me hijet e zeza te personit tend, qe dalin qartazi nga pyetjet e mija, i jap vehtes te drejten te them se : Nje transgjender politik i kalibrit tend nuk ka asnje te drejte morale e aq me pak institucionale apo politike te akuzoje nje person si Agron Tufa qe nuk ka ndryshuar apo tradhetuar kurre bindjet e tij. politike, dhe qendrimin karshi tyre.
Si pasoje e brockullave te tua, dikush, ne rrjetet sociale shkruante se ti e ben nje gje te tille nga frika. Jo, ti nuk e ben nga frika ! Ti nuk ke frike, jo se je trim, po se ke eksperience dhe e di mire, qe edhe po re nga kali i pushtetit, i yti, mishin mud ta haje, po kocken do ta ruaje ashtu siç ta ka ruajtur deri me sot! Reagimi yt ka rrenje ançestrale, te shkruara ne gjenezen e ADN-se tende! Nje specie si e jotja, nuk e pranon dot te verteten, pasi gjithe ekzistenca e tij dhe e sistemit qe e ka mbajtur dhe e mban ne pushtet, eshte e ndertuar nga mashtrimi! Po ky nuk eshte faji yt, keshtu je gatuar, ashtu siç nuk eshte faji i lakuriqit te nates, qe nuk e pranon dot driten e diellit. Te te them hesht se eshte turp, eshte e kote, ndoshta dhe e pa drejte, pasi aty ku nuk ka, nuk merr as mbreti! Megjithate, ne emer te njohjes se vjeter qe kemi dua te te jap nje keshille dashamire : Nje popull, sado i vogel qe te jete, prap eshte gjigand! Ndaj hesht, e lere gjigandin te fleje, se po u zgjua dhe hapi syte, syte e mashtrimit duhet te mbyllen, e zor se mund te dale nje tjeter Neritan ta ketheje nga rruga.

Gjergj Hani

„Armiku i Partise Agron Tufa“Nga Rexhep Shahu.

52E01E7E-38C7-4C59-91B3-FC675B48C579

Rexhep Shahu

„Armiku“,Agron Tufa.

Agron Tufa eshte armik. Une e di dhe mundem te deshmoj se ai eshte armik. Sidomos ne harkun kohor te 10 muajve te fundit mund te deshmoj se ai ka patur nje veprimtari intensive armiqesore ne dem te partise dhe pushtetit popullor.
Une do te deshmoj te verteten dhe vetem te verteten per te vertetuar akuzat e shokeve te partise tone te lavdishme te punes.
E ka drejt baba Taku qe ka guximin te luftoje e t’u jape dermen armiqve tane, por Agron Tufa nuk e ka kthyer Institutin e studimit te krimeve te komunizmit ne seksion te Ballit Kombetar, perkundrazi te gjitha partite e reaksionit jane kthyer ne celula te Agron Tufes e te Institutit te tij, dhe per kete duhet goditur se ka devijuar e tradhetuar vijen tone te partise.
Agron Tufa ka kurajon jo te nxije por te beje sterre mashtrimet tona shoke. Ne fakt ai nuk eshte marre me luften as me deshmoret e herojte se nuk eshte kjo pune e tija, por ai ka shkelur ne derrase te kalbur, ka pare ato qe nuk duheshin pare, ka pare krimet tona, masakrat e regjimit tone te ndritshem komunist. Ai ka guxuar e ka botuar disa histori tronditese te fatit te zi shqiptar ne kohen e regjimit komunist.
Nuk ka helm Agron Tufa e Instituti i tij, por eshte pelin, i idhte pelin.
Te hyj ne teme e te jem me konkret ne deshmine time.
Armiku Agron Tufa mori pjese dhe ne emer te tij e te Institutit te tij, ne emer te gjithe te persekutuarve te vendit pershendeti me 12 qershor 2018 ne inagurimin te bustit te poetit martir Havzi Nela ne Kukes.
Nuk e la me kaq, por ne Sesionin perkujtimor per poetin Havzi Nela qe u be po ate dite ne sallen e madhe te pallatit te kultures ne Kukes, armiku Agron Tufa ishte bashkedrejtues me Rexhep Shahun dhe orator, kumtues.
Ky armik, u angazhua me te madhe duke sjelle materiale te shumta armiqesore per revisten speciale Illz, reviste letrare e Tiranes, nr. 14 kushtuar shkrimtareve martire, reviste qe e boton Klubi i Poezise dhe e sponsorizon humanisti Flamur Hoxha.
Ky armik u perfshi me shkrim ne librin Shkrimtaret per Havzi Nelen – Shpirti i lire i Lumes, mes 58 shkrimatareve te tjere dhe nxoren kete liber te jashtezakonshem nderimi, liber qe e sponsorizoi po Flamur Hoxha.
Me 10 gusht 2018 armiku Agron Tufa mori pjese dhe ligjeroi ne inagurimin e shtepise se poetit martir Havzi Nela ne fshatin e tij Kollovoz qe ia ndertoi bashkia Kukes ne 30 vjetorin e varjes.
Armiku Agron Tufa u perfshi ne pergatitjen e numrit 16 te revistes Illz, reviste letrare e Tiranes per poetin martir Trifon Xhagjika dhe eshte perfshire qe heret ne veprimtari armiqesore duke shkruar per poezite e Trifon Xhagjikes.
Armiku Agron Tufa nuk u mjaftua me kaq por me Institutin ne tij u be pale me Klubin e Poezise dhe mori pjese ne pelegrinazhin e radhes te shkrimtareve ne Berzheste te Librazhdit tek shtepia e poeteve martire Vilson Blloshmi e Genc leka me 29 mars 2019.
Epo kjo eshte e tepert shoke. Armiku Agron Tufa nuk ze mend, eshte i pandreqshem dhe kembengules ne veprimtarite e tij armiqesore.
Para se te shkonte me shkrimtaret ne Librazhd ai redaktoi librin Shkrimtaret martire Genc leka e Vilson Blloshmi ne shtypin e kohes, liber qe e sponsorizoi Flamur Hoxha dhe u promovua ne oborrin e shtepise kulle te Vilson Blloshmit ne Berzheste.
Kjo eshte deshmia ime vetem per vitin e fundit nga veprimtaria e armikut Agron Tufa.
Deshmite e mia ndaj armikut Agron Tufa po i ilustroj me fotografi qe te jem bindes per partine tone te lavdishme te punes.

Agron Tufa Kecenohet nga Ish Prokurori Spartak Braho

 

CB34ADCA-4B70-4652-BB15-14EE2BF9CEFD.jpeg

Marr Shkas nga lajmi qe degjova Sot kur Spartak Braho ish sigurims dhe Prokuror i kohes se komunizmit kecenon haptas Profesorin Poetin Antikomunistin por dhe Kryetarin e Institutit te Zbulimit dhe denimit te krimeve te Komunizmit..eshte e trishte por dhe e frikshme qe Kryetari i komisionit te sigurise kombetare ne vitin 2019 kercenom hapur nje Person duke e cituar Ballist dhe i ben thirrje Mbylle Gojen se perndryshe ta mbyllim ndryshe ..
..
Para disa kohesh i dergoj kete leter Komisionit Europian nder te tjereve dhe Komisionerit per Zgjerim Hahn.. si kisha publikuar ndonjehere ne orginale . Eshte e trishte qe datat me te Rendesishme ne leter jan ne Vitet kur PD ka drejtuar Vendin .

Në 3 Qershor 2008 me iniciativën e Vaclav Havel dhe Joachim Gauck u nënshkrua Deklarata e Pragës, e cila i bënte thirrje gjithë Europës t’i dënojë krimet e komunizmit. Por Shqipëria nuk e nënshkroi këtë Deklaratë.

Në 25 shkurt 2010 u nënshkrua po në Pragë Deklarata e Krimeve të Komunizmit, Por Shqipëria jo.

23 Gushti njihet si Dita e Memories jo vetëm nga shtete të BE-së por nga shtete jashtë BE siç janë SHBA, Kanadaja dhe Gjeorgjia. Por jo nga Shqipëria! dhe …. Lexojeni per ta besuar ..Letra e Fundit eshte pergjigja qe me kan Kthyer ..
@@
Teksti i pergjigjes !

Njësia EUROPIAN KOMISIONI Drectorate GeneralNeighbourhood ABERGEMENT Neg tianos D-BALLKANIN PERËNDIMOR DAS ALBANIA Bosnja dhe Hercegovina Head ot Bruksel, 2015/12/04, I nderuar Z. Čekání. Ju faleminderit për letrën a keni drejtuar Komisionerit Johannes Hahn në nëntor, në të cilën ju të ndarë disa shqetësime në lidhje me procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe drejtësi për krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste. Komisioneri Hahn më ka kërkuar të përgjigjem. Meqenëse Shqipëria është një kandidat për anëtarësim në BE, i cili po kalon Procesin e Stabilizim Asociimit. gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vendosur në mënyrë të rregullt në thelb të angazhimit nga ana e Komisionit Evropian Komisioni është duke u mbështetur në të gjitha instrumentet e saj për të dy të monitoruar dhe për të mbështetur konsolidimin e funksion demokratik të shtetit të Shqipërisë, si dhe në përgjithësi forcimi i sundimit të ligjit. Siç përmendni në letrën tuaj, vendi është përballur me çështjen e hapjes së të dhënave të ish-Shërbimit të Sigurisë Shtetërore që vepron nën Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Komisioni vuri në dukje se në prill të vitit 2015 u miratua një legjislacion përkatës. Themelimi i trupit për të mbikëqyrur zbatimin e kësaj nisme dëshiron të jetë hap i rëndësishëm. Juaji sinqerisht, Michela Matuella

Kampi i Tepelenes Horror i Sistemit Komunist ..Vdiqen mbi 300 Foshnje .

F7FCB9D2-19AB-4E51-97F6-A13D3CC733DE

“Në kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga uria 300 fëmijë”

29/03/2012 Agim Musta rrëfen për kampet e internimit dhe sajimin e bandave diversante në diktaturë
Në emisionin e Nebil Çikës “Rrno për me tregue” këtë javë ka qenë i ftuar studiuesi dhe ish-i përndjekuri i regjimit komunist Agim Musta. “Ngjarja që do të trajtojmë është shumë e dhimbshme për historinë e vendit. Bëhet fjalë për një nga krimet më të rënda që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri, madje mund të jetë e vetmja diktaturë komuniste në Europën Lindore që ka kryer të tilla krime: internimi, vrasja e fëmijëve dhe moshave të vjetra. Unë do ta përkufizoja si “holokausti shqiptar”. Krimet që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri mund të quhen të barasvlershme me krimet që ka kryer nazizmi në Gjermani. Në kampet e internimit si ai i Tepelenës dhe i Porto-Palermos kanë ndodhur vrasje makabre. Treqind fëmijë të vrarë, shumë djem të moshës së re të verbuar dhe varrosje e kufomave të të dënuarve politikë. Për të trajtuar këtë ngjarje tragjike që i ka ndodhur kombit, kam të ftuar zotin Agim Musta, një studiues i krimeve të komunizmit dhe një ish-i burgosur politik”, – tha në hyrjen e emisionit gazetari Çika.

– Zoti Musta, ç’mund të na thoni për këtë ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vendit?

– Internimet e diktaturës në Shqipëri filluan në 22 dhjetorin e vitit 1944, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë. Me qindra familje nga Veriu i vendit u dhunuan dhe u plaçkitën. Komunistët u vodhën atyre çdo gjë, deri te pulat që kishin në kotec. Mundën të shpëtonin vetëm disa para që kishin fshehur në pjesët intime të trupit. Këtë gjë e pohon edhe ish-oficeri i Sigurimit Lekë Mëlyshi, vëllai i Pal Mëlyshit, Heroi i Popullit në diktaturën komuniste. Familja e Abaz Kupit ka bërë 51 vjet internim. Këto familje meritojnë të futen në librin “Gines”. Vajza e tij, Lirie Kupi, ka vuajtur 51 vjet internim: 4 vjet gjatë kohës së pushtimi fashist dhe 47 vjet gjatë kohës së diktaturës komuniste në Porto-Palermo.

– Nuk është vetëm familja Kupi, ka edhe shumë familje të tjera që janë internuar në këto kampe përqendrimi, të cilat i kanë përjetuar të dyja llojet e internimit: ato të fashizmit dhe të komunizmit. Në librin tuaj ju keni trajtuar disa lloje internimesh që janë bërë në Shqipëri. Flisni për Perandorinë Otomane, kohën e Zogut, pushtimin e Italisë dhe komunizmin. Cili është ndryshimi ndërmjet këtyre?

– Kampet italiane dhe komuniste ndryshojnë si nata me ditën. Ali Kelmendi, ish-kapter, agjent i KOMINTERN-it, që nisej me shërbim. Ai kishte ardhur në Shqipëri për misionet e tij dhe u diktua nga forcat e Sigurimit. Atë e çuan në internim në Gjirokastër. Po çfarë internimi ishte ai i Ali Kelmendit? Atë e caktuan nga prefektura e Gjirokastrës që të ushqehej në një restorant të klasit të mirë dhe të rrinte në një dhomë komode, të flinte aty. I vetmi kusht që i vunë ishte të paraqitej një herë në dit në komandën ushtarake të Gjirokastrës. Kjo gjë i bën shumë historianë dhe studiues të çuditen nga toleranca që kishte regjimi i Zogut. Në kohën e Zogut ishte me rregull që personat internoheshin vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave, duke bërë një analizë shumë të thellë. Dhe jo si në kohën e diktaturës, që edhe një kapter i thjesht i policisë kishte të drejtë të internonte njerëz. I tillë ka qenë përfaqësuesi i minoritetit grek Vasil Shahini, që e vranë komunistët në Gjirokastër më 1943. As në sasi nuk mund të krahasohet periudha e Zogut me atë komuniste. Në kohë e mbretërisë të internuarit numëroheshin më gishta, ndërsa në periudhën komuniste ishin me shumicë njerëzit e internuar. Gjithashtu kishte ndryshim rrënjësor edhe në trajtimin që u bëhej të internuarve. Trajtimi komunist ishte për shfarosje, gjë që e pohon Kadri Hazbiu në gjyqin që iu bë më 1983-shin. “Në mënyrë të paligjshme ne sekuestruam dhe përvetësuam së bashku me pushtetin lokal pasurinë e personave”, -thotë ai

– Zoti Agim, të qëndrojmë në kampet e përqendrimit. Sipas librit tuaj, por dhe sipas dokumenteve të arkivave të komunizmit, në shumë fshatra të thella të Shqipërisë kishte njerëz të internuar, por ju keni veçuar disa kampe, që mund të quhen “kampe të shfarosjes”. Bëhet fjalë për kampin e Tepelenës dhe kampin e Porto-Palermos. Më kanë bërë përshtypje një shifër që ju keni publikuar: 400 persona të vdekur, 300 prej tyre ishin fëmijë. Cilat ishin arsyet që kanë ndodhur këto vdekje? Cilat ishin shkaqet?

– Unë do t’ju tregoj një fakt, të cilin ma kanë thënë në burg. Vetë djali i Qazim Mulletit, të cilit i bëhej parodi, më ka thënë se brenda një periudhe 6-mujore ka varrosur dhe shfarosur rreth 350 fëmijë. Shumica e fëmijëve kanë vdekur nga uria. Gratë që ishin të internuara i çonin në malin e Luzatit për të prerë dru ose për të mbledhur gurë dhe i linin fëmijët pa ngrënë. Edhe ndërkombëtarët habiten tej mase kur dëgjojnë këto gjëra. As në Rusinë staliniste, që është pjella e komunizmit botëror, nuk kanë ndodhur të tilla krime makabre.

– Në libër thuhet se kampi ishte i ndërtuar në një fushë të minuar he shumë fëmijë kanë vdekur duke luajtur në fushat e minuara. Ishte e qëllimshme ngritja kampit në këtë fushë të minuar?

– Gjatë luftës italo-greke, që filloi në tetor të vitit 1940 dhe përfundoi në maj të vitit 1941, këto fusha u minuan ngaqë aty ishte një repart i madh ushtarak. Kazermat e repartit u përdorën për internimin e njerëzve nga komunistët. Pikërisht me tërheqjen italiane kishin mbetur shumë municione ushtarake të paplasura.

– Një nga detajet për kampin e Tepelenës ishte dhe zhvarrosja e kufomave të fëmijëve, të cilët i varrosën në breg të lumit. A gjenden sot gjurmë të këtyre krimeve?

– Kjo ishte metodë e komunistëve. Këtë në burg ma ka thënë vetë gjenerali i sigurimit. Në fillim kufomat i varrosnim me gëlqere të pashuar, më pas i varrosnin buzë lumenjve dhe përrenjve, me qëllim që, kur ata të vërshonin, t’i merrnin kufomat dhe t’i çonin në det. Nga këto metoda nuk janë gjetur as 20% e kufomave, pasi pjesa tjetër ka përfunduar në det.

– Zoti Musta, të qëndrojnë edhe pak në problemet që hasën edhe shqiptarët e Kosovës. Shumë prej tyre erdhën në Shqipëri për t’i shpëtuar regjimit jugosllav. Mund të na thoni diçka lidhur më këtë gjë, pasi është një histori ku thuhet se diktatura në Shqipëri ishte e mirë për kosovarët dhe e keqe për shqiptarët?

– Dihet se shumë Kosovarë kanë vuajtur nëpër burgjet e Shqipërisë. Shumë djem të rinj kosovarë kanë vuajtur në kampet e përqendrimit dhe në burgjet në Shqipëri. Shumë djem kosovarë të mirarsimuar, të etur për të mësuar gjuhën shqipe, erdhën në Shqipëri për të mësuar kulturën shqiptare. Komunistët kishin disa shtëpi sekrete sigurimi. Një në Shijak dhe një në Krujë. Aty bëhej filtrimi i tyre. Një pjesë shumë e vogël e tyre merreshin dhe bëheshin agjent të Sigurimit, ndërsa të tjerët internoheshin e burgoseshin vetëm pse nuk pranonin të bëheshin agjentë të Sigurimit. Unë kam pasur disa kosovarë ne burg. Shumë prej tyre janë ekzekutuar.

– Do të kalojmë në një pjesë tjetër të librit tuaj, atë ku luftëtarët e lirisë quhen “Desantët apo diversantët” . Në insertin që unë kam përgatitur flitet për një gjyq dhe pamjet janë marrë nga një film i vitit 1952, në të cilin ishin të ftuar edhe gazetarë nga blloku lindor. Çfarë mund të na thoni për këtë ngjarje?

– Janë gënjeshtra dhe mashtrime dhe unë dua të faktoj një gënjeshtër të madhe që ka shkruar Ramiz Alia në librin e tij. Ai thotë se Zenel Shehu bashkëpunoi me komunistët dhe se ata e kishin falur. Ky është mashtrimi më i madh që ata kanë thënë, pasi Zenel Shehu është ekzekutuar nga komunistët. Gazetarët që ishin aty ishin të tërë komunistë. Vetëm një gazetar polak i gazetës “Tribuna” dallonte nga të tjerët. Kur u kthye në Poloni, ai ka thënë se “gjyqet që bëhen në Shqipëri janë kostume të zeza të qepura me pe të bardhë”. Ato gjyqe ishin komplet të manipuluara. Aranit Çela, i cili sot bredh bulevardeve dhe ndërron kostumet angleze, u ka marrë lekët dhe florinjtë diversantëve. Është mbi 90 vjeç dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Bëri dy vjet burg kur erdhi demokracia dhe mori qindra milionë lekë si dëmshpërblim..

Kjo eshte Kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Shqiperi . Mbi Tè rendon nje akuze e Tmerrshm.

 

4C3B615C-6CC8-46F3-8D35-3005D463D045

Vjollca Mece ish prokure ne kohen e monizmit sipas shkrimit te meposhtem te deshmitares okulare por edhe viktime e nje krimi barbare Zj Barije Karabollaj..

ne moshe fare te re Barija burgoset por ajo me e tmerrshmeja qe i marrin foshnjen per mos tja kthyer me Kurre ..

Zemra e Nene Barijes nuk resht se Qari ndersa shikon Ish Prokuroren qe esht bere Kryetare e Komitetit shqiptare te Helsinkit ..

Shkrimi i Barije Karabollaj marre nga profili i saje ne Facebook..

 

Shkruaj me mall e deshire per ju miqte e mi.
Shkruaj per halle e derte.
Per jeten me pak gezime, por qe jane te paharruar ne mendjen time.
Sot do t’ju tregoj nje sekret ?
Kur kam qene e vogel isha nje shejtan i vertete.
Keshtu me quanin atje ne fshat, kur me pyesnin per dicka.
Njehere more miq me thirren ne keshill.
Nje burre maskara Tare Hoxha e quanin.
Pa me thuaj moj kulake vogel, cfare di ti per partine.
Une pa e ditur dhe kuptuar nje bombe i lash ne duar.
Me krenari e trimeri ju pergjigja ketij burri faqezi .
Po i thashe: partia jone e lavdishme me ka hedhur me nje dore dhe me priti me dy duar.
Shiko, shiko bija e kriminelit duket qe eshte rraca e Muharremit.
Seit Hoxha nje burre i rralle, mbylle ate goje more Tar eshte bija e nje zonje qe shoqe nuk ka ne fshat.
Tar Hoxha legen marteniteti me shikoj me inat.
Tundi gishtin dhe me tha mos ke merak, se nje dite do te shkosh tek yt atë.
Ika duke qeshur e gezuar, se ky legen mbeti i shokuar.
Vitet kaluan per kete legen materniteti, shume historira kam degjuar.
Me kujtohet nje deshmitar emrin nuk e di si ja thane.
Thuaj more djale cfare di ?
Cfare te them une i shkreti Tar Hoxha me pagoj me 20 lek.
Mire i tha gjykatesi e dime qe ti vodhi, po ti kishe 120 e pranon qe ti vodhi e pandehura.
Djali shkret nuk foli Tar Hoxhen shikoj.
Vjollca Mece gjykatese e dalluar ishte mike e familjes Karabollaj.
Pa menduar asnje minute shpejte vendimin zbatuan.
Cohu ne kembe e pandehur ne emer te popullit 8 muaj burg 5 vjet internuar.
Sa e lumtur dhe e gezuar me ne fund u mbyll ky gjyq i korruptuar.
Vitet kalojne edhe shkojne, ne nje gazete une lexoj.
Vjollca Mece e persekutuar gjyshin i kishin pushkatuar dhe demokracia me titullin me te larte e kishin nderuar Kryetare ne Gjykate te Larte kishte perfunduar.
E shikoni more miq se kush jane kelyshat e Shqiperise.
| Barije Karabollaj |

ZYRIKA MANO.Pushkatohet Shtatezene nga Komunistet..Nga Agustin Miraka.

13011747-AF6A-40CC-87DC-EC00F42C123C

ZYRIKA MANO
PUSHKATOHET SHTATZANE ME 22 Nëntorit të vitit 1946 .
Dokumenti i 1946/ Dekreti i vdekjes nga komunistet për grupin e inxhinierëve të Maliqit

Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos me bashkeshorten e cila ishte SHTATZANE , Zyrika Manos dhe Eugenio Scaturos.

Ja dokumenti i 1946 ku zbardhet dekreti i dënimit me vdekje të inxhinierëve të Maliqit. Edhe pse ata këmbëngulnin për pafajësi dhe kërkonin tu falje jeta presidiumi i Kuvendit Popullor e refuzoi kërkesën për faljen e jetës…

Në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit” dhe familjarët e tyre, duke urdhëruar ekzekutimin me varje në litar të Abdyl Sharrës, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos, Zorika Manos dhe Eugenio Scaturos.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Dosjet hetimore-gjyqësore të këtyre proceseve janë tërësisht të manipuluara nga regjimi sepse janë marrë dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz.

Janë shfaqur shpesh në media pamjet e tmerrshme të pushkatimit të inxhinieres, Zyrika Mano, bashkëshortit të saj dhe disa inxhinierëve të tjerë. Zyrika Mano ishte shtatzanë kur e pushkatuan, ditën e 22 nëntorit të vitit 1946. Kështu kanë rrëfyer dëshmitarët e kohës. Filmimet rrënqethëse të pushkatimt të grupit të inxhirierëve të Kënetës së Maliqit janë kthyer në simbol të tragjedisë që shqiptarët kaluan në komunizëm.13011747-AF6A-40CC-87DC-EC00F42C123C

Pse Humb PD.Nga Osman Metalia .

D845068F-09D7-46AF-AA33-47EAE262F76D

Po si mund te fitoj PD me enon benon bardhin gazen oerten çimin jarin seitin edin albanen e kompani qe nuk i duron dot njeri kur i sheh ne tv e jo me tu japin voten apo besimin???
Me mendjen e ndritur te oertit kurre nuk ka folur njehere per rishikimin e reformes territoriale prej vitit 2015. Me friken e nje grushti vemjesh politike qe ka grumbulluar rreth vetes kurre nuk fiton.
Po si mund te fitoj basha kur ka bere nje kryesi diskriminuese per 4 qarqet e jugut. Qarku Korçe 11 deputet, Fier 16 deputet, Vlore 12 deputet, Berat 7 deputet, Gjirokaster 5 deputet kane gjithsej 51 deputet dhe kane vetem nji antare kryesie (Alibeaj) nga 30 antare qe ka kjo kryesi. Ndersa 4 qarqet e veriut Shkoder 11 deputet Kukesi 3 deputet Dibra 6 deputet Lezha 7 deputet pra 27 deputet kane 13 antare kryesie. 5 Qarqet e jugut kane 28 bashki. 4 Qarqet e veriut kane 13 bashki. Me kete PD qe ka bere basha nuk fiton dot as kryepleq jo kryetar bashkie.

M.M

Ish-gojeprishuri, goje helmuari qe devijoj historine e Shqiperise,nga Adriatik Alimadhi.

received_1472598712762256

Sot, u nda nga jeta kristo frasheri.
Me vetdije dhe i ndergjegjshem per kete status dhe per kete mesazh jo pozitiv, ne drejtimin e ketij ish-gojeprishuri, goje helmuari, i cili nuk la pa vendosur ne menyre te padrejte epitete ndaj elites kombetare shqiptare, pikerisht ata qe perfaqesuan Ballin Kombetar.
Keqardhje per te gjithe ata intelektual qe shoqeruan dhe shoqerojne mendimet e tij. Keqardhje per inteligjencen shqiptare e cila ka qene dhe eshte servile, ose ka mbeshtetur verberisht apo me vetedije genjeshtrat, shpifjet e nje komunisti te pandreqshem, qe ne boten e tij u brumos me ideologjine kriminale komuniste dhe mbeti i tille.
Keqardhje per mesazhet dhe mendesine e kesaj klase politike shqiptare qe akoma nuk kane larguar dhe nuk jane larguar nga kjo mendesi komuniste.
Respektin me madhor per kontributin e shqiptareve te ndershem, atdhetar, patriot, trima antikomunist, te cilet sakrifikuan jeten e tyre per nje shqiperi pa diktature, pa vrasje, pa pushkatime, pa lufte klasash, pa burgosje, pa internime.
Respektin me madhor sepse deshen nje shqiperi te lire dhe demokratike, nje shqiperi perendimore, shqiperi te ekonomise se tregut te lire, nje Komb Shqiptar te vellazeruar dhe te bashkuar.
Respekt te veçante per ata antikomunist, sepse ishin dhe mbeten armiq potencial kunder ideologjise kriminale komuniste.
Respekt per te gjithe ata shqiptare te medhenj qe perfaqesuan frymen kombetare.
Neveri pa kufi deri ne vdekje per te gjithe ata qe perbalten kete elit shqiptare, qe e shane dhe e perbuzen padrejtesisht, si dhe i perdhosi gojeprishuri dhe krimineli kristo frasheri.
E di dhe e kuptoj shume mire se nuk do te lexohet, apo mendohet pozitivisht ky status apo ky shkrim i imi, por aq me bene, kur kam pare dhe prekur dhe vizituar nenat pa djemte e tyre, grate pa bashkeshortet e tyre, motrat pa vellezerit e tyre, niprit e mbesat pa gjyshrit e tyre, motra apo vellezer te cilet nuk kane krijuar familje.
Eshtra shqiptaresh neper bote, qe nuk pati nje cop toke ne kete shqiperi te mjere, per keta bije nenash. Po mire edhe kaq nuk ngopeshin kriminelet komunist, por degjuan dhe kane shkruar historine harbutshe dhe pikerisht nga ky njeri apo dhe mendesia komuniste e kristo frasherit?
Duhet thene se edhe duke jetuar ne rrezik per jeten edhe i semure ne gjendje te rende shendetesore, goja e tij e prishur villte vrere. Shpirtzi ngeli dhe ashtu iku.
Gojehelmuari, kristo frasheri, e shijoi jeten e tij nen intriga dhe ne rehati te plote ne sistemin kriminal komunist, por edhe ne keto vite demokraci e shijoi pa u ndeshkuar per fallsifikim te historise shqiptare.
Ai jetoi duke share dhe perdhosur te tjeret dhe jetoi ne kurriz te te tjereve.
Gjithçka qe ai beri eshte e poshter dhe e padrejte, por ajo çka eshte me e veshtire, eshte largimi nga mentaliteti shoqeror sepse ai falsifikoi historine, dhe per kete duhej te ishte denuar.
kristo frasheri, ky bur i vogel nga mendja e jetoi jeten sa i dha Zoti, por sot Shqiperia eshte me nje komunist me pak, pra, e thene troç dhe shqip, sot nje komunist me pak.
E vetmja lutje e imja eshte i marrte te tjeret si ky nga pas.
Barazimi eshte qe shqiperia te shpetoj njehere e pergjithmone nga mendesia komuniste. E drejta dhe e verteta duhet thene pavarsisht se eshte e hidhur fillimisht, por kur thuhen punet ecin mire edhe mbare.
a. alimadhi

🇦🇱Kjo eshte Rruga Ime🇦🇱. Jo Kompromis Me Komunistet. Nga Kujtim Cekani.

96317F10-86D3-4B3C-87E0-A8B8A264D89D

Me rasti e dites Nderkombetare te te Perndjekurve Politike..un nxora dhe shperndava nje Shkrim te Edida Buçpapaj..Gjithashtu edhe nje shkrim te Jozef Radit j dhkruajtur nga Tefik Cela qe me te vertete ne beri te Qaje .. per vuajtjet e internimit ne Saver te lushnjes .Shkrime e Nebil Cikes qe nuk mungojne per asnje rast dhe per asgje …kaq ishte ajo qe un pashe e lexova ne Web ..ne faktnga mediat ne shqiperi nuk kisha cte prisja me shume ..

Ne fakt Shoqatat ne Shqipëri nuk u ndjene fare ashtu si neper Europe ..Ate lindoren por edhe ketu ne Gjermani..Ne mos Gaboj Komunistet shqipetare nuk e kan firmos dhe as e njohin  kete dite ..Dhe per ket besoj qe te perndjekurit jan mbajt edhe peng ..sepse Katovica ne Shqipëri edhte ne fazen maksimale te lulezimit dhe suksesit ..

Edhe Departamenti i te Perndjekurve qe eshte tek PD..nuk beri asnjë aktivitet ..Ashtu si ne oame ne gjithe Europen ..Por md cme thane jan mjaftuar me nje shkrim ne Facebook ..Dhe sikur mos mjaftonte jj ka ngele Hatri pse un kam kujtuar ate Dite dhe kam shpetndare shkrimet e dikujt Tjetri qe me dukdn tej e me Vend ..qe “Te vdekurit Tane ne Shqipëri nuk ka kush ti kujtoje ”

Sikur mos te mjafyonte heshtja e Tyre kundrejt krimineleve ..harxhojne kohë dhe shkruajn qe nd duhet ti leme të qete ne heshtjen e Tyre..

Ja mesazhi qe Nen.Kryetari i Departamentit te te Perndjekurve Politike me drejtohet Mua ..

Z. Kujtim Cekani unë jam nënkryetar i Departamentit të ish të Përndjekurve Politikë, pranë PD, pasi PD nuk ka dikaster për ish të përndjekurit. Detyra për shtypin, në këtë departament, kuptohet është imja, si nënkryetar. Unë zgjodha të postoj në faqen e këtij departamenti një artikull të babait tim, Tefikut dhe z. Radi, në ditën e ish të përndjekurve dhe të përgëzoj, që dhe ti e kishe bërë share. Ai artikull m’u duk më tepër se i mjaftueshëm, për të përkujtuar ditën e të përndjekurve. Ndoshta nuk bëjmë aq sa do të donim, por më e rëndësishmja është që nuk gjykojmë as të përndjekurit që kanë shkuar majtas, as ata që nuk janë të përndjekur, por luftojnë për interesat e tyre për kauzën e të përndjekurve dhe as ata të përndjekur që kontribuojnë në media apo portale individualisht, pasi koncepti im është bashkimi i të përndjekurve politikë dhe kjo e fundit nuk mund të ndodhë duke sharë apo kritikuar punën e njëri tjetrit, difekt genetik i kësaj shtrese, i cili bëri të përfitojnë komunistët në ’44.
Me respekt, Edison Tefik Cela.

…..

..Qe te perfaqesosh Shtresen e te Perndjekurve eshte detyre Fisnike ..o Beje ose mose Bej ..pra si thone ..Beje mire Beje Vete ..Te pakten nje manifestim .nje pankarte . dicka qe te shikohet qe akoma ka te gjalle ne ate vënd nuk kan vdekur te gjithe..Ky ishte dhe eshte qellimi i shkrimeve te mia ..dhe jo debati apo percarja brenda nesh..Se un e kam zgjedhur rrugen time… JO KOMPROMIS ME KOMUNISTET ..

Sejfi (Sali) Protopapa, doktor në fizikë dhe punonjës për Nasa e jo ordiner siç e tregonte sistemi komunist.

Sejfi (Sali) Protopapa, doktor në fizikë dhe punonjës për Nasa e jo ordiner siç e tregonte sistemi komunist.

Sejfi (Sali) Protopapa, doktor në fizikë dhe punonjës për Nasa e jo ordiner siç e tregonte sistemi komunist.

U arsimua në vendlindje dhe më pas në Itali. Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte në zonën e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Në vitin 1944 u largua përfundimisht nga Shqipëria, duke u vendosur fillimisht në Itali e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas arratisjes nga Shqipëria, Sejfi Protopapa mbrojti doktoraturën për Fizikë Bërthamore në SHBA dhe punoi në laboratorin Los Alamos për shpikjen e bombës me hidrogjen, e më pas në NASA për komunikimet satelitore me reze lazer. U rikthye në Shqipëri vetëm në vitin 1991, pas rënies së komunizmit.

Rudinen apo Lulin

C3A80F04-4D29-4859-BAEA-F009C99CD47E

Rudinen apo Lulin
..
Ndermjet Lulzim Bashes dhe Rudina Hajdarit Un deklaroj hapur se do te Zgjidhja Rudinen ..
Do te Zgjidhja Rudinen sepse Rudina eshte e bija e Atij qe PD e themeloi qe ngriti Zerin e qe vrau Friken ..
Do te Zgjidhja Rudinen sepse nuk u be Dele para Kryetarit te Shkrire e te Ngrire per ti thene lepe peqe ..
Sepse e bija e Azemit nuk mund te ulej krah per krah me Monen e Kacin e Zi me Fariun e me faqeziun .
Rudina do te mbroje idealin e Babait te Saje ashtu si po e mbron edhe Luli idealin e Tij
Nje Lul qe erdhi i paketuar ne PD pa e ditur se nga eshte dera , Nje Lul qe eliminoi gjithe idealiste ashtu si Enveri me byrone Politike .
Nje Lul qe emrin e Gramoz Rucit se ze asnjeher me goje
Nje Lul qe ska lene Çun sigurimsi e Çun prokurori pa fut ne lista
Nje Lul qe kurre ma kurre nuk flet per Dekomunistizim apo per denime te krimeve te Komunizmit ..
nje Lul qe armen kryesore per te gjithe ata qe mendojne ndryshe ka hakmarrjen largim nga Partia ..
Per kete un Jam me Rudinen sepse un mendoj ndryshe nga Ti o Lul .Dhe kur benim Fushat ne 2007..2009..un flisja me pasion e korajo kurse ti me shikoje terthorazi me ata Syte e Tu Ziliqare ..
Ti je hakmarres Lul dhe je pa Vizion
Per kete un jam Me Rudinen sepse ajo ka Njemije Motive te jete ne politike ashtu si dhe
Une .
Kurse ti Lider i Kaplumtuar Qe ngrin e shkrin sipas oreksit .
Ti Lul je me i keq se Edvin Rama
Je me i keq sepse ti je Komunist i maskuar ndersa Rama eshte Komunist i deklaruar ..
Ti Lul e pate kohen te tregoje ce cmund te ishe po ne fakt tregove se cfar Je .
Mashtrove Demokratet me Cadren per 90 Dit me Republiken tende te Re dhe per nje Nate E ktheve ne Republiken e Bananeve ..
Ti Lul ske bere asnje Tryeze me Ballin dhe Legalitetin ashtu si Rama ben Me Gjinushin apo kelyshte e Tjere Komuniste .
Edhe ne qofte se ke bere noj Tryeze Ti Lul Partite e verteta te Djathta i Urren dhe me mire ben trattativa me Ramen se me Ballistet apo Legalistet .
Ti Lul i urren te perndjekurit Politike sepse ti je rrit me Kulturen e Bllokut .
E te gjitha keto Lul ska si mos ti dije e Bija e Azem Hajdarit qe ka qene Lider i asaj Partie qe Ty Lul te kan dhuruar karriken e kryetarit .
E Atij Kryetari qe po ajo Pd u mundua ta perjashtoi 2 here liderin e saje dhe tani me te Bijen Historia perseritet ..
🇦🇱Jam me Rudinen Lul sepse keshtu jam me Vehten Time 🇦🇱.

Kujtim Cekani .
Gjermani .

Rama Ik,Por merr me Vete Lulin dhe Moniken.Nga Kreshnik Spahiu.

BC1F07E9-F155-44DF-B75B-B980E32246BC

Populli nuk pret të ik Rama, dhe të vij Monika!

Nga Kreshnik Spahiu* #shpërndaje
“O ethet e luftës për karrige, njërit si iket dhe tjetrit s’i pritet”.
Një muaj pas krizës politike mund të themi me bindje se kjo nuk është një krizë për Shqipërinë por një krizë për “parinë e fshatit”.
3 individ po shqyejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë asnjē alternativ tjetër pasi kanë prishur pazaret e 17 Majit.
Opozita thotë të ik Rama dhe të vij Monika & Basha.
Pozita thotë jo do rrijë Rama sepse “Juventusin vetëm Ronaldo e nxjerr kampion”.
E futur në një labirinth duket qartë që dy faktorët politik s’kanë vullnet as për dialog dhe as për marrveshje.
Në këto kushte ka një zgjidhje që të fitojë Shqipëria dhe jo partia:
1- Rama një ditë do të largohet dhe kjo është çështje kohe. Por rrugët për tu larguar janë vetëm tre:
– me luftë
– me votë
– me dorëheqje mbi një marrveshje…
2- Dy pikat e para bien sepse lufta në mes Europës nuk lejohet nga një vend antar i Natos dhe me votë Luli nuk e mund dot Ramëm as për 30 vjet (kjo sipas deklaratave të Sali Berishës)
Opozita e provoi me votë madje edhe duke dejtuar shtetin qoftë në 2013, 2015, 2017.
Dy vjet më parë opozita drejtoi policinë dhe drejtësinë në bashkqeverisje madje edhe Komisionet e zgjedhjeve.
3 numuruesit e saj nga LSI, PD dhe PR në 5000 qendra votimi firmosën humbjet historike në tre dekada pluralizëm.
3- Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nga një dorëheqje e Edi Ramës me marrveshje mes pozitës dhe opozitës.
Kërkesa e opoztës është të ik Rama nga kryeministër ndonse është votuar nga populli.
Kjo kërkesë argumentohet sepse largimi Ramës është garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
4- Cfarë është e gatshme opozita të jap në këmbim të kësaj marrveshje?
Asgjë…
Jo jo kështu jo Edi Rama por askush nuk do largohej sepse kësaj nuk i thonë as marrveshje dhe as zgjidhje krize.
Shqipëria s’ka nevojë për ndërrim pushteti në tavolinë por për zgjedhje të lira.
5- Basha dhe Monika nuk janë garant të zgjedhjeve të lira pasi ashtu si Rama ata kanë kryer krimin e vjedhjes votave në 2009, 2011, 2013, 2017 etj.
Mos harrojmë që votat e Lulit për bashkinë e Tiranës u numëruan nga ambasadorët por ai e vodhi mandatin publikisht.
LSI krijoi fenomenin e 50 eurove në çdo shtepi dhe ndarjes së Iphone 8 celular kinez në çdo fshat.
Në këto kushte zgjedhjet pa Ramën por me Monikën dhe Lulin nuk janë as të drejta dhe as të barabarta.
6- Sistemin elektoral e ndryshuan PD-PS dhe shpikēn listat e mbyllura ku çdo deputet duhet paguaj nga 200 – 500 mijë euro që të hyjë në lista.
7- Basha është mësuar që ditën e parë në politikë të marr dhurata dhe ta marr pushtetin pa vota.
Një kryetar partie që vodhi dy herë votat e për kryetar brenda partisë dhe më pas eleminoi rivalët Olldashi dhe Selami (njëri në varr dhe tjetri në pension) nuk mund të jetë garant për zgjedhje të lira.
Edi Rama duhet largohet por jo që të marr pushtet Basha në tavolinë siç ja ka dhuruar Berisha partinë.
Edi Rama duhet largohet por atë nuk e largojnē dot protestat e Bathores sepse Shqipëria është 3 milion dhe jo 30.000 protestues nga veriu.
Edi Rama duhet largohet por atë nuk e rrëzon dot me vota Luli as sot dhe as mot.
Edi Rama duhet largohet por jo me pazar në tavolinë që të amnistojnë vjedhjet e njëri-tjetrit.
Edi Rama duhet largohet por jo duke rikthyer xhaketat e vjetra.
Edi Rama duhet largohet sepse Shqipëria po varfërohet.
Rama duhet largohet se mijra shqiptarë po e braktisin Shqipërinë por jo se do Monika dhe Luli
Edi Rama duhet të largohet kur të kuptoj se është kryetar i Shqipërisë dhe jo i partisë.
Nëse Rama ikën nga Bashën dhe Monikën: “Hajde vidhni ju edhe 8 vjet”, atëhere Shqipëria shkon në luftë.
Nëse një herë të vetme do të tregohet burrë shteti ai ka 3 mundësi:
1- Të fus në burg disa ministra të tij për aferat e denoncuara nga shërbimet e huaja
2- Të ndryshojë me referendum popullor sistemin elektoral jo si i pëlqen atij dhe Sali Berishës por si i intereson popullit.
3- Të largohet me një marrveshje popullore jo vetëm ai si kryeministër por së bashku me Lulin dhe Monikën si 3 bashkpuntorë në krimin e vjedhjes së votës. Le të qëndrojnë të 3 bashkë me doktorin një mandat 4 vjeçar jashtë parlamentit. Të rrinë në shtëpi dhe të lejojnë garën për alternativat e reja.
Kjo është zgjidhje: “Rama ik por bashkë me Lulin dhe Monikën”
#shpërndaje

Lulzim ..Rudina Hajdari eshte e Bija e Azemit.! Mos Guxo.Nga Roland Bejko.

18C47079-D9F2-40E9-8EFE-0B309E0B691B

Boll me sulme ndaj Rudina Hajdarit, ato janë të turpshme. Nuk ju nderojnë.
=======================

Rudina është e bija e Azem Hajdarit, e atij lideri të fortë që frymëzimin për aktet e mëdha politike e merte nga liria.

Azem Hajdari ishte një figurë atipike në politikën shqiptare që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Ai nuk dinte të lëpihej, të zvaritej, të servilosej për tu ngjitur në karrierë. Ai nuk ishte konformist Ai refuzonte të mendonte me mendjen e të tjerëve, por mendonte, gjykonte e vendoste me mendien dhe zemrën e tij.
Ai nuk ishte dele në tufën e madhe, ku urtësisht e paqësisht mund të hidhej në humnerë me urdhërin e parë të të parit të kopesë, por ishte i tillë që vihej vet në krye të tufës dhe shpesh e shpëtonte atë nga rrëzimi në honet e thella të politikës.

Azemi ishte i pabindur ndaj urdhrave dhe vendimeve të partisë kur bindja, llogjika, arsyeja apo edhe instikti i thoshte se shumica e kishte gabim.

Prandaj edhe raportet e tij me lidershipin e PD-së dhe drejtuesit e qeverisë së saj ishin shpesh të tendosura.

Azemin e përjashtuan nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht sepse nuk mendonte e nuk vepronte si grupi. Azemin e larguan nga kryesia e PD-së. Por ama nuk më kujtohet që ta kenë përjashtuar nga partia. (Mbase e kam gabim, por i pari dhe i vetmi i pëjashtuar nga partia është Myslim Murizi, sot 28 vite pas rënies së asaj partie që përjashtimin e kuadrove të vet e kishte mënyrë mbijetese.

Pastaj dihet. Azemin e vranë. Dhe ne që ndiheshim të bezdisur prej protagonizmit në gjallje të tij, në vdekje e bëmë hero. E shpallëm hero dhe me emrin e tij në gojë u nisëm përpara për të frymëzuar njerëz e për të fituar beteja. E shpallëm hero dhe i bëmë monumente dhe ishte hera e parë që u treguam të drejtë me të. I dhamë atë që meritonte; Piedestalin e tribunit të demokracisë.

Tani lipset që ta respektojmë dhe ta lemë të qetë aty ku është në parajsën dhe qetësinë e botës së amshuar.

Secilit nga ne, nëse i cënohet më e shtrenjta gjë, fëmija i tij, nuk të fal. Nuk jemi më delet e urta të kullarisura e të parfumosura. Kur dikush guxon të na prekë, fyejë apo bullizojë fëmijët tanë, e flakim kostumin dhe etikën e të paqmit dhe nxjerrim macen, ujkun, tigrin, luanin apo çfarë të doni, që është në gjumë brenda nesh.

Kjo është arsyeja njerëzore se përse të gjitha hienat duhet ti rinë larg Rudina Hajdarit. Mos t’ju gënjejë mendja. Ajo nuk është vetëm. Pisa !

Tani të kthehemi te arsyeja politike.

Kur ne e themeluam PD në dhjetor të ’90, ishim të bindur se po krijonim një parti ku si fe të saj do të kishte LIRINË dhe jo DISIPLINËN.

Partia që mbijetonte me DISIPLINË si armike e egër e LIRISË ishte ajo tjetra, partia e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, pra PPSH. Ishte ajo parti që kishte vrarë, izoluar e varfërusr për 45 vjet shqiptarët.

PD në kohën që është drejtuar nga Sali Berisha është e vërtetë që nuk ka qenë në ditët e saj më të mira në raport me demokracinë e saj të brendshme, ju ka ngushtuar hapësirat e veprimit dhe ligjërimit politik zërave ndryshe dhe i ka detyruar të largoheshin, por nuk më kujtohet që të ketë shkuar deri në përjashtim të drejtuesve të saj nga partia. Kryetari i PD z. Lulzim Basha, nisur nga profili i tij prej perëndimori ishte shpresë e madhe e demokratëve dhe e shqiptarëve se minimalisht do ta demokratizonte dhe modernizonte partinë nën frymën e principeve të Lirisë dhe jo të Disiplinës. E do mjaftonte kjo që të mbahej mend gjatë në historinë e politikës shqiptare. Ai vet ka deklaruar publikisht më shumë se një një herë se sa të jetë ai në krye të partisë nuk do ketë përjashtime nga kjo parti.
Është ende në kohë të mos ndikohet në vendimarrje nga eremitë që vijnë nga bota e erët e nëntokës politike..

Është e vërtetë gjithashtu që partia ka nevojë për rregull dhe respektim rregullash për mirëfunksionimin e saj. Por bota perëndimore e ka zgjidhur këtë moment delikat nëpërmjet transparencës në vendimarje, debatit në forume, dialogut, kulokut etj, dhe jo vendimarrjes individuale, të çastit, pa kuvendim. Të tilla praktika në vendimarrje janë atoritare dhe rrezikojnë të prishin kohezionin në parti. Çorienton dhe fyen inteligjencën e gjithsekujt nga personalitet më të mira që ke zgjedhur në forumet më të larta të partisë sado i drejtë të jetë vendimi i marë. Në demokraci partia nuk është e kryetarit, por kryetari është i partisë. Rregulli në parti nuk sigurohet nëpërmjet kërcënimit se po nuk mu binde të përjashtoj. Kjo praktikë mund të sigurojë një rregull të përkohshëm, një qetësi të reme.Më vonë shpërthen dhe të kthehet në bumerang. Disiplinën në parti nuk mund ta sigurojnë as piranjat që sulmojn nëpër rrjetet sociale me fyerje e shpifje këdo që nuk mendon si ata.

Dhe në këtë kuadër i gjej të padrejta sulmet politike, anatemimet dhe letrat publike që i adresohen zj. Rudina Hajdari duke i bërë thirrje që të dorëzojë mandatin. ( oh sa të shpifura janë këto letra. Sa të tilla na ka adresuar dynjaja në 1990-1991, atëherë që po i dilnim kundër partisë së punës që falë saj po shkolloheshim dhe ishim të lumtur dhe që na jepte dhe ajrin që thithnim)
Natyrisht, mirë apo keq, u mor si u mor vendimi për dorëzimin e mandatit të deputetit është detyrim statutor, por edhe moral ti bindesh vendimit të shumocës.

Por ama kërcënimi me përjashtim nga partia, është një kërcënim komunist. Në statut janë të parashikuara masat disiplinore në parim, por askund nuk thuhet shprehimisht se në këtë rast përjashtohesh nga partia. Por edhe nëse ky artific do ishte sanksionuar në statut, jo vetëm që nuk duhet aplikuar në asnjë rast, por ai duhej fshirë një sekond e më parë nga faqja e statutit sepse bie në kundërshtim me principin e lirisë.

Në këto çaste e bija e Azem Hajdarit nuk po bën as më shumë as më pak veçse po respekton vetveten, mendimin dhe gjykimin e saj. Ajo është një qenie politike që ka të drejtë të mendojë, të analizojë, të gjykojë dhe të vendosë vet çfarë do të bëjë me mandatin e deputetit. Është në të drejtën e saj. Është në lirinë e saj.

Rudinës po i kërkohet të bëjë atë që bënte dhe Ati i saj. Pikërisht atë është duke bërë edhe ajo. Po mendohet dhe do vendosë vet. E lirë. Me ndërgjegje. Ashtu si në gjallje babai i saj. Në mënyrë atipike. Ndoshta edhe përkundër vendimit të shumicës. Sepse ajo është vajza e Azem Hajdarit dhe lirinë e ka në adn.

Unë uroj që vendimi i Rudinës të jetë si vendimi i shumicës. Por edhe po nuk ishte i tillë, do të ishte një turp i madh nëse Partia Demokratike do të përjashtonte nga rradhët e saj të bijën e themeluesit, heroit dhe tribunit të demokracisë shqiptare.

Unë vet jam në mbështetje të vendimit të PD sepse e shikoj si të vetmen mundësi të rënimit nga themelet të këtij rregjimi antidemokratik që po sundon shqiptarët.
Por, nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se do shikoj pozicionin tim për të qenë apo jo anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura.Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90.
Dhe siç thoshte Azvi Nelaj në poezinë e tij përpara se regjimi komunist me DISIPLINËN e tij të diktaturës së proletariatit ti merrte jetën,, “JETA DHE VDEKJA MERITOHEN” !
Krimbat që zvariten rrezikohen të shkelen nga këpuca e të parit që kalon aty pari.

(PS. Meqë vdisni për disiplinën si praktikë, dhe kush ju disiplinon e respektoni dhe e doni më shumë, nuk pranoj askënd të më bëjë komente negative në faqen time. Do t’ju disiplinoj duke jua fshirë ato 😉 )

Babai Im .😢😢

FAC9638A-18FC-4D85-9157-A73121A6C91C

Babait Tim…
.
Sa here e shikoj kete Foto ..
Syte e mi lotojne..
Sa rrallë qeshe ne kete Bote te qelbur..
Sa vuajtje te rane mbi shpatulla
Me te renda se mali i Polisit..
Te ndane prej botes se Tyre ..por edhe prej Tendes..Prej Fisit..
Ngele Djale i vetem i Babait Tend..
Se te Tjerët i biresoje Nena Parti..
Ngele dyerve te burgjeve te Tiranes..
Atehere ishe i Ri shumë i Ri..
Dhe nje dite te than qe Babane Tend..
Ti nuk mund ta takosh dot..
Dhe bota te ra persiper..
Dhe Syte tu njomen me Lot..
Dhe trupin e Tija Kriminelet nuk ta dhane..
As te vdekur nuk munde ta perqafosh Babane..
Dhe ne shtepi u ktheve ..por shtepi me nuk gjete..
Ata te kishin marre cdo gje ..
Cdo gje e kishin bere per vete…
Ju thirre ..u afrove..un jam Vellai Juaj..
Ata nuk te njihnin ..Ti ishe bere i huaj..
Dhe shpresove qe te nesërmen dicka do ndryshojë..
Por me kot prite të nesermen ..
Ata ishin strehuar ne naten e erret ..
Nena Parti i perkedhelte..
Ata pergjithmone Ty te kishin mohuar ..
Ata Tani ishin te biresuar ..
Ne netet e gjata me kot mendjen vrave ..
U ngushellove ..ulerite ..u trishtove qave ..
Se ngele pa familje..Pa Baba..
Se ngele pa far e fis e pa vella ..
Se vellai pa vella si zogu pa krah..
Dhe nata e erret e Trishtimit zgjati me vite e vite ..
Dhe ashtu te vetem pa fis na linde e na rrite ..
Asnjëherë nuk na folen Sepse ti ishe i biri i Armikut.
Asnjehere ne shtepine tone nuk shkeli këmba e Tyre..pervecse e Mikut.
Nuk di ende Sot se cfar Atesie ata ne dokumente kane..
Se asnjëherë ata nuk e kan njohur ne realitet Babane..
Dhe dale nga dalë ne u rritem Ashtu si u rritem..
U ushqyem me lotet e Nenes dhe me dashurine e njeri tjetrit..
Dhe ti Babai im qe ngele Bire i Vetem ..
Nganjëherë U mundove te nxirrje Buzeqeshjet..
E di Tani je atje …
I lutem Zotit qe Babane Tend ta kesh përqafuar..
Sa Shume do te doja qe Te Jeni bashkë..
Te Bisedoni …
Te Jeni Bashke per gjithe kohen e Munguar..
Babai Im..
Sa shume na Mungon..

K. CEKANI..

🇦🇱Partia Ime Eshte Shqiperia 🇦🇱

D84AD83A-4F00-4204-B728-9AC39C4039A0

Mos Bini Pre e Komunisteve
..
Askush smund te behet magjistar dhe te parashikoje te ardhmen por ajo qe me cudit si eshte e mundur qe Ne sdim as te shikojm as te kujtojme dhe as te nxjerrin mesime nga e kaluara.
Me thoni vetem nje rast te vetem vetem nje qe Komunistet kan patur Bese ..
Le ti kthehemi Historise
Qe ne krye te heres kur kjo Parti antiantikombetare u formua ka patur ne genin e saje tradhetine dhe te hengurit mbas shpine .. Pastaj me mbledhjen e Mukjes me vrasjet e krereve dhe intelektualeve me burgosjet internimet deri tek femijet ..
Edhe mbas 90 e njeta gje ..
Jemi nje popull qe nuk vume mend nga e kaluara dhe as e vume ujin ne zjarr per tu purifikuar por ngelem ne vend numuro duke jua lene pushtetin dhe Shqiperine Antikombetareve .
Kush mban mend protestat
…,
Nano Ik Nano Ik
Pastaj Nano u be Mik
Pastaj Meta Ik
Edhe Meta u be Mik
E Beme edhe president,
Shikoni shkrimet ne Google
Aferat korruptive qe beri lsi me KESH dhe cfar thoshte Basha per Meten ..
pastaj 21 Janari kur PS u ngrit kunder Metes ne Fakt PD e mbrojti pastaj PS e beri Meten President ..
Dhe Monika vuri ne perdorim Çizmet ..
Pasta Rama Ik (ne kohen e Cadres )
Pastaj Rama u be Mik
Pastaj Monika Ik
Edhe Monika u be Mik
Tani prap Rama Ik
Do ta shikoni qe sdo jete e larget dita kur do ti shikoni me duar ne qafe duke bere pazare e ndare pushtet si gjithmone
Dhe Ju qe ju shkoni mbrapa shikoni gjeni ndoj lek per tu arratisur neper azilet e Europes .
..
Kjo eshte Corba Komuniste gje cdo dite e me shume po gllaberon Shqiperine e po vazhdon lavazhin e Trurit te Shqiptareve..
..
Zot Hapjua Syte dhe mendjen Shqiptareve qe mos ju shkojne me mbrapa ketyre Horrave ..
..
K.Cekani

🇦🇱Burrat e Parlamentit te Pare Shqiptare 1921🇦🇱.Nga Agustin Miraka.

13825878-8310-4DC5-BC33-DCFAD817FDFC

Burrat e pare shqipetare ne vitin 1921 ne Parlament.
Me poshte jane renditur vetem emrat e deputetve qe jaane ne foto.
Sipas rreshtave nga e majta. 1-Llambi Goxhomani, Barih Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani. 2. Luigj Gurakuqi. Ate Gjergj Fishta, Shefqet Verlaci, Osman Haxhia, Ahmat Zogu, Esheref Frasheri, Josuf Banka, Shyqeri Myftiu, Riza Dani, Irfan Oheri, Petro Harito. 3- Shefqet Daiu, Ali Kelcyra, Kole Thaci. Halit Rroji, Banush Hamdi Bega. Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Andon Beca. 4-Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi , Masar Kellici, Rexhep Mitrovica, Spiro Pano, Agatokli Xhitoni, Leon Frasheri, Syrja Pojani, Stavri Vinjaku, Patuk Saraci, Taqi Buda, Ibrahin Xhindi. 5-Leonidha Koja, Koco Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu. Mstafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.

Lulzim:!Tani po ta Them Publikisht.Nga Enkelejda Veliu.

86E08A6D-0BAE-402F-83FE-7BE20280380A

Thone se miqte, njihen ne dite te veshtira..
Po ashtu edhe militantet..
Ne keto dite gri per PD..kurrsesi nuk do doja qe te gjykoja, por disa gjera duhen thene.
Hallet diku duhet ti qajme.
Jo pak here kemi ngritur zerin ne forume, qe PD te jete transparente me qytetarin dhe votuesin..dhe aq me shume , me anetarin dhe militantin e saj.
Duke filluar, nga listat e keshillit bashkiak..duke vazhduar me zgjedhjet ne parti..dhe duke iu vene vula, kandidateve per deputet.
Po cti bej une “Qaniut”..qe i rri kryetarit, sa para mbrapa?! Qe ia heq aq bukur qimet te palltoja..dhe qe cdo mengjes e komplimenton me fjalet.. Kryetar si ty, as ka pasur dhe as do te kete PD..
Asnje kriter. Asnje mendim dhene nga baza.
Emra qe serviren lart, me llogari.
Hirearkia ndertohet, vertikalisht poshte dhe jo e anasjellta.
Larg qofte..sdua tju besoj te tjerave.
Dhe sot..kur duhej te ishim bashke, nje mendje dhe nje ze..dalin ne skene Gjuzrat dhe Roshet. Ashtu, mustaqet varur, mezipritur, te bejne opozite ..
Sigurisht, aty presin dhe te tjere..qe po iu vjen plasja, pse e dorezuan mandatin.
A mund ti besoj une Ndokes apo Mones..??
Askurre..
Thjesht po bejme nje cope rruge bashke. Per tu ndare, sdihet ku dhe si.
Ju qe fryheshit, per gjetje kaq te papara, mos u fshihni si struci..qe fusni koken ne rere dhe bythen zbuluar.

A e gatuat vete kete gjelle dhe na e sherbyet ashtu te nxehte..?!
Na e futet koken me zor ne pjate..
E pra..kjo ishte loja..
Sigurisht, une , dhe mijera demokrate te tjere, serish do te mbetemi ai zeri i forte, qe do ta themi te verteten..por qe do jemi prane, ne te mire e ne te keq.
Dhe sot, serish jemi ketu..per ti dhene, po e deshi puna, ndoshta dhe grushtin, ketyre prurjeve te “reja” ne parti.
Qe duan te zevendesojne, te vetmen parti te shpreses.
Koha te mbahet pergjegjesi, dhe per te ndeshkuar cilindo, qe krijoi kete maskarade listash..
Dhe nderkohe qe do pastrojme veten, do te nxjerrim ne pah, ata dhe ato, me te miret.
Nuk mund te kete asnje komision politik, gatuar bodrumeve mavi, qe mund te mposhte dhe te zevendesoje, nje parti te tere..

Diaspora pa Mëmëdhe. Nga Eduart Kaca (Dusseldorf)

534DCA3E-D713-44D4-A221-6FEF8963A110

Diaspora pa mëmëdhe

Që nga rilindasit e vjetër, shqiptarët e diasporës në dy shekujt e fundit kanë kontribuar dhe po kontribuojnë pareshtur për ruajtjen dhe konsolidimin e identititetit shqiptar. Rilindasit e vjetër jo vetem i kënduan me shpirt atdheut, por bënë të mundurën dhe të pamundërën për të krijuar shtetin shqiptar. Edhe shqiptarët e diasporës së sotshme, në rrugën e rilindasve të vjetër, vazhdojnë të kontribuojnë me të gjitha mënyrat për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.
Lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, nuk do kishte ndodhur apo nuk do të kishte patur suksesin që pati, pa kontributin e diasporës. Kjo është pa dyshim një nga dëshmitë më të gjalla pas krijimit të shtetit shqiptar, që diaspora ishte mbështetja dhe kontributi më i madh për kombin.
Ne, emigrantët shqiptarë, jetojmë me mendje dhe zemër në atdhe, dhe me trup në vendin e huaj. Secili prej nesh ka në qenien e tij dy une, unin shqiptar që na shoqëron në çdo mjedis ku ka shqiptarë dhe flitet shqip, dhe unin e vendit ku jeton çdonjëri, që kërkon gjithmonë integrimin dhe përshtatjen në shoqërinë ku jetojmë. Çdo shqiptar, përpara se të identifikohet me emrin dhe mbiemrin apo besimin fetar, identifikohet me të qenurit shqiptar.
Fatkeqësisht, nëse do t’i hedhim një vështrim marrëdhënieve të diasporës shqiptare me shtetin amë, do të vëmë re një disharmoni, një kontradiktë, mosnjohje dhe mosmirënjohje. Diaspora sot ka shtetin amë mbi 100 vjet të vjetër, dhe shtetin e ri në Kosovë, pra dy shtete shqiptare nga një komb. Prej shumë kohësh sundon një mendësi që, diaspora vetëm duhet të sjellë para në vendlindje, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, pastaj problemet e tjera i “rregullojnë vetë” aktorët politikë të Tiranës dhe Prishtinës. Pra vendlindja, vetëm kërkon të marrë nga diaspora, duke thyer edhe njërin nga ligjet thelbësore për funksionimin e shoqërive, atë të reciprocitetit, të marrjes dhe të dhënies.
Ne, emigrantët shqiptarë, jemi pjesë e kombit, dhe angazhohemi e mendojmë për kombin ndoshta më shumë se ata të ashtuquajtur politikanë në Tiranë dhe Prishtinë që mendojnë vetëm për xhepat e tyre, sepse të jetuarit jashtë atdheut e forcon edhe më shumë ndjenjën e përgjegjësisë karshi kombit. Para disa kohësh, një grup iniciues nga diaspora, jo vetëm nga Gjermania por dhe shumë shtete të tjera me në krye zotin Ragip Rama, u prezantua me një projekt tepër të nevojshëm për ngritjen e një kanali televiziv për diasporën, ku do pasqyrohej veprimtaria, puna, bizneset, shkolla dhe e gjithë jeta socialkulturore e diasporës. Ky projekt u prezantua në Prishtinë dhe u mirëprit si nga kryeministri, ashtu edhe nga parlamenti, partitë politike e grupet e tjera të interesit. Ky projekt ishte parashikuar të prezantohej edhe në Tiranë tek Ministria e Diaspores, por fatkeqësisht, ministri i diasporës zoti Majko, nuk paraqiti asnjë interes, madje edhe një takim i bërë u refuzua pa dhënë asnjë arsye momentet e fundit. Megjithëse ngritja e kanalit televiziv për diasporën në një perspektivë të afërt nuk do të realizohet, me justifikimin se nuk ka mjete financiare, qeveria e Prishtinës është në kuptimin pozitiv më e ndjeshme karshi diasporës, sesa qeveria që prezantohet sot duke keqpërdorur emrin e madh Rilindje.
Është fakt që këto ditë në Tiranë është duke u zhvilluar samiti i diasporës organizuar nga Rilindja famëkeqe, por ky është vetëm makiazh apo Operation plastik, që qeveria ndërmerr për të zbukuruar vetveten. Këtu qeveria ka ftuar kryesisht biznesmenë (dihet se pse!) apo persona që simpatizojnë dhe kanë lidhje apo mbështesin strukturat mafioze kommuniste shqiptare të përbëra nga bijtë e nipërit e nomenklaturës. Fakti më domethënës i këtij samiti dështak dhe i dështimit të qeverisë, është mospjesëmarrja e shoqatës Vatra në të. Ky samit i cili për nga përbërja e tij i përngjan më tepër një kongresi PPSH-je, është i predestinuar të dështojë në qëllimin e tij, sepse duke moslejuar shumëllojshmërinë e mendimeve, kontribuon më tepër në përçarjen e diasporës sesa unifikimin e saj. Pavarësisht show-t mediatiko-politik që bën qeveria e sprovuar Rama, edhe këtë herë nuk shfrytëzohet mundësia për të krijuar premisat për të afruar me gjithë zemër diasporën e vërtetë, ata shqiptarë të cilëve mendja dhe zemra u rri tek mëmëdheu.

Eduart Kaca, Dyseldorf

Shqiperia dhe Kosova nje Mbreteri.

2D02E269-DA3E-4427-9B93-D765F923F4C6

Princ Leka i hap sfidë Ramës: Unë, Mbreti i Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas deklaratës së Ramës që Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të përbashkët, Princ Leka ka hedhur një tjetër propozim.

Sipas princit, Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen me një Mbret.

Pavarësisht debateve, Princ Leka është shprehur se kjo nuk ishte një deklaratë e tij emotive, por një qëndrim i Familjes Mbretërore ndër vite dhe breza.

“Një mbretëri kushtetuese, do të sillte sigurisht më shumë stabilitet, pasi është një insitucion që qëndron larg partive politike.

Këtu u referohem mbretërive europiane. Një tjetër shembull janë Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Commonëealth, ku 16 shtete i janë bashkuar kurorës mbretërore.

Kjo është një formulë e ngjashme dhe e suksesshme propozuar gjithashtu nga i ndjeri Arbër Xhaferri, i cili ishte nga të fundit vizionare të rrallë të kombit tonë!

Mbretëritë kushtetuese janë gjithashtu vendet me demokratike që njohim.

Familjet Mbretërore sot nuk bëjnë politikën e vendeve respektive, por garantojnë stabilitetin e institucioneve, garantojnë unitetin kombëtar nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së traditës, vlerave, kulturës dhe historisë së vendit!”- ka deklaruar Princ Leka për/ protesto.al

Katovica Shqipetare😡😡

6CB6BF04-0E5B-4175-8D97-3D0304E7B3CB

Katovica…Shqipetare…

Dhe neper bote do ti largojme..
Dhe do tju marrim toke e pasuri ..
Dhe ne do komandojme gjthcka ..
Dhe ne do drejtojmë cdo Parti..

Dhe do te lozim si macja me miun ..
Me fukarane e me diteziun ..
Dhe kush nga ata do te guxoje
Bejeni qe koka t’u fluturoi..
..
Ngatrojini gjerat bejini lesh..
Bejeni token me tre pronare
Pastaj ju merrni ctju doje ai qjef
Te zihen femije e baballare..
..
Kujdes ..Kujdes ..nga te burgosurit..
Ata jan trima jan dhe te zgjuar ..
Mos ju afroni atyre pushtet ..
Nje pasaporte jepuni ne duar.
..
Shperndahuni Ju andej edhe kendej..
Betohi per flamur e per Shqiperi..
Me shani Mua shani cte doni
Shani njeri tjetrin me Mac e me Mi
………………………………………
……………………………………….

Dhe vitet kaluan nje nga nje.
Dhe formula e Kriminelit pati sukses..
Dhe Shqiperine krejt e Vodhën..
Dhe Shqiperine e futen ne thes..

…Vazhdon…
….
K. CEKANI

..

..

Zeri i Amerikes

CA0C6254-33A0-43AB-9EF5-611414EBF04D.jpeg

Kur degjonim Zërin e Amerikës ..
😱😱
(Histori e Vertete)
..
Çdo mëngjes..
Me një Batanije mbulonim Dritaren..
Në fakt..Gjithë Natën..
Sepse nga të ftohtë na mbronte..
Se era fishkellente..
E bashkë me erën Edhe Valët..
Ngriheshim..
Si një Sahat në 04:30 ..
Mes shpresës edhe Frikës ..
Çdo ditë..dhe radion Ne e Ndiznim..
Për ZËRIN E AMERIKËS..
Çdo ditë ì njëjti orare..
Me frikë shikonim Jashtë..
Nga dritarja nga një e çarë.
Dhe një ditë Vendosem..
Që një Qen te kishim ..
Që te qetë Në mëngjes..
Për te dëgjuar Shpresën..
Shumë ì vinin vërdallë Shtepise..
Ata ishin 1200.aa
Por kur Ngriheshim të dëgjonim Zërin..
Shtëpia nuk kishte Drita..
Dhe Balua..Qeni qe morëm..
Detyrën mirë e bënte..
Nuk linte me Ai Spiunet ..Se Balua i urrente..
Dhe shpejt u mblodh Sigurimi ..Partia..
Dhe Shpejt u muar vendimi..
Nuk kishte burg as internim ..
Por vetëm pushkatimi..
Dhe erdhën Xhelatët e Kuq..
Un isha veç 10 vjeç..
Dhe Balon..nga dora ma morën..
Si mos o Zot me Keq..
Dhe Uleriva e qava ..
Dhe Balon e pushtova..
Por ish e kotë o Miq të mi ..
Nga vdekja dot se Shpëtova..
Ata..Ma pushkatuan..Balon Tim ..
Dhe Filloj prap Havazi..
Na dhanë urdhër të hiqnim.batanijen ..
Dhe të vihesh Plasmasi…
Dhe për çdo natë Spiunet e qelbur ..
Na rrinin rreth shtëpisë..
Por prap Zërin e Amerikës e dëgjonim..
Nga poshtë Batanise…
Dhe Un kokën me Batanije mbuloja..
Si cdo fëmijë prej Frikës..
Me vone kur u rrita un Kuptova ..
Që Balon Tim ma pushkatuan ..
Për ZËRIN E AMERIKËS…

P.S..Ai që është nga Polisi e di shumë mirë që kjo është një histori e vërtetë..

Kujtim Cekani….

Sigurimsat e Diktatures te punesuar ne Ambasaden Amerikane

DB6EF55F-9B0C-4D4F-B5EB-05F619009495.jpeg

Drejtuar Ambasadorit-es Amerikes se Rruges se Elbasanit 😂😂
..
„…do te lutesha te prononcoheshit ne lidhje me cfar shkruhet dhe flitet Z.Ambasador keni detyrimin te na thoni sa eshte e vertete .Flm .
..
Kjo liste gjendet ne rrjetet Sociale ..Spiune e sigurimsa te punesuar ne Ambasadën Amerikane te punesur nder Vite Sikur edhe 1 te punonte aty do te ishte Skandal ..

.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

Duke Shkelur mbi Varret pa Emra ..

49F92927-5746-4FEF-9419-005FA2D5F6B5.jpeg

Pafytyrsia Politike nuk njeh Limit
..
Sapo pashe qe edhe Luli i Çadres vuri kembe ne Kampin e Tmerrit ne Tepelene..
Se keta sa here qe pregatiten te hipin ne karrike fillojne e leshojne lot Krokodili per vuajtjet Tona .. vetem per vuajtjet se Neve sduante na shohin me Sy lene mo te na mbarojn noj pune apo qofte larg per ndonje gje me shume ..
ja cfar tha Luli Sot ..fatkeqesi qe keto gjera jan lene ne harrese ..Pra po fliste sikur PD skishte qene asnjehere ne Pushtet ..
te njejten gje beri dhe Likja i Skraparit vjet .. dhe disa ish bashkevuajet i shoqeronin sikur PD se ka ditur rrugen sot 28 vjet ..
Perdhunimi qe keta halabake ju kan bere te Perndjekurve Politike qe edhe sot e kesaj dite enden zyre me zyre e gjykat me gjykate per gjoja dempshperblimet duhet ta dime qe i kemi dhurate nga PD .. sepse per 8 vjet qe ishte ne pushtet cfar beri per kete shtrese ..Nje 0 me bisht ..
O Lul o i pa Fytyre Ti nuk e Urren Komunizmin dhe as te vjen keq per vuajtjet Tona sepse Ti PD e ke mbush me Sigurimsa e Cuna Prokuroresh ..Perse nuk ben Dekomunistizimin e PD .. Un te njoh o Lul sepse Ti ke qen ne Pushtet dhe e Di shume mire qe Ju Neve na Urreni ..
Boll Me o te pa Fytyre mos shkelni me mbi Eshtrat e te Pareve Tane per te hipur ne karrriken Tuaj te Felliqur.

Amanetet si tret as Dheu’.😢😢

2048559F-BB6F-4486-B7E2-93EFE7DBE6AD

Amanetet si tret as Dheu’

Shtatë Mije ..
Tetë apo Dhjetë ..
Një Zot e din me te vertete..
Sa Jan pa nje Varr..
Sa Nëna Qanë..
Sa Fëmije kerkuan Babanë..
Sa Motra derdhen lot për Vellanë..
Sa të tjere perjetesisht u ndanë ..
E ç’rëndësi ka..
Askush për Ta nuk kujtohet..
Për ta njeri më nuk shkruan
Ata kishin ënderra
Që kurrë nuk u realizuan ..
Dhe sot dhe neser
Dhe vitet kalojnë
Shqipëria ngelet nje tokë e mallkuar
Ku te vdekurit nuk gjenë Paqe
Ku i ligu ben karrierë
Ku i dituri ka marre arratinë
Ku kullat skan më oxhaqe
Dhe ku njeriu han njerinë..
Vetëm atëhere kur një dite
Të zgjidhet problemi me Amanetet
Vetëm atehere me te vërtetë
Do të shohim
Nga Shqipëria Çdo të mbetet…
….
K. CEKANI .

Ekspertet qe Vrane Poetet..

407C85E5-BED5-4AFA-B2DE-F2716824ECB9

Ekspertët e Vdekjes*..
….
Si mund ti thuash vetes poet.
Si mund të bësh gjumë të qetë.
Si mund të marrësh frymë akoma ..
Si mundesh Ti qe ke marre Jetë..

Mbi tavolinë Ju vunë dy fletore ..
Të dyja të mbushura me poezi
Që ato ti analizonit..
Por Ju e kishit shpirtin e Zi..

Ti si Kucedra me vrere në shpirte
Bashkë me Atë Kollare Ziun..
E bëtë Ju ekspertizën…
Ju vute Ju vulën edhe Firmën..

Poezitë e Tyre Ju , Ju verbuan..
Ato ishin të pastra qelibar
Po Ju te Nxirë ishit në shpirte ..
Të Dy Poetët duheshin vrarë..

Shumë vite kan kaluar ..
Dhe kollare Ziu në Ferr ka shkuar..
Edhe ti shtrige me shpirte të Zi ..
Mos kujto se ke për te shpëtuar.

.*(Ekseprtet qe benë ekspertizen e poezive .. të poetëve të Librazhdit Genc L.dhe Vilson B…janë Diana Culi dhe Koçi Petriti.qe te dy keta shkruajne .Asnjeri prej tyre nuk kerkoi kurre falje publike per krimin e kryer )
.
K.Cekani.

Kjo Fytyre e Shemtuar ka qene Hetuesi Im ,emrin e ka Zamir Shtylla . Deshmi e Gjalle nga Barije Karabollaj

FAEC1C5B-693D-4AF2-8974-8D9C67D23C30

Mijera deshmi po dalin nepermjet rrjeteve sociale persekutime vrasje e perdhunime .. vrasje makaber femrash e aq me keq edhe femijesh gjate regjimit famekeq te komunizmit … .

nje deshmitare e gjalle eshte edhe Barije Karabollaj qe e kan arrestuar qe adoleshente dhe pastaj prap e prap dhe sikur te mos te mjaftonte i kan marre edhe nje foshnje qe sja kan kthyer me kurre .. po ndaj me Ju kete shkrim te marre nga profili i Saje ku ajo denoncon publikish ish hetuesin e Saje me emer mbiemer dhe Foto .

Ja cfar shkruan Ajo …

E shikoni këtë fytyre ky ka qene hetuesi im.
Në vitin 1980 me arrestojne dhe me komunikojne, se martesa ime ishte bere ne menyre te fshehte dhe kundra ligjit të Republikës Popullore Socialiste të Shqiperise që unë ketë djale nuk e meritoja, se ai ishte djali i një komunisti dhe vllai i një motre komuniste.
Kurse unë kisha babane në burg për politike dhe pjesën tjeter të familjes të internuar e te gjithe fisin.
Po gjithashtu une nuk kisha të drejte që te isha nene e nji femije, se do të ushqehej me frymën time prej kulaku. Femine ma moren nga krahtë, mua me arrestuan ku me akuzuan se kisha shkelur ligjin.
Isha martuar në mënyrë të fshehte dhe pa dëshirën e prinderve të burrit tim.
Ky pra është ai legeni hetuesi Zamir Shtylla në bashkepunim me kriminelin e kriminelave Amet Toporaku që nuk ja gjej dot vulën, ku e ka ta shikoj ne sy se sa burre është. Se burrnine time e njeh mire dhe gjygjtarja Vjollca Meçe një kriminele e pa shpirte, me dënuan 8 muaj burg dhe 5 vjet internim ku isha dhe shtatzane… dhe në të njëjtën kohe me kercenonin se do me merrnin femine sa të lind.
Po e mbyll këtu sa nuk mundem me te shkruaj…

„Kujdes Spiunet“ Nga Adriatik R. Dosti.

29B834FD-AACF-4C7F-89AE-2855A1D0B0D8.jpeg

Kujdes Spiunet…..

Pergjigje Vasil Nasit …prej Janine …

Kam nje shok e mik te mire e hershem une o milet qe quhet Fatmir b. Merkoci…dhe me thene te drejten qesh fort sa here qe lexoj postimet ne faqen e tij te fb sepse ne fund ai kurre nuk harron te vere shenimin standart …Kujdes Spiunet…

Dhe ka aq te drejte sa me s’thuhet..madje do ti them ta vere shenimin e vet dy here ne cdo postim te tij njehere ne krye e njehere ne fund …

….Pas shkrimit tim te djeshem reth ”biografise” se anetarit te larte te kryesise se PD…Ivi Kaso…njefare Vasil Nasi …na ishte terbuar, na kish kercyer perpjete e qe ligshtuar fort dhe me ishte perveshur mua ”ku te dhemb e ku te djeg”’edhe pse me ate te foluren e te shkruaren shqipe cope -cope e cale – cale e ku nje zot e di se si ja u lidha kuptimin se bashku te gjitha ketyre kodosh fjaleve e fjalive te shkruara nga Vasili i Nasajve.. per tu marre te pakten kuptimin e per te mesuar makari se c’ka dashur te thote dereziu e diteziu…

E ja qe ky Vasilisi na jetonte ne Janine… te Greqise [ ne fakt Visiliusi me shoket e qirjot e tij duhet ta fusin perfundimisht dhe njehere e mire ne kaplloqen e tyre se Janina eshte shqiptare dhe e tille do te jete jete e mot]… e na fliste ne emer te Deges se Partise Demokratike Shqiptare Dega – Janine …e na bente leksione patriotizmi, besnikerie ndaj liderit dhe partise ne te cilen aderonte…na fliste per demokracira, diaspora, nacionalizma, biografira, kapitalizma amerikane..per dosje te arratisurish , agjentura e plot brockulla te tjera te kesaj natyre qe e kishin detyruar Cilen a Vason e gjore te merrte lapsin e te me hakerrehej mua ne faqen e tij te fb…

…Nuk ke gjetur momentin e pershtatshem per kete shkrim tendin kunder biografise se Ivi Kasos se keshtu demton PD…e niste sulmin ndaj meje Vasua i Janines…

Po mire o Vasilis…kur eshte momenti i pershtatshem kur ti e Ivi me shoke te na riktheni serisht Diktaturen,,,ta shkaterroni fare PD e ta mbushni me spiune e sherbetore kriminele te komunizmit te djeshem ..ta degjeneroni fare demokracine e Partine e pare opozitare shqiptare.. dhe nga PD ta shnderroni ne PPSH ?

Ore cilen PD po demtoj une …tenden, te Ivit e te Babait tij.. te Enove , Ristaneve ,,Genc Pollove, Tritaneve … spiuneve e sharlataneve….?

…Se ju te arratisurit qe iket ne Amerike e shihni vetem bythen tuaj kurre nuk e keni ndihmuar demokracine shqiptare e PD se jeni te shitur tek imperializmi e agjentura amerikane…vazhdonte me devocion komunist shkrimin e tij Vasilisi prej Janine..

Vasilisi na kercenon ne te ikurit ne Amerike e ne te Diaspores se shume shpejt Ai dhe shoket e tij ..do te na hapin Dosjet tona ..se kot nuk kemi ikur deri ne Amerike ne ..e se nje ”aresye te forte” e kemi…o se tek e fundit Vasua atje ne Janine ku kishte shume e shume vite qe jetonte nuk ishte po njesoj i ikur prej vendit te vet po njesoj si ne…por me nje ndryshim te vetem e esencial ama…NE nuk ikem ..por ne na perzune bandat e hordhite antishqiptare te Vasilit me shoke…qe sot por edhe dje ishin e jane dhunshem ne pushtet ne Atdheun tone qe na dhemb sa me s’ka…ndersa Vasilisi me shoket e qirjot e tij iken nga Shqiperia per t’ju fshehur te djeshmes se tyre sketerre dhe krimeve te kryera ndaj atij vendi e atij populli ne kohen e Diktatures si dhe Dosjeve te tyre te pista e te ndyra si bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit…na i dalin ne mbrojtje Atdheut qe nga ….Janina …o Tempora o Mores….

Vasilisi na kercenon ne te ikurit ne Amerike e ne te Diaspores se shume shpejt Ai dhe shoket e tij ..do te na hapin Dosjet tona ..se kot nuk kemi ikur deri ne Amerike ne ..e se nje ”aresye te forte” e kemi…etj etj…

Hahahaha sa qesha o Vaso…Bujrum ..le ta nisin me mua te parin o Vasil Nasi…le te hapin dosjen time te paren ate te Adriatik Riza Dostit …pasi kete gje mese njehere e publikisht ju a kam kerkuar te gjithe torollakeve , spurdhjakeve e frikacakeve si puna jote qe kerkojne te me shantazhojne a frikesojne mua e disa prej miqve te mij ..patriote, demokrate e nacionaliste te vertete den baba-den ..me breza..me fis, gen, xhins e gjak…qysh madje edhe ne ate kohe kur ti e sera jote bastarde na quajtet balliste, monarkiste, legaliste, tradhetare etj etj…dhe na perzute dhunshem prej Atdheut tone te cilin ja shitet serbo sllavit…rusit, kinezit, grekut..dreqit e te biriit bashke ..dhe sot derdhni ”lote krokodili” se ju dhimbset Shqiperia e shqiptaret..

….Pftuuu rrace e poshter…rrace Miuti…

Me poshte po ky Vasilisi shkruan se ne i sherbejme agjentures amerikane …dhe se po pengojme hyrjen e Shqiperise per ne BE…

E pastaj vazhdon te thote se…edhe une e pranoj qe i perkas politikes e agjenturave te ndryshme..por idete e mija e te Ivi Kasos qe ju i germoni ne biografi…e ndihmojne dhe nuk e demtojne imperializmin amerikan dhe ekonomine kapitaliste te tregut…ndaj dhe une Shejtani i djeshem kam reflektuar ne kete Vason e sotem demokrat….

Hahahaha… qenke i rrjedhur e i ljathitur komplet a dereziu ti…hajde gjejani kuptimin kesaj fjalie te Vasilit prej Janine qe po na ndihmoka ekonomine kapitaliste amerikane te tregut se bashku me Ivin qe dje e kishte babane Shefin e Hetuesise se Diktatures ne rrethin e Fierit…

O duhet te kesh qene me ndonje gote uji mbushur plot me UZO perpara teksa ke shkruar ose duhet te jesh vertet rende menderisht o Qirjo- Vaso ..s’di c’te the, e s’te marr dot ne patronazh…

C’doni qe germoni ne Biografite e te tjereve ..na thote Vasua..se doemos i djeg bytha te ziut,,,se dihet kujt i kruhet koka…atij qe ka mizen nen kesule… po ne te zinjte o Qirjo -Vaso deri dje kur ti e babai i Ivit na rremonit ne biografite tona qe nga koha e Ali Pashe Tepelenes e kusur me pare cfare duhet te themi e cfare na takon te bejme ndaj jush?..

Na arrestuat, na vrate,na pushkatuat, na zhduket pa lene gjurme e na late pa varr, na burgoset e internuat, na gjymtuat e torturuat ..na perndoqet e na damkoset si armiq te Shqiperise e te popullit …dhe akoma s’jeni ngopur me shtazerine e kafsherine tuaj antinjerezore…bolshevike e komuniste ..edhe te Dhjere edhe doni te jine krenare…edhe duart me gjak e kerkoni te luani rolin e shenjtorit…edhe vrases e kerkoni tu themi se jeni viktima…apo e beni si puna e atij hajdutit qe per te shpetuar e humbur gjurmet bertiste me sa kishte ne koke…kapeni hajdutin…

Pftuuu rrace e ndyre bastardesh…

Te bej thirrje te kthehesh ne rruge te mbare e ti bashkohesh kauzes sone ..me porosit ne fund te shkrimit te tij mua …Qirjo- Vasilisi…i Deges se PD ne Janine…

Cilen quan rruge te mbare ti o Cile -Kacile… ate te Biografise se djeshme tende qe pranon se i perket politikes dhe agjentures…ate te biografise se djeshme te Ivit e te Babait te ti…ate te Ristaneve e Bozdovo qe kane uzurpuar e mbushur plot PD tende te sotme …?

Ciles kauze ti bashkohem une…kauzes se atyre si puna jote qe deri djhe te arrestonin, te denonin, te burgosnin e te pushkatonin ne ”emer te popullit” e per hir te unitetit te pushtetit popullor e ne mbrojtje te diktatures se proletariatit e na quanin me perbuzje e neveri armiq te popullit?..

Kauzes qe ne gjoja ne emer te PD, Opozites e Demokracise te ndjek rrugen tuaj te rikthimit te Diktatures…te shitjes se Shqiperise tek serbi e greku…ate te qenit ne pushtet serisht te sojit e xhinsit tuaj bandit, bastard, antinjerezor e antishqiptar…komunist e bolshevike perverse e gjaksore, spiune e bytheshitur?

E pasi ”me ka bombarduar” e me ka quajtur imperialist amerikan…o miqte e mij …ky Qirjo – Vasilisi …qe me siguri absolute eshte i bekuari i Janullatosit e mik per koke i atyre qelbesirave greke te Agimit te Arte…i banditeve te Bularatit.. e breke e bythe me Micot, Dulet, Barkat, Tavot.. e mik me shume prej spiuneve te djeshem te Sigurimit te Shtetit qe sot jane me shumice ne PD…etj etj… nen petkun e ”demokratit te kulluar” qe i dhimbset PD dhe Ivi i saj…e pasi here me quan mik e here me dosje …here kapitalist e here diaspore…here armik te PD e here njeri te mencur… me lutet qe te mos shkruaj me kunder ”Demokracise ”, Pd dhe Ivit e llojit te tij ..e te mos rremoj me ne biografite e tyre..se nuk eshte mire e se keshtu coj uje ne mullirin e Armikut…

Per te qeshur e per te qare o motra e vellezer..teksa mendon se ne duar te kujt jane deget e PD…se deri ku kane arritur te jene ulur kembe kryq ata qe deri dje na bene gropen e na varrosen te gjalle e sot na shesin leksione demokracie…

U shofshi nje ore e me pare me Kuc e me Mac sic thote populli o Vaso..ti e fara jote e ndyre, neveritese …dhe soji juaj bastard i cili Litarin pas qafe e Plumbin ne balle i ka fare pak per gjithe c’i keni bere e po i beni per dekada me radhe atij vendi e atij populli….

A.R.DOSTI

PD drejt shkaterrimit Total . Nga Ibsen Elezi.

73455fae-7241-4578-bf3f-f0db18b7c707

Pd drejt shkaterrimit Total.
Nga ; Ibsen Elezi.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Demokrate !
Sot emerohet nga keshilli kombetar struktura drejtuese e PDSH.
Ne fakt ky proces aspak demokratik, nuk eshte gje tjeter vecse veprimi i rradhes se nje axhende qe synon shkaterrimin e PD si nje force e djathte antikomuniste.
Sic e kemi theksuar edhe me pare, rruga me e sigurt per shkaterrimin e saj eshte shkellja e cdo rregulli qe garanton demokracine e brendeshme, si dhe zgjedhja ne drejtimin e saj e njerezve te kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros.
Konkretisht kush po emerohet sot ne strukturen drejtuese:
– Sekretar i pergjithshem PDSH- Nr.2 i PDSH
Gazmenda Bardhi- Sorosist dhe homoseksual i deklaruar. Mbrojtes i kauzes se gjinise trete dhe nrdyshimit te kodit familjes per zgjerimin e konceptit me martesat Burre-Burre dhe Femer-Femer, fatal per shoqerine njerzore, dore e djallit ne toke. Koncept ky qe mbrohet edhe nga eksponent te tjere te katapultuar ne PDSH (nga Basha dhe Neim Cili) si Pampuri, Saljani dhe sorosistat tjere.
– Dy nenkryetaret
Edmond Spaho – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit.
Edi Paljoka – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit
Keta dy persona te akuzuar publikisht, kane detyrim statutuor verifikimin e figures tyre . (Neni 62,63)
Termi i sajuar per ta, rikonfirmim nuk gjendet statutin e PD.

-Sekretar per ceshtjet ligjore
Clirim Gjata- djali i nje gjykatesi famkeq te komunizmit. Zgjedhja e tij eshte nje provokim per cdo demokrat ne PD, per t’na thene se edhe pas 28 vitesh “Jemi Ne”

-Sekretar per ceshtjet zgjedhore
Ivi Kaso- djali i nje ish-prokurori te kohes komunizmit.

Pra keta jane drejtuesit e rinje qe do na udheheqin nga fitorja ne fitore, Sorosista, Homoseksualista, Ish-sigurimsa, trashgimetar te njerzeve qe kane lyer duart me gjak ne kohen e komunizmit (ju kerkoj ndjese, se ketu nuk perfshije shume prej atyre demokrateve qe rrjedhin nga familje te majta te paperlyera)

PS:
Turp per ate qe i thote vetes i djathte dhe ndyhet ne kete proces,
turp per ata qe vijne nga familje te persekutuara dhe ulin koken si dele dhe votojne per “legjitimimin” e bijeve te persekutoreve te tyre,
turp qe mohoni gjakun e te pareve tuaj.
Lufte doni, lufte do keni !

Shqiperia Po Na Therret .

82EB9103-E164-494F-AAC4-A1C5CBE7EADE

Lulzim Basha Deshtaku qe e dergoi Shqiperine ne Rrokullime dhe ju vrau shpresen Shqiptareve.
..
Nje vend qe Qeveriset keq eshte nje problem shum i madh per cdo Vend , por nje vend qe ska Opozite automatikisht ai Vend shkon thuajse ne Diktature .
Qe nga momenti qe Lulzim Basha mori Pd pra ju dha karrikja e Kryetarit problemi i Lulit ska qen asnjeher Qeveria por PD .Ai ka bere lufte brenda PD pa patur minimumin edeshires qe te qendroj fort para Qeverise dhe per te bere punen e Opozites .
Ne nje Vend kur populli ngrihet ne proteste aq me shume Studentet dhe brezi i Ri kundra Qeverise dhe refuzohet Opozita atehere Ajo Opozite duhet te vrasi vehten .
Ajo qe me shtyn te mendoj qe Opozita nuk i sherben kauzes qe ka pra te beje Opoziten eshte Ajo qe ndodhi me Protesten e Kuksianeve ku Opozitaret dhe Deputetet e PD u ngriten ne kembe deri sa e shuan protesten pra i sherbyen Qeverise me shume se Qeveria vete .
Kete e provova personalisht kur deputeti i Kuksit dhe ish Sekretari Organizativ i PD Flamur Noka me shkruajti dhe me mori dhe ne Telefon qe un mos te mbeshtesja protesten e Kuksianeve me shkrimet e Mia sepse ajo proteste ishte e Edi Rames .
Ne Anen tjeter ata benin sikur e mbeshtesnin .
Aty kuptova qe Opozita eshte vene denjesisht ne sherbim te Qeverise dhe populli eshte Armik i perbashket i Tyre ..
Kjo eshte e Rende sepse Vendi aktualisht eshte pa Alternative,por kjo con ne shperthim Vullkani dhe denimi do te jete i eger per te dy palet .
..
K.Cekani .
Ne Foto Avni Delvina Dhe Genc Sejko Te ardhur posacerisht nga Diaspora per te protestuar kunder qeverise se keqe dhe opozites qe nuk ekziston .

Miqte Mi me te Mire per Vitin 2018.Nga Kujtim Cekani.

AA7B5D8E-9BF5-4343-8F8D-DDE8D7FC2F05

🇦🇱Miqte me te Mire per Vitin 2018🇦🇱
….
Miqesia Virtuale po behet thuajse nje Miqesi Reale
Te Vlersosh Miqt nuk eshte e lehte dhe cdo njeri ka preferenzat e Tija
Un per Vitin 2018 mendova te Zgjedh Miqte e Mi me te Mire .
Ska qene shume e lehte por un u nisa nga Shume gjera duke filluar nga

Atdhedashuria ,
Nacionalizmi ,
Antikomuniste
Shkrimet e Tyre Fantastike
Perkushtimi ndaj ngjarjeve ne Shqiperi
Informatcion
Komentimi i ndersjellte i shkrimeve
Menyra e komunikimit Etj..
🇦🇱
Faleminderit Miq
Perfitoj nga Rasti Tju Uroj Gezuar Festat e Fundvitit .

🇦🇱Sikur te kisha mundesi do te ishit Stafi Perfekt per te drejtuar Shqiperine 🇦🇱

Komiku Korçar i pergjigjet Berishes .Shporruni te Gjithe te shpetoje Shqiperia.

 

3664D6D7-58EA-4C76-A660-4BBE3A68C8B9NE FOTO JAM UNE ME ARME NE DORE NE VITIN 1997 … DUKE MBROJTUR SHTEPINE E VASFI HARUNIT DHE FABRIKEN MELINA NGA KOMUNISTET QE PO SHKATERRONIN CDO GJE ✌✌✌

DOKTOR SALI BERISHES

Tani meqenese lexova kete statusin ku ke bere thirrje sot ne kuvend ” o djem rrembeni armet , ja vdekje ja liri ” dua te them dicka nga shpirti….
Une Ilir Vrenozi kam qene qe ne mitingun e pare ne fund te dhjetorit 1990 ne Korce , te ndoqa kembe zbadhur vite e vite , kam erdhur edhe ne mitingjet Tirane , me pak fjale jam nip beu dhe jam i djathte i lindur , po ta mbash mend pas 1997 kur erdhe ne Korce te ndaloi policia Renea e Tiranes e nuk donte te te linte te hyje ne Korce.. kam qene nga te paret qe zbrita nga makina me kallash ne dore kam debatuar ashper me ata te policise , sa nje gradist me vuri tyten e kallashit ne balle une i therrisja ” Rrofte Sali Berisha ” kam qene bashke me xhaxhi Vasfi Haruni ( Vaso Gegen) qe ti e kishe mik , ndjese paste .me pak fjale dua te te them qe kam qene nje i djathte i paster me shpirt e zemer…. po tani pas shume vitesh e vitesh , ku u bene me shume se çerek shekulli… mendoj dhe jam i bindur qe te gjithe ju kasa politike 1991- 2018 jini te deshtuar dhe populli u lodh me kete politike.. me beso u lodhem… kjo kase politike na eshte bere si mama e dyte, fytyrat e kesaj kase politike na jane neveritur… te gjitha partite Ps Pd Lsi duhet te dalin te gjitha jashte ligjit.. duhet ta marrin te rinjte ne dore kete vend…
Boll me thirrje “rrembeni armet” boll se jemi lodhur raskapitur drobitur… nuk duam ti shikojme me armet me sy… nuk ja vlen mê, te marrim armet qe te sjellim ne pushtet Lul Bashen, ate qe beri mareveshjen e 17 Majit me Edi Ramen qe talli bythem me mijra demokrate qe e ndoqen me muaj ne cader…
Armet i marre une tani, i marr o i marr po te hyj aty ne parlament e ti qi robt ti vrasim te gjithe cfare jane aty brenda… te veme 140 studente ekselence ne parlament e te drejtohemi per 10 vjet vetem nga 140 studente doktore profesore te pa lyer me kete politike , vetem keshtu e marr armen une… vetem per kryengritje per ta zhdukur kete kase politike.. po te rrembej armet une per te ikur Rama dhe te vijë Luli, qija robt kurren e kurres…
Keshilla ime qe me 2013 qe bere doreheqje nga kryetar i Partise duheshe te beje doreheqje fare nga politika … per shume arsye… por nje cikel ka nje fund…
Cfare te them , jemi zhgenjyer kemi cerek shekulli sdime ku kemi koken, mbi 1 milion e ca shqiptare kjo kase politike i ka zbuar ne kurbet e 2 milion po i mbani ketu ne varferi ekstreme, kurse ju politikanet jini miliardere… aman derman mos beje me thirrje per te rrembyer armet, me 1997 e rrembeva armen po isha djalke e beqar dhe besoja me shpirt e zemer … tani kam femije por dhe me zhgenjimin qe kemi marre kete cerek shekulli , me e mira eshte te heshtni me e mira fare eshte te ikni perfare nga politika…

Me respekt per ju Ilir Vrenozi

Toke e Mallkuar . Nga Kujtim Cekani

0EC7928D-5D85-4B52-B0A1-CF9F41C83774

Toke e Mallkuar
….,
Shqiperia nje Varr qe leshon psheretima
Shqiperia nje ish Alkatraz
Shqiperia qe hengri Bijte e Saje
Dhe Sot ka ngelur nje vend pa Trima
A jeni menduar ndonjehere
Ceshte Ky mallkim qe na ndjek pas
Kur Toka qe na lindi nuk na mbane
Dhe si Cifutet Jemi shperndare ane e mbane
Sa me vjen keq qe nuk i qame
Sa me vjen keq qe falje nuk Ju kerkuam
Sa me vjen keq qe nga e kaluara nuk u ndame
Sa me vjen keq qe ngelem nje Toke e mallkuar
Dhe sot ndoqa nje Histori
Ne shtetin ku un jetoj
Dhe vazhdonte nje gjyqesi
Per nje krim qe ketu ish Bere
Nje Person e kishin vrare me shum se 20 vite me pare
Dhe akoma ketu Shteti kerkonte Te sbulonte kush kishte qene Shkaktare .!
Dhe Syte me lot mu mbushen
Dhe trupi mu mbush me dritherima
Ne vendin Tim jan me mijera
Qe nat e dit leshojne Psheretima
Dhe Atje dihen kush ka vrare
Dhe Atje dihet kush ka prere
Por Ne paskemi qene te pa Gjak
Por Ne paskemi qene te mjere
Sa keq me vjen per Rinine
Sa keq me vjen per Shqiperine
Por per sa kohe nuk ka Gjyqesi
Do ngelemi te Mallkuar ne Perjetesi .
..
K.Cekani
Gjermani

Lista e Turpit ne Keshillin Kombetar te PD.Nga Ibsen Elezi.

3B8E08DA-C270-477F-938F-E35FF85936D5

Demokrate dhe ju Lulezimsa !
A mund te quhet ky kuvendi i demokrateve ?!
Kuvend qe voton nje liste fituese figurash me te kaluar te erret, (me perjashtim te nje perqindje te vogel emrash me integritet qe duke u bere pjese e kesaj liste njollosin emrin e tyre.)
Kategorite :
– Ish-Sigurimsat (punojes te strukturave apo te rekrutuar).
Ju luledhimsa qe doni emra sigurimsash, e keni me kollaj t’ja kerkoni kryetarit tuaj te respektoj statutin dhe t’I detyroje per vethapjen e dosjes cdo kandidat.
– Pasardhes te Ish-nomeklatures drejtuese komuniste. (nuk flasim per ata qe vijne nga familje te thjeshta te majta)
Ju luledhimsa qe jeni te persekutuar, pse kryetari juaj “antikomunist” sic propogandoni tavolinave e mbushi me pasardhesit e persekutoreve tuaj.
– Soroista e Cilista te katapultuar sipas nje plani per te kapur PD (keta jane me te rrezikshem se 2 kategorite mesiper, kane plan te qarte dhe jane te mireorganizuar, me mbeshtetje te madhe nga mediat ). Luledhimsa qe mbeshtesin kete kategori jeni me vertet llumi i PD, qe per interes beni gjithcka. Ju po mbeshtesi lobin me te ndyre qe ne thelbin e strategjise tyre kane ndryshimin e kodit familjes.
– Te korruptuar qe edhe pse hapur ju verifikohen pasuri mbi 1 milion euro, prap nuk u be transparenca e pasurise. Ju Luledhimsa qe shani ish-drejtuesit e e korruptuar PD qe fundja jane larguar dhe skane funksione (mire beni), pse e mbullni goje per figurat e diskretituara qe “u zgjodhen” dhe qe kane qene ne krye te institucioneve me te perfolura per abuzime. Apo te korruptuarit e Lulit s’mbajne vj ere.
– Ish depuetet dhe mbeshtetes te hapur te se majtes.
Ju luledhimsa, si ka mundes jeni me afer me servilet e Lulit qe vijne si mbeshtets te se majtes, sesa me ata qe kritikojne dhe kane nje jete contribute ne PD.
– Njerez qe skane qene nje dite anetar te PD dhe jane gdhire anetar te keshillit kombetar. Me keta spo merrem se sja vlen.

Detyrimi statutuor ishte qe komisionet perkatese sipas nenit 62/4 dhe 63/2.c te benin verifikimin dhe transparencen per cdo kandidat.
Kjo tregon se “kryetari” se bashku me kupolen drejtuese te kapur, so qe skane ndermend te zbatojne statusin e PD, por e shkelin ate me vullnet te hapur.
Demokrat dhe Lulezimsa mos u beni Luledhimsa te Republikes Re, mos njollosni kontributin dhe emrin tuaj.
PD do e shpetojme ne demokratet qe kemi kurajo dhe joluledhimsat.

Neni 62/4
4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
63/2.c
c) rregullat dhe formën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që lidhen me cilësitë e secilit kandidat, që lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimet komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale.
Ky nuk ishte kuvendi i demokrateve
por i Lulezimsave dhe Luledhimsave.

PS: Nuk votohet Bislim Ahmeti kontribues qe nga dhjetori 90 deri sot, pa levizur asnjehere nga PD, dhe ndodh ne demokraci,
por ne vend te tij te vijne supozojme :
– Oketa qe e largoj topi per paaftesi ne organizimin e :grushtit shtetit” te 21 Janarit
– Apo Asllan Dogjani qe ka qene deputet i PS dhe ektremist deri ne vetflijim per Edi Ramen.
– apo Spahon (i akuzuar), qe uron ne 29 netor, pushtimin e shqiperise nga komunizmi jugosllav.
– apo Paljoken (i akuzuar), qe demekrateve te sapo zgjedhur ne Kukes ju thote: “Ska me ideale, do vijme ne pushtet per interesat tona”
– apo Ristani (vjen nga mbeshtetja e familjes Hoxha) pra nga mocali dhe ju thote kritikeve mocali i PD (qe vijne nga familje te djathta).
– apo Gjaten, qe ardhjen e llumit vet e quan emancipim, (I ati nuk lejoj at Zef Pellumbin te themeloje parti ne 90-ten)
Absurde te tilla ka plot, ju lutem demokrateve te denoncojne me kurajo rastet e mesiperme ne faqen tone.

Lista e Kandidateve per keshillin Kombetar te PD .. Emrat Nje per Nje ..

FB_IMG_1457687549181

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË PD

Lista me kandiatët për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, miratuar me unanimitet në mbledhjen e Kryesisë:

Adela Kryeziu
Adrian Trebicka
Adriana Gjonaj
Agest Kopellaj
Agim Kukeli
Agim Parllaku
Agron Kuliçi
Agron Musaraj
Agustin Kola
Ahmet Premci
Ajet Ramçaj
Ajshe Isha
Akil Kraja
Alban Zeneli
Albert Avduli
Albert Kushti
Albert Loci
Albert Melyshi
Albina Dede
Aldo Myftari
Aleksandër Biberaj
Aleksandër Marleci
Alfred Ahmetcenaj
Alfred Qafa
Alfred Rushaj
Alfrida Marku
Altin Çomo
Altin Meçe
Altin Ponari
Alvaro Noga
Andi Mustafa
Andia Pustina
Anila Godo
Antoneta Çela
Anxhela Malko
Arben Beqiri
Arben Elezi
Arben Ibroja
Arben Muça
Arben Qirjako
Arben Ristani
Arben Sefgjini
Arben Skenderi
Arber Agalliu
Ardi Prushi
Ardian Isufi
Ardian Muhaj
Ardian Muka
Ardian Turku
Ardian Xhakoni
Ardian Zeneli
Ardit Gjinali
Arian Gjini
Ariana Malltezi
Arlind Boshku
Armand Teliti
Armando Merhori
Armend Gjana
Arqile Goreja
Artan Peqini
Artan Pogoni
Arvit Bushati
Asllan Dogjani
Astrit Xake
Aulon Kalaja
Aurel Bylykbashi
Avenir Peka
Avzi Ahmati
Bardh Islamaj
Bardhyl Londo
Bedri Mihaj
Bejdo Çela
Benardeta Syku
Bernard Banushi
Besar Gazidede
Besart Kadia
Besnik Aliaj
Besnik Dervishi
Bislim Ahmetaj
Bledi Kasmi
Brikena Danaj
Bujar Brovina
Bujar Hoxha
Bujar Vukaj
Çelo Hoxha
Çlirim Gjata
Dardana Boletini
Darien Xhindoli
Dashnor Sula
Denisa Daka
Denisa Vata
Devis Osmani
Dorian Gjokmarkaj
Dorjan Teliti
Dritan Burgija
Dritan Demiraj
Dritan Haznedari
Dritan Shano
Durim Kraja
Eda Grimci
Edison Çela
Edith Harxhi
Edlira Late
Edmond Biçoku
Edmond Gjoka
Edmond Isaku
Edmond Palushi
Edona Staka
Eduart Kelmendi
Edvin Kulluri
Elidon Nika
Elmaz Haruni
Elvana Hana
Elvis Malasi
Emiliano Mone
Endira Bushati
Endri Jorgoni
Endrin Gjipali
Endrit Kokoshi
Endrit Memiaj
Eneida Guria
Eneo Zguri
Eni Kasmi
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Ceno
Enriketa Papa
Erald Kapri
Erion Gjoçi
Erion Sula
Eris Hoxha
Eriselda Prishta
Erla Mehilli
Erlind Çomo
Ermal Xhelilaj
Ermir Gjeta
Ervis Xhako
Erzen Laçi
Estela Gostivari
Etion Kapedani
Etleva Merko
Fabjan Topollaj
Fatbardh Kadilli
Fatbardh Sallaku
Fatjon Bathorja
Fatmir Guda
Fatmir Merkoçi
Fetah Hasanaj
Fisnik Kruja
Fisnik Qosja
Fitim Zekthi
Flamur Gjymishka
Flamur Hoxha
Florian Pustina
Gazmend Dibra
Gazmend Koduzi
Gazmend Oketa
Gazment Bardhi
Genc Radovicka
Gent Malko
Gent Minarolli
Gentian Zëre
Gert Bogdani
Gerti Knuti
Gita Baltëza
Gjergji Nika
Gjok Uldedaj
Gjok Vuksani
Gledis Çela
Gramoz Nazëraj
Greta Deljani
Grigels Muçollari
Haki Mustafa
Halit Shamata
Haris Vongli
Hasan Metuku
Hysen Kadiu
Hysen Xhura
Hysni Ahmetaj
Ibrahim Sako
Igli Cara
Ilir Dervishi
Ilir Hazizolli
Ilir Kondi
Ilir Krosi
Ina Vorfi
Ina Zhupa
Indrit Cara
Indrit Hoxha
Indrit Vokshi
Ines Nurja
Irena Progni
Irma Kopliku
Irsida Shehi
Ivi Bejtja
Ivi Kaso
Jakup Beqiri
Jamarbër Malltezi
Jemin Gjana
Jola Hysaj
Jolio Dine
Juela Hamati
Julian Deda
Julian Sefa
Juvina Qevani
Kasem Galla
Kasëm Mahmutaj
Kastriot Sulka
Katerina Strati
Klea Malo
Klodian Lata
Klodjana Shala
Kosta Barka
Kozma Dashi
Kreshnik Çipi
Kreshnik Çollaku
Kreshnik Zgjani
Kristi Koçibelli
Laura Vorpsi
Lealba Pelinku
Lediana Fratari
Ledina Alolli
Ledina Mandia
Ledio Braho
Leonard Olli
Leticia Gusho
Liljana Cingu
Liljana Elmazi
Lindita Protoduari
Lisander Hoxha
Lorenc Danaj
Luan Hoti
Luan Mustafaj
Luigj Gjergji
Luis Hoxha
Lulzim Omuri
Mal Berisha
Marash Logu
Marinela Ziu
Martin Biba
Mateo Spaho
Matilda Qyrku
Megi Balliu
Meri Poni
Merita Dekavelli
Mersi Shehu
Mimoza Hasekiu
Minushe Lazaj
Mira Kauri
Mirela Bogdani
Mirela Karabina
Mirela Tabaku
Mirgen Zaçellari
Monika Qosja
Murat Basha
Myqerem Tafaj
Myslym Haxhi
Nada Daullja
Nada Kallçiu
Namir Lapardhaja
Ndriçim Mehmeti
Ndoc Faslia
Neritan Golja
Nertila Qafzezi
Neshet Ngucaj
Nevila Xhindi
Niazi Kosovrasti
Olgerta Shkurti
Olsi Karapici
Oriela Nebijaj
Osman Metalla
Pashk Ndoci
Patrik Sadikaj
Paulin Marku
Paulin Paplekaj
Paulina Hoti
Pëllumb Berisha
Përparim Caca
Petraq Milo
Petro Vokopola
Prel Gjoni
Qamil Dika
Qani Xhafa
Qemal Çejku
Raina Kovaçi
Rajmonda Bulku
Rajmonda Marku
Ramiz Çoba
Ramona Tullumani
Redi Myshketa
Redon Zogaj
Reila Bozdo
Reldar Dedaj
Resilda Kalija
Rezart Prifti
Rezmi Mirtaj
Robert Budina
Roberto Caparota
Roland Bejko
Roland Kercuku
Roland Keta
Rrok Doda
Rudi Sata
Rudin Hylviu
Rudina Xhindoli
Sahit Dollapi
Sajmir Koreshi
Sajmir Shatku
Selami Xhepa
Sherefedin Shehu
Shkelqim Fortuzi
Shkelqim Krasniqi
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Hysaj
Shpresa Breçani
Silvi Bardhi
Skerdjan Dhuli
Sokol Allaraj
Sokol Delia
Sokol Kapidani
Sokol Ruka
Sonila Daiu
Sorina Koti
Spiro Cura
Spiro Vaso
Stiliano Rushaj
Suzana Guxholli
Tasim Mema
Taulant Zeneli
Taulanta Jupi
Teuta Starova
Tomorr Alizoti
Tomorr Kotarja
Uran Derri
Valbona Mezini
Valbona Mhilli
Vali Vorpsi
Vasil Ndreko
Vath Tabaku
Vendim Demaj
Vesel Rizvanolli
Viktor Bella
Xheraldo Dashi
Xhevdet Mehmetaj
Xhuljeta Kertusha
Ylber Vata
Ylli Kupi
Ylli Zdrava
Zaim Kupa
Zamir Hoxha
Zamira Sina
Zhaneta Ndregjoni

Selia e PD si Komiteti i Partise Punes Kaci..Fariu ..Kadili ..Bozdo ..Nga Ilirjan Blloshmi.

F483E9A5-C209-43EC-B8B7-6EB8704C9298.jpeg

Të dera të pret roja, një babaxhan demokrat. Sepse sot është ditëlindja e PD-së,
-Ecën pak më lart të del para Valentina Duka, që një zot e di se çfarë lidhje ka me PD. Dikurë babai i saj Pandi Duka, si kryetar i degës së brëndshmë në Korcë, jepte urdher për të dënuar anti-komunistët. Sot e bija e tij është deputete e PD-së.
…Rokomollitesh arrin në hollin e selisë, shikon ngjyrën blu që mbahet në dorë nga djali i një guerrilasi komunist dikur Dhimitër Boci dënonte sabotuesit e kurumit sot djali i tij eshte depuetet i PD-së…….Pak më tutje shikon një të veshur dhe krehur komunistce,…..qe mbron PD e ky nuk është as më pak e as më shumë po vetë Jemini ose “i Vogli” sic i therrisnin kur punonte për sigurimin e shtetit.
-…. Merr shkallët për tu ngjitur lart….. Shikon Siljanin, Kadillin, Bozdon…. Të krekosur, të livandosur……kuvendojne me njeri tjetrin….. Grupit i afrohet dhe Klevisi, djali I Fariut. Pak më tutje kAci i zi , po po kAci ai I kafkave. E kur shikon këto të duket vetja sikur je në komitetin e partisë së punës….. Por jo je tëk selia e PD-së, së komunistizuar………
Gëzuar ditëlindjen PD, ti linde për të na dhënë liri , linde për të shpëtuar prindërit tanë mos dergjeshin më burgjeve të Spacit, Qafe Barit, Burrelit. Ti linde PD e sot ke ditelindjën por nuk je PD-ja e demokratëve, je PD-ja e maskarenjve.

O Demokratë të mirë na ktheni opozitën se na e keni borxh……… e mbi të gjitha na bëni PD-në e bukur, të dashur, të sjellshme. Mos e lini PD-në në duart e hajvanëve, ciliminjëve. JEPJANI PD-në, DEMOKRATËVE.

Studente Nderroni Strategji .nga Kujtim Cekani .

Studente..
Nderroni Strategji ..
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
….
Ju nuk mund te pretendoni qe pa nje staf drejtues pa asnje kerkese politike te merrni ate cfar keni kerkuar ..
Edhe ne nje shkrim tjeter e kam thene qe Ata jan aq specialiste sa qe per tju shperndare e percare do tju thone Ok per te gjitha .
Ok per tju mashtruar e per tju shperndare por sdo te fitoni asgje .
Ju duhet te keni kerkesa Politike .
A e dini se jemi vendi i Katert ne Bote per emigracion braktisje te vendit ..
Shum nga Ju studjojne Shkenza Politike dhe nje dite pretendojne te behen Politikane. E pra qe duhet te keni kerkesa politike
Kerkoni Largimin e nenpunesve te Korruptuar
Kerkoni denimin e krimineleve te komunizmit
Kerkoni Studente se e keqja aty fillon te Kriminelet qe kan kapur Politiken si nga e Majta ashtu dhe nga e Djathta .
Te kerkosh vetem kerkesa ekonomike krimineleve eshte sikur te kerkosh lemoshe .
Cfar pretendoni qe Ish Sigurimsat dhe ministrat e diktatures qe vazhdojne te zene te gjitha krahet e politikes ti mbajm akoma Aty .. qe kan uzurpuar cdo qelize te pushtetit .. por edhe po i mbaruat studimet ju garantoj qe rruget e botes do te merrni po nuk kerkuat shkuljen e kastes se vjeter Komuniste
..
Vijani gishtin kokes Studente per sa akoma nuk ju kan percare .
..
Kujtim Cekani
Gjermani531E1D21-E443-4935-A54D-A208E9CF51DB

Netet e Burgut..Nga Nena Barije..

77DD9889-C9B4-4331-96F3-85A05E3058D3

Barije Karabollaj i kushton Poezine vehtes se saje ku regjimi Komunist e burgosi vajze te re vetem pse Ajo shkruante Poezi .

Barija asnjehere per asnje moment nuk ka reshtur se shkruajtur per kohen e Koleres dhe vuajtjet e Saja .

Nena Barije Aktualisht jeton ne Itali dhe pse ne moshe eshte aktive ne rrjetet sociale me poezite e Saje sa prekese aq te verteta ..

I urojme shendet e Jete te gjate dhe lumturi ne Familjen e Saje

K.Cekani .

 

Netet e burgut…

Ah Zot…!
Sa më trishtojnë keto netë.
Janë netë të gjata, qe zgjasin pa mbarim.
Sa vuan njeriu.
Lotët rëndojnë, kur qajmë.
Oh Zot, në shpirtë të vrasin.
Kush nuk e di, le ta mesoj.
Asgje tjeter me shume,
Se shpirti nuk të dhemb.

E mbyllur në kater mure.
Në trupë e shpirtë,
Lotë gjak pikojnë.
Por…
Shpirti qanë për dicka tjeter.
Ku në shpirtë e ndjen.
Asaj ja rrëmbyen…
Ja rrëmbyen engjullin e saj.
Shumë vjet, shumë vjet qe loton.
Lotet e saj, janë sa deti.
E pafaj në vuajtje e robëri.
Ngre syte nga qielli.
Yje dhe hënë vështron.
Aty shfaqet imazhi tij.

Nuk e fsheh trishtimin.
Lotet le të rrjedhin.
Kur njeriu qan, forcohet.
Kur qesh, ndihet i lumtur.
Kur mendojmë, gjykojmë.
Kur rrimë në vetmi, nuk jemi pa gabim.
Në netet e ftohta,
Në dhimbjen e shpirtit,
Ngrohtesinë asnje nuk m’a dhuroj.
Boshllëk ndihet në zemer.
E lotet keshtu të vrasin.
Dhimbja të godet edhe në ëndërr.

Ah dhimbjen tende, se ndjen askush.
As nuk të kuptojnë dhe kur shpirti te rënkon.
Mbaje buzeqeshjen.
S’forcohu sa të duash, por dhimbja të copëton.
Kjo eshte bota e sehirxhiut.
Kënaqen me dhimbjen tende.
Ndaj o pena ime asgje nuk ndryshon.
Unë, ti dhe dhimbja ime.
Do te jemi mike përgjithmonë.

Barije Karabollaj

Studentë.Kthejeni ne Proteste Politike qe te shpetoni Shqiperine .Nga Kujtim Cekani Gjermani.

531E1D21-E443-4935-A54D-A208E9CF51DB

Studente te Shqiperise .
..
E Gjithe Diaspora po ndjek me shprese Protesten Tuaj .
Keni bere qe shpresat Tona per Shqiperine te zgjohen them te zgjohen sepse ishin thuajse te vdekura .
Te Dashur Studentë.
Kerkesat Tuaja jan te drejta dhe legjitime por un do Tju keshilloja
Qe presioni mos ishte vec cfar ju keni kerkuar .
Ju e dini qe ne keto 28 vjet ikjet nga Shqiperia kan qene masive dhe per fat te keq nga kjo politikanet shqiptar perfitojne ngaqe forcat qe ndoshta mund te protestonin jan tkurrur tmerresisht .
Fillonjani nga Korrupsioni te dashur Studente .
Fillonja nga ish kriminelet e Komunizmit qe akoma jan ulur kembekryq ne pushtet e opozite .
Kthenje protesten Tuaj ne proteste Politike se vetem atehere do tju djegi toka nen kembe krimineleve .
Kthenje protesten ne proteste Politike se nga Politika e qelbur e ketyre 28 vjeteve kan ikur nga Shqiperia 3 Miljon Shqiptare ..
Kthenje Protesten ne Levizje Politike qe te hidhni ne Lane Tre pilastrat e korrupsionit politik te Shqiperise PS -PD-LSI. Qe te shpetoni Shqiperine .
Te Dashur Studente .
Ju vini ne Tirane nga e gjith Shqiperia dhe jeni koishient se si jetojne Familjet Tuaja . Dhe keni pare shume mire si jetojne Sheiket e Politikes ne Tirane pa punuar asnje dite ne jeten e Tyre .
Un Ju Garantoj se ata do te bien dakord paraprakisht per cdo kerkes Tuajen .. cfar do qe ju te kerkoni sepse ju keni vetem kerkesa Ekonomike dhe Atyre as qe u kercet per Ekonomine mjafton mos Ju prekni Politiken ..
Ata do te bien dakord me Ju sa te shuheni .. pastaj do ven ne levizje ndoj gje dhe Jeta do vazhdoje si me pare … disa do ti blejne disa do ti kercenojne dhe cdo gje do shuhet ..
Studente.. mos e shuani Uraganin qe keni nisur .. Shqiperia eshte ne grahmat e Fundit .. Jepini shprese Shqiperise dhe Familjeve Tuaja ..
Jepini Shprese Gjithe Shqiptarreve neper Bote qe te gjithe i kan kthyer Syte nga Ju .
Largojini ata qe per 28 vjet ja moren shpirtin atij Vendi .
Jemi i vetmi vend ne Europen Lindore qe qeverisemi akoma nga ishat e Diktatures .
Beni ate qe Nuk u be ne Dhjetor 91 .. Me mire Vone se Kurre .
Zoti Ju Ndihmofte e ju Hapte Syte .
..
Kujtim Cekani
Gjermani .

🇦🇱Vlora Ime .Nga Kozeta Zylo.🇦🇱

9E25DD9F-5B90-4291-BB1C-EB8CDEFD74FB.jpeg

Vlorës,
Princeshë me kurorë ulliri

Vlorë e bukur monument,
Aty falet gjithë Shqipëria,
Nëpër palët e Flamurit,
I ushqen rrënjët Liria.

Nëpër dallgë petale kaltra,
Vlora, Vlora, ushton sheshi!
Sirenë malli, vjen nga deti,
Përndez zemrat me gjak mbreti!

Ma hedh Diellin përmbi supe,
Dhe më deh-o me musht kënge,
Zjarrin që djeg brenda gjoksit,
Ma shuan vetëm labçja tënde!

Zëri tënd Is Boletini,
Sjellë Kosovën, palcë burri,
Çamëria, drithërimë kohe,
Që skuq detin nga Flamuri!

Do të marr një fjongo Dielli,
Që t’ja lidhë foshnjës në djep,
Dritë t’i bej botës ku jemi,
Det dhe Vlorë cep më cep.

Tek shetis baladës Bregut,
Vajzë e valëve prêt tek Gjiri,
Vlorë e bukur, digjem mallit,
Princeshë me kurorë ulliri!

Nëpër male borëruar,
S’ta zunë dot hisen e diellit,
Nga ballkoni i Ismail Qemalit,
Shoh Flamurin në kupë të qiellit!

368 EMRAT QË KRYEN KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT.

0EC7928D-5D85-4B52-B0A1-CF9F41C83774

LEON MOLLA: JA 368 EMRAT QË KRYEN KRIME NË KOHËN E KOMUNIZMIT
pressindependent1 / Il y a 11 heures

Emrat që kryen krime në kohën e regjimit komunist:
Lexim të mbarë…

-Funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme si:

1. Koçi Xoxe,
2. Nesti Kerenxhi,
3. Mehmet Shehu,
4. Kadri Hasbiu,
5. Feqor Shehu,
6. Hekuran Isai,
7. Simon Stefani,
8. Vaskë Koleci,
9. Mihallaq Ziçishti etj.

-Prokurorë dhe gjykatës, që kanë gjykuar për motive politike si:

1. Bedri Spahiu,
2. Aranit Çela,
3. Faik Minarolli,
4. Ago Çela,
5. Mithat Goskova,
6. Llazi Polena,
7. Dhori Panariti,
8. Sotir Qirjaqi etj.

-Hetues për çështje politike, që kanë ushtruar torturën gjatë proçesit hetimor si:

1. Nevzat Haznedari,
2. Avram Koja,
3. Myftar Tare,
4. Dilaver Bregasi,
5. Muço Saliu etj.

-Shefa Sigurimi në qendër dhe në rrethe, që kanë ushtruar dhunë e tortura si:

1. Banush Goxhaj,
2. Besim Selita,
3. Dhosi Progri,
4. Petrit Hakani,
5. Lilo Zeneli,
6. Qatip Dervishi,
7. Kopi Niko
8. Zoi Themeli
9. Halim Xhelo
10. Hilmi Seiti
11. Gjolek Aliu
12. Nuri Çakerri
13. Mehdi Bushati.

-Komandantë burgjesh dhe kampesh me punë të detyruar me të burgosur politikë, që kanë ushtruar dhunë dhe tortura, gjatë ushtrimit të detyres si:

1. Tasi Marko,
2. Besnik Çomo,
3. Beqir Baja,
4. Çelo Arrza,
5. Bajram Korvafaj,
6. Janaq Karapataqi,
7. Vangjel Rrëmbeci,
8. Niko Kolitari,
9. Qamil Mane,
10. Haxhi Pela,
11. Haxhi Gora,
12. Beqir Liço,
13. Hazbi Lamçe,
14. Burhan Beqari, etj

-Lista e përsonave që janë denoncuar se kanë ushtruar terror, dhunë, tortura dhe kanë dhënë dënime politike në kohën e Diktatures Komuniste në Shqiperi:

1. Aranit Çela,
2. Arzem Leskoviku,
3. Avram Koja,
4. Azbi Lamçe,
5. Ali Kubati,
6. Angji Faberi,
7. Angji Lubonja,
8. Anastas Dushku,
9. Ali Korbi,
10. Ago Çela,
11. Abedin Topi,
12. Agim Shkupi,
13. Ali Shtino,
14. Arben Meço,
15. Agron Tafa,
16. Aleksander Nakolli,
17. Adil Prishtina,
18. Agim Alimeta,
19. Ali Xhunga
20. Asllan Liçi,
21. Anastas Koroveshi,
22. Aleksander Shundi,
23. Asaf Kondi,
24. Arqile Lole,
25. Besnik Çomo,
26. Bexhet Mema,
27. Beqir Baja,
28. Banush Goxho,
29. Bujar Jazexhiu,
30. Behar Xheka,
31. Besim Selita,
32. Bajram Tresova,
33. Bedri Spahiu,
34. Bajram Korvafa,
35. Bejtash Kore,
36. Burhan Beqari,
37. Bilo Bregu,
38. Çelo Arrëza,
39. Çome Simaqi,
40. Çome Vodica,
41. Delo Balili,
42. Dilaver Bregasi,
43. Demir Prodani,
44. Dusho Dushaj,
45. Dulaq Lekiqi,
46. Dyl Rrjolli,
47. Dhosi Mborja,
48. Dhosi Progri,
49. Dhimiter Bonata,
50. Dhori Panariti,
51. Dhimiter Shahini,
52. Dhimiter Shkodrani,
53. Dhimiter Berati,
54. Dhimo Sinani,
55. Enrike Bilbili,
56. Engjëll Backa,
57. Edmond Caja,
58. Qerem Anxhaku,
59. Eleni Hado,
60. Edmond Vodica,
61. Qerem Xhafa,
62. Esad Mane,
63. Faik Minarolli,
64. Florian Kolaneci,
65. Ferhat Matohiti,
66. Fadil Pineti,
67. Fadil Kapisyzi,
68. Flamur xhemali,
69. Fuat Brinja,
70. Fatos Trebeshina,
71. Fejzo aloci,
72. Frederik Nosi,
73. Farudin Poçari,
74. Faredin Jaho,
75. Feçor Shehu,
76. Feti Smokthina,
77. Filat Muço,
78. Gole Boshari,
79. Gani Vajza,
80. Gaqo Meçi,
81. Galip Sojli,
82. Gaqo Progri,
83. Gani Kodra
84. Gjolek Gërbi,
85. Gjolek aliu,
86. Gjon Banushi,
87. Gjeli Argjiri,
88. Gjysh Tafili,
89. Gjovalin Ndoi,
90. Halim Xhelo,
91. Hasaf Kondi,
92. Hilmi Seiti,
93. Hajdar Aranitasi,
94. Hysen Hoxhati,
95. Haki Dule,
96. Hava Bekteshi,
97. Haki Keta,
98. Haki Vinçani,
99. Hilmi Telegrafi,
100. Hadër Isaj,
101. Hamdi Meta,
102. Hasan Ulqinaku,
103. Harun Ismaili,
104. Him Kolli,
105. Haxhi Pela,
106. Haxhi Gora,
107. Hodo Habibi (toger Baba),
108. Hazbi Lamçe,
109. Hysni Ndoja,
110. Hekuran Pobrati,
111. Irakli Kocani,
112. Irakli Bozo,
113. Isuf Keçi,
114. Ilo Vera,
115. Ismail Qineti,
116. Irfan Devolli,
117. Ilo Qafa,
118. Irfan Shaqiri,
119. Isuf Çobani,
120. Ilia Gaqo,
121. Ilo Bodeci,
122. Ilo Pano,
123. Isamedin Resmja,
124. Isa Halili,
125. Idris Çoba,
126. Janq Karapataqi,
127. Jani Naska,
128. Josif Gjika,
129. Josif Gjipali,
130. Josif Gegprifti,
131. Jorgo Sulioti,
132. Jaho Gjoliku,
133. Janaq Syko,
134. Koçi Xoxe,
135. Kadri Hasbiu,
136. Kadri Ismailati,
137. Ksenofon Nushi,
138. Koli Rrëmbeci,
139. Koço Josifi,
140. Kristo Mushi,
141. Koço Konstandini,
142. Kasem Kaçi,
143. Kristofor Mërtiri,
144. Kadri Bojaxhi,
145. Kiço Caja,
146. Kosta Prela,
147. Kiço Gjonçi,
148. Kapllan Sako,
149. Kapo Kapaj,
150. Kiço Proko,
151. Kasem Troshani,
152. Kamber Lipeshani,
153. Kopi Niko,
154. Lefter Lakrori,
155. Lake Devolli,
156. Luki Misha,
157. Lola Mano,
158. Lilo Zeneli,
159. Laudin Bardhi,
160. Lefter Kasneci,
161. Luan Avdia,
162. Lufter Hoxha,
163. Leo Baba,
164. Loni Dimoshi,
165. Llambi Peçini,
166. Llazi Stratobërdha,
167. Llazi Polena,
168. Llambi Titani,
169. Llazi Petro,
170. Mehmet Shehu,
171. Mihallaq Ziçishti,
172. Manush Myftiu,
173. Muço Saliu,
174. Myftar Tare,
175. Memisha Stepa,
176. Mustafa Iljazi,
177. Manol Milo,
178. Maqo Pecani,
179. Mexhit Metohu,
180. Mane Sevrani,
181. Muharrem Shehu,
182. Mynyr Tirana,
183. Muharrem Vasjari,
184. Mine Bejko,
185. Mehdi Bushati,
186. Meço Ahmeti,
187. Mustafa Rrapushi,
188. Mustafa Beqo,
189. Mëhill Doçi,
190. Mark Dodani,
191. Mehmet Jaho,
192. Mustafa Qilimi,
193. Nevzat Hazdenari,
194. Nesti Kerenxhi,
195. Niko Ceta,
196. Nexhat Hyseni,
197. Naum Bezhani,
198. Niko Paskali,
199. Nysret Dautaj,
200. Nuri Çakerri,
201. Nasi Poloska,
202. Niko Popllo,
203. Nesti Saraçi,
204. Ndreçi Plasari,
205. Niko Kolitari,
206. Nazmi Brinja,
207. Nuçi Tira,
208. Njazi Zjarri,
209. Namik Cakrani,
210. Namik Veizi,
211. Nuredin Dobrusha,
212. Nuri Luçi,
213. Nazmi Biçoku,
214. Namik Qemali,
215. Nuçi Tira,
216. Petrit Hakani,
217. Pilo Shanto,
218. Paskal Andoni,
219. Petrit Arbana,
220. Peçi Kalluci,
221. Petrit Çakerri,
222. Piro Laska,
223. Petrika Mushi,
224. Pelivan Luci,
225. Pëllumb Kokona,
226. Pëllumb Karkanaqe,
227. Pandi Prifti,
228. Qemal Bulluku,
229. Qamil Mane,
230. Qazim Myftiu,
231. Qamil Gavoçi,
232. Qemal Nallbani,
233. Qatip Dervishi,
234. Qazim Kondi,
235. Qamil Lamaj,
236. Qamil Meçe,
237. Qazim Mysliu,
238. Rexhep Kolli,
239. Rasim Deda,
240. Riza Lubonja,
241. Raqi Iftica,
242. Raqi Zavalani,
243. Rexho Hyseni,
244. Rustem Çipi,
245. Ramazan Hoxha,
246. Rrapi Dhima,
247. Rrapi Mino,
248. Stavri Xhara,
249. Stefo Grabocka,
250. Skënder Konica,
251. Skënder Kosova,
252. Sali Hoxha,
253. Stavri Madhi,
254. Sabri Bebeti,
255. Skënder Backa,
256. Skënder Baftjari,
257. Sabri Hoti,
258. Sylejman Maloku,
259. Serafin Meçe,
260. Sotir Vullkani,
261. Stavri Naçi,
262. Selman Vishocica,
263. Stefi Trebicka,
264. Siri Çarçani,
265. Sotir Xheka,
266. Spiro Xhai,
267. Subi Bakiri,
268. Sotir Mero,
269. Salo Petroshati,
270. Sotir Spiro,
271. Selim Alimerko,
272. Sami abazi,
273. Spiro Lame,
274. Sali Bundo,
275. Skënder Myftari,
276. simon Stefani,
277. Sulo Gradeci,
278. Skënder Tashollari,
279. Skënder Breca,
280. Shefqet Peçi,
281. Shemsi Totozani,
282. Shim Kolli,
283. Shuap Panariti,
284. Shyqyri Kusi,
285. Shkëlzen Bajraktari,
286. Shkëlqim Zaloshnja,
287. Tasi Marko,
288. Tamaz Beqari,
289. Tamaz Nepravishta,
290. Thoma Karamelo,
291. Thoma Fisniku,
292. Thoma Nako,
293. Thoma Napo,
294. Thanas Caku,
295. Vaske Koleci,
296. Veli Hoxha,
297. Vasil Milo,
298. Vaskë Afezolli,
299. Vangjo Mitrojorgji,
300. Vangjel Pecani,
301. Vilson Pecani,
302. Vaniamin Martini,
303. Veli Bakiri,
304. Vaskë Dimoshi,
305. Xhule Ciraku,
306. Xhevdet Gavoci,
307. Xhavit Struga,
308. Xahvit Miloti,
309. Xhafer Ramadani,
310. Xhemal Selimi,
311. Xhafer Pogaçe,
312. Xhako Bubësi,
313. Zoi Themeli,
314. Zylfi Saliu,
315. Zyhdi Aga,
316. Zajë Hysa,
317. Zihni Muço,
318. Zef Lokja,
319. Zoi Shkurti

MBI PROTESTËN E STUDENTËVE TË UNIVERSITETEVE SHTETËRORE: QORRSOKAKU DHE RRUGËZGJIDHJA Shenasi Rama

D8E2E95E-3176-4BAC-BCBC-ACD34183BBD0

Ka shumë kohë që kam ikur nga rrjetet shoqërore dhe nuk kisha asnjë dëshirë që të kthehem e të humb kohën me politikën shqiptare. Atë që kam pasur për ta thënë e kam thënë në kohën e në vendin e duhur. Kur më është dhënë mundësia kam bërë atë që është dashur. Mirëpo, këto ditë kam ndjerë shumë presion që të shprehem në lidhje me atë që po ndodh me studentët në Tiranë. Dhe mendoj se, pavarësisht se nuk kam asnjë dëshirë me u marrë me këtë punë, duhet folur sepse nuk kemi kushte për të përsëritur gabimet e mëparshme dhe për të shkarë në qorrsokakun e pritshëm dhe në kurthin që ka përgatitur paria e Tiranës.

Studentët e Universiteteve Shtetërore në Tiranë kanë lëvizur dhe po protestojnë. Protestat e tyre janë intensifikuar këto ditë dhe duket se do të ketë vazhdimësi edhe në ditët e ardhshme. Pavarësisht heshtjes formale qeveritare, thashethemnajës së ndyrë militanteske, dhe bashkëfajësisë së mediave të shkruara dhe pamore që janë shndrruar në vegla të hapura të parisë së Tiranës, jehona e protestave studentore është e jashtëzakonshme. Prandaj, kjo ngjarje duhet trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me vëmendjen që meriton. Në këtë kontekst duhen përmendur dhjetë elementë shumë të rëndësishëm që do të përcaktojnë në se do të shkohet në qorrsokakun e pritshëm apo në një një rrugëzgjidhje të dobishme për të gjithë shoqërinë.

Së pari, gradualiteti në rritjen e kërkesave tregon praninë e mendjeve të matura dhe që dinë se cfarë duan e cfarë mund të merret. Teknika e organizimit të protestave të tilla është që duhet shkuar nga një lëshim i pushtetarëve në një lëshim tjetër. Kërkesat nuk mund të jenë maksimaliste që në fillim. Protesta të tilla thyhen dhe e humbin fuqinë kur kërkohet e pamundura. Suksesi krijon mbështetje dhe e rrit fuqinë dhe kohezionin e masës. Prandaj, kërkesat që u paraqiten sot tregojnë se mund të shkohet në qorrsokak duke kërkuar përfaqësim vendosës në përzgjedhje dekanati e rektorati (interes i qartë pedagogëve), apo financim të doktoratës (interes i asistentëve). Rrugëzgjidhja do të ishte formulimi i kërkesave që janë jetike për studentët sic janë, bie fjala, kushtet e jetesës, garancia e punësimit përmes konkurimit, praktika profesionale, mbështetja për të varfërit por edhe të talentuarit, eleminimi i korrupsionit universitar, krijimi i një sistemi anonim vlerësimi të profesoratit nga studentët, e me radhë. Pra, kështu si është nisur puna, mund të shkohet në qorrsokak, dhe po u bënë gjërat e duhura, mund të shkohet në rrugëzgjidhjen e duhur.

Së dyti, të gjithë ne që merremi me problemet shqiptare, të paktën në kohën tonë të lirë, e dimë që rinia studentore është përdorur sistematikisht për të ncjerrë nga zjarri gështenjat e një pale ose të një pale tjetër të parisë. Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, mund të them se kam qënë nga të vetmit që nuk e kam lejuar këtë gjë me ndodhë ashtu si deshën udhëheqësit e parisë. Por mbas nesh, rinia studentore u përdor nga PS (FRESSH) në periudhën 1992-1994, nga PD (në protestat e vitit 1998), nga të huajt me MJAFT, dhe ky është një moment tejet kritik në këtë vazhdimësi. Problemi është se po u përdor për qëllime jo fisnike rinia studentore atëherë edhe një brez i tërë diskreditohet bashkë me lëvizjet e gabuara. Prandaj, të gjithë ata që merren me ketë protestë duhet të jenë të vetëdijshëm se cfarë barre kanë marrë përsipër. Në se nuk bëjnë gjënë e duhur, ata do ta zgjasin agoninë edhe një brez, por po bënë gjënë e duhur, e afrojnë zgjidhjen me një brez.

Së treti, është problemi ideologjik që lidhet direkt me zgjidhjen e duhur. Ideologjia të tregon ku je, pse duhet ndryshuar dhe ku duhet të shkohet e pse. Në kushtet dhe në momentet e tanishme, ka vetëm e vetëm një zgjidhje që iu shërben shqiptarëve: ndërtimi i shtetit-komb. Dalja në krye të protestave e shumë vetëve që identifikohen ose si anarkistë, ose si marksistë në vetvete nuk është problem. Ne shqiptarët, dhe pakicat që jetojnë me ne, gjatë viteve të sundimit të shtetit nga Enver Hoxha, kemi zhvilliuar një varësi të madhe nga shteti dhe një vetëdije të thellë për naturën e sistemit kapitalist që aq shumë u propagandua në shtetin shqiptar. Mirëpo në këtë pikë, si për shqiptarët, ashtu edhe për pakicat që jetojnë me ne, zgjidhja e vetme që mbron popullin nga egërsia e sistemit është shteti. Enver Hoxha e coi këtë konceptim në ekstrem, por në thelb kuptimi i rolit qëndror të shtetit si mbrojtës i të varfërve e të pamundurve ishte relativisht i saktë. Prandaj, ndryshe nga ideologjitë që lindin, si kundërvënie e sistemit oligarkik që sundon në Tiranë, ajo që duhet është një vetëdije e thellë kombëtare në këto protesta. Marksizmi është I dobishëm sa kohë që formulohet si demokraci shoqërore, me një shtet solidar, në shërbim të shoqërisë që e mban gjallë.

Së katërti, është udhëheqësia dhe problemi i saj. Deri në këtë pikë, duket se pedagogët dhe profesorati luajnë një rol më të madh se sa duhet e se sa është e dobishme në këto protesta. Këto janë momentet kur të rinjtë e të rejat formësohen si udhëheqës dhe si karaktere. Dhe në këtë farkë përplasjeje me pushtetin do të lindin ata që mund të bëjnë ndryshimin sot dhe nesër. Pedagogët duhet të mbështesin studentët e tyre dhe të ndihmojnë ne ngjizjen e karaktereve që do të jenë drejtuesit e ardhshëm të shoqërisë. Herët ose vonë, edhe ky brez do të gjejë vendin e vet në konstelacionin e politikës shqiptare. Nuk duhet që ky brez të mendojë se janë përdorur si mish për top për interesat e pedagogëve apo të atyre që i financojnë apo që fshihen mbas tyre.

Së pesti, rinia universitare e universiteteve shteërore nuk duhet të ndahet nga katër elementë që janë jetikë për atë vetë: a- studentët e universiteteve private; b- universitetet jashte Tiranës; c- të shkolluarit jashtë; dhe d- qytetarët e gjithë shtetit shqiptar. Korrupsioni, paaftësia, krimi moral dhe ekonomik, qelbësia njerëzore dhe të tjera dukuri të errta dhe të papëlqyeshme ndikojnë njëlloj në të gjithë këto shtresa. Prandaj, me kujdes, por me këmbëngulje, kushdo që del në krye të protestatve duhet të mbajë parasysh se lufta bëhet për të gjithë e jo vetëm për ata që janë në universitetet shtetërore.

Së gjashti, ndyrësia politike ka shkuar thellë shumë thellë, dhe për një kafshatë buke njerëzit janë gati të bëjnë cdo gjë. Prandaj ruajtja nga provokimet e partive të oligarkisë së parisë dhe të rinjve që militojnë në to, ose që kanë qënë në akademitë e kampet e frikshme ku i rekrutojnë (PS, LSI, PD, PDIU e me radhë) është një domosdoshmëri. Nuk ka asnjë dyshim që këto ndyrësira të të gjithë kohëve që kanë bërë krime të pallogaritshme do të kërkojnë të ndyejnë edhe këto protesta. Vetë do të kisha thënë se zgjidhja është parashtrimi i kërkesave të duhura duke shmangur këto vegla të parisë politike dhe ekonomike. Vetëm e vetëm në se bëhen pjesë e strukturës si individë atëherë edhe mund të ndryshojnë.

Së shtati, duhet kërkuar ndihmë materiale e financiare, jo nga të huajt, por nga shqiptarët. Nuk ka pse pritet që materialet, sic janë kërkesat të shkruhen me dorë, kur me pak lekë edhe shtypen kudo. Anteu mori forcë nga dheu, edhe studentët nuk duhet të kenë fare frikë të kërkojnë mbështetjen nga njerëzit. Dje një nën shpërndau bukë. Nesër shqiptarët do ju mbrojnë me jetë. Kush e humb besimin tek populli i vet nuk e arrin kurrë atë që duhet në politikë. Hapni zemrat për njerëzit dhe njerëzit do ju kenë në zemrat e tyre.

Së teti, është domosdoshmëri krijimi I një strukture authoritative e drejtuese që të jetë si përbashkuese ashtu edhe e mencur deri në atë pikë sa të mund të vendosë për ecurinë e proceseve dhe të protestës. Le të jenë një pjesë profesorë e pedagogë, por mbi të gjitha, le të jenë studentë e studente, të pastra e pa të shkuar të dyshimtë. Këta do të jenë e ardhmja dhe e ardhmja është e tyre. Ata që e kanë pasur shansin në jetë duhet të jenë themeli mbi të cilin duhet të ngrihen brezat e rinj, ashtu si na duhen e me mendësinë që duhet.

Së nënti, pushteti në Tiranë është në dorën e një grupimi tejet të korruptuar që nuk njeh as komb, as atdhe, as fe, as njerëzi e as ndërshmëri. Kjo pari kaq kozmopolitane dhe globaliste do të bëjë cdo gjë që të shkatërrojë edhe me tej kombin shqiptar. Le të mos ketë kush dyshim se ata do të bëjnë cdo gjë që të shkatërrojnë studentët deri në fund e pamëshirë, duke përdorur cdo instrument në duart e tyre. Shteti ka shumë instrumente dhe shumë prej tyre, që nga dhuna tek zvetënimi janë shumë efikase në arritjen e qëllimeve të parisë që sundon. Dhe kjo pari që sundon nuk ka asnjë moral, asnjë vlerë, as ndjenjë apo besim, përvec parasë. Dhe ka shumë skllevër që janë të shitur për bukën e gojës.

Së dhjeti, ruhuni nga të huajt e nga veglat e tyre të shumta. Ai shtet që na duhet ne, ku studentët të mund të jenë qytetarë normale e njerëz si duhet, nuk është ai shtet që iu duhet atyre. Ka zgjihdje që iu shërbejnë shqiptarëve e vetëm shqiptarëve dhe ka zgjidhje që iu shërbejnë atyre që nuk ua duan të mriën shqiptarëve. Vorbulla e pastron ujin e lumit, por edhe të mbyt p[randaj edhe duhet pasur kujdes kur njeriu e dëshëron një gjë të tillë.

Në përfundim, do të thoja se po të kisha mundësinë me u folë studentëve të këtij brezi do të këmbëngulja se vetëm ata që e kuptojnë si duhet përgjegjësinë historike e bëjnë ndryshimin që duhet. Me një komb të shtrirë përtokë, me një shoqëri të rrjepur e të vjedhur deri në palce, me një pari të degjeneruar deri në ekstrem, me një oligarki kriminale e mafioze, me një shtet të kapur nga mafia e sindikata ndërkombëtare e krimit, me një administratë të korruptuar e pa karakter, me cdo parametër moral, njerëzor e kombëtar në nivelin më të ulët, është detyrë e juaja, e të gjithë atyre që duan të jenë shqiptarë që të kërkojnë që të nxjerrin kombin e tyre e tyre nga llumi ku po vdes dhe të kërkojë me ia dhanë atë dinjitet që meriton midis kombeve të tjera. Në cdo shoqëri këtë detyrë fisnike, dhe në dukje të paarritshme e marrin përsipër ata që kanë rini e dëshirë, vullnet e pastërti, studentët si ju.
Pyetja për mue shtrohet, a do të jeni ju në atë nivel vetëdije politike e qytetarie, kombëtarizmi e morali ku kam qënë une por edhe ata pak shokë të mi që, pa u thye, dhe me karakter, ndërruam pa mendue dy herë për jetën një system që dukej i pathyeshëm?? Koha ka me e tregue, por ju keni me ia tregue si kohës, ashtu edhe ne shqiptarëve se sa vleni si brez, si studentë si njerëz, dhe për ata që janë shqiptarë, cfarë lloj shqiptarësh jeni ju sot. Sepse ashtu si të silleni ju sot, do të jetë edhe brezi i ardhshëm nesër. Dhe kombet nuk kanë kurrë luksin me humbë një brez studentor pa bërë atë që duhet në shërbim të kombit, të shtetit, dhe të atyre që nuk kanë as mendjen, as fuqinë, as guximin me e kuftue të keqen pa asnjë kompromis.

MBI PROTESTËN E STUDENTËVE TË UNIVERSITETEVE SHTETËRORE: QORRSOKAKU DHE RRUGËZGJIDHJA. Nga Shenasi Rama.

DD703909-2A0D-4BEF-BEE4-1AC89A386ABC

MBI PROTESTËN E STUDENTËVE TË UNIVERSITETEVE SHTETËRORE: QORRSOKAKU DHE RRUGËZGJIDHJA

Ka shumë kohë që kam ikur nga rrjetet shoqërore dhe nuk kisha asnjë dëshirë që të kthehem e të humb kohën me politikën shqiptare. Atë që kam pasur për ta thënë e kam thënë në kohën e në vendin e duhur. Kur më është dhënë mundësia kam bërë atë që është dashur. Mirëpo, këto ditë kam ndjerë shumë presion që të shprehem në lidhje me atë që po ndodh me studentët në Tiranë. Dhe mendoj se, pavarësisht se nuk kam asnjë dëshirë me u marrë me këtë punë, duhet folur sepse nuk kemi kushte për të përsëritur gabimet e mëparshme dhe për të shkarë në qorrsokakun e pritshëm dhe në kurthin që ka përgatitur paria e Tiranës.

Studentët e Universiteteve Shtetërore në Tiranë kanë lëvizur dhe po protestojnë. Protestat e tyre janë intensifikuar këto ditë dhe duket se do të ketë vazhdimësi edhe në ditët e ardhshme. Pavarësisht heshtjes formale qeveritare, thashethemnajës së ndyrë militanteske, dhe bashkëfajësisë së mediave të shkruara dhe pamore që janë shndrruar në vegla të hapura të parisë së Tiranës, jehona e protestave studentore është e jashtëzakonshme. Prandaj, kjo ngjarje duhet trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me vëmendjen që meriton. Në këtë kontekst duhen përmendur dhjetë elementë shumë të rëndësishëm që do të përcaktojnë në se do të shkohet në qorrsokakun e pritshëm apo në një një rrugëzgjidhje të dobishme për të gjithë shoqërinë.

Së pari, gradualiteti në rritjen e kërkesave tregon praninë e mendjeve të matura dhe që dinë se cfarë duan e cfarë mund të merret. Teknika e organizimit të protestave të tilla është që duhet shkuar nga një lëshim i pushtetarëve në një lëshim tjetër. Kërkesat nuk mund të jenë maksimaliste që në fillim. Protesta të tilla thyhen dhe e humbin fuqinë kur kërkohet e pamundura. Suksesi krijon mbështetje dhe e rrit fuqinë dhe kohezionin e masës. Prandaj, kërkesat që u paraqiten sot tregojnë se mund të shkohet në qorrsokak duke kërkuar përfaqësim vendosës në përzgjedhje dekanati e rektorati (interes i qartë pedagogëve), apo financim të doktoratës (interes i asistentëve). Rrugëzgjidhja do të ishte formulimi i kërkesave që janë jetike për studentët sic janë, bie fjala, kushtet e jetesës, garancia e punësimit përmes konkurimit, praktika profesionale, mbështetja për të varfërit por edhe të talentuarit, eleminimi i korrupsionit universitar, krijimi i një sistemi anonim vlerësimi të profesoratit nga studentët, e me radhë. Pra, kështu si është nisur puna, mund të shkohet në qorrsokak, dhe po u bënë gjërat e duhura, mund të shkohet në rrugëzgjidhjen e duhur.

Së dyti, të gjithë ne që merremi me problemet shqiptare, të paktën në kohën tonë të lirë, e dimë që rinia studentore është përdorur sistematikisht për të ncjerrë nga zjarri gështenjat e një pale ose të një pale tjetër të parisë. Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, mund të them se kam qënë nga të vetmit që nuk e kam lejuar këtë gjë me ndodhë ashtu si deshën udhëheqësit e parisë. Por mbas nesh, rinia studentore u përdor nga PS (FRESSH) në periudhën 1992-1994, nga PD (në protestat e vitit 1998), nga të huajt me MJAFT, dhe ky është një moment tejet kritik në këtë vazhdimësi. Problemi është se po u përdor për qëllime jo fisnike rinia studentore atëherë edhe një brez i tërë diskreditohet bashkë me lëvizjet e gabuara. Prandaj, të gjithë ata që merren me ketë protestë duhet të jenë të vetëdijshëm se cfarë barre kanë marrë përsipër. Në se nuk bëjnë gjënë e duhur, ata do ta zgjasin agoninë edhe një brez, por po bënë gjënë e duhur, e afrojnë zgjidhjen me një brez.

Së treti, është problemi ideologjik që lidhet direkt me zgjidhjen e duhur. Ideologjia të tregon ku je, pse duhet ndryshuar dhe ku duhet të shkohet e pse. Në kushtet dhe në momentet e tanishme, ka vetëm e vetëm një zgjidhje që iu shërben shqiptarëve: ndërtimi i shtetit-komb. Dalja në krye të protestave e shumë vetëve që identifikohen ose si anarkistë, ose si marksistë në vetvete nuk është problem. Ne shqiptarët, dhe pakicat që jetojnë me ne, gjatë viteve të sundimit të shtetit nga Enver Hoxha, kemi zhvilliuar një varësi të madhe nga shteti dhe një vetëdije të thellë për naturën e sistemit kapitalist që aq shumë u propagandua në shtetin shqiptar. Mirëpo në këtë pikë, si për shqiptarët, ashtu edhe për pakicat që jetojnë me ne, zgjidhja e vetme që mbron popullin nga egërsia e sistemit është shteti. Enver Hoxha e coi këtë konceptim në ekstrem, por në thelb kuptimi i rolit qëndror të shtetit si mbrojtës i të varfërve e të pamundurve ishte relativisht i saktë. Prandaj, ndryshe nga ideologjitë që lindin, si kundërvënie e sistemit oligarkik që sundon në Tiranë, ajo që duhet është një vetëdije e thellë kombëtare në këto protesta. Marksizmi është I dobishëm sa kohë që formulohet si demokraci shoqërore, me një shtet solidar, në shërbim të shoqërisë që e mban gjallë.

Së katërti, është udhëheqësia dhe problemi i saj. Deri në këtë pikë, duket se pedagogët dhe profesorati luajnë një rol më të madh se sa duhet e se sa është e dobishme në këto protesta. Këto janë momentet kur të rinjtë e të rejat formësohen si udhëheqës dhe si karaktere. Dhe në këtë farkë përplasjeje me pushtetin do të lindin ata që mund të bëjnë ndryshimin sot dhe nesër. Pedagogët duhet të mbështesin studentët e tyre dhe të ndihmojnë ne ngjizjen e karaktereve që do të jenë drejtuesit e ardhshëm të shoqërisë. Herët ose vonë, edhe ky brez do të gjejë vendin e vet në konstelacionin e politikës shqiptare. Nuk duhet që ky brez të mendojë se janë përdorur si mish për top për interesat e pedagogëve apo të atyre që i financojnë apo që fshihen mbas tyre.

Së pesti, rinia universitare e universiteteve shteërore nuk duhet të ndahet nga katër elementë që janë jetikë për atë vetë: a- studentët e universiteteve private; b- universitetet jashte Tiranës; c- të shkolluarit jashtë; dhe d- qytetarët e gjithë shtetit shqiptar. Korrupsioni, paaftësia, krimi moral dhe ekonomik, qelbësia njerëzore dhe të tjera dukuri të errta dhe të papëlqyeshme ndikojnë njëlloj në të gjithë këto shtresa. Prandaj, me kujdes, por me këmbëngulje, kushdo që del në krye të protestatve duhet të mbajë parasysh se lufta bëhet për të gjithë e jo vetëm për ata që janë në universitetet shtetërore.

Së gjashti, ndyrësia politike ka shkuar thellë shumë thellë, dhe për një kafshatë buke njerëzit janë gati të bëjnë cdo gjë. Prandaj ruajtja nga provokimet e partive të oligarkisë së parisë dhe të rinjve që militojnë në to, ose që kanë qënë në akademitë e kampet e frikshme ku i rekrutojnë (PS, LSI, PD, PDIU e me radhë) është një domosdoshmëri. Nuk ka asnjë dyshim që këto ndyrësira të të gjithë kohëve që kanë bërë krime të pallogaritshme do të kërkojnë të ndyejnë edhe këto protesta. Vetë do të kisha thënë se zgjidhja është parashtrimi i kërkesave të duhura duke shmangur këto vegla të parisë politike dhe ekonomike. Vetëm e vetëm në se bëhen pjesë e strukturës si individë atëherë edhe mund të ndryshojnë.

Së shtati, duhet kërkuar ndihmë materiale e financiare, jo nga të huajt, por nga shqiptarët. Nuk ka pse pritet që materialet, sic janë kërkesat të shkruhen me dorë, kur me pak lekë edhe shtypen kudo. Anteu mori forcë nga dheu, edhe studentët nuk duhet të kenë fare frikë të kërkojnë mbështetjen nga njerëzit. Dje një nën shpërndau bukë. Nesër shqiptarët do ju mbrojnë me jetë. Kush e humb besimin tek populli i vet nuk e arrin kurrë atë që duhet në politikë. Hapni zemrat për njerëzit dhe njerëzit do ju kenë në zemrat e tyre.

Së teti, është domosdoshmëri krijimi I një strukture authoritative e drejtuese që të jetë si përbashkuese ashtu edhe e mencur deri në atë pikë sa të mund të vendosë për ecurinë e proceseve dhe të protestës. Le të jenë një pjesë profesorë e pedagogë, por mbi të gjitha, le të jenë studentë e studente, të pastra e pa të shkuar të dyshimtë. Këta do të jenë e ardhmja dhe e ardhmja është e tyre. Ata që e kanë pasur shansin në jetë duhet të jenë themeli mbi të cilin duhet të ngrihen brezat e rinj, ashtu si na duhen e me mendësinë që duhet.

Së nënti, pushteti në Tiranë është në dorën e një grupimi tejet të korruptuar që nuk njeh as komb, as atdhe, as fe, as njerëzi e as ndërshmëri. Kjo pari kaq kozmopolitane dhe globaliste do të bëjë cdo gjë që të shkatërrojë edhe me tej kombin shqiptar. Le të mos ketë kush dyshim se ata do të bëjnë cdo gjë që të shkatërrojnë studentët deri në fund e pamëshirë, duke përdorur cdo instrument në duart e tyre. Shteti ka shumë instrumente dhe shumë prej tyre, që nga dhuna tek zvetënimi janë shumë efikase në arritjen e qëllimeve të parisë që sundon. Dhe kjo pari që sundon nuk ka asnjë moral, asnjë vlerë, as ndjenjë apo besim, përvec parasë. Dhe ka shumë skllevër që janë të shitur për bukën e gojës.

Së dhjeti, ruhuni nga të huajt e nga veglat e tyre të shumta. Ai shtet që na duhet ne, ku studentët të mund të jenë qytetarë normale e njerëz si duhet, nuk është ai shtet që iu duhet atyre. Ka zgjihdje që iu shërbejnë shqiptarëve e vetëm shqiptarëve dhe ka zgjidhje që iu shërbejnë atyre që nuk ua duan të mriën shqiptarëve. Vorbulla e pastron ujin e lumit, por edhe të mbyt p[randaj edhe duhet pasur kujdes kur njeriu e dëshëron një gjë të tillë.

Në përfundim, do të thoja se po të kisha mundësinë me u folë studentëve të këtij brezi do të këmbëngulja se vetëm ata që e kuptojnë si duhet përgjegjësinë historike e bëjnë ndryshimin që duhet. Me një komb të shtrirë përtokë, me një shoqëri të rrjepur e të vjedhur deri në palce, me një pari të degjeneruar deri në ekstrem, me një oligarki kriminale e mafioze, me një shtet të kapur nga mafia e sindikata ndërkombëtare e krimit, me një administratë të korruptuar e pa karakter, me cdo parametër moral, njerëzor e kombëtar në nivelin më të ulët, është detyrë e juaja, e të gjithë atyre që duan të jenë shqiptarë që të kërkojnë që të nxjerrin kombin e tyre e tyre nga llumi ku po vdes dhe të kërkojë me ia dhanë atë dinjitet që meriton midis kombeve të tjera. Në cdo shoqëri këtë detyrë fisnike, dhe në dukje të paarritshme e marrin përsipër ata që kanë rini e dëshirë, vullnet e pastërti, studentët si ju.
Pyetja për mue shtrohet, a do të jeni ju në atë nivel vetëdije politike e qytetarie, kombëtarizmi e morali ku kam qënë une por edhe ata pak shokë të mi që, pa u thye, dhe me karakter, ndërruam pa mendue dy herë për jetën një system që dukej i pathyeshëm?? Koha ka me e tregue, por ju keni me ia tregue si kohës, ashtu edhe ne shqiptarëve se sa vleni si brez, si studentë si njerëz, dhe për ata që janë shqiptarë, cfarë lloj shqiptarësh jeni ju sot. Sepse ashtu si të silleni ju sot, do të jetë edhe brezi i ardhshëm nesër. Dhe kombet nuk kanë kurrë luksin me humbë një brez studentor pa bërë atë që duhet në shërbim të kombit, të shtetit, dhe të atyre që nuk kanë as mendjen, as fuqinë, as guximin me e kuftue të keqen pa asnjë kompromis.

Partia Demokratike Sot e mbylli Ciklin ,Refuzohet nga Studentet.Nga Kreshnik Spahiu

DB9A2179-C1BA-4698-949C-26A11F1FE072.jpeg

FAKTE: Pse PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga gjithë rinia? Ju lutem shpërndajeni #
Nga: Kreshnik Spahiu

Partia Demokratike jo vetëm është mplakur por ajo e ka mbyllur misionin e saj. Shumë prej militantëve u vjen keq ta pranojnë por realiteti i ditëve të sotme e tregon fare qartë. Ky është rast unik në botë që mijëra të rinj dhe studentë protestojnë kundër qeverisë, por nuk lejojnë që liderët e opozitës as ti afrohen protestës së tyre, pasi i konsiderojnë po aq të korruptuar sa edhe qeveria. Arsyet pse ndodh ky proces po i rendis si më poshtë mbi bazën e përjetimeve personale që i kam ndjekur nga afër nga 8 Dhjetori 1990 dhe deri më sot:

1- PD u krijua nga studentët e Dhjetorit 1990, por sot asnjë prej tyre sot nuk është deputet i PD, pasi Berisha dhe Basha i eleminuam 100%.
2- PD lindi si parti e disidentëve politik dhe sot në grupin e saj parlamentar nuk ka mbetur asnjë ish i burgosur politik sepse i kanë larguar të gjithë.
3- PD lindi si parti e kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha dhe në zgjedhjet e fundit i tradhëtuan duke humbur thellë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Berat etj. e tanimë është katandisur në parti lagjesh, për të cilën diskutohet si në mbledhjet e dikurshme të komunizmit.
4-PD u krjua si parti elitash intelektuale nga pinjollët e familjeve nacionaliste nga çdo zonë, si: Tomor Malasi, Tomor Dosti, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Uran Butka, Petrit Kalakulla, Abdi Baleta, Azem Hajdari, Rustem Gjata, por pas një eleminimi prej 3 dekadash nga Sali Berisha, PD u katandis tek djali i Fahri Balliut dhe zarfet që merr Lul Basha nga biznesmenët.
6-PD u krijua si lëvizje në qytet studenti në 1990 por Berisha ja besoi partinë një kamerieri hollandez që erdhi në PD në 2005. Lulzim Basha erdhi 15 vite pasi PD ishte maturuar duke mos njohur kështu as historinë dhe as kontributet.
6- PD tradhëtoi çdo kauz studentore në vite dhe e la qytetin studenti ku u themelua, njësoj si 28 vite më parë.
7- PD-ja është themelueska e liberalizimit universitar dhe kioskave ku blihej diploma dhe doktoratura nga 2000-5000 euro.

Për të gjitha këto arsye kjo PD mplakur nuk pranohet sot nga rinia dhe studentët. Nuk është çudi që së bashku me Edi Ramën në koshin e plehrave nnë bulevard, studentët të hedhin pleqtë me mendimet e mykura të opozitës bardhe-blu.
Ky ishte dhjetori i fundit …..
Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh*

O Zot Thyua Qafen Keta nuk Durohen. Nga Kujtim Cekani

4F878A23-1842-49DC-8561-1DD417B8DB30

O Zot na Ndihmo ..
Kush i Duron Keta ..

Sduam rrotacion vec Revolution.
Keta qe jan ne Pushtet per keta ska negoziata keta duhet te shporren sepse e kan qelbur aq keq sa vjen era deri ne Zelanden e Re ..problemi eshte tjetri ..mos sot neser do te vije Rotazioni ..
Po me thoni Ju :
A pranohet qe Monika te behet 2 i qeverise pra merseleja vazhdon
Kjo i bie te Behet Kr Parlamenti ose te marri nja 6-7 ministri o pika qe si Bie .
Pra iken Iliri vjen Monika
Vjen Luli me Kunatin hec dilu me perpara .
O Shqiptar hapini Syte .. PS +Lsi+pd duhen shkulur me rrenje ose beni gati valixhet dhe ikin si Ebrejte neper Bote per 2000 vjetet qe do te vijne .
..
K.Cekani
Gjermani

E Keqja Duhet Shkulur nga Rrenje.Nga Kujtim Cekani.

1328F639-D89B-4D2B-AD97-BCD1A1610B33

E keqja duhet shkulur nga Rrenjet.
..
Dua te hap nje teme dhe do tju lutesha qe te beheni pjese e kesaj teme sa me shum te jete e mundur., Sidomos Kush jeton Jasht Shqiperise ..
..
Jemi ne nje situate dramatike si komb..
..
Ai qe se ka provuar Tenton ta provoi ..
Te jetosh larg vendit Tend nuk eshte kenaqesi ..
Ai qe e ka provuar E Di
Shqiperia po Boshatiset dhe nje turme hajdutesh po e masakrojne ate vend .
Un sdua te Merrem me PS.
Ata jan direkt Partia e Punes dhe kjo sdo shum xhevap.
Problemi eshte tek Shpresa e Shqiptareve.
Shpresa ne Shqiperi ka vdekur prandaj jemi te paret qe kemi mbush Azilet e Europes po ja kalojm edhe Sirise .
..
Kur nje Qeveri eshte e keqe ajo Korigjohet nga Opozita
Kur nje Qeveri behet shume e keqe ajo duhet te rrezohet nga Opozita .
Kur nje Qeveri vashdon e vazhdon e vazhdon ateher do te thote qe ,
Ose Opozita ka mbaruar ,
Ose Opozita eshte bere pale me qeverine.
Cfar ndodh..
Populli ngel pa mbeshtetje dhe Zgjedh rrugen e arratise .
Sapo niset nje Shkendije kunder ketyre hajduteve te pa skrupullt Heinat e Oppzites shkojne dhe shuajn gjithcka ..
Kete e kam me Fakte kur u ndez Protesta e Kuksit .. sapo un mxora nje Status per mbeshtetjen e Tyre dhe te Ibsen Elezi me erdhi nje Sms nga Koka e PD ..hiqe shkrimin se Ajo proteste i sherben PS dhe Ibsen Elezi eshte i majte .. i majte i rritur ne internim .
Te gjithe e pame se si u shua Ajo proteste sepse PD beri qe te percahen .
..
Miq te Shqiperise dhe te Diaspores..
Problemi eshte Serioz dhe shume Serioz ..
Shqiperia ka patur numrin me te madh te burgosurve Politik ne Europen Lindore ne krahasim me Popullsine .. pra esht bere gjenocid..
Asnjeher dhe per asnje moment skam degjuar nga Lideri i Opozites qe duhet te bere Dekomunistizimi i Politikes Shqiptare .. Ju garantoj dhe e them me bindje qe ky eshte hapi me i pare qe do te na dergonte ne drejtimin e duhur ..
Un nuk jam per perndjekje Politike ..
por nje ish diktator nuk mund te qeverisi perseri sikur te mos ket ndodhur asgje ..
Por jam per nje Sistem Gjerman ku nje Ish Nazist te largohet nga politika dhe nqs se provohet se ka bere krime te denohet.
Vetem ateher Shqiperia mund te behet .
Kam degjuar qe gjoja disa nga Diaspora do shkoje te protestoje kunder keq qeverisjes ..
Un Do te deshiroja te Protestonim qe me pare te marrim Shpresen qe po na e vrasin .. sepse te protestojme kunder Gramoz Rucit dhe ti japim pushtetin Kac Islamit ..
Un me te vertete dua te Di .,
A per keta qelbesira dhan jeten dhe u shkrine me mijera familje
A ky ka qene Amaneti i te pareve Tane .. Per keta Sakrifikoi Ismail Qemali .. Konica .. Mit’hat Frasheri.. Abdyli ..Samiu .. Skenderbeu .. apo sdo kush qe eshte sakrifikuar per ate vend ..
Qe Shendetesine e atij vendi ta drejtoje nje me diplome te blere qe policine ta drejtoje nje qe vjen nga diktatura qe ekonomine ta drejtoje nje qe se ka haberin fare qe Opoziten ta beje nje qe vjen pako postare gjoja nga Kopi apo nga Gopi ..
Shqipetaret jane shperndare ane e mbane botes dhe Ju siguroj qe kan mbaruar Universitetet me te mira dhe jan me te miret ..
Por miq dyert e politikes shiptare jan te kycura ,ato ju hapen vetem hajduteve .. kuneterve .. maskarenjeve e perdhunuesve..
..Ja pra pse un mendoj qe Situata ne Shqiperi eshte Dramatike ..
Dhe Jam per ate Qe Diaspora duhet te protestoi por jo te hehet loje e njeres apo tjetres pale ..
Diaspora bashke me te gjithe Ata qe e duan ate vend duhet ta fillojne Protesten nga Selite e ketyre dy Sh.P.K qe kan gllaberuar cdo gje ne Shqiperi.. Nga Selia e PD dhe e PS sepse helmi dhe e keqja e atij vendi Aty i kan Rrenjet..
..
Kujtim Cekani
Gjermani.

Fundi i Botes ..nga Adriatik R Dosti

04E3A890-ED01-4648-AEAA-FE66D076A9AB

Kur Djalli shtiret si Engjell e kur Engjelli luan rolin e Budallait…

Edhe pse jam natyre optimiste o njerez…kete radhe vertet besoj plotesisht se ose Botes i ka ardhur vertet fundi ose Bota u prish vertet…dhe pritet vetem shkaterrimi i saj…

Nje Ateist ne Vatikan…dhe nje Pape qe nderon e respekton nje Djall…e nje vrases te sherbestareve te Zotit… pu pu pu ..c’po na shohin syte e c’po na degjojne veshet o milet…

…dhe Bracja ka te drejte qe na quan NE Llum e veten Patriot…

dhe Petro Koci ka te drejte qe na urdheron ne kolaboracionisteve te kerkojme falje e vrasesit e sistemit te tij gjakatar ti shpalle heronj…

..dhe Gjushi mire ben qe thote se i ka duart Akullore dhe i atribuon vetes rolin e Supermenit…

..dhe Veliaj i Ures Vajgurore ka te drejte qe na quan ne shpellare…

…dhe Edvini ka te drejte qe na i shkul e na i shkel me kembe Simbolin tone kombetar..Shqiponjen e perdhunshem na e quan vulgare e te shemtuar…

…dhe Xhensila ka plotesisht te drejte qe e djeg vete -veten me cigare ..nga dashuria…

…dhe Sander Lleshi ..goxha Gjeneral i shkolluar e trajnuar ne Gjermani e ne Perendim ka te drejte tek flak tutje spaletat per karrigen e Sajmirit e te Xhafes…

..dhe Hashimi tradhetar i Kosoves..ka te drejte qe e dekoron Gramoz Rucin me Urdherin e Lirise…

….etj ….etj…etj…

Ja pra ky eshte fundi i botes per ne shqiptaret pse c’doni ju me tjeter ..te jete me brire apo me Yll ne balle?…aq me teper kur dora vete …Papa i Vatikanit vete e i jep Gramoz Rucit nje alamet e goxhe dekorate duke e vleresuar si pasues e vazhdues i Skenderbeut….

…Dhe rrija e rrija e s’me zinte gjumi tek mendoja po mire o milet perse t’ja kete dhene Papa ate dekorate e ate vleresim Gramozit tone …

Sepse mendoja se ku Djalli e ku Engjelli… ku Besimtari e ku Ateisti…ku Papa e ku Gramozi…ku Kryqi e ku Mitrolozi…

T’ja kete dhene per trimeri valle thoja me vete…po c’ne …se ikjen e tij neper male e i veshur si grua e si fshatar me 1997 e di gjithe bota si ka mundesi qe nuk e dinka vetem Papa…?

T’ja kete dhene per pune besimtari…po c’ne se Gramozi eshte ateist i terbuar dhe nuk beson kerkund ne Zot…ndaj edhe ka hedhur ne ere me dinamit dhjetera e dhjetera kisha e xhamija e ka shpene ne plumb, ne litar e ne burg qindra sherbestare te Perendise…e aq me pak qe Gramozi nuk beson tek vetja e jo te besoje te Zoti e tek Papa….

T’ja kete dhene per pune biografije thoja…po c’ne se Papa me siguri qe e di se ai ka qene Sekretar i pare i PPSH kriminale ne nje qytet te Shqiperise… por edhe Ministri i fundit i brendshem i Diktatures komuniste ne Shqiperi…?

T’ja kete dhene per pune Paqe a Demokracie…po c’ne thosha me vete.. pse nuk i di Papa vrasjet e 2 prillit te Gramozit ne Shkoder e ato te 21 janarit ne Tirane…?

T’ja kete dhene per simbol te bashkimit e unitetit kombetar te shqiptareve….po jo ore njeri se je gabim me thoshte nje ze pas veshit…pse ti kujton se nuk e di Papa se c’beri Gramozi se bashku me Komitetet e tija te Shpetimit kombetar me 1997..ne jug te Shqiperise… ku desh e coptuan vendin e u bene gati ta ndanin mes grekerve e serbeve ?

T’ja kete dhene si Kreu i Kuvendit te Shqiperise e te shqiptareve …jo ore c’ne me thoshte kujtesa ime…ai eshte ende i vetmi qe nuk ka nxjerre akoma nje llaf nga goja per gjithe ate pushtim te turpshem te grekeve ne Bularatin shqiptar…

T’ja kete dhene per kopil–llik e dobicllik….edhe mundet thosha me vete …ndofta ngaqe Papa e ka marre vesh se Gramozet te vrasin naten e te qajne diten…te fusin ne burg..te heqin qafe e pastaj te bejne bust per te te” nderuar” e te vijne e te vene madje edhe nje tufe me lule …sic ja bene Pjetrit te gjore…

Dhe i thoja vetes,,,,ehhh mor vella …nuk thoshte kot i ndjeri Arbnori…se keta jane Specialiste e jo Socialiste…

S’ka Kala qe s’marrin komunistet ..e nderkohe me vinte edhe pak keq per Papen e shkrete qe po e bejne Lolo…e qe ende se ka mesuar tamam – tamam se keta komunistet shqiptare te Gramozit kane lene edhe Priftin me barre…

Ndaj edhe Gramozin -Djall ne Vatikan na e shnderrua ne Engjell e Pape……nderkohe qe Papen kur vizitoj Tiranen na e shnderruan ne..edhe me komunist se Gramozi dhe i dhane te luante rolin e Budallait tek i varen mbi koke portretet e martireve te Kishes katolike shqiptare te cilet i vrane e i burgosen i torturuan e i groposen po Gramozi e Babai i Edvinit me shoke….

Dhe me vinte ti thosha Papes me sa ze kisha ne koke…mire ore Pape mire…ok…ti dekoroje e vleresoje por po deshe edhe mbaje per fare Gramozin ateist, kriminel, te pa bese e te pa fe….por ne te tjereve te lutem na jep e na kthe besimin ne Zot…se per ate pune te kane vene atje si te pare ne Vatikan …e jo per te pritur , dekoruar e percjelle komunistet e banditet shqiptare te sojit te Gramozit…me shoke…qe per dekada e dekada me radhe na vrane ne e zotin tend bashke me ne….

Dhe plasa e plasa e nuk e gjeja dot motivin se c’ne Papa e priti ne Vatikan Ateistin, Komunistin, Sekretarin e Pare, Ministrin e Brendshem, vrasesin e shqiptareve te pa fajshem …e sot Kreun e Kuvendit te Social-bolshevikeve shqiptare te Rilindjes se Edvinit…pa lere qe me zuri edhe nje dhimbje koke qe c’t’ju them sa mend mu hapen trute…
…. e me erdhi vertet per te vjelle..kur po shihja ne tv.. kroniken e atij fare dekorimi Papor…. per kete fare Rucin tone…dhe ne cast u ngrita nga kolltuku im e bertita mesa kisha ne koke…

…Po thuaje ate dreq e mut motivi o Pape…per cfare leshin e prite dhe per cfare kodosh vlerash ja dhe ate Dobic – dekorate ketij ”trimit tone” te Laberise ..se qe Gramozi yne te kthehet ne Pape per kete te siguroj me jeten time se nuk ka njeri ne bote qe ta besoje…por qe ti vete o Pape te jesh kthyer ne komunist e kodosh si komunistet e tjere te Gramozit…kete me dhe ti vete shkas qe ta besoj plotesisht…

Dhe ju thoni .. se nuk u prish bota….u prish e u permbys o milet…por shpetoni c’te mundni…te pakten derisa te kthehet nga Vatikani me Dekoraten ne qafe Gramozi…ose sa te vije Papa edhe njehere tjeter ne Tirane e te gjeje Enver Hoxhen te veshur si Prift Katolik e te shuguruar ne Vatikan…

….Dhe thone pastaj se pse ata Kardinalet e tu bejne aq shume nga ato “punet e ndyra te pederastise” o Pape. ….po aq eshte ajo ….po u puqe e po u mplekse me komunistet i ben te gjitha …

Ndaj nese deri dje besoja fort tek ty e tek Vatikani …kur pashe qe ti u bere breke e bythe edhe me Gramozin e ku llogjika e besimi im ne zot me thone se nuk mund t’ju besoj dot te dyve njeheresh …edhe ty edhe atij … atehere e pashe te udhes tu bej lanet te dyve e te mos i besoj me askujt ….pervec atij Zotit te madh atje lart ne Qiell….

Ti o Pape po deshe …je i lire te vazhdosh ti besosh Gramozit ok…ndersa une qe sot e mbrapa nuk kam me ndermend te te besoj me TY….

A.R.DOSTI

Ne Pritje te Vdekjes. Horror Komunist.Vaskë Orgocka .Intervista nga Vepror Hasani .

0B77F616-FD8A-4C72-BC95-A64F3FC56461

Miqesia Ime Lexojeni kete Shkrim..Lexojeni ..
Do tju lutesha..
Tmerret e Komunizmit qe nuk kan fund .

Nga Vepror Hasani.

Nuk di t’i tregoj as sot e kësaj dite ato 19 ditë pritjeje të pushkatimit tim. Me të përfunduar gjykimi dy njerëz me uniformë më morën për krahu dhe më çuan në qeli, më shtynë në brendësi të saj, më lidhën duart mbrapa dhe më thanë: “Tani do të qëndrosh në pritje të vdekjes tënde”. Pastaj dy njerëzit me uniformë dolën. Dera e qelisë u mbyll, u dëgjua zhurma e llozeve prej hekuri dhe e shuleve që siguruan derën… hapa në korridor që po largoheshin… Kisha mbetur i vetëm bashkë me vdekjen time. Kolegji i Gjykatës së Lartë sapo kishte dhënë vendimin. Më kishin dënuar me vdekje, me pushkatim. Gruan time, Barbarën e dënuan me 25 vjet burg. Kishim qënë të dy në të njëjtën sallë. Me të isha njohur në Poloni, gjatë kohës që isha student në Varshavë. Edhe ajo tani ndodhej diku në një qeli tjetër. Nuk do ta shikoja më gruan time, “Bashën”, kështu e kisha thirrur që ditën që e kisha njohur, sepse kështu e kishin thirrur edhe prindërit e saj. Nuk do t’i shikoja dot as dy fëmijët e mi: Elisbjetën dhe Arturin. Ata ishin të vegjël: Elisbjeta vetëm 12 vjeç dhe Arturi, 10 vjeç. Më kishin ndarë përfundimisht me familjen time. Unë isha 35 vjeç, ndërsa imë shoqe sapo kishte mbushur të 30-tat. Ajo që pashë në sallën e gjyqit, më kishte tronditur tërësisht. Gruaja ime ishte çmendur …” Kështu nis rrëfimin e vet, Vaskë Orgocka, vëllai i regjisorit të madh, Dhimitër Orgocka, i cili tregon tmerrin që ka përjetuar në hetuesi dhe çmendurinë e gruas së tij.

Në pritje të vdekjes

“Isha i vetëm në qeli. Vazhdimisht më dukej sikur dikush më pëshpëriste: “T’i do të vdesësh…, ti do të vdesësh…, ti do të vdesësh….” “Do të vijë një skuadër pushaktimi dhe do të të vrasin, trupi tënd do të mbetet gjysëm i mbuluar me dhe, do të shqyhet natën nga ujqërit dhe qentë… eshtrat tëndë nuk do t’i gjejë dot askush… as nëna, as babai, as dy vëllezërit, dhe as motra tënde e vetme…” “Gruja jote do të ulërijë si e çmendur brenda mureve të qelisë, por nuk do të të shohë kurrë. Ajo është vetëm një e çmendur, ti nuk do të ekzistosh, do të jesh një qenie pa varr… një hiç…”. “Vdekja ime mund të ndodhte nga çasti në çast, vazhdon rrëfimin e tij, Vaskë Orgocka. Mund të ndodhte edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen, edhe… Kjo pak rëndësi kishte… Një ditë, shpejt a vonë, pushkatimi im do të ndodhte. Sigurisht më vinte keq për jetën time, isha vetëm 35 vjeç, nuk e dija çfarë ndodhte me gruan dhe dy fëmijët e mi. Përgjoja çdo lëvizje të burgut: herë hapej një derë qelie dhe herë një tjetër, vetëm në qelinë time nuk po vinin… Gardianët ose sillnin të burgosur, ose merrnin ata që do të pushkatoheshin, ose i çonin para hetuesit. Këtë e dija nga përvoja e burgut. Prisja të hapej dera e qelisë time…. Prita gjithë natën, në mëngjes u hap dera dhe pashë te hynin brenda tre gardianë. Një e rreqethur përshkoi qenien time. Më kishin sjellë ushqimin e përditshëm. Ndoshta do të isha i gjallë dhe atë ditë. Më hoqën prangat nga duart që të haja bukën dhe nisën të më vështronin për një çast me sy të shqyer. Nuk e kisha mendjen te ushqimi. Mora të gjitha paketat e cigareve, i nxora cigaret që andej, ndoshta 200 cigare dhe i vendosa njëra pas tjetrës, si të ishin ushtarët e shpëtimit të jetës tim. Gardianët ndiqnin çdo lëvizje timen. Befas ngrita kokën dhe i pyeta: “Dini gjë për gruan time”?. Askush prej tyre nuk u përgjigj. Nuk e dija nëse edhe ata më urrenin apo më mëshironin. Kisha nisur të haja supën e burgut. Kur mbarova së ngrëni, më vunë përsëri prangat. “Më lini të ndez një cigare”, u thashë, dhe ata më lanë. Një çast më vonë, në qeli ndodhesha vetëm unë dhe vdekja time, zëri i gruas që qante, por që nuk ishte aty dhe zëri i fëmijve të mi që më siguri edhe ata mund të ishin duke qarë… Me cigaren e ndezuar ndizja cigaret e tjera. Cigaren e ndezur e hidhja mbi dysheme, pastaj përkulesha me duart e lidhura mbrapa dhe kapja me gojë cigaren tjetër. Me të njëjtin mundim arrija ta ndizja te cigarja që sapo kisha hedhur mbi dysheme. Kështu vazhdoja t’i pija cigaret njëra pas tjetrës, gjithë natën dhe gjithë ditën, pa asnjë pushim, deri në çmenduri. Jetoja për të pritur vdekjen.

Miq të mi, dy minjë

“Vazhdoja të qëndroja i vetëm, në pritje të vdekjes time. Dyshemeja kishte dy të çara dhe që andej dilnin dy minj. Nisa të luaja me ta. Herë zija njërën prej të çarave dhe herë zija të çarën tjetër. I detyroja minjtë të dilnin andej nga “porta” që unë ua lija të lirë. Ata dilnin, zgjatnin kokën dhe më vështronin tërë kërshëri. Më dukjej sikur kërkonin të më thoshin: “Kemi dëgjuar se t’i do të pushkatohesh, ndaj dëshirojmë të të bëjmë shoqëri. Ti mund të luash me ne për aq ditë sa të vijnë ata të pushkatimit dhe të të vrasin…”. Në momente të tilla, më kujtohej gjithçka që kisha kaluar në katër muajtë e hetuesisë”. Më dukjes sikur dy minjtë e mi më pyesnin: “Po si ndodhi që je këtu…”? “Isha në punë kur më arrestuan. Në atë kohë punoja si gjeolog në minierën e Mborje- Drenovës. Sapo kisha mbërritur në zyrë dhe nisa të haja bukë, kur dikush hyri në zyrën time dhe më tha: “Të kërkon drejtori”. E lashë bukën në mes dhe u nisa për atje. Kur mbërrita te drejtori, në zyrën e tij pashë disa policë dhe operativin e zonës, Sotir Ndrio. Ky i fundit më shtyu me brutalitet si për të më thënë: “Hap rrugën dhe mos na rri kështu, qen”!. Diçka parandjeva, u drodha i tëri. Kuptova që do të më arrestonin. Ishte koha kur Shqipëria kishte prishur mardhëniet me kampin socialist. Sigurimi i shtetit kishte nisur të arrestonte ata që ishin martuar me gra të huaja. Burrrat i burgosnin, ndërsa gratë e tyre ose i dëbonin nga Shqipëria, ose i arrestonin. Unë isha njëri prej tyre. Isha martuar me Bashën time. Nuk vonoi shumë dhe operatvi i zonës u drejtua nga mua duke më thënë: “Në emër të popullit je i arrestuar”. M’i lidhën duartë mbrapa dhe pastaj shkuan në zyrën time, morën pallton që kisha lënë atje dhe ma hodhën krahëve. Më hipën në makinë dhe u nisën drejt Degës së Brendshme. Me të mbërritur atje, më hoqën rripin e pantallonave, lidhëset e këpucëve, orën e dorës, që nuk ma kthyen kurrë dhe më futën në qeli. Më dhanë vetëm tre batanije, tepër të përdorura e të pista sa nuk mund të thuhet. Ishte 7 dhjetor 1968. Bënte ftohtë. Ishte e pamundur që tre batanijet t’i përdorje edhe si dyshek, edhe si jastëk, edhe si jorgan për t’u mbuluar. Qelia kishte një hapësirë 1 x 2. Edhe varrit kam për t’ia rrëfyer mundimet e mia. Megjithatë deri në atë çast nuk e kisha mendur se do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Isha tepër i ri për t’u ndarë nga jeta”.

Odhise Porodina

“Që atë ditë më morën dhe më çuan para hetuesit, Odhise Porodina nga Gjirokastra. “E dini përse u kanë sjellë këtu, më pyeti. “Jo”, iu përgjigja. “Për veprimtarinë armiqësore që këni kryer kundër atdheut”, ma ktheu ai. Fjalët e tij më tronditën. Pra, nuk ishte shaka, bëhej fjalë për një akuzë të rëndë. Nisa të kuptoja se që nga ajo ditë unë nuk kisha për ta parë më dritën e diellit. Hetuesi dukej i qetë, dhe as më bërtiste, as më godiste, dhe as më shante. Krejtësisht qetë më tha: “Për ty na kanë ardhur katër denoncime, por edhe një sikur të kishim, ti do të dënoheshe njësoj, kurse katër denoncime janë shumë për ty. Pranoje akuzën dhe e mbyllim shpejt…”. Po e vështroj i çmerritur. Nuk dija ç’të bëja. “Nuk më besoni”?- tha ai. “Ja, na merri lexoi”, dhe më zgjati tre fletë të shkruara. Denoncuesit kishin qënë miqtë e mij. Njëri prej tyre ishte Vangjush Raci, markshedër në minierë, kolegu im i zyrës; tjetri ishte Xhevdet Dervishi, një punëtor që ndihmonte në trasportimin e mjeteve të punës, ose si ndihmës i markshederit, ndërsa i treti ishte një grua polake, e martuar në Korçë, Kristina Gjashta, laborantja e minierës. Denoncimin e katër nuk ma tregoi. “Është sekret”, më tha hetuesi. Nuk e di as sot e kësaj dite se cili mund të ketë qënë ai. Nuk e di nëse denoncimet ishin bërë me vullnet të lirë apo i kishin detyruar. Të gjitha këto nuk kshin asnjë rëndësi për mua. Ishte llogaritur gjithçka, deri në detaje që jeta ime të merrte fund. Duke mos gjetur asnjë rrugë shpëtimi, pranova se kisha bërë agjitacion dhe propagandë. Të paktën kështu do të më dënojnë deri në 10 vjet mendova, por jo më shumë. Nuk e kisha mendur kurrë që do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Hetimet në Korçë zgjatën vetëm katër javë”

Koço Josifi

“Pikërisht atëherë kur kisha nisur të mendoja se hetuesia ime kishte përfundur, më hipën në një makinë dhe më nisën drejt Tiranës në burgun 313. Ishte fundi i shkurtit. Qelia e Tiranës m’u duk më e mire, sepse kishte të paktën një hapësirë 2 e ca me 4, por 3 batanijet që më dhanë ishin njëlloj si ato të Korçës: të përdorura dhe të pista sa nuk mund të thuhet. Të nesërmen më çuan para hetuesit të Tiranës, Koço Josifi. Me të hyrë atje, ai më tha: “Mbaroi supa, tani do të merremi me qoftet…”. Fjalët e tij më tronditën edhe më keq. Kjo donte të thoshte se ato që kisha pranuar unë si faje, kishin qënë vetëm ujë, ndërsa qoftët ishin ato që nuk i kisha treguar deri atëherë. Përsëri më përshkuan të dridhura në trup. Me siguri kishin vendosur të më hiqnin qafe… Atë ditë që më çuan në Tiranë, kishin arrestuar edhe gruan time, Bashën. Gjithçka e mësova kur po kaloja nga biruca në korridor për te hetuesi. Në korridor pashë një çantë dhe disa plaçka. I njoha të gjitha: ato ishin sendet e gruas time. Me të parë ato plaçka, nuk e përmbajtja dotë veten. Brenda shpirtit tim po lindte një rebelim që nuk e kisha njohur më parë. Kisha nisur të ngrija krye. E dija që do të më vrisnin, por të paktën të ngrija zërin. Kur u gjenda para hetuesit i thashë: “Paskeni arrestuar edhe gruan time, më thoni, po fëmijët m’i keni arrestuar? Po ua them që tani: mos më thërrisni më në hetuesi, sespe nuk do të vij më. Por ç’ndodhi? Që nga ajo ditë, sa herë që më thërrisnin për të më marrë në pyetje më çonin në një zyrë tjetër, ku karrigia ishte e palëvizshme, më ulnin atje, m’i lidhin duart mbarpa dhe si më lidhnin pas karriges nisnin torturat …”

Feçor Shehu

“Hetuesia e Tiranës nuk ishte si ajo e Korçës. Sa herë që më merrnin në pyetje, më rrihnin, më torturonin, më ofendonin, më gjakosnin deri sa më linin pa ndjenja. Një ditë Kur hetuesi, Koço Josifi po më merrte në pyetje, befas u hap dera dhe në zyrë hyri një njeri trupmadh, me fytyrë të dhjamosur, me një vështrim prej krimineli. Hetuesi sa e pa, u ngrit në këmbë dhe mori qëndrmin “gatitu”. Nuk e di pse, por ai njeri më futi të dridhurat. Nuk e dija kush ishte. “Ky njeri do të më vrasë mua”, mendova. Njeriu trupmadh, si u afrua te tavolian pyeti: “ Kush është ky”? “Vaskë Grabocka”, iu përgjigj, hetuesi. “Akoma me këtë”?!- tha ai dhe bëri një shenjë me duar sikur donte thohte: “Vriteni”! Pas këtyre fjalëve dhe shenjave, ai hapi derën dhe doli. Një çast zyra e hetuesisë u mbulua nga heshtja. “E dini kush ishte ai”? më pyeti hetuesi. “Jo”, iu përgjigja. “Ai është Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shetit… Feçor Shehu”…, theksoi hetuesi. Përsëri u rrëqetha i tëri. Me sa dukej emri im kishte shkuar deri te instancat më të larta të shtetit. Kuptohej qartë: nuk do ta kisha të lehtë. Ata donin të më vrisnin. Feçor Shehu kishte ardhur te hetuesi pikërisht për këtë gjë: për të thënë “vriteni”!

Ferhat Matoiti

“Hetuesia vazhdonte. Ashtu si Feçor Shehu që kishte hyrë papritur në zyrën e hetuesit, e njëjta skenë u përsërit sërish: Kësaj radhe dera e hetues u hap dhe brenda hyri një burrë i gjatë, jo shumë i shëndoshë, kaçurel me një fytyrë të zezë si prej zezaku. U ul përballë meje dhe më vështroi një çast. “Si dukesh”?- më pyeti. “Mirë”- iu përgjegja. “Nuk po të pyes për shëndetin, por po të pyes për proceset e hetimit”. “Nuk di çfarë t’ju them, iu përgjigja, po më kërkojnë të them gjëra që nuk i kam bërë kurrë…”. “Ne të dinim njeri të zgjuar ty, ma kthehu ai, po t’i paske qënë një budalla i tërë. Më dëgjo mirë: para se të të arrestonim, dinim diçka për ty, por tashmë dimë gjithçka për ty, E dime shumë mirë, ti nuk ke bërë asgjë, një mut ke bërë. Ne të sollëm këtu, sepse na duhesh neve”. “Atëherë më mësoni çfarë duhet të them, dhe çfarë duhet të mos them, iu përgjigja, por ama të firmos edhe një kartë tjetër ku të thuhet se unë nuk kam bërë asgjë, por këto gjëra, i ka thënë sepse ia ka kërkuar hetuesia”. “Hëm, maskarai!- tha ai, mos ki merak se me ty do të përfundojmë punë shumë shpejt”,- tha dhe doli, por erdhi sërish pas disa ditësh dhe më lidhi pas karriges. Më vonë do të merrja vesh, se ky njeri ishte Ferhat Matoiti, Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë për Republikën.

Nofulla e thyer

“ Po , më lidhën pas karriges dhe nisën të më rrahin. Po më rrihte vetë Ferhat Matoiti. Kur po më godiste mbi fytyrë, ndjeva që më ishte thyer një dhemb në gojë. Gjaku që vërshoi nuk kishte të pushuar. Dhembi ishte thyer, por kishte mbetur një cifël që më çponte te mishi dhe më lëndonte vazhdimisht. Pas kësaj më çuan në birucë. Nuk dija çfarë të bëja, gjaku nuk pushonte, dhimbja ishte e papërballueshme. I gjendur në këto kushte, trokita te dera dhe i thashë policit të më çonte të hetuesi. Më çuan te ai. I thashë që kisha një dhëmb të thyer dhe një cifël që kishte mbetur si brisk, më hynte në mish e nuk e duroja dot. “Ku e theve dhëmbin”, -më pyeti ai si i habitur. “Duke ngrënë bukë”, iu përgjigjja. “Mirë, shko në birucë se do të të dërgojmë një dentist”. Shkova në qeli dhe po qëndroja në pritje të dentistit”.“Më në fund edhe dentisti erdhi. Ishte një burrë i gjatë, me bark të madh, i kuq dhe i djersitur. Në dorë mbante një çantë të madhe. “Ku e ke dhëmbin që të dhemb?”- më pyeti. Hapa gojën dhe i tregova dhëmbin. “Mirë,- tha,- do ta nxjerr unë tani”. Hapi çantën dhe nxori që andej një palë darë nga ato që mbathin kuajtë. “Hape gojën”, më tha. Nuk kisha ç’të bëja, hapa gojën. “Bëhu trim”,- më tha ai dhe nguli darën e kuajve në mish. Përpiqej ta zinte dhëmbin sa më thellë të ishte e mundur. Pas kësaj nisi ta shkulte, por unë e kisha të pamundur të duroja. Ai, pasi i dha darës, herë majtas dhe herë djathatas, së fundi e shkuli dhëmbin së bashku me një pjesë të nofullës time. Mbaj mend që deri në atë çast i kisha patur sytë hapur. Pas kësaj, duket që kisha humbur ndjenjat dhe kisha rënë i vdekur mbi dysheme. Kur u ngita vura re që isha i tëri i lyer në gjak. Nuk e di sa kohë kishte kaluar dhe gjaku rridhte akoma. I kërkova policit dy thërrime kripë dhe ai më solli. Munda të pushoja rrjedhën e gjakut, por dhimbja më vazhdoi për ditë të tëra. Nuk isha më në gjendja as të haja bukë. Ato ditë mendova të t’i jepja fund jetës time, por si? Ishte e pamundur. Desha të hidhesha nga kati i dytë, por shkallët që të çonin te hetuesi ishin të mbështjella me një rrjetë që nuk të linte të bijë në katin e parë. Megjithatë për një kohë të gjatë mendova vetëvrasjen. Për katër muaj me rradhë torturat nuk do të më ndaheshin qoftë dhe një ditë të vetme”.

Ditët e fundit të hetuesisë

“ Para se të dilja në gjyq, thirën për ballafaqim me mua, dajën tim, Tushe Janqin. Ai ishte dënuar një herë për fshehje të floririt, ndërsa tashmë ishte arrestuar sërish për të njëjtën gjë. Sa hodhi vështrimin mbi mua, tha: “Si të paskan katandisur kështu, o biri im”! Fliste dhe i dridhej mjekra. Ferhat Matoiti që ndohej aty e pyeti: “Tushe të të pyes për diçka”? “ Po ”, -i tha Tushja. “Dëgjo, t’i ke qënë njeri i pasur dhe i mirë, mund të them se ty të dëgjohej llafi në fshat ( Tushja ishte nga Kamenica), a mund të më thush, a na duan neve ata të fshatit”? “Doni të dini të vërteten?- tha Tushja. “Sigurisht që duam të dimë të vërtetën”. “ Po sikur e vërteta të jetë e hidhur”? “S’ka problem, tha Matohiti, thuaje”. “E atëherë mund të të them se një mut u u duan njerëzit”. Ky ishte ballafaqimi im me dajën. Tushe Janaqi ishte gati 90 vjeç dhe nuk e kishte frikë vdekjen. Pas kësaj pata një ballafaqim me gruan time, Bashën. Atë e kishin çuar në zyrën e hetuesisë dhe pastaj erdhën në birucë dhe më morën dhe mua. Kur hyra tek hetuesi, vura re 3-4 policë, një gardiane burgu, hetuesin Koço Josifi dhe Ferhat Matoitin. Ime shoqe qëndronte e ulur në një karrige. U drodha i tëri. Ajo ishte dobësuar krejt. Kishte një vështrim gati të fikur. Diçka kishte ndodhur me të. “Mund të takohem me gruan”?- pyeta. “Mundesh”,- më thanë. Shkova dhe i dhashë dorën, por ajo më kapi për beli, më shtrëngoi fort dhe nuk më linte. Qante dhe nuk thoshte dot asgjë. Kaloi një çast, pastaj më tha: “E shikon atë njeri atje, dhe vështoi nga Ferhat Matoiti, ai e ka shpirtin më të zi se fytyrën”. Edhe pas kësaj shprehje ajo vazhdonte të më shtrëndgpnete për beli duke qëndruar e ulur në karrige… “Nxirreni jashtë”,- thë Matoiti. Vura re dy police që e kapën për krahu. Ajo qëndronte ulur në karige, sepse nuk qëndronte dot në këmbë. “Bravo, Matoiti,- i thashë,- paske qënë trim për të sulmuar një grua”. Pas këtyre fjalëve më rrëmbyen edhe mua dhe më plasën në qeli. Tashmë po bindesha krejtësisht se as unë, dhe as gruja nuk do të delnim gjallë që andej”.

Kleanthi Koçi.

“Së fundi pas disa muaj hetimesh na nxorën në gjyq. Prokurori Kleanthi Koçi që në fillim të pretencës së tij u bëri të ditur gjyqtarve se kishin përpara një armik të betuar të partisë dhe të atdheut. “Ky njeri nuk ka pranuar asgjë, tha ai, nga të gjitha ato që ka bërë, ndaj kërkoj dënimin me vdekje me pushkatim”. Në atë sallë ishte dhe gruja ime. Aty do të mësoja edhe diçka tjetër që nuk do ta harroj dot kurrë… Gruaja ime ishte çmendur. Sa herë gjyqtarët i drejtonin ndonjë pyetje, ajo përgjigjej vetëm duke përplasur këmbët. Me këtë donte të thoshte: “nuk pranoj të përgjigjem”. E nxorën nga salla e gjyqit dhe e dënuan në mungesë, me 25 vjet burg.

Përmbyllja

Vazhdoja të qëndroja në qeli, në pritje të vdekjes time. Me këtë ankth qëndrova 19 ditë rresht. Pas 19 ditëve më erdhi përgjigjja se Kuvendi Popullor ma kishte falur jetën dhe më kishin lënë dënimin me 25 vjet burg. Gruaja ime që tashmë ishte çmendur, u lirua pas dy vitesh e gjysëm dhe e nisën drejt Polonisë, ndërsa unë, pas 17 vite burg, u lirova në vitin 1985. Në vitin 1991, së bashku me dy fëmijët e mi, u nsëm drejt Polonisë. Për herë të parë fëmijët do të takoheshin me nënën e tyre dhe unë me gruan time. U takuam në aeroport. Mbaj mend që ajo nuk çmallej dot me fëmijët. Shkuam në shtëpi dhe folëm gjatë, por erdhi një moment dhe ajo u ngrit në këmbë. Dukej e dëshpëruar, e shpërfytyruar, e tronditur, e lodhur… Nuk dinim se çfarë po ndodhte më të. Ajo shkoi drejt telefonit dhe lajmëroi policinë: “Tre persona,- tha ajo, ndodhen në shtëpinë time dhe duan të më vrasin”. Kjo skenë përsëritet herë pas herë. Imë shoqe, Basha, sa herë kujton vuajtjet e saj në Shqipëri, shkon drejt telefonit…Kjo ishte jeta ime, kjo ishte jeta e gruas time, përfundon rrëfimin e tij, Vaskë Grabocka, Ndërsa te syri i vezullon një pikë loti dhe nuk është në gjendje të thotë një fjalë tjetër…

Shenim: Cifti ne foto Vaske Orgocka me bashkeshorten

Gazeta Dita Kunder Ballit Kombetar.Nga Kujtim Cekani .

3466FD9B-E7AA-4C1A-A18A-E4BFB3D593E0

Terbimi Komunist Vazhdon.
. (Kur Terbimi eshte Ekstrem dihet qe ju afrohet Ngordhja).

Sapo lexova por dhe degjova nje rregjistrim provokativ Komunist si ato pergjimet e sigurimit te Shtetit te bere ne dem te Kryetarit te Ballit Kombetar Adriatik Alimadhit..
E degjova tre here rregjsttimin .
Mallakastrioti , Pra Gazetari i Gazetes Dita ..Kusheriri i Kriminelit Mehmet Shehu duket qarte qe eshte kryekeput provokativ ..Nejse un deshta te dal diku tjeter ..
Me rastin e Ardhjes ne Atdhe te Eshtrave te Kryetarit te Ballit Kombetar dhe themeluesit te Ballit Kombetar Mit’hat Frasherit
Ku dihet qarte qe Mehmet Shehu ka qene Armik numer Nje i Ballisteve por dhe i vete Mit’hat Frasherit .. Komunisteve por ne kete rast konkret dhe ekstrem dishendenteve te zorrjetit Shehu kete nuk mundin ta kaperdijne se edhe i Vdekur Mit’hat Frasheri per Ta eshte nje plumb ne lule te ballit dhe jan bere si ata Qente e terbuar qe kete se kaperdijne dot .
Tani qe Historia po del ne Pah’ dhe po shikohet qarte qe Ballistet nuk kan qene Ata qe historia e Xhufit , Milos ,Enverit dhe Shehut , Por kan qene Atdhetare Nacionaliste e njerez qe kan vene cdo gje ne sherbim te Shqiperise, edhe Jeten e Tyre ..Po ska gazete Komuniste dhe as kelysh i Mehmet Shehut qe te trembi me Atdhetaret dhe Nacionalistet .. Mbeshtetjen Time Kryetar Adriatik Alimadhi..
Por jo Vetem Timen por te te gjithe Atdhetareve dhe Nacionalisteve kudo qe jan .
..
K.Cekani .

Kujtim Cekani i Keshillon Ismail Kadarese..”Si te marri Nobelin “

293B984C-AA5E-48D9-AEB6-8A3291F2F285.png

Leter Drejtuar Ismail Kadarese..
..
I nderuar Ismail Kadare
..
Ne vitin 1991 ndodhesha ne kampin e refugjateve ne Beograd dhe sot per her te pare dua te publikoj Dicka ..
Te kam kushtuar nje Poezi qe se kam publikuar Asnjehere dhe sja kam lexuar askujt .,
..
Kur un mesova qe ju keni lene Shqiperine dhe iket ne Paris krijova nje simpati sepse mendova qe do ti sherbenit Shqiperise dhe demokracise .
..
Po te drejtoj kete Leter se nje te tille ja drejtova dhe Presidentit Ilir Meta ku ju drejtova se nese donte te behej President i gjithe Shqiptareve , dhe pyetja ime ishte kjo
A deshiron te behesh Shkrimtar i gjithe Shqiptareve ..
..
Kadare ..un jam shum i sigurte qe Ju me kuptuat dhe e dini shum mire se ku dua te dal por un po e vazhdoj shkrimin deri ne fund per ata qe sme kan kuptuar akoma .
Qe je kalemaxhi kete sta mohon askush , edhe qe je i zgjuar ( si puna e shejtanit ) as kete sta mohon askush sepse e ke treguar vehten.. sta ka ngrene qeni shkopin asnjehere..
Besoj e ke kuptuar thelbin e shkrimit le ta lem pak menjane shkrimin dhe te presantohem ta dish edhe Ti kush po te shkruan .
Quhem Kujtim Cekani jam nga Polisi i Librazhdit nje Fshat Ballistesh .. Jam gjalle sepse kam lindur me vonese se po te kisha lindur koh me pare me shpirtin Rebel qe kam do te kisha perfunduar ne litar Si Nezir Muzhaqi apo ne Burg si Gjyshi apo e apo se shume burra nga fisi im sot e kesaj dite nuk kan nje Varr .
Sdi pse kjo puna me shkrimtaret na ka ngjit se Gjyshi im i shpetoi jeten Kolegut tend Dhimiter Shuteriqit por ai e mohoi dhe Gjyshi im vdiq ne burg pa i ditur as varrin .. Dhe per kombinim nje tjeter koleg i Juaj Koci Petriti mu qep mua sepse shkruaja Poezi .Jo si ato poezite qe shkruaje Ti me Kocin pe Rrenje Partie apo per patkojt e Ballit .. poezite e mia ishin ndryshe ishin te pafajshme .. eh more Shkrimtar Kadare ..edhe mua me ka ngel peng ne jeten time qe nuk realizova enderrat e rinise time po keshtu qenka kjo jete ..
dhe un isha vecse nje femije dhe iki nga Shqiperia pak para Teje dhe pak para eksodit te madh ..per pak shpetova se desh perfundova ne birucen e Gjyshit ..
Ngaqe nuk kishte teknologji si tani e kam degjuar me shum vonese qe Ti na kishe quajtur Jashteqitje te Kombit por kur e pe qe Busti iku ateher spyete me cfar the por kape edhe Ti Parisin ..
pikerisht ate kohe kur degjova qe i Madhi Kadare iku un te Kushtova shkrimin Tim ..
Qe Ju keni dale te kapni per briresh Shkullin e Ri qe po vinte qe ta pregatisnit dhe ti thoshnit
Prit se po vjen edhe Shqiperia Ime ..
eh cfar imagjinate dhe sa shum enderroja ..
cfar zhgenjimi qe me kaperleu vit mbas viti e dekad mbas dekade ..
Me vjen te qesh e te qaj kur te shikoj qe shkon akoma ne vendin e orgjines i futesh prap Shqiperise ne Stomak dhe ja perzien zorret ..
Dhe ti si ateher kur ishe oborrtar shkruan e firmos libra dhe prap del nga stomaku i Nenes Shqiperi dhe ja fut per Paris ..
I kam disa pyetje per Ju sepse kam degjuar kerkoni me ngulm te merrni cmimin Nobel..
Un mund te te ndihmoj te behet dicka por se besoj se do te pranosh sepse do te duhet te ndalosh se kerkuari rrenjet e Partise .. Por duhet te zgjedhesh Nobelin ose Idealin qe te esht ngulit ne Tru.
Ke patur shume kolege ne kohen e Koleres qe shefi jot i masakroi i vrau i pushkatoi i la ne harrese ..
Si mundesh o burre mos shkosh nje her tek varri i Lasgushit ne heshtje ti kerkosh falje .. te shkosh tek Kokat e Vilsonit e Gencit te mermeritesh dicka .. Te shkosh tek shtepia e rrenuar e Fishtes dhe ne heshtje ti Thuash qe Shtepia Juaj eshte fringo e re ..
E sa gjera mund te besh po te duash por dicka te pengon dhe Ti e di shum mire cfar te pengon se je aq kopil te me kuptosh edhe pa ta thene Un .. epo ateher harroje Nobelin o Shkrimtar i Komunisteve ..
..
Kujtim Cekani
Gjermani .

Atdhetart e Nacionalistet te 100 viteve te Fundit te gjithe te Vdekur ne Mergim ..Ja Lista .. Nga Kreshnik Spahiu.

8BD2368C-564C-4895-818A-2DA6E66F2A83.jpeg

PSE 100 vitet e fundit 100% e nacionalistëve apo qeveritarve patriot janë vrarë ose kanë vdekur në emigracion jashtë Shqipërisë? (Lexoni listën)
Nga Kreshnik Spahiu 🇦🇱

Hasan Prishtina 27 Prill 1873 – 13 Gusht 1933, vritet në Selanik nga Ibrahim Çelo. Prishtina i kishte kërkuar këtij të fundit të bënte një atentar ndaj mbretit Zog, por Çelo vret Hasan Prishtinën.

Eqrem bey Vlora u lind më 1 Dhjetor 1885- 25 Maj 1964, Vienë, Austri

Ismail Qemali: 16 Tetor 1844 – 24 Janar 1919, Peruggia, Itali. E helmojnë në hotelin “Bruffoni”

Turhan Pashë Përmeti: 1839 – 18 Shkurt 1927, Francë

Shefqet Verlaci : 15 Dhjetor 1877 – 21 Korrik 1946, Zurich, Zvicër

Mehdi Frashëri : 20 Shkurt 1872 – 25 Maj 1963, Romë, Itali

Fan Stiljan Noli: 16 Janar 1882 – 13 Mars 1965, Florida, USA

Kostaq Kotta: 1889 në Korçë, kryeministër gjatë qeverisjes së Zogut. Arrestohet në Dhjetor 1944, dënohet me brugim të perjetshëm. Vdes në burgun e Burrelit më 1947.

Eqrem Libohova 22 Shkurt 1882 – 1948, Romë, Itali.

Maliq Bushati: 8 Shkurt 1880 – 15 Shkurt 1946. Dënuar me vdekje nga regjimi komunist së bashku me Lef Nosin.

Maliq Biçakçiu: 10 Shtator 1905 – 4 Janar 1977
Arrestohet nga regjimi komunist më 6 Dhjetor 1944, dënohet me burgim të përjetshëm në Spaç, Burrel. E lirojnë nga burgu më 5 Maj 1962 dhe i caktojnë punë si pastrues tualetesh në qytetin e Elbasanit ku dhe vdes në vitin 1977.

Fiqri Dine: 5 Maj 1897 – 26 Nëntor 1960, Bruksel Belgjikë

Idhomeno Kosturi: 1873 Korcë – 5 Nëntor 1943, Durrës. Vritet nga Kolë Laku, i ri komunist

Xhaferr Bej Ypi: 1878, Starje – 17 Nëntor 1940, mbetet i vrarë nga bombardimi në fshatin e tij
Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Klerik i lartë, atdhetar, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare.Mori pjesë në lëvizjen politike-kulturore-kombëtare. Gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës osmane që të shmangte gjakderdhjen. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Elbasanit (1909).
Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme. Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën ” Kaçorri “.

Vdiq në Vienë, Austri,1917

Rexhep Mitrovica (1888-1960)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, intelektual, deputet, ministër, kryeministër. Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe ishte njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Një nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Zgjidhet senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes. Anëtar i Ballit Kombëtar.

Vdiq më 21 Maj 1967, Stanboll, Turqi

Xhelal Koprencka (1876-1919)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Nismëtar për hapjen e shkollave shqipe në vitin 1908 në Skrapar, veprimtar i lëvizjes kombëtare për pavarësi
Zgjidhet delegat i Skraparit në Kuvendin e Vlorës dhe ishte një nga 40 firmëtarët e Aktit të shpalljes së Pavarësisë kombëtare në vitin 1912, dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Xhelal Ko.”. Zgjidhet anëtar i Pleqësisë.

Vritet nga Syrja Guri më 21 tetor 1919. Sipas raportit sekret të shërbimit të zbulimit të Admiralit të Marinës Ushtarake Angleze shkruhet se: “Xhelal Koprencka” është vrarë për shkak se kishte dalë hapur kundër Esad Pashë Toptanit.

Iljaz Vrioni (1882-1932)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Nën-kryetarit i Lidhjes së Prizrenit, deputet, ministër, kryeministër.
Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”. Në vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Katër herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris.

Vdiq në vitin 1932, Paris, Francë

Luigj Gurakuqi (1879-1925)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, ministër, deputet, gjuhëtar, poet, publicist.
Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me I. Qemalin i Memorandumit të Greçës. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën ” Luz Gurakuqi “.
Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit.

U vra në Bari në 2 mars 1925 nga Balto Stamolla.

Lef Nosi (1873-1946)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, albanolog, studiues, deputet, ministër
Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën ” Lef Nosi “. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit. Anëtar i delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Në vitin 1945 u burgos dhe dënua me vdekje.

U pushkatua në vitin 1946.

Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Deputet, ministër, Kryeministër, albanolog
Si delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit.
Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Pas ardhjes së komunizmit u detyrua të arratisej. Mustafa Kruja vdiq në SHBA më 27 dhjetor 1958, në moshën 71-vjeçare.

Vdiq më 27 Dhjetor, 1958, New York, USA

Mit’hat Frashëri (1880-1949)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, intelektual, deputet, patriot, ministër
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925.
Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Nuk u pajtua kurrë me komunizmin. Komunistët e detyruan të birin e Abdyl Frashërit, të ikte nga Shqipëria.

Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.

Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, ministër.
Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit.

Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgosë, derisa vdiq, më 1957.

Dhimitër Berati (1888-1970)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, diplomat, ministër
Firmos Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”, si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Berati u emërua sekretar i kryetarit të Qeverisë, anëtar i Pleqësisë si dhe u caktua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës. Në Konferencën e Paqes më 1919 ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit.

Vdiq më: 6 Shtator, 1970, Romë, Itali

Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë.
Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të
kolonisë së Bukureshtit. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Ishte kundër rregjimit komunist.

Vdiq më 1945, Bukuresht, Rumani

Dimitër Zografi (1878-1945)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar.
U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.

Vdiq më 1945, Bukuresht, Rumani

Pandeli Cale (1879-1923)
Firmetar i Aktit të Pavaresise, atdhetar, ministër, deputet.
Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjese në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri.
Me 28 nëntor 1912, si delegat i Korces, firmos Aktin e Pavaresise me siglen “Pandeli Cale”. Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjen patriotike që çoi ne Kongresin e Lushnjës me 1920. Po atë vit ishte Prefekt i Korçës, ndërsa ne shkurt 1921 deputet ne te parin parlament shqiptar.

Vdiq më 5 Gusht 1923, Selanik, Greqi

Bedri Pejani (1885-1946)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë.
Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924).
Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj.
Pas luftës u arrestua në Shqipëri.
Vdiq sapo doli nga burgu, në vitin 1946.

Zyhdi Ohri (1872-1938)
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, senator.
Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Në nëntor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Zuhdi Ohri”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Në janar 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës.

Vdiq më 1931, Dijar Baker, Turqi
Etj etj etj. Ju lutem me ndihmoni te plotesoj listen…..

Irritohet PD-istja e Sarandes Po na marrin PD Komunistet

SA PER NJE SQARIME!!PER CDO DREJTUS,ANTARE,APO MILITANTE TE PARTISE DEMOKRATKE SARANDE, MORE ZOTRINJE E ZONJA TE KESAJE PARTIE PO MIRE,MORE JU KEQEN UNE JU,PA FILLUAR MIRE FUSHATA PA NDARE APO PA MARE AKOMA PUSHTETE KERKONI TE NA HIDHNI HI NE SY,SI MERET POSTI BRENDA NE PARTI PA PUNUAR NJE DITE NJE ORE APO SEKONDE NE KTE PARTI PA DHEN ASNJE KONTRIBUT S.A. DO TE VOGEL DONI TE BEHENI KRYETAR GRUP SEKSJONI SEKRETAR,SEKRETAR,KRYETARE SEKSJONI,DHE DONI KARIGE TE GACEME JO MOR JO,SE BUDADHENJE SKA !!KU ISHENITE JU KUR PD KISHTE NEVOJ KU ISHNIT JU KUR BENIM THIRJE PER PROTESTA APO PER TE ARDHE QOFT DHE NJE HER TE VETEME TE CADRA E LIRIS P.O. FIKNIT TELEFONAT DHE GJENIT CFAR DO DHOJ ARSYE PER MOS TE ARDHE NE ANJE PREJ SACRIFICAVE TONA DEGJONI MIRE ZOTRINJE MUNDIN TIME E SAKRIFICEN TIME E TE SHOKEVE E SHOQEVE TE MIA DEMOKRATE E CADRISTE NUK KA SHANCE QE JU TA NENEN VLERSONI APO TA HUMBNI UNE QUHEM BRUNILDA HITA KAM LIMDE DEMOKRATE E NUK JAM BER SI PUNA JUAJ PER PUSHTET VEJANI GISHTIN KOKES DHE MOS LUANI ME ZJARRIN SKA KARIGE PA DERDH DJERS SKA POST PA DERDH MUNDE MOS U FUTNI NE TE THEDHA S.E SKA ME IK HOXH TE ULET PRIFTE SHIKONI MIRE KUSHE KA BER SAKRIFIC PER PD FOTOT I KENI MONEDHEN DO JUA KTHEJ SI JU E KERKONI P.O. DONI TE ME SHPALLNI LUFTE UNE GATI JAM SI JU TE DONI NUK MBAHET PD ME KULISH KOMUNISTASH QE JANE TE ETUR PER PUSHTET KTE HIQENI N.A. MENDJA PD ESHTE E DEMOKRATEVE SHE ATYRE QE KANE BER SAKRIFIC JO E ATYRE QE DUAN KARIGE GATI HAROJENI TA HAROJ MUSHKA VALAREN S.E ALI PASHAN E PRENE……

Si maskaroi 67 Ballistet ne Lushnje Krimineli Mehmet Shehu.

FB_IMG_1495457753811

Vrasja e 67 Ballisteve,
Lushnje, letra e
kriminelit mehmet shehu,
30 – 10 – 1943

Letra e mehmet shehut

Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të brigadës dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës ballistët ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës.

Porse para se t’i binim Lushnjës me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu na doli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve ndërsa Hamit Matjani mendonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova.

Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë.
U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë:
172 robër, 10-15 të vrarë.

Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nënkomisarit të komandës vendit Lushnjës dhe një partizani të batalionit të parë të brigadës.

Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur. Me të vërtetë që ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse mua më duket se kam qenë gabuar, kemi ekzekutuar, kemi qenë shumë të rreptë.

Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistëve nga më përgjegjësit.

Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje.

Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit për këtë masë të pamasë!

Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku se unë isha vetëm dhe shokët e tjerë të shtabit brigadës ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta sepse s’premtonte koha.

Sikur shtabi i brigadës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbërrinin në ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do ta zhdukim në të ardhmen.

Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çasteve që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriakale, prapanike, mesjetare.

Të fala shoqërore

Komandanti i brigadës I

Mehmet Shehu

30.10.1943

Kujtim Cekani: “Një mentalitet i ri duhet të kapë frenat e këtij vendi…!” Bisedoi Këze – Kozeta Zylo Shkrimtare dhe gazetare prane TV “Alba Life”, New York

 

 

FB_IMG_1506893159726Kujtim Cekani: “Një mentalitet i ri duhet të kapë frenat e këtij vendi…!”

 

Bisedë me z. Kujtim Cekani,

pinjollin e një prej familjeve të persekutuara nga regjimi diktatorial.

Kalvari i vuajtjeve të familjes Cekani dhe më gjerë,

ka bërë që Kujtimi qysh fëmijë të ketë ndjerë nga afër tmerret,

luftën e klasave, trishtimin dhe dhimbjen e thellë,

veçanërisht për nënën e tij

që e ka si një ikonë të shenjtë në zemrën e tij të plagosur.

 

1.Ju keni pasur një fëmijëri tejet të trishtuar, persekutuese; keni shkruar në rrjetet sociale se fëmijëria juaj ju vjen si një film horror për tmerret që keni parë me sy, mund t’ju tregoni ju lutem lexuesve të shumtë në këtë intervistë së bashku?

Së pari, të falenderoj për mundësinë që më dhatë për këtë intervistë sa te gjatë aq edhe të dhimbshme, sepse me kthyet mbrapa në kohë dhe të garantoj që është një kohë që kam fare pak dëshirë ta kujtoj. Dua ta marr në fillim fjalën tuaj të fundit, ku më thoni që më falenderoni si dëshmitar i sistemit diktatorial…

Unë s’mund të them që jam një dëshmitar me kuptimin e plotë të fjalës, sepse kam qenë fëmijë në atë kohë, por mund të them që jam një viktimë e pafajshme e atij sistemi një pësues pa të drejtë, trashëguar në tre breza. Një viktimë që atomatikisht shndërrohet në një dëshmitar okular që ka parë e përjetuar gjëra që s’ka laps t’i shkruaj e letër t’i nxejë… mizoritë e tmerreve të jetuara në fëmijërinë time. unë i oh sot në filmat horror që janë të ndaluar për moshën nën 18 vjeç.

Ne jetonim në fshat. Shtëpia jonë ishte në një vend majëkodre nga ku mund të shihej nga i gjithë fshati. Tek ne nuk hynte e dilte njeri, kur them askush, është fjala as kushërinjtë, as xhaxhallarët, as të afërm të tjerë. Të vetmit që na vinin ishin dajët, tezet (njerëzit e nënës) dhe motrat e martuara, e askush tjetër. Më kujtohet kur kam shkuar për hërë të parë në shkollë ditën e parë, isha gjithë qejf dhe bashkë me vëllanë të kapur përdore u ngjitëm në kodër dhe shkuam tek shkolla. Vëllai ishte tre vjet më i madh se unë dhe i dinte ligjet e shkollës, kurse unë nuk dija asgjë.

Mbasi u rreshtuam një vajzë doli para nxënësve dhe ngriti grushtin lart e po priste. M’u afrua vëllai afër dhe më tërhoqi nga krahu e më nxori nga rreshti. Mësueset ishin rreshtuar tek shkallët e shkollës dhe të gjithë po më shihnin mua. Vëllai me tërhoqi fort dhe u larguam nja 5-6 metra larg nga të tjerët. Atëherë ajo nxënësja para shkollës filloi: Nxënës, fatosa e pionerë, në luftë për çeshtjen e Partisë të jeni gati!” Në fund oshëtiu e gjithë shkolla, “Gjithmonë gati!” aq sa u tremba e m’u dridh trupi.

U trishtova pa masë dhe sytë m’u mbushën me lot. Aty kuptova se isha ndryshe! Unë dhe vëllai im… vetëm ne të dy ishim ndryshe.

Hyra në klasë me trupin që më dridhej më thanë të ulesha në bankën e fundit… që nuk e lëshova derisa mbarova klasën e 8.

Nuk kam asnjë kujtim të bukur nga shkolla. Ishim gjithmonë të përbuzur e të injoruar… Mësoja shumë, por sidomos lexoja shumë. Lexoja çdo gjë që më binte në dorë. Për fatin tim të mirë isha në bankën e fundit dhe mbas krahëve kisha dy dollapët e librarisë se shkollës plot me libra… çdo ditë do merrja nga një libër. I lexoja dhe i vija prap aty. Sigurisht fshehurazi!

 

2.Ju keni pasur një lidhje gati hyjnore me nënën tuaj të shtrenjtë. Cilat janë disa nga rrëfimet e saj dhe a kishit frikë se mos ju dëgjonte apo ju kallzonte dikush tek pushteti?

Nëna ime. S’i mbaj dot lotët. Ajo ishte gjithçka që ne kishim! Ishte drita… ishte lumturia, ishte pasuria, ishte gëzimi jonë. Babanë e shihnim njëherë në tre muaj, se punonte në gurore, thyente gurë me çekiç. I jepnin leje një herë në tre muaj të vinte në shtëpi, kështu ne jetuam pa të gjithë në fëmijërinë tonë, ndërsa nëna ajo ishte në çdo pjesë të jetës sonë.

Nga klasa e 5-të, fillova të shkruaja dhe më shumë mbrëmjeve. Kur të tjerët flinin, unë edhe nëna rrinim zgjuar. Ajo bënte punët e saja, na qepte rroba, na arrnonte, apo bënte triko leshi, kurse unë afër saj ulesha e shkruaja… Ndonjë kujtim prej nënës? Po ajo më thoshte pa më lexo çfarë shkruajte sonte. Dhe unë gjithë qejf i lexoja ato vjershat e mia… dhe ajo më përkëdhelte e mua më zinte gjumi në prehër të saj. Nënë e kam pasur, po më shumë mësuese shoqe, ushqim e lumturi… Atë e kam pasur çdo gjë të jetës sime, çdo gjë! Ajo që më dhëmb është se nuk u ngopa kurrë me nënën time, edhe për faktin se u arratisa nga Shqipëria para ’90-s në 1989 dhe për 12 vjet nuk i pashë njerëzit e mi me sy dhe malli për nënën ma ka djegur shpirtin.

Dhe kështu u rritëm, u ushqyem dhe vuajtëm me dashurinë e njeri-tjetrit.

Rrallë herë në fëmijërinë time kam veshur rroba të reja. Ka qenë luks i madh të kishim rroba apo këpucë. Nuk mbaj mend kurrë të kem veshur këpucë të reja.

 

3.Cilat janë disa nga kujtimet tuaja më të dhimbshme me bashkëfshatarët tuaj, trajtimet dhe diskriminimin që ju bënin ata? Si mendonit ju, në moshën e fëmijërisë?

Aty nga mosha 10-12 vjeçare fillova të kuptoj pse ne ishim ndryshe nga të tjerët. Ne kishim ato lumturitë tona të vogla që ishin e gjithë bota jonë sidomos kur vinin dajët ose kur ne shkonim atje. Është e parrëfyeshme me fjalë, se çfarë lumturie kishim kur mblidheshim në darkë në atë odën e shtruar me qilima përballë oxhakut ashtu sipas radhës nga mosha, dhe ku

kutia e duhanit fillonte xhiron e ashtu si pa u ndjere fillonte muhabeti. Ne fëmijët rrinim diku të gjithë bashkë me veshët katër për të dëgjuar atë që flitej. Nuk bënte vaki të mos tregohej për Tepelenën. Ata kishin kaluar atje 5 vite të rinisë së tyre familjerisht dhe ajo çka kishin përjetuar atje u ishte ngulitur thellë në jetën e tyre.

Nga nëna persekutimi ka qenë shumë më i egër. Kushëriri i parë i saj Nezir Muzhaqi, e kishin varur në litar me urdhër direkt të Diktatorit Hoxha, qe pushkatuar vëllai i nënës dhe dy kushëri të tjerë. Xhaxhai i nënës kishte vdekur në Kënetën e Maliqit, kurse familja e saj ka qenë e internuar në Tepelenë. Gjyshi Sherif Muzhaqi, gjyshja Sanie, 6 dajët, 3 tezet e ndër to edhe nëna ime. Tepelena mbeti plaga e pashëruar e nënës sime. Ajo qe datëlindja 1933, dhe në Tepelenë ka shkuar 15 vjeçe, kështuqë ajo mbante mend çdo gjë. Dalngadale që rriteshim ne ajo na tregonte… dhe lotët që e kishin mësuar rrugën në faqet e saj zbrisnin ngadalë thuajse me një ritëm nga syte e saj jeshilë në blu. Kur ishte e gëzuar nëna ime sytë ishin më shumë jeshilë ndërsa kur lotonte i shndrroheshin në blu. Kështu Tepelena u ngul në jetët tona dhe unë di çdo detaj që atje ka ndodhur në 5 vitet e një tmerri pafund, e sidomos me vdekjet e qindra fëmijëve të pafajshëm, si dhe varrosja e zhvarrosja e tyre herëmbashere, atje mbeti një kushëri i parë i nënës Sali Kasa, vëllai i të arratisurit Rexhep Kasa.

Unë fshatit të kulakëve, sepse ashtu quhej Polis Vilani i kam kushtuar edhe një poezi.

E bukura ishte se atje ishin shumë familje kulakësh dhe ata kishin mbështetjen e njeri-tjetrit ndërsa në fshatin tim ishim vetëm ne. Imagjino se si ishin drejtuar tytat e urrejtjes mbi ne.

Pak më lart thashë se na rrethonin shtëpitë e xhaxhallarëve, pra shtëpitë e njerzve më të afërt, e pra me ne askush nuk fliste. Gjyshi im ka vdekur në Burgun e Tiranës. Ai ka qenë kryetar i Ballit Kombëtar për Polisin, e përveç kësaj e akuzuan se kishte strehuar dy diversantë: Alush Lleshanakun dhe Rexhep Kasën. Atë e arrestuan e burgosen dhe nuk doli më i gjallë prej andej. Babai im, si më i madhi i fëmijëve shkonte ta takonte ndonjëherë edhe kur vdiq shkoi të kërkonte trupin e tij. Nuk ia dhanë duke i thënë që “nëqoftëse e do trupin, futu ti të bësh vitet e tij të mbetura të burgut. Mision i pamundur. Këtu filloi edhe drama më e keqe i djalit të madh ku vëllezërit më të vegjël, xhaxhallarët e mi që ishin nga mosha 20 vjeç dhe më i vogli 4 vjeç u shkëputën me forcë nga familja dhe që nga ajo kohë kjo tragjedi vazhdon edhe në ditët e sotme. Edhe në vdekjen e babait tim vëllezërit e tij nuk qenë të pranishëm. Kur kujtoj këtë makabritet të njerzve të mi më të afërt më dridhet trupi, por ky është një realitet i zi që na ka shkatërruar përjetësisht, e që nuk na bën të jemi as krenar që vuajtëm e qëndruam…

Nuk mund të rri pa kujtuar poezinë dedikuar atij burri me mustaqe dhe fisnik që komunistët e vdiqën në një birucë me ujë në Burgun e vjetër të Tiranës (këtë ma ka treguar Tomorr Aliko) i vetmi dëshmitar i gjallë, që më ka treguar si ishte fundi i Ali Cekanit.

Sa herë i lexoj ato vargje sytë e mi njomen me lot, por mundohem ta përmbaj veten sepse me duket se po imitoj nënën time.

Nëna ime ajo grua burrneshë që rriti 9 fëmijë në ato ambiente ku çdo kush që na shikonte e na rrethonte na thoshte: “Ju jeni armiq! Hë kulakë ç’kemi?! “Falenderoni Partinë, se ju jeni për t’u pushkatuar të gjithë!” – pra nuk ju mjaftonte ai terror qe kishim pësuar, por na tregonin edhe pushkatimin, çdo përbuzje makabër që na bënin ishte një fletëlavderimi për ata që e bënin. Të thellojmë luftën e klasave! – shkruhej në parrullat gjithandej dhe armiku aty ishim vetëm ne!

Mbasi mbarova klasën e 8 e gjithë ëndrra ime ishte të vazhdoja shkollën e mesme, nuk kishte ditë që nuk e bisedoja në shtëpi këtë gjë… Nëna, që sytë e sajë jeshilë i vezullonin nga lotët, më thoshte vazhdo shkruaj bir se s’ke çe do shkollën e këtyre qenëve… Ajo e dinte se te shkoje në shkollë për ne, ishte mision i pamundur!

 

4.Mendoni se ka pasur shkrimtarë gjatë regjimit të Enver Hoxhës që kanë ndihmuar të persekutuarit dhe të dënuarit politikë me veprat e tyre?

Kjo që do t’ju tregoj tani është një nga historitë që s’kam për ta harruar kurrë… Ishte viti 1987! E dija që për mua nuk kishte të ardhme në Shqipëri. Kështu që mora një vendim të rrezikshëm në atë kohë.. Të trokas në zyrën e komitetit të partisë në Librazhd, dhe pse ajo ders psr mua nuk u hap kurrë. Doja me çdo mënyrë të vazhdoja shkollën e lartë. Arrita të trokas.. Kur papritur dikush më kapi për trikoje e më tërhoqi aq fort sa ma grisi. Më kapi për krahu dhe për shkallësh me nxorri jashtë në trotuar…”Ik kulak! – më tha – Ik nip i Nezir Muzhaqit, se burgu ju pret juve! Fillova të qaj dhe shtërngoja fort në dorë fletoret e mia me poezi! Papritur dikush më afrohet e më ve dorën mbi kokë. Kthehem ashtu i përlotur dhe shoh një burrë me kollare. Ç’ke – më thotë! – Pse qan? Me trikon time të grisur fshiva lotët, dhe pashë burrin që m’u afrua, i them: Po ja unë dua të vazhdoj shkollën, por nuk më lenë, dhe pashë që sytë e tij u drejtuan te fletoret e mia që un i shtrëngoja fort në dorë. Nga je? – më thotë – Si e ke emrin? I përgjigjem: Kujtim, Kujtim Cekani, nga Polis Gurshpata! Më pyeti: e pse nuk të lënë të vazhdosh shkollën. Po ja – i thashë – sepse gjyshi im ka vdekur në burg dhe dajat e mi i kanë pushkatuar! Pashë që burri me kollare u nxi më shumë se ç’ishte, pashë që po shihte përqark me bisht të syrit, pastaj me tha: Pra ti je kulak! Po, i ktheva, po çfaj kam unë! Në shkollë mësimet e partisë mësoj! Ai me përgjigjet: E di Partia pse ti nuk shkon në shkollë! Ok, më thotë, po ato në dorë çfarë i ke? I them: “Unë shkruaj! Shkruaj poezi, çdo natë ulem e shkruaj për zogjtë, për lulet, për pranverën…” Ai më thotë: “Po për Partinë a shkruan?!” “Po ja nuk më lenë të shkoj në shkollë!” – i them – “Dëgjo djalosh, – më thotë, – do mundohem unë të të ndihmoj. Unë jam kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit të Librazhdit. E kam emrin Koçi Petriti!” “Mirë, – i them me atë naivitetin tim prej djaloshi, – të lutem më ndihmo!” “Do të ndihmoj, – më thotë, – por me një kusht. Fletoret e tua do të m’i lesh ca kohë që unë t’i lexoj, pastaj do të vish të më takosh dhe do të flasim!” I trembur për fletoret dhe i thashë: “Të lutem, fletoret e mia mos m’i humbasësh!” “Mos ki merak fare! – më tha. Ishte shtator i vitit 1987. Shkollat kishin filluar. U nisa në drejtim të fshatit tim nën shiun që binte me rrebesh, me trikon e grisur dhe pa fletoret e mia të poezinë. Vetëm kur shkova në shtëpi, në orën 5 mbasdite, u kujtova që isha dhe i pangrënë. Nëna me priti me lot në sy dhe më tha: Hë mor bir, se nuk ke çe do shkollën e këtyne qenve!” Imagjinojeni vetë si ndjehesha, po nuk më hiqej nga mendja nga burri me kollare të zezë që më mori fletoret e mia, nuk më hynte asgjë në sy. Afrohesha te bufeja qe kishim në dhomën e pritjes ku unë mbaja ata pak libra që kisha mundur të bleja: më kujtohet “Iliada”, “Odisea”, “Shtëpia e shpirtrave”, etj,. U err shpejt ngaqë binte shi. Më kujtohet si tani, që m’u desh të hipja mbi çati për të zënë nja dy a tre cika shiu që dërrasat e vjetra e të çara nuk mbanin më. Mbasi nëna na dha për të ngrënë, vëllai dhe motra më e vogël u shtrinë për të fjetur. Nëna u ul për të bërë çorapë, unë mora një fletore të re dhe fillova të shkruaj. Nëna më thotë: “Hë Kujtim, do t’i lexosh nënës çfarë po shkruan?” Ajo ishte e para që dëgjonte gjithmonë çfarë unë shkruaja, dhe më thoshte: “Të keqen nëna o Kujtim, o zemërtrim!” Gjithmonë do t’më zinte gjumi mbi librat e mi, nëna më thërriste: Ngrihu tani së është vonë, dhe unë ashtu i përgjumur futesha pranë vëllait tim, që të ndiheshim ngrohtë bashkë, dhe herëpashere ndjeja nënën që vinte dhe na mbulonte. E nesërmja ishte si e djeshmja pa ngjarje, veç me trishtimin dhe frikën nëse do të mundeshim të hanim atë ditë dhe a do mundeshim të siguronim ndonjë palë çizme të vjetra e me pulla, mjaft që mos të na lageshin këmbët. Më kujtohen sandallet e mia që ishte e vështirë t’ua kuptoje ngjyrën orgjinale duke ngjitur copa sipër ngaqë këputeshin pa mbarim.

Çdo ditë do të shkoja te merrja bukë te furra e kooperativës, dhe ky ishte një nga problemet më të mëdha. Duhet të merrnin bukë të gjithë të tjerët dhe mua më jepnin ç’të ngelte. Më e zeza ose më e dërrmuara. “Ti kulak, – më thoshta ajo që shiste bukën – nuk mund të marrësh bukë para të tjerëve!” – ngaqë ishte dhe komuniste, e shumë herë nuk ngelte asgjë! Ç’të bëja?!Futesha në furrë ku gatuheshin bukët, mbasi furrxhiu që e dinte historinë, më kthente krahët dhe bënte sikur s’më shihte! Unë merrja dy ose tre bukë në stivë dhe ikja me nxitim. Darka e siguruar, dhe një poezi trishtimi më shumë. Një natë që ngelte pas, një ditë tjetër për t’u përballur me të.

Jo më larg se 5-6 ditë nga dita që ai tipi më mbajti fletoret në Librazhd, korrieri i fshatit më lajmëron dhe më thotë që të kërkojnë te zyrat e fshatit. Shkoj dhe te zyrat e kooperativës, më ndalon operativi i zonës…

Ti je Kujtim Cekani? – më pyeti. – Po, -i them! Hajde këtu, – më thotë, e më fut në një zyrë ku më vështronte me ata sytë e kuq si gaz dege, dhe më thotë: “Ti je ai problematiku i partisë në Ngurshpatë, do ta shohim mirë punën tënde!” E pashë me përçmim dhe i them: Unë s’kam bërë asgjë! Pusho! – më ulëret, – Duart mbrapa! – dhe ngrihet me nxitim e më ve hekurat! O Zot, kërcitja e prangave më bëri të më dridhet trupi. Atë çast u hap dera dhe filluan të hynin njëri pas tjetrit përgjegjësi i sektorit, kryetari i këshillit, komunistja e betuar që shiste bukën, kryetari i kooperativës, kryetari i këshillit të bashkuar dhe një person shumë i afërt i imi. I shikoja fytyrat e tyre me rradhë… ç’të shikoja, donin të më përpinin me sy…

-Hë more bukurosh, – më thotë kryetari i këshillit, ja arrite kësaj dite! Kulak i qelbur, – më thotë një person tjetër që ishte nga fshati i dajëve të mi. T’ia dini për faleminderit Partisë ju, se po të ishte për mua unë do t’ju piqja të gjallë në hell juve!

E mblodha veten, i pashë një për një, pastaj u thashë: Po unë s’kam bërë asgjë, ç’keni me mua! Pushoooooo…! më ulëriti njeriu im, merreni dhe futeni në burg, – i kthehet ai operativit, ky po na shkatërron rininë, në burg atje e ka vendin, pse i them pse jam nipi i babës tënd, ai u turr të më qëlloj, por dikush i doli para dhe e mbajti, mes ulërimash dhe sharjesh më mbajtën aty nja një ore me hekurat mbrapa, pastaj dolën një nga një dhe operativi m’i hoqi hekurat dhe më tha, – Do më rrish në dispozicion se me ty kam goxha punë. Dal nga zyra e kryesisë dhe nisem në drejtim të furrës së bukës, kryetari i këshillit të bashkuar, një djalë i ri, më thotë: “Kujtim, dëgjo, të ka ardhë emri për në burg, unë nuk kam ç’të bëj do më detyrojnë të firmos, ti e di çdo të bësh gjej rrugëzgjidhje! E shikoj në sy dhe nuk i fola. Ndalova në këmbë dhe fillova t’i shoh gjithë njerëzit rreth e përqark. Të gjithë filluan të më dukeshin si miza, si bagëti. O Zot çfarë urrejtje më përfshiu, sepse në të vërtetë askush s’më fliste… E kush guxonte t’i fliste një kulaku. Shkoj me nxitim në drejtim të furrës ngaqë filloj edhe një shi, dhe nisi të bjerë mjegulla. Futem brenda dhe i them furrxhiut, që ishte njeri i mirë: Më duhen 3 bukë. Nuk kam lekë por do t’i bie! Nuk më ktheu përgjigje, por më ktheu kurrizin. I mora bukët pa pagesë dhe dola me nxitim. Nuk di si e bëra rrugën deri te shtëpia. Sapo u futa brenda, nëna më thotpriti me ëmbëlsinë e saj: Erdhe o shpirt i nanës! Sa shumë u vonove. Vdiqëm për bukë! Eh moj nënë, – i them, – Po ja, mezi gjeta lekë për bukë! e nuk i tregova se ç’me kishte gjetur. Kjo histori me operativin dhe hekurat që më vuri vazhdoi për shumë kohë, po unë kurrë nuk i tregova nënës. Çdo ditë e më shumë mendoja ikjen nga Shqipëria. Nuk i flisja më askujt, dhe i urreja gjithë fytyrat që më dilnin përpara! …….

Eh ato vite! nganjeherë i mbyll sytë dhe kam frikë t’i hap… Vallë iku me të vërtetë ajo kohë?! Sa kohë e vështirë, sa kohë e dhimbshme. Aq shumë dua të tregoj dhe të flas për ato kohra të vështira, e nuk dua t’më shpëtojë asgjë as edhe një presje… është rinia ime e shkretë, e varfër pa pantallona, pa këpucë, me gishtrijtë e këmbëve të zbardhur nga lagështira, ma sandale plastike të ngjitura sa që ishte e vështirë të dallojë ngjyrën reale të tyre me pantallonat me arrna… eh rinia ime e shkretë, me barkun që më gërhiste gjithmonë, nga urija, eh rinia ime si u kacavirrte për të mbijetuar, por çdo gjë e keqe ka një të mirë. Nëna dhe babai me donin, e ma mbushnin boshllakun. Nëna ime, eh nëna ime, një fjalë e saja më mbushte me shpresë, kjo natë e errët do të mbarojë një ditë, dhe ti kujtim i nënës do të shkosh në shkollë dhe një ditë do të bëhesh dikushi, shkruaj të keqen nëna shkruaj!Ah natë e errët sa shumë që zgjati saqë i hëngre jetën prindërve të mi dhe mua ma more fëmijërinë. Ah natë e errët sa e zezë që ishe aq sa e zeza jote ka ngelë gjithandej dhe me vështërsi lahet, ah natë e zezë sa të zeza prure në kët vend, ishe vetëm fëmijë dhe më bëre të iki nga vendi im, unë kisha një ëndërr, por të shohësh ëndrra në netë të zeza është tmerr, ëndrra ime të bëhesha student në moshën e rinisë nuk u realizua kurrë, fletoret e mia u lexuan nga errësira, rreshtat e mi u vranë, sytë faqezinjve dhe ata me donin me çdo kusht të më përpinin në humnerën e zezë, ata nuk e donin dritën se drita i verbonte, i vdiste, unë tashmë vendimin e kisha marrë, duhet të shpëtoja para se t’më përpinte errësira.

 

5.Kur u larguat nga Shqipëria, dhe cili ishte udhëtimi juaj i vështirë si çdo emigrant?

Ishte 6 nëntori i vitit 1989 në mëngjes. Korrieri i fshatit mbrriti nga ora 9, tek shtëpia jonë, duke thirrur jashtë: O Kujtim, o Kujtim! Dola jashtë. Çfarë ke? i them. Hajde tek zyrat, se të kërkon operativi. Urgjent! Ok, ok! – i them. Ishte bërë dilemë e përditëshme, nëna filloi të qajë. Ah mjera unë se do të hanë qentë… Kthehem nga nëna, e përqafoj dhe i them: Të keqen nënë, mos qaj, nuk me hanë dot. Hë, shikomë në sy. Të lutem mos qaj, Zoti do më ndihmojë, mos ki merak nuk kanë ç’të më bëjnë! Më përqafoi, më puthi në ballë dhe më thotë: Zoti të ruajtë shpirti im! Zoti të ruajtë! Kurse unë i thashë nënës: Po iki, nuk vonohem dhe unë do të bie bukët kur të vij. Kam unë lekë! Zoti të faltë! – më tha. Në fakt nuk kisha lekë, i thashë ashtu për t’i hequr një tjetër problem, atë të shtyrit që, a do kemi bukë për sot, mbas 20 minutash shkoj te zyrat e kooperativës, dhe drejt tek vendi e kisha mësuar rrugën tek dera e operativit, Një zyrë e vogël me derë druri dhe një dopio derë hekuri nga jashtë si derë biruce, Bajram Vlashi, nga Qukësi. operativi i zonës sa më pa m’u gërhush: Hë kulak, erdhe! Po! – i them. – Futu brenda më thotë. Mbi tavolinë nxorri një tufë me letra. – I shikon, – më tha, – duhet t’i firmosësh procesverbalet, një që nuk del në punë, një për shfaqje të huaja, një që të kanë parë me një radio Iliria duke dëgjuar muzikë të huaj, një tjetër që… gjithsej ishin nja 5 copë. Jo, – i them – nuk i firmos! Në derën përballë e pashë që erdhi dhe sekretarja e partisë N. M., hë mor Bajram akoma nëpër këmbë e kemi ne këtë kulak, akoma s’na e ke heqë qafe, do dërguar brenda që tani se po u rrit nuk ndreqet me ai atje të kalbet kulaku i dreqit…

Operativi më tha… Nesër mbrëma, takohemi këtu, duhet të më firmosësh procesverbalet patjetër, nuk të bëj gjë veçse më thonë pastaj që ti nuk je i zoti për punën tënde, nuk bën dot një kulak të firmosë dy letra!!

Data 7 nëntor. Ora një mbasmesnate. Marr një stilograf të asaj kohe, dhe shkrrova këtë letër:

 

Nëna ime, babai im,

ti vëllai im dhe ti motër që ju dua shumë, kur ta lexoni këtë letër unë nuk jam më në Shqipëri. Mos u mërzisni e mos qani për mua. Unë nuk mund të pranoj hyj në burgjet e këtyre qenëve. Unë nuk kam bërë asgjë që të shkoj në burg. Unë dua të jetoj i lirë. Mos u mërzisni për mua.

Ju dua shumë,

Kujtimi

 

E mora letrën e futa në komodinën time dhe e mbylla me çelës dhe të nesërmen kur u nisa nga ora 8 për në Librazhd çelësin e hodha..

Të nesërmen nga ora 8 u nisa, në orën 12 në Mirakë prisja trenin për në Librazhd. Në stacion takoj Operativin. -Po ti, – më thotë. Deri në Librazhd i them. -Dëgjo Kujtim, të lutem m’i firmos letrat, fjalë burri, s’të bëj gjë, ok i them nesër vij të zyrat, e dija shumë mirë burrninë e tij. Marr trenin dhe zbres në Librazhd. Nga ora 5 mbasdite tek motra ime në Dragostunjë. Atë nate ra dëborë. Të nesërmen doli një diell që e largoi borën deri në male lart. Motres i pata treguar gjithçka.

8 nëntor i vitit 1989. Ora 8 e darkës. Dalim nga shtëpia e motrës bashkë me burrin e motrës Selajdin Gurra, djali i kulakut Selim Gurra, motra duke qarë na përcolli deri jashtë, por jo më shumë se mos të na shikonte njeri. Zoti amanet na thotë më përqafon me lotët që i shkonin pa ndërprerë. Zoti Amanet… U ndamë. Morëm drejtimin e malit të Shebenikut Ishe rrezik atë kohë të kaloje kufirin. Kush vriste një shkelës kufiri merrte 20 ditë leje. Një ofertë e mirë për ushtarët të shkonin në shtëpi, me 100 shqiptarë ngelën kufijëve të vrarë nga ushtarët shqiptarë deri në vitin 1990. Zoti i madh na ndihmoi në atë natë vjeshte me një hënë të plotë që askush nuk na pa, në orën 2 mbas mesnate u ngjitëm në majën më të lartë të Shebenikut, kishte mbi 80 cm dëborë, në një pikë pamë një gur betoni, ku ishte shkruajtur R.P.S.SH. Ja piramida me thotë Selajdini, u munduam te shpejtonim hapat sa kaluam majën nga krahu tjetër qielli shkëlqente nga dritat, Sruga dhe Ohri dukeshin në pëllëmbë të dorës, kur pamë që kishim kaluar lodhja na iku na dukej sikur fluturonim, duke u rrokullisur shpatit të malit. Këmbët na kishin ngrirë nga të ftohtët, nuk i ndjenim. Në orën 8 të mëngjesit arrijmë në Bilicë të Poshtëme u afruam një shtëpie që e para nxorri tym nga oxhaku. Thirrëm… nuk ishte shqiptare ishte maqedonas, na futi mbrenda thirri policinë erdhi dhe ambulanca, 2 javë në spital me këmbët që na ishin nxirë nga të ftohtët. Falënderoj Zotin se për pak na ngrinë këmbët fare dhe u ngritëm ne këmbë. Mbas 20 ditësh në Shkup, na dërgojnë në kampin e refugjatëve në Beograd, ku atje ngela për 2 vjet e gjysmë.

Ndoshta shumë pak ose aspak është shkruar a folur për kampin famëkeq të Padinska Skelës në periferi të Beogradit. Aty kam ndejur 6 muaj i mbyllur pa dalë asnjeherë jashtë në më shumë se 4 muaj kemi jetuar 30 apo 40 veta në një dhomë. Nuk kishim ku të vinim kokën por e vinim mbi këmbët e njëri-tjetrit ata që e kanë jetuar atë kohë vetëm ata më besojnë. Nga tmerri në tmerr! Ishim më shumë se 2000 vetë. Njerëzit thyenin kufirin dhe kërkonin të iknin më shumë ishin nga Shkodra, Thethi, Dibra, etj. Tmerret që kemi kaluar aty sidomos uria dhe papastërtia nuk do t’i harroj kurrë. Kishte raste kur dikush tentonte të ikte nga telat që na rrethonin, policët serbë i ndiqnin edhe i qëllonin, edhe patën vrarë, tmerre pa fund. Mbas 6 muajsh kamp me erdhi radha dhe dola në hotel, në Hotel Trim. U sistemova në fillim me dibranë pastaj me do djem nga Bajza. Të gjthë djem të mirë, shoqëri që vazhdon edhe sot. Të gjithë çfarë ishim aty largoheshim në tre shtete: në USA, në Kanada dhe në Australi. ëndrra ime ishte Amerika, nuk e kapa dot, ishim shumë dhe procedurat ishin të ngadalta ngela aty deri në 92. Jugosllavia po shpërbëhej plasi edhe lufta dhe ambasadat e huaja u reduktuan për t’i bërë trysni, ngelëm besoj nja 200 apo 300 shqiptarë. Mora guximin ika nga Jugosllavia. U arratisa për së dyti mbasi kalova nga Hungaria, u futa në Austri dhe nga Austria në Itali, drejtimi Milano pastaj Genova, deri në vitin 2000, ngela pa dokumenta, por më e keqja i djegur nga malli për njerëzit e mi. Në vitin 1999, doli një ligj që rregullonte gjithë klandestinët dhe unë arrita të përfitoj menjëherë, kam fjetur jashtë atë natë. Zura rradhë në rresht i pari te Kuestura e Genovës. Ngaqë isha i pari në radhë, gazetarët m’u lëshuan nga je, sa ke në Itali, historia ime i përloti disa gazetarë, por jo vetëm ata, po edhe kuestorin e Xhenovës, menjëherë më thirri mbas intervistës dhe më tha: “Do të pajis në kohë rekord me dokumenta dhe kthehu menjeherë të përqafosh njerëzit e tu.

E mbajti fjalën! Për një javë me pajisi me dokumente qëndrimi dhe unë të nesërmen u ktheva në Shqipëri.

Zoti me realizoi dëshirën. U ktheva me dokumenta e ballëlart, pse të mos them edhe me këta. S’mund të përshkruaj me fjalë takimin tim të parë me familjen time, me babanë tim që e gjeta të mplakur shumë, me nënën time që mezi shihte pse gjithë jetën me lot ndër sy. Zoti më deshti fort. I gjeta të gjithë gjallë, shëndoshë e mirë.

Menjëhere mbasi mbaruan përqafimet e lotët e gëzimit fillova të pyesja për njerëzit. Ktheva sytë nga babai, po komshijtë. Sytë e tij u mbushën me lot.. Tragjedia vazhdon, më tha menduam se do të afrohen ditë më të mira por është e kotë. Akoma na quajnë kulakë.

O Zot, s’e kisha dëgjuar këtë fjalë 12 vjet. Nuk flasin me ne, më tha asnjë perveç njerit, xhaxhait të vogël, dhe nuk hezitova të bëja një xhiro deri tek dyqani i fshatit. Shihja fytyra njerëzish të njohur e të panjohur. Shumica më përshëndesnin, por mbrapa krahëve dëgjoja pëshpëritje, qenka kthyer kulaku. U trondita thellë, por nuk munda që mos e shkruaja këtë përballjen time të re me ata që s’më kishin folur kurrë…

 

6.Kohët e fundit lexova një letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ku ju shtroni disa pika të rëndësishme dhe mendoni nëse ai i zbaton mund të bëhet president i gjithi shqiptarive? Si mendoni, mund të realizohet ëndrra juaj dhe a ju ka kthyer përgjigje presidenti letrës suaj?

Është e vërtetë që unë i shkruajta Ilir Metës, dhe më beso që për mua nuk ka qenë e lehtë t’ia shkruaja atë letër.

Kur pashë Metën në Tepelenë që qeshte tamam sikur aty s’kishte ndodhur asgjë, u tmerrova aq më keq kur ai ndau edhe dekorata…! Jo shumë kohë më parë, Meta shkoi në Varrezat e Dëshmorëve me foton e diktatorit me vete. Kjo nuk durohet! U tmerrova! Ai kamp është varri i Shqipërisë, dhe jo çdokush mund ta shkeli! E mblodha veten dhe vendosa t’i bëja atë letër ashtu siç edhe mund ta keni lexuar.

Unë e kuptoj pyetjen tuaj dhe po ju a konfirmoj, që jam për paqen dhe nuk është hera e parë që shtresa ime jua shtrin dorën palës tjetër edhe pse është shumë e vështirë dhe me lotë në sy unë jam për një pajtim kombëtar. Plaga e hapur nga diktatura është shumë e thellë, por më beso ka disa rregulla! Duhet një pendesë nga krahu tjetër, një kërkim falje… Shtresa ime e bën të veten nuk u hakmorr jo pse ne nuk jemi trima, por sepse ne jemi atdhetarë dhe një që e don vendin e tij reflekton dhe mundohet të gjejnë rrugën më të mirë për të kuruar plagët, kjo ishte arsyeja që unë i shkruajta Presidentit të tyre, them të tyre sepse unë s’mund të pranoj një President që luan akoma me gjakun e të parëvë të mi!!

Shkon për 5 maj, me foton e kriminelit dhe pa pikë pendese shfaqet në Tepelenë dhe ndan dekorata anës tjetër: Kjo është e patolerueshme. Për sa i përket përgjigjes unë s’kam marrë asnjë pergjigje. Të isha unë në vendin e tij ndryshe do të veproja! Do të vijë një ditë që gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur, e Meta e kishte këtë shans… Edhe unë ia shtriva dorën, e prap shpresoj…

 

7.Së fundi, cilat janë ëndrrat tuaja për të ardhmen?

Endrrat e mia… Eh sa më godet kjo pyetje. Më godet sepse shumë ëndrra kanë ngelur ëndrra dhe s’besoj se do të realizohen ndonjëherë. E them këtë me trishtim, pse kjo Shqipëria jonë ngeli vetëm një ëndërr nëpër breza me radhë, kështu kam lexuar Naimin, Çajupin, Mjedën.

Diçka nuk shkon në këtë vend. Një mentalitet i ri duhet të kapë frenat e këtij vendi, sepse po ndjek me trishtim të madh si po zbrazet Shqipëria çdo ditë dhe askush nuk flet. Kjo është një vrasje kombëtare! Po më e keqja është se nuk kemi një Opozitë apo dikë që të ngrejë zërin. Vetëm dy vitet e fundit, në Gjermani ku unë jetoj, kanë kërkuar azil 300 mijë shqiptarë pra 10 përqind e popullsisë.

Endrra ime është t’i shërbejë Shqipërisë e të bëhet një paqe mbarëkombëtare. S’dua ta dëgjoj më fjalën komunizëm! Zoti e bekoftë Shqipërinë e Shqiptarët!

Poshtë Komunizmi!

Ju faleminderit z. Cekani për intervistën tuaj si dëshmitar i sistemit diktatorial.

 

Bisedoi Këze – Kozeta Zylo

Shkrimtare dhe gazetare prane TV “Alba Life”, New York

 

 

Oborri Mbreteror Zyra e Shtypit.

Më 16 tetor 2018, në orën 16.00. në Rezidëncën Mbretërore Shqiptare, ka mbërritur për një vizitë familjare Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll i Shqiptarëve dhe LSM Princeshë Elia.
Vizita u zhvillua në sallën e madhe të Pritjeve të Oborrit Mbretëror.
Midis çështjeve të shumta që u diskutuan në një atmosferë të ngrohtë familjare, në harkun e një ore bisedimesh, fokusi qëndroi tek bashkëpunimi konkret mes dy vendeve tona nëpërmjet Fondacionit të Princ Albertit në mbrojtje të mjedisit, florës dhe faunës dhe bregdetit shqiptar. Gjithashtu imazhi i Shqipërisë, njohja e saj në arenën ndërkombetare, pasuritë natyrore, traditat dhe kultura, ishin temat kyçe të këtij takimi.
Princ Alberti i II i Monakos, shprehu vlerësimin e Tij për punën e Familjes Mbretërore Shqiptare dhe angazhimin e Saj në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.
Oborri Mbretëror Shqiptar
Zyra e shtypit

Hale Arben Duka Hale Gazeta Dita.nga A.Alimadhi.

4178C3D0-9DB1-4EC0-9FA1-69271604A6CE

Duke lexuar gazeten HALE Dita, duke lexuar HALE Arben Duken.

Hale gazeta dita.
Hale arben duka.
Hale pena e tij.
Hale mendesia e tij.
Hale goja e prushur e tij.
Hale fryma e tij.
Hale kriminelet komunist.
Hale kriminelet partizan.
Hale veprimtaria e tyre kriminale.

Hale muti te gjithe ata shqiptare qe nuk jane larguar nga kjo mendesi.

Hale te gjithe ata qe shkruajne pa fakte dhe dokumenta padrejtesisht per Ballin dhe Ballistet e ndershem.

Hale per te gjithe ata qe kishin mundesi ne keto 28 vjet dhe nuk ndershkuan krimet e komunizmi, nuk ndershkuan falsifikatoret e historise.

Hale te gjithe ata shqiptare qe nuk menduan per ti vllazeruar dhe bashkuar shqiptaret por vazhdojne ti mbajne te perçare akoma.

Hale, hale muti te gjithe ata qe kane shkruajtur padrejtesisht duke hedhur balte per Balliste dhe Ballin Kombetar.

Hale, hale muti arben duka dhe gjuha e shplare e tij qe i mbane shqiptaret te ndare akoma ne partizan dhe Balliste.

Sepse hale mu be shpirti historikisht 24 ore kur degjon tv shqiptare, kur lexon dhe degjon gazeten dita, kur lexon gazetat, kur degjon historianet me fjalorin me te poshter per Ballin dhe Ballistat, padrejtesisht fjalet me te urryera per ne, nga kjo bote e poshter e ketyre fjaleve nga njerez hale si arben duka.

Koha na dha te drejte, sepse ky eshte kontributi plotesisht dhe thellesisht kombetar dhe i paster i Balli Kombetar, prandaj vjell vrere arben muti.

Balli Kombetar pranoje te gjitha keto poshtersi per te mos lyer duart me gjak shqiptari, prandaj po ngordhe arben duka.

Rrofte Balli Kombetar dhe Ballistat, poshte kriminelet komunist dhe partizan. Poshte dhe me poshte Halet dhe hale ngelshin pergjithmone nga arben duka e kompani!

Nga shpirt ziu nuk pret gje te mira vetem fjale te urryera dhe fjale dhe fryme per ti mbajtur shqiptaret te perçare.

Eshte koha per bashkim dhe vllazerim kombetare.
Eshte e epoka e bashkimit te shqiptareve.Koha na dha te drejte.

Sado qe ju te shkruani dhe te hidhni balte per familjet kombetare dhe patriotike qe perfaqesuan Ballin Kombetar ju nuk mundet te ngriheni kurre ne lartesin e Ballit Kombetar dhe te Ballisteve, ju nuk beheni kurrre si ata, por hale keni per te ngelur gjithmone. Hale.

Te falur lexuesit te kesaj faqe, per gjuhen e perdorur, por ligu dhe i poshtri te bene te prishesh gojen, ndjese, per ju.

adriatik alimadhi

Zoti Meta, Ju mund të bëheni, President i Gjithë Shqiptarëve . Nga Kujtim Cekani.

85EFA3F8-2C71-45D3-836B-1BD280899471

Zoti Meta, Ju mund të bëheni, President i Gjithë Shqiptarëve

letër e hapur, një vërsnikut tim po edhe gjithë bashkvuajtësve të mi…

 

I nderuar zoti President i Republikës,

Ju drejtohem sinqerisht, dhe shpresoj që dikush prej nëpunësve tuaj, t’Ju a dëshmojë këtë qëndrim timin publik, qëndrim të një qytetari i cili në moshën 18 vjeçare, u detyruat të arratiset nga vendi i vet, nga fshati i vet, nga familja e vet. (Pra një kulak diaspore, që të jem korrekt me terminologjinë e vjetër, të arratisë sime.) vendosa t’Ju shkruaj, edhe pse shpesh ne të Diasporës… na thuhet me të madhe se: “S’duhet të merreni me punët e Shqipërisë!!!” Unë do të merrem!

Të gjithë e dimë, të gjithë e njohim karierrën tuaj drejt postit të Presidentit… pra duam apo s’duam, me dashje apo pa dashje, sot s’do të merrem me gjykimin e rrugës dhe ngjitjes Suaj në pozitën ku jeni sot. Janë njëmijë probleme tjera, që unë do të përpiqem t’i mbledh në një pikë të vetme…

Ndërsa ju shkruaja, ndoqa një intervistë të një qytetari nga Skrapari me mbiemër Dyrmishi, që rrëfente për jetën e vet dhe pashë se Skrapari, kisht njerëz të urtë dhe fisnikë, çka ma lehtësoi shkrimin ndaj jush.

 

I nderuar President,

E kam ndjekur me emocione kontradiktore përkujtimin e Kampit të Shfarosjes së Fëmijëve në Tepelenë. Ndjeja urrejtje kur shihja të shpërndanit medalje për vuajtjet, pse shpesh mbas shpinës Suaj kohët e fundit kam parë buzqeshjen e diktatorit. Ndjeja përzjerje për zhurmën e padrejtë kur e shihja si shesh ahengu, atë vend vuajtesh dhe viktimash të pafajshme, ku të gjithë duhet të shkojmë si në një varrezë me kufoma hapur; ndjeja dhimbje se ishin mjaft edhe prej atyre që janë historia e gjallë dhe Legjenda e atij Kampi, e që unë dyshoj se vlerat e tyre të larta u keqpërdorën…
Simbas meje, Tepelena është një plagë e thellë e të gjitha vuajtjeve, e të gjitha kohrave.

Unë nuk kam qenë në Tepelenë, por kam qenë në tepelenat e tjera anekënd Shqipërisë… Në atë kamp të vdekjes ka qenë Nëna ime, Gjyshi im, Gjyshja ime, Dajët e mi, Tezet e mia… dhe në kujtimet e mia, rrëfimet e tyre ende sot lëshojnë currilë lotësh. Vërtet i kam me të dëgjuar tragjeditë e atjeshme, por ata, shpirtin i tyre se ç’kanë hequr, kur vdekja iu fliste në vesh me gjuhën e urisë dhe leckave: përditë e përnatë, e di mirë. Unë jam rritur me rrëfimet e tyre, me lotët e tyre, me drithërimat e shpirtrave të tyre, sepse kishin qenë shumë atje dhe sa herë mblidheshin të gëzonin ndonjë festë të vogël, më shumë qanin jetën dhe fatin e tyre tragjik. Dhe jo vetëm të tyre tashmë, por edhe të ne fëmijve, që rriteshim të përjashtuar dhe pa asnjë të drejtë…

Ju zoti President, jeni rritur në një familje tjetër, me një frymë tjetër, ku foto e diktatorit (për ju nuk ishte i tillë) ishte në ballë të murit. Ky ishte fati Juaj, por kur merr përgjegjsi të mëdha në jetë, ai fati i djeshëm, edhe pse mund të jetë fat i sotëm, nuk e lejon që pas shpinës suaj ndër festa të jetë sërish ai!!!

Por le të kthehem te thelbi i problemit që dëshiroj të komunikoj me Ju.

Me dëshirë a pa dëshirë, prania Juaj në Tepelenë, jo vetëm u bë objekt diskutimi, por më futët edhe mua në një krizë të madhe me vehten. Njera anë e imja më thoshte se Ju s’duhet të kishit shkuarr aty, Ju s’kishit të drejtë të shkelnit në atë kamp, ku kanë vdekur rreth treqind foshnja të pafajshme, pa e purifikuar më parë shpirtin Tuaj përmes kërkesës së faljes; Ana tjetër më thoshte, pse jo, edhe Ju ndoshta keni filluar të mendoni ta ndryshoni veten tuaj. Sepse shpesh politika, këshillon gjithnji të përkrahet fryma e ndryshimit, që mos të përfundoni nji ditë në kosh të harresës.

Pikërisht për këtë gjë, Ju drejtohem pikërisht Juve dhe jo ndokujt tjetër.

Eh, sa dua të besoja që është kjo e Dyta, ndryshimi juaj!

 

I nderuar zoti President,

meqë jemi, pothuaj të një moshe e të një brezi, doja të flisja hapur me Ju. Shpesh delni dhe thoni: Unë jam President i Shqipërisë!

Dakort! Pëlqimi apo mospëlqimi im s’ka asnjë vlerë, vlerë kanë punët tuaja. Pyetja që shtroj unë është: A jeni Ju edhe presidenti im, i tragjedive të mia dhe shumë sivëllezrve të mi, apo thjesht i Partisë suaj, i shtresave që e mbështetën diktaturën dhe veglat e saj; a dëshironi Ju të jeni edhe President i vuajtjeve të atyre njerzve të pafajshëm si unë (më detyruan të marr arratinë 18 vjeçar), i varreve pa emër, e varreve që s’u gjenden kurrë.

A jeni Ju edhe president i familjeve të ish kulakëve, ish ballistëve e nacionalistëve; atyre njerëzve të ndershëm që u detyruan të marrin rrugët e botës, pse në Shqipëri iu grabitën pronat, iu grabitën rininë, iu grabitën të drejtat më elemetare, e tani po ju grabitet edhe vuajtja…?!

A jeni ju President i gjithë shqiptarëve, apo vetëm atyre që mbajnë shallin e kuq në qafë…?!

Ju drejtohem ju zoti President, edhe pse me thënë të drejtën, brenda vetes ende nuk Ju njoh si Presidentin tim…

Do dëshiroja të gaboja për çka po ju shkruaj, po mendoj se jo!

Unë jam betuar me vete, që me komunistët nuk bëj kompromise. Simbas meje sistemi i tyre ka qenë kriminal dhe vepra e tyre s’mund të qëndronte në këmbë pa krimet dhe terrorin. Unë vetë jam një provë e gjallë! Ata na vranë e na prenë (jo me fjalë); ata na i mbyllën dyert e shkollave dhe profesioneve (jo me fjalë), ata na lanë kampeve me nofkën e përbindëshme të armikut edhe ne fëmijëve të vegjël… Nuk është pak besoj, por sot, më duhet t’Ju bëj lëshime. Më duhet të bëj një kompromis me Ju zoti President!

Desha a nuk desha unë, Ju më keni prekur thellë në plagë: Ju keni vënë këmbën në Kampin e Tepelenës! Për mua kjo nuk është pak, dhe në konceptin simbolik, me sinqeritet ua them është shumë:

Shqipëria, në këta 28 vite ka patur edhe presidentë të tjerë: ka qenë Berisha i Parë e i Dytë, ka qenë Mejdani, ka qenë Moisiu, ka qenë Topi, ka qenë Nishani… por ja që fati qe kokëfortë… dhe ka dashur që në Kampin e gjakut të Fëmijve të pafajshëm në Tepelenë të shkelni Ju…!

Kjo më ka tronditur si njeri, si burrë e si prind.

 

Zoti President,

Unë jam rritur me Tepelenën në shtëpi. Nëna ime sa herë kujtonte Tepelenën, i rridhnin lotët çurg si strehët e kasolles ku jetonim. Ajo kishte shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, (ndoshta) edhe për fatin tim, por tmerri që kishte parë atje nuk shqitej nga sytë dhe fjalët e saj. Kishte parë pleq e plaka që jepnin shpirt për një copë bukë; kishte parë gra e vajza që ngarkoheshin në shpinë si mushka, përtej fuqive të tyre; por ajo nuk i harronte dot ata fëmijë të vegjël që vdisnin përditë… Foshnje pa asnjë faj, që shuheshin prej një shteti kriminal, pastaj i varrosnin me një grusht dhe, pastaj i çvarrosnin, pasta i varrosnin diku tjetër… ka parë gra të mbetura pa burra e tani edhe pa fëmijë, që shkulnin flokët e ulërinin nëpër terrin e natës me kujë, gjëra që ajo s’i harroi kurrë.

Zoti President, ju duhet ta kuptoni se unë jam i tmerruar, i terrorizuar sepse jam rritur me këto histori!

 

Zoti President,

unë e di që kolltuku Juaj është i rehatshëm. Kanë qenë edhe tjerë para Jush e do vijnë edhe tjerë mbas jush. Pra ka parë shumë. Një ditë, edhe ju do ta lini atë post. Por unë mendoj se Ju keni hedhur një hap ndryshe tjerëve, pse këmba juaj ka shkelur mbi plagët tona, si gjurmë shprese.

Atëherë mendoj: Ju keni çelsin të mbeteni në Histori, e të mos flakesh në harresë si paraardhësit e Tu, për të cilët unë personalisht, s’kam ndonjë konsideratë të veçantë për ta.

Jepini postit Tuaj Zoti President, mundësinë që ta kurosh këtë plagë të madhe kombëtare, dil nga “kazanët e Tiranës” dhe prononcohu hapur, jo në mbrojtje të ndonjë interesi meskin, po në emër të një morali të lartë, respektimit të tragjedisë së madhe që u shkaktoi diktatura dhjetra e qindra mijra njerzëve. Ka 60 vjet që është mbyllur Kampi i Tepelenës, dhe njerëzit e kujtojnë sikur të ishte dje… Këtë mos e harroni asnjëherë zoti President! Mund të vriten njerëz me urdhëra dhe dekrete, po Kujtesa nuk vritet as me urdhëra, as me dekrete po as me shtirje!  

Shkëmbejeni qetësinë dhe favoret e pushtetit me burrëri dhe atdhetarizmën….

Dënojini krimet e komunizmit dhe bëjeni lanet diktatorin dhe foton e tij që shpesh shetit si hije mbas shpinës suaj…

Ndalojeni me ligj propagandën komuniste dhe lëvdimin e figurave të urryera të saj;

Lufto ta fusësh Historinë e vërtetë të Shqipërisë në gjithë tekstet shkollore;

Nëse ju do të keni guxim të bëni një gjë të tillë, Ju do të ngjiteni në lartësitë e respektit dhe të bëheni Hero i Përjetshëm i këtij vendi,

kështu dhe vetëm kështu Ju mund të bëheni President i Gjithë Shqiptarëve, përndryshe, asgjë më shumë veç një President i rradhës, me ndryshimin se nuk Ju hoqën nga loja e dominove…

Simbas meje, edhe mjaft prej atyre që e duan këtë vend, nuk  mund të ketë kurrë President të Gjithë Shqiptarëve, jashtë kësaj llogjike dhe jashtë kësaj platforme!

Më dëgjoni, si vërsnikun tuaj, si njeriun e vuajtjeve të hershme! Kur ti vazhdoje Universitet, unë kapërceva natën, zbathur kufirin. Ti, i mendoje një karrierë të lartë jetës tënde; unë i mendoja vetes një Shqipëri të lirë, ku të mund të kthehesha e t’i gjeja prindët e mi gjallë, dhe jo varre pa emër…

Kështu na ka ndodhur paralelisht të dyve ne! Sot t’i ke shkelur në mortin tim, dhe unë jam i detyruar ta respektoj vendimin tuaj, mjaft të mos jetë farsë, si atyre që u del boja shpejt!

Për mua sot, pasuria më e madhe që mund të këtë Njeriu është Dashuria për vendin dhe tokën e tij. Unë e dua vendin tim, e kurrë s’jam kursyer për të. Besomë në këto që po të them! Të gjithë kemi kohë për të ndryshuar diçka brenda vetes sonë. Betohem për gjënë më të Shtrejtë në Botë, nënën time, që e kam shenjtoren të vuajtjeve, se po të më thosht dikush që: do të jeshë atdhetar e nacionalist i varfër, apo komunist e të keshë pasurinë e më të pasurit të Shqipërisë: më beso, edhe 100 jetë t’i kisha do të doja isha kështu siç jam.

Sepse kur vendin tënd e do me shpirt s’paska pasuri më të madhe, më të shtrenjtë e të pazëvendsueshme!

 

I nderuari zoti President,

E di që gjithçka që ju shkrova mund t’Ju duket një marrëzi naive, e kjo luftë që bëj me dy gjysmat e mia të vazhdojë edhe përtej kësaj bisede me ju, por nuk prish asnjë punë… Unë jam mësuar me humbjet, e përkohshme, sepse e di që e drejta një ditë, do të jetë në krahun tim…

 

Ah, kam edhe diçka tjetër, konfidenciale, për Ju zoti President.

Jam martuar pa dasëm… edhe prej rrethanave, po edhe pse s’më bënte zemra të bëja festë në një vend mbushur me varre paemër, në një tokë që ende rënkon. Shpresoj një ditë që kjo gjendje të kapërcehet e atëherë do të bëj një festë të vërtetë. Do ju ftoj edhe Ju në dasëm e kam një sebep të fortë, jam dhëndër në fshatin tënd. Ndoshta deri atëherë do të keshë bërë mjaft, që të jeshë President i gjithë shqiptarëve, ashtu si mendoj unë dhe shumë si unë në këtë vend.

Përndryshe beteja për ta ndryshuar këtë vend për mua e të tjerë do të vazhdojë pa u lodhur kurrë…

 

Me respekt të ndërdyshtë,

Kujtim Cekani

Gjermani

Si shkoi kështu kjo punë?..nga Fehmi Tançi .!

70776546-BB61-489D-B1D3-B3F7814D3002

Si shkoi kështu kjo punë?

Bustin e MANDELËS shqipëtar – Pjetër Arbnori e inaguron Gramoz Ruçi😪😪.

Kampin e Tepelenës si kamp shfarosje të komunistëve e inaguron Ilir Meta dhe shpërndan dekoratat “Për merita të veçanta civile” për të mbijetuarit dhe ata pas vdekjes??!!😎😭😴👽.

Si mund të poshtërrohen më keq se kaq të gjallët dhe të vdekurit që regjimi komunist i vrau, vari në litar, i internoi dhe kalbi nëpër burgje dhe kampe internimi, i shkatërroi me breza të tërë?

Si mundet që të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që u ekzekutuan me gjyq dhe pa gjyq, të pranojnë këtë lloj poshtrimi dhe të bëhen pjesë e këtyre aktivitete kaq të paprincipta?

A nuk është 1000 herë më mirë që eshtrat e Pjetër Arbnorit dhe çdo bashkëvuajtësi të tij të prehen të qeta pas gjithë atyre vuajtjeve që kaluan dhe provuan nën ferrin komunist pa i dekoruar fare, sesa të lejohen t’i “dekorojë” Gramozi, Iliri, Edvini, Fatmiri dhe gjithë soji dhe sorollopi i tyre??

A nuk po lejoni që eshtrat e tyre të shkunden atje ku janë?
Atyre që ju dihet varri dhe atyre që nuk dihet se ku jua hodhën këta, apo etërit e tyre?

Si mundet ta pranoni këtë lloj poshtërimi të nderuar të persekutuar dhe familjarë të tyre?

Kjo ishte parashikuar plotësisht të ndodhë kështu nga platforma kriminale Katovica e Alisë.
Që ajo shkronja “M” aty në atë foton bashkëngjitur të mos ishte kurrë në vendin e saj.

Por tashmë, pasi ajo platformë famëkeqe është zbatuar në perfeksion në mosndëshkimin e krimeve të tyre, moskthimin e pronës së grabitur tek i zoti, mos zhdëmtimin moral dhe fizik të të përndjekurve të regjimit, të ndërtimit të shtetit ligjor, etj., etj.,
Gjithkush ka pak nivel arsimor dhe ka jetuar në Shqipëri, e ka kuptuar se kjo ishte loja e tyre dhe nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi që të pranohen akte të tilla poshtëruese si këto të dyja të marra si shembuj në këtë status, të cilat janë edhe më flagrantet.

#KjoËshtëShqipëriaQëDeshënDheQëDuan!

Kampi I Vdekjes .

 

014629F7-3FF5-4589-98AD-8DB497EE656A

Kampi i Vdekjes .
..
Nena Ime cme tregoje
Nga ai kamp i mallkuar
Nena ime sa here Lotoje
Per gjithe torturat qe ke kaluar
Nena Ime qe sot nuk jeton
Te shihje cfar po ndodh
Ne ate kamp te mallkuar
Jane mbledhur me Qindra Bashkevuajtes ,e te Kuq!
Nena Ime cfar spo ndoll
Ne ate kamp te pergjakur
Shoh Bashkevuajtesit e Mi
Te lodhur e te mplakur
Kan erdhur dhe bijte e Tyre
Sot te gjith jan Bashkuar
Po na Vleresojne me Dekorata
Te Qeshur e te Gezuar .
Qindra Femije Pleq e te Rinj
Ju i masakruat
Te pakten Varret i Tregoni
Meqe Sot na “Nderuat”
Shpirtrat e Tyre
Mbi Kokat Tuaja i Keni
Shpirtrat e Tyre Paqe nuk kane
Mallkuar me Gjith Dekorata
Ne Kampin e Vdekjes
Ku Ju bete Kasaphane .
..
K.Cekani

Nje Parti e Re Per te Shpetuar Shqiperine

883B3A7A-4A0B-437E-9C38-27403790C9A0

Parti e Re Per Shqiperine .
..
Miq te Mi .

Kemi kaq kohe qe ankohemi e ankohemi PD..PS..LSI..e ..PP.
Ne 90 ishim te pa pregatitur te rrenuar e sakatuar kaluan 28 vjet dhe jemi ketu ku jemi .
Po e shikojme kush na drejton e cfar po i bejne Shqiperise e shqiptareve .
A nuk i pame qe diten bejne proteste e ne darke kercejne bashke
A nuk i pame qe hajdute e kriminele lozin lojen hipa zbrita e se po sbrazin Shqiperine .
A nuk mendoni se ka ardhur koha te shpetojme Shqiperine e Vehten Tone .
A nuk mendoni qe Ti veme gishti dikujt qe te na prije e te na nxjerri ne drite .
A nuk mendoni qe ne vete duhet te shpetojme vehten tone sa rrime e shikojme Amerike e Europe .
A nuk mendoni qe kemi djem te paster e fisnike qe ja duan te miren Shqiperise .
Un mendoj qe Po .!
E pra nje nga Ata eshte Tomor Alizoti por mund te kete edhe shume te tjere Kush eshte dakord me kete mendim qe kam Un .
O te bejme dicka per Shqiperine ose te heshtim pergjithmone .!
Jepni mendimin Tuaj do tju lutesha qe ta shperndanit sa me shume kete shkrim modest por plot me besim dhe Atdhedashuri
Zoti na Ndihmofte .
..
Ps*
* do tju lutesha qe cdo kush qe ben like te komentoje mendimin e tije e cdo kush qe komenton ta shperndaje Shkrimin
Faleminderit .

Kujtim Cekani .
Gjermani .

Komunistet ne Pushtet.Nga Kujtim Cekani.

20170930_191541

Komunistet ne pushtet..
!
Sepse asnjehere nuk u qeverisem nga te djathte sepse edhe kur u qeverisem nga gjoja te djathtet femijet e Tyte zune poste te rendesishme per mos te thene qe drejtonin cdo digaster .
Rasti me flagrant ishte kur Ilir Rusmajli u be ZV Kryeminister por dhe Kryetar i komisionit te lLigjeve qe merrej eksluzivisht edhe me ceshtjet e dosjeve dhe te perndjekurit politik .
I Ati i Ilir Rusmajlit Çajup Rusmajli ka qene pervec te tjerave edhe Sek i Pare i Rrethit Elbasan ne kohen e regjimit dhe ka firmosur me qindra burgime internime apo ndoshta dhe pushkatime .
Ndersa PD e mori ne gjirin e Saje per vite e vite me radhe .
Nuk dua te me paragjukoni se un sulmoj PD por dua te jemi realiste .
Duhet ti themi gjerat drej ashtu sic jan pse jemi ketu ku jemi !
Kush e imagjinonte Gramoz Rucin kryetar Kuvendi ,jem ne 78 app 2018 duket sikur historia ka hecur mbrapa .
Dhe te gjitha keto i kemi rregalo nga PD ??Qe kur kishte pushtetin nuk i denoi krimet e komunizmit nuk i denoi kriminelet nuk beri asgje prej gjeje por i forcoi edhe me shume ju dha imunitet !!
E si mund te denonte Iliri Babane e Tije !
Pervec kesaj Nacionalistet Shqiptare duket sikur i ka zene gjumi .
Fakti me i fresket protesta e bere ditet e fundit per Detin
Po nuk u ngriten Nacionalistet kush do ta mbroje Shqiperine .
Opozita Nacionaliste kunder Komunisteve ne Shqiperi le per te deshiruar .
Zoti e ndihmofte Shqiperine .

Si i pushkatoi 21 Shqiptar nga nje Fshat Krimineli Shefqet Peçi. Nga Agustin Miraka.

FB_IMG_1509874982523

21 banorët e Buzëmadhes te pushkatuar nga komunisti xhelat i pa bese Shefqe Peci,Komandanti i Brigadës V partizane, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty, ndërpret mizorisht pabesisht jetën e 21 vetëve.

Vendi i masakrimit: Kroi i Bardhë
Dita, muaji, viti: 26 Shtator 1944
Koha: Paradite, ndërmjet orës 10 dhe 11
Urdhëruesi i masakrës: Shefqet Peçi
Të masakruar: 21 vetë
Numri i fëmijëve që mbetën jetimë: 59

Të masakruarit:
1. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç
2. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç
3. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç
4. Arif Tahir Lala, 36 vjeç
5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç
6. Tahir Ali Lala, 19 vjeç
7. Sulë Etem Lala, 27 vjeç
8. Ymer Etem Lala, 24 vjeç
9. Zenun Habib Lala, 40 vjeç
10. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç
11. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç
12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç
13. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç
14. Qazim Selim Lala, 45 vjeç
15. Sulejman Hasan Vellku, 45
16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç
17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç
18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç
19. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç
20. Isak Islam Bresa, 23 vjeç
21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç
Sapo i afrohemi humnerës së t’vërtetës, gjithçka prej ngjarjes nis e shmjegullohet: rishfaqet një krim i veçantë, njëjtë si në tragjeditë klasike të Shekspirit, por, ndërsa në njërën prej tragjedive të tij, mbreti Dunkan ftohet për darkë prej Makbethit dhe vritet prej këtij të fundit, në tragjedinë e Buzëmadhes, rishfaqet Makbethi i ri ushtarak, Komandanti i Brigadës V partizane,komunisti Shefqet Peçi, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty, ndërpret mizorisht jetën e 21 vetëve.
Foto Shefqet Peci

Heronjte e vertete te Kombit .. Ahmet Leskaj.Nga Xhafer Sadiku .

20171028_234215.jpg

Ahmet Leskua ka qenë një patriot i njohur në viset e Jugut. U lind më 1895 në Tatzat të Delvinës. Kishte kryer gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe kishte marrë pjesë qysh në rininë e tij, po thua në të gjitha lëvizjet kombëtare, me pendë e me pushkë. Megjithe se i ri, mori pjesë në luftën e 1914- ës, ku iu vra i ati, Emin Leskua. Në vitin 1920 ishte ndër të parët që shkoi në luftën e Vlorës.
Gjatë luftës (vjeshte 1943) u rreshtua në radhët e “Ballit Kombëtar”, si komandant i batalionit “Nazif Hadëri”. Deri pa filluar lufta civile, mori pjesë në betejat kundër pushtuesit.
Në 30 nëntor 1943 u plagos në qafën e Kiçokut, në përpjekje me forcat komuniste që ishin hedhur në ofensive per te spastruar krahinen e Dëshnicës nga forcat e Ballit. Vdiq pas disa ditësh.
Shokët i kënduan këto vargje:

Komunizmi Semundje e rende Psiqike.Nga Beniamin Bakalli.

12966811_1056300924430971_1955451674_n

Komunizmi një sëmundje e rëndë psiqike # 5

“Historia e diktatures komuniste, ka treguar se çdo regjim për të përligjur aparatin shtypës si forcën dhunuese, ka nevojë të krijojë armiq imagjinarë”
Duke krijuar armiq imagjinare shton presionin mbi popullin e pafajshem, krijon legjenda mbi viktimat, dhe një pjesë e mirë e popullit fillojnë ti besojnë legjendes, dhe pa dashur behen ndimesit e saj, ndimesit e një nga diktaturave me monstruoze që ka njohur historia
Krimi më negativ ishte se njohu viktimen si kriminel dhe kriminelin si hero.
Ndryshimi i kendveshtrimit të historise, duke e bërë që të gjithe të besonin në legjendat komuniste, në thenie të pa bazuara në vertetesi historike, solli ndryshimin e historisë së Shqiperise, ku personazhi komunist u bë epiqender e kesaj historie
Atje ku gabimi u bë merite

Beniamin Bakalli

Shkrimtari Komunist Kundra Lubonjës.

20171026_174257.jpg

Zbulohen letrat që Ismail Kadare shkruante për Fatos Lubonjën, para dhe pas rrëzimit të diktaturës

Liri Lubonja, bashkëshortja  e Todi Lubonjës dhe nëna e Fatos Lubonjës i është përgjigjur sot me tone të forta, intervistës së Ismail Kadaresë në News 24 ku shkrimtari akuzonte Fatos Lubonjën, së pari se e ka rrezikuar gjatë deponimeve të tij në prokurori, në kohën e komunizmit, dhe dy se ai ka denoncuar të atin pasi e urrente atë.

Si nënë, si grua dhe si dëshmitare znj. Lubonja, në një shkrim të gjatë për Panorama, hedh poshtë ato që i quan shpifje për qëndrimin e të birit në hetuesi.

Por ajo ndalet më shumë tek marrëdhënia e të birit me Kadarenë.

Në shtyp është përmendur shpesh deponimi i Lubonjës që tregonte se i ati, i dënuar nga Enver Hoxha, pëlqente shumë Kadarenë si shkrimtar (pra interpretimi është se donte ti bënte keq, pasi derisa një armik e çmonte Kadarenë, kjo nuk qe një gjë e mirë) dhe se ai shkëmbente libra të ndaluar me të.

Znj. Lubonja i hedh poshtë këto akuza.

Të parën pasi sipas saj në dokumentet arkivore del se Lubonja ka thënë se i ati pëlqente jo vetëm Kadarenë, por edhe Agollin, dhe këtu emir i Dritëroit është hequr me qëllim nga botimet e sotme.

E dyta se ai e bënte këtë për të mbrojtur të atin që e akuzonin se nuk e çmonte letërsinë e Realizmit Socialist, por vetëm atë borgjeze dhe revizioniste. Ndërsa për librat e ndaluar ajo thotë se nuk shkëmbenin të tillë me Kadarenë, se ai lexonte vetëm në një gjuhë që ata nuk e flisnin, në rusisht.

Ndërkohë ajo i përmend Ismailit, që kur u dënua Todi Lubonja, ai e quajti atë “armik të tërbuar” dhe “antishqiptar”.

Por pika më e fortë që Liri Lubonja nxjerr për herë të parë janë letrat që Helena Kadare, në emër të saj dhe të të shoqit, ka shkruar pas lirimit të Fatosit nga burgu, pas përmbysjes së komunizmit.

Ajo ka treguar me faksimile fjalët që Kadaretë shkruanin për Lubonjën si një njeri fisnik, tolerant, të mençur, gjeneroz.

Dhe pasi nxjerr këto bashkëbisedime personale, Liri Lubonja pyet: A mund të shkruante kështu në vitin “91, Ismaili dhe Helena, për një njeri nga procesi i hapur dhe publik i të cilit, ishin rrezikuar në mesin e viteve” 70.

Pra kjo sipas saj është prova se Ismail Kadare nuk e ka inatin me Fatos Lubonjën që ka dashur të dënojë në gjyq, por me Lubonjën publicist shkrimtar dhe gazetar që e ka konsideruar veprën e Ismailit si një zgjatim artistik të ideologjisë së Enver Hoxhës.

Kater Breza te Masakruar.Nga Kujtim Cekani .

FB_IMG_1506893159726

Autobiografi e lare me Gjak .1943..2017.
……
Ne vitin 1943 digjet fshati i nenes time Polis Vilani nga brigada e pare Sulmuaese
Ne vitin 1943 Kusheriri i pare i nenes time Nezir Muzhaqi emerohet Kr i Ballit Kombetar per Prefekturen e Elbasanit
Ne vitin 1943 Gjyshi im Ali Cekani emerohet Kr i Ballit Kombetar per komunen Polis

Ne vitin 1945 Nezir Muzhaqi kapet burgoset ne Elbasan dhe me nje gjyqe te shkurter varet ne litare ..urdheri i varjes ishte direkt nga Enveri ..dok orgjinal ne dosjen e Tije .
Njekohesisht i vritet pa gjyq vellai i Nezirit. Kadri Muzhaqi.
Arratiset dhe nuk u gjend kurre bashkepuntori tjeter i Nezirit ..Qerim Muzhaqi vellai i nenes time .
1945 Digjet per here te Trete fshati Vilan dhe internohet ne Berat oastaj Bence te Tepelenes familja e Sherif Muzhaqit babai i Qerimit te arratisur pra gjyshi im nga nena .
Ne vitin 1945 Arrestohet Gjyshi ..Ali Cekani .
Lerohet nga burgu ne 1948.
Burgoset prap ne 1952 akuza se ka strehuar Alush Lleshanakun .
1963 Ali Cekani vdes ne Burgun e vjeter te Tiranes trupin nuk na e dhan kurre ,
Urdhri i arrestimit i leshuar nga Mehmet Shehu.Sipas dok orgjinal ne dosjen e tije .

1946 Xhaxhai nenes time Sadik Muzhaqi burgoset dhe dergohet ne Maliq te Korces,, ku atje dhe vdes sipas deshmitareve mbulohet me dhe i Gjalle.
..
1945..1952 Nena ime Leke Sherif Muzhaqi bashke me prinderit 4 vellezer dhe 2 motra ka qene ne kampin famekeq te Bences ne Tepelene , Dajat e mi edhe ne Porto Romano..
Mbas vittit 1950 vritet nga sigurimi i shtetit Rexhep Kasa kusheri i pare i Nenes time
Ne vitin 1950 Vritet kushetiri i pare i nenes time ne Bence te Tepelenes Sali Kasa Vellei i Rexhepit .
Familja e Sherif Muzhaqit Lirohen nga internimi me 1952
..
Martohet Babai im me Nenen Time ..dhe dihet persekutimi j perjetshem Kulake deri ne 91.pa te drejte jete ,,shkolle .asnje nga familja jone nuk eshte lejuar te studjoje ,,persekutimi ..mbajtja te izoluar ka qene intensiv dhe i pa nderprere.

Ne 1989 Un personalisht.per ti shpetuar thirrjeve dhe trysnise se sigurimit te shtetit te asaj kohe edhe pse isha thuajse Femi.. Arratisem nga Shqiperia ne drejtim te Jugosllavise .. nderkohe qe aso kohe shume u vrane nga ushtaret shqiptare ne Kufi ,mrekullisht un shpetova,……
…….
Persekutimi Vazhdon…
.
K.Cekani. 2017.

Te Qash’ Para Ujqerve.

 

20170930_191541

Te Qash para Ujqerve..
…..
“Edhe Un e pashe ate Mirditoren qe leshoi pika loti “.
Ajo bukur foli se si nje bashkefashatare donte dy gjera te thjeshta vetem Uje dhe rruge ..dhe qau .. e pame te gjithe qe qau ..
Papritur mu kujtua ajo poezia qe kemi mesuar ne Komunizem ..
….
Ç’kerkonte Shqiptari nder shkekuj
Pak Buke pak krip e pak hekur
Pak buke per barkun e thate
Pak hekur per shate e lopate ,,,,,
,,,,,,,
Por papritur mu duk sikur zjarri me pushtoi ..Zemra mu drodh dhe trupi po me digjej flake .
Ajo po kerkonte meshire para atyre qe Shqiperine e kan bere nje varr pa emer ..para atyre qe kan veshur lekuren e deles por dhembet i kan akoma me gjak si te Ujkut ..
Para atyre qe ndertuan Bencen e Tepelenes ..Savren ..Spacin ..Keneten e Maliqit ..Masakren e Tivarit ..para atyre qe detyruan nje komb te ket mbi shpatulla 1 miljon vite burg politik ..para atyre qe skan lene gje pa bere duke vrare e masakruar ajken e Kombit ..duke vrare e masakruar qindra e qindra femije ..
E Bé..sa i embel ju eshte dukur krimineleve ai fjalim i asaj njomcakes nga Mirdita qe si interesonte partia majtas as djathtas ..por donte vec pak buke dhe uje per barkun e pangopur .
Ky fjalim i gezon ujqerit e maskuar me lekuren e deles sepse askush nuk del aty ti drejtoje gishtin Gramozit ..Fatmirit..e gjitha atyre qe kan dhembet me gjak shqiptari ..Askush nuk del aty te kerkoje drejtesine e munguar .,
Vazhdoni komedine o plehra duke u munduar te ndertoni rruge mbi nje toke qe mban me mijera varre pa emra ..Por mallkimi i tyre do tja zeje syte ,,
dhe ju qe i votoni ashtu keni per te ngelur me barkun e zhuritur duke ju shtrire doren per meshire ,,Pak Buke e Uje duam ne ..mbi kete Toke te mallkuar .

K.Cekani

SPAC I Zi .. Nga Mimoza Leskaj.

12966811_1056300924430971_1955451674_n

Spaç i zi, burg dhe terr
Spaç i egër, pa mëshirë
Spaç i vrarë, Spaç i mjerë
Natë e errët dhe kur gdhin!

Tundet toka thellë me ngëlç
Qindra dhimbje ulërijnë
Dhe i tëri Ti në rënç
Zëra dhimbjesh do këlthijnë.

Therin kryqet ndër biruca
Jeta nxinë dhe nuk ka gojë
Balta ngjiret,thahet lluca
Nga rënkimet dhe nga lotë.

Xhahilë të lindur kërbaçinj
Marin jetë nga të tjerë
Shuajnë breza dhe diturinë
Lindur, për të shuar jetë.

Spaç i egër, Spaç i thellë
Sa shumë njerëz të mençur pe
S’i durove dhe nuk plase
Përveç vuajtjes, tjetër s’dhe…

Sot dhe lot nuk nxjerr më syri
Veç ofshamave të pa fund
Mblidhi bijtë, nga gjiri nxirri
Mos i lër, aty përfund!

Spaç i mjerë, Spaç i zi
Si qëndron ashtu në këmbë
Je i mbytur në histori
Gjak e dhimbje, pas ke lënë!

(Në kujtim të dhimbjes)!

Titull BOMBE..Beniamin Bakalli..Kandidat per Kryetar i PLL. Nga Kujtim Cekani.

received_1572187832803343.jpeg

Të dashur antikomunistë dhe të nderuar bashkëvuajtës.
Është tepër e vështirë për mua të flas para jush të cilët e keni larë me lot e me gjak këtë tokë.
Jemi mbledhur sot në një nga laboratorët më famëkeq të komunizmit në botë
Ky është një vend absurd që vetëm komunizmi mund ta krijoj dhe vetëm ne që e kemi parë dhe jetuar mund ta kuptojmë. Sa herë vij këtu më kujtohen ditët e trishta kur vija për të takuar të dashurit e mij.
Nuk ishin pak por ishte një jetë e tërë që u dergjëm rrugëve dhe dyerve të spacit dhe burgjeve të tjera komuniste
Pas viteve 90 menduam se e lam pas atë periudhë të egër diktatoriale menduam se gjithcka ndryshoi. Pam liri me sy, dhe iu falëm zotit që na dhuroi një jëtë të re. Shumë nga ne zgjodhën të emigronin dhe shumë të tjerë të rifillonin jetën këtu në atdheun e tyre për të ndihmuar dhe për të sjellë ndryshim me fisnikërinë tonë.
Por cfarë po ndodh sot miqtë e mi?
Sot presekutorët dhe hetuesit komunist po na qeverisin përsëri. Komunizmi po instalohet dhe ne duhet të veprojmë.
Sa kohë që e majta në Shqipëri nuk i ka shkëputur lidhjet me të shkuarën kriminale dhe enveriste, politika në Shqiperi nuk ka asnjë shans për të ecur perpara drej Europes, por do të mbetet peng i shantazheve dhe helmeve të dikurshme, duke risjellë në skenë të njëjtën përleshje absurde, mes ushtrive të vdekura Shqiptare
Armiku i Shqiperise ka qënë dhe do të mbetet vetem ideologjia komuniste dhe mbeturinat e saj
I jam mirenjohes te perbashkës sonë
I perulem me menyren më njerezore.Ështe sfida e gjysherve tanë, prinderve tanë e jona

Unë, Beniamin Bakalli ndjej detyrimin moral, qytetar dhe mbi të gjitha si antikomunist të shpall kandidaturën timë për kreun e Partisë Lëvizja e Legalitetit, nga ky vend, për të ngritur zërin tuaj dhe për ta cuar Shqipërinë aty ku i takon.

Me shume respekt
Beniamin Bakalli

Kur Josif Pashko denoi me vdekje Ajken e Kombit. Nga Agustin Miraka.

20170909_083524.jpg

Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve
Foto 3-Prokuror,Zv/ Prokuror i Përgjithshëm Josif Pashko
Foto 4- Kryetari i trupit Gjykues Major Niko Çeta

Në fillim të vitit 1947, pa iu hequr mandati i deputetit, u arrestuan: Riza Dani, deputet i Shkodrës; Shefqet Beja, deputet i Durrësit; Enver Sazani, deputet i Durrësit; Selaudin Toto, deputet i Gjirokastrës; Irfan Majuni, deputet i Dibrës; Faik Shehu, deputet i Dibrës; Kosta Boshnjaku, deputet i Tiranës dhe Gjergj Kokoshi, deputet i Shkodrës, i pari ministër i Arsimit pas Luftës së dytë Botërore. Gjyqi u zhvillua në kinema “17 Nëntori” (Nacional) në Tiranë, me po atë dekor të brendshëm dhe të jashtëm, me po ato parulla të hedhura nga turma e irrituar, sikurse edhe në Gjyqin Special të zhvilluar në kinema “Kosova”. Shefqet Beja, pati guximin të zhvishet në sallën e gjyqit, për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë, plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Një pjesë e mirë e të pandehurve, nën efektin e torturave, pranuan se kishin krijuar një “Grup opozitar”, për të vendosur në Shqipëri një regjim kapitalist. Vendimi u dha në fund të muajit shtator të vitit 1947 dhe ishte i paapelueshëm.
Fundi i procesit gjyqsor
Pas dëshmive të 24 të pandehurve në gjyqin e Grupit të Deputëtëve, ai proces gjyqësor i cili ishte i montuar fund e krye nga Sigurimi i Shtetit, u mbyll në datën 27 shtator 1947, kur dhe u lexua pretenca e vendimi i Gjykatës Ushtarake. Pothuaj të gjitha dëshmitë që u lexuan nga të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, ose ishin marrë me anë të dhunës fizike dhe psiqike gjatë hetuesisë, ose ishin shkruar vetë nga Sigurimi dhe hetuesit, e të pandehurit u detyruan që t’i lexonin ato në gjyq. Por gjithashtu duhet thënë se të pandehurit e atij procesi dhe ata që u akuzuan për lidhje me ta, pjesa më e madhe ishin intelektualë të diplomuar në Perëndim dhe me prirje social-demokrate që aspironin për ideale të vërteta demokratike dhe nuk nguronin t’i shprehnin hapur ato ide që binin ndesh me regjimin komunist të dhunës që po vendoste asokohe Enver Hoxha. Në këtë prizëm, ai grup i madh intelektualësh ishte dhe shpresa e të arratisurve politikë që ndodheshin nëpër malet e Shqipërisë, të cilët emrat e tyre ia paraqisnin anglo-amerikanëve, për t’ju treguar se kishin mbështetje të madhe në vënd dhe prisnin zbarkimin e tyre për të rrëzuar qeverinë e komuniste të Tiranës. Me anë të atij procesi të montuar, Enver Hoxha, së pari synonte që të nënshtronte dhe eleminonte opozitën e vërtetë demokratike, dhe së dyti që t’i paraqiste ata para popullit, si armiq që ishim lidhur me kriminelët dhe agjentuarat e huaja. Për të arritur këto synime, Enveri i shkoi deri në fund qëllimit të tij dhe urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi dhe dënime të rënda për dhjetra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët u akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me Grupin e Deputetëve.

Trupi gjykues

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
Josif Pashko

Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve

1. Shefqet Beja (me varje)
2. Enver Sazani (me vdekje)
3. Sheh Karbunara (me vdekje)
4. Selaudin Toto (me vdekje)
5. Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7. Hysen Shehu (me vdekje)
8. Salim Kokalari (me vdekje)
9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
12. Rustem Sharra (burg përjetë)
13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
14. Rram Marku (burg përjetë)
15. Beqir Çela (me vdekje)
16. Riza Alizoti (me varje)
17. Sulo Klosi (me varje)
18. Paolo Saggioti (me vdekje)
19. Foto Bala (burg përjetë)
20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21. Shefki Minarolli (burg përjetë)
22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

Historia e floririt të Sulë Domit në Elbasan. Nga Agustin Miraka

FB_IMG_1504634615745

Thuhet se atë e mbajtën deri në fyt në ujë të ftohtë, se i shkulën thonjtë, i shkaktuan dhimbje të padurueshme në trup. Trupi i tij nuk rezistoi më gjatë dhe vdiq. Atëherë ishte 58 vjeç.

Ndryshe nga mjaft tregtarë në qytete të tjera të Shqipërisë të cilët, me hir ose pahir, e dorëzuan floririn, në Elbasan nuk qe e lehtë për komunistët.

Ndonëse edhe në këtë qytet u vendos tatimi i jashtëzakonshëm i luftës, disa nga tregtarët e mëdhenj pranuan të vdisnin se sa ta dorëzonin në duart e pushtetit.

Metodat e përdorura nga Sigurimi i Shtetit kanë qenë të mundimshme dhe barbare.

Tortura çnjerëzore provuan Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Ata vdiqën në burgjet e komunizmit për shkak të mosdorëzimit të floririt të kërkuar prej banditëve komunistë.

Historia më klasike e rezistencës ndaj terrorit të kuq ka qenë ajo e tregtarit Sul Domi. Ai vdiq në qelinë e improvizuar të “Grand Hotelit” në Elbasan më 11 prill 1948 pasi u torturua barbarisht për 11 ditë me radhë. Thuhet se atë e mbajtën deri në fyt në ujë të ftohtë, se i shkulën thonjtë, i shkaktuan dhimbje të padurueshme në trup. Trupi i tij nuk rezistoi më gjatë dhe vdiq. Atëherë ishte 58 vjeç.

Për të mësuar më tepër për floririn e Sulë Domit, Sigurimi i Shtetit hartoi edhe një plan sipas të cilit një person u maskua si djali i Sulë Domit, Mahiri. Ky person qëndroi tek shkallët e qelisë në distancë nga Sulë Domi duke u lutur nga larg që ky i fundit të dorëzonte floririn. Sipas dosjeve të Sigurimit, personi që “imitoi” të ndjerin profesor Mahir Domi, ishte i urryeri Th. C.

Ndonëse kishte dorëzuar dy herë “tatimin” që i kishin caktuar, komunistët i grabitën gjithçka me vlerë që kishte në shtëpi dhe e shtërngonin që të tregonte se ku kishte fshehur pjesën tjetër të floririt. Ata ishin të bindur se Sulë Domi zotëronte një thesar të madh sepse në fakt ai kishte një rrjet dyqanesh në qendër të Elbasanit. Kishte të tillë edhe në Selanik dhe Milano.

Në arshivën e shtetit nuk gjëndet asnjë dokument që të dëshmojë se cila është sasia e arit të sekuestruar prej tij.

Pas vdekjes, persekutorët i zhdukën edhe trupin. Ende sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e Sulë Domit.

Tregtari tjetër Refik Myftiu nuk e dorëzoi floririn. Ai e fshehu diku pranë shtëpisë. “Thesari” u zbulua krejt rastësisht kur në Ebasan u ndërtua shkolla e muzikës “Onufri”. Një sasi e vogël e floririt ishte e groposur në rrënjët e një shege.

Ende sot e kësaj dite ekzistojnë legjenda urbane për thesarin e Sulë Domit në Elbasan. Sipas gojëdhënave, ai mund ta ketë fshehur floririn në ullishtën e Elbasanit para se të vinin komunistët. Gjatë dekadave të fundit nuk kanë munguar edhe kërkimet dhe ekspeditat e ndërmarra nga shtetas të ndryshëm për të rënë në gjurmë të këtij thesari.

Familje te tjera te grabitura nga Komunistet ne Elbasan jane: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj
Foto e marre ne Hetuesi.

Për “6 mijë trupat” e vrarë nga Komunistët. Nga Kastriot Dervishi.

FB_IMG_1504630533400

“SHQIPERIA PELLEMBE E VARR.”

Nisur nga keqinformime e keqinterpretime sistematike që po i jepen publikut në lidhje me personat që kanë humbur jetën gjatë regjimit komunist si dhe me shifrën e “6 mijë të zhdukurve”, e quaj me vend të sqaroj të interesuarit rreth kësaj çështjeje. Së pari, duhet ndarë koncepti mbi personat që humbën jetën nga komunistët dhe atyre që nuk u janë gjetur eshtrat sepse nuk është e njëjta gjë. Së dyti, duhet të qartësohet se bëhet fjalë për vrasje të kryera nga komunistët gjatë luftës dhe gjatë ushtrimit të pushtetit prej tyre. Siç po vërej me keqardhje, zyrtarë të institucioneve shtetërore, fillestarë të pandreqshëm në këto punë, që kujtojnë në mënyrë fëmijërore se kur i mësojnë ata dy-tri gjëra po fillon historia, nuk i ndajnë dot këto koncepte. Shifra e përafërt e 6 mijë personave që humbën jetën nga komunistët e jo vetëm nga regjimi i tyre (pra para dhe pas lufte) është bërë e ditur prej meje në kuadër të një takimi që kemi pasur më 28.7.2011 në Ministrinë e Brendshme me znj.Kathryne Bomberger – drejtore e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, me qendër në Bosnje-Hercegovinë. Shifra është nxjerrë mbi bazë sondazhi, d.m.th. nga të dhënat e grumbulluara si dhe duke pasur parasysh mungesate vërejtura në listën e përpiluar në vitin 1996. Nisur nga fakti se ende sot nuk është përpiluar një listë e saktë e personave që u vranë nga komunistët, unë kam artikuluar shifrën e përafërt prej 6 mijë personash, pa shtuar asnjëherë se të gjithëve këtyre nuk u janë gjetur eshtrat. Zyrtarë, mesa duket kopjacë edhe plagjiatorë, të cilët reflektojnë anekënd amatorizëm, nuk e kanë për gjë as të marrin pohimin apo studimin e tjetrit, por artikulojnë keq shifrën për “6 mijë trupa”, a thua se të vrarët janë të ngrirë në frigorifer e po presin me durim këta shpëtimtarët e situatës për t’i “shkrirë”.
Si qëndron e vërteta? Në vitet 1992-1997 është bërë një punë e madhe, por jo e plotë (efekti njohje-kohë), në drejtim të identifikimit të personave të ekzekutuar nga komunistët, në vitet 1941-1944 dhe 1944-1991. Për këtë arsye, një komision shtetëror arriti në bazë të provave dokumentare dhe vetëdeklarimeve të familjarëve të përpilojë një listë që mban datën 17.4.1996, në të cilën përfshihen 5.157 persona të vrarë me ose pa gjyq. Në këtë listë, të hartuar sipas kriterit alfabetik, janë rreshtuar të vrarët nga viti 1941 e deri në vitin 1991.
Ekzekutimet janë kryer nga komunistët në këto raste:
-Gjatë luftës civile në vitet 1941-1944
-Me vendim gjykate të formës së prerë
-Në kufi në orvatje për t’u arratisur
-Si desantë të ardhur nga jashtë
-Si të arratisur brenda vendit
Por, është përllogaritur edhe humbja e jetës në këto rrethana:
-Kampet tela me gjemba
-Burgjet dhe kampet e punës së detyrueshme
-Hetuesi, në kushtet e torturës fizike e psikologjike
-Spitalin e burgut
Rreth 2 mijë persona të kësaj liste i takojnë të vrarëve të viteve 1941-1943, të cilët janë varrosur qysh në atë kohë dhe nuk konsiderohen të zhdukur sepse nuk kanë qenë të tillë. Po ashtu në vitet 1992-1997 u bë e mundur gjetja e shumë vendvarrimeve dhe u organizuan ceremoni të posaçme për personat që u rivarrosën, etj. Një pjesë tjetër e të vdekurve në hetuesi apo në burgje janë varrosur pa shenja në varreza që nuk ekzistojnë më si në Tiranë (Varri i Bamit), Elbasan (parku i qytetit), etj, duke humbur përfundimisht. Në shumicën e zonave ku janë bërë pushkatime si bregu i lumit në Tiranë, zona poshtë Dajtit, Pusi i Mezinit në Vlorë, Spitalla në Durrës, etj, janë bërë ndërtime të shumta dhe këto raste konsiderohen përfundimisht të humbura.
Në këtë mënyrë, numri i personave të cilëve nuk iu gjenden eshtrat është shumë më i vogël nga ai që pretendohet në aktivitete me karakter qokash apo për t’u dukur “Kola në punë”.
Të dhënat dokumentare të trashëguara janë shumë të vogla dhe informacioni shumë i pakët. Megjithatë, i gjithë informacioni i gjetur është vënë në dispozicion të kërkuesve kur është kërkuar prej tyre dhe nuk ka ngelur asgjë pa u ditur rreth kësaj çështjeje.
Asnjë dosje hetimore-gjyqësore nuk ka skica varrimi. Me përpilimin e praktikave të tilla është marrë Policia e jo Sigurimi. Asnjë dosje formulare e Sigurimit të Shtetit nuk përmban të dhëna vendvarrosjeje, sepse këto dosje kanë karakter vetëm agjenturialo-operativ. Po ashtu nuk ka të dhëna për “persona të zhdukur”, sipas përcaktimeve që do t’i gjeni pa fantazi e mekanikisht në një ligj që shkel disa ligje, por që nuk ekzistojnë kurrkund në realitet.
Skica e parë e varrimit e trashëguar është ajo e vitit 1984. Ekzistojnë disa skica të veçuara të viteve 1984-1991 për raste të të dënuarve politikë dhe ordinerë, si dhe skica e varrezës së fshatit Panahor në Ballsh (e kampit nr.309 të të burgosurve), në të cilën janë varrosur të dënuarit e atjeshëm.

Bashkëlidhur: Vendi i ekzekutimit në Linzë dhe një skuadër oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Torturat ne Burgun e Tiranës.

burgje

DESHMIA E NJE PARTIZANI per torturat ne burgun e Tiranes

Shaban Zereci(Dëshmitar. 45 vjeç, nëpunës në Tiranë): -Kam qenë partizan që nga viti 1942, kryetar çete, komandant Batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14.06.1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe. Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe pasi unë nuk hapja gojën, më kanë thyer dhëmbët me dru deri sa u detyrova ta hap. Nuk e mora vesh asnjëherë pse u arrestova. Më pyesnin nëse kisha ndenjur me Spiro Moisiun, me Islam Radovickën. Më dhanë një letër me 11 pika për ta plotësuar duke më thënë se isha anëtar i qendrorit të organizatës tekniko-intelektuale. Më thoshin se për ty është vendosur dhe është nënshkruar nga Komandanti(Enver Hoxha) dhe prandaj fol. Nga torturat e tmerrshme që më bënin, për të shpëtuar, unë u thashë që shkruani ju si të doni dhe e nënshkruaj. Në kohën e fundit më kanë pyetur edhe tre oficerë jugosllavë të cilët hynin në burg pa pasur asnjë roje. Njëri prej tyre ishte Nënkolonel dhe dy të tjerët ishin Kapitenë. Dhe më pyesnin se çfarë kisha folur unë për uniformën. Atje në burg torturoheshin njerëz deri në vdekje dhe unë kam parë se si ka vdekur prej torturave një kapter si dhe një gjerman. Kanë përdorur ndaj meje edhe tortura morale si për shembull, një aspirant i Sigurimit thoshte se do të të marr sonte për të(…) ç’nderuar gruan tënde…Nga Agustin Miraka

Si e Varen Poetin .. Nga Bedri Çoku.

FB_IMG_1502418425186.jpg

Si e njoha une Havzi Nelen

Bedri Çoku

… Kur i doli emri për t’u transferuar nga burgu i Burrelit, për në një burg tjetër, më pak të vështirë se ky, Havzi Nela u shqetësua tej mase. Ndenji me mua gjithë kohën e ajrosjes, duke biseduar për të gjetur arsyen se pse po e largonin nga burgu i famshëm i diktaturës më të egër në botë… E brente ndërgjegjja e largimit nga shokët dhe miqtë e ditur, antikomunistë të Shqipërisë, sidomos dyshimi se mos unë dhe të tjerët e merrnim largimin e tij nga ky vend i mallkuar, si shpërblim “të moralit të thyer” …

Kisha disa vite që jetoja në një dhomë me të. Si dy shokë të vërtetë. Hem për bindjet politike, hem për pasionet artistike. Ai shkruante poezi, unë prozë. Edhe pse pa shumë pretendime në art, ne ngulmonim t’i rrëfeheshim njeri-tjetrit në mënyrë letrare, qoftë për bindjet kombëtare dhe antikomuniste, qoftë edhe për vuajtjet tona shpirtërore. Unë, për ato që m’u ndërprenë sapo u çelën, ai për çka kishte arritur të ndërtonte me sakrifica dhe ndjenja të pastra, sidomos për gruan e tij, Lavdijen, e cila vuante në burgun e Kosovës së Lushnjë. Atë, për të cilën ai thoshte se do të ndërtonte gjithmonë vargje, jo vetëm për hir të kujtimeve dhe jetës besnikërisht bashkëshortore, por edhe për çka ai donte dhe vlerësonte tek ajo. E kishte brengë të madhe pse Lavdija vuante në burg, ndërsa ai vetë ndjehej i kënaqur, siç e përsëriste, ngaqë bashkëvuante në një burg me patriotët e vërtetë të kombit shqiptar.

Si shok i ngushtë, gjeja tek ai jo vetëm mikun e sinqertë, bashkëvuajtësin e ndershëm e të vendosur, por mbi të gjitha mësuesin e pasionuar, që nuk reshte së foluri për nxënësit dhe nxënëset e mrekullueshme të shkollës ku kishte dhënë mësim. I kujtoheshin ata duke qarë me lot në sy pse ai, si guximtar që ishte, në cilësinë e mësuesit të fshatit, kundërshtoi hapur përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës komuniste,që ngulnin këmbë për të ndërtuar me përdhunë edhe në kreshpat heroike të Malësisë së Madhe, kooperativa bujqësore, si kudo në Shqipërinë e Mesme e të Jugut. Ishte pikërisht kjo “përplasje” e parë, e drejtpërdrejt me pushtetin e diktaturës, që i trembi nxënësit e tij për pasojat që e prisnin mësuesin e tyre të dashur. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ai i ndjehu shpejt përndjekjet e përditshme të Sigurimit të Shtetit dhe, së bashku me bashkëshorten e tij të dashur, përballë këtyre kërcënimeve hakmarrëse të njerëzve të diktaturës, vendosi të arratisej nga atdheu i shtrenjtë.

– Para se të kapërcenim kufirin, më tha i pezmatuar, unë e Lavdija qëndruam një copë herë duke parë me lot në sy dritat e shtëpisë tonë; puthëm tokën dhe përqafuam njeri-tjetrin. Pastaj unë shkrova letrën ku thoshim : “Po ikim me zemër të plasur për ty, Atdhe! Havziu dhe Lavdija”. Ndërsa ajo vendosi buzët e saja të kuqe mbi letrën e bardhë duke qarë, unë, pastaj, e ngeca letrën në telat me gjemba të rrethimit të klonit.

– Por kurrë nuk do ta kisha besuar pa e provuar vetë, vazhdoi ai i nervozuar, pasi thithi dy – tri herë cigaren time, edhe pse nuk e pinte duhanin, që sllavët kanë qenë e janë armiqtë tanë të përjetshëm…

Ai kishte mësuar përmendësh “Lahutën e Malcisë” dhe më citoi veçanërisht vargjet, ku Fishta thoshte për ne dhe serbët se : “ Kena le` në mënin e njani-tjatrit”…

– Faqezinjtë na bënë hetuesinë dhe na dorëzuan pabesisht, burrë e grua, tek rojat e kufirit shqiptarë. E bënë këtë vetëm se pse ne u treguam të sinqertë, të ndershëm e patriotë. Nuk pranuam të shanim atdheun dhe popullin tonë, siç donin ata, madje as pranuam bashkëpunimin me ta kundra Shqipërisë. Nga inati na thanë se do të na kthenin, madje na treguan edhe shifrën e viteve burg që do të merrnim nga gjykata shqiptare … Na përmendën edhe emrat e burgjeve, ku do të vuanim dënimet tona të rënda. Po ta them si burrat, vazhdoi Havziu, daç besomë, daç jo, se nuk lëvizi asnjë presje nga ato që thanë dhe vendosën jugosllavët për ne. U dënuam po aq vite burg sa thanë ata dhe përfunduam po në ato burgje që na përmenden ata… Tani jam i bindur plotësisht që këtu, në Shqipërinë tonë komuniste, sundojnë serbët, edhe pse këta hiqen si “të prishur” me Jugosllavinë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e popullit tonë : beson ende sikur Shqipërinë e drejton Partia e Punës e Shqipërisë… Po të shikosh dosjet e të burgosurve me vëmendje, nëpër burgjet tona, mbi gjashtëdhjetë përqind e tyre, vuajnë sepse i ka kthyer Jugosllavia. Me qindra janë malësorë të arratisur për shkak të kooperativave bujqësore që u krijuan me përdhunë në Veri të Shqipërisë. Pse?… Po të ishin jugosllavët që nuk e donin regjimin tonë, ata do ta luftonin dhe s’do të kthenin asnjë kundërshtar të arratisur nga ky regjim, duke e ditur se këtu, shqiptarët o i burgosin, o i pushkatojnë …E njëjta gjë ndodh edhe me kosovarët që ikin nga regjimi i Titos dhe vijnë për mbrojtje në tokën amë…

Havziu ishte i çiltër, i butë dhe i ngrohtë në biseda, përherë i mbante buzët duke buzëqeshur. Asnjëherë nuk e ngrinte zërin. I donte njerëzit me gjithë shpirt. Në sytë e tij bojëqielli vetëm çiltërsi dhe mirësi pasqyrohej…

Një ditë i erdhi një kartolinë, ndoshta më e çmueshmja për të që e kaloi censurën e rreptë të Burgut të Burrelit. Ai fjeti disa net me kartolinën, duke e mbajtur nën jastëk. Këtë kartolinë ma tregoi mua pas atyre ditëve që fjeti me kokën sipër saj, në ëndërrime. Ia kishte dërguar një nga ish nxënësit e tij, i cili ia shprehte me vargje mallin dhe respektin, gjoja i fliste axhës së vet, dhe i thoshte se ruante mbresa të pashlyeshme për të, kur ai u mësonte atyre gjëra aq të vlefshme për jetën… “ Disa nga mësimet e tua, thoshte ish nxënësi, dolën siç na i mësove ti, axhë i dashur, para se të të merrnin ushtar… Nuk paska lumturi më të madhe se sa të jetosh në kooperativën tonë bujqësore !!!!.”…

Unë kënaqesha, kur e shihja Havzi Nelën teksa qeshte me të madhe me fjalët e ish nxënësit të tij….Qeshte fort, natyrshëm dhe me lot në sy.

– Më vjen mirë, më sqaroi, që kundërshtimin tim, atëherë, më 1966, për krijimin e kooperativave bujqësore në Malësinë tonë të Madhe, nxënësit e mi e paskan kuptuar drejt ….dhe po më përkrahin…

Vdekja e tij për ne, të burgosurit politikë në Burgun e Burrelit, ishte dhimbje e madhe. Asnjërit prej nesh, bashkëvuajtësve të tij, nuk na besohej që Havzi Nelën e kishin varur në litar. Nuk mund ta përfytyronte njeri litarin që shtrëngonte qafën Havziut, pikërisht në ato vite që po shembej diktatura komuniste në të gjithë botën, për t’ia mbyllur përjetësisht poetit zërin dhe sytë e bukur e aq njerëzor. Se pse ai s’ishte kriminel, njeri që çnderonte, vidhte apo mashtronte …Fajin e vetëm që mund të bënte, me siguri ngaqë s’ pranonte diktaturën dhe padrejtësitë çnjerëzore në Shqipëri, që kundërshtonte kooperativat bujqësore – shpikjen e varfërisë kolektive dhe të shprehte hapur dashurinë për jetën dhe atdheun, siç ia kishin lënë amanet të parët. Pse, ishin arsye këto për të varur në litar një njeri?

Unë e ndjeva shumë vdekjen e Havziut. Sepse, atë ditë që ai do të largohej nga burgu i Burrelit, nguli këmbë qysh në ajrosje që unë të pranoja si kujtim jorganin e tij. Ky ishte një veprim sipas traditës së pashkruar në burgun e Burrelit ku, cilido që lirohej apo transferohej nga ai burg, nuk duhet të merrte me vete as jorgan, as libra. Të dyja konsideroheshin mjete strategjike për mbijetesën e atyre që do të mbeteshin në atë vend të mallkuar…

Fjeta disa vjet nën jorganin e Havzi Nelës. Madje, edhe pasi mora telegramin e lirimit të tij nga burgu i Spaçit, që më gëzoi tej mase. E, për lirimin e Havziut, duartrokitën të gëzuar edhe të burgosurit e tjerë në burgun e Burrelit, sapo unë ua kumtova lajmin…

E, kur ai vdiq, jorganin e tij e mbështolla me një çarçaf të bardhë dhe e lashë në magazinën e rrobave. Por më ngeli peng që s’e gjeta aty, pasi më rikthyen për herë të dytë në burgun e Burrelit, ngaqë…jorganin e Havzi Nelës e kishin ndarë bashkëvuajtësit copa-copa, për të pasur secili një kujtim prej tij…

Familja e Poetit te Pushkatuar ne skamje e varferi ..tragjedia vazhdon .nga Pandi Anxhara.

20170718_202309.jpg

► “40 vjetori i pushkatimit- Antikomunistët përkujtojnë poetët martir Vilson Blloshmi e Genc Leka”
►Por ku janë sot,pas 40-vjet të pushkatimit të Genc Lekës dhe pas 27-vjet demokraci, familja dhe femijët e poetit martir.!??
Genc Leka dhe Vison Blloshmi u pushkatuan 40 vjet më parë për shkak të qëndrimeve të tyre politike e letrare kundër regjimit diktatorial komunist, dhe ketu nuk dua të flas për jetën e këtyre martirëve pasi është folur shumë këto vite të demokracisë dhe pothujse kanë dalë në dritë të gjitha prapaskenat e dënimit por edhe persekutorët e tyre, janë bërë disa sipoziume nga Shoqata e të Përndjekurve ,shkrime të shumta në media dhe deri dokumentarë televizivë për dënimin e tyre ,pra, gjithshka dihet nga te gjithe.
Prandaj në kete postim, nuk do të flas per jeten e këtyre martirëve ,por për familjen dhe femijët e Genc Lekës, ku janë sot ata pas kaq vitesh dhe si e perpallojnë ata jetën e tyre familjare.??
Genc Leka ,la pas gruan e tij Elenica (Rodhe), dhe dy fmijët e vegjël , djalin Petrika dhe vajzën Eglantina, të cilët pas vrasjes së poetit kanë përjetuar një kalvar vuajtjesh dhe persekutimesh. Eleni e mbetur e ve me dy femijët shumë te vegjel largohet nga Berzezhda e Librazhdit dhe kthehet në qytetin e saj të lindjes,Korcë,me mendimin se do të gjente pak përkrahje nga famija e saj, motrat dhe vëllezerit ,nga bashkëqytetarët e saj ku ishte lindur dhe rritur,por këtu ajo kaloi një persekutim të dyfishtë ,edhe si gruaja e një të pushkatuari ,por edhe si vajza e patriotit nacionalist,Koli Rodhe ,dënuar me burgim të përjetshëm dhe vdekur në burgun e Burelit.Megjithate ,si një grua kurajoze dhe me nivel të lartë intelektual arriti t’i bëjë ballë familjes dhe me shume sfilitje i rriti të dy fëmijët. Ardhja e demokracisë sikur ngjalli pak shpresat për Elenin dhe femijët e poetit por, nuk ndodhi këehtu pasi shteti demokrtik u mjaftua vetëm me disa “dekorata” dhe fjale të mira dhe asgje konkrete, asnje vlerë monetare apo përkrahje të një natyre tjetër për këtë grua heroinë.
Sot ,mbase nuk do t’i besohet askujt se kjo gua u largua nga kjo jetë, para pak vitesh , në mënyrën më të dhimbshme të saj , u largua e lebetitur , e sfilitur , e tejlodhur nga jeta ,u largua ende me ndjenjën e persekutimit, duke mos parë asnjë ditë të bardhë ,por vetëm gëzohej kur shikonte që femijët e saj po riteshin dhe për dite ju uronte artye një jetë tjetër , një jetë më të mirë se ajo e saj.
Femijët e Gencit,Petrika dhe Eglantina, u martuan dhe secili krijoi familjen dhe sot të dy kanë nga dy vajza,ende në moshëe shkollore, por mbase ju duket e pabesuesheme se sot femijët e Martirit të Demokracise ,janë të pa punë dhe pa asnjë përkrahje nga shteti dhe jetojnë nën nivelin jetik,ndërsa persekutoret e babait të tyre vazhdojnë të qetë jetën e tyre duke bërë edhe “sfilata” nëpër studio televizive ,në parlament dhe në instancat shteterore. Kanë kaluar 27-vjet nga ardhja e demokracisë dhe të dy femijët e Gencit,nuk janë likujduar nga shteti sipas ligjit të dëmshperblimit për të përndjekurit e rregjimit komunist, por edhe asnjë punesim apo ndonjë përkrahje për shkollimin e vajzave të tyre.
Djali i tij,Petrika , me ardhjen e demokracisë arriti të bënte disa specializime në Policine e Shtetit dhe punesimi i tij në keto 27-vjet ka qënë me “part-time”,pasi sa merej në punë diku,pas pak kohe hiqej menjëherë sa ndëroheshin drejtuesit e polocisë , dhe këto vite i kanë kaluar vetëm me ecejake zyrave të këtij shteti , por nganjeherë pritja dhe durrimi të lodhin ,dhe ai sot i dërrmuar dhe totalisht pa asnjë shprese është mbyllur në shtpinë e tij duke shtyrë jetën me ato pak të ardhura nga punësimi i bashkëshortes ,pasi vajzat i ka në moshë shkollore.Petrika është një nga njerëzit e rrallë në këto vite që kurrë nuk vurri gishtin mbi persekutorët dhe vrasësit e babait të tij dhe kurre nuk u bë hakmares ndaj tyre ,pavaresisht se ata persekutorë apo femijët e tyre,sot kanë ende shtetin në dorë.
Vajza e Gencit,Eglantina ,pas mbarimit të shkollës së mesme ,edhe ajo martohet dhe krijon familje dhe sot ka dy vajza ende të parritura ,në moshë shkollore.Me ardhjen e demokracisë , vajzës së poetit martir ,nuk ju ofrua asnjë bursë shkollim por as edhe një punë ku ajo të mbante familjen e saj prej katër frymësh. Ajo dhe i shoqi i saj kanë 27-vjet që punojnë në të zezë, me punësime të gjetura vetë brënda miqësisë në bisneset e qytetit ,i shoqi rropatet në punë të zezë nëpër firmat e ndertimit ndërsa ajo ku të munde në restorante dhe bare si pjatalarëse apo shitëse në dyqane veshmbathjesh, por asnjëherë me kohë të plotë punësimi vjetor.Si familje e persekuruar ,jo që asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përkrahje nga shteti,si për shkollimin e vajzave por përkundrazi është nga ato familje që gjysmën e vitit e kalon në errësirë pa drita dhe pa ujë,pasi ja ndërpresin nga vonesa në pagim.Do t’ju duket e cuditshme ,por është më se e vërtetë se vajzat e Petrikas dhe Eglantinas ,,derri më tani nuk e njohin plazhin, as udhëtimin me avion , apo të kenë bërë ndonjë udhëtim turistik diku, ashtu sikurse moshatarët e tyre, femijët e bllokmenëve neokomunistë dhe femijet e deputetëve që dalin nga vota e Petrikas dhe Eglantinas…. pasi nuk munden nga ana ekonomike familjare ,as shkolla dhe universitete elitare nuk ndjekin,por kanë ulur kokën dhe vazhdojnë me përkushtim studimet në shkollat publike të qytetit.
Dje në perkujtimoren e 40-vjetorit të poetëve të Berzhezdes ,nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë,ishin të ftuar edhe familjarët e poetëve martirë për të qënë prezent në këtë ceremoni dhe detyrimisht aty do të ishin edhe djali dhe vajza e Gencit apo edhe mbesat e tij, por a e mendon dikush sot nga “ata lart” se edhe vajtjen në një ceremoni për babain e tyre, femijët e Gencit e kanë shumë të veshtirë ,pasi nuk munden të përballojnë as shpenzimet e udhetimit , nuk munden të marrin një udhëtim me shpenzime, kur sot kanë familjët e tyre me barkun bosh. Megjithatë ,Petrika,djali i martirit,duke e ndjerë si një obligim moral këtë përkujtimore për atin e tij,duke sakrifikuar sa nuk mban më ,shkoi në Librazhd i vetëm, pa të motrën dhe pa asnjë nga mbesat e Gencit,dhe e gjithë kjo,thjesht për arsye ekonomike.
Në këtë ceremoni të 40-vjetorit të pushkatimit të poetit, i biri i Genc Lekës ,Pretrika Leka,morri si dhuratë nga autoritetit i dosjeve, “Dosjen e sigurimit te të atit të hapur publikisht për here të pare”….Por a duhet të ishte kjo “dhurata” apo shpërblimi që duhet të merrte kjo familje pas 40-viteve të vrasjes së babait të tyre dhe pas 27-viteve demokraci.??.. Prandaj,mjaf jemi marrë duke folur e shkruar pa pushim për të vdekurit dhe nuk kemi lënë pervjetor pa i kujtuar nëpër ceremonira precidenciale,për kredo politike dhe nga ana tjetër nuk kujtohemi aspak se si janë katandisur të gjallët e këtyre të vdekurve.
Këto vite, më shumë kanë fituar ata njerëz që “gjoja propoganduan” këtë mënxyrë të komunizmit se sa vetë shtresa e të perndjekurve dhe të pushkatuarve të komunizmit,ka njerëz edhe lart në qeveri dhe parlament që abuzuan me kauzën e të përndjekurve duke përfituar poste dhe vlera monetare,prandaj Shteti dhe Shoqeria Shqiptare ka një obligim të madh për këta njerëz që u rritën jetimë e u degdisën kampeve të internimit ..edhe sot mbas 27- vjetësh ata vuajnë për buken e gojës. . !!!
►Foto :Eglantina me nënën e saj Elenica dhe Petrika ,djali i poetit ,djë në përkujtimoren e 40-vjetorit.
Korcë-18/07/2017

Garé e Turpshme ne PD. Nga Tomor Alizoti .

FB_IMG_1500221015899

Zgjedhjet për kandidatin e PD/ Alizoti: Kjo është një garë e turpshme
Kryetari i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar garën e nisur brenda selisë blu për të zgjedhur kryetarin e ri të PD.

Ai u shpreh se këtë e garë e konsideron të trupshme dhe farsë sepse listat nuk janë bërë publike.

Gjithashtu, Alizoti shtoi se është e papranueshme që përmes kësaj gare farsë të zgjidhet kryetari i ri i PD.

“Kjo është një garë e turpshme. Si mund të quhet e drejtë kjo garë kur listat nuk janë bërë akoma publike? Nuk është legjitime të mos ia vësh ato në dispozicion kandidatit garues. Unë e konsideroj si farsë dhe nuk e pranoj që me anë të kësaj gare të zgjidhet kryetari i që do të drejtojë Partinë Demokratike”, tha Alizo

SI E VRANE BABANE E 6 FEMIJEVE NE SPAÇ. NGA BEDRI BLLOSHMI.

FB_IMG_1500103863929

Çfarë ndodhi më 16.11.1982 në Spaç me Rexhep Goçi

Rexhep Uk Goçi ka lindur në vitin 1937 në fshatin Ҫerem të rrethit Tropojë. Rexhepi ka qenë i martuar me Bora Goçaj dhe kanë lindur 7 fëmijë: Perlatin (më i madhi), Esatin, Luanin dhe motrat Sadete, Valdete, Valbona dhe Servete. Rexhepi kishte arsim fillor dhe ka punuar në ndërmarrjen e gjeologjisë në Tropojë. Më 14.2.1975 arrestohet nga Sigurimi për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, parashikuar nga Neni 73/1 KP. Më 30.5.1975 Gjykata e Tropojës e dënon me 10 vjet heqje lirie. Më pas e dërgojnë për të vuajtur dënimin në kampin e Spaçit të Mirditës. Në vitin 1982 në muajin nëntor qeveria komuniste bën një amnisti për të burgosurit politikë. Në burgun e Spaçit përfitonin 373 apo 375 të dënuar, të cilët u liruan më 15 nëntor 1982. Të nesërmen, më 16 nëntor Rexhep Goçi do të jepte shpirt tek galeria 15/1 nga breshëritë e kallashnikovit. Ishte “rregull” i komandës që mbasi të vrisnin dhe të groposnin për rastin në fjalë, vendgroposja ishte në Shpal të Mirditës. Pas vitit 1990 familjarët e Rexhepit interesohen dhe e zbulojnë vendgroposjen, e marrin dhe e varrosin në vendin e lindjes ku pushon përjetësisht pranë të parëve të tij.

Kujtesë

Çfarë ndodhi më 16 nëntor 1982 në Spaç

Rreth viteve 70-të, në kupolën e krimit në Tiranë, diktatori po vazhdonte krimet e radhës. Në burgun e Spaçit vinin lloj-lloj informacionesh, ndoshta për t’i pasur ne si ushqim të shpresës. Në vitin 1982, natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë 18 dhjetori, në televizion u dha një lajm i gëzueshëm për ne: “Nga një krizë nervore, kryeministri i Shqipërisë, shoku Mehmet Shehu, vrau veten”. Të gjithë të burgosurit përfshi dhe unë, u gëzuam shumë. Bisedonim nga dy e nga tre të gjithë të dënuarit, se komunizmi po e çonte drejt fundit ngrënien e pjellës së vet. Qeveria komuniste shpalli një amnisti për të burgosurit politikë dhe më 15 dhjetor 1982, në burgun e Spaçit, u liruan mbi treqindeshtatëdhjetë të dënuar. Në bazë të përllogaritjeve një i dënuar nga rrethi i Tropojës, Rexhep Uk Goçi, nuk përfitonte nga kjo amnisti, sepse kishte njëmbëdhjetë ditë më shumë sipas përllogaritjes së kartelistit të komandës.

Këta që u liruan ishin në brigada të ndryshme nga të pesë zonat e minierës, ku nën peshën e kamzhikut dhe torturave të tjera, si lidhje me hekura pranë shtyllës së betonit dhe shumë herë me duart e lidhura mbrapa, të lidhnin dhe një rrotë vagoni që peshonte vetëm në duart e lidhura. Kjo rrotë vagoni nuk takonte në tokë. Problem i padiskutueshëm ishte zona e dytë, ku nxirrej minerali i piritit nën temperaturën 40° – 45° nxehtësi. E plotësuan brigadën aq sa duheshin për vagonat e piritit.

Unë në atë kohë punoja në zonën e pestë dhe më kaluan në zonën e dytë bashkë me disa armatorë (punëtorët e mirëmbajtjes së galerisë quheshin armatorë). Kështu që midis disa të tjerëve ishte dhe Rexhep Goçi. Në kohën që do futeshim brenda në galeri dhe saktësisht në galerinë 15/1, e vjetër thërriteshe. Rexhepi do të punonte në këtë galeri siç thashë më sipër, armator dhe merr një mjet që quhej “karrotrupe” për të marrë disa trupa betoni jo shumë larg grykës së galerisë 15/1. Në të djathtë të kësaj galerie, gati 200-300 metra larg, ishte rrethimi dhe një karakoll nga jashtë tre rrethimeve me tela me gjëmba, që vigjëlonte natë-ditë ushtari me automatik në dorë. Duhet të sqaroj një gjë për lexuesin që nuk ka dëgjuar për këto që po rrëfej. Në qoftë se ushtari vriste një “armik” (të burgosur politik), shpërblimi i parë ishte pesëmbëdhjetë ditë leje dhe patjetër dhe një dekoratë dhe kur do mbaronte ushtrinë, komanda i vishte policë po në kamp. Në brendësi të hapësirës nga rrethimet e 20-25 metra larg galerisë, ishin vendosur disa tabela në formë trekëndëshash (prej hekuri), që i dënuari nuk duhet të kalonte dhe as të afroheshe. Rexhepi, disa metra larg këtyre tabelave, po ngarkonte trupat e betonit për t’u futur në galeri. Në këtë kohë u dëgjua ulërima e automatikut, ne shtangëm të gjithë sa ishim nga frika. Sapo u dëgjua zhurma vdekjeprurëse, polici doli e i thërret ushtarit: “Ç’bëre more, ndaloje zjarrin”. Ndërkohë Rexhepi ra në një brinjë me trupin e betonit në prehër dhe me një zë gati në fikje foli: “Ç’më bëre more ushtar, më vrave, m’i le fëmijët rrugëve, kam një qerre me fëmijë. Oh Zot, pse, pse kështu me mua, mirë që s’më liruat, po pse më vratë? Ah, fëmijët mbetën jetimë”. Gjaku dalngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, vari kokën mënjanë dhe nuk u ndje më. Polici qëndronte në këmbë, pranë kufomës duke na ulëritur neve: “Futuni brenda, futuni brenda”. Për tetë orë rresht, ulur në cepin e galerisë e pa folur asnjë fjalë me njëri – tjetrin, të ndriçuar nga llamba karbitit e cila lëshonte një flakë të verdhë, duke lëvizur sa majtas djathtas. Mbas disa orësh mbërriti prokuroria e Rrëshenit për të bërë formalitetet e për ta lejuar komandën të bënte groposjen e radhës në një buzë përroi që thërriteshe Shpal… .

Aty ku e prisnin shokët, të vrarë e groposur më parë. Ndërsa fëmijët u rritën jetimë nën praninë e dhimbjes e urisë. U rritën e u martuan e mbas vitit 1990, Perlati dhe gjashtë fëmijët e tjerë bashkë me fëmijët e tyre (nipërit e mbesat e të ndjerit Rexhep), nisën ashtu me kokë mënjanë, të heshtur drejt luginës së shkretë e majave të rrjepura nga erozioni, të Spaçit. Drejt kësaj skëterre që mbante të fshehur në barkun e tokës së djegur babanë e tyre. Gjithsesi ata e prisnin të kthehej i gjallë, më i plakur e i thinjur, i dërmuarr nga jeta dhe fati që e ndëshkoi aq rëndë. Megjithatë dhe ato pak eshtra që kanë mbetur pa u tretur po udhëtojnë të pushojnë në vendlindje. Edhe pse po të shohësh mbrapa sheh vetëm trishtim, jeta vazhdon… .

Pushofsh në paqe, o miku im i halleve e vuajtjeve!

E megjithatë unë u ktheva i gjallë. Qetësi, qetësi e mjerim.

_________

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT TROPOJË

NR.I REGJ. THEMELTAR _64

NR. I VENDIMIT _65

VENDIM

“NË EMËR TË POPULLIT”

Gjykata e Rrethit të Tropojës e përbëre nga:

Shefqet Muci Kryetar

Imer Sokoli anëtar

Kadire Ismailaj anëtar

me sekretare Vera Doçin dhe pjesmarrjen e prokurorit Kristaq Ngjela, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore të datës 29 e 30 maj 1975 në Ҫerem çështjen penale Nr.69, që u përket të pandehurve;

1 – REXHEP GOҪI, i biri i Ukës dhe i Fatimes, i datëlindjes 1937, lindur e banues në Ҫerem, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, dhe me gjendje punëtor, me arësim fillor, pa imunitet, pa parti, i padënuar më parë, i arrestuar më 14.2.1975.

Gjykata, pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Rexhep Goçi me 10 vjet heqje të lirisë, ndërsa i pandehuri Ҫelë Goçi me 7 vjet heqje të lirisë, pasi dëgjoi edhe fjalën e mbrojtjes dhe të fundit të të pandehurve në të cilën kërkuan; i pandehuri Rexhep të dënohet sipas ligjes dhe i pandehuri Ҫelë drejtësi,

VEREN:

I pandehuri Rexhep Goçi që në rini të tij ka ushqyer urrejtje për pushtetin popullor, pasi rrjedh nga një familje me qëndrim tëkeq politik. I ati është dënuar për krim kundër shtetit tonë të demokracisë popullore. Këtë urrejtje i pandehuri Rexhep ja ka ushqyer e mbajtur të gjallë edhe të kushëririt, të pandehurit Ҫelë Goçi.

Të predispozuar për t’iu kundërvënë fitoreve madhështore të revolucionit socialist në RPSH, vijës marksiste-leniniste të Partisë sonë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT TROPOJË

SHKURTIM VENDIMI

Me vendimin Nr.65 datë 30.5.1975 të gjykatës rrethit Tropojë Rexhep Ukë Goçi është dënuar me 10-dhjetë vjet heqje lirie për krimin e agjitacionit e propagandës kunder pushtetit popullor.

KRYETARI I GJYKATËS

/ Besim Trezhnjeva/

Vulë Firmë

Drejtimi Perlat Goci

Qerem Administrata e P.T.

TELEGRAM

Lokali Nr. 7

Marrë data 19-11-82

Prej zyrës B Curri

Marrësi

Cilësi Për Prej Nr. Fjalë Data Ora Shënime

Shërbimit

363 43 18 12.50

Me lotë në sy me hidhrim ne zemer marrim pjes në vdekjen e parakoshme te Rexhepit tone të Dashun. Majuni si burrat duejni dhe ndihmoni njeri tjetrin

Tuajt për jete Sadri Sokoli Fetulla Gashi

Ky është telegrami i kobshëm që tre ditë më vonë, u bëjnë familjes së Rexhep Goçit dy miqtë e burgut. Dymbëdhjetë vjet më vonë, njëri nga këta dy miq të burgut, Sadri Sokoli, do pësonte të njëjtin fat në revoltën e Qafë-Barit, më 22 maj 1984.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

DREJTORIA E ADMINISTRATES BURGJEVE Tiranë, më 9 . 5 . 1992.

V E R T E T I M

Me anën e të cilit vërtetojmë se z.Rexhep Uk Goçi

i vitlindjes 1937 është arrestuar më 14.2.1975

dhe është vrarë më 16.11.1982.

Lëshohet ky vërtetim sipas kërkesës së tij.

D R E J T O R I

N/KOLONEL EDMOND CAJA

Firmë Vulë

Rexhep Uk Gaci

Varrosur te varrezat e Shpalit me Nr. 42 Nga Bedri Blloshmi

POETJA QE GATUAN ME RREZET E HENES..MIMOZA LESKAJ.

FB_IMG_1499887971863.jpg

Një pjatë ndryshe.

Sonte, gatova një pjatë të ngrohtë.
Në fillim i hodha argjendin e hënës,
më pas, me yjet shtrova një radhë mendimesh,
spërkatur nga disa erëza, që të shponin hundët.
Diku,… harruar në sirtar,
një libër me poezi dashurie, e pahapur akoma.
Mora tre rreshtat e parë, dhe pjata filloi të ngrohesh.
Përzieva butësisht tre pika lot të kripur,
Prita të shkriheshin, të mos u ndihej shija.
Sonte, gatova një pjatë të vërtetë,
më ngrohu zbraztinë që le ti,…dhe ikja.

I dua gjërat e vërteta.
Janë si një pjatë e ngrohtë, që njomin grykët e sëmura.
Me fund,e ktheva dhe pak verë për ty,
pak, nga ajo e kuqja…!

Vizite dhe takim ne Uashington DC per te perkujtuar viktimat e komunizmit. Nga Benjamin.Bakalli .

Vizite dhe takim ne Uashington DC

Me ftese te fondacionit perkujtimor per Viktimat e Komunizmit me qender ne Ushington DC. SHBA dhe shoqeruar nga shqiptaro-amerikani I mirenjohur në komunitet, Z.Cezar Ndreu, Z. Beniamin Bakalli , kryetar i deges se Partise Levizja e Legalitetit per degen e Tiranes u takua me Z. Marion Smith , drejtori egzekutiv I Fondacionit dhe me Dr. Murray Besset nga departamenti i edukimit te fondacionit.

Ne takim, I cili zgjati per me shume se nentedhjete minuta, Z. Smith shprehu simpatine e tij per Shqiperine, per vuajtjet e kombit nga komunizmi, tregoi per punen qe bejne si fondacion dhe ftoi miqte te ndanin eksperiencat dhe njohurite e tyre nga jeta nen komunizem ne Shqiperi.

Z.Bakalli pasi falenderoi zoterinjte mikprites per takimin dhe per punen e tyre shume domethenese , foli ne vecanti per historine e familjes se tij gjate periudhes se komunizmit, tregoi se familjaret dhe të afërmit e tij mbajne mbi supe 120 vite burgim ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit e Spacit per aktivitetin dhe perpjekjet e tij per zbardhjen e se vertetes kombetare shqiptare dhe ndau me zoterinjte amerikane disa nga punet e tij permes faqeve te tij informuese Gjenocidi Shqiptar dhe Krimet e Komunizmit si dhe epr leksionet qe ai ben ne institucionet edukuese ne Shqiperi ne menyre qe brezi i ri te mesoje te verteten.

Z. Ndreu gjithashtu perzemersisht falenderoi mikpritesit dhe i pergezoi ata per punen e madhe edukative dhe fruthdhenese lidhur me te vertetat e komunizmit dhe frutet famekeqe te kesaj ideologjie dhe pastaj ndau disa episode nga historia e familjes se tij por edhe beri nje pasqyre te pergjithshme te historise se kombit shqiptar gjate periudhes se eger te komunizmit.
Z. Smith , tregoi interest e vecante per rrefimet ngjethese qe u paraqiten dhe ftoi gjithe ata persona, permes ketyrve vizitoreve, qe kane deshmi personale ti ndajne me kete organizate. Z. Smith theksoi se punet e fondacionit jane te fokusuara ne edukimin e brezit te ri, tregimin e se vertetes lidhur me ideologjine skllaveruese e shkaterruese sic eshte komunizmi qe ehste perjetuar ne vendet e lindjes dhe sidomos ne Shqiperi dhe premtoi se do vazhdoje komunikimin me shqiptaret dhe shprehu mirenjohje e falenderime per viziten.
Ne takim merrte pjese edhe Merita B. McCormack , autore dhe aktiviste shqiptaro –amerikane ne zonen e Uashingtonit si dhe Mariza Smajlaj asistante egzekutive e Fondacionit.

Korrespondenti i Diellit

Ké do të doja per Kryetare të PD.

FB_IMG_1498756422099

Ke do doja per kryetar te PD?

Nje miku im me la takim sot ne mengjes. Punon ne administrate, prej shume vitesh familje pronaresh i djathte 24 karatesh por prej kohesh se kam pare shume aktiv. Natyrisht ruan dhe vendin e punes dhe me shume mund mori statusin e nepunesit civil!
– kam nje propozim – tha pa me ardhur akoma porosia. Ne rast se ke muhabet thuaji atij djalit Tomor Alizotit te kandidoje per kryetar i PD. Une do e perkrahja me gjithe qejf kjo se ben fitues por…
– car thua me burre,- ja ktheva, kush e njeh Tomorrin, kush e voton. Fundja kush me degjon mua, as me kane pyetur ndonjehere. Ne rast se bej gam gam bej se me dhimbset partia e kaq. Dhe vete une e njoh nga larg. Plus qe as e kam idene se kush eshte. Ke nai muhabet tjeter?
– jo se jam vone. Po keta te tjeret cfare perfaqesojne, apo kane perfaqesuar? Eshte sternip i Fejzi bej Alizotit, dhe nip i Riza Alizotit, njeri i pushkatuar nga regjimi komunist dhe tjetri inchinier i varur po nga regjimi komunist. Babai i tij Fejziu junior, vuajti ne burgjet e spacit, ndersa vete Tomorri eshte lindur ne internim. Gjyshja e tij pas varjes se burrit dhe burgosjes se te birit u semur nga kanceri, vdiq dhe regjimi nuk pranonte as tja varroste. Ka qene rasti i pare qe nje person nuk eshte pranuar te varroset me pretendimin se ” varrezat shqiptare skane vend per alizotet”. Babai i tij u dergua ne kampet e lushnjes ku u rrit nga daja! Me pas do e burgosnin ne spac pas lindjes se Tomorrit. Madje dhe emri i Tomorrit ka nje specifike te vecante. Gjyshja e tij ngaqe i lutej Baba Tomorrit qe te zhdukte komunizmin vendosi qe emrin nipit tja vendose Tomorr, qe ti plotesohej deshira!
Kam njohje te larget familjare, por alizotet jane legjende ne historine e tyre dhe keto histori kane qarkulluar tek te gjithe ata qe i njihnin. Vete Tomorrin nuk e njoh. Pashe qe kishe bere nje status dhe thashe kush e di!
Nderkohe qe miku im iku ne pune te tij une ndejta dhe pak. Ne fakt Tomorrin e kisha pare aty verdalle PD, dhe e dija qe mbulonte departamentin e ish te perndjekurve por kaq. Isha ne dileme ne rast se do kandidonte a do e perkrahja. Tomorri nuk njihet shume ne publik. Ka mbaruar shkollen ne Gjermani dhe ka qene sekretari yne i ambasades atje. Por keto pak rendesi ka. Mbaj mend dhe kur erdhi Lulzim Basha ne PD askush se njihte. Ishte djale i qeshur, dhe interesant per faktin se kish qene jurist ne tribunalin e Hages. Rezatonte kulture perendimore, por ne intervistat e fillimit ishte konfuz. Gje qe me rezultoi dhe ne nje interviste qe zhvillova me te per gazeten ku punoja. Ishte nga intervistat e para te tij. Me pas pergjigjet ishin standarte kudo qe shkonte. Njesoj si Tomorrin dhe ate atehere se njihte askush, por partia dhe doktori u investua shume. Tre here minister, nje here kryetar bashkie dhe ne fund kryetar Partie. Personalisht e kam perkrahur ne te gjitha betejat e tij, dhe ate per kryetar partie, pasi dhe Olldashi ndjese paste jo pak here e kish shfaqur hapur klanizmin dhe klientelizmin ne PD. Per interesa te tij se kish per gje te te braktiste, dhe ca gjera duhen thene sic jane. Basha dukej e vetmja zgjidhje dhe zgjedhjen e tij ne krye te PD e perjetova jo pa gezim. Por besimi te ai si lider filloi te me lekundej qe kur nuk zhvilloi asnje analize per humbjen e vitit 2013. Prisja heqjen e figurave qe e cuan PD ne humbje por hic. Mendova se sdonte debate para zgjedhjeve lokale, por dhe ato rezultuan katastrofe. Pa dashur te zgjatem, me tej kjo histori vazhdoi deri me 26 qershor 2017. Basha ne vend te ngjitej pergjate kohes vetem humbiste terren. Vendime qesharake, perfshirje qesharake, perjashtime ne shume raste e kota.Listat e kandidateve per deputet ishin nje katastrofe me vete. Ne shume raste kam detyruar te hesht per te duruar talljet me emra te caktuar. Asnjehere smbaj mend ne 27 vjet qe te kem perjetuar nje fushate me mentalitet humbesi. Dhe ndodhi ajo qe ndodhi….
Sot PD ndodhet ne nje situate qe kam kohe qe de kam pare dhe ketu e cuan vendimet foshnjarake te kryetarit te partise. Prej kohesh kjo parti nuk perfaqeson me asgje! Kjo parti qe lindi si shprese per te gjithe ata qe u vrane e u burgosen nga regjimi. Ndoshta ka ardhur koha te perfaqesohet nga nje pinjoll i atyre qe u persekutuan, te rikthehet dhe nje herete ato ideale. Te behet e qarte se cfare perfaqeson. Te riktheje nje here shpirtin e demokrateve qe i qendruan dhunes se diktatures dhe plumbave te vitit 1997. Le te jene nje here demokratet ata qe zgjedhin dhe krijojne liderin, dhe jo tua serviresh te gatshem pa alternative tjeter. Por a do e votoja une Tomorr Alizotin, pinjollin e Fejzi Beut te vrare nga dora e Bedri Spahiut dhe te lindur ne kampet e perqindrimit te rregjimit ne perballje me te birin e kristaqit? A do e votoja para kryetarit para kryetarit aktual qe solli kete rrenim dhe nje soroisti qe na shfaqet si shpetimtar…. po pa asnje medyshje!

Armand Maho

VETEM AI QE VOTON DJATHTAS ESHTE NJERI DHE NJEH ZOTIN.NGA AGRON TUFA.

FB_IMG_1497698969764

AGRON TUFA

Te jesh i djathtë, do të thotë të pranosh se ka Zot, se Ai është Krijuesi i Gjithçkaje dhe i njeriut; që Ai e ka krijuar edhe Majmunin, përfshij dhe atë Majmun, që dofarë e njohin për Stërgjysh;
Të jesh i djathtë do të thotë të nderosh të vdekurit, të parët e tu, prindërit dhe familjen.
Të jesh i djathtë do të thotë, që Atdheun ta shohësh si vijim dhe zgjerim të familje;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i duash trojet e tua, kopshtin tënd dhe pronën e vënë me djersë prej paraardhësve të tu dhe prej teje;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i hapësh vetes mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha dhuntitë që të ka falë Zoti dhe që suksesi yt individual, të mbështetet në etikën njerëzore, pa i hy kujt në hak;
Të jesh i djathtë do të thotë, të duash dhe mbrosh traditën si vlerë të identitetit tënd e të kombit tënd;
Të jesh i djathtë do të thotë të çmosh në kult privatësinë dhe ta administrosh pa frikë, pa asnjë ndërhyrje e presion – lirinë tënde, të ndjehesh e të veprosh si i lirë, të marrësh vendime lirisht sipas ndërgjegjes tënde dhe të bësh lirisht zgjedhjen tënde;
Të jesh i djathtë do të thotë se brenda teje ka aq dashuri, sakrificë e mëshire, të cilat, në akord me frymëzimin tënd të brendshëm hyjnor je gati t’ia ofrosh të afërmit dhe njeriut në nevojë, të bashkëpjesëtosh gjithçka me fatkeqët, jo si solidaritet ateist komunist, por si shpirt i tejndjeshëm me praninë e Zotit.
Të jesh i djathtë do të thotë të dish ta bësh çdo herë zgjedhjen estetike dhe etike midis së Mirës dhe së Keqes, edhe kur dallimi midis tyre është i vështirë: zgjedhja e saktë bëhet edhe instinktivisht .
Të jesh i djathtë do të thotë, që higjiena e ndërgjegjes tënde nuk mundtë jetë aq e ndotur, sa të të shtyjë të votosh për Partinë Socialiste apo LSI. Ky do të ishte degradim dhe mëkat i pashlyeshëm për të gjitha cilësitë e një të djathti, që përmendëm më sipër.
Të djathtët e vërtetë, me një bosht vlerash të tilla, të pandryshueshme që nga antikiteti e deri më sot, votojnë të gjithë alternativën e djathtë dhe jo trashëgimtarët e komunizmit dhe Enver Hoxhës!
Të djathtët e vërtetë janë bukuria e Shqipërisë dhe me 25 qershor do të votojnë kundër shëmtimit të Shqipërisë!

Të gjithë ata janë shokët e mi, miqtë e mi, vëllezërit e mi!

Dhe i përqafoj në prag të 25 qershorit 2017

Si e shkaterroi Sajmir Tahiri Arkivin e MPB. Nga Kastrioti Dervishi.

FB_IMG_1495708559497dosje_981193148-300x219

Dy fjalë për sherrin Tahiri-Marko

Lexova sot në fb një tekst demaskues të ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, kundër presidentit të zgjedhur Ilir Meta. Nuk më intereson fare brendia e këtij, por meqë në të doli dhe mori udhë emri i Ilir Markos, më duhet të them për publikun disa të vërteta. Natyrisht nuk do komentoj asgjë rreth kazanëve e tepsive apo për çështjeve që nuk lidhen me mua, por vetëm ato që i takojnë “gjymit” tim. Ilir Marko ishte emërimi i parë i Saimir Tahirit në MPB në shtator 2013 si drejtor i Inspektimit. Në periudhën shtator 2014 deri në janar 2016 ka qenë i besuari i Saimir Tahirit, duke dhënë kontribut, në shkatërrimin e administratës së kësaj ministrie, përpilimin e listave të personave që do hiqeshin nga puna në nëntor 2013 si “armiq të partisë në pushtet”, etj. E pra, kryekëshilltari i Saimir Tahirit ka qenë Ilir Marko, tanimë i akuzuar ndryshe nga ish ministri.
Personi i parë që është përdorur kundra meje, me porosi të Saimir Tahirit, ka qenë Ilir Marko. Pra si “aksioner” i përpilimit të memos së parë nga inspektori Anastas Meçi, përmbajtja e së cilës ishte tërësisht amatore e me shkelje të rënda ligjore (përveçse me fshehje të vërtetash). Mjafton t’ju citoj një rresht të kësaj memoje të datës 18.9.2012 drejtuar sekretarit të përgjithshëm, në të cilin dallohet lehtas “analfabetizmi administrativ”:
“Në zbatim të porosisë suaj lidhur me administrimin, ruajtjen nxjerrjen dhe asgjësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror…”. Nuk ka arkivist që i jem dum kësaj fjale.
Kur nuk gjetën asgjë kundra meje, filluan teknikën e sajesave, të cilat gjykata i gjeti në shkelje të rënda të ligjit. U largova nga detyra sepse isha profesionist dhe nuk isha komunist apo derivat i tyre. Me sa pashë, që të vijoje punë në atë ministri duhej të ishte i paaftë dhe militant i orëve të para dhe sigurisht bir oficeri kontributor në diktaturën komuniste. Sigurisht nuk e plotësoja këtë kusht.
Pas veprimeve kundra meje (në fakt ndaj Arkivit) ku ishte “aksioner” edhe Ilir Marko, ministri Saimir Tahiri dhe sekretari i përgjithshëm Genc Gjonçaj i dhanë Arkivit të Sistemit të MPB-së shkelmin më të madh në historinë e vet, aq sa sot ky Arkiv është vetëm me një arkivist dhe për pasojë gjithë sistemi arkivor i MPB-së është krejt jashtë funksionit. Nuk e kam kuptuar kurrë nëse e bënë këtë nga padija apo nga urrejtja. Sido që të jetë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar një dëm të pallogaritshëm trashëgimisë historike të Shqipërisë, pasojat e së cilës do jenë fatalisht shumë të gjata.
Praktikën e rastit tim ia kam bërë të njohur institucioneve ndërkombëtare si dhe do ta bëj publike të gjithën në një rast të përshtatshëm.
Mjaftonte që Saimir Tahiri të kujtonte si e nxiste Ilir Markon në gushtin e vitit 2014 të gjente apo sajonte ndonjë gjë për të më hequr nga puna e drejtorit të Arkivit (këto biseda i kam ditur qysh në atë kohë). Se në këtë lojë të ulët e të mjerë u përdorën letrat klasore që bënin oficerët pleq të Sigurimit si p.sh. Idajet Hoxha (më kanë nderuar sepse nuk pres lëvdata prej tyre).
Nuk e di cili është mirëbërësi jetës së Ilir Markos, por mendoj se këtë herë Saimir Tahirit duhet t’i përgjigjet gjerësisht e jo me sms vetëm Ilir Marko. Do ishte në nderin e Ilir Markos, të deklaronte ndër të tjera publikisht atë që u bë kundra meje në shtator 2014 se fjalë të përgjithshme me kazanë, gjyma, qypa, kusi, kemi dëgjuar mjaftueshëm këtë sezon. Të mësojë publiku shqiptar si zbatohet ligji dhe maliqi leninist i luftës së klasave nga “shtetbërësit”. Le të thotë të vërtetën dhe këtë t’ia çojë edhe DAP-it, në mënyrë që ky ta ketë si medalje nderi në punën e tij certifikuese ndaj shkeljeve ligjore.

Elbasan, si e burgosi dhe i mori hotelin Enver Hoxha Xhavit Biçakut.

Elbasan, si e burgosi dhe i mori hotelin Enver Hoxha Xhavit BiçakutFB_IMG_1496349156369.jpg
Pasi mbaroi plenumi i Beratit, mbëmjen e 27 nëntorit 1944, Enver Hoxha mbërriti në Elbasan. Të nesërmen do nisej në Tiranë si kryeministër i qeverisë “demokratike” të Shqipërisë. Ai qëndroi në Elbasani në hotel “Modernon”, pronë e Xhavit Biçakut.
Duhet t’i ketë bërë përshtypje Hoxhës cilësia e atij hoteli. Si ziliqar që ishte dhe po kaq edhe zemërzi, nuk mund të rrinte i qetë e ta linte të zotin ta gëzonte pronën e vet. Përveçse i mori kinemanë e qytetit (sot teatri “Skampa”), i mori edhe hotelin nga i cili shkoi në Tiranë si kryeministër, si dhe e burgosi. Hoteli u shtetëzua dhe u kthye në gjykatë. Me dekretligjin nr.548 datë 26.11.1947 hoteli u shtetëzua “për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare”. Në raportin justifikues thuhej se pronari “nuk dëmtohej, sepse kishte edhe pasuri të tjera të paluajtshme”, se ishte një person “që vinte nga klasat feudale të kohës” dhe se gjithë këtë pasuri e kishte vënë sipas tyre “në sajë të spekulimit mbi popullin si tregtar dhe mbi shfrytëzimin e bujqve si çifligar”.
Xhavit Biçaku vuajti persekutimin komunist. Me vendimin nr.531, datë 29.12.1947 të Gjykatës Ushtarake Elbasan, ai u dënua me 20 vjet heqje lirie. U dënua së bashku me 11 të tjerë, i akuzuar se kishte organizuar “grupe klandestine”, “organizata ilegale”, etj. Xhavit Biçaku vuajti 12 vjet e 3 muaj në burgjet e diktaturës.
Për ironi, për shumë vite në derën hyrëse të hotelit qëndroi edhe një pllakë përkujtimore që tregonte se E.Hoxha kishte fjetur një natë në atë godinë.
Bashkëlidhur fotografia e pronarit, ndërtesa në vitet ’40 si dhe dekreti i shtetëzimit. Infoelbasani.al

Nuk Terhiqemi Perballe Komunisteve..nga Beniamin Bakalli.

received_1472598712762256

Urime z Adriatik
Të uroj sukses dhe fitore
Tu dorehiqje ishte dezertim , të luftosh eshte fisnikeri
Ti zgjodhe rrugen e fisnikerisë , se je i tillë

Me shume respekt
Beniamin Bakalli

Postimi i plotë i zotit Adriatik Alimadhi në fb
E/I nderuar antar i kryesise, antar dhe simpatizant te partise Balli Kombetar,
pas shume diskutimesh, perplasjesh mendimesh, bashkepunimi me idet e burrave te urt dhe te meçur te Ballit Kombetar Vlore, me frymen vllazerore te partise Balli Kombetar dega Vlore vendosa te pranoj dhe sapo perfundova firmosjen e proçedurave te kandidimit per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen ne numrin 6.
Duke respektuar mendimet dhe mbeshtetjen tuaj, mendoj se kemi bere nje sherbim te duhur ne interes te partise Balli Kombetar dhe ne interes te Shqiperise dhe te Shqiptareve.
Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per kontributin e gjithe secilit.
Adriatik Alimadhi.

FËMIJTË E TYRE DHE FËMIJTË TANË.Nga Xhafer Sadiku.

20170527_184100.jpg

FËMIJTË E TYRE DHE FËMIJTË TANË

Pasi u ke hedhur një vështrim listave të kandidatëve për deputet, kujtesa të kthen njëzetë e ca vjet të shkuara, në një debat në parlament. Për ata që nuk e mbajnë mend, apo kanë qenë fëmijë, debatin e ndezi një nga krerët e lartë të partisë që kishte lënë pushtetin. Tërë urrejtjen e derdhi mbi disa deputetë, ish të persekutuar politikë.
Në diskutimin e tij, njeri prej tyre, zgjodhi t’i përgjigjej me një togfjalësh të marra nga romani “Viti ‘93” i Hygoit, të përshtatura për rastin në fjalë. Përafërsisht, ai tha se partinë e parafolësit dhe Enver Hoxhën do t’i mallkonin nënat që i la pa bij, gratë që i la pa burra dhe motrat që i la pa vëllezër.
U duk se fjalët e tij e vunë me shpatulla për muri kalemxhiun e regjimit të përmbysur, kur pa pritur u ngrit një nga “liderët” e “lëvizjes studentore” të dhjetorit. Të gjithë prisnin të “gjëmonte” siç kishte bërë deri atëherë, por opinioni mbeti i shtangur nga fjalët e tij. Ju nuk doni ta kemi pushtetin ne, tha, por nëse do ta kenë këta, ku do të venë fëmijët tanë?!
Ç’ta zgjasim… Vitet rrodhën si lumi… Ashtu si tha “lideri”, ashtu edhe ndodhi. Vota ishte tona, pushteti i tyre. Ata u pasuruan duke e kthyer atdheun në pronë. Edhe pushtetin e konsiderojnë si pronë, madje po ua trashëgojnë fëmijve. Kudo do të gjesh fëmijët e tyre… të pajisur me armët e kohës, injorancen dhe arrogancën.
Po fëmijët tanë?! Rugëve të botës… pa të ardhme në atdhe. Se bijtë e “liderëve” zbatojnë porosinë e baballarëve: “armikun e klasës nën thundër e mbaj”.

PRINCI LEKA NE KOSOVE ME RAMUSH HARADINAJ. NGA Benjamin.Bakalli

received_1469941899694604.jpeg

Princi Leka II është në një vizitë 2 ditore në Kosovë
Gjate qëndrimit në Prishtinë është takuar me kandidatin për kryeminister z Ramush Haradinaj dhe ka thënë se në Kosovë gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë përherë afërt Kosovës
“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Princ Leka ll në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma,z Ramush Haradinaj.
Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që z Ramush Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në fjalën e tij z Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohet me Princ Leka ll , kur shqiptarët takohen mes vete.
Z Haradinaj falenderoj Princ Leka ll për viziten e tij në Kosovë, dhe perkrahjen e vazhduar të Oborrit Mbreteror Shqiptar për Kosoven
Beniamin Bakalli

Familja e Diktatorit Hoxha,që çoi 320 Ton Flori në bankat e Zvicrës.

FB_IMG_1495694199636

Enver Hoxha, komunisti tinzar që çoi floririn e Shqipërisë në bankat e Zvicrës

Ndofta kjo është një histori e përjetshme në raportet e popullit me mbretin, presidentin, apo udhëheqësin që drejton vendin. Populli e zgjedh që të qeverisë, ndërsa ai veprimin e parë që bën pasi merr pushtetin është grabitja ndaj pasurisë kombëtare. Duke zgjedhur që në fillim dy gjëra: Shufrat e dajakut për kundërshtarët dhe shufrat e floririt për familjarët. Por me diktatorët si Enver Hoxha punët janë edhe më të ndërlikuara. Sepse ai zgjodhi që në fillim bangot e të akuzuarve për njerëzit e thjeshtë dhe bankat e Zvcrës për njerëzit e familjes. Liljana Hoxha, nusja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Sokolit, disa herë i është drejtuar vjehrrës së saj, Nexhmije Hoxhës për ndarjen e drejtë të pasurisë së ish udhëheqësit të lartë të Shqipërisë, i cili drejtoi vendin tonë drejt errësirës, me “dorë të hekurt”. Kërkesa insistuese e Liljana Hoxhës bëhet mbi kriterin tradicional të ndarjes së pasurisë së prindërve në mënyrë të barabartë midis të gjithë fëmijëve të familjes. Gjithmonë, në bazë të intervistave të publikuara prej saj, kuptohet lehtësisht se Sokol Hoxha nuk ka marrë pjesën e duhur, ose atë që i takon, në krahasim me fëmijët e tjerë. Nga kjo histori kuptohet lehtë se edhe për shkak të komunikimit më të mirë të Nexhmije Hoxhës, me Ilir Hoxhën, ajo nuk është kujdesur në mënyrë të barabartë për të gjithë. Historitë e shumta të lidhjeve midis thesarit të florinjtë dhe Enver Hoxhës hedhin dritë të mjaftueshme për të kuptuar se ish sekretari i Parë i Partisë së Punës, i kishte marrë masat për sigurimin e jetës së pasardhësve të tij, deri në dy-tre breza. Por ndërkaq, mënyra se si ka jetuar familja e Nexhmije Hoxhës, pas vitit ‘90-të, pra, strehimi familjar i saj në ish –Institutin e Tokave, shtroi shumë pikëpyetje në lidhje me pasurinë e Enver Hoxhës, apo në lidhje me grabitjet e bëra prej tij ndaj pasurisë kombëtare. Ka me dhjetra shkrime e hulumtime për grabitjen e floririt nga Enver Hoxha duke e ndarë këtë aksion të vjedhjes në tre faza kryesore, e cila përkon me periudhën pak para çlirimit, me periudhën pas çlirimit dhe me periudhën e viteve ‘68-‘70. Në të gjitha rrëfimet e bëra nga dëshmitarë të cilët sot kanë vdekur, flitet për transportimin e floririt jashtë shtetit, pra në bankat e Zvicrës apo në Amerikën e Jugut, në emër të 3 fëmijëve të saj. Një mundësi tjetër e përfolur më shumë gjatë luftës dhe më pak pas saj, është groposja e arit në vende që i di vetëm Nexhmija. Në këtë mënyrë të vërtetat përzihen me një sërë legjendash, ku për shkak të sekreteve bankare, apo për shkak të mospublikimit të emrave nga bankat e Zvicrës, problemi mbetet akoma në pamundësi verifikimi. Këtë e ka përforcuar edhe gjendja financiare e familjes Hoxha pas vitit ‘90-të, ku ende nuk është shfaqur ndonjë fakt që të vërtetojë pasurinë e tyre përrallore. Për disa kohë u fol për lidhje të kompanisë “Iliria Holding”, me djalin e Enver Hoxhës, Ilir Hoxhën. Më tej u fol se firma “DEKA” ishte pronë e djemve të Enverit, e cila në zhargonin e përditshëm përkthehej: “Djemtë e Enverit Krenaria e Atdheut”. Për këtë gjë janë pyetur shpesh nëpër intervista edhe familjarët e kësaj familjeje, por askush prej tyre nuk ka konfirmuar pronësinë ndaj ndonjë kompanie të madhe në vend.

Historia e grabitjeve
Kinezët kanë një shprehje që thotë: “Dashnoren çdo të shtunë rrihe. Edhe nëse ti nuk e di përse po e rreh, kjo nuk prish punë. Sepse e di vetë ajo, e cila gjatë javës do të ketë bërë patjetër ndonjë gabim që ta meritojë rrahjen”. Krahasimi është gjithsesi i pasaktë, por edhe në rastin e udhëheqësve të lartë ndodh e njëjta gjë. Çdo akuzë për grabitjet e pasurisë ndaj tyre, është e drejtë, sepse padyshim gjatë qeverisjes ata kanë bërë patjetër ndonjë vjedhje astronomike të thesarit. Por në rastin e Enver Hoxhës punët ndryshojnë. Ai akuzohet nga bashkëkohësit e vet se ka vjedhur arin e shtabit të përgjithshëm, apo ka përfituar shuma të mëdha nga konfiskimet dhe tatimi i jashtëzakonshëm, ku floriri nuk regjistrohej i gjithi. Sipas dokumenteve, thuhet se në vitin 1943 në Labinot, Enver Hoxha mori nga Fetah Ekmeçiu 4 qese lëkure me florinj dhe i groposi bashkë me Sami Bahollin. Në atë kohë Fetah Ekmeçiu ishte i ngarkuari i shtabit me çështjet e financës. Pak kohë mbas ngjarjes së sipërpërmendur Fetah Ekmeçiu u zhduk në mënyrë të mistershme dhe trupi nuk ju gjet kurrë. Gjithçka mbeti mister dhe kjo e shton dyshimin sepse në librat e ndryshëm të historiografisë komuniste apo në kujtime të bashkëkohësve tregoheshin 4 histori të ndryshme për rrethanat e vdekjes. Dhe nuk thuhej kurrë e njëjta gjë rreth fundit të jetës së Fetah Ekmeçiut. Herë thuhej që ra në një gropë, herë thuhej se e helmuan, herë se ra në greminë dhe herë thuhej që ra në përpjekje me gjermanët. Në atë kohë kjo gjë hidhej në formë dyshimi ndaj Enverit. Enver Hoxha gjithnjë i ka pasur zili të pasurit. Madje që nga koha kur ishte student në Paris. Ishte e qartë që Enver Hoxha e kishte kërkuar vjedhjen e floririt për të pasur një lloj sigurie pas lufte nëse nuk do gjendej në krye të shtetit. Floriri i groposur më 1943 do të nxirrej nga Sami Baholli në vitin 1959 me porosi të Enver Hoxhës. Dhe Sami Baholli pasi e nxori thesarin nga toka me porosi të Enverit, ia çoi këtij të fundit në shtëpi. Por ky është vetëm një rast i shkëputur dhe i parëndësishëm në krahasim me grabitjen titanike që i është bërë thesarit të Shqipërisë në vitet e komunizmit. Dhe në atë kohë, askush nuk mund të vinte dorë në atë thesar pa urdhrin Enver Hoxhës. Ndërsa batalioni i ministrave të Financave nuk kishte asnjë kompetencë për të bërë veprime financiare të rëndësishme pa dijeninë e Enverit. Kush vepronte me kokën e vet pushkatohej. Por ndërkaq, Enver Hoxha pushkatonte edhe ministrat e pafajshëm të financave të cilët nuk kishin bërë asnjëherë, asnjë krim. Sepse në errësirën e tunelit komunist, inkuizicioni ishte i tmerrshëm. Ndërsa për veten e tij dhe për familjen e tij dritat e këtij tuneli ishin të ndezura dhe dyert e këtij tuneli ishin të hapura. Njëlloj, si dyert e tunelit të thesarit të Kërrabës, ku nuk shënohej e gjithë sasia e arit që vinte nga konfiskimet, nga përpunimi i bakrit, etj, etj. Sipas disa zërave thuhet se një pjesë e thesarit të vendit është transportuar nga dy-tri ministra të Financave, në emër të familjes Hoxha. Njëri prej tyre dhe më kryesori ishte Haki Toska. Por komisioni i ngritur nga Berisha në vitin 1992-93 nuk mundi ta çonte deri në fund hetimin e këtij problemi.

Komisioni i hetimit të thesarit
Kështu për të verifikuar transfertat e thesarit të Shtetit nga vitit 1938 – 1990 si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991-92, me nismën e Partisë Demokratike u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar i cili kishte këtë përbërje, Blerim Çela PD – deputet i Shkodrës kryetar i komisionit, Gëzim Luli PD – deputet i Shkodrës, Behadin Bakalli PD – deputet i Shkodrës, Vehbi Gruda PD – deputet i Shkodrës, Teodor Keko PD – deputet i Tiranës, Qemal Disha PS – deputet i Matit, Sami Kushta PS – deputet i Librazhdit, Shkëlqim Cani PS – deputet i Ersekës, Thoma Miço “Omonia” – deputet i Sarandës. Në thelb komisioni dështoi në synimin e tij, por ai hapi disa nga “petët e lakrorit”. Pas një pune të madhe deputeti Blerim Çela lexoi më 22 janar raportin në emër të komisionit. Pas një argumentimi të hollësishëm, deputeti Çela në emër të komisionit parashtroi këto përfundime:

“1-Në Shqipëri ka pasur disa dhjetëra tonelata ar në qarkullim dhe të thesarizuara nga popullata para datës 28 nëntor 1944.

2-Ish Mbreti Zog ka marrë me firmë 183 kg ar si të ardhura personale të oborrit nga diferencat e këmbimeve valutore me doganat.

3-Ministria e Punëve të Brendshme ka sekuestruar forcërisht sipas ligjeve të luftës, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira janë mbajtur një herë në degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme e më pas janë dorëzuar në thesar siç argumentuam më lart dhe shtojmë se këto diferenca tregojnë vetëm majën e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në thesar.

4-Në dokumentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (“Historiku i Armës së Policisë”), pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori. Në fakt në thesar janë futur nga sekuestrimet vetëm 3.029 kg ar… Mungojnë 280 ton ar.

5-Gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë dalje 7.600 kg ar.. Kjo sipas të dhënave të mara nga drejtori i thesarit të shtetit… dhe janë përdorur për të blerë grurë 224 kg; janë përdorur për dikasteret e ndryshme 37 kg; janë humbur në kambizëm 4.072 kg; janë dhënë për tregtinë e jashtme 3.200 kg për blerje mallrash. Asnjë përgjegjësi nuk është mbajtur për humbjet në kambizëm për 4 ton ar me vlerë 60 milion dollarë. Thesari i Shtetit është i shenjtë, me të nuk mund të luhet, ndryshe kushdo që e prek duhet të përgjigjet me kokë. Se si është përdorur 3.200 kg për blerje mallrash, kjo kërkon një kontroll të dytë nga organe të specializuara me autorizim të parlamentit.

6- Duhet të ngrihen grupe hetuesish me specialistë të aftë për të nxjerrë se ku shkon ari në sasi prej 280 ton duke ballafaquar fatkeqët e grabitur me grabitësit e veshur me rrobën e shtetit…

7-Duhet bërë kontroll në uzinën e Rubikut me mandat parlamentar e të qeverisë për të kontrolluar sasinë e arit të prodhuar në se përputhet me atë të futur në thesar.

8-Të kontrollohet i gjithë dokumentacioni dhe thesari në ruajtje kudo qoftë nga specialistë të Bankës së Shtetit duke nxjerrë gjendjet e lëvizjet e arit në thesar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe atë të dërguar jashtë shtetit”.
Pas këtij raporti të gjithë ngritën supet dhe heshtën. Veprimet e tjera që u bënë ishin thuajse formale dhe jeta në Shqipëri vazhdoi si edhe më parë. Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha u dënuan në gjykatë me akuzën për shpenzime të tepërta për kafe, ose për telefona.

Ndërkaq, Blerim Çela është i vendosur edhe sot e kësaj dite, se Enver Hoxha është pjesë e mafies politike që vuri dorë mbi thesarin e floririt gjatë viteve të pushtimit komunist. Madje ai është kryesori në zhdukjen e thesarit. “Ne mund të bënim më shumë me anë të atij komisioni, por atëherë ishte fillimi i pluralizmit dhe të gjitha proceset kërkonin nxitim për të fituar kohën e humbur” është shprehur ai.

Floriri dhe arratisja
Thesari është i popullit, por në të gjitha kohrat ai u ka shërbyer pushtetarëve, ose është vjedhur prej tyre. Në të gjitha rastet drejtuesit tradicionalë të shteteve të mëparshme në vëmendjen e tyre kanë pasur dy gjëra kryesore. Ata i kanë vënë rëndësi faktit që të lënë një derë të hapur ikjeje, në rast kryengritjeje, pushtimi, apo grushti shteti dhe të sigurojnë një depozitë floriri për familjet e tyre, që mund t’i përdornin në të ardhmen. Në të gjitha rastet dhe në prag të ngjarjeve të vështira, mendja e politikanëve shqiptarë ka shkuar gjithmonë, ose kryesisht tek floriri, njëlloj siç shkon mendja e atij që është duke u mbytur tek barkat e shpëtimit. Thuhet se Enver Hoxha, në vitin 1943 në Labinot, mori nga Fetah Ekmeçiu 4 qese lëkure me florinj dhe i groposi bashkë me Sami Bahollin. Por e gjitha kjo duket si një shaka përpara grabitjeve të mëdha që janë bërë me arin shqiptar në vitet e sistemit komunist, ku mungojnë diferenca marramendëse nga inventarët e bërë.
Inventari
Komunistët u sollën shumë keq me floririn e gjetur dhe me floririn e konfiskuar, pa llogaritur këtu arin e nxjerrë nga Rubiku. Pas ardhjes më dhunë në pushtet përmes luftës civile, si pasojë e lëvizjeve të sipërpërmendura, forcat komuniste gjetën në Bankën Kombëtare Shqiptare sasinë e 90 kg ar. Kjo provohet nga proces-verbali i nënshkruar nga zotërinjtë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Këllezi. Ndonëse në Thesarin e Shtetit ndodheshin vetëm 90 kg ar, në duar të popullatës shqiptare ndodheshin rreth 320.000 kg ar (ose 320 ton ar). Një pasuri e tillë e pakrahasueshme, natyrisht që do të mund të rimëkëmbtë edhe shtetin më të shkatërruar e jo më Shqipërinë. Pikërisht këtu tragjedia do të përhapej në një plan tjetër. Ligji për tatimin e jashtëzakonshëm dhe ligji për konfiskimin e pasurive private, masakroi pronarët dhe shtoi mundësinë e spekulimeve për udhëheqësit e vet. Sipas specialistëve dhe studiuesve të kësaj fushe, ku një rol të veçantë kanë luajtur hulumtimet e Kastriot Dervishit, thuhet se ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit një artikull i botuar vite më parë në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim është botuar në faqet 14-15 të numrit të gushtit 1984 në revistën në fjalë me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”. Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit ishte një shifër zyrtare. Ndër të tjera autori Nuri Mehmeti në shkrimin e tij thotë: “…Pushteti i ri i vendosur menjëherë pas çlirimit të atdheut, që nisi të kryente funksionet e tij si diktaturë e proletariatit, kërkonte patjetër edhe bazën ekonomike… Në janar të vitit 1945 doli ligji i mbi konfiskimin e pasurisë së shtetasve italianë e gjermanë. Gjithashtu në janar doli ligji i tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Ky ligj godiste veçanërisht atë pjesë të borgjezisë që kishte grumbulluar pasuri të mëdha… Në shumë raste elementët e tatuar nuk pranonin të paguanin shumën e caktuar, me pretekstin se nuk e kishin atë… disa u përpoqën të nxirrnin ar e sende të tjera jashtë shtetit… Veprime edhe më të vështira iu deshën të bënin organeve të punëve të brendshme, veçanërisht atyre të policisë për të zbuluar arin që kishin fshehur kapitalistët e tregtarët. Përvoja ishte e paktë, por ndihma e popullit qe e madhe. Ndihmuan punëtorët e specialistët që kishin marrë pjesë në ndërtimin e depove të kasafortave dhe që kishin bërë fshehjen në vende të panjohura, ndihmuan ata që kishin shërbyer si shegertë e argatë pranë kapitalistëve të kaluar etj. Kështu u arrit të zbulohen depo të nëndheshme në parcelat e oborret e kapitalistëve, bejlerëve e tregtarëve. U gjetën qypa me flori jo vetëm në betonime të thella të nëndheshme e në muret e shtëpive, por edhe nën rrënjët e pemëve e nën sipërfaqet e puseve me ujë të pijshëm si në Durrës, Tiranë, etj. Në Elbasan u zbulua një sasi e madhe mallrash të tregtarit H.B., në një depo të nëndheshme, përsipër së cilës ishin mbjellë presh e perime të ndryshme. Zbulime të tilla u bënë edhe në Shkodër, Durrës, Korçë. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan 43.816.682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta. Organet e punëve të brendshme ndoqën gjithë zhvillimet e ngjarjeve duke bërë një luftë këmbëngulëse kundër elementëve spekulativë e matrapazë…”. Por ndërsa nga ekonomistët e sistemit komunist pranohet një shifër e tillë sekuestrimesh, përkundrazi, nuk jepeshin të dhëna se ku kishin përfunduar ato. Por të dhënat e tjera zyrtare janë krejt kontradiktore. Kështu sipas një shkrese sekrete të nënshkruar nga drejtori i Thesarit, Fahri Hoxha më 16 janar 1992, merret vesh se sasia e arit të hyrë në Thesar nga sekuestrimet në periudhën 1 dhjetor 1944 – 31 dhjetor 1990 është vetëm 3.029 kg. Ndërsa në periudhën 1 dhjetor 1944 deri në 31 dhjetor 1990 në Thesarin e Shtetit kanë hyrë gjithsej 8.749 kg ar dhe kanë dalë 7.600 kg ar. Mirëpo shifra e 43.816.682 copë monedhave nuk është baraz me 3.029 kg ar, por me minimumi 320 ton ar. Atëherë vetiu lind një pyetje që do përgjigje: kush e vodhi floririn? Kush e grabiti atë në kohën kur askush nuk hidhte dot asnjë firmë pa lejen e Enver Hoxhës?
Sekserët e floririt
Sipas hulumtuesve, sekserët e Enver Hoxhës për transportimin e floririt, kanë qenë dy prej ministrave të Financave, por edhe disa njerëz të tjerë misteriozë. Vlerat monetare të familjes Hoxha i ka qarkulluar në perëndim dhe në Amerikën Latine një njeri i afërt i familjes Hoxha. Ai lëvizi për shumë vjet në Francë, Kanada dhe Amerikën e Jugut, për të qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar në emër të familjes Hoxha, i cili më vonë u pushkatua me një vendim gjyqësor për falsifikim. Gjyqi i tij është bërë në Kombinat, ku ai u akuzua së bashku me Gaspër Çurçinë për biletat e trenit. Kjo gjë e shton misterin për të gjetur ku ndodhet një pjesë jo e vogël e floririt të grabitur të shqiptar. Po ashtu nuk janë të pakta informacionet që qarkullojnë se për Amerikën e Jugut një rol jo pa rëndësi kanë luajtur edhe lidhjet politike të Enverit, me individë të kësaj zone. Si psh, Zhoao Amazonas, njeriu që ishte i pranishëm më shumë se kushdo në kongreset e Partisë së Punës. Në Zvicër ndodhet vetëm një sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapërcyer në Kanada dhe Amerikën e Jugut. Gjithashtu, në bazë të hulumtimeve të K. Devishit, mësojmë se një vjedhje gjigande është bërë edhe nëpërmjet kambizmit të asaj kohe. Me anë të vendimeve nr 5, 430 dhe 84 të datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janë transferuar jashtë shteti për qëllime kambizmi 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Një shumë e tillë e justifikuar për kambizëm është pamundur të ketë shkuar e gjitha në destinacionin që thuhet. Për skandalin në fjalë ka shkruar më 26 qershor 1991 edhe gazeta “RD”. Sipas gazetës, specialistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kishin zbuluar se llogaritë e bilancit valutor nuk rakordonin. Gazeta kritikon gjithashtu heshtjen e drejtorit të Bankës së Shtetit Niko Gjyzari dhe të drejtorit për marrëdhënie me jashtë Kamber Myftari. Po në këtë artikull bëhet fjalë se njeriu që është marrë me “kambizmin” është Dhimitër Gazhda, i cili sipas gazetës kishte dy muaj që jetonte në Greqi. Humbjet që kishte pasur shteti shqiptar në një rast të tillë sipas gazetës ishin rreth 200 milion dollarë. Padyshim që i ashtuquajturi “kambizëm” në prag të kapitullimit të regjimit komunist nuk ka qenë gjë tjetër veçse maskim i kalimit të llogarive në favor të udhëheqësve të lartë komunistë. Nga ana tjetër sipas një dëshmie që ka dalë edhe në shtyp Banka e Shtetit Shqiptar për periudhën 1983 – 1987 ka porositur 396 copë arka që shërbejnë për transportimin e arit. Nga këto vetëm në vitin 1983 janë porositur 196 copë, ndërsa pjesa tjetër në vitin 1987. Kjo sasi arkash sipas specialistëve mund të shërbente vetëm për një sasi prej 180 ton ar. Dhe në atë kohë të gjithë e dimë se asgjë nuk ndodhte pa urdhrin e Enver Hoxhës, i cili ndryshe nga Ahmet Zogu që la shenja gjatë grabitjes, ky i fundit e kreu vjedhjen e thesarit në qetësi dhe misteriozitet të plotë. Sepse ndryshe nga Zogu që i bëri veprimet në emergjencën e pushtimit të vendit, ky i fundit e pati të gjithë kohën e nevojshme për të vepruar me plane të fshehta dhe prapaskena tinzare.
Nga gazetari Ilir Bushi

http://www.albdreams.net/enver-hoxha-komunisti-tinzar-qe-coi-floririn-e-shqiperise-ne-bankat-e-zvicres/

Dhëmbë floriri, unaza e bizhuteri në kasafortën e Sigurimit te shtetit Flet Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme

dosjet

Dhëmbë floriri, unaza e bizhuteri në kasafortën e Sigurimit te shtetit

Flet Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme.

Procesverbali i dosjeve dhe materialeve të zyrës së drejtorit të Sigurimit të Shtetit më 30.10.1948

Në inventar edhe monedha ari, ora, unaza e bizhuteri të shtrenjta.

Motua e famshme “Diktatura e proletariatit do t’u shkulë dhëmbë e dhëmballë armiqve të klasës”, nuk ka pasur vetëm qëllim simbolik. Së paku, dokumenti të cilit i referohet zoti Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, konfirmon faktin se regjimi dhe njerëzit e tij kanë qenë të interesuar edhe për dhëmbët fizikë të viktimave të tyre, ata të veshur me flori. Madje, kjo e pohuar zyrtarisht, jo nga funksionarë të zakonshëm, por nga ish-kreu i Shërbimit të Fshehtë, Vaskë Koleci, i cili bashkë me detyrën, i ka dorëzuar pasardhësit kasafortën me një inventar sendesh të shtrenjta, madje edhe dhëmbë floriri të përftuara nga plaçkitja e të dënuarve politikë.
DOKUMENTI
Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1948, kur Vaskë Koleci është shkarkuar si drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe i ka dorëzuar zyrën e mjetet e punës Kadri Hazbiut, një tjetër personazh ky që u bë po aq i njohur në krye të Shërbimit të Fshehtë. Hazbiu është futur në zyrën e Kolecit bashkë me një grup zyrtarësh të Ministrisë së Brendshme dhe pasi ka bërë inventarin e saj, ka shkruar me dorën e tij gjithçka ka gjetur aty. Nga mënyra si kishin rrjedhur ngjarjet, Koleci nuk kishte pasur mundësi të lëvizte asgjë nga zyra e tij, pasi tri javë më parë ishte vënë në përgjim si njeriu i Koçi Xoxes, që tashmë ishte kryqëzuar si tradhtar. Në procesverbalin e Hazbiut, siç duket në faksimilen që po botojmë, përveç dosjeve sekrete, ku dallojnë ato me direktivat e jugosllavëve për organizimin e Policisë Sekrete, gjendet edhe një listë e gjatë me një mori sendesh me vlerë që i janë gjetur në kasafortë kreut të sigurimit. Pjesa më e madhe e tyre u përket të dënuarve politikë, që më sa duket kanë përfunduar në zyrën e shefit të Shërbimit Sekret pas plaçkitjes që vartësit e tij u kanë bërë atyre para ekzekutimit. Në inventarin e tyre bie në sy sasia e madhe e monedhave dhe sahateve të floririt, e sendeve të tjera të shtrenjta, madje deri edhe dhëmbë floriri etj.
LISTA
Përmbajtja e inventarit të procesverbalit të firmosur nga Hazbiu dhe Koleci më 30.10.1948 është vërtetë befasuese. Mjafton t’i hedhësh një sy listës së monedhave dhe sendeve që janë gjetur në kasafortën e drejtorit të Sigurimit të Shtetit. Në të është hedhur e zeza në të bardhë: Një zarf me 1286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë, zarf i Eugenio Scaturos me një unazë floriri, zarf i Aleks Vasilit me para, zarf i Rizio Konfredo me disa para dhe një stilograf të vjetër, zarf i Hans Valës me para të vjetra, zarfi i …. para të vjetra e një sahat xhepi, zarf i Mario Guarnierit dhe një orë, zarf i Mihal … dhe një stilograf e para të vjetra, zarf i Kujtim Beqirit, një unazë floriri dhe sahat xhepi, zarf i Pandeli Zografit, një orë e para të vjetra, zarf i Zyrika Manos, para të vjetra dhe një orë grash, lira turke, një sterlinë, 3 napolona ari dhe një zinxhir floriri, zarfi i Abdyl Sharrës, një sahat e para të vjetra, një zarf me para të vjetra dhe një palë syze, orë dore e Selim Kërlukut, dy dhëmbë floriri, dy sahate gjermanë, një byzylyk i vlefshëm i Hysen Shehut, një kapele gruaje me 48 copë flori me dy copë rrathë indianë, 160 sterlina letër, një kuti me një stilograf me penë floriri të Taraskonit, një kuti me dekorata të vjetra, një kuti me argjendari, një orë e një qostek floriri, një unazë me gurë jeshil floriri, një zinxhir floriri, 4 kopsa floriri, 1 mijë franga egjiptiane, zarf i Namik Xhelilit, disa para të vjetra, një orë e një palë gjyzlykë dhe 1 mijë lekë të reja, zarf i Emin Bakallit me 690 lekë, një stilograf e një orë, zarf i Mirush Përmetit, një palë vëthë floriri në kuti, një sënduk me një copë lirë floriri, një orë dhe 3 byzylykë, dëftesë për 183.429 lekë, dy çeqe nga 500.00 lekë, gjashtë dengje të lidhura me nga 100 copë 500-lekëshe, dhjetë dengje njëmijëlekëshe, dhjetë dengje me 1000 copë 50-lekëshe, 70 copë mijëshe, 6 copë 500-lekëshe, 2 dengje nga 100 copë, 59 copë 100-lekëshe, një deng me 100 copë 50-lekëshe, 188 copë nga 50 lekë etj Të tërheq vëmendjen fakti që midis shumë sendeve të çmuara, në kasafortën e kryesigurimsit gjendeshin edhe dy dhëmbë floriri, të cilat me siguri duhet t’i kenë takuar ndonjë të dënuari me vdekje, apo ndonjë të vdekuri në Hetuesi.

Të plaçkiturit
Tre janë grupet e të plaçkiturve, sendet e të cilëve janë regjistruar në procesverbalin e Kadri Hazbiut dhe Vaskë Kolecit, të vitit 1948. Së pari, grupi “antiparti” i Kadri Hoxhës dhe Ludovik Nikajt. I pari, një figurë e njohur e luftës, përfaqësues ushtarak në Bari të Italisë, deputet i Kuvendit Popullor, me mandat të ndërprerë pas arrestimit. I dyti, Ludovik Nikaj, personazhi i filmit artistik “Vendimi”, me subjekt tërësisht të trilluar, të cilit i atribohet “tradhtia” për tregimin e bazave të komunistëve gjatë vitit 1942. Ai ndodhej i internuar në Itali dhe me mbarimin e luftës kërkoi të kthehet, pasi martonte vëllain. Te filmi “Vendimi” paraqitet sikur një njësit e ka arrestuar në Bari. Ludoviku sa mbërrin në Shqipëri kërkoi takim me Koçi Xoxen ose Enverin, por përfundoi në Hetuesi e më vonë para pushkatimit. Grupi i dytë është ai i deputetëve, ku përmenden Arif Gjyli dhe Islam Radovicka. Pjesa tjetër e të plaçkiturve u përket inxhinierëve të procesit të “kënetës së Maliqit”. Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Zyrika Mano dhe dy italianët janë ndër të dënuarit me vdekje, të cilët janë shfaqur në varjet apo pushkatimet publike që u bënë në atë kohë. Në listën e inventarit të procesverbalit të mësipërm nuk mungojnë edhe emra të tjerë, të anatemuar në vitet e para pas Çlirimit, reaksionarë dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor.

Faksimile e një prej dokumenteve të sekuestrimeve që bënte Sigurimi i Shtetit në vitit 1950

Përbindëshi Skënder Kosova

Skënder Kosova, kryepolici i Tiranës i viteve të para të çlirimit, ishte bërë tmerri i qytetit, sidomos i familjeve të të dënuarve politikë. Dokumentet e Sigurimit përmbajnë dhjetëra denoncime të grave të të arrestuarve për sjelljet brutale të tij. Autoriteti lokal i Sigurimit, si Skënder Kosova, shkruhet në një syresh që mban datën 13 janar 1947, e ka tepruar me qëndrimin kundra grave dhe familjarëve të armiqve të dënuar. Teprime të tilla, si bastisje shtëpish dhe plaçkitje sendesh personale, ku nuk kurseheshin as teshat e trupit, në Tiranën e atyre viteve krahasoheshin me ato të pushtuesit. Sidoqoftë,Kosova nuk ishte një rast i shkëputur, por pjesë e profilit brutal të Sigurimit.

“Para pushkatimit të dënuarve politikë u grabisnin sendet personale”

“Njerëzit e Sigurimit në çastet e fundit u rrëmbenin orët, unazat dhe monedhat e floririt”

Po të ndodhte mrekullia e të ngriheshin edhe një herë nga varri viktimat e kryqëzatës së Sigurimit të Shtetit, veç torturave të tmerrshme, barbarisë në Hetuesi dhe akuzave monstruoze, do të rrëfenin edhe një pjesë të panjohur të makabritetit të ushtruar ndaj tyre në çastet e fundit. Çdo syresh, para se të mbyllte sytë e të ndahej nga kjo botë, është grabitur përdhunshëm nga njerëzit e Policisë Sekrete në kushte çnjerëzore e në terr të plotë. Profili i krimit në këtë rast, mund të ishte zhdukur bashkë me viktimat, por me sa duket, nuk ka shpëtuar pa lënë gjurmë në forma të ndryshme në dosjet e Policisë Sekrete. Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pas hulumtimeve të shumta ka zbuluar së fundi dokumente autentike e dëshmi të pakontestueshme që provojnë praktikën makabre të grabitjes së të dënuarve politikë para ekzekutimit. Gjatë rrëfimit për “Panorama”, kreu i institucionit të memories së Sigurimit të Shtetit zbardh një mori faktesh rrëqethëse, duke hedhur dritë mbi mënyrën si funksiononte ky mekanizëm barbar. Fillesat e kësaj plaçkitjeje, pohon Dervishi, janë shfaqur qysh në fillimet e viteve ’40, ku në emër të luftës kundër “reaksionit” dhe armikut të klasës, shqiptari jokomunist përballej me babëzinë e grupit që përgatitej të merrte pushtetin. Po si e argumenton më tej drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme historinë e panjohur të këtij krimi çnjerëzor…

Zoti Kastriot, shumë nga të afërmit e viktimave të regjimit komunist, por jo vetëm, kanë denoncuar rastet e sekuestrimeve që shoqëronin procesin e persekutimit të tyre. A ka në Arkivin e Ministrisë së Brendshme një inventar për to dhe si veproni me të interesuarit që kërkojnë ndihmën e institucionit tuaj?
Arkivi i Ministrisë së Brendshme në një farë kuptimi është memoria e këtij përbindëshi të regjimit komunist. Por jo të gjitha marrëzitë e tij mund të gjenden aty. Ca më tepër, inventari i materialeve të sekuestruara, i cili në pjesën më të madhe është bërë jashtë ligjeve të kohës. Pra, Arkivi nuk posedon dokumente zyrtare për sendet dhe materialet që u janë sekuestruar të dënuarve politikë. Ato pak të dhëna që kemi janë nga burime të nivelit të dytë, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e grabitjes. Është kjo arsyeja që interesit të vazhdueshëm të subjekteve që kanë vuajtur e janë plaçkitur, nuk u vijmë dot në takim. Sakaq, të dhënat e tjera për konfiskimin e floririt janë regjistruar në fondet arkivore të degëve të Brendshme. Placckitja në rastin e sendeve personale bëhej kur personi arrestohej. Ndërsa çështja e florinjve ka pasur karakter tjetër, pasi fillonte nga “gjobëvënia” e mbaronte deri te përndjekja…
Megjithatë, me burime nga institucioni tuaj dhe Arkivi i Shtetit disa herë janë bërë publike raste të veçanta të sekuestrimeve, sidomos të monedhave dhe sendeve të floririt. A ka një shifër zyrtare për këto të fundit?
Mënyra e grabitjes së sendeve të floririt, në rastin e të dënuarve politikë, në pjesën më të madhe, nuk është zbatuar si procedurë zyrtare, por si grabitje ordinere, duke shfrytëzuar pozitat e pafavorshme të viktimave. E vetmja shifër zyrtare, referuar dokumenteve të Sigurimit, është ajo e vitit 1948, e botuar në vitin 1984 në revistën “Në shërbim të popullit”. Sipas saj, që nga lufta e deri në atë periudhë ishin sekuestruar 43.816.682 copë të tilla. A është e plotë ajo? Pa dyshim që jo. Rezervat në këtë rast nuk kanë të bëjnë vetëm me sasinë, por edhe me kohën, pasi kjo lloj grabitjeje ka nisur që në vitet e luftës. Pra, në thelb ky lloj konfiskimi kishte nisur qysh herët në emër të luftës ndaj “reaksionit” dhe armikut të klasës. Shqiptari jokomunist ishte personi që duhet të vuante babëzinë e grupit që përgatitej të merrte pushtetin. Vetë regjimi të cilin përfaqësonte Sigurimi, në një farë mënyre ishte një regjim banditësh.
Me pak fjalë, regjmi komunist është shfaqur që në fillim si një regjim banditësh…
Profilin banditesk të tij shqiptarët e kanë provuar qysh në vitet e luftës, të epokës që komunizmi e veçonte si më të lavdishmen. Lavdia me sa duket kishte lidhje edhe me këtë dimension grabitës. Mjafton t’u kthehemi dokumenteve që kanë lënë protagonistët e kësaj kauze. Në ditarin e një partizani të njohur, që më vonë u bë shkrimtar, kur flitet për historikun e Brigadës së Parë, shkruhet: “Pas një nate ecjeje hyjmë në Dumre, partizanët ia nxorrën inatin reaksionarëve. E kam fjalën për çifligun e Ibrahim Biçakçiut, ushqim pa masë, duhan me rrogozë e, mbi të gjitha, mish prej dhie që kishte 4 gisht dhjamë. U kënaqën partizanët e bajshin shaka mes tyne, tue thane mos na lente Zoti pa reaksionarë! Në Dumre kishim lopë që thernim, të cilat ua merrshim atyre çdo ditë.” Nuk bëhet fjalë këtu për një dëshmi të zakonshme, por për një dokument autentik i ruajtur në Arkivin e Partisë së Punës, sot pjesë e AQSH-së…
Ndoshta ky mund të jetë një rast i shkëputur…
Të tillë, vetëm në dokumentet që kanë shkruar me dorën e tyre njerëzit e regjimit, janë me dhjetëra. Kjo lloj sjelljeje, sidomos pas qershorit 1944, kur nisi “mësymja ndaj reaksionit”, u bë gati masive. Tipik është rasti i fshatit Fushë-Alie i Dibrës. Aty partizanët “duke luftuar reaksionin” u lëshuan në tapetet e orenditë e shtëpive. Morën çdo gjë që gjetën, sepse i quanin të “kriminelit Halil Alia”. I ashtuquajturi “reaksion” në këtë rast përbëhej nga fshatarë të zakonshëm, familje të mesme dhe të pasura…
Sidoqoftë, pas luftës fushata e sekuestrimit u bë më masive, madje e përligjur me akte e procedura zyrtareve. Nga buronte agresiviteti i regjimit për të rrënuar pronën e qytetarëve?
Filozofia e shkatërrimit buronte më së shumti prej formimit të ekipit drejtues komunist. Në Këshillin e Ministrave, organet e PKSH-së, Kuvendin Popullor, Drejtorinë e Sigurimit, Ministrinë e Mbrojtjes etj., qysh me krijimin e shtetit komunist, depërtoi elementi me precedent kriminal. Mjafton këtu të përmend faktin se njëri prej ministrave në qeverinë e parë të Hoxhës kishte qenë në kërkim për vrasje të më shumë se dy personave. Vrasës ordinerë, kontingjente kriminale etj. u bënë oficerë, gjykatës, prokurorë, hetues etj. Po kështu, të tjerë persona që kishin probleme deri te hakmarrjet personale, morën pushtet, të cilin në jo pak raste e përdorën atë kundër njerëzve më të cilët kishin pasur probleme.
Përtej kësaj konsiderate të përgjithshme, do të ishte me interes ndonjë rast konkret…
Në Tiranën e asaj kohe ishte bërë i famshëm oficeri i Sigurimit, Skënder Kosova. Në informacionin e Sigurimit të datës 13 janar 1947, për sjelljet e tij, ndër të tjera, shkruhet: “Flitet se autoriteti lokal i Sigurimit, si Skënder Kosova etj., e kanë tepruar qëndrimin kundra grave dhe pjesëtarëve të tjerë të disa familjeve ku kemi bërë arrestime. Këto ankime të shumta po qarkullojnë gojë më gojë, duke përshkruar njëmijë e një akuza kundër njerëzve tanë. E shoqja e Hysni Babametos, e Beshirit etj., ajo e Abdyl Kokoshit, e Selfos, mbërrijnë të thonë se mënyra me të cilën na trajtojnë partizanët, ia kalon gjermanëve, grekëve dhe italianëve. E shoqja e Beshirit p.sh., u ndalua të merrte as këmishën e krahëve nga teshat e tij. E shoqja e Abdyl Kokoshit po në këto kondita mbërrin të lëshojë një sërë akuzash kundër Skënderit dhe disa agjentëve të Sigurimit që banojnë në shtëpinë e saj. E shoqja e Abdylit, me djalin 1-vjeçar, sillet duke qarë nëpër familje të ndryshme, kërkon strehim dhe fillon të përshkruajë kuadrot më të turpshëm kundër nesh”…
Sigurimi i Shtetit ishte pjesë e administratës zyrtare të regjimit. Po pjesët e tjera të kësaj të fundit a demonstronin sjellje të tilla?
Në vitet e para të regjimit komunist e gjithë administrata u përfshi në aksionin për rëndimin social të “armiqve të popullit”. Fushata nisi me bastisjen e qyteteve duke larguar prej tyre të familjet “e padëshirueshme” dhe zaptimin e shtëpive nga aparati i ri komunist. Të dyshuarit u dënuan me vdekje apo me burgime të gjata. Pasuria e tyre kaloi në dy duar: së pari, te ata që e vidhnin për herë të parë dhe së dyti, te pushteti i kohës që e vidhte për herë të dytë. Në vend u ngrit një sistem sa i egër, aq edhe korruptiv. Plaçkitja shkonte deri aty sa për të parë në burg të afërmin tënd, duhej të lije peng unazën e floririt apo sende të tjera me vlerë. Por edhe më tej: të dënuarve me vdekje, para ekzekutimit, u grabiteshin unazat, orët, madje edhe dhëmbët prej floriri. Raste të tilla nuk kanë qënë sporadike, apo marri e ndonjë polici province, por praktikë e rëndomtë e tërë hierakisë së Sigurimit…
Foto Përbindëshi Skënder Kosova ?

Komunistet grabiten Qindra Tonelata AR’ Nga Agustin Miraka

20170525_083755.jpg

Komunistët grabitën 1863  kg ar vetem në vitet e para të çlirimit

Historia e konfiskimit të pronës dhe grabitjes së arit dhe mënyra sesi ndodhën ato në Shqipëri në vitet 1944-1955, u bazua në modelin sovjetik dhe jugosllav

Kundërshtarëve politikë iu konfiskuan pasuritë e tundshme që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat dhe pasuritë e patundshme ku bënin pjesë tokat e pronarëve të mëdhenj e të mesëm, shtëpitë, fabrikat, që u morën nga shteti. Kundërshtarët politikë ishin të një spektri të gjerë që përfshinte: administratën e mëparshme të Mbretit Zog, qeveritë gjatë okupacionit italian dhe gjerman, Ballin Kombëtar, gradat e ushtrisë dhe xhandarmërisë së mëparshme, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, nëpunësit e zyrave dhe kancelarive, tregtarë e bejlerë. Gjatë viteve në këtë spektër u përfshinë edhe pjesëmarrësit në lëvizjet antikomuniste, partitë dhe organizatat politike, pjesëtarët e komuniteteve fetare, “sabotatorët ekonomikë” e gjithashtu u prekën të gjitha shtresat e shoqërisë. Për konfiskimin e pronës dhe arit u ngrit Komisioni i Konfiskimit të pasurive të të arratisurve dhe të dënuarve politikë pranë Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohej nga Gogo Nushi.

Grabitja e arit

Grumbullimi i arit filloi më 15 dhjetor të vitit 1944 dhe vazhdoi deri në vitin 1955. Për sa i përket monedhave të arit dhe stolive nuk disponohen procesverbale sekuestrimi të viteve 1945-1946. Në vitet 1947-1948 ato ishin të mangëta edhe pse kishin peshën kryesore, dhe kishte raste që nuk përmbanin as emrin e personit të sekuestruar. Në vitin 1949 ekzistojnë procesverbale të shoqëruara me fletë kontabiliteti për hyrjen e monedhave në Arkën e Shtetit, ku shënohet numri dhe data e vendimit gjyqësor të konfiskimit të arit dhe pasqyra me emrat e të sekuestruarve. Monedhat, kryesisht të arta dhe të argjendta, ndaheshin nga stolitë në zarfe ose kuti të veçanta, secila me emrin e të sekuestruarit dhe datën. Pakot e monedhave i kalonin Thesarit, ndërsa arka e stolive shkonte në llogari të Ministrisë së Financave. Sekuestrimi i monedhave të arta dhe të argjendta si dhe stolive e objekteve të tjera prej metali të çmuar që iu konfiskuan të burgosurve dhe të arratisurve politikë, u pasua me sekuestrimin e sasive të mëdha të arit të tregtarëve dhe në kuadrin e grumbullimit të arit u shtri edhe mbi njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore që dispononin rezerva ari dhe argjendi. Kategoritë që u dënuan me konfiskimin e arit dhe stolive ishin: figura kombëtare të arratisura dhe të burgosura, bashkëpunëtorë me okupatorin, të dënuar nga gjyqi special, nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti, deputetë opozitarë, familje të pasura të lidhura me politikën, pjesëtarë të katër komuniteteve fetare, tregtarë, të akuzuarit për veprimtari anglo-amerikane dhe spiunazhi, të kapur në tentativë arratisjeje. Madje disa prej deputetëve dhe mbështetësve të Grupit të Deputetëve Opozitarë iu sekuestruan edhe rrathët prej floriri (unazat), gjë që duhet të jetë kryer para pushkatimit. Vlerat në ruajte prej ari dhe argjendi që i arrinin Bankës së Shtetit ishin pako me monedha ari, argjendi, sermi dhe gurësh të çmuar, ku përfshiheshin stoli të mbyllura me dyllë të kuq që ishte vula që u vihej mallrave të sekuestruara. Tek stolitë përfshiheshin varëse, byzylykë, sahate prej ari, karfica, gjerdanë, gurë të çmueshëm, diamante, veshje ose çanta të qëndisura me ar, komplete servisesh etj. Më 13 prill 1951, Dega e Punëve të Brendshme Tiranë i dorëzoi Degës së Bankës Tiranë 28 napolona ari, 25 paund, 9 lira turke, 1 mbajtëse monedhash ari e stolish, si dhe 113.590 lekë, 30 kartëmonedha italiane nga 1000-30.000 lireta që u ishin konfiskuar të ekzekutuarve të akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike: Lluka Raskoviç, Tefik Shehu, Haki Kodra, Reis Selfo, Manush Peshkëpia, Ali Qoralliu, Qemal Kasoruho, Petro Konomi, Hekuran Treska, Mehmet Ali Shkupi, Reshit Shima, Sabiha Kasimati dhe Pandeli Nova. Në listën e vitit 1949, me 135 emra tregtarë e të dënuar politikë, Banka jep edhe sasinë e arit dhe argjendit të sekuestruar, që është 252 kg e 837 gr. ar. Në vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gram ar, në vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr. ar, në 1952 ishin konfiskuar 853 kg e 780 gr. ar. Lista e vitit 1953 përmban 283 emra, të cilëve u ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr. ar dhe ka më pak emra tregtarësh. Në listën e personave të vitit 1954 shënohen 17 emra, të cilëve u janë sekuestruar vetëm 12 kg e 169 gr. ar. Në vitin 1954 u futën në Thesarin e Shtetit 7 kg dhe 870 gr. ar, i cili u ishte konfiskuar diversantëve Zenel Shehu dhe Hamit Matjani.

Tregtarët, nën tortura tregonin arin e fshehur

Raportet e komunistëve me shtresën e tregtarëve që në disa raste i kishin mbështetur gjatë luftës ose nuk ishin pajtuar me ta, kishin qenë që në vigjilje të çlirimit të Tiranës mjaft konfliktuale. Partizanët i futën që në fillim në listën e zezë të “kriminelëve të luftës”, ndaj dhe filluan t’i eliminonin fizikisht, siç është rasti i Lluka Xhumarit nga Durrësi, sipërmarrës i shoqërisë automobilistike “SAKT”, i cili ishte kthyer në ikonë të biznesit si investitor dhe bamirës. Ai u pushkatua në të njëjtën ditë me Isuf Allamanin dhe Ali Panaritin që jetonte mes Durrësit dhe Tiranës dhe merrej me ndërtimin e rrugëve. Qëllimi në disa raste ishte se duke i quajtur tregtarë të lidhur me kundërshtarët e tyre politikë dhe si bashkëpunëtorë me okupatorin, t’u bënin një proces gjyqësor dhe t’i dënonin që t’u konfiskonin pasuritë. Një rast i tillë ishte ai i vëllezërve Jonuz dhe Nexhmi Shijaku, sipërmarrës nga Dibra e Madhe. Ata u dënuan me burg për tradhti ndaj atdheut me procese të inskenuara. Procesverbalet e vitit 1950 regjistrojnë shifrën e 25 mijë napolonave të sekuestruar. Por kjo familje ishte ndoshta familja e tregtarëve që dispononte ndër rezervat më të mëdha të arit në Shqipëri, me 57 mijë napolona ose rreth 50 mijë napolona ari, pa përmendur këtu stolitë me barasvlerë sa një kamion plot me flori, siç e dëshmon tregtari Cen Alimehmeti. Qenë dhe tregtarë të tjerë që u dënuan me konfiskim pasurie, ndër të cilët Faik Merlika, Veliko Malile, Sabri Shtino, Haki Omari. Musafer Shehu, Gug Ali e djemtë, Manol Kume etj. Faza e parë e mbledhjes së arit kishte qenë hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari dhe argjendi shqiptare dhe të huaja krahas pagesës me franga ari. Mbledhja e mallrave të fshehura u shoqërua dhe me zbulimin e arit të fshehur me të gjitha mënyrat dhe me torturat për nxjerrjen e tij. Për këtë qëllim u krijua dhe sektori i tretë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948, kurse faza e dytë në vitet 1950-1952. Kundërshtarëve politikë që u dënuan iu konfiskua ari dhe pasuria në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të parë. Në vitet 1952-1954, sekuestrimi i arit u shtri edhe mbi shtresa të tjera të shoqërisë. Sipas një raporti nga policia e Korçës, tregtarëve në këtë qytet u ishin marrë 400 kg flori dhe 48 mijë napolona ari. Pasojat e ushtrimit të forcës për nxjerrjen e arit të fshehur sollën dhe burgosjen e tyre. Ata u lanë pa ushqim dhe për muaj të tërë jetuan me bukë thatë. Madje në Durrës, tregtarët i zhytën me të gjithë trupin në tokë dhe iu la vetëm koka jashtë derisa të dorëzonin arin. Si pasojë, në Elbasan vdiqën në burg pa e treguar floririn e fshehur tregtarët Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Në Tiranë, Cen Alimehmeti u detyrua të dorëzonte 3000 napolona ari në vitin 1946 dhe shuma të tjera në vitin 1951, ku u mbajt në Degën e Brendshme për të nxjerrë se ku e mbante floririn e fshehur. Ai nuk rezistoi dhe tregoi vendin ku mbante të fshehur 900 napolona të tjerë. Të njëjtin fat pati edhe tregtarin Tod Çoka, që vdiq në torturat sepse nuk pranoi të tregonte ku e kishte fshehur arin. Tregtarë të tjerë që dorëzuan arin ishin Hoç Këllëzi, babai i ish-ministrit të Financave dhe zv/ kryeministrit Abdyl Këllezi etj. Tregtarët u bënë gjithashtu viktima të kënetës së Maliqit nën kërcënimin që të tregonin floririn, ose do të vdisnin në kënetë. Tregtarët që vdiqën në kënetë ishin Sotiraq Lako, si dhe Kosta Fundo, Bexhet Frashëri, kurse Koçi Misrasi vari veten dhe dhëmbët prej floriri iu shkulën pas vdekjes.

Françeskanëve iu morën edhe gjylet e rrethimit të Shkodrës

Procesi i konfiskimeve u drejtua edhe mbi pasuritë e komuniteteve fetare. Këtyre institucioneve iu morën pronat dhe pasuritë për t’iu hequr çdo mjet financiar siç kishte ndodhur me kundërshtarët politikë dhe iu hoq e drejta e përgatitjes së klerikëve, u mbyllën dhe shkollat dhe kolegjet me frymë fetare. Në inventarin e Urdhrit Françeskan dhe jezuitëve përveç pasurive të paluajtshme citohen objekte muzeale të konfiskuara ku u përfshinë 1387 punime artistike argjendarie, 1463 kupa me forma të ndryshme, pajisjet e muzeut të zoologjisë, laboratorë të kimisë, fizikës, farmacisë dhe objekte antike zbukurimi, si 25 copa metali me imazhe për stolisje dhe 35 gurë me piktura, një obelisk egjiptian, 90 monedha antike, tangar bronzi, gjyle nga rrethimi i Shkodrës etj. Në inventar ishte dhe procesverbali për makineritë e shtypshkronjës “At Gjergj Fishta”. Në të njëjtën situatë u gjendën edhe shkollat e administruara nga urdhrat fetarë në zona të tjera. Nga pasuria e klerit katolik të konfiskuara është dhe ajo e françeskanëve të kishës së Shna Ndout në Laç, ku mes të tjerave iu sekuestruan 83 monedha argjendi, dhe 3842 franga. Sekuestrimet vazhduan në Lezhë, Rrëshen, Fushë-Krujë, Vlorë, Durrës, në institutet e tri komuniteteve fetare.

Kakofonia e shifrave zyrtare të Bankës së Shtetit

Studimi mbi arin e sekuestruar ka filluar në vitin 1991, ku u dha njoftimi që tregtarët e sekuestruar të sillnin dëshmitë e tyre në lidhje me këtë argument. U paraqitën 90 deklarata të tregtarëve dhe rezultoi se vetëm atyre u ishin konfiskuar 3.584 kg ar dhe 300 mijë dollarë stoli. Vetëm 14 prej tyre kishin deklaruar 1.913 kg, ndërkohë që dokumentet dëshmonin për hyrje në Thesar të 3.029 kg ar për 1700 të sekuestruar. P.sh nga familja e tregtarit Alfons Dovana u deklarua se i ishin sekuestruar 516 kg ar, ndërsa në Arkivin e Shtetit dhe në Thesar rezultonin 58.3 kg ar;Aristidh Lekës, siç deklarojnë familjarët, i janë sekuestruar 432 kg ar, ndërkohë që në Thesar dhe në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme shënohej 17 kg. Këtyre rasteve u bashkëngjiten edhe shumë të tjerë. Për arin e sekuestruar nuk disponohen të dhëna për vitet ‘45 dhe ’46, por në një pasqyrë përmbledhëse të viteve 1945-1953 të dhënat dëshmojnë se në vitin 1945 kishin hyrë në Bankën e Shtetit 563 kg dhe 635 gram ar, në vitet 1946-1948 depozita ishte 1.265 kg dhe 638 gr. ar, kurse në vitin 1953 ishin sekuestruar 116 kg e 744 gr. ar. Në total deri në vitin 1953 arka e arit numëronte 4.348 kg e 315 gr. ar.

Nga pasuria e Ahmet Zogut tek ajo e Abaz Kupit

Në qendër të vëmendjes së sekuestrimit të komiteteve ekzekutive ishin figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar të para mbarimit të Luftës, që ishin shpallur si kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë me pushtuesin. Shumica prej tyre morën dënime kapitale, burgim të përjetshëm ose heqje lirie që u shoqërua me konfiskim të pasurisë. Të parët, që iu konfiskua pasuria, ishin Ideomeno Kosturi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Mark Kodheli nga Shkodra dhe Ymer Fortuzi nga Tirana. Shtëpitë e 30 personaliteteve politike të arratisur u morën nga klasa e re politike. Ligji i konfiskimit aplikohej edhe për njerëz që ishin vrarë nga partizanët ose të vetëvrarë gjatë Luftës, si Xhafer Ypi, Safet Butka dhe Ethem Maliq Frashëri. Me vendim të veçantë u sekuestruan një pjesë e pasurive të Shefqet Vërlacit në Llakatund të Vlorës, ku përfshiheshin një çiflig, 250 ullinj, 400 plepa, disa shtëpi dhe dy magazina druri në fshatin Mifol. Ish-kryeministrit të burgosur Koço Kotta iu sekuestruan shtëpia në Korçë, tokat, 500 franga ar (vlerë aksionesh të kafesë, sallonit të kinemasë “Majestik”) dhe objekte me vlerë antike muzeale, deri servise pjatash argjendi etj. Vendimet e sekuestrimit të datës 26 tetor 1945 tregojnë për konfiskimet e pasurive të disa figurave të rëndësishme të Krujës, si Ahmet Zogut, Abaz Kupit, Sulejman dhe Tahip Merlikës, Shaban Kupit, Haki Hoxhës, Islam Hoxhës, Preng Previzit dhe Ymer Merlikës. Këto konfiskime u realizuan më 1945, por u bënë publike vetëm më 8 gusht të vitit 1946. Shkodra ka pasur një numër të madh konfiskimesh të figurave të saj dhe të krerëve të lëvizjeve antikomuniste. Ndër emrat e të konfiskuarve në Shkodër figurojnë Ejëll Çoba, Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni, vëllezërit Halit dhe Jup Kazazi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Musa Gjylbegu, Shuk Gurakuqi, Patër Anton Harapi si dhe të huajt Leopold Dvorak dhe Andro Lubo Petriviq. Të arratisurit ishin njerëzit e parë të cilëve iu konfiskua prona dhe ari. Konfiskimi i pasurive të të arratisurve, përfshiu dhe industrinë dhe fabrikat që më parë ishin pasuri e tyre. Ndër konfiskimet e para që u vunë në zbatim qe dhe fabrika e cigareve “Gera” në Shkodër. Fabrika e cigareve “Vora”, me qendër në Lushnjë, pronë e të arratisurit Ahmet Resuli, të cilit i ishin konfiskuar edhe Fabrika e Miellit në Bishqethem të Bubullimës dhe pronat bujqësore në Lushnjë. Qemal Vrionit në Berat iu konfiskuan aksionet në fabrikën e miellit “Myzeqeja”. Këtij të fundit iu konfiskua edhe shtëpia në Durrës, që ishte në emrin e Mediha Libohovës. Në qendër të konfiskimeve ishin dhe pasuritë private jashtë Shqipërisë, por këto ligje mund të aplikoheshin vetëm brenda kampit socialist. Më 1946 Zyra e Likuidimeve të Ministrisë së Kulturës njoftoi Bankën e Shqipërisë se kishte gjetur qenien e një llogarie bankare në Bukuresht të Dhimitër Beratit. Banka shqiptare i shkruan pa hezituar bankës rumune “Banca de Credit Roman” në Bukuresht, se llogaria prej 2 milionë e 75 mijë lei e Dhimitër Beratit të rihapej si e re në emër të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, pasi ai ishte i arratisur politik dhe çdo aktivitet i konfiskohej. Ari dhe sendet e çmueshme që i ishin lënë në ruajtje Bankës Kombëtare nga klientë shqiptarë dhe të huaj para çlirimit nuk iu kthyen pronarëve të tyre dhe as që iu dha ndonjë shpërblim, por u vendosën në arkëza me emrin e secilit prej tyre, së bashku me arin e sekuestruar të të dënuarve dhe të arratisurve. Hynë në Bankën e Shtetit edhe objekte me vlerë të të sëmurëve të Spitalit Neurospikiatrik në Vlorë, si stoli, unaza, sahate ari, kuti argjendi etj.

Ari i sekuestruar nga viti 1949-1954

Nuk ekzistojnë evidenca nga viti 1944-1948

Në vitin 1949, ishin konfiskuar 252 kg e 837 gr ar

Në vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gr ar

Në vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr ar

Në vitin 1952 ishin konfiskuar853 kg e 780 gr ar

Në vitin 1953 ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr ar

Në vitin 1954 ishin sekuestruar vetëm 12 kg e 169 gr ar.

SOT DITE LINDJA E Naim FRASHËRIT.

Naim Frashëri
Lindi me: 25 maj 1846
Lindi në: Frashër (Shqipëri)
Vdiq me: 20 tetor 1900
Vdiq në: Stamboll (Turqi)
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar, Poet, Atdhetar, Dijetar, Arsimtar

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846FrashërPërmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.[1]Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

JetaRedakto

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar. Përveç kësaj ai futi dhe fjalë të reja apo neologjizma duke e pasuruar fjalorin shqip me fjalë shqipe.

KrijimtariaRedakto

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”. Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja, etj.

Busti në Tiranë

200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

200-Lekshi nga ana e pasme.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia“) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjëlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, si mendimtar e politikan. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një “demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme,. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Tituj të vepraveRedakto

  • Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)
  • Shqipëria (1880, botuar më 1897)
  • Bagëti e Bujqësi [2], 1886
  • Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)
  • Vjersha për mësonjtoret e para
  • E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare)
  • Histori të përgjithshme
  • Lulet e verës, 1890
  • Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)
  • Fjala flutarake, (vjersha) 1894
  • Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898
  • Qerbelaja (poemë fetare)
  • Perëndia, 1890
  • Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të rrevistës “Drita”)

MirënjohjeRedakto

  • Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin “Naim Frashëri”.
  • buste e monumente tjera të figurës së “Naim Frashërit”.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Me mijëra fëmijë janë pagëzuar me emrin “Naim” në shenjë të shprehjes së adhurimit të prindërve të tyre.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët : Naimi
  • naim_frasheri.jpg

SOT ESHTE DITELINDJA E NAIM FRASHERIT..

Naim Frashëri
Lindi me: 25 maj 1846
Lindi në: Frashër (Shqipëri)
Vdiq me: 20 tetor 1900
Vdiq në: Stamboll (Turqi)
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar, Poet, Atdhetar, Dijetar, Arsimtar

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846FrashërPërmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.[1]Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

JetaRedakto

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar. Përveç kësaj ai futi dhe fjalë të reja apo neologjizma duke e pasuruar fjalorin shqip me fjalë shqipe.

KrijimtariaRedakto

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”. Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja, etj.

Busti në Tiranë

200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

200-Lekshi nga ana e pasme.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia“) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjëlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, si mendimtar e politikan. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një “demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme,. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Tituj të vepraveRedakto

  • Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)
  • Shqipëria (1880, botuar më 1897)
  • Bagëti e Bujqësi [2], 1886
  • Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)
  • Vjersha për mësonjtoret e para
  • E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare)
  • Histori të përgjithshme
  • Lulet e verës, 1890
  • Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)
  • Fjala flutarake, (vjersha) 1894
  • Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898
  • Qerbelaja (poemë fetare)
  • Perëndia, 1890
  • Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të rrevistës “Drita”)

MirënjohjeRedakto

  • Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin “Naim Frashëri”.
  • buste e monumente tjera të figurës së “Naim Frashërit”.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Me mijëra fëmijë janë pagëzuar me emrin “Naim” në shenjë të shprehjes së adhurimit të prindërve të tyre.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët : Naimi

MASAKRA KOMUNISTE KUNDER KLERIT KATOLIK NJE TMERR I VERTETE.Nga Agustin Miraka.

FB_IMG_1495643446023.jpg

450 vjet studime në Europë dhe 881 vjet burg në Shqipëri
Kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitetet më të njohura të Europës dhe botes.
Gjyqi
Nga viti 1944 – 1990

TË PUSHKATUAR (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)
Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
Atë MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948)
Atë ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
Atë LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
Atë LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
Dom LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
Dom NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
Dom MARK GJANI (1909 – 1945)
Atë PAPA PANDI (1909 – 1945)
Atë ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
Atë GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
Atë DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
Atë GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
Dom NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
Dom ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
Dom LUIGJ PICI (1907 – 1946)
Dom ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
Atë BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
Dom LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
Dom DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
Dom ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
Dom EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
Dom DEDË MALAJ (1920 – 1959)
Dom ZEF BICI (1919 – 1968)
Dom MARK DUSHI (1920 – 1968)
Dom MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
Dom SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
Dom MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

TË VDEKUR NË TORTURA

Atë LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
Atë BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
Atë SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
Dom ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
Dom PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
Dom DEDË PLANI (1889 – 1949)
Dom JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)

TË VDEKUR PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT

Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
Dom ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
Dom KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
Dom LAZËR JUBANI (1925 – 1982)

TË VDEKUR NË BURGJE E KAMPE

Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
Dom MARK BICAJ (1911 – 1946)
Dom NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
Dom EJËLL DEDA (1917 – 1948)
Dom NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
Atë GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
Atë PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
Atë KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
Atë KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
Atë RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
Dom RROK FRISKU (1892 – 1956)
Dom PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
Dom ANTON DOÇI (1920 – 1973)
Dom MARK HASI (1920 – 1981)
Dom LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
Dom NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
Dom PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

VDIQËN MBASI VUAJTËN DËNIMIN

Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
Dom ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
Dom NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
Dom MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
Atë BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
Atë PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
Atë PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
Dom NIKOLL KIMZA (1878 –1960)
Dom NDOC SUMA (1887 – 1962)
Dom TOMË LACAJ (1898 – 1962)
Atë MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
Dom VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
Atë LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
Dom MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
Atë ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
Dom LAZËR DEDI (1919 – 1967)
Dom PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
Dom NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
Dom NDRE LUFI (1878 – 1969)
Atë FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
Atë MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
Atë MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
Atë GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
Dom PAL GJINI (1905 – 1975)
Atë ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
Dom NDUE SOKU (1922 – 1976)
Dom LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
Atë MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
Dom INJAC GJOKA (1916 – 1979)
Atë GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
Atë DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
Atë MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
Atë SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
Atë FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
Atë FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
Atë FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
Dom MARIAN ARTA (1905 – 1986)
Atë AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
Atë PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
Dom KOLEC TONI (1932 – 1992)
Dom NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
Atë PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST

Dom MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
Dom PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
Dom LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

VUAJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993

Imzot FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
Imzot MIKEL KOLIQI KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
Atë ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
Atë ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
Atë JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
Dom ZEF GILA (1916 – 2000)
Atë KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
Dom SIMON JUBANI (1928 – 2011)
Atë LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
Dom LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
Dom NDRE KRROQI (1922 – 1996)
Atë ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
Atë DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
Dom NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
Dom PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
Dom NDOC NDOJA (1914 – 1996)
Dom LORO NODAJ (1918 – 1996)
Dom NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
Dom GJERGJ SIMONI (1935 –
Dom ERNEST TROSHANI (1928 –
Dom MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
Atë GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
Atë VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
Dom JAK ZEKAJ (1906 – 1995)

MOTRA QË VUAJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE

Motër Maria Tuci (1928 – 1949)
Motër GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
Motër LILJANA RADOVANI (1925 – 2002)

Se shpejti Del libri im i pare .Në Atë Vend”. Redaktoi Mimoza Leskaj.

fb_img_1471954487760

PERSHENDETJE MIQESIA IME.
…..
Chi trova un Amico trova un Tesoro thenje e urte ne Italisht…
Qe ne Shqip do te thote Kush gjen nje Mik ..ka gjetur nje Pasuri prej Floriri…
Nuk gjej fjale per te Falenderuar.. Miken ..Poeten ..Bashkevuajtesen..
Atdhetaren ..
….
Mimoza Leskaj.

E falenderoj per Redaktimin e Poezive ..vuajtje ..mendimeve ..
loteve psheretimave te femijeris dhe jetes time .qe un jam munduar ti hedh ne leter ashtu sic i kam ndjere dhe mbartur ne shpirte qe nga koha e femijerise ..Por me perkedheljen sistemimin dhe vleresimin e Mikes Time Moza ..shpresoj qe ky liber do te vije tek Ju shume shpejt ne nje menyre shum speciale ..Falenderoj komentuesit dhe gjithe ata qe me nxiteten qe un shkrimet qe kisha ti beja Liber .

Falenderoj Mozen per Parathenien e Librit ..
Nje falenderim pa fund per artistin e talentuar Avni Delvina per kopertinen e Librit .
K.Cekani.

fb_img_1476864948914

Pèrshèndetje miq!

Pèrfundoi pèrgatitja pèr shtyp e librit me poesi ” Né Atè Vènd”…I shoqèruar dhe me disa nga rrèfimet reale tè jetès sè autorit Kujtim Cekani!
Disa fjalè rreth ktij libri tè ri paksa i veçantè pèr nga lloji i poezisè.
Autori ka mbledhur pjesè tè jetès sè tij tè vuajtur dhe i ka kthyer nè vargje.Vuajtjet e mèdha tè familjes sè tij dhe gjithashtu njè fèmijèrie tè vrarè, pèrmes dhe njè numri tè madh tè vrarèsh nè familjen e tij, bèjnè qè jeta e autorit, tè jetè mes dhimbjesh tè mèdha shpirtèrore dhe e njè varfèrie reale nè fshatin e tij. Pèrbuzja e bashkèfshatarève èshtè njè dènim i pamerituar , pèr tè dhe familjen e torturuar barbarisht nga sistemi i egèr diktatorial qè jetuan.
Vihet re mllefi dhe urrejtja e fèmijès i cili rritet me aq dhimbje, dhe nè tè njèjtèn kohè,me njè dashuri tè madhe brenda familjes sè tij.Janè tè shumta poezitè tè cilat duken qartè kto vuajtje tè papara.
Por nè tè njèjtèn kohè autori na shpalos njè botè tè madhe pèr dashurinè dhe urtèsinè e nènès sè tij; njè grua e urtè qè me butèsinè e saj, zemèrgjerèsinè, dhe dhembshurinè arrin tè mbledhè pèrmes atyre vuajtjeve tè mèdha,fèmijèt e saj, si ajo klloçka zogjtè e vegjèl!
Do veçoja vargjet :U mbusha me pasuri / por seç mè mungonte/ mungon Ti nèna ime/ dashuria e ksaj bote! (poezia NENA) Me tè gjitha vuajtjet e mèdha,pèrbuzjet, tmerret,burgjet autori Kujtim Cekani mban brenda vetes njè dashuri tè madhe pèr vendin e tij. Ktè dashuri qè e bèn tè dojè çdo copè tè atij dheu ku u lind u rrit , lozi dhe qeshi fèmijè sè bashku me tè kaluarèn e tij tè dhimbshme!
Klithmat e tij mbajnè njè botè tè rèndè mbi ata supe tè vegjèl. Tek autori vihet re njè gjuhè paksa ” rèndè” e cila tè bèn tè mendosh qè nè mendjen dhe nè shpirtin e tij,asgjè nuk èshtè harruar dhe jeton ende gjallè!
Autori pèrcjell vuajtjen e largimit tè tij nga atdheu pèrmes njèmijè e njè rreziqesh, si dhe demaskon rèndè personat qè i kanè prerè rrugèn pèr tè vazhduar jetèn nè vendin e tij!
Shpreh shqetsimet e mèdha pèr ngjarjet qè pasuan pas viti ’90 me ndryshimet e para dhe akuzon rèndè diktaturèn me personazhet e saj!
Njè vuajtje tè madhe tregon, pèr viktimat e padrejta qè kjo diktaturè shkaktoi me vitet e saj.
. Autori, vuan ,loton ,qan dhe bèn qè tè futesh brenda dhimbjes qè ai pèrjeton!
Vargjet qè u drejtohet lexuesit sikur ai po bisedon me tà tè emocionojnè dhe tè fusin brenda vetes, si psh :
Tè mè falni miq, sot dua tè ulèras,
Sot dua tè njom sytè me lot,
Me tè vdekurit heronj dua tè flas,
Ditè e tyre èshtè sot,
Pèr Ata qè varr nuk kanè!
Si redaktore e ktij libri jam munduar ti jap gjuhès sè autorit njè “zbutje” tè gjuhès me tè cilèn ai ka thurur dhimbjen, dhe urrejtjen duke ju ruajtur origjinalitetin dhe duke i pèrshtatur njè formè artistike qè kèrkon lexuesi ynè.
Falenderoj autorin pèr besimin qè tregoi nè punèn time, dhe pèr dèshirèn e tij tè pastèr, pèr tè patur emrin tim si redaktore e librit tè tij tè parè.
Ardhtè i lehtè nè dorèn e lexuesit!

Redaktore Mimoza Leskaj

Arti grafik Avni Delvina

Princ Leka pershendet lirimin e Ramush Hajradinaj.Nga Beniamin Bakalli .

received_1439306466091481.jpeg

Tiranë me 27 prill 2017

Sot Prince Leka II dha një intervistë për shtypin Austriak

Intervista ishte gritur mbi lidhjet historike që ka populli Shqiptar me atë Austriak dhe pyetje të ndryshme aktuale mbi realitetin politik
Princ Leka II pershendeti lirimin e z Ramush Haradinaj , foli mbi rolin që luan familja Mbretërore mbi promovimin e vlerave Shqiptare , si alternativa më e saktë për zhvillimin dhe unifikim e kombit Shqiptar

Në foto Princ Leka II gjatë intervistët per shtypin Austriak

Beniamin Bakalli

Intervista e Shkrimtarit Antikomunist. Shpend Sollaku Noé.

FB_IMG_1492957934439

Shqipëria – një Status Quo i Stërgjatur

20.04.2011. Interviste qe me eshte marre nga Gilmana Bushati plot 6 vjet me pare, per “Gazeta Shqiptare”..
Shënime të redaksisë:
– Shkrimtari dhe poeti Shpendi Sollaku Noe flet për ngjar­jet e vitit 1991.
– “Armët që kërkoi dega u përdorën ndaj popullit, pati një të vrarë”.
– Si fitoi azilin politik në Itali në 1992.

Zoti Shpend, cili ishte aktiviteti juaj politik në vitet e para të pluralizmit, një ak­tivitet që duket se pati ngjallur dhe kureshtjen e degës së Punëve të Brendshme në Lushnje?

Kureshtjen e Degës së Brendshme të Lushnjes e kisha ngjallur që shumë më përpara lëvizjes për demokraci, në moshën adoleshente. Për gjëra që sot duken nga më të rën­domtat, p.sh. nga mënyra sesi vishesha, nga arti që pëlqeja, nga karikaturat e bëra vaj­zës së Sekretarit të Parë, nga antenat me shumë elementë të fshehura mes pemëve…(po ndalem, pasi lista bëhet shumë e gjatë). Këto ishin disa nga mënyrat “e vogla” të brezit tim nëpërmjet të cilave mundnim të shprehnim pakënaqësinë. Më vonë u shtua miqësirat me njerëz, sipas tyre, të padenjë politikisht. Si pasojë arriti edhe mohimi i së drejtës për të studiuar në Universitet, edhe pse me nota të shkëlqyera në diplomë, edhe pse kisha filluar të botoja në organet kombëtare që në moshën 14 vjeçare. Men­jëherë pas kësaj ia mbërriti ushtria në Sazan për tre vjet… Më vonë, kur isha mësues në Çermë, u shtua ndër të tjera edhe aktivizimi në rrethin tim letrar i bijve të të persektuarve, pa­staj dërgimi në karton i librit tim të parë e të vetëm të botuar në Shqipëri, në vitin 1987.

Nga një dokument sekret i degës së Punëve të Brendshme, ju citoheni si pjesë e lëvizjeve demokratike. Çfarë ju kujton ky dokument sekret?

Shumë gjëra, aq shumë sa nuk di nga t’ia nisësh. Mitingu i PD-së në Lushnje, si edhe në ndonjë vend tjetër, u bë kur akoma nuk ishte organizuar dega në rreth. Isha vënë që më parë në kontakt me Tiranën, kur seli e PD-së ishte akoma dhoma e Arben Ima­mit në Qytetin Studenti. Para se të prezantoheshin demokratët e parë të Lushnjes në miting, kisha rreth 3000 anëtarë të regjistruar. Nuk kishim tesera, por disa fletushka të ngjashme me autorizimet për të blerë frigorifer. Kontaktet në Tiranë nisa t’i mbaj me Azem Hajdarin. Pikërisht Azemi u bë shkak që mitingu të bëhej edhe pse dega e rre­thit nuk qe ende e organizuar. Një ditë para Hajdari kishte dhënë një intervistë në Zë­rin e Amerikës ku njoftonte kryerjen e mitingut të nesëmen në Lushnje dhe, më pas, në mos gaboj, edhe në Fier. Zëri Amerikës ato kohëra ishte agjencia jonë e lajmeve. Populli i Lushnjes e mori vesh lajmin prej Amerike. Nëse mitingu nuk do të bëhej, mund të interpretohej si mosdhënie e lejes nga autoritetet dhe kjo mund të çonte në përleshje të rrezikshme. Para se të shkonte në Fier, Azemi më kërkoi, dhe nguli këm­bë, që mitingu të bëhej patjetër. U mblodhëm fillimisht në shtëpinë e Kujtim Sulës, koleg me mua dhe baba i studentit Arben Sula, i dërguar nga studentët për të forcuar lidhjet me qendrën. Ishte nata e 3 janarit. Hartuam një plan sesi mund të bëhej mitin­gu dhe kërkesën për lejen nga Dega e Brendshme. Ramë dakord që hapjen ta bënte Visar Zhiti, intelektual i burgosur, me figurë të pastër morale. E lamë të takoheshim edhe një herë tjetër në të gdhirë. Takimi i dytë u bë në shtëpinë e Kujtim Ginës. Herët në mëngjes dorëzuam kërkesën në Degë dhe ata u detyruan ta pranojnë. Për më tej nuk po zgjatem. Sesi vazhdoi më vonë lëvizja demoktatike në Lushnje etj, e kam shprehur në artikullin “Ne ishim argatët e demokracisë”, botuar në vitin 1992 në gazetat “Ora e Fjalës” dhe “Republika”.

A keni pasur, në atë kohë, presione nga agjentë të sigurimit apo nga strukturat e tjera të regjimit komunist?

Presione përballë? Mua drejtpërdrejt jo, pasi e njihnin mirë vendosmërinë time, pasi isha shumë i njohur dhe i trëmbeshin hakmmarrjes së djemve që na rrethonin. Por njerëzve të familjes po. Presione për të më detyruar të hiqja dorë, por që ranë në vesh të shurdhët. Kundër meje ata vepronin tinëz, me plumba nëpër zarfa anonimë, me di­namit poshtë shtëpisë, me gjysma tullash nëpër xhepa për të më goditur pas shpine. Në fillim të 1992-isht, guxuan edhe më shumë, sidomos pas shkrimeve të mia të para për riciklimin e parasë së pistë.

Pse dega e Brendshme kishte nevojë për përforcime nga Tirana për të përballuar situatën. Çfarë atmosfere u krijua me lëvizjet demokratike?

Tejet e tendosur dhe e rrezikshme. Pas mitingut demokratik në Lushnje qytetarët ni­sën të guxojnë më shumë. Komunistët e kuptuan që mund t’u shpëtonte pushteti prej duarsh dhe po përgatiteshin ta mbronin edhe me armë. Frika e tyre ishte e madhe dhe ai armatim e ato forca speciale që zotërinin deri atëherë u dukeshin pak, përballë gu­ximit të popullit që sa vinte e rritej me shtysën e vendosur të liderave të tij të rinj. Ar­mët e kërkuara në atë dokument u përdorën me të vërtetë në Lushnje, në një nga mi­tingjet e mëvonshëm për demokraci. Pati edhe të plagosur, sidomos edhe një i vrarë. Ishte një djalë i ri, në mos gaboj me mbiemrin Vogli, baba familjeje, që kalonte pranë sheshit rastësisht, me ilaçet e së bijës në dorë. Varrimi i viktimës u karakterizua nga një shpërthim i papërmbajtur i urrejtjes dhe shpagimit. Pas funeralit korteu prej mijë­ra vetësh u shfry mbi institucionet duke djegur e plaçkitur, që nga gjykata e prokuro­ria e deri tek komiteti i PP-së. Përforcimet e kërkuara nga kryetari i Degës nuk mjaf­tuan për të argjinuar urrejtjen popullore. Forcat e rendit nuk qenë në gjendje të mbro­nin as edhe Degën e Brendshme, por e braktisën në panik e ia dhanë vrapit nga portat e pasme që të çonin në përrua.

Ju e kishit gruan prokurore, pse kishit frikë atëherë, duke qenë se prokurorët kishin mbështetjen e shtetit?

Kam qenë që atëherë i mendimit që punonjësit e drejtësisë duhet t’i rrinë larg politi­kës, prandaj ime shoqe nuk pati asnjëherë presione prej meje per t’u lidhur me lëviz­jen demokratike. Ajo në atë kohë ishte prokurore e sektorit gjyqësor. E kryente atë detyrë pa iu bindur qortimeve të vazhdueshme për të marrë teserën e kuqe të PS-së. Ishte e vetmja në Prokurorinë e Lushnjes që nuk kishte pranuar të bëhej komuniste. Aktiviteti im politik, sidoqoftë, asaj i krijoi jo pak probleme, që kishin filluar që me martesën e saj me një si unë, me baba një ish monarkist të dënuar. Në atë periudhë ajo e ndiente veten shumë të pambrojtur, as që bëhej fjalë që të bëhej ombrellë për mua. Shqetësimi ynë më i madh ishte mbrojtja e djalit tonë të vetëm, pasi kishin tentuar ta rrëmbenin. Jo më kot në dokumentin në fjalë theksohet pas emrit tim: gruaja e tij është ndihmës prokurore! Për ta ishte një skandal që duhet të kishte pasoja si për prokuroren, ashtu edhe për të shoqin. Më vjen të qesh nëse mendonin ta gjykonin si tradhëtare. Për të tradhtuar diçka duhet që më parë ta duash!

Në kohët e sotme dokumenti duket tejet absurd, por nëse nuk flasim për të, a mendoni se historia jonë thjeshtëzohet?

Sigurisht. Nuk është kurrë e tepërt të flitet për atë periudhë. Madje mendoj se akoma është folur pak dhe me shumë demagogji. Sidoqoftë, siç duhet të ndodhë në një komb të qytetëruar, duhet patjetër të flitet e të shkruhet me ekilibër. Sot në Shqipëri mbizotë­ronn tendenza e nxirjes së gjithçkaje që ka të bëjë me ato 50 vjet. Si quhet rubrika juaj? “Kujtime nga tranzicioni”? Më duket se nga kjo pikëpmje Shqipëria është akoma në tranzicion, një tranzicion tejet i stërgjatur, që minon nevojën jetike të një kombi të vo­gël si i yni për të qenë i bashkuar. Injorimi i Luftës Antifashiste, (të kalëruar më vonë prej të kuqve), nihilismi i tepruar ndaj figurave të shquara (edhe të kritikueshme) të kulturës të periudhës komuniste, vënia në dyshim e gjuhës së përbashkët letrare dhe tendenca për t’u rinisur duke u bazuar në një dialekt tjetër, të udhëhequr nga logjika e prejardhjes së klaneve etj., janë sipmtoma të një sëmundjeje të rrezikshme për një po­pull që nuk ka zgjidhur ende çështjen kombëtare. Tendenca për të rishkruar historinë duke u nisur nga pozita dominuese e fitimtarëve është frutkeqe, pasi nuk mund të jetë reale historia në të cilën mungojnë edhe rënkimet e të mundurve.

Në vitin 1992 ju kërkuat azil politik, ndërkohë që Shqipëria po konsiderohej tashmë demokratike…

Paradoksi i Shqipërisë demokratike nuk na u nda vërtetë ditët që kërkuam azil politik në Itali. I pari avokat që njoha ato ditë ishte Fabio Fabbri, që më vonë u bë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë Ciampi. Edhe ai më bëri të njëjtën pyetje. Me dokumentat që munda të marr me vete nga Shqipëria, arrita të bind Fabbrin dhe Komisionin e Romës për refugjatët politikë, që rruga për në demokraci e vendit tim ishte akoma e gjatë.

Ç’fituat ju nga sakrificat e bëra në atë kohë?

Më mirë duhej të më pyesnit çfarë humbët. Humbëm gjithçka të shtrenjtë: së pari atd­heun,”që e donim dhe s’na deshi”, që vazhduam ta donim, pasi atdheu është si nëna, duhet shumë, edhe kur është e varfër dhe e përdalë! Humbëm njerëzit që na rrethonin, miqtë, profesionet. Humbëm mundësinë për të vënë qoftë edhe një lule në varrin e babait, vdekur akoma i ri prej brengave. Fituam vite të tëra sakrificash të panumërta në dhe të huaj, punët e rënda e të përçmuara të viteve të para të mërgimit për të mbi­jetuar e për të shpëtuar familjen, sforcimin deri në dhimbje për t’u rikthyer në jetë in­telektuale.

Edhe e sotmja është po aq e zezë?

Jo, pas kaq vitesh të humbura, gradualisht iu ktheva letërsisë dhe kjo shpëtoi nga vdek­ja e sigurtë edhe pjesën time shpirtërore. Librat e mi të fundit të botuar në SHBA, në anglisht e italisht, kanë shkuar në rreth 90 vende të botës.

Cilin mund të përmendni si suksesin tuaj të fundit?

Pse i fundit? Do të ketë patjetër të tjerë. Që i kam shkruar dhe që i kam në mendje. Pas disa javesh del nga shtypi Antologjia ime në pesë gjuhë: anglisht, frëngjisht, span­jisht, italisht e shqip.

Në cilën nga këto gjuhë të duket më e rëndësishme kjo Antologji?

Në të gjitha gjuhët që do të botohet. Ai shqip, sigurisht, do të jetë më emocionuesi. Nuk botoj një libër në gjuhën time që prej vitit të largët 1987!
20.04.2011, copyright Shpend Sollaku Noè, i lire kushdo per ta ribotuar apo rimarre ne social.

Kur do te behet Shqipëria. Nga Adriatik Riza Dosti.

FB_IMG_1492956909473.jpg

Shqiperia do te behet ..por vetem atehere kur….

Shqiptaret te kuptojne se Shqiperia eshte Atdheu e Kombi i tyre ,,,dhe emri i tyre rrjedh prej emrit te saj …
Kur shqiptaret te merren vesh me njeri tjetrin nga shqipja ne shqip…pa patur nevojen e ndermjetesise se nje gjuhe te dyte te huaj..
Kur Shqiperine ta vene mbi Partite politike kurva te atij vendi…
Kur te rendin pas vetes, familjes , puneve , halleve dhe problemeve te tyre dhe jo pas Partive, Lidereve , mitingjeve e protestave qe mbeshtesin kerrmat politike per te rrezuar njeri tjetrin nga froni i pushtetit …
Kur shqiptaret sa po te gdhihen ti thone njeri tjetrit Miremengjes e si ke n’dje ,,e jo plac e akoma gjalle qenka ky….
Kur me pare te shohin e njiohin mire se c’ kane brenda vetes e familjes se tyre e asaj c’ ka ju takon e pastaj le ta zgjasin koken po te duan nga bahcja e oborri i komshiut…
Kur te ndalojne se beri politiken e botes e te dynjase e te marrin neper goje gjithkend duke i shpenzuar 24 oret e dites neper kafenerat plot alkoohol, duhan, droge, dhune, vrasje e tashetheme pa mbarim…
Kur ti shporrin njehere e mire ata tradhetare , aninjerez e antishqiptare qe kane ende ne krye qe prej 8 Nentorit 1941 e ne vazhdim…
Kur te kerkojne ashtu sikurse nje popull e jo nje turme ..dijne te kerkojne vertet ..Pune, Arsimim, Sherbim shendetesor, Siguri jetese, Rend , Ligj , Drejtesi, Liri, Personalitet e Dinjitet individual e kombetar ….
Kur te pushojne se vrari njeri tjetrin per nje gardh, nje vije uji , per nje te pare shtrember, per nje ngacmim te ”motres” me shikim te dyshimte ,..per nje dashnore zene permes FB , per bindje politike, per nje varese floriri, ..e kur te nxjerrin nga Kullat e ngujimit te Kanunit te Lekes gra, femije e pleq te pafajshem qe i ngujon injoranca e prapambetjes se tyre anadollake…
Kur te jene vetja e jo manekina e kukulla ne duar te te tjereve …
Kur te duan e vleresojne edhe me shume veten e vendin e tyre se sa te huajin e nacionalitetin e tij…
Kur ta fusin ne mendje, zemer, shpirt e ne llogjiken e tyre se Lumturia jote nuk ndertohet dot kurren e kurres mbi Fatkeqesine e dikujt tjeter ….
Kur te behen trima aty ku duhet dhe me vepra konkrete ne te mire te tyre e te Kombit te tyre e jo teoriciene, analiste, opinioniste e trima pas beteje e pa kobure ne brez ….
Kur ta heqin njehere e mire akuzen ndaj tyre se e keqja e Shqiperise dhe e shqiptareve kurdohere ju ka ardhur se pari nga vetja e tyre e me pas edhe nga te huajt…
Kur te pushojne se zgjedhuri profesionin e spiunit, te dallkaukut, te venit ne sherbim te armiqve te vendit e popullit te vet pa pagese fare …
Kur te mendojne e gjykojne se sa e turpshme eshte te duash me shume te huajin e dheun e tij e te shesesh Atdheun tend e gjakun tend …
Kur te mos e nderrojne kurre personalitetin, dinjitetin, karakterin e njerzillikun e tyre as me para, as me pushtet e as me maskarallik…
Kur te jene krenare per te paret e tyre dhe te ndihen te turperuar per te sotmen e tyre ….
Kur te ndihen zoter te vetes ne vendin e tyre ..dhe te mos marrin rruget e botes te detyruar dhunshem nga zuzaret e te njejtit gjak..por te shprishur ….te cilet i votojne e i rivotojne per te zezen e vetes, vendit , familjeve, femijeve e te nesermes se tyre…
Kur vilat lluksoze te tyre te mos i ndertojne duke trafikur per prostituim ne semaforet e botes femrat e gjakut te tyre ,,,dhe kur ne vend te canabisit te mbjellin fruta e perime per femijet e veten e tyre …dhe jo te blejne mercedeset qe punojne me droge e jo me karburant normal…..
Kur ne Parlamentin, Qeverine, Drejtesine, Policine, Arsimin, Shendetesine e tyre etj etj …te mos zgjedhin ne krye perfaqesues bandite, kriminele, rrugace, hajdute, mafioze, te korruptuar, kriminele, drogmene, kurvare e antishqiptare …
Kur ti thone vetes me krenari Shqiptare e jo te lejojne gjithkend ti etiketoje Shpellare…

A.R.DOSTI

Krimet e Komunizmit në fshatin Sevaster, Vlore.

FB_IMG_1492848825593

Te pushkatuar dhe te vdekur ne burg…nga fshati Sevaster, Vlore,

Asaf Grabova, Ismail Mataj, Bazo Llanaj, Ferik Lika, Haxxhi Hyska, Llano Llanaj, Tahir Hyseni, Beqir Rama, Gjysh Rama, Mustafa Llanaj, Njazi Hysenaj, Bari Lika, Batjar Lika, Shako Kamberaj, Halim Kamberaj, Harun Hysenaj, Eqerem grabova, Taze Islamaj, Nazo Tozaj, Sulo Shehaj Temo Shehaj, Shaqo Shehaj, Rushit Grabova, Beqo Kamberaj, Mystehak Gocka
.
Te burgosur Politike nga fshati Sevaster, Vlore.

Arshi Grabova, Bedin Kamberaj, Bilbil Shoraj, Brahim Ramaj, Bexhet Shehaj, Barigrabova, Dushan Malaj, Fadil Kuka, Gani Shoraj, Halil Myftari, Isa Veledini, Kapo Hyska, Kudret Lika, Luto Grabova, Mehmet Kanani, Mehmet Shehaj, Meto Kamberaj, Osmen Hyska, Selim Beqiri, Seit Selimi, Avdurerahman Llika, Qendro Lika, Jahja Mecaj, Xhevit Hyseni.

Ne Partinë Time bëjnë karriere Vetem Komunistet. Nga Enkelejda Veliu.

FB_IMG_1490985380526.jpg

Asnjehere nuk e kam fshehur bindjen time partiake..
Kjo sepse, une jam bije e nje fisi kulakesh..!
Pa te drejta..ne ato vite..!
Dhe perpiqem me aq sa mundem, te jap kontributin tim ne partine, se ciles i kam falur dashuri, qe ne momentin e pare te krijimit te saj.., kur ende isha femije..!
Por cuditem..
Si ka mundesi, qe nuk arrijme dot te behemi kryetar partie, te jemi kandidat per kryebashkiake ..apo deputet..!
Na largojne sikur te kemi zgjebe..

E nderkohe, nje pjese e atyre qe kemi ne krye, jane ne me te shumten e rasteve..bijte e atyre..!
Atyre pra..
As emrat nuk dua tjua permend..!
Sdi ..si filloi karriera e tyre..!
Nga erdhen..?!
Kush i pruri dhe i ngjiti aq lart..!?!

Ku te ka punuar babai ty..?!
Kryetar komiteti..

Po ty..?
Sekretar i pare i komitetit te rrethit..!

Po ty..?
Prokuror..

Mua nuk me vjen turp, te deklaroj qe jam bije punetoresh… madje, e rritur varfer..!

Po ti qe je i biri i filanit…!
Qe ke ardhur e me ke uzurpuar partine..cdo ketu..?!
Pse mendon se je me i zoti..?
Karriera jote fillon lehte..e piketuar per te te cuar diku..dhe per te qene dikushi
Ndersa imja..aq e veshtire..
Duhet te kaloj drure e gure..!
Madje, shume here perpiqeni te na fshihni..

E pra..une e di pse nuk bej dot karriere..
Sepse, une jam nje dege..
Ti mua me keput..e me hedh kur te duash..
Ndersa ai..eshte rrenje..!
Na doni..sikunder iu duam..!
Pa kushte..!

Mbi poezinë e Vilson Blloshmit. Nga Agron TUFA

FB_IMG_1490807563640

Strehimi dhe shpëtimi i poetit tek gjuha

(Mbi poezinë e Vilson Blloshmit)

Agron TUFA

Sa herë bie fjala për dy poetët nga Librazhdi, Vilsonin dhe Gencin, të pushkatuar të dy në një ditë/natë të vitit 1977 te “Përroi i Firarit”, të dy të varrosur, e mandej të zhvarrosur nga i njëjti varr i përbashkët, – pra, sa herë përmenden emrat e dy poetëve librazhdas, të gjithë bashkohen në dhembjen e madhe e të vetvetishme njerëzore për fatin e tyre tragjik dhe, tok me tronditjen, ndjejnë neveri për monstruozitetin e pashpirt të diktaturës komuniste. Dhe njëmend: akti makabër është i pashoq në historinë e krimeve të komunizmit, përfshij edhe vitet më të egra të terrorit stalinist në vitet ’30. Por njeriu normal, i kulturuar e i arsyeshëm, nuk duhet të mbetet peng vetëm i kësaj ekzotike të horrorit komunist, as të mjaftohet me keqardhjen e sinqertë ndaj këtyre martirëve, përndryshe vetë fakti shokues i vrasjes së poetëve, bëhet pengesë e madhe (siç nuk duhej të ishte) për njohjen e vërtetë të asaj gjëje thelbësore që përfaqësnin këta poetë – krijimtarisa e tyre letrare. Sepse vetëm aty janë pasqyrat e gjalla të tyre, prej të cilave duhet kapur projeksioni i tyre shpirtëror, habia, mahnia e dëshpërimi pa rrugëdalje, që sollën ata në këtë botë. Kjo formë përtace vetmjaftimi zhvendos në plan të dytë, pikërisht anën thelbësore të tragjedisë, motivin e thellë që shtrëngoi angazhimin e një shteti të tërë kundër dy djemve të rinj. Sigurisht kjo lloj përtacie ka prirjen e pashmangshme të të gremisë në cektësi e banalitet.
Vilsoni dhe Genci janë ringjallur falë një arme që është shumë herë më e fortë se çdo diktaturë dhe kjo armë është gjuha, janë tekstet e tyre që mbijetuan – një formacion i pashkatërrueshëm nga koha. Në thelb përballja e tyre me shtetin, ka qenë e paracaktuar të mbarojë më fitoren e poetëve, përderisa thelbi i konfrontimit të tyre kundërvë përballë njëri-tjetrit dy kategori parimisht të ndryshme: të përkohshmen me të përjetshmen. E përkohshme ishte diktatura. I përjetshëm është arti, letërsia.
Pas studimit të imët e të gjithanshëm monografik mbi domethënien, jetën dhe veprën e dy poetëve martirë, të pajisur me shënime, komentime, dokumenta e akte, në disa llojje të ndryshme botimesh, jeta e Vilson Bllozhmit dhe e Genc Lekës është tanimë krejt e mundshme dhe komode për t’u lexuar, studiuar dhe reflektuar.
Ndonëse vetë vepra është e pandarë me tragjedinë e Vilsonit dhe Gencit, e kontekstualizuar në kohë e hapësirë, unë do mundohem ta shpërngul objektin e shqyrtimit tek një dukuri, që është rezistenca estetike, në shembullin e Vilson Blloshmit.
Vilsoni, siç e dimë, nuk ka ndonjë konfrontim të hapur me diktaturën në poezitë e veta – gjithmonë, nëse bëjmë një përjashtim të madh (që s’kemi pse ta bëjmë) – poezia “Saharaja”. Jo se nuk e ndjen, (ai e ka kuptuar me kohë, siç e pohon në dëshmitë e deklaratat e tij në hetuesi, se “është i prerë e i veçuar prej shokësh”. Këtë gjë janë kujdesur t’ia ngulitin mirë), por Vilsoni është një shpirt i magjepsur pas së bukurës, leximeve, krijimtarisë dhe përkthimeve. Tërë instinkti i tij ka arritur të kuptojë vdekjen e pjësë-pjesëshme, e cila është e pandalshme në shkretëtirën që ndehej në të katër anët e realitetit. Është ajo “Sahara”, kryemetafora e poezisë së tij, e cila mbjell panik, një panik eskatologjik, sinonime me shuarjen, shndërrimin në pluhur, vdekjen për së gjalli, e mandej, sërish, ringjalljen nga pluhuri. E bukura ka një veti, vetinë e bashkpjesëtimit. Edhe përkthimet e Vilsonit janë rezultat i njohjes me mahninë, të bukurën, të cilat nuk i rezistojnë vetisë së bashkpjesëtimit me të tjerë, – në radhë të parë me gjënë më intime, gjuhën amtare, e mandej me miqtë. Teza e Dostojevskit se “bukuria shpëton botën” ka vlerë të drejtëpërdrejtë në rastin e Vilson Blloshmit Ai merr masat për një qëndresë të vetmuar, pa ndonjë shpresë apo iluzion. Dhe njeriu i mbetur tetatet me forcën rrafshuese e mohuese të personalitetit, ka dy rrugë: ose të përshtatjes dhe shkonturimit të identitetit, duke e shfytyruar personalitetin e vet, ose t’i kundërvihet në ekstrem kësaj alternative, duke e kërkuar shpëtimin tek gjuha. Vilson Blloshmi si qenie kulturore nuk është i dashuruar me gjuhën: ai është i varur totalisht prej saj. Një lloj varësie ekzistenciale, e pazëvendësueshme dhe e panginjshme, e cila sipas J. Brodskijt është si varësia e njeriut nga duhani, pijet alkolike apo narkotikët. Pasi e ka përsëritur këtë përvojë, njeriu nuk heq dore; kush mbërrin në një varësi të tillë, ai është poet. Në letrat e tij për të kushërirën e dëgjojmë këtë lutje, këtë përgjërim për një libër, për një fjalor, për një poezi të vetme, sikur në këtë lutje të jetë përmbledhur tërë dëshira e evolucionit njerëzor, për t’u ngritur edhe një shkallë më lart. Kjo përgjëratë për librin, leximin, etjen për të ditur, është në një farë mënyre vetëdijësimi, se në Saharanë ku është i dënuar të endet, libri është e vetmja “levë Arkimedi”, më të cilën do të mund të rrotullojë botën. Së paku botën e tij. Vilsoni di se ç‘do, di se ç‘i duhet, e njeh dhe kërkon mjetin, armën e tij t mbijetesës. Vetëdija e tij ka shkuar shumë larg, ajo ndjehet qartë si përgjegjësi gati tejpersonale, si përgjegjësi para fytyrës së species njerëzore, si përpjekje për të mos u zbrapsur në disa shkallare të evolucionit. Ky ngut, padurim dhe drithërimë për të njohur, për t’u përshëndoshur me botërat e largëta, atje kua ai mendon se fshihet sekreti i shpëtimit, është rruga e vetme që i ka mbetur poetit. Ai nuk do kurrësesi të degradojë e të mbetet peng i peisazhit evolutiv të përgjithshëm në fshat, andaj libri është arrratia nga “gracka” ku e ka hedhur fati. Ai përpiqet të shfytëzojë në maksimum të gjitha rastet e zgjerimit të mahnisë me librin, si e vetmja alternativë e arratisë. Edhe poezitë e veta i shkruan ndërmjet leximesh. E gjithë kjo pangopësi për libra dhe njohje autorësh, të ndërmend formulën e O.Mandelshtamit mbi akmeizmin: “akmeizmi është mall për kulturën botërore”.
Shkrimin e poezive dhe leximin Vilsoni i kupton si arrati dhe shpëtim, si fluturim transcedental dejt bukurisë së paarritshme, e tok me idealet për një bukuri të tillë shpëtimtare përsoset dhe poeti. Pikërisht kjo përsosje/vetëpërsosje është edhe arrati, edhe refuzim edhe triumf mbi përjashtimin e tij nga të tjerët dhe survejimin i përheshëm.
Vilsoni përgatitet, është në rrugën e farkëtimit të armës së tij për të përballuar vetmitar stinën e thatë, që mund të zgjasë përgjithmonë, ashtu si antiutopia e poezisë “Saharaja”. Por përballimi i tij, vetmia, rrethi vicioz ku vërtitet poeti nuk shpërthen me melodrama, klithma e thirrje patetike; përkundrazi, Vilsoni grumbullon energjitë estetike, duke u kredhur në një vetedukim të përkundërt me epokën e tij. Ai kërkon me çdo kusht të “armatoset” rëndë, të përforcojë “ledhet e hekurta të karantinës shpirërore dhe estetike, ku të ndjehet në zhguall të vet. Është kjo estetikë që lind automatikisht dhe etikën individuale, duke iu kundërpërgjigjur Përjashtimit, me Përjashtim. Çështja është efikasiteti i mjetit dhe letërsia e ka zotëruar dhe e zotëron në të gjitha kohërat epërsinë e mjetit të saj. Ndërmjet Vilsonit dhe artit zyrtar të socrealizmit divorci kulturor, estetik, filozofik e etik ka ndodhur pakthyeshëm. Nga 26 poezitë e Bllozhmit po zgjedhim njërën, aspak më të rëndësishmen për të kundruar distancën e alienimit të tij me kulturën socrealiste. Poezia nuk ka titull dhe përbëhet prej dy katrenash klasike:

* * *

Moj yllëz e vogël, moj yllëz e vogël,
Mes nesh si nuk erdhe po mbete aq larg;
Përmes hapësirës mbi tokën si gogël,
Moj yllëz e vogël s’na vë re aspak.

Moj yllëz e vogël, moj yllëz e vogël,
Me lotin e rrezes aspak nuk na lag;
Tej visesh qiellore larg tokës si gogël,
As ndizesh, as shuhesh, po feks që nga larg.

25.10.1974

Brenda Kësaj harmonie muzikore, të ngjashme me një fugë, nëpërduken si vegulli tunduese botërat (utopitë, ëndërrimet, shpresat) e largëta, ato drejt të cilave rrëfen gjuha me imazhin e ëndrrës së ethshme në këto dy katrena. “Poeti e shpie gjuhën larg; gjuha e shpie poetin larg” – ka thënë poetja Marina Cvjetajeva. Përsosja është e dyfishtë. “Yllëza” e vogël është e largët, ajo s’vjen, por në këtë tokë “si gogël”, “tej visesh qiellore”, është një itinerar transhendental i pamundshëm, distancën e të cilit nga toka mund shkurtojë vetëm gjuha, duke thelluar njëkohësisht largësitë me tokën, Saharanë, apo nëse e doni më troç, relitetin socialist, me gjithë gamën e degradimeve dhe hipokrizisë.

2010

Shoku i qelisë së Visar Zhitit: Te vertetat e ferrit Komunist. Mar 28, 2017.

Visar_3690_44993347_300

Shoku i qelisë së Visar Zhitit: Te vertetat e ferrit Komunist.
Mar 28, 2017

(Flet ish i dënuar politik Lekë Frroku, bashkëvuajtës dhe bashkëjetues në një dhomë me Visar Zhitin: I del boja shpifjes mbi poetin, në vitet 1982 e në vazhdim, Visar Zhiti ka vuajtur dënimin jo në Spaç, por në Qafë-Bari)

Tek zyrat e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u paraqit ish i dënuari politik, Lekë Frroku. Më parë kishim bërë një bisedë të gjatë e të filmuar me të, rreth kalvarit të tij e të familjes së tij nëpër burgjet e komunizmit.

Por sot Lekë Frroku kishte ardhur i shqetësuar rreth akuzave e shpifjeve të fundit që iu bënë bashkëvuajtësit të tij nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Lekë Frroku është shumë i brengosur për këtë padrejtësi dhe sulm të ulët ndaj bashkëvuajtësit të tij, poetit Visar Zhiti, me të cilin, për 6 vjet rresht kanë ndarë hapësirën e ngushtë të një dhome në burgun famëkeq të Qafë Barit. Ai kërkon të dëgjohet edhe e vërteta e tij, se si e ka njohur ai Visar Zhitin. Për më tepër, ai është i çmeritur nga shpifja ndaj Zhitit, pasi sipas tij, vitet për të cilat akuzohet se ka qenë spiun i administratës në Spa,ç nuk përkojnë (1982-1983), nga se gjatë këtyre viteve Visar Zhiti e ka kaluar dënimin bashkë më të në kamp-burgun e Qafë Barit. Ne bëmë bisedën e mëposhtme me z. Lekë Frroku

– Zotni Lekë, si e keni njohur bashkëvuajtësin tuaj, poetin Visar Zhiti?

Lekë Frroku: Visarin e njoh që nga shkurt viti 1982. Më ka gjetur aty, dy muaj pasi kisha ardhur në Qafë Bari. Kam fjetur me Visarin në një dhumë për 6 vjet pa ndërprerje. Visari ka punuar gjithnjë si vagonist, kurse unë kam punuar minator. Për gjithë këto vite, nuk ka ardhur asnjëherë tellalli për ta thirrur të dilte tek porta. Zakonisht kur thirreshin, që dikush të dilte te porta, thirreshin o për spiunime, o për shkak të ndonjë faji, pas të cilit i thirruri nuk kthehej sepse përfundonte në birucë. Nëse kthehej, atëherë kuptohej se ai ishte informator. Në i njihnim dhe në konfidencë ia tregonim njëri-tjetrit spiunat, me qëllim që të kishim kujdes prej tyre. Për shembull, dihej gjerësisht midis nesh se Vladimir Prifti (jo aktori), Ylli Molla, Xhemal Neza etj, thireshin rregullisht nga komanda dhe dihej se për çfarë. Por kurrësesi Visari! Asnjëherë! Gjatë këtyre viteve Visar Zhitin asnjëherë nuk e kanë thirrur te porta dhe për këtë jam shumë i bindur. Në ndonjë rast të vetmuar kur e kanë thirrur, nuk është kthyer, por ka përfunduar 1 muaj në birucë. Këto i them, pasi një ish-i burgosur nga Kukësi me iniciale, përpiqet me hedhë baltë mbi Visarin. Marr shkas nga një artikull i tij, se gjoja, në vitet 1982-1983, Visari ka qenë Spiun në Spaç. Gënjeshtra qëndron këtu, se shpifësi me iniciale bie në kundërthënie flagrante, pasi, siç e thashë, nga shkurti i vitit 1982 e në vazhdim, Visari nuk ka qenë jo në Spaç, por në Qafë Bari. Kështu që në këto vite kur pretendojnë se ka qenë spiun në Spaç, ndërsa ai ka qenë në Qafë Bari, tregojnë se sajesa e shpifjes bie poshte vetvetiu.

– Për ç’arsye përdoren këto shpifje ndaj Visarit sipas jush?

Lekë Frroku: Kjo mbase ka të bëjë më natyrën e polemikave që Visari e presidenti kanë shkëmbyer mes tyre, lidhur me mosdekretimin e Zhitit si ambasador në Vatikan. Me sa duket njeriu me iniciale, duhet ta ketë pasur traditë të hershme shpifjen dhe spiunllëkun, që nga kohët e burgut, sa ai tashmë, nuk arrin as të bejë as llogarinë e viteve.

– Po sikur shpifësi me iniciale ta ketë fjalën për vitet para 1982 kur Visar Zhiti ka qenë në Spaç?

Lekë Frroku: Nisur nga njohja ime e ngushtë me Visarin në rrethanat e burgut dhe sjellja e tij e pastër në vijimësi, nuk më japin shkas të mendoj ndryshe. Mjaton hedhja poshtë e periudhës kur akuzuesi me iniciale shpif për Visarin, që të dyshosh, se gjithçka tjetër kundër tij është e sajuar ose e porositur nga Nishani pa nishan.

– A e dëmton vallë imazhin e ish të dënuarve politikë kjo akuzë e presidentit ndaj Visarit?

Frroku: Akuza e Nishanit ndaj Visarit dëmton e diskretiton vetëm spiunët dhe aspak ish-të dënuarit e ndershëm, si Visari.

– Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?

Frroku: Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurav qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

– Me që ra fjala, si jeni ndjerë ju më 11 prill, kur vdiq diktatori Enver Hoxha?

Frroku: 11 prilli i vitit 1985 ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Popullit shqiptar iu hoq qafe diktatori më gjakatar e më i urryer që ka parë njerëzimi. Nga gëzimi i madh e i papërmbajtshëm që kisha, nuk u kujdesa që ta fshihja, sa rashë në sy të policisë duke festuar. Policia më arrestoi dhe nga 11 prilli deri më 11 maj më mbajti të izoluar në birucë.

– Pse nuk e dekretoi presidenti Visarin si ambasador dhe pse nuk ngurroi të dekretonte Fatmir Xhafën, që thonë se ka qenë ish-hetues në Krujë e gjetkë?

Frroku: Vatikani nuk e ka refuzuar Visarin asnjëherë, por e ka refuzuar Nishani. Nishani nuk duhet ta refuzonte qoftë edhe si emër: “Visar”! Pse e dekretoi Xhafë? Këtu ndalemi pak. Si e njoh unë Fatmir Xhafën… Nuk përbën lajm fakti se fotografia e rinisë së Fatmir Xhafës përkrah Enver Hoxhës, tregon një lidhje të ngushtë shpirtërore të Xhafës me komunizmin dhe diktatorin. Është një foto romantike, që u shpjegon shqiptarëve zellin dhe origjinën nga vijnë këta politikanë. Dhe të dekretosh persekutorët e të mos dekretosh viktimat e tyre, tregon se në cilën anë je.

– Çfarë mbani mend nga sjellja e këtyre ish komunistëve me pushtet mbas daljes suaj nga burgu?

Lekë Frroku: Në vitin 1990 vajza ime, Florinda, mbaroi shkollën 8-vjeçare me të gjitha notat dhjeta. Na sugjeruan të kërkonim, sipas të drejtës, një bursë për vajzën, meqë nuk kishte asnjë notë tjetër përveç 10. Meqenëse këtë të drejtë nuk na e jepnin organet vendore të partisë, iu drejtova vetë ministrit të arsimit të asaj kohe, Skënder Gjinushit. Pas kembënguljes time të gjatë, më priti në zyrë. I tregova dëftesën dhe sa e pa, tha: “sipas notave i takon bursa pa diskutim”. Pastaj më pyeti se ku ke punar. Unë i thashë se kam punuar minator në Spaç. Pse në Spaç, më pyeti ai. Unë i thashë se kam qenë i burgosur politik. Atëherë ulëriti: “Dil jashtë! Jashtë! Përsëri në Spaç do t’ju dërgojmë!”. Buras vajzës time nuk iu dha. Ajo vazhdoi gjimnazin në Milotë për tre muaj, deri sa u krijua Shoqata e të Burgosurve Politikë, e cila, në bazë të dëftesës e dërgoi vajzën time me bursë në shkollën e gjuhëve të huaj “Asim Vokshi” në Tiranë.

– Kush kanë qenë hetuesit e tu në rrethin e Krujës? Ju kujtohen?

Frroku: Marenglen Rrapi, Kristo Vangjeli, Rrapo Dhimo, Mark Pllumi dhe Thoma Jano. Më kanë bërë totura nga më çnjerëzore, të cilat vetëm mosha e re mund t’i përballojë. Pas këtyre hetuesve, diku pas vitit 1983, nga largimi i Marenglen rrapit në një detyrë tjetër, ka ardhur hetues në Krujë Fatmir Xhafa. Nuk kam pasur vetë përvojë personale me të, por siç tregojnë të dënuarit pas meje, Xhafa ka qenë një ndër torturuesit më mizor.

– Flitet për pastërtinë e figurave dhe për vetingun, me qëllim që në pushtet të kemi drejtues të pa implikuar me veglat e dhunës së regjimit komunist. Pse nuk u kërkua kjo pastërti figure për Fatmir Xhafën?

Frroku: Kjo tregon, se “pastërtia e figurave” dhe “vetingu” janë pallavra boshe, që bëhen për shou, ose për t’u hyrë në qef emisarëve të Europës. Por në fakt, janë po ata pjella e vegla të diktaturës, që kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të qytetarëve shqiptar, në emër të fanatizmit enverist. Ndërsa shtresës sonë, që përbën rreth 30% të popullsisë, asnjëherë nuk i kërkoi kush të falur. Kjo është krejt e pamoralshme dhe përbën një provokim të rëndë për plagët tona.

Bisedoi: Agron Tufa
GSH.ALVisar_3690_44993347_300.jpgVisar_3690_44993347_300

Zonja me Perdesy te Bardhë.Nga Enkelejda Veliu.

fb_img_1488141323058

Futem nxitimthi ne parukeri per tu krehur, nje mbasditeje te vone..
plot me zonja brenda..!
i them parukieres- mundem te futem pa rradhe..?- nxitoj

e nderkohe qe u ula.. veshi me kap nje bisede..!
ishte nje zonje e moshuar..
e cila, dhe pse ishte ne pension, vazhdonte te punonte..!
e njihja mire..
ishte nga ato komunistet e dikurshme.. me nje post te rendesishem zonja S..!
dhizmat e saj nuk kishin fund..bashke me ligesite..!
iu mbante leksion demokracie, zonjave aty..
por ajo qe me cuditi ne bisede, ishte se ajo po hiqej dhe vete, nje demokrate plot merita..!
punedhenesi i saj ishte nje demokrat me emer ne fier, dhe ajo cnuk bente dhe cnuk thoshte vetem e vetem qe ti bente qejfin..
pasi mbarova dhe bera pagesen i drejtohem zonjes, e cila vetem atehere me vuri re…
me njihte mire..
u zbeh..!
– te lutem – i them..mos na shemtoni rracen dhe emrin Demokrat..
mbani mbiemrin tuaj, kerma..!

kaq..
sdita ti thoja me shume..!

Kush jemi per te gjykuar Visarin?.Nga Shpend Sollaku Noé .

FB_IMG_1490536954667

Per Visar Zhitin eshte shkruar e do shkruhet pergjithmone, keto ditet e sotme nuk perbejne perjashtim. Ai, ne te mire e ne te keq, ka lindur per te qene i shquar. Asgje banale nuk ka ne personazhin e tij, te jetes apo te artit. E meta kryesore e tij? Eshte fakti qe zgjon xhelozira te habitshme, sidomos tek mediokrit e medhenj.
Emri i tij u lakua ne te gjitha rasat sidomos pas nje shkrimi te tij per presidentin e Shqiperise. E lexova ate shkrim. I shkruar me shume art. Pjesen ne te cilen permendte ndonje te mete fizike te burokratit shqiptar te vene ne shenjester e lexova disa here. Mendimi se mund ta kish teperuar duke i meshuar satires sipas handicapit fizik me kaloi menjehere nepermend. Nuk i kam dashur ndonjehere sulmet fizike apo biografike.
U perpoqa ta krahasoj kete shkrim me precedente te njohur. I pari qe me erdhi ndermend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Persanazhi i kesaj poezie eshte pershkruar edhe me te metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi kete krijim per te qene nje kryeveper. Shpesh, neper sarkazmat jo vetem letrare te kohes se tij, Gebelsi eshte satirizuar edhe me handicapin e tij: te çaluarit. Autoret qe e kane bere nuk jane quajtur te pamoralshem, pasi ne ato raste permendja e te metes fizike lidhej me persosmerine e propaganduar prej tij te trupit arian.
Per cfare mund te sulmohej ky shkrim i Visarit? Per konflikt interesi? ( Nje perfaqesues i shtetit shqiptar qe sulmon nje perfaqesues tjeter- kryersorin a po ketij shteti; dmth shteti qe sulmon vetveten. A mund te quhet kjo e moralshme? Pse jo, nese njera pale nuk e ka njohur kurre tjetren si te tille.
«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga nje pjese e tij) u sulmua nga nje kulm kulturor i tij, i pranurar si i tille nga te gjithe, pavareshisht nga ngjyrat politike. Ndersa lushjari i Vatikanit kish ndertuar nje sulm te pasionuar vertete, por te menduar mire, durrsaku i Tiranes nuk u mendua shume per tʼu pergjigjur, siç i takon nje kryetari te nje shteti. E beri me shume nxitim dhe kjo verteton papjekurine dhe padenjesine e ketij pesonazhi per rolin qe i eshte ngarkuar. Nje president nuk i pergjigjet akuzave te tilla per pandershmeri duke permendur dy iniciale te nje mesazhi, te shoqeruar keto me nje dy rreshta qe nuk e justifikojne ate lloj reagimi. Keshtu pergjigjen adoleshentet qe grinden per nje qese me pattatine!
Me kete ngjarje lidhen edhe sulme te tjera te bera Vizar Zhitit, kur ai kerkoi hapur te shkonte ambasador ne Vatikan. Shume i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:
Te gjithe intelektualet e medhenj duhet ta bjene kete gje: te vetepropozohen publikisht per postet ne te cilat jane me te afte se te tjeret – se ata aparatcike te partive qe si vlere te vetme kane besnikerine ndaj sahanit. Nese nuk i mbeshtesni ne kete forme, qofte personalisht, qofte nepermjet listave civile, duroni perjetesisht ata personazhe qe ju servirin partite, edhe kur jane pjella te vesit.

Post scriptum. Kete shkrim jane te lire ta marrin te gjithe, edhe gazeta te shtypura ne leter qe do te kene durimin te kthejne «e»-te ne «ë».

Kush Ishte Visar Zhiti .nga Maks Rakipaj .

FB_IMG_1490354665221

Maks Rakipaj ka qenë në burg me Visar Zhitin dhe pothuaj 30 vite më vonë rikthehet për të kujtuar ditët e egra të Spaçit. Në një prononcim për GAZETA SHQIPTARE ai tregon se si e mban mend shkrimtarin, poetin e diplomatin në Spaç gjatë kohës së burgut në komunizëm, kur të dy ishin të dënuar e ngryseshin në një prej vendeve më famëkeqe të regjimit.

Tri dekada më pas, kur Visar Zhiti akuzohet si spiun me një mesazh drejtuar presidentit Bujar Nishani, Maks Rakipaj thotë se akuza ndaj Visarit si spiun, është një shpifje të cilën e hedh poshtë me neveri. I pyetur nga “GSh” ai rrëfen si sillej Visari në burg dhe cila ishte marrëdhënia e tij me administratën e burgut, ku punonte Visari dhe si i mban mend kohët e burgut, si i sheh akuzat si ish i burgosur dhe cili është mesazhi i tij për Zhitin.
Maks Rakipaj është shprehur më herët se nuk është hera e parë që e sulmojnë Visar Zhitin. “E sulmuan djathtas e majtas kur pranoi të bëhej ministër kulture në qeverinë Berisha tre muajt e fundit të asaj qeverie. E mbështeta në vendimin që mori, sepse kam qënë shok burgu me të dhe ja njoh integritetin moral”-thotë Rakipaj. Duke kujtuar se “këto ditë përsëri luftë kundër Visarit. Guxoi të sulmonte presidentin për emërimin e Xhafajt si ministër i brendshëm, ndjehej mllefi i vet për mos emërimin si ambasador në Vatikan”, Rakipaj shton se .
– Kur e keni njohur Visar Zhitin?
Visar Zhitin e kam njohur në vitin 1979. Më duket qe muaji korrik kur e prunë në kampin famëkeq të Spaçit. Kemi qenë bashkë deri në shtator të vitit 1984, pasi unë u lirova nga kampi i Qaf-Barit.
– Si sillej ai në burg, çfarë bënte?
U bëmë shpejt shokë të ngushtë. Qe djalë serioz, shok i mirë, që mund t’i besoje gjithçka symbyllur.
– Si e shihni akuzën që i është bërë si spiun në burg?
Visari spiun? Kjo është shpifje e ndyrë e një mendjeje të sëmurë dhe unë e hedh poshtë me neveri; jo vetëm nuk është dënuar askush prej deklaratave të tij shumë prej nesh mburren me miqësinë e tij.
– A keni dijeni se kush është ish i përndjekuri me inicialet P.V.?
Po, e marr me mend cili mund të jetë ky P. V…nga inicialet mendoj se është një Pis Vrimash, pjellë e errët e një mendjeje të sëmurë.
-Çfarë marrëdheniesh kishte me administratën e burgut?
Ah, për administratën e burgut! Në administratë punonin ekskluzivisht spiunë që i shërbenin komandes, Visari ka punuar punëtor nëntoke në minierë.
– Ju keni dëgjuar një akuzë të tillë më parë për të? Nga se mendoni që vjen?
Nuk kam dëgjuar kurrë gjë të tillë më parë, është shpifje e pastër… Mjerë ne cilët njerëz kemi në krye.
-Ju vetë, flisnit lirshëm me të në burg?
Ka qenë vëllai im në burg, si atij i besoja dhe miqve të tjerë që njoha në Spaç dhe askush s’më zhgenjeu prej tyre. Por me Visarin qe më ndryshe, qe shoku im i ngushtë ju thashë.
– Kjo që ndodhi, çfarë na thotë për ish të përndjekurit e ish të burgosurit?
Për mua është një politikë e ndyrë që është ndjekur ndaj nesh, që e ka zanafillën nga thënia: “të gjithë fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”….
– A keni një mesazh për presidentin?
Jo. Nuk është presidenti im.
-Po për Visarin, keni një mesazh?
Me Visarin komunikoj gjithmonë, është po ai shok i mrekullueshëm i atyre viteve që na morën rininë…Të vaftë mbarë vëllai im qoftë edhe për inat të atyre që na kanë halë në sy, që plasin nga inati kur shohin se një ish i burgosur politik bëhet ministër, ambasador… Prisni nuk është çudi të keni një ish të burgosur politik President të Republikës.

Intervistoi Famira Nikolli

Debati i një Burrereshe me një Qen Bir Qeni

 

FB_IMG_1489374092260.jpgDebati i plot i Keda Kacelit me Birin e kriminelit në Aeroportin Malpensa.
……………………
Shkembim shikimesh. Ngulitje shikimi pas disa sekondash sfide shikimesh uli syte.
Une: Po uli syte se sado yt ate vrau preu dogji pjesen me te mire te shqipetareve, sado jot eme ne pleniumin e grave komuniste ne 79 do bertiste “ne do t’i persekutojme armiqte e popullit deri ne brezin e shtate madje do i leme femijet e tyre pa martuar, sado ju akoma e helmoni token dhe sundoni Shqiperine me te keqen nje dite Shqypnija do behet Ilir Hoxha.
Ai: Ca do moj? Mire e kane bere. Kush je ti s’te njoh.
Une: Une jam pjesa e deshtuar e familjes tende kriminele per asgjesimin tone. Une jam mbese martiri e sa t’kete bije e bija Martiresh nipa e mbesa Martiresh Shqypnija do behet.
Ai: E pastaj c’me duhet.
Une: Ka shqiptare qe e duan Shqypnine. Ju kupole mafioze nuk e doni dhe sundoni me te Keqen prej 70 vjetesh me lloj lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.
Ai: Jo po keni fituar ju na keni rruar bythen.
Une: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Nje dite krimet do denohen. Vone po do behet.
Ai: E ca do denoni ju moj do na hani mutin.
Une: Do i vije koha se koha eshte bujare.
Ai: Ca je ti moj kush je ti moj.
Une: Me njeh ti me njeh. E di ti e di shume mire kush jam une kush jemi ne. Ilir Hoxha une jam mbese Martiri jam pasardhese e atyre 6000 njerezve qe yt ate vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit Keda Kaceli jam shenoje emrin tim e thuaja klikes qe s’keni fituar.
Ai: E une jam i biri i heroit te popullit e ju na keni rruar bythen.
Une: Ilir Hoxha do i vije koha qe do i hiqet titulli po prisni se do i vije koha cdo gjeje se smund te vazhdoje te jete i popullit ai qe popullin e beri skllavin e tij e akoma ti e soji jot akoma e shfrytzoni. Po Shqypnija do bohet.
Ai: lesh do behet kur s’u be deri tani nje mut do behet.
Une: Po do behet se Shqypnine e do Zoti ai Zot qe yt ate krimineli kombit e perzuri. (Ai: E mire shume beri) Une: Shqypnija do behet dhe ju nuk keni fituar.
Ai: E le te behet me plasi bytha!

…….
Ne shqiptaret paskemi qenë njerez pa gjak ..Cfar burrash paskemi qënë ..Kriminelet jo vetem qe levizin lirshëm por na bëjnë edhe karshillik..Atë qe se kabere një Burrë e ka bere Burrëresha Keda Kaceli.
.

E verteta e Dosjes së Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ..Nga Ilirjan Blloshmi

Screenshot_20170309-213943.png

Luajtët gabim mbrëmë o mbrojtësit e Djana Culi!

Ndoqa top Story mbrëmë ku të ftuar ishin: “Vraseja” Diana Çuli, Agron Tufa, Bedri Blloshmi si vëlla dhe kushëri i poetëve martirë, Vilsonit e Gencit, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli si bartëse të projektit “Letërsia dhe qyteti”. Asnjë nga ata në panelin përballë “vrasës” Culi nuk arriti të thotë atë që është e vërtetë. Bedriu ishte i ngarkuar emocionalisht dhe nuk u shprhe ashtu siç duhet, Tufa dukeshe që nuk e njihte mirë dosjen, ndërsa Marku foli në vija të përgjithshme. Beti Njuma u mbrojt me idenë se çfarë dhe Kasem Trebeshina ka shkruar poezi kundër sistemit. Po Beti ka shkuar, por Kasemit i jane sekuestruar pas viteve 80 dorëshkrimet në atë kohë ishte hequr ligji 55 (jo neni55).

E verteta e dosjes dhe Roli i Culit!

Ne 1974 Taulat Monci (ish shok klasë me Gencin), raporton në degën e mbrëmshëm se Gec Leka ka libra të ndaluar, pas kontrollit Gencit i sekuestrohen disa libra në frëngjisht dhe Anglisht. Meqese Geci dhe Vilsoni ishin kushërinj filluan dhe survejinet për Vilsonin i cili punonte bashkë me Bedriun me kafshët (kalë, mushke, gomar) që transportonin grurin e kooperativës. Në rreth të toles (vend në fshatin Berzeshte) është mbytur një mushke me grurë. Gjatë përpjekjes për ta shpëtuar ka ndërhyrë dhe Rystem Dashi. Pas disa ditësh është bere arrestimi i Bedri Blloshmi, Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Rystem Dashit. Pasi gjyqi pa dhe vlerësoj dëmet që të akuzuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi 22 vjet burg
Genc Leka 22 vjet burg.

Pas dhënies së pretencës, është ngritur në këmbë njeri dhe ka thënë: Fëmijët e “kulakeve” duhet dënuar me rëndë. Ku është lufta e klasave? Vilsoni dhe Genci shkruajnë poezi të ndaluara. Ky njeri quhej Aqif Leka, (pseudonimi qyskia). Pasi është bere kontrolli në shtëpinë e Vilsonit dhe Gencit janë gjetur poezitë e tyre. Pas kësaj prokurori i çështjes i ka kërkuar lidhjes së shkrimtarëve ndihmë për dy ekspertë letrare. Lidhja ka dërguar Djana Culin Koçi Petriti, Muzafer Xhaxhiu, dhe Nasho Joragqin.
Nga të 4 ekspertët, Djana Culi ka bere akt-ekspertize jo recense(siç pretendon Njuma dhe Bardhyli). Nasho Joragqi dhe Muzafer Xhaxhiu ka bere kritike letrare (mjafton ta shikosh në dosje) prandaj ne nuk i kemi përmendur. (meqenëse si Balla, Njuma dhe Bardhyli e bënin shpesh si pyetje). Përmendet vetëm Culi që ka bere akt-ekspertizen jo recencse apo kritike letrare.

Pas kësaj…………. Dmth pas ak-ekspertizes. Gjyqi vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi pushkatim
Genc Leka pushkatim.
Ky është roli i Djana Culi në lidhje me çështje e mësipërme. Që ta kompletojmë të gjithën. Meqese Njuma tha se do të beje një dokumentar, le ta bëjë. Por le të kërkojë dhe dokumentat ku Vilsoni dhe Genci kanë bere kërkesë për falje jetë. Aty do gjej dhe përgjigjen pse nuk i falet jeta Genc Lekës dhe vlerësimi që është bere Culit.
Nese Njuma dhe Bardhyli që i shërbejnë letërsisë, kësaj here kanë vepruar çuditshëm: nëse duke e ftuar Dianën në projektin e tyre, kanë dashur të provokojnë debat, atëherë u lumtë! Por, nëse kanë dashur ta nderojnë atë si shkrimtare, atëherë kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Si mund të nderohet dikush që, sipas filozofes Arendt, nuk mund të quhet as individ, sepse mendjen, zemrën dhe shpirtin ia ka falur sistemit?

Pashë Një Lider ..Nga Çadra e Lirisë..Nga Enkelejda Veliu.

fb_img_1488141323058

Dhe Basha dje, mu duk i vetem..!
Por lart, shume lart si Lider!
E pashe aty, mes protestes i vetem dhe i vendosur, dhe krejt pa ata, qe domosdoshmerisht duhej te ishin me te..!

Na lodhet me tekat dhe kapricot prej femije, tuajat..ju perfaqesuesit tane!
Na lodhe ti Mesile, qe na vodhe mandatin dhe e shite aq lire..!
Na lodhe ti Majlinde, qe proteston maje takave..!
Na lodhe ti Ridvan, duke e futur ne rrenje katrore partine..!
Na lodhe ti Astrit, me lotet per mikun e humbur..!
Na lodhe ti Jozefine, duke kundershtuar vend e pa vend..!
Na lodhe ti Gride, duke bere koketen..!
Na lodhe ti Arben, duke bere sikur ben analiza..!
Na lodhe ti Enno, me organizime dilitantesh..!
Na lodhe ti Flamur,qe gjithe kohen je, me grushtat ne ajer..!
Na lodhet, ngaqe mendoni se jeni te pazevendesueshem..!
Na lodhet me xhelozine shterpe, ndaj gjithe te afteve, qe guxojne te ngjisin shkalle..!
Keni investuar pa fund, vec per imazhin tuaj, duke harruar qellimin e vertete..!

Boll me!
Jeni shitur kaq shtrenjte..dhe po kaq shtrenjte, iu kemi blere..!
Jeni bere si ato kredite e keqija..!
Ndaj eshte koha, te filloni te shlyeni..!
Eshte koha te rrini ne cader, per te pare, me syte tuaj, se vec me te mireve, aty jane dhe ata, qe e duan pa fund, PD..!
Eshte koha te shikoni, sesi ne po besojme dhe shpresojme, se PD ben edhe pa ju..!
Eshte koha te shikoni se po zhbeheni nga vetvleresimi ndaj vetes..!

Dremisni ne Cader..!
Do tju beje mire..!

Ne tashme e kemi nje lider..!
Dhe bashke me te, edhe Kauzen..!

Nje takim me Lazer Radi. Nga Kastriot Frashëri.

received_10210423916826956

Nje takim me Lazer Radi

Sot ne Akademine e Arteve u shfaq premiera e dokumentarit televiziv “Golgota e Lazer Radit” kushtuar jetes dhe vepres se tij permes studimeve universitare, publicistikes, perkthimeve, burgjeve dhe internimeve te regjimit ish-komunist.

Nje intelektual i njohur dhe mik i Migjenit, Koliqit, Musine Kokalarit, Vangjel Koca, e shume emrave te tjere te shquar te viteve 1930, sigurisht qe veprimtaria e tij nuk mund te mos spikaste po te meret parasysh fakti qe ai braktisi katedren e Universitetit La Sapienza, ku u emerua pas doplomimit te tij, per tu kthyer ne atdhe per ti sherbyer vendit qe e lindi, pa ditur qe ata qe do te vinin ne pushtet do ta syrgjynosnin burgjeve te ferrit komunist.

Kam patur fatin ta njoh ne fillim te viteve 1990 e te kem miqesi me Prof. Lazrin, madje duke punuar per kauza te medha sic ishte Levizja Kombetare Shqiptare e pagezuar nga une per nje dimensionim te ri te mendimit politik shqiptar drejt interesit kombetar te Shqiperise…

Per fat te keq Profesor Radi, jetoi shume pak ne liri, por ai la pas nje veper te gjalle si simbol te qendreses per brezat qe do te vijne.

Ndihem krenar qe nga ky dokumentar i realizuar me vertetesi, ne miqte e tij, permes punes, perpjekjeve dhe vlerave te tij, te gjejme vetveten mes sakrificave tona per nje Shqiperi tjeter, nga e djeshmja dhe kjo e sotmja.

Tragjedia e tre Vëllezerve Blloshmi..Nga Kujtim Cekani.

received_1779905648998202.jpeg

Tragjedia e tre Vëllezerve Blloshmi..
..
Ata u linden dhe u rriten ne nje nga familjet me patriotike Shqiptare ..
Emrat d tyre ishin ..Xhevdet ..Haki dhe Shefqet Blloshmi ..Tre Djemtë e Hajdar Blloshmit.
të tre te shkolluar patriote inteligjente ..Hakiu i mezit kishte mbaruar studimet ne France ku per fatin e tij te keq atje pat njohur edhe rrugacin Enver Hoxha qe sorollatesh rrugeve te Parisit po pa bere as edhe nje dite sholle apo te kishte marre edhe nje provim te vetem ..Me mbarimin e shkolles Hakiu vjen ne Shqipëri dhe aktivizohet me Ballin Kombëtar..
Enver Qeni pat dhen urdher qe ku te kapet te eliminohet fizikish Haki Blloshmi..dhe ket urdher e zbatoi krimineli Riza Kolleli..U kap ne befasi Hakiu badhke me Vellane e vogel Shefqetin..Hakiu ju keroi medhire per të vellane ..Ktimineli ja vrau para syve me plumb ne koke pastaj vrau dhe Hakiun ..Xhevdeti vellai i madh nuk ju ra ne dore ..u kthye ne fshatin ku i spiunuan Vellezerit vrau spiunet dhe u largua pergjithmone ne USA ..Ai la ne Shqipëri 4 fëmije dy djem dhe dy vajza qe u rriten kampeve te perqendrimit neper Shqiperi..kam patur Rastin te njoh dy djemt e Tijë ..Selaudinin dhe Hysenin…
..Vazhdon …
Ne foto Dy nga femijet e Xhevdet Blloshmit ..
Sot mesova qe Selaudini nuk jeton më ..Qofsh i xhenetit ..Selaudin ..

100 Vjetori..Musine Kokalari..Nga Shpend SollakuNoé.

fb_img_1486748621448

Sot 100 vjetori i njeres prej grave me te shquara te historise moderne shqiptare, shkrimtares dhe politikanes heroine Musine Kokalari. Me kete rast po ju riparaqes nje shkrimin tim, botuar ne disa gazeta e site WEB, rreth madheshtise ne rritje te kesaj gruaje te madhe:

Bermude të Gjirokastrës: Musine, Ismail, Enver

Vështirë të gjendet një qytet tjetër kaq i vogël sa Gjirokastra që të ketë ndikuar aq shumë në historinë apo kulturën e një vendi. Dikush këtë e shpjegon me përpjekjet e qytetarëve të saj për të mbijetuar në një vend të tillë të izoluar, me pak banorë, me mundësira të kufizuara për zhvillim ekonomik, ku gjithçka ishte e kursyer përveç gurit, ku duhej kursyer parimisht dhe, veç të tjerave, larg prej qendrave të rëndësishme ku vendosej edhe fati i tyre. Dikush tjetër, sidomos të kaluarën e saj, e shpjegon si një ekzaltim të qëndresës ndaj të huajt të një fortese të fundit kufitare, politike apo kulturore. Ndonjë tjetër shkon edhe më tej, duke gjetur zgjidhjen e gjithçkaje gjirokastrite në ADN-në e banorëve të saj, me arësyetimin e thjeshtëzuar: lindin të tillë, për tʼju imponuar të tjerëve.
Pavarësisht nga reflektimet, faktet thonë që janë të shumta ngjarjet e ndodhura në Gjirokastër dhe personazhet e lindur në atë qytet që janë imponuar në rang kombëtar si në histori, ashtu edhe në kulturë apo shkenca.
Por unë këtu do të merrem vetëm me tre prej tyre, që të tre në vështrim të parë shumë larg njeri-tjetrit. Por që jetët dhe veprimtaritë e tyre i kanë patur të ndërthurura nëpërmjet shumë fillesh, diku të nëndheshme, diku tjetër mëse të dukshme: Enver Hoxha, Ismail Kadare dhe Musine Kokalari.
Për të parin është folur shumë, për tragjeditë e krijuara prej diktaturës së tij të përgjakshme, viteve të fundit edhe për veset e tij private. Personalisht më intereson pak nëse ai ishte apo jo i denjë për Gay Pride. Raste figurash historike që kanë qenë gay, të deklaruar ose jo, janë të shumtë. Është shkruar që edhe Michelangelo, Aleksandri i Madh apo edhe të tjerë të mëdhenj të kulturës apo të historisë deri në kohën e sotme kanë qenë homo apo biseksualë. Ky fakt, për studiuesit, është krejt i parëndësishëm për tʼi vlerësuar ata si të mbetur në histori apo kulturë e arte për veprën e tyre. Edhe Enveri ka për të mbetur përgjithmonë në historinë shqiptare. Nuk fshihen me një të rënë të lapsit pesëdhjetëvjetë nga jeta e një populli. Sa më shpejt të shihet realisht dhe me gjak të ftohtë kjo figurë makbethiane, aq më shpejt shqiptarët do të kthehen në qytetarë normalë, që gjykojnë, por nuk shajnë e mallkojnë. Por kjo nuk do të thotë të tolerohen manifestime nostalgjikësh me portretet e tij.
Nëpërmjet shumë fijesh figura e diktatorit tonë është lidhur qoftë më atë të Kadaresë, qoftë me atë të Musine Kokalarit. Lidhjet ndërmjet kësaj tresheje kanë qenë dhe mbeten kaq të rrezikshme për ne që pëpiqemi tʼi interpretojmë, saqë ndodhemi shpesh në gjendjen e një piloti mu në mes të Trekëndëshit të Bermudeve, duke rrezikuar seriozosht rënien në pikiatë apo zhdukjen pa lënë gjurmë. Aq shumë intriga në mes këtyre të treve, aq urrejtje, aq hakmarrje, aq kryeneçësi për tʼi rezistuar tiranit, aq egërsi për të errësuar tjetrin deri në eliminim.
Midis dy të parëve, Hoxhës dhe Kadaresë, më shumë se një raport dashuri-urrejtje, ka qenë një mbështetje e njëri-tjetrit, siç duhet të bëjnë dy gjirokastritë model; herë për konveniencë prej të të dyve, herë për nështrim total të të dytit ndaj të parit, herë për imponim me anë të frikës të të parit me të dytin; një kombinim i përsosur i kulaçit me kërbaçin, ose: më shumë kulaç sesa kërbaç. Nga ky fakt Kadareja ka qenë gjithmonë i ndier herë si më i përkëdheluri i regjimit, hërë më i kërcënuari, kur fama apo veprat e tij rrezikonin të tejkalonin ato të diktatorit. Sidoqoftë që të dy e shfrytëzonin njeri-tjetrin deri në palcë: Hoxha – Kadarenë për tʼu përjetësuar në letërsi, ndërsa shkrimtari për të patur liri veprimi në shkrimet e tij, liri deri në masën që nuk duhej të minonin autoritetin e diktatorit.
Tjetër gjë ka qenë raporti i Enverit me Musinenë. Njiheshin që në rini. Në një nga botimet e fundit për Musinenë, lihet të kuptohet që Hoxhët kishin kërkuar që të fejonin Musinenë me Enverin, gjë që paskërka qenë kundërshtuar nga Kokalarët. Kjo i paskërka dhënë shkas edhe ndjenjës së vazhdueshme hakmarrëse të Hoxhës në periudhën e mëpastajme. Ky detaj mund të ishte një gjetje e mirë për një telenovelë, por kundërshtohet me vendosmëri nga pasardhësit e vajzës Kokalari. Nuk mund të jetë e vërtetë, pasi Musineja ishte mjaft e vogël kur Enveri kish kohën e fejesës.
Xhelosia e diktatorit ndaj saj duhet parë së pari në prizmin politik.
Hoxhët dhe Kokalarët ishin farefis, dhe kjo nuk ka qenë ndonjëherë një sekret. Hoxha pra i ka pasë njohur mirë ata, por jo vetëm prej lidhjes fisnore. Gjirokastra ishte shumë e vogël. Intelektualët e saj numëroheshin me gishta. Ata banonin në një lagje. Ishin nga familjet më të vjetra të qytetit. Me vëllain e Musinesë, Hamitin, Enveri kish bërë shkollën që nga klasa e parë e deri në mbarimin e shkollës së mesme. Madje që të dyve u doli njëkohësisht bursa dhe njëkohësisht u nisën të studiojnë jashtë. Dy vëllezër të Musinësë kanë qenë profesorë të Enverit në liceun francez të Gjirokastrës.
Enveri, për mënyrën e të sjellurit dhe për lidhjen e mëvonshme me komunistët, është parë, jo vetëm nga Kokalarët, por edhe vetë nga familja e tij, si një renegat dhe si i padenjë. Jo rastësisht diktatori ose e përmend pak, ose e injoron fare të atin në kujtimet e tij, duke marrë si përfaqësues të denjë të familjes xhaxhain, Hysenin.
Inatet ndaj familjes së tij, por sidomos ndaj Kokalarëve, do të trasformoheshin shpejt në hakmarrje, që u kushtoi këtyre të fundit disa dënime me vdekje e mjaft vite internimi.
Pa dyshim krijesa më e dhimbshme në kuadrin e kësaj hakmarrjeje të përbindshme ishte Musineja. Së pari, sepse ishte një intelektuale e fortë dhe e përgatitur; së dyti, dhe sidomos, si kundërtshtare politike. E reja Kokalari kish guxuar të themelonte një parti politike, atë Socialdemokrate, taman në kohën kur pluralizmi politik ishte sanksionuar si një herezi. Goditja u fundit e hakmarrjes së diktatorit ndaj saj mori shkas sidomos nga qëndrimi në gjyq i Musinesë. Kur të tjerë ishin dridhur në seancat penale të diktaturës, kishin kërkuar mëshirë, kishin qarë dhe ishin deklaruar të penduar, duke pranuar edhe dënimin me vdejke ndërsa thonin «rroftë partia», ajo kish qëndruar e pathyer, kish vazhduar tʼi sfidonte edhe para trupit gjykues, pa u lëkundur as edhe një grimë nga idealet e lirisë që mbronte prej kohësh. Këtë gjë Hoxha nuk kish për tʼia falur kurrë sa qe gjallë.
Musineja, nga ana e saj, e ka injoruar diktatorin pothuaj në të gjitha kujtimet e lëna me shkrim, përveç ndonje ironie të hollë, të cilës i nënkptohej qartë adresa.
Po Kadareja në çʼraport ka qenë me Musinenë? Në të gjitha veprat e tij me temë Gjirokastrën, ai është përpjekur vazhdimisht të errësojë apo të denigrojë gjithçka që ka të bëjë me Kokalarët apo kushërinjtë e miqtë e tyre. Tek Kronikë në Gur, për shembull, dihet sesi e përshkruan Aqif Kashahun, nip i Kokalarëve. Po ashtu, sipas Kokalarëve, mendohet të jetë Musineja modeli i personazhes së vajzës së shkolluar që sʼbënte gjë tjetër veç dilte nëpër dritare.
Jashtë kontekstit të këtij romani, Enveri kish njohur Myfitin, vëllain e Aqif Kashahut, me të cilin kish qenë bashkëstudent. Enveri i ka pasë shprehur dëshirën Myfitit që ta martonte me njërën nga motrat e tij, por vëllai i Aqifit nuk kish pranuar.
Shumë në Gjirokastër e komentojnë një përshkrim të tillë të Kashahut nga Kadareja, si një haraç të paguar diktatorit, ndaj atij mbiemri që dikur atë e kish «përçmuar». Kusuri është vetëm heshtje. Asnjë koment i Kadaresë, as edhe prej dy rreshtash, për librat e botuar nga Musineja, as edhe për faktin sesi ajo ka qenë si një zë i veçantë në enciklpedinë francese Larousse, në vitet 1945-1950.
I tillë ka qenë edhe qëndrimi i Musine Kokalarit ndaj Ismail Kadaresë, të paktën me shkrim, të paktën për aq sa kam mundur të lexoj prej kësaj autoreje: heshtje e plotë.
Deri tani kemi folur për mite: Miti i diktatorit që ende duhet zbërthyer siç duhet; miti i Kadaresë në të cilin ka meritë ai vetë por edhe diktatori që e lançoi: miti i Musinesë ku, në mënyrë paradoksale, edhe diktatori ka luajtur një rol të dorës së parë për ta bërë të pavdekshme, pikërisht duke e persekutuar.
Si paraqitet sot raporti në mes të këtyre tre miteve të Gjirokastrës?
Ai i diktatorit vazhdon të jetojë tek nostalgjikët. Dje ishte kryesori. Pas tij vinte sigurisht Kadareja. Musineja ishte fare e panjohur për turmat kombëtare.
Në një kohë të dytë (vitet ʼ90), ndodhi parakalimi i Ismailit në dëm të Enverit. Ai ka patur edhe propozime që nuk i ka pranuar, për tʼu bërë president i Shqipërisë. Musineja, ndërkaq, sapo kish nisur të nxirrte kokën, si një manushaqe e brishtë, poshtë një shkëmbi, pas një dimri të zgjatur e të akullt.
Mitet vlejnë për turmat. Atyre nuk u intereson as të njohin në thellësi veprën dhe moralin e Enverit. As të lexojnë librat e Ismailit. As të thellohen e të njohin më tepër një vullkan të nënujshëm si Musineja. Turmat dijnë të bëjnë vetëm dy gjëra: ose të adhurojnë, ose të urrejnë. Është detyrë e studiuesve të vërtetë dhe, sidomos e shtetit, të ndajë mitin e tyre nga realieti.
Çʼqëndrim ka mbajtur shteti shqiptar ndaj këtyre tre miteve, të këqinj, të dyshimtë apo të kristaltë qofshin?
Rreth Enver Hoxhës janë bërë shumë botime, përgjithësisht denigruese, përgjithësisht nga privatët. Shteti shqiptar nuk e ka cilësuar kurrë ligjërisht apo formalisht atë si një diktator. Në Shqipëri janë lejuar manifestime të nostalgjikëve, gjë që nuk ndodh në Itali apo në Gjermani, ku janë ndaluar me ligj grumbullime që himnizojnë Musolinin apo Hitlerin. Kushtetuta shqiptare nuk shprehet qartë për këtë problem. Sikur të mos mjaftonin këto, ditët e fundit janë dekoruar edhe eksponentë të ish-diktaturës, diçka e palejueshme kjo për një qeveri që pretendon të jetë europeiste. Është rindërtuar prej kohësh shtëpia e djegur e Enverit, në lagjen Palorto, në trajtën e Muzeut Etnografik. Atje gjenden edhe pak objekte të familjes Hoxha, pa dicitura, si dhe një bust i anesë, nënës së Enverit, i mbuluar nga pluhuri, i fshehur në një kthinë, pas një dere të vjetër, me kurriz të kthyer hyrjes, që unë e hapa rastësisht, për të parë se ku të shpinte. Gjatë vizitës tonë të fundit në atë muze, kushërinjtë e Hoxhës që banojnë aty pranë na thanë, edhe pa i pyetur: Enverin këtu e kanë akoma frikë, dhe prej nesh trëmben!
Edhe shtëpisë së Kadaresë, në skaj të Sokakut të të Marrëve, i ka pasë rënë zjarri. Por me të shteti është duke u marrë seriozisht. Edhe pse në mënyrë të ngadalshme, nuk kanë munguar fondet dhe atje punohet për të ndërtuar një fortesë që do të jetë Muzeu Kadare. Brenda saj pashë një skuadër muratorësh, por edhe modifikime që prishnin traditën gjirokastrite. Nga këto lloj modifikimesh jashtë tradite të ndërtesave dhe rrugicave vuante në përgjithësi e gjithë zona historike e Gjirokastrës, për të mos përmendur ato të braktisurat në degradim.
Shtëpia ku lindi Musine Kokalari, ndërkaq, nuk ka parë as edhe një qindarkë ndihme nga shteti apo nga fondacionet e kamufluara joshtetërore. Rekuperimi i saj ka qenë vetëm vepër e përkushtimit të mbesës së Musinesë, Arjeta, dhe të të shoqit Yzeir Ceka. Ata, me sforcimin e tyre, arritën sa ta sjellin atë Muze deri në fazën e fundit, atë të mbushjes me materialet e duhura, të kataloguara me kujdes që më parë. Por, mesa duket, zjarri në Gjrokastër do të vazhdojë të jetë protagonist. Një ditë të premte, më 21 nëntor 2014, rreth orës njëzetë të mbrëmjes, ai do të bënte shkrumb, në pak minuta, gjithçka që qe ndërtuar e rekuperuar në Muzeun Kokalari. Prej tij tani kanë mbetur vetëm ngrehinat e mureve. Një humbje e madhe kjo jo vetëm për Kokalarët, por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë. Ngushëllimi i vetëm është që janë shpëtuar të gjitha materialet arkivore. Vetëm me forcat e Arjetës dhe Yzeirit, ai Muze nuk mund të rindërtohet. Bashkia e Gjirokastrës vazhdon të jetë indiferente, Tirana gjithashtu. Për një vlerë të tillë kombëtare, të gjithë ne dashamirësit do të japim ndihmesën tonë. Por, sado që të bëjnë privatët, roli i shtetit shqiptar këtu është i pazëvendësueshëm. Në kthimin të prekshëm për të gjithë, të mitit të kristaltë, që shkon drejt superimit të Kadaresë e Hoxhës; Musine Kokalarit.
Botimi i pare ne gazeten Standart, 21.12.2014

Princi Leka pret Ambasadorin e Austrisë ne vizite Zyrtare..

Oborri Mbretëror pati kënaqësinë të presë Ambasadorin e Austrisë H E Johann Sattler së bashku me stafin e tij në një vizitë pranë Mauzoleumit të Familjes Mbretërore. Vizita ishte në kujtim të historisë dhe lidhjeve te Mbretit Zog me Vjenën.
Ambasadori Austriak mbas homazhit në Mauzoleumin e familjes Mbretërore ,bëri nje takim të ngrohte me Princ leka II

It was a pleasure to welcome the Austrian Ambassidor H.E Johann Sattler and his close staff to the Royal Mausoleum. The visit was in respect of the memory of HM King Zog and his time spent in Vienna which influenced his political career as a young statesman.

POETI PA VARR.. Nga Ilirjan Blloshmi.

fb_img_1486322998835

Poeti pa varr!

U pushkatua në një natë dhjetori të vitit 1963 në moshën 33 vjeçare. Ne gjygj në fjalën e fundit kërkoj: Më jepni një top të gjuaj sistemin tuaj!

Vargjet e tij testament u recituan nën zë me vete, mes miqsh të besuar…

E shkreta ti, o Republikë
U baltosesh zotërve
Dritën ta shuajnë në terr
E ditën ta ndezin
Bukën ta shtrojnë në sofër
E duart t’i presin…”.

Deri në 1990 nuk dinin fare për Trifon Xhagjikën talentet e reja që ngjiteshin në letrat e artin shqiptar me aprovimin e partise dhe Lidhjes Shkrimtarëve ne shërbim të sistemit, që Xhagjika, në sallën e gjyqit kërkoj ta godiste me top!

Tash 26 vjet varri tij është i humbur. Ne vazhdojme ditëlindjet e nderimet për ikonat e realizmit socialist qe vrau poete dhe i la pa varr duke shpëlar trushë me veprat e tyre një popull.

Historia vazhdon…… I.D

Liste e gjate me Shkrimtare ..Artiste të Pushkatuar Burgosur e Internuar nga regjimi Komunist.Nga Ilirjan Blloshmi.

FB_IMG_1470842972867

Dhe një të fundit. Për të gjithë ata që thonin se poetët duhet të jetë flisnin si diktatori. Ka dhe nga ata që nuk folëm si ai.

Burgu i mendjes
Artiste te pushkatuar, te zhdukur, te varur, te vdekur burgjeve, te internuar, te pabotuar……..

Arbnori Pjetër – shkrimtar
Ahmeti Sadri – piktor, poet
Ajazi Beqir – historian
Ajazi Namik – kineast (i biri)
Ajdini Hamit – poet, perkthyes
Alibali Adivije – aktore
Alibali Ferial – artiste
Alibali Jusuf – gazetar
Aliaj Kujtim – poet
Aliaj Justina – kengtare, artiste
Aliko Tomorr – studiues
Andoni Sotir – shkrimtar
Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
Agolli Telat – artist cirku
Bali Sherif – poet
Bego Medin – gazetar, kineast
Bejko Sadik – poet, profesor
Belishova Bardhyl – studiues
Berberi Abdulla – prozator
Biba Eqerem – shqipërues
Biçaku Ilir – piktor, grafist
Bishqemi Osman – shkrimtar
Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
Blloshmi Vilson – poet, përkthyes
Boriçi Nuredin – shkrimtar
Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
Buharaja Vehxhi – orientalist, perkthyes, shkrimtar
Bungo Makensen – shkrimtar
Burimi Luan – poet
Butka Uran – prozator, historian
Bushati Ahmet – prozator
Cangonji Abdullah – piktor
Camaj Martin – poet, albanolog, prozator
Çela Gëzim – tregimtar
Çoba Ejëll – memuarist,
Çobani Ron – kritik
Çoku Bedri – prozator
Çoku Zeus – poet (vëllai)
Çomo Drita – poete
Çurçija Gaspër – dirigjent, saksofonist, orkestrues
Culaj Caf Jonuz – prozator
Dakaj Nikollë – shqipërues, poet, kritik
Deda Guljelm – shqipërues, kritik
Dashi Veniamin – përkthyes
Delvina Astrit – shkrimtar
Delia Lin – piktor
Dema Mark – shqipërues, studiues
Dema Benedikt – at, gjuhëtar studiues
Dine Dine – letrar, studjues
Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
Draçini Qemal – shkrimtar, kritik, studiues
Dushi Kin – shkrimtar
Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
Farka Ismail – inxhiner-shkencëtar
Filaj Luigj – muzikolog
Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
Fishta Bashkim – prozator
Fishta Filip – studiues, kritik
Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
Frashëri Anton S. – shkrimtar
Furxhi Dhimitër – aktor estrade
Gardini Giacomo – at, italian, studiues
Gazulli Nikollë – gjuhëtar
Gjeçi Pashko – shqipërues
Gjergo Edison – piktor
Gjergji Kolec – shkrimtar
Gjini Miho – kritik teatri
Gjini Pjetër – poet, kompozitor
Gjoka Henrik – shkrimtar
Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
Golemi Ahmet – gazetar, shkrimtar
Golemi Besim – piktor
Goxhaj Ali Shaban (Agoj) – poet popullor
Greblleshi Mustafa – shkrimtar
Gruda Zef – kompozitor
Gumeni Daut – poet, shkrimtar
Haxhiademi Et’hem – poet, dramaturg, përkthyes
Haçi Beqir – poet
Haliti Faslli – poet, piktor, kritik
Hajdari Gëzim – poet, gazetar, përkthyes
Hakiu Nexhat – poet
Hamiti Agim – shkrimtar, gazetar
Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
Harapi Anton – at, filozof, shkrimtar
Hasnaj Ibrahim – poet bektashian
Hasanaj Xhevdet – folklorist
Hisku Alida – këngëtare
Hoxha – Çeliku Bajame – shkrimtare
Hyseni Bajram – poet
Illia Frano (Dom) – folklorist
Ivanaj Mirash – linguist, përkthyes, gazetar, poet
Jakova Prenk – muzikant,
Jakova Tuk – gazetar
Janina Myqerem – orientalist, përkthyes
Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
Jero Minush – kritik teatri
Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
Kaçaj Lluk – këngëtar opere
Kalakulla Uran – shkrimtar
Karma Gjon – at, folklorist
Kaso Tanush – shkrimtar
Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
Kasimati Sabiha – shkenctare
Kati Vasil – autor kujtimesh
Kelmendi Shefqet – prozator,
Kelmendi Shpetim – prozator, poet, përkthyes
Koçi Mandi – kineast
Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
Kokomani Fadil – gazetar – pushkatuar
Kokalari Musine – shkrimtare, studiuese,
Kokalari Hamit – studjues
Kolgjini Ahmet – poet, teolog
Kolgjini Tahir – poet, studiues, gazetar
Kola Gjergj Jozef – dramaturg, shkrimtar
Koliqi Mikel – dom, kompozitor, kardinal
Komnino Gjergj – poet
Korça Mërgim – studiues, memuarist
Korça Xhevat – përkthyes, studiues
Kostreci Uran – poet

Leka Genc Poet ..Etj…

Faleminderit Princes Elia që na e prure ketë award në Shqiperi. Nga Beniamin

received_1353978444624284.jpeg

Duke marrë cmimin Best në edicionin e 40 të Best Awards në Paris 🇦🇱 Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë cmim ka qënë Nënë Tereza
Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet.
Falenderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm

The Best Award
Paris Janar 2017

Faleminderit Princes Elia që na e prure ketë award në Shqiperi

Me shumë respekt
Beniamin Bakalli